Tag: drejton

  • Acerbi–Leao, përplasje të forta: “Pse m’i tërheq flokët?”, “Nëse ma drejton gishtin prapë, ta këpus”

    Acerbi–Leao, përplasje të forta: “Pse m’i tërheq flokët?”, “Nëse ma drejton gishtin prapë, ta këpus”

    26 Nëntor 2025

    7:52

    Alfred Lleshi

    Nervat u tensionuan mes Acerbit dhe Leaos gjatë derbit të së dielës në mbrëmje. Sulmuesi i Milanit u ankua tek arbitri Sozza, i cili ndërhyri për ta qetësuar situatën, sepse mbrojtësi zikaltër e kishte tërhequr prej flokësh.

    Përplasja vazhdoi, siç u tregua edhe nga rubrika “Bordocam” e Dazn. “Pse ma drejton gishtin? – i tha Acerbi portugezit në sytë e arbitrit. – Nëse e bën prapë, ta këpus”.

  • Diella bëhet edhe me këngë: Krejt Europën e habiti, me robota drejton shtetin (Video)

    Diella bëhet edhe me këngë: Krejt Europën e habiti, me robota drejton shtetin (Video)

    Ministrja virtuale e Ramës ‘Diella’ ka marrë vëmendjen jo vetëm te mediave të huaja por edhe të artistëve në vend. Kjo është bërë shkak që këngëtarët e veriut vëllezërit Lleshi, t’i kushtojnë një këngë parodike Diellës.
    Titulli i këngës është Diella, ndërkohë që refreni i këngës i drejtohet kryeministrit Edi Rama, ku theksohet se ‘Me robota drejton shtetin’. Ndërsa e gjithë kënga tregon në mënyrë parodike, funksionin e ‘Diellës’.

  • PS përcakton emrat, ish-ministrat marrin drejtimin e komisioneve parlamentare në Kuvend

    PS përcakton emrat, ish-ministrat marrin drejtimin e komisioneve parlamentare në Kuvend

    Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend.

    I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryeministri Edi Rama.
    Fokusi i mbledhjes ishte ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare.
    Pjesë e diskutimeve ishin edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë.
    Burimet thanë se thanë gazetares së Top Channel, Elda Menga se Damian Gjiknuri është konfirmuar sërish në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërsa Blendi Klosi do të drejtojë komisionin e përhershëm parlamentar të Bujqësisë, Ushqimit dhe Zhvillimit Rural.
    Milva Ekonomi do të marrë drejtimin e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ndërsa Bledi Çuçi– Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.
    Ish-ministrja Anila Denaj do të drejtojë Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja do të jetë në krye të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike, ndërsa ish-ministri Igli Hasani do të drejtojë komisionin e ri parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme.
    Porosia e Edi Ramës, e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.
    Gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë, kryeministri Rama bëri të ditur se komisionet e përhershme parlamentare nuk do të jenë më 8 si në legjislaturën e fundit, por 11. Nga këto shtatë do të drejtohen nga maxhorabca dhe katër nga opozita.
    1-    Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat – drejton maxhoranca Milva Ekonomi
    2-    Komisioni për çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – drejton maxhoranca Ulsi Manja
    3-    Komisioni për çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- drejton maxhoranca Bledi Cuci
    4-    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – drejton opozita
    5-    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – drejtohet nga opozita
    6-    Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm – Drejtohet nga maxhornca Anila Denaj
    7-    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Drejton Opozita
    8-    Komisioni për Bujqësine, Ushqimin dhe Zhvillimin Rura – drejton maxhoranca Blendi Klosi
    9-    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Drejton opozita
    10-   Komisioni për Europën dhe Punët e Jatshme – Drejton maxhoranca Igli Hasani
    11-   Komisioni i ri për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – drejton maxhiranca Fatmir Xhafaj
    Komisioni i Posaçem për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri
    Komisioni i Posaçëm për Reformëm Administrative-Territoriale – Arbian Mazniku

    Top Channel

  • Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

    Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

    Burime pranë PS kanë bërë të ditur se Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore i besohet Damian Gjiknuri.
    Ky vendimin është marrë sot teksa u mbajt mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
    Po ashtu mësohet se Komisioni i Ekonomisë do të drejtohet nga Milva Ekonomi, ndërsa Blendi Klosi do të jetë në krye të atij të bujqësisë. Anila Denaj te Burimet Natyrore, ndërsa Erjona Ismailaj zëdhënëse e grupit.
    1-    Komisioni për Ekonominë Punësimin dhe Financat – drejton mazhoranca Milva Ekonomi
    2-    Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – drejton mazhoranca Ulsi Manja
    3-    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- drejton mazhoranca Bledi Çuçi
    4-    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – drejton opozita
    5-    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – drejtohet nga opozita
    6-    Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qendrueshëm – Drejtohet nga mazhornca Anila Denaj
    7-    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Drejton Opozita
    8-    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rura – drejton mazhoranca Blendi Klosi
    9-    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Drejton opozita
    10-   Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Drejton mazhoranca – Igli Hasani
    11-   Komisioni i ri për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – drejton mazhoranca Fatmir Xhafaj
    12 – Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore – Damian Gjiknuri
    13 – Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrative-Territoriale – Arbian Mazniku.

  • PS me ekip të ri në Kuvend/ Niko Peleshi merr drejtimin e Parlamentit, Balla rikthehet në krye të grupit. Si lëvizin drejtuesit e komisioneve parlamentare

    PS me ekip të ri në Kuvend/ Niko Peleshi merr drejtimin e Parlamentit, Balla rikthehet në krye të grupit. Si lëvizin drejtuesit e komisioneve parlamentare

    Në katër vitet e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet sërish nga një burrë.

    Elisa Spiropali do ta lërë drejtimin e këtij institucioni në nisje të legjislaturës për të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, ndërkohë që në karrigen më të lartë në Kuvend do të ngjitet ish zv.kryeministri dhe ish ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
    Një tjetër ndryshim është bërë edhe në postin e nënkryetarit të Kuvendit, ku Bledi Ccuci do t’i lërë vendin deputetes së Durrësit, Klodiana Spahiu.
    Vendin e lënë bosh nga Niko Peleshi në krye të grupit parlamentar të PS-së, do t’a rimarrë Taulant Balla.
    Pas disa vitesh angazhim në qeveri, fillimisht si ministër i Brendshëm dhe më pas ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Balla rikthehet tashmë në krye të deputetëve socialistë.
    Tre ministra të kabinetit të vjetër do të kenë drejtimin e komisioneve parlamentare. Kështu Ulsi Manja do të rimarrë drejtimin e Komisionit të Ligjeve, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Igli Hasani do të drejtojë komisionin e Jashtëm, ndërsa Arbian Mazniku do të drejtojë komisionin për reformën administrative territoriale që do të ringrihet në Kuvend.
    Kryetar i Kuvendit
    Ikën Elisa Spiropali
    Vjen Niko Peleshi
    Nënkryetari i PS në Kuvend
    Ikën Bledi Çuçi
    Vjen Klodiana Spahiu
    Kryetar i grupit të PS
    Ikën Niko Peleshi
    Vjen Taulant Balla
    Kryetar i Komisionit të Ligjeve
    Ikën Klotilda Bushka
    Vjen Ulsi Manja
    Kryetar i Komisionit të Jashtëm
    Ikën Mimi Kodheli
    Vjen Igli Hasani
    Legjislatura e re në Parlament do të nisë edhe me një ristrukturim të komisioneve të përhershme. Tashmë nuk do të jenë më 8 komisione të përhershme, por 11, nga të cilat shtatë do t’i drejtojë maxhoranca dhe katër opozita.
    Komisionet e reja të përhershme parlamentare
    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat- e drejton PS
    Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike- e drejton PS
    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- e drejton PS
    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet- e drejton opozita
    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- e drejton opozita
    Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- e drejton PS
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik- e drejton opozita
    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural- e drejton PS
    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën- e drejton opozita
    Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme- e drejton PS
    Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale- e drejton PS

    Top Channel

  • Ristrukturimi në Kuvend, shtohen tre komisione të përhershme parlamentare. PS do drejtojë 7, opozita do ketë kryetarë në katër komisione

    Ristrukturimi në Kuvend, shtohen tre komisione të përhershme parlamentare. PS do drejtojë 7, opozita do ketë kryetarë në katër komisione

    Legjislatura e re në Parlament do të nisë me një ristrukturim të komisioneve të përhershme. Tashmë nuk do të jenë më 8 komisione të përhershme, por 11, nga të cilat shtatë do t’i drejtojë maxhoranca dhe katër opozita.

    Kryeministri Rama tha se shumica do të ketë drejtimin në komisionin e Ekonomisë, komisionin e Ligjeve apo edhe Komisionin e ri të formuar nga shkrirja e komisionit të Jashtëm dhe atij të Integrimit.
    Ndërkohë që opozita do të ketë drejtimin e katër komisioneve, atij të Edukimit, Shëndetësisë, të Drejtat e Njeriut dhe Kulturës.
    Komisionet e reja të përhershme parlamentare
    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat- e drejton PS
    Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike- e drejton PS
    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- e drejton PS
    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet- e drejton opozita
    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- e drejton opozita
    Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- e drejton PS
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik- e drejton opozita
    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural- e drejton PS
    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën- e drejton opozita
    Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme- e drejton PS
    Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale- e drejton PS

    Top Channel

  • Shtohen tre komisione të përhershme parlamentare. PS do drejtojë 7, opozita do ketë kryetarin në katër komisione

    Shtohen tre komisione të përhershme parlamentare. PS do drejtojë 7, opozita do ketë kryetarin në katër komisione

    Legjislatura e re në Parlament do të nisë me një ristrukturim të komisioneve të përhershme. Tashmë nuk do të jenë më 8 komisione të përhershme, por 11, nga të cilat shtatë do t’i drejtojë maxhoranca dhe katër opozita.
    Kryeministri Rama tha se shumica do të ketë drejtimin në komisionin e Ekonomisë, komisionin e Ligjeve apo edhe Komisionin e ri të formuar nga shkrirja e komisionit të Jashtëm dhe atij të Integrimit.

    Ndërkohë që opozita do të ketë drejtimin e katër komisioneve, atij të Edukimit, Shëndetësisë, të Drejtat e Njeriut dhe Kulturës.
    Komisionet e reja të përhershme parlamentare
    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat- e drejton PS
    Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike- e drejton PS
    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- e drejton PS
    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet- e drejton opozita
    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- e drejton opozita
    Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- e drejton PS
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik- e drejton opozita
    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural- e drejton PS
    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën- e drejton opozita
    Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme- e drejton PS
    Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale- e drejton PS

  • Berisha: Listën e PS në Tiranë e kryeson Korba e Korrupsionit! 20 mijë shqiptarë i lanë të vdisnin nga Covid-i se nuk u mjekuan

    Berisha: Listën e PS në Tiranë e kryeson Korba e Korrupsionit! 20 mijë shqiptarë i lanë të vdisnin nga Covid-i se nuk u mjekuan

    Berisha: Listën e PS në Tiranë e kryeson Korba e Korrupsionit! 20 mijë shqiptarë i lanë të vdisnin nga Covid-i se nuk u mjekuan

    Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj Ogerta Manastirliut e cila është e para e listës së Edi Ramës në Tiranë.

    ‘Shihni kush e drejton Tiranën. E drejton një person që 100 herë nuk mund t’i gjesh emër tjetër përveç Korba e Korrupsionit. Pse e them këtë? Sepse ministre shëndetësie, ajo vodhi dhe shpërdoroi me klanin e saj dhe Edi Ramën, qindra milionë euro të përcaktuara për të blerë maska, për të blerë respiratorë, për të blerë ilaçe.

    Dhe në vend të tyre, bashkë me Edi Ramën, shndërroi Tiranën në një megaspital. Vendosi praktikën e shtrimit në spitale më të kufizuar në Europë dhe në botë’, nënvizoi kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij

    Tani, është i vetëm ai? Jo, nuk është i vetëm. Merrni pak, shihni ekipin e tij. Urdhëroni, ja ku e keni ekipin. Shiheni pak, ja ku e keni.

    Shihni këta njerëz, këtë ekip. Shihni kush e drejton Tiranën.

    E drejton një person që 100 herë nuk mund t’i gjesh emër tjetër përveç Korba e Korrupsionit.

    Pse e them këtë? Sepse ministre shëndetësie, ajo vodhi dhe shpërdoroi me klanin e saj dhe Edi Ramën, qindra milionë euro të përcaktuara për të blerë maska, për të blerë respiratorë, për të blerë ilaçe.

    Dhe në vend të tyre, bashkë me Edi Ramën, shndërroi Tiranën në një megaspital. Vendosi praktikën e shtrimit në spitale më të kufizuar në Europë dhe në botë.

    Kosova me një popullatë 40 përqind më të vogël se ne, kishite 1200 shtretër, Shqipëria 500 realë dhe 700 me gënjeshtra.

    Pse vdiqën 20 mijë shqiptarë nga Covid-i? Ajo qe sëmundje e rëndë, por ata vdiqën se nuk u mjekuan. Dhe nuk është se nuk pati praktika. Vendi me vdekshmërinë më të ulët në botë, bëri shtrimet më të mëdha në botë. Japonia bëri shtrimet më të mëdha se SHBA, Franca, Gjermania dhe pati vdekshmërinë më të ulët.

    Kurse këta talleshin, këta fshihnin vdekjen. E paimagjinueshme, ajo dilte dhe ua pjesëtonte shqiptarëve me tre numrin e të vdekurve.

    Ajo tani drejton Tiranën. Po ku mund ta krahasosh?

    A nuk është dallimi si nata me ditën midis saj, Erisa Bajazitit, Ilda Zhulalit dhe Akil Krajës?

    Nuk janë këta, këta janë të padenjë.

    Po çfarë meritash ka Pëllumbesha Spirogjoka?

    Çfarë meritash ka ajo përveçse i thotë Edi Ramës, Skënderbeu?

    Urdhëroni, vjen me gjërat më të thjeshta në detyrë, bëhet 5-milionëshe dhe bëjnë garë me njëra-tjetrën për alta modën.

    Kam shëtitur jo pak dhe nuk kam parë kurrë ministra luksi si në Shqipëri.

    E ka lënë Ronald Regan, kur i thotë Nensit që, ajo kishte perla artificiale që kushtonin 10 dollarë. Mirë, se kaq i mbajnë qytetarët tanë tani,edhe ne do bëjmë si ata.

    Pra, nuk do ndalem më shumë tek këta njerëz, por këta janë armiq të qenies tonë, jo vetëm të demokratëve.

    Ndaj nesh janë sjellë si armiq, por ata janë armiq edhe të socialistëve të ndershëm, të qytetarëve të ndershëm.

    Unë kam dalë, kam shëtitur në treg, kam takuar njerëz të të gjitha bindjeve, por të gjithë ata ishin qenie jashtëzakonisht të dhimbshme. Nuk shesim gjë, më thoshin. Tjetri më tha, unë jam më i riu këtu, nuk ka të ri. Tjetri më tha, xhiro që bëjmë ditën e festës, vetëm ajo i afrohet xhiros që bënim para ardhjes së tyre në pushtet.

  • Zgjatja e mandatit të SPAK, Ngjela: E drejton Amerika, PS-PD nuk i dalin dot kundër

    Zgjatja e mandatit të SPAK, Ngjela: E drejton Amerika, PS-PD nuk i dalin dot kundër

    Avokati Spartak Ngjela është shprehur në mbështetje të zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK, duke theksuar se kjo është një kërkesë që gëzon përkrahjen e ndërkombëtarëve, në veçanti të Shteteve të Bashkuara. I ftuar në një studio televizive, ai vlerësoi se, edhe pse ndryshimet kushtetuese kërkojnë shumicë të cilësuar, nuk përjashtohet mundësia që Partia Socialiste dhe Partia Demokratike të bashkojnë votat për ta penguar këtë proces.
    “Për ndryshimet kushtetuese dhe kërkesën e SPAK për zgjatje të mandatit e ka në dorë mazhoranca, është nen kushtetues. E ka ajo në dorë, do kërkojë, duhet të hyjë në bisedime. SPAK nuk ka faj, ka zvarritje. Por është politika ndërkombëtare, do t’ua zgjasin mandatin, nuk shoh vështirësi, pse jo. PS dhe PD janë bashkuar bashkë kundër antikorrupsionit dhe reformës në drejtësi, gjithçka mund të ndodhi, por mendoj se nuk kanë aq forcë,” u shpreh Ngjela.
    Ai mohoi kategorikisht që drejtësia të mund të ndikohet në rastin e Sali Berishës, duke theksuar se SPAK është nën drejtimin amerikan.
    “Pse më fusni mua në këtë nivel, SPAK-un e drejton Amerika. S’ka asnjë diskutim. Politika amerikane e ka marrë në drejtim, Blinkeni, e tha ai, ‘do shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’. Ka marrë fund. A, nëse marrin pafajësinë është çështje tjetër. Por do shkojnë në gjyq, edhe Berisha, atje do vendoset, nëse marrin pafajësinë tjetër gjë.”
    Ai u ndal edhe tek marrëdhëniet e liderëve politikë shqiptarë me vendet fqinje, duke kritikuar Sali Berishën për qasje antishqiptare në të kaluarën dhe duke nënvizuar ndikimin amerikan në zhvillimet politike në Shqipëri.
    “Berisha është njeri i dyshimtë në SHBA. Pse nuk pyesni Ambasadën Amerikane, ka përfaqësues atje, është zëvendësi, pyeteni se do ua thotë. Berisha ka procese penale, është i dyshuar në Amerikë.
    Ka qasje ai, me Beogradin dhe Athinën, nuk diskutohet ajo. Çdo antishqiptar kalon në fillim në Beograd dhe më pas në Athinë. Ata janë kundërshtarë shekullorë, dihet ajo punë. Ku pyesim ne për Greqinë, do marri Vorioepirin, janë budallëqe këto. Ne jemi nën patronazhin amerikan zotëri, kur të shkojë dhe Greqia në Amerikë atëherë po.”

  • Pse Ilir Meta nxori në skenë djalin? Erisa Xhixho zbulon ‘sekretin’

    Pse Ilir Meta nxori në skenë djalin? Erisa Xhixho zbulon ‘sekretin’

    Deputetja Erisa Xhixho, njëkohësisht nënkryetare e PL-së, tha se fushatën e Partisë së Lirisë, pavarësisht se është i izoluar, e drejton Ilir Meta. Ajo tha se kushdo nga Partia e Lirisë është në terren në mbështetje të fitores së koalicionit opozitar.
    “Fushatën e drejton presidenti i Partisë së Lirisë, ashtu siç drejton të gjithë partinë, edhe pse është në izolim ekstrem. Ndërsa në terren, jemi të gjithë njësoj, duke punuar për fitoren, pavarësisht gradave që nga anëtari më i thjeshtë e deri te anëtari i komitetit drejtues, anëtari i kryesisë dhe të gjithë të tjerët, bashkimi është tek Ilir Meta. Pra, të gjithë ne dhe këtu po flas për ndjeshmërinë që kanë treguar mbështetësit për themeluesin e partisë për guximin që ai pati për të garuar në një listë të hapur, edhe pse ishte në izolim ekstrem”, tha Xhixho.
    E pyetur nëse është djali i Ilir Metës që po drejton fushatën në terren, Xhixho tha se fushatën e drejton vetëm një person dhe ai është Ilir Meta, ndërsa Besar Meta ka rolin e çdo anëtari tjetër dhe çdo qytetari që mbështet Partinë e Lirisë dhe koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
    “Besi është një njeri i shkolluar që është rritur në LSI dhe në Partinë e Lirisë, dhe padyshim që Besi bashkohet me kauzat e Partisë së Lirisë. Ai ka qenë gjithmonë aty, por është emocionuese pasi ai është në mbështetje të babait të tij përballë këtij regjimi. Besar Meta dhe çdo qytetar sot, pa dyshim, janë në mbështetje të presidentit të Partisë së Lirisë, Meta, por dhe të kauzës së opozitës. Përtej votës për zotin Meta, ne kërkojmë votën për koalicionin “Shqipëria Madhështore”. Shqipëria ka domosdoshmëri për një rotacion, për taksa më të ulëta, për mirëqenie për qytetarët, një model të ri ekonomik dhe për zbatimin sa më parë të programit të koalicionit opozitar” tha Xhixho.
    “Jo më larg se sot, kishim disa materiale të fushatës së zotit Meta që kërkonin miratimin e tij për t’i afishuar, postera dhe materiale të tjera, por nuk na u lejua t’i prezantonim. Izolimi nuk ndodh vetëm në takimin me lidershipin e partisë dhe deputetët, por edhe në këto gjëra fare të thjeshta që nuk paraqesin asnjë rrezik, vetëm për ta izoluar në ekstrem dhe për t’i pamundësuar fushatën zotit Meta”, tha ajo.