Tag: drejtimi

  • Elbasan/ 19-vjeçari kapet duke qarkulluar me një automjet të vjedhur, arrestohet në flagrancë

    Elbasan/ 19-vjeçari kapet duke qarkulluar me një automjet të vjedhur, arrestohet në flagrancë

    Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi është kapur duke drejtuar një automjet që e kishte vjedhur një natë më parë në lagjen “28 Nëntori”. Automjeti është sekuestruar si provë materiale, ndërsa i riu rezultoi të ishte edhe pa leje drejtimi.
    Operacioni u kodua me emrin “Reagimi” dhe u finalizua pas kallëzimit të shtetasit Sh. K., 60 vjeç, i cili raportoi vjedhjen e makinës së tij.
    “Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

  • 19-vjeçari bie në pranga në Elbasan, i vodhi makinën një qytetari gjatë natës

    19-vjeçari bie në pranga në Elbasan, i vodhi makinën një qytetari gjatë natës

    Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi një makinë dhe qarkulloi pa një leje drejtimi në Elbasan.

    Sipas policisë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera menjëherë pas kallëzimit të shtetasit Sh. K., 60 vjeç, se gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, i kishin vjedhur automjetin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.
    Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e Policisë teksa qarkullonte me automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi.
    Automjeti i vjedhur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

    Top Channel

  • Policia e Shkodrës vë në pranga dy të rinj, u kapën në drejtim të mjeteve motorike pa patentë…

    Policia e Shkodrës vë në pranga dy të rinj, u kapën në drejtim të mjeteve motorike pa patentë…

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
    -A. D., 18 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
    -E. Ç., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Ilegalisht në Angli, shtireshin si gjermanë, dënohen dy shqiptarët

    Ilegalisht në Angli, shtireshin si gjermanë, dënohen dy shqiptarët

    Dy shqiptarë në Corsham të Anglisë janë burgosur pasi u kapën me patenta të falsifikuara.

    Më 20 shkurt, policia kreu një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në një pronë në Pockeridge Road, Corsham, shtëpia e Irfan Azizi, 35 vjeç.

    Azizi dhe Muhamet Jahollari, 22 vjeç, ndodheshin në dhomën e gjumit në katin e sipërm kur erdhën autoritetet.

    Nga kontrolli i pronës u gjet një leje drejtimi e rreme gjermane që i përkiste Jahollarit dhe u sekuestrua një çelës makine të cilin Jahollari po përpiqej t’ua fshihte oficerëve.

    Brenda mjetit u gjet një leje drejtimi e dytë gjermane false.

    Më parë, më 27 janar, pas një incidenti të veçantë, Azizi mori pjesë në Kujdestarinë Melksham për t’i liruar automjetin e tij të sekuestruar, ku ai prodhoi edhe një leje drejtimi të rreme gjermane.

    Katër ditë më vonë, një oficer nga Policia e Northamptonshire kishte arsye për të ndaluar Azizin ndërsa ai po ngiste makinën në Northampton. Azizi ia dha licencën e rreme gjermane oficerit që pretendonte se e kishte ndërruar me një licencë shqiptare.

    Të dy ata u akuzuan dhe u deklaruan fajtorë për posedim të dokumenteve false me dashje.

    Në një seancë në Gjykatën Sëindon Croën të ​​premten e 4 prillit, ata u dënuan me gjashtë muaj burg.

    Oficeri i policisë, Kev Golledge tha: “Krijimi dhe përdorimi i lejeve të drejtimit të rreme nuk është një krim pa viktima dhe ka pasoja të rënda, siç shihet nga ky dënim me burgim.

    Rrezikon sistemin e qeverisjes në këtë vend dhe për sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës, është jetike të kesh licencat e duhura për të siguruar që të jesh i sigurt për të ecur në rrugët tona.

    Ne gjithashtu e dimë se përdorimi i licencave të rreme mund të lehtësojë kriminalitetin e mëtejshëm.

    Jam i kënaqur që Azizi dhe Jahollari janë burgosur për veprimet e tyre dhe shpresoj të shërbejë si një pengesë për ata që dalin në rrugë pa dokumentacionin e duhur.”

     

  • Përplasi me makinë të moshuarin, bie në pranga 18-vjeçari

    Përplasi me makinë të moshuarin, bie në pranga 18-vjeçari

    Policia e Kukësit ka arrestuar 18-vjeçarin Sh. M., i cili duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi në rrugën “EKSOD 99”, ka përplasur një këmbësor 74-vjeçar, H. K. I moshuari ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.
    Njoftimi i policisë:
    Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 18 vjeç, banues në Kukës, pasi dje, në rrugën “EKSOD 99”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka përplasur shtetasin H. K., 74 vjeç, këmbësor. Shtetasi H. K. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Policia arreston 3 të rinj në Sarandë: 1 u kap i dehur, 2 pa leje drejtimi

    Policia arreston 3 të rinj në Sarandë: 1 u kap i dehur, 2 pa leje drejtimi

    Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
    • M.B., 28 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Idriz Alidhima” duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.• O.L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Onhezmi”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.• K.G., 29 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Butrinti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
    Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.