Tag: drejtimi

  • Drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohen dy persona dhe ndiqen penalisht dy të tjerë

    Drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohen dy persona dhe ndiqen penalisht dy të tjerë

    Policia Rrugore ka arrestuar në flagranc flagrancë dy drejtues automjetesh të cilët lëviznin në gjendje të dehur. Të arrestuarit janë 43 vjeçari Xh.K dhe 39 vjeçari B.P. Gjithashtu Policia ka nisur procedimin penal dhe ka referuar materialet në Prokurori edhe për dy drejtues të tjerë automjetesh të cilët lëviznin në pa leje drejtimi. Drejtuesit janë 19 vjeçari S. Zh dhe 76 vjeçari A. B.
    Njoftimi i plotë:
    Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. K., 43 vjeç dhe B. P., 39 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
    Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:-S. Zh., 19 vjeç dhe A. B., 76 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

  • Rama ‘flak’ Spiropalin nga drejtimi i Kuvendit, emëron Niko Peleshin

    Rama ‘flak’ Spiropalin nga drejtimi i Kuvendit, emëron Niko Peleshin

    Edi Rama largon Elisa Spiropalin nga drejtimi i Kuvendit.

    Në vend të saj, Rama emëroi sot Niko Peleshin.

    “Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si dhe për prirjen e hershme ndaj risive të teknologjisë, Niko Peleshi është njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë”.

    Kështu njoftoi Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.

    “Në krah të Nikos, me eksperiencën e fituar dhe përkushtimin e integritetin absolut, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu, është nënkryetarja e duhur për Kuvendin e ri”, shtoi Rama.

  • Ndryshimet në Kodin Penal: Garat në rrugë dhe parakalimet e gabuara do të konsiderohen vepra të rënda penale

    Ndryshimet në Kodin Penal: Garat në rrugë dhe parakalimet e gabuara do të konsiderohen vepra të rënda penale

    Siguria në rrugë është kthyer një shqetësim i madh, ku nurmi i aksidenteve shoqëruar me pasojë edhe të humbjeve të jetës, vijon të jetë ende në nivele shqetësuese. Kjo situatë pasqyrohet edhe në ndryshimet e fundit në Kodin Penal, që synojnë të ndëshkojnë në mënyrë më efektive shkeljet e rënda të rregullave të qarkullimit rrugor. Projektligji për Kodin e ri Penal është hedhur të mërkurën për konsultim publik, ku do të analizohen në mënyrë me të detajuar edhe nevojat për ndryshime dhe përmirësime.
    Ky rikonceptim i veprave penale sjell një qasje të re, ku theksi vihet jo vetëm te pasojat, por edhe te rrezikshmëria e veprimeve në vetvete, shkruan rtsh.al.
    Një ndër ndryshimet më të rëndësishme në Kodin Penal është diferencimi mes veprave penale të rrezikut dhe atyre që shoqërohen me pasoja.
    Në veprat penale të rrezikut përfshihen veprime të tilla si parakalimi i gabuar, drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, ose mosrespektimi i rregullave të qarkullimit që vënë në rrezik jetën e të tjerëve.
    Këto vepra kriminalizohen edhe nëse nuk ka një aksident, duke e shndërruar rrezikshmërinë në vetvete në një element të mjaftueshëm për ndëshkim.
    Ndërsa veprat penale me pasoja për “shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” është rikonceptuar. Përgjegjësia penale lind vetëm nëse shkelja shoqërohet me pasoja konkrete, si dëmtim i shëndetit ose vdekje. Nëse shkelja nuk ka pasoja të tilla, ajo trajtohet si një kundërvajtje administrative.
    Risitë kryesore në Kodin Penal
    Në përputhje me përvojën e aksidenteve rrugore dhe statistikat, Kodit Penal i janë shtuar vepra të reja që synojnë të mbulojnë sjellje të rrezikshme që më parë mund të kalonin me një gjobë të thjeshtë.
    Këto përfshijnë garat motorike të paligjshme, një vepër penale e re që dënon organizimin dhe pjesëmarrjen në gara të tilla në rrugët publike.
    Refuzimi nga drejtuesi i mjetit për t’iu nënshtruar testeve të alkoolit apo drogave tashmë përbën vepër penale.
    Lidhur me përdorimin e paligjshëm të rrugëve urbane, ky nen penalizon qarkullimin e mjeteve (si karrocat, patinat, biçikletat etj.) në autostrada dhe rrugë kryesore interurbane.
    Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik do të përbëjë përgjegjësi penale dhe vendoset për ata që, për shkak të detyrës, nuk kryejnë si duhet kontrollin teknik, duke krijuar rrezik për sigurinë ose mjedisin.
    Përveç veprave të reja, janë saktësuar dhe ashpërsuar edhe nenet ekzistuese si drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt. Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë që të ndëshkohet drejtimi i mjetit në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave/barnave, por edhe drejtimi nga persona me paaftësi mendore ose fizike që nuk mund të pajisen me leje, apo nga të mitur pa leje.
    Largimi nga vendi i aksidentit është reformuluar për të kriminalizuar largimin e çdo drejtuesi të përfshirë në aksident me dëmtime, përpara se të përcaktohet identiteti dhe përfshirja e tij.
    Nga ana tjetër shtohet edhe përgjegjësia ndaj autoriteteve rrugore për vepra si “moskryerja e detyrës”, që penalizon autoritetet që lejojnë qarkullimin në rrugë të pambaruara, me mungesa teknike, apo pa sinjalistikë të duhur.
    Ndryshimet e fundit në legjislacionin penal tregojnë një rritje të ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë rrugore. Me këtë qasje të re, theksi vihet te parandalimi, duke ndëshkuar jo vetëm pasojën, por edhe veprimet e rrezikshme në vetvete. Kjo sinjalizon se përpjekjet për të zvogëluar aksidentet rrugore do të jenë më të forta dhe më gjithëpërfshirëse.
    Kriminalizohet konkretisht
    a) Parakalimi i gabuar ose drejtimi në mënyrë të parregullt i automjetit gjatë parakalimit kur parakalimi i gabuar ka rrezikuar seriozisht kryerjen e një aksidenti rrugor;
    b) Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve duke mos respektuar sinjalistikën rrugore ndaluese;
    c) Drejtimi i automjetit me shpejtësi mbi atë të lejuarën në vende me fushëpamje të kufizuar, në kryq
    Riformulimi i veprave penale për drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt kur kanë të bëjnë me drejtimin e automjeteve:
    a) Në gjendje të dehur, pas përdorimit të lëndëve narkotike apo nën efektin e barnave që sipas rekomandimit të mjekut ndikojnë në drejtimin e automjetit;
    b) Nga persona të cilët nuk janë në gjendje për drejtimin e tyre në mënyrë të sigurt, për shkak të paaftësisë mendore ose fizike, kur kjo e fundit është e një natyre të tillë që personi nuk mund të pajiset me dëshmi aftësie për drejtimin e automjeteve, kur vepra kryhet në praninë dhe me pëlqimin e prindit, prindit birësues ose kujdestarit të tij;
    c) Nga të miturit nën moshën për t’u pajisur me leje drejtimi të automjeteve, kur vepra kryhet në praninë dhe me pëlqimin e prindit, prindit birësues ose kujdestarit të tij.

  • Liderët më të mirë janë ata që krijojnë hapësirë, por çfarë do të thotë kjo?

    Liderët më të mirë janë ata që krijojnë hapësirë, por çfarë do të thotë kjo?

    Drejtimi ditët e sotme është sfidë: duhet të arrish rezultate, të kujdesesh për mirëqenien e ekipit dhe të mbash të gjallë motivimin e të gjithëve.Një metodë drejtimi që po fiton terren dhe përkrahje është “spacious leadership”, mënyra e drejtimit ku drejtuesi u jep hapësirë të tjerëve të marrin pjesë, të zgjedhin dhe të japin më të mirën, ndërsa kujdeset edhe për veten për të ruajtur efektivitetin dhe kënaqësinë në punë.Edhe pse shumë drejtues përpiqen të bëjnë më të mirën, vetëm 40% e punonjësve i vlerësojnë si me cilësi të lartë, ndërsa vetë liderët shpesh e mbivlerësojnë performancën e tyre. Shifrat tregojnë se 71% e tyre ndihen më të stresuar, mbi gjysma kanë frikë nga burnout profesionale dhe 40% kanë menduar të heqin dorë nga roli për shkak të mungesës së mirëqenies.Spacious leadership fillon me përfshirjen. Drejtuesit e tillë ftojnë të tjerët të japin ide, të marrin pjesë dhe të kenë zë në vendimmarrje. Ata nuk pretendojnë të kenë gjithmonë përgjigjen e saktë, tregojnë përulësi dhe kërkojnë inputin e ekipit. Kur ofrojnë qëllime të qarta dhe kontekst, rrisin ndjenjën e pronësisë dhe angazhimin.Ky stil lidershipi investon fort te zhvillimi. Punonjësit duan të rriten dhe liderët që ofrojnë trajnime, mentorim apo vlerësim të rregullt fitojnë besim të shumëfishuar nga ekipi. Mbështetja për zhvillim shihet si shenjