Po shkon drejt fundit intervistimi i kandidatëve që garojnë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçmen Antikorrupsion. I fundit në këtë proces është Klodjan Braho, i cili nisi me paraqitjen e platformës së tij, si dhe evidentoi hetimet më të rëndësishme që ka bërë në karrierën e tij.
Ai tha ndër të tjera se gjatë hetimeve nën drejtimin e tij, janë sekuestruar pasuri në vlera miliona euro, ku theksoi se në vetëm një rast janë sekuestruar 18 milionë euro.
“Kandidimi im për të marrë drejtimin e SPAK, për të luftuar korrupsionin. Plani për konsolidimin e SPAK, në disa pika. Gjatë karrierës sime kam hetuar edhe zyrtarë të lartë. 18.4 mln euro janë sekuestruar në vitin 2023. 18 vite në sistemin e Prokurorisë, 2016-2019 kam qenë te Krimet e Rënda. Vizioni im, angazhimi për të konsoliduar më tej punën e SPAK. Ushtrimi i ndjekjes penale, do garantohet barazia para ligjit”, tha ai.
Tag: drejtimin
-

“Kam sekuestruar pasuri me vlerë miliona euro”/Kandidon për drejtimin e SPAK, Braho paraqet hetimet e tij më të bujshme
-

“Siguria e prokurorëve, prioritet absolut”, Gokaj: Dumani dhe Kraja s’kanë ndërhyrë në asnjë çështje
Kandidati i tretë për drejtimin e SPAK, Elvin Gokaj, prezantoi këtë të enjte para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij, duke vendosur në qendër të saj sigurinë e prokurorëve dhe stafit të strukturës.
Gokaj theksoi se prokurorët e SPAK janë “në vijën bazë” të hetimeve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndaj garantimi i mbrojtjes së tyre do të jetë prioritet kryesor në drejtimin e tij.
“Prokurorët janë në vijën bazë të hetimit të krimit të organizuar. Për të siguruar qetësinë e prokurorit dhe familjarëve të tij, unë angazhohem të mbështes stafin për marrjen e të gjitha masave, në mënyrë që stafi të vijojë qetësisht punën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”, tha ai. Sipas Gokajt: “Prokurorët duhet të punojnë të qetë, të mbështetur dhe të mbrojtur në çdo hap të procesit hetimor”
Gokaj e cilësoi këtë detyrë si një përgjegjësi “përballë Zotit dhe shoqërisë”, duke u zotuar për një SPAK të pavarur, të besueshëm dhe efikas.
“Zotimi im është të konsolidoj një SPAK që vepron shpejt dhe rrit besimin te qytetarët. Ky është angazhimi im solemn dhe vizioni që garantoj për drejtimin e SPAK”, përmbylli ai fjalën e tij.
Elvin Gokaj tha se nëse zgjidhet në krye të SPAK do të jetë vetvetja. Ai u shpreh se do të marrë praktikat më të mira të kolegëve paraardhës dhe do të vazhdojë drejtimin vetë.
“Drejtimi im do jetë vetvetja për faktin se kam qenë mbi 10 vite drejtues në shumë rrethe të Shqipërisë. Do marr praktikat më të mira të kolegëve të mi paraardhës dhe do të vazhdoj drejtimin vetë”, tha ai.
Ai vlerësoi se Arben Kraja dhe Altin Dumani nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në çështjet e prokurorëve. Këtë linjë tha se do ta ndjekë edhe vetë nëse zgjidhet.
“Nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në asnjë çështje. Nuk kemi pasur asnjë ndikim nga drejtuesit e mëparshëm për çështje konkrete. Për këtë mendoj që do të jetë edhe linja ime që do t’i qëndroj”, tha Gokaj.
Sipas tij, më e rëndësishme në punën e një drejtuesi është puna në grup.
“Praktikat më të mira të punës së një drejtuesi është puna në grup. Sot pavarësisht se SPAK ka 20 prokurorë, për mendimin tim janë 20 drejtues aty sepse e ka rregulluar ligji dhe kushtetuta. Drejtuesi mund të rrijë vetëm në mbështetje të prokurorëve”, tha ai.
Një nga pikat e dobëta që sheh te vetja ai tha se janë programet kompjuterike që kanë avancuar. Ai u shpreh se me ndihmën e ekspertëve edhe kjo fazë do të arrihet të kalohet në SPAK. -

