Policia e Tiranës ka bërë ndryshime në drejtimin e disa komisariateve të kryeqytetit.
Besmir Qibini është emëruar shef i Komisariatit nr. 3, ndërsa Bes Dervishi merr drejtimin e Komisariatit nr. 5.
Këto ndryshime bëhen me qëllim forcimin e strukturave të punës dhe rritjen e efektivitetit në shërbimin ndaj qytetarëve.
Policia e Tiranës apelon për bashkëpunim dhe respektim të rregullave të qarkullimit dhe ligjit, duke siguruar se këto lëvizje do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë publike.
Tag: drejtimin
-

Lëvizje në komisariatet e Tiranës, emërohen shefat e rinj
-

Mbyllet java e 9-të e Kategorisë së Parë. Besa arrin fitoren e parë nën drejtimin e Duros, Kastrioti mund Skënderbeun
Java e 9-të e kampionatit “Kategoria e Parë” u mbyll këtë të mërkurë. Takimi hapës i kësaj jave, Apolonia – Iliria përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.
Në 5 ndeshjet e tjera të luajtura ditën e sotme, Besa arriti fitoren e parë në kampionat nën drejtimin e Shpëtim Duros, duke mposhtur Kukësin me shifratPogradeci fitoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Korabit, ndërsa Kastrioti mundi Skënderbeun me shifrat 3-2.
Dy takimet e tjera, AF Luftëtari – KF Laçi dhe Burreli – Lushnja përfunduan 0-0.
Java 9
Apolonia 0–0 Iliria
AF Luftëtari 0–0 Laçi
Besa 3–1 Kukësi
Kastrioti 3–2 Skënderbeu
Korabi 1–2 Pogradeci
Burreli 0–0 Lushnja -

‘Fati i Peleshit’? Dy raporte në Kuvend-PD kërkon shkarkimin e kryeparlamentarit! PS: Të rrëzohet kërkesa
Niko Peleshi
TIRANË-Nesër në seancën plenare do të merret vendimi për shkarkimin ose jo të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. PD me anë të një raporti akuzon Peleshin për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, si dhe për sjellje të njëanshme politike në drejtimin e punimeve parlamentare, në favor të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama.
Opozita rendit 5 shkelje që janë shkak për ndërprerjen e mandatit te kryeparlamentarit, në dy seanca të 16 dhe 18 tetorit atë ku u njoftua Ndryshimi i rregullores që çoi në shtimin e komisioneve të përhershme parlamentare dhe mos-realizimi i debatit parlamentar për programin qeverisës ‘Rama 4’.
“Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se për projektvendimin për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit nuk do të ketë diskutime, çka është kontestuar nga deputetët e opozitës si shkelje e nenit 75, pika 2, e Kushtetutës, e lexuar së bashku me nenet 46, pika 1, 48, pika 1, dhe 117 të Rregullores së Kuvendit, pasi i mohohet e drejta e fjalës deputetëve që dëshirojnë të diskutojnë rreth ndryshimeve të propozuara. Edhe ky qëndrim është injoruar nga kryetari i Kuvendit, i cili ka vijuar me votimin dhe miratimin e projektvendimit për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, me veprimet dhe mosveprimet e tij, në këtë periudhë të shkurtër të drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, ka dëshmuar mungesë të plotë të angazhimit për të ushtruar funksionin në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendi, si dhe duke u sjell si një vartës i Kryeministrit, i cili mori defacto edhe drejtimin e seancës së datës 18.09.2025, herë duke urdhëruar kush do fliste, herë duke urdhëruar kush deputet do të fliste për procedurë dhe herë duke urdhëuar Kryetarin e Kuvendit për procedurën që duhet të ndiqte,” thotë raporti i ligjvënësve demokratë, sipas të cilit Peleshi jo vetëm ka shkelur rregulloren, por edhe Kushtetutën.
Sa i përket raportit të opozitës edhe Partia Socialiste ka dalë me një të tillë. Në raportin e PS për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi thuhet se nuk provohet asnjë shkelje nga ato që pretendon PD. Mazhoranca kërkon që kërkesa e opozitës të rrëzohet, duke arsyetuar se Peleshi ka treguar frymën e bashkëpunimit dhe tolerancës në drejtimin e Parlamentit.
“Kryetari i Kuvendit ka zbatuar me përpikëri të gjitha përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore në drejtimin e seancës plenare. Kryetari i Kuvendit ka treguar frymën e bashkëpunimit dhe tolerancës në drejtimin e veprimtarisë parlamentare në tërësi, duke respektuar më së pari kolegët deputetë të opozitës dhe duke qëndruar mbi palët gjatë drejtimit të seancës”, thuhet në raport.
Raporti i PD ashtu si i PS do hidhet për votim ne seancën e së enjtes (30 tetor), por kërkesa e opozitës është thjesht një akt politik, pasi për të shkarkuar kryetarin e Kuvendit duhen 71 vota pro. -

Aksident në Durrës, i riu humb drejtimin e mjetit dhe përplas dy këmbësorë
Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Durrës.
Një 30-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka goditur dy këmbësorë.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.“Rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë.
Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia./vizionplus.tv -

