Tag: drejtojë

  • PD cakton 4 kryetarët e Komisioneve që do të drejtojë opozita – Emrat

    PD cakton 4 kryetarët e Komisioneve që do të drejtojë opozita – Emrat

    Partia Demokratike ka caktuar 4 kryetarët e Komisioneve Hetimore Parlamentare që do të drejtojë opozita në Kuvendin e Shqipërisë gjatë kësaj legjislature. Emrat u caktuan gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së në selinë blu mesditën e sotme.
    Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë opozita:
    Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet – Luciano Boci
    Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa
    Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku
    Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale – Bardh Spahia
    Nënkryetarët në komisionet e tjera parlamentare:
    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nënkryetar Eno Bozo
    Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – nënkryetar Oerd Bylykbashi
    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – nënkryetar Klevis Balliu
    Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – nënkryetar Bledi Himci
    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – nënkryetar Xhelal Mziu
    Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – nënkryetar Albana Vokshi
    Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – nënkryetar Ivi Kaso

  • Nga Tabaku te Boçi, Zhupa dhe…/ PD emëron kryetarët e komisioneve të drejtuara nga opozita

    Nga Tabaku te Boçi, Zhupa dhe…/ PD emëron kryetarët e komisioneve të drejtuara nga opozita

    partia demokratike

    TIRANË- Partia Demokratike ka caktuar sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, 4 kryetarët e komisioneve të Kuvendit që do të drejtohen nga deputetët e opozitës. Mësohet se PD ka emëruar si kryetarë Luciano Boçin, Ina Zhupën, Jorida Tabakun dhe Bardh Spahinë.
    Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
    Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik 
    Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
    Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
    Ndërkohë, demokratët miratuan edhe nënkryetarët e tyre në komisionet e tjera parlamentare.
    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nënkryetar Eno Bozo
    Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike -nënkryetar OERD Bylykbashi
    Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes nënkryetar Klevis Balliu
    Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm nënkryetar Bledi Himci
    Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural nënkryetar Xhelal Mziu
    Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme nënkryetar Albana Vokshi
    Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale nënkryetar Ivi Kaso

  • Nga Zhupa, te Spahia e Boçi! Berisha cakton katër kryetarët e komisioneve parlamentare

    Nga Zhupa, te Spahia e Boçi! Berisha cakton katër kryetarët e komisioneve parlamentare

    Partia Demokratike ka caktuar katër kryetarët e komisioneve parlamentare gjatë mbledhjes së sotme të grupit, 16 shtator.
    Ina Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
    Jorida Tabaku do të drejtojë Komisionin për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
    Bardh Spahia do të drejtojë Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
    Luçiano Boçi do të drejtojë Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet

    Kryedemokrati Sali Berisha foli gjatë kësaj mbledhjes në selinë blu, për miratimin nga ana e socialistëve të strukturës së re të Kuvendit.
    Pavarësisht se procesi i votimit u bojkotua nga opozita, ndryshimet u miratuan me 79 vota pro, akt që për Berishën përbën shkelje të parimeve themelore të Kushtetutës.

  • Komisionet e reja Parlamentare, Rama zbulon si do të ndahen (Drejtimi i tyre)

    Komisionet e reja Parlamentare, Rama zbulon si do të ndahen (Drejtimi i tyre)

    Komisioni për ekonominë punësimin dhe financat, qëllimi sjellja e politikave të punësimit, si përbërje organike e gjithë mekanizmit të ekonomisë. Sygjerohet ta drejtojë shumica parlamentare
    Komisioni për cështjet ligjore dhe administratën publike, për ligje të standardit europian. Përmes këtij komisioni kuvendi kujdes për hapat ligjore për reformën e adminsitratës publike. Sygjerohet ta drejtojë shumica parlamentare
    Komisioni për cështjet e brendshme dhe mbrojtjen. Teksa përgatitemi për të qenë pjesë e hapsirës europiane, mbështesë forcimin e kapaciteteve të sigurisë, si edhe bashkëpunimin me partnerët Sygjerohet ta drejtojë shumica parlamentare
    Komisioni për edukimin shkencën dhe sportet, vjen në vijim të rritjes së vëmendjes ndaj shkencës. Sygjerohet ta drejtojë opozita.
    Komisioni për Shendetësinë dhe Mirëqenien Sociale. Sygjerohet ta drejtojë opozita.
    Komisioni për Burime natyrore infrastrukturen dhe zhvillimin e qendrueshëm. Sygjerohet ta drejtojë opozita.

  • Kush do ta drejtojë seancën e parë të parlamentit të ri: Berisha, Shehu apo Llajo?

    Kush do ta drejtojë seancën e parë të parlamentit të ri: Berisha, Shehu apo Llajo?

    Seanca hapëse do të jetë vetëm konstituive, pa agjendë dhe pa debate. Rregullorja e Kuvendit përcakton që drejtimin e seancës së parë e merr deputeti më i vjetër në moshë. Edhe në këtë legjislaturë, radha i takon Sali Berishës.
    Në rast refuzimi, stafetën e marrin Tritan Shehu ose Vasil Llajo, deputeti socialist i listës së Vlorës. Menjëherë pas hapjes, Kuvendi nis verifikimin e mandateve dhe më pas 140 deputetët e rinj do të bëjnë betimin.

  • Kuvendi i ri, sfida e parë për opozitën/ A do udhëheqë Berisha hapjen?

    Kuvendi i ri, sfida e parë për opozitën/ A do udhëheqë Berisha hapjen?

    Në shtator nis punimet Kuvendi i ri, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, ndërsa data e mbledhjes së parë do të përcaktohet me një dekret të Presidentit.
    Kuvendi ekzistues pushon së funksionuari më 9 shtator, ndërsa në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i ri duhet të mblidhet jo më vonë se 10 ditë nga kjo datë.
    E ndërsa pritet dekreti i Presidentit të Republikës që do të hedhë dritë mbi atë se kur do të mbahet seanca e parë, një tjetër pikëpyetje është se kush do e drejtojë këtë seancë?
    Në bazë të rregullores së Kuvendit, seancën e parë, e cila është konstituive, pa një rend dite dhe pa debate, duhet ta drejtojë deputeti më i vjetër. Në rastin konkret deputeti më i vjetër në Kuvend është Sali Berisha, kreu i PD-së dhe ish-Kryeministër. Nuk dihet nëse këtë rradhë Berisha do të pranojë ose jo të drejtojë seancën e parë, por 4 vjet më parë ka refuzuar ta ushtrojë këtë detyrë.
    Dhe nëse Berisha refuzon, atëherë emri i rradhës është ai i Tritan Shehut, një tjetër deputet demokrat, që ashtu si kreu demokrat janë pjesë e Parlamentit që prej 1991.
    Nuk është çudi që edhe Shehu të refuzojë drejtimin e seancës së parë të Kuvendit të ri, çka do të thotë se stafeta do të kalojë në duart e socialistëve, ku më i vjetri në moshë është Vasil Llajo, 69 vjeç. Dhe i katëri në listë, si deputeti me moshën më të vjetër, renditet Fatmir Xhafa.
    Në Kuvendin e ri, do të ulen për herë të parë 72 ligjvënës, 53 prej të cilëve janë pjesë e grupit të PS-së.

  • Zyrtare/ Hasi do të vijojë të drejtojë Anderlehtin

    Zyrtare/ Hasi do të vijojë të drejtojë Anderlehtin

    Besnik Hasi do të vijojë të jetë trajner i Anderleht edhe për sezonin e ri.

    “Jam krenar dhe i lumtur për besimin që klubi më ka dhënë dhe mezi pres të vazhdoj punën time. Gjatë javëve të fundit kam mundur të përjetoj nga afër atë që funksionon mirë dhe ato aspekte që kërkojnë përmirësim në skuadrën e parë. Dua ta përdor këtë njohuri, së bashku me drejtuesit sportivë, për të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt sezonit të ardhshëm”,  tha Hasi.
    Kujtojmë që Hasi firmosi me këtë ekip para fillimit të Play Off-it.

  • Alonso avancon… mund të drejtojë Realin që në Botërorin e Klubeve

    Alonso avancon… mund të drejtojë Realin që në Botërorin e Klubeve

    Në Madrid, pas lamtumirës së Ançelotit, të gjithë po bëjnë një pyetje: kur do të fillojë epoka e Çabi Alonso…

    Në fakt ende i paprezantuar para Los Blancos, trajneri bask ndërsa shkëlqeu me Leverkusen, mund të marrë përsipër stolin e Real Madridit më shpejt se sa pritej.

    Megjithëse pritej që trajneri të fillonte mandatin e tij pas Kupës së Botës për Klube (nga 14 qershori deri më 13 korrik 2025), shtypi spanjoll raporton se në fund do të jetë ish-mesfushori ai që do ta udhëheqë ekipin në këtë garë të re.

    Vazhdo leximin