Gara për kreun e ri të SPAK, Musabelliu: Drejtimi i këtij institucioni kërkon integritet
Kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, po prezanton programin e saj për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Gjatë prezantimit të saj para KLP, Musabelliu nënvizoi rëndësinë e integritetit dhe pavarësisë në ushtrimin e detyrës dhe theksoi se përvoja e saj mbi 21-vjeçare në sistemin e drejtësisë përbën bazën për një drejtim të suksesshëm të institucionit.
Musabelliu theksoi se drejtimi i SPAK kërkon një qasje të vendosur dhe njohje të thellë të sistemit, si dhe aftësinë për të marrë vendime të pavarura dhe të bazuara në parimet më të larta të shtetit të së drejtës.
“Motivimi për të kandiduar është nga ndjenja e përgjegjësisë për të kontribuar me integritet në drejtimin e SPAK. Jam e bindur se përvoja profesionale e akumuluar në 2 dekada përbëjnë garanci për drejtimin e SPAK. Ky moment kërkon një drejtim që bashkon forcën e vendosmërisë dhe integritetin e pa kompromisë. Synoj një drejtim të pavarur me rezultate konkrete.
Me një eksperiencë 21-vjeçare…Jam e bindur se përvoja profesionale e njerëzore përgjatë dy dekadave, përbëjnë garanci për drejtimin e suksesshëm të institucionit. Ky moment kërkon drejtim që bashkon qartësinë dhe vizonin. Me këtë kandidim synoj të ofroj drejtim të pavarur duke pasqyruar parimet më të larta të shtetit të së drejtës.
Sfidat e përballura ndër vite janë shndërruar në përvojë punë duke më pajisur me pavarësi profesionale. Kam vijuar me këmbëngulje të kryej detyrat e mia. Përvoja 21 vjeçare si prokurore më ka bërë për të ecur përpara me një qasje të guximshme. Drejtimi i këtij institucioni kërkon njohje në rrënjë të sistemit dhe përvojën për të vendosur me vendosmëri”, tha Doloreza Musabelliu. -

E vetmja grua kandidate për kreun e SPAK: Duhet të udhëhiqemi me transparencë dhe frymë në ekip!
Kandidatja e vetme grua për kreun e ri të SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, prezantoi sot, më 11 dhjetor, platformën e saj gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Ajo theksoi se angazhimi i saj profesional synon jo vetëm hetimin e çështjeve penale, por edhe përmirësimin e standardeve ligjore, rritjen e transparencës dhe cilësisë së hetimeve.
Musabelliu vuri theksin tek ndërtimi i një marrëdhënieje transparente me mediat, duke respektuar sekretin hetimor dhe integritetin e institucioneve.
“Gjatë ushtrimit, kam hetuar çështje me ndjeshmëri dhe vëmendje të lartë publike, ku media ka luajtur një rol të rëndësishëm në pasqyrimin e çështjeve të rëndësishme.Kam respektuar gjithmonë integritetin hetimor, duke vendosur balancë midis sekretit hetimor dhe të drejtës për informim. Në ushtrimin e funksionit si drejtues i SPAK, e konsideroj thelbësore ndërtimin e një marrëdhënieje transparente me mediat, duke garantuar një informim të drejtë, profesional dhe pa cënuar integritetin e sekretit hetimor dhe reputacionin e institucionit.”, tha Musabelliu.
Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe krijimin e një mjedisi pune bashkëpunues, duke përmendur edhe drejtimin e grupeve të përbashkëta hetuese me autoritetet ndërkombëtare: “Kam treguar aftësi në menaxhimin e burimeve njerëzore, në çdo rast kam siguruar ndarje të qartë të detyrave, duke krijuar një mjedis pune bashkëpunues. Këto aftësi janë dëshmuar edhe në drejtimin e grupeve të përbashkëta hetuese me autoritetet e huaja. Në radhë të parë vendoset besimi, pastaj mund të shkëmbesh informacione pa rezerva.”.
Fryma në ekip, ishte pika kyçe në punën që synon të kryejë si drejtuese e SPAK-ut.
“Nëse më besohet detyra, do të siguroj një drejtim efektiv, motivues dhe transparent për çdo anëtar.Vlerësimi i drejtë i performancës, mbështetja dhe garantimi i pavarësisë në vendimmarrje do të jenë elemente kryesore. Jam e vetëdijshme për rëndësinë që ka drejtimi i SPAK, por mbetet thelbësore fryma e ekipit. Vlerësoj shumë punën e palodhur të gjithë prokurorëve, hetuesve, oficerëve të policisë gjyqësore dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në thelb të vizionit tim qëndron fryma e ekipit, sepse një individ, sado profesional të jetë, nuk mund të arrijë rezultatet vetë.”, tha Musabelliu.
Ajo përmendi gjithashtu përvojën e saj në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar se eksperienca e 20 viteve në sistemin e drejtësisë e vendos atë në pozita optimale për drejtimin e SPAK. -

“Synoj një drejtim të pavarur”/ Kandidate për kreun e ri të SPAK, Doloreza Musabelliu: Duhet integritet i pakompromistë
Doloreza Musabelliu është e dyta në radhë që po bën prezantimin e platformës së saj në garë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Ajo u shpreh se drejtimi SPAK duhet të jetë me integritet dhe pa kompromis në ushtrimin e detyrës.
“Motivimi për të kandiduar është nga ndjenja e përgjegjësisë për të kontribuar me integritet në drejtimin e SPAK. Jam e bindur se përvoja profesionale e akumuluar në 2 dekada përbëjnë garanci për drejtimin e SPAK. Ky moment kërkon një drejtim që bashkon forcën e vendosmërisë dhe integritetin e pa kompromisë. Synoj një drejtim të pavarur me rezultate konkrete”, tha ajo.
PROFIL
Doloreza Musabelliu u diplomua në vitin 2002 në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2005 në Shkollën e Magjistraturës.
Ka pasur këto detyra:
11.10.2004 -19.12.2019/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda.
19.12.2019 – 31.01.2020/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (pas pushimit së ekzistuari të Prokurorisë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda).
Nga 31 janari 2020 dhe aktualisht është prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). -

“Kam dënuar gjyqtarë dhe prokuror”, Musabelliu: Ja pse mund të drejtojë SPAK
Doloreza Musabelliu është e dyta në radhë që po prezanton platformën e saj në garë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
“Motivimi për të kandiduar është nga ndjenja e përgjegjësisë për të kontribuar me integritet në drejtimin e SPAK. Jam e bindur se përvoja profesionale e akumuluar në 2 dekada përbëjnë garanci për drejtimin e SPAK. Ky moment kërkon një drejtim që bashkon forcën e vendosmërisë dhe integritetin e pa kompromisë. Synoj një drejtim të pavarur me rezultate konkrete”, tha ajo.
Musabelliu u ndal gjithashtu te akuzat e ngritura ndaj sistemit të drejtësisë, duke përmendur raste konkrete: “Konkretisht mund të përmend një procedim penal ndaj 6 të pandehurve ku njëri nga të pandehurit është një ish-gjyqtar që është dënuar me formë të prerë. Më tej ka dhe një çështje ndaj një ish-gjyqtarë që dhe ai është dënuar me vendim të formës së prerë dhe një prokuror në një çështje tjetër. Hetimi ndaj zyrtarëve të drejtësisë është standard besueshmërie.” -

E para grua që synon drejtimin e SPAK, Musabelliu: Kam përvojë 21-vjeçare dhe qasje të guximshme
doloreza musabelliu
TIRANË- Doloreza Musabelliu është kandidatja e dytë që po bën prezantimin e saj për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Musabelliu është e para grua që kandidon për drejtimin e SPAK, ndërsa renditi një sërë arsyesh që e kanë shtyrë drejt ndërmarrjes së kësaj iniciative.
“Kam përfunduar studimet ne 2002 dhe menjëherë më pas në Magjistraturë. Në 2005 jam emëruar tek Krimet e Rënda. Nga 2004-2019 kam qenë tek Krimet e Rënda e mandej në SPAK. Të dy këto prokurori kanë përfaqësuar momente të rëndësishme në forcimin e shtetit të së drejtës. Që në vitin 2004 jam marrë me krimet e rënda dhe grupe të strukturuara kriminale.
Pavarësisht vështirësive, kam vijuar me këmbëngulje në detyrat e mia duke kontribuar në rezultate konkrete. Çmoj se plotësoj kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligj. Me një eksperiencë 21-vjeçare…Jam e bindur se përvoja profesionale e njerëzore përgjatë dy dekadave, përbëjnë garanci për drejtimin e suksesshëm të institucionit. Ky moment kërkon drejtim që bashkon qartësinë dhe vizonin.
Me këtë kandidim synoj të ofroj drejtim të pavarur duke pasqyruar parimet më të larta të shtetit të së drejtës”, tha ajo, duke shtuar: “Sfidat e përballura ndër vite janë shndërruar në përvojë punë duke më pajisur me pavarësi profesionale. Kam vijuar me këmbëngulje të kryej detyrat e mia. Përvoja 21 vjeçare si prokurore më ka bërë për të ecur përpara me një qasje të guximshme. Drejtimi i këtij institucioni kërkon njohje në rrënjë të sistemit dhe përvojën për të vendosur me vendosmëri”. -

