Një aksident masiv është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Autoritetet policore raportojnë se një automjet është përplasur me dy automjete të tjera, dhe nga përplasja, një prej makina ka përfunduar në një lokal, duke shkaktuar dëme. Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është vënë nën hetim.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për M. K., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, automjeti që drejtonte, është përplasur automjetin që drejtonte M. K., 80 vjeç dhe me automjetin që drejtonte E. H., 31 vjeç”, njoftoi policia vendore.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur lehtë dy shoferët M.K. dhe E.H., si dhe 4 pasagjerë në automjetin e këtij të fundit.
Tag: drejtonte
-

Aksident masiv në aksin Elbasan-Librazhd 6 të plagosur, një mjet përfundon në lokal
-

Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe u përplas me motorin duke lënë dy të lënduar, arrestohet 58-vjeçari
Policia ka vënë në pranga një 58-vjeçar, i cili u përfshi në aksident me automjetin që po e drejtonte në gjendje të dehur, në Belsh. Ai u përplas me një motomjet dhe për pasojë mbeti i lënduar drejtuesi i këtij të fundit dhe pasagjeri që e shoqëronte.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: H. Ç., 58 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen Lleshaj, Belsh, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. H., 34 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar 34-vjeçari dhe pasagjerja në motomjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme|, njofton policia. -

Arrestohet 63- vjeçari në Shkodër, me makinën që drejtonte në gjendje të dehur, u përplas me një mjet…
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Z. K., 63 vjeç, banues në Shkodër, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. L., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke hapur derën e automjetit të tij, nga pakujdesia ka goditur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja A. Rr., 69 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë;-Z. A., 60 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe E. K., 21 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, pasi ditën e djeshme, në rrugën e Tepes, shtetasi Z. A., dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar me automjet, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. K., i cili është dëmtuar lehtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi autriak L. M., 24 vjeç, se i kanë thyer xhamin e derës së bagazhit të automjetit të tij, që e kishte parkuar në lagjen “Gurrile”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

Ambulanca u bë ‘copash’ në Fier, arrestohet shoferi, polici dhe pacienti ende në spital
Policia në Fier ka arrestuar drejtuesin 64-vjeçar të ambulancës, që u përfshi ditën e djeshme në një aksident të rëndë rrugor, duke u përplasur me një kamion.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. T., 64 vjeç, banues në Skrapar, pasi dje, autoambulanca që drejtonte ky shtetas, u përplas me kamionin që drejtonte shtetasi I. S”, njofton policia.
Ambulanca përplaset me kamionin në aksin Lushnje-Fier, 4 të lënduar
Po ashtu sqarohet se vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, pacienti që po transportohej me autoambulacë dhe punonjësi i policisë që e shoqëronte atë.
Aksidenti ndodhi mesditën e së mërkurës në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”. Si pasojë e përplasjes së fortë mbetën të lënduar katër persona, dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë.
-

Ambulanca u bë “copash” në Fier, arrestohet shoferi, polici dhe pacienti ende në spital
Policia në Fier ka arrestuar drejtuesin 64-vjeçar të ambulancës, që u përfshi ditën e djeshme në një aksident të rëndë rrugor, duke u përplasur me një kamion.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. T., 64 vjeç, banues në Skrapar, pasi dje, autoambulanca që drejtonte ky shtetas, u përplas me kamionin që drejtonte shtetasi I. S”, njofton policia.
Po ashtu sqarohet se vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën, pacienti që po transportohej me autoambulacë dhe punonjësi i policisë që e shoqëronte atë.
Aksidenti ndodhi mesditën e së mërkurës në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”. Si pasojë e përplasjes së fortë mbetën të lënduar katër persona, dy prej të cilëve ndodheshin në ambulancë. -

Pësoi arrest kardiak teksa drejtonte makinën, ndërron jetë 58-vjeçari
Një 58-vjeçar në Shkodër ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak, teksa po drejtonte automjetin e tij.
Sipas njoftimit të policisë, 58-vjeçari pësoi arrest kardiak dhe u përplas me dy automjete të tjera të parkuara, në lagjen “Mark Lula”.
Ai u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Mark Lula”, shtetasi T. Z., 58 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të parkuara.
Shtetasi T. Z, është transportuar në spital por ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti. -

Drejtonte në gjendje të dehur ambulancën, AMP: Arrestohet punonjësi i policisë
Policia ka arrestuar një punonjës policie, pasi teksa drejtonte në gjendje të dehur ambulancën, ka shkaktuar dëme materiale në tre automjete.
Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme ai ka humbur kontrollin e ambulancës dhe si pasojë ka shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara në anë të rrugës.
Sipas njoftimit të AMP, punonjësi i policisë dyshohet për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
”Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin Vlorë – Gjirokastër ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë S. GJ., me detyrë shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Akademia e Sigurisë).
Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit (ambulancë) tip Volsvagen dhe si pasojë ka shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara në anë të rrugës.
Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.16 mg/l dhe 1.14 mg”, thuhet në njoftim.
Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. -

Aksident në Tapizë! Shoferi 33-vjeçar përplaset me një mjet tjetër. Ndërron jetë drejtuesja 69-vjeçare
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ditën e djeshme në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte një 69-vjeçare me iniciale L.M. Si pasojë e përplasjes 69-vjeçarja humbi jetën.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin V. Z., 33 vjeç, pasi dje, në Tapizë, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja L. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën.
-

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga në Elbasan, plagosen dy pasagjerët, nis hetimi për shoferin
Policia e Elbasanit ka nisur hetim për një 33- vjeçar, i cili teksa drejtonte mjetin e tij, në aksin rrugor “Peqin -Rrogozhinë”, për shkak të humbjes së kontrollit mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, ka nisur hetimi edhe për personin me inicialet A.R, pasi teksa drejtonte mjetin e tij, është përplasur me një motor, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit.
‘Nisi procedimi penal për shtetasit: A. R., banues në Elbasan, pasi në rrugën “Thoma Kalefi”, me automjetin që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 34 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E. M., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën’, njoftoi sot policia. -

Plagosen dy pasagjerë/ Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, nis hetimi për shoferin në Elbasan
Policia e Elbasanit ka nisur hetim për një 33- vjeçar, i cili teksa drejtonte mjetin e tij, në aksin rrugor “Peqin -Rrogozhinë”, për shkak të humbjes së kontrollit mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, ka nisur hetimi edhe për personin me inicialet A.R, pasi teksa drejtonte mjetin e tij, është përplasur me një motor, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit.
‘Nisi procedimi penal për shtetasit: A. R., banues në Elbasan, pasi në rrugën “Thoma Kalefi”, me automjetin që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 34 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E. M., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën’, njoftoi sot policia.