Shoferi humbi kontrollin mbi drejtimin, automjeti përmbyset në rrugë
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Sarandë–Skërficë, në afërsi të fshatit Senicë, Njësia Administrative Vergo, bashkia Delvinë.
Ngjarja ndodhi kur një automjet tip Toyota, i drejtuar nga shtetasi Alton Zhuli, 50 vjeç, u përmbys në mes të aksit rrugor, pasi drejtuesi humbi kontrollin mbi drejtimin.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat kryen veprimet procedurale dhe verifikimet përkatëse. Testi i alkoolit rezultoi negativ, duke përjashtuar konsumimin e alkoolit si shkak të mundshëm të aksidentit.
Autoritetet janë duke hetuar për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së kontrollit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë apo ndonjë defekti teknik të mjetit.
-

Gara për drejtimin e SPAK-ut hyn në fazë vendimtare, KLP shqyrton të hënën kriteret e kandidatëve
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet këtë të hënë në orën 10:00 për të shqyrtuar, nëse katër kandidatët që aspirojnë drejtimin e SPAK-ut përmbushin kushtet ligjore për të vijuar më tej garën.
Mbledhja do të zhvillohet në sallën e posaçme të Këshillit, ku do të jenë të pranishëm anëtarët e KLP-së, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, si dhe ekspertë nga projektet ndërkombëtare EU4Justice dhe OPDAT.
Në fokus të mbledhjes do të jetë miratimi i një projektvendimi që përcakton listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore për pozicionin e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Katër prokurorët që kanë shprehur interes për të udhëhequr SPAK-un janë: Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gokaj.
Vetëm pas shqyrtimit të dokumentacionit të tyre, do të vijojë faza e intervistimit nga KLP-ja, ku kandidatët do të kenë mundësinë të paraqesin platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e strukturës së posaçme. -

Bllokohet qarkullimi në aksin Vorë-Durrës, ja rrugët alternative
FOTO ILUSTRUESE
DURRËS-Fillon sot riparimi i nënshtresave dhe shtresave asfaltike në aksin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit. Punimet do të shoqërohen me bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës.
Segmentet që do të jenë të mbyllura;
Vorë-Maminas
Maminas–Sukth
Sukth-Fllakë
Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit
Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit
Për të shmangur trafikun dhe vonesat, rekomandohet përdorimi i rrugës alternative Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës. Pas përfundimit të ndërhyrjeve në drejtimin Vorë–Durrës, puna do të vijojë edhe në krahun tjetër të rrugës, në drejtimin Ura e Dajlanit–Vorë, duke ndjekur të njëjtën strukturë punimesh dhe afat kohor./ZËRI -

ARRSH: Bllokohet qarkullimi në aksin Vorë-Durrës për disa ditë
FOTO ILUSTRUESE
VORË-Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar nisjen e punimeve për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në aksin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit. Punimet do të nisin më 13 tetor 2025 dhe do të shoqërohen me bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës.
Segmentet që do të jenë të mbyllura;
Vorë-Maminas
Maminas–Sukth
Sukth-Fllakë
Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit
Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit
Për të shmangur trafikun dhe vonesat, rekomandohet përdorimi i rrugës alternative Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës. Pas përfundimit të ndërhyrjeve në drejtimin Vorë–Durrës, puna do të vijojë edhe në krahun tjetër të rrugës, në drejtimin Ura e Dajlanit–Vorë, duke ndjekur të njëjtën strukturë punimesh dhe afat kohor./ZËRI -

Punime në aksin Vorë-Ura e Dajlanit/ Bllokohet qarkullimi drejt Durrësit, ja segmentet që s’mund të përdoren
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar nisjen e punimeve për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në aksin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit. Punimet kanë nisur më 13 tetor 2025 dhe do të shoqërohen me bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës.
Segmentet që do të jenë të mbyllura për qarkullim gjatë punimeve janë:
-Vorë–Maminas,
-Maminas–Sukth,
-Sukth–Fllakë,
-Fllakë–Mbikalimi i Shkozetit,
-Mbikalimi i Shkozetit–Ura e Dajlanit.
Sipas ARRSH, për secilin prej këtyre segmenteve është parashikuar një kohëzgjatje punimesh prej 1 deri në 2 ditë. Pas përfundimit të ndërhyrjeve në drejtimin Vorë–Durrës, puna do të vijojë edhe në krahun tjetër të rrugës, në drejtimin Ura e Dajlanit–Vorë, duke ndjekur të njëjtën strukturë punimesh dhe afat kohor.
Për të shmangur trafikun dhe vonesat, rekomandohet përdorimi i rrugës alternative Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës. -

Gara për kreun e SPAK, KLP zyrtarizon katër kandidatët
Janë zyrtarizuar kandidatët për drejtimin e SPAK, pas përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit për kandidaturat për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi janë zyrtarisht kandidatët për drejtimin e SPKA.
“Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon:
Klodian BrahoElvin GokajDoloreza MusabelliuAdnan Xholi”-njofton KLP.
Kreut aktual të SPAK, Altin Dumanit i përfundon mandati si kreu i Prokurorisë së Posaçme më 19 dhjetor të këtij viti.Top Channel