Skenari i ri! Në rast se shkarkohet Alonso, Zidane do të marrë drejtimin e Realit për vetëm 6 muaj?
9 Dhjetor 2025
16:33
Telesport
Në Spanjë janë të sigurt, nëse Real Madrid humbet ndaj Manchester City në Champions League të mërkurën, atëherë Xabi Alonso do të shkarkohet. Edhe pse janë përmendur disa emra si pasues të mundshëm të Xabi Alonso-s, zgjedhja e Florentino Perez duket se është Zinedine Zidane.
Edhe pse francezi pritet të marrë drejtimin e kombëtares së “Gjelave” menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, Perez dëshiron t’i besojë atij drejtimin e ekipit deri në fund të këtij sezoni, sipas raportimeve nga El Chiringuito.
Në rast se nuk gjehet dot gjuha e përbashkët me Zidane, sërish te Real Madrid do ia besojnë stolin dikujt brenda shtëpisë, dhe në kërë bëhet fjalë për Alvaro Arbeloa, i cili aktualisht drejton Real Madrid Castilla. -

Me 11 vota pro, KLP zgjedh Joni Ketën për kreun e BKH. Të pranishëm edhe përfaqësuesit e SHBA dhe BE
Joni Keta është zgjedhur sot kreu i i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Me 11 vota pro, anëtarë të KLP votuan kandidatin e propozuar nga Prokuroria e Posaçme, (SPAK). Joni Keta do të ketë një mandat 5-vjeçar nën drejtimin e ‘FBI-së shqiptare’.
Keta mbante postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues në finale të një procesi që zgjati disa muaj. Në garë për drejtimin e strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë policie, edhe prokurorë.
Më herët në këtë detyrë ishte Aida Hajnaj.
Ky proces u monitorua nga afër nga partnerët ndërkombëtarë, përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe ata të BE-së. -

KLP sot jep verdiktin, a do të zgjidhet Joni Keta si kreu i ri i BKH-së?
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) mblidhet këtë të martë, më 9 dhjetor, në orën 11:00 për të zhvilluar votimin final mbi emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të SPAK-ut, i cili para gati 2 javësh propozoi Joni Ketën për një mandat 5-vjeçar në krye të institucionit. KLP do të votojë nëse do të pranojë ose jo propozimin e SPAK-ut për emërimin e Joni Ketës.
Më 26 nëntor, Komisioni i posaçëm i ngritur nga Prokuroria e Posaçme, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, arriti në përfundimin se Joni Keta plotësonte të gjitha kriteret profesionale dhe integritetit për drejtimin e BKH-së, duke e vlerësuar si kandidatin më të përshtatshëm mes gjashtë aplikantëve që kaluan të gjitha fazat e përzgjedhjes. Propozimi i SPAK-ut u bë publik në prani të përfaqësuesve të ICITAP-it dhe Bashkimit Europian, pas përfundimit të një procesi vettingu dhe verifikimi të pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët.
Në garë për drejtimin e Byrosë ishin shtatë kandidatë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
BKH ka qenë pa drejtues prej 31 gushtit, kur përfundoi mandati 5-vjeçar i Aida Hajnajt. Vakanca u zgjat për shkak të vonesave në procesin e verifikimit, si pasojë e pritjes së dokumentacionit nga institucionet e ndryshme shtetërore dhe ndërkombëtare.
Ndërkohë, më 11 dhjetor 2025, KLP do të zhvillojë intervistat dhe vlerësimin e katër kandidatëve për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kandidatët në garë janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, të cilët do të paraqesin platformat e tyre për drejtimin e institucionit.