Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit.Sipas të dhënave të INSTAT grupi i shoferëve me përvojën më të madhe, mbi 9 vjet zotërimi leje drejtimi, përbën pjesën më të madhe të aksidenteve me 925 të plagosur në 2024, nga 632 në 2023, teksa viktimat kanë rënë lehtë, nga 82 në 2023 në 73 në 2024.Kjo kategori e drejtuesve të mjeteve shkaktoi 44 për qind të plagosjeve në aksidentet rrugore gjatë vitit të kaluar dhe 42 për qind të viktimave.Të dhënat më të fundit mbi aksidentet rrugore në Shqipëri tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të të plagosurve dhe të vdekurve për vitin 2024, sidomos në rastet kur drejtuesit janë pa leje drejtimi, të mitur apo janë larguar nga vendi i ngjarjes.Në kategorinë “Pa leje drejtimi”, në vitin 2024 u regjistruan 99 të plagosur, një rritje me 29% krahasuar me vitin 2023 (77 të plagosur). Numri i të vdekurve në këtë kategori u rrit nga 12 në vitin 2023 në 20 në 2024, një rritje prej 66.6%, duke treguar një përkeqësim në pasojat e shkaktuara nga personat që drejtojnë pa leje drejtimi.Ndërkohë, një tjetër grup shqetësues janë drejtuesit nën moshën 18 vjeç, përkatësisht në grup-moshën 0-3 vjet përvojë drejtimi, që zakonisht përfshin edhe drejtuesit e mitur. Në vitin 2024, ata shkaktuan 391 të plagosur (nga 284 në 2023), me një rritje mbi 37%, ndërkohë që numri i viktimave mbeti thuajse i njëjtë nga 36 në 2023, dhe 35 në 2024.Për grup-moshat me 3–6 vjet përvojë drejtimi, shifrat janë disi më të stabilizuara, nga 236 të plagosur në 2023, në 300 në 2024, ndërsa viktimat ranë nga 25 në 18. Në të njëjtën kohë, drejtuesit me 6–9 vjet përvojë drejtimi shkaktuan 326 të plagosur në 2024, një rritje krahasuar me 277 në 2023, por me një ulje të viktimave nga 34 në 24.Një tjetër shifër shqetësuese është rritja e rasteve kur drejtuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas një aksidenti. Nga 33 të plagosur dhe 3 viktima në 2023, në 39 të plagosur dhe 5 viktima në 2024.Të dhëna sinjalizojnë se ka rënë vëmendja për kontrolle më të forta policore, ndëshkime më të rënda për drejtimin pa leje si për drejtuesit e papërgjegjshëm.Aksidentet rrugore janë ende një shkaktar i madh i vdekjeve sidomos në grup-mosha e reja dhe dëmtimin e rënde te një pjesë tjetër që kërkon kujdes shëndetësor gjithë jetën./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: drejtimi
-

Largohet nga drejtimi i QSUT-së Donjeta Bali, në vend të saj emërohet ish deputeti
Largohet nga drejtimi i QSUT Donjeta Bali. Në vend të saj është emëruar një tjetër mjek, Florenc Spaho.
Mjeku Spaho është ish deputet dhe anëtar i komisionit të shëndetësisë.
Donjeta Bali ende nuk ka mbushur dy muaj në drejtimin e Qsut dhe u dorëhoq nga ky pozicion.
Ajo u emërua në 29 maj dhe zëvendësoi Alma Canin.Top Channel
-

‘Tiranës prej kohësh i mungon drejtimi’/Rama: Kjo, histori tjetër,do ta diskutojmë..
‘Tiranës i mungon prej kohësh drejtimi, por kjo është një histori tjetër dhe se do ta diskutojnë një ditë tjetër’. Kështu është shprehur në rubrikën ‘Sy m’Sy’ kryeministri Rama, ku vijoi duke thënë se ka zbritur në terren me deputetët sipas zonave, për të qëndruar afër qytetarëve dhe për të evidentuar problematikat.
“Tiranës i mungon drejtimi dhe kjo është një histori tjetër, për një ditë tjetër. Ka qenë nga të katër anët e kryeqytetit e qartë kërkesa numër 1 e komunitetit, na çlironi hapësirat publike. Ka lloj-lloj qasjesh, dhe unë duhet ta prekja në një pikë që e shoh të rishfaqet shpesh. Pse gjithmonë kështu? Nuk është gjithmonë kështu. Ka një problematikë me territorin, por është ku e ku në krahasim me çka qenë më parë. Ka ende për të bërë, por jo se gjërat janë në pikën ku ishin më parë. Patjetër që ka nevojë për organizim të mëtejshëm. Nuk është çështje inspektorësh, por është çështje e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë. Jemi afër në këtë aspekt. Ndërkohë, që kemi nisur punën me monitorimin teknologjik të rrugëve, kemi prezantuar qendrën e monitorimit të trafikut. Kemi pjesë të këtij plani pune edhe monitorimin e shkollave, pro jemi në një proces për të nisur edhe monitorimin teknologjik, të strukturuar, të territorit. Do ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve dhe informacioni të marrë nga dronët, gjë që do të bëjë që puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë. Kjo do na çojë në nivel tjetër dhe do jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim”, tha Rama. -

‘Tiranës i mungon drejtimi’/ Veliaj në burg, Rama i qetë: E zëvendësuam me deputetët!
Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit online është pyetur në lidhje me aksionon për lirimin e hapsirave publike në Tiranë.
Rama u shpreh se në kryeqytet ka pasur një situatë jo të zakonshme, referuar arrestimit të Erion Veliajt që ndodhet në burg prej 10 shkurtit.
Ai thotë se Tiranës i mungon drejtimi teksa shton se janë organizuar deputetët, të cilët sipas tij do të jenë më kërkues për sa i përket problematikave të kryeqytetit.
Rama: Kemi pasur në Tiranë një situatë, ju e dini shumë mirë, jo të zakonshme. Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet.
Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre.
Ka qenë absolutisht nga të katërt anët e kryeqytetit e qartë kërkesa nr 1 që na çlironi hapësirat publike.
-

Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..
“Aksidenti në qendër të kryeqytetit ku një automjet përplasi 3 fëmijë të mitur të cilët udhëtonin me monopatinë ka bërë që Policia e Shtetit të hartojë një plan operacional për intensifikimin e kontrolleve për drejtuesit e këtyre mjeteve elektrike. Plani ka si qëllim të evidentojë zbatimin e Kodit Rrugor,” raporton gazetari Besar Bajraktaraj.
Aksioni i policisë ka të bëjë me informimin dhe në rast përsëritjeje, ndëshkimin e qytetarëve që lëvizin me patinat elektrike, të cilët nuk kanë njohuritë e duhura për lëvizjen dhe qarkullimin në rrugë.
“Shumica e tyre nuk e dinë që duhet të lëvizin në korsinë e dedikuar. Pra, ku lëviz biçikleta, atje duhet të lëvizin edhe patinat elektrike. Shpesh herë bëjnë lëvizje zigzage në rrugë, nuk rregullojnë shpejtësinë. Kemi parë që në drejtim të këtyre monopatinave ka edhe dy pasagjerë, po edhe marrin dhe fëmijë, që është shumë e rrezikshme. Ose, kjo është më e keqja: në autostradë, që absolutisht është e ndaluar për kategorinë e këtyre të dalin në autostradë apo nëpër rrugë kryesore,” tha Ali Yzeiri, specialist i Policisë Rrugore.
Specialisti i Policisë Rrugore, Ali Yzeiri, tregon për Klan News masat që duhet të marrin përdoruesit e patinave kur dalin në rrugë.
“Kanë detyrim të përdorin edhe një kaskë mbrojtëse. Në vendet ku ka kalim këmbësorësh dhe trafik të dendur, ata janë të detyruar që patinën ta marrin për dore, pra do të zbresin nga patina dhe ta marrin për dore, ashtu si një drejtues biçiklete. Gjatë natës, patjetër, sapo në perëndim të diellit, në rast se nuk kanë sinjalistikën e duhur, pra nuk kanë sinjalizimin pamor, ato nuk lejohen të përdoren në rrugë.”
Për Policinë e Shtetit, ligji duhet të ashpërsohet për personat që nuk respektojnë Kodin Rrugor për përdorimin e patinave.
“Për këta ka ndëshkim sipas nenit 180 të Kodit Rrugor, që ka një vlerë relativisht të ulët, por kjo është për t’u parë në të ardhmen, sepse fluksi i këtyre sa vjen edhe po shtohet. Pra, kemi një shtim të numrit të përdorimit të këtyre monopatinave, që përdorim në gjuhën e përditshme, dhe detyrimisht kjo kërkon edhe ashpërsimin e sanksioneve, sepse sanksioni parashikon deri në 1.000 lekë të reja gjobë për çdo shkelje.”
Specialisti i rrugores tregon, ndër të tjera, nëse duhet pajisur dhe me leje drejtimi për këto kategori.
“Të gjitha ato patina që e kalojnë shpejtësinë mbi 25 km/h dhe kanë fuqi më tepër se 250 V, ato karakterizohen si ciklomotorë. Pra, kur themi ciklomotorë, duhet të pajisen me një certifikatë të përputhshmërisë teknike. Duhet të kenë gjithashtu edhe leje drejtimi të grupit AM. Pra, drejtuesit e këtyre duhet të kenë leje drejtimi të grupit AM dhe të kenë mbushur moshën 16 vjeç. Nga shpejtësia 25 deri në 45 km/h, drejtuesit e këtyre mjeteve duhet të kenë leje drejtimi të grupit AM, ndërsa mbi 45 km/h duhet të kenë patjetër një leje drejtimi të grupit A1, A2 ose A, sipas fuqisë dhe shpejtësisë që ato nxjerrin.”
Gjatë vitit të kaluar, për drejtuesit e këtyre janë vendosur rreth 192 masa. Gjatë periudhës së këtij viti, këto masa janë ashpërsuar dhe janë rreth 721 masa administrative të vendosura ndaj kësaj kategorie për shkelje të ndryshme. Klan News -

Incidenti në Lezhë/ Policia: I riu pa leje drejtimi i rrezikoi jetën, efektivi qëlloi me armë gomën e mjetit! AMP nis hetimin
Drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr, si dhe tentoi të largohej me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, por falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, drejtuesi i automjetit u neutralizua pa pasoja.
Rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur “Gajush”, shërbimet e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe sigurinë e Autostradave, të caktuar me shërbim në Lezhë, i bënë shenjë për ndalim një automjeti që po kryente manovra të rrezikshme për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., 26 vjeç, banues në Lezhë, pas verifikimeve, rezultoi se drejtonte automjetin me leje drejtimi të hequr për një shkelje të mëparshme. Në momentin e verifikimit të shkeljes dhe komunikimit të punonjësit të policisë për ta shoqëruar këtë të fundit për veprime të tjera në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, drejtuesi i mjetit ka refuzuar t’i bindet urdhrave të ligjshëm të punonjësit të policisë dhe me veprimet e tij për t’u larguar, ka paraqitur rrezik qartësisht të dukshëm për jetën e punonjësit të policisë, i cili, në kushtet e rrezikut të drejtpërdrejtë, real dhe të çastit dhe me qëllim parandalimin e një pasojë më të rëndë, përdori armën e shërbimit duke qëlluar në gomën e automjetit që drejtohej nga shtetasi J. D., duke bërë të mundur ndalimin e tij, ku gjatë kontrollit iu gjet edhe një armë e ftohtë pa leje nga organet kompetente.
Ngjarja është menaxhuar pa pasoja për jetën apo shëndetin e qytetarëve dhe punonjësve të policisë.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi J. D., dhe pasagjeri që ndodhej me të, shtetasi E. S., 20 vjeç, të dy banues në Lezhë, janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet e nevojshme hetimore për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 291, 236 dhe 279 të Kodit Penal.
Një grup i posaçëm hetimor nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, po kryen të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe kushtet e përdorimit të armës së zjarrit nga efektivi i Policisë, për neutralizimin e drejtuesit të automjetit.Top Channel
-

Tentoi të vjedhë një makinë gjatë natës, arrestohet 36-vjeçari
Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi tentoi të vidhte në një automjet, gjatë natës.
36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë, duke u larguar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi.
Uniformat blu kanë shpallur në kërkim pronarin e këtij automjeti, i dyshuar si bashkëpunëtor i 36-vjeçarit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetas, se kishin tentuar të vidhnin në automjetin e tij, në fshatin Luz i Vogël, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Nga hetimet dyshohet se mbrëmjen e djeshme, shtetasi G. G. ka tentuar të vjedhë sende personale nga automjeti i parkuar pranë një karburanti, në fshatin Luz i Vogël.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë e kanë kapur në flagrancë shtetasin G. G., duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin në pronësi të shtetasit S. B., i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i 36-vjeçarit, për këtë vjedhje.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 39 vjeç.
Punohet për kapjen e tij”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. -

Arrestohet në flagrancë 33- vjeçari nga Bushati, u kap i dehur dhe pa patentë në drejtim të automjetit
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. M., 33 vjeç, banues në fshatin Bushat, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në rrugën dytësore “Milot-Lezhë”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar automjetin dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.
Pas ndalimit të tij nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se shtetasi J. M. nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Vdekja e turistit në Durrës/ E lejoi të merrte Jet Ski pa pasur leje drejtimi, arrestohet operatori turistik
Një turist që po lundronte me Jet Ski ka humbur jetën ditën e djeshme pranë Shkëmbit të Kavajës. Bëhet me dije se lidhur me ngjarjen është arrestuar Luis Xhumari, operator turistik, dhe akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Sipas policisë, turisti 34-vjeç nuk kishte leje drejtimi për mjetin lundrues, ndërkohë që operatori turistik që ia kishte dhënë me qira pavarësisht këtij fakti.
Gjithashtu raportohet se nuk i ka pajisur me veshjet e sigurisë personat që kanë marrë mjetin lundrues.
Bashkë me viktimën, në mjetin lundrues ka qenë dhe shtetasja me inicialet V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar menjëherë në spital pas ngjarjes.
Ndërkohë pritet të kryhet ekspertiza për shkakun e vdekjes së turistit, por paraprakisht dyshohet se 34-vjeçari ndërroi jetë pasi u mbyt.

