Tag: drejtonte

  • Kontrabandë me verë e celularë, arrestohet 48-vjeçari në portin e Durrësit, një tjetër në hetim

    Kontrabandë me verë e celularë, arrestohet 48-vjeçari në portin e Durrësit, një tjetër në hetim

    Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit kanë vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, që dyshohet me qëllim kontrabandimi. Policia njofton se ai u kap në hyrje të Shqipërisë.
    “Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës arrestuan në hyrje të Shqipërisë, shtetasin A. Gj., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se kishte fshehur në kamionin që drejtonte, 240 shishe me verë, dyshohet me qëllim kontrabandimin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Po kështu ka nisur hetimi në gjendje të lirë për një tjetër shtetas, i cili kishte fshehur në furgonin që drejtonte, 15 celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, dyshohet me qëllim kontrabandimin.
    “Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. S., banues në Lushnjë, pasi në dalje të Shqipërisë, u konstatua se kishte fshehur në furgonin që drejtonte, 15 celularë dhe sasi të konsiderueshme produkti ushqimor, dyshohet me qëllim kontrabandimin”.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

  • Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, arrestohet 18-vjeçari që drejtonte mjetin pa leje

    Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, arrestohet 18-vjeçari që drejtonte mjetin pa leje

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka arrestuar një 18-vjeçar për aksidentin e ndodhur dje në fshatin Verbas, ku përplasja mes dy automjeteve shkaktoi dëmtime te katër pasagjerët dhe dy drejtuesit e mjeteve.

    Sipas policisë, aksidenti përfshiu automjetin e drejtuar nga J. V., 18 vjeç, dhe automjetin e shtetasit F. S., 26 vjeç. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë J. V., pasi ky i fundit drejtonte automjetin pa leje, duke iu referuar veprave penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

    Ndërkohë, për F. S. nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

    Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

  • Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, lëndohet shoferi dhe dy pasagjeret në Durrës

    Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, lëndohet shoferi dhe dy pasagjeret në Durrës

    Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Një 26-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit, të cilin po drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e kësaj është plagosur shoferi dhe dy pasagjeret, të cilat ndodheshin në automjetin që 26-vjeçari po drejtonte. Ata janë dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, ndërsa bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi rastin.
    Njoftimi i policisë
    A. L., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin “Plepa – Rromonat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan 26-vjeçari dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

  • Dëshmon Christopher Hill: Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në

    Dëshmon Christopher Hill: Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në

    Christopher Hill dëshmoi për takimin e tij të parë me Hashim Thaçin gjatë vitit 1998, duke e përshkruar atë si njeri që fliste “butësisht dhe në mënyrë të mendueshme”.
    “Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak”, tha Hill për takimin e parë me Thaçin.Lexo edhe :Related Posts
    I pyetur nëse kishte përshtypjen nëse Thaçi ishte person që kontrollonte UÇK-në, Hill thekoi se nuk kishte bazë për një gjë të tillë.

    “Ai ishte në mesin e tre personave që erdhën, të cilët i takova. Por, nuk mu krijua përshtypja se ai ishte një person që në kishte kontroll këtë organizatë të madhe, ose që drejtonte atë. Nuk kishte asnjë bazë për këtë”, dëshmoi ai.

  • (VIDEO) Kapet në flagrancë autovjedhësi në Tiranë, 35-vjeçari drejtonte makinën e sapo grabitur

    (VIDEO) Kapet në flagrancë autovjedhësi në Tiranë, 35-vjeçari drejtonte makinën e sapo grabitur

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet të vjedhur vetëm pak kohë më parë në zonën e Yrshekut.
    Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacionit për vjedhjen e një automjeti dhe organizuan punën për identifikimin e autorit. Si rezultat, u arrestua shtetasi D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.
    Ky shtetas u ndalua në Rrugën e Qelqit, teksa po drejtonte automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., i cili kishte denoncuar vjedhjen e mjetit nga oborri i banesës së tij.
    Automjeti i vjedhur është sekuestruar nga Policia, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e hetimeve.

  • Drejtonte mjetin i dehur dhe përplasi një automjet tjetër, arrestohet polici

    Drejtonte mjetin i dehur dhe përplasi një automjet tjetër, arrestohet polici

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, përmes Sektorit të Mbikëqyrjes për Strukturat e Veçanta në Drejtorinë e Hetimit, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I. Q., me detyrë Trupë Shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. 
    Arrestimi është bërë pas një aksidenti rrugor, ku I. Q., gjatë drejtimit të automjetit, ka përplasur nga pas një tjetër mjet, duke dëmtuar shtetasen P. K., e cila është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 
    Nga testimi me matësin e alkoolit, punonjësi i policisë ka rezultuar pozitiv me 0.94 mg/l, mbi kufirin e lejuar nga ligji. 
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore. 

  • Drejtonte makinën pa patentë, ndalohet adoleshenti nga Memaliaj

    Drejtonte makinën pa patentë, ndalohet adoleshenti nga Memaliaj

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Memaliaj, pasi u konstatua në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • EMRI-FOTO/ Drejtonte grupin më të madh të shpërndarjes së kokainës në Britani, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

    EMRI-FOTO/ Drejtonte grupin më të madh të shpërndarjes së kokainës në Britani, arrestohet 34-vjeçari shqiptar

    Gjykata britanike ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar i cili akuzohet si “koka” e një rrjeti narkotrafiku në zonën e Chesterit. Mediat britanike raportojnë se 34-vjeçari shqiptar Meltjan Isufi, ishte ai i cili drejtonte grupin e shpërndarjes së kokainës në zonën e Chesterit.
    Raportohet se grupi i drejtuar nga Isufi shiste brenda ditës doza kokainë për rreth 800 klientë.

    Meltjan isufi, 34-vjeçari i arrestuar
    Isufi është dënuar me gjashtë vite burg, pas një hetimi të gjatë të policisë angleze. Hetimet nisën më 23 dhjetor 2024, kur policia arrestoi një person tjetër në Chester dhe gjatë kontrollit në banesën e tij gjeti një sasi të madhe kokaine.
    Analizat laboratorike zbuluan ADN-në e Isufit në njërën nga pakot, duke çuar më pas në identifikimin dhe arrestimin e tij.
    Gjatë sekuestrimit të telefonit të 34-vjeçarit, hetuesit zbuluan një bazë të gjerë klientësh, me mbi 800 kontakte që tregonin përmasat e aktivitetit të tij të paligjshëm.
    Raportohet se Isufi qendronte në Britani në një identitet të rremë, pasi gjatë arrestimit iu gjetën letra të falsifikuara greke.

  • E drejtonte një shqiptar, zbulohet laboratori i madh i kokainës në Itali! 11 të arrestuar në total

    E drejtonte një shqiptar, zbulohet laboratori i madh i kokainës në Itali! 11 të arrestuar në total

    Një operacion i madh antidrogë çoi në zbulimin e një laboratori droge, sekuestrimin e të paktën 10 kg kokainë, hashash, mariuanë, 40 mijë eurove cash dhe arrestimin e 11 personave në më shumë se një vit hetime e përgjime.

    Aksioni u krye nga policia italiane në zonat e Aprilia, Teramo dhe Abruzzo, nga Skuadra e Chieti dhe u koordinua nga zyra e prokurorit vendor. Katër persona u arrestuan në flagrancë në aksionin e parë, mes tyre shqiptarin që drejtonin laboratorin e paketimit të kokainës në Aprilia.

    U kryen dhjetë kontrolle shtëpish, me mbështetjen e Skuadrave Fluturuese të Pescarës dhe Latinës. Operacioni përfshinte qytetet e Lancianos, Pescarës dhe Aprilias. Në Aprilia, policia sekuestroi 250 gramë kokainë dhe dy pistoleta nga shtëpia e një prej shqiptarëve.

    U morën dy masa paraprake – një në burg dhe një nën arrest shtëpiak. Në total gjatë 11 arrestimeve dhe hetimeve të kryera, u sekuestruan të paktën 10 kg drogë.

    Hetimi filloi pas një grabitjeje të kryer më 25 prill kundër një 20-vjeçari nga Chieti, që u sulmua nga një burrë dhe një grua për pazaret e prishura të drogës dhe borxhet e pretenduara, duke e plagosur rëndë me thikë.

    Hetuesit përcaktuan se sulmi lidhej me një borxh për drogë dhe se dy grabitësit drejtonin një bandë kriminale aktive në shitjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës në sheshet e Chieti-t dhe Lanciano-s.

    Gjatë hetimit, u identifikuan 11 të dyshuar, italianë dhe të huaj, dhe u sekuestrua një pistoletë me numrin serial të hequr. Pjesa tjetër e të ndaluarve u godit në aksionin e dytë.

    Shqiptari drejtonte laboratorin e kokainës, kurse një çift atë të hashashit e marijuanës, informon media italiane.

  • Gruaja nga Memaliaj drejtonte makinën pa patentë, ndalohet nga policia

    Gruaja nga Memaliaj drejtonte makinën pa patentë, ndalohet nga policia

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen T. D., 51 vjeçe, banuese në fshatin Martalloz-Lab, Memaliaj, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.