Tag: drejtonte

  • Gjykata e dënoi me 3 muaj burg për vjedhje të energjisë, policia e Shkodrës ndalon 59- vjeçarin…

    Gjykata e dënoi me 3 muaj burg për vjedhje të energjisë, policia e Shkodrës ndalon 59- vjeçarin…

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër ekzekutuan urdhrin për ndalimin e shtetasit B. R., 59 vjeç, të cilin Gjykata e Shkodrës e ka dënuar 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
    Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan shtetasin G. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur në rrugën “Marin Biçikeni”, me automjetin që drejtonte shtetasja B. B., 47 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar lehtë, një pasagjer në automjetin që drejtonte kjo e fundit;

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Shkaktoi aksident, arrestohet një shtetas hollandez në Gjirokastër

    Shkaktoi aksident, arrestohet një shtetas hollandez në Gjirokastër

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin hollandez P. J., 53 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. O., 53 vjeç, banues në Gjirokastër.
    Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi A. O., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Drejtonte makinën pa patentë, shoferi aksidentohet në “18 Shtatori”

    Drejtonte makinën pa patentë, shoferi aksidentohet në “18 Shtatori”

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. I., banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 shtatori”, automjeti që ai drejtonte, pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe aksidentoi për vdekje 62-vjeçarin në Elbasan, arrestohet shoferi

    Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe aksidentoi për vdekje 62-vjeçarin në Elbasan, arrestohet shoferi

    Policia e Elbasanit ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili mbrëmjen e djeshme aksidentoi një 62-vjeçar që lëvizte me biçikletë në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”.

    Si pasojë e përplasjes, 62-vjeçari ndërroi jetë në spital.
    Ndërsa shoferi i makinës, spas policisë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

    “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 28 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, shtetasi L. B. dyshohet se duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur shtetasin Xh. R., 62 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia./vizionplus.tv 

  • Drejtonte trafikun e kokainës nga dhoma e hotelit në Itali, shqiptarin e tradhton loja me telefon

    Drejtonte trafikun e kokainës nga dhoma e hotelit në Itali, shqiptarin e tradhton loja me telefon

    Karabinierët e Riccione të Italisë (Rimini), panë të shqetësuar një 24-vjeçar shqiptar teksa luante me telefonin e tij dhe ky veprim u tërhoqi vëmendjen.
    Menjëherë e mbajtën nën vëzhgim dhe e nënshtruan të riun në një kontroll fizik, sapo ai i shiti dozën e radhës për 30 euro një përdoruesi, në orët e vona të natës.
    Nga kontrolli arritën të zbulonin 20 doza me kokainë në trup, mjet dhe më pas në banesën ku qëndronte. Gjithashtu si provë u sekuestruan edhe 700 euro cash që dyshohet se janë fitime nga aktiviteti i paligjshëm.
    Policia tha se ai po qëndronte në një dhomë hoteli, nga ku bënte biznesin e tij ilegal, informon media italiane.
    Shqiptari u vendos në paraburgim, ku në një seancë mase sigurie të përshpejtuar u la në arrest shtëpie nga gjykata, deri në fund të procesit që do bëhet me procedurë të shkurtuar.

  • Drejtonte kamionin pa patentë, nën hetim shoferi nga Gjirokastra

    Drejtonte kamionin pa patentë, nën hetim shoferi nga Gjirokastra

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 32 vjeç, banues në fshatin Arshi Lengo, pasi dje, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, u kap duke drejtuar automjetin (kamion), pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

  • Aksidentoi për vdekje turistin sllovak në Pukë, arrestohet 24-vjeçari

    Aksidentoi për vdekje turistin sllovak në Pukë, arrestohet 24-vjeçari

    Policia ka arrestuar shoferin 24-vjeçar pasi ditën e djeshme shkaktoi një aksident ku humbi jetën një turist svollak. I riu i arrestuar po drejtonte një makinë kur përplasi motomjetin e një turisti sllovak në fshatin Kryezi të Pukës
    Ky i fundit nuk arriti tu mbijetonte plagëve ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur rëndë dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës. 24-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

    “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor në fshatin Kryezi, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga përplasja e automjetit që drejtonte ky shtetas me motomjetin që drejtonte shtetasi sllovak Z. S., 63 vjeç, humbi jetën drejtuesi i motomjetit dhe u dëmtua bashkëshortja e tij, shtetasja K. S., 65 vjeçe, që udhëtonte me të, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

  • U përplas me motorin e turistit sllovak dhe ky i fundit humbi jetën, arrestohet 24-vjeçari

    U përplas me motorin e turistit sllovak dhe ky i fundit humbi jetën, arrestohet 24-vjeçari

    Gjatë ditës së djeshme, një turist sllovak humbi jetën, teksa drejtonte një motor.
    Turisti u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një 24-vjeçar. Ky i fundit u arrestua nga autoritetet.
    Njoftimi i policisë:
    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor në fshatin Kryezi, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.
    Nga përplasja e automjetit që drejtonte ky shtetas me motomjetin që drejtonte shtetasi sllovak Z. S., 63 vjeç, humbi jetën drejtuesi i motomjetit dhe u dëmtua bashkëshortja e tij, shtetasja K. S., 65 vjeçe, që udhëtonte me të, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

  • Në timon në gjendje të dehur/ Dy persona arrestohen në Elbasan

    Në timon në gjendje të dehur/ Dy persona arrestohen në Elbasan

    Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
    Bëhet me dije se në pranga ranë: A. T., 34 vjeç dhe R. K., 49 vjeç.
    Gjithashtu ka nisur procedimi penal për shtetasin M. B., 31 vjeç, pasi në aksin rrugor “Gramsh-Skëndërbegas”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
    Nga aksidenti janë dëmtuar 31-vjeçari dhe pasagjeri në motomjetin që drejtonte ai. 31-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, ndërsa pasagjeri ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar në banesë.

  • Drejtonte makinën pa patentë, ndalohet i riu në Gjirokastër

    Drejtonte makinën pa patentë, ndalohet i riu në Gjirokastër

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. H., 30 vjeç, banues në Gostivar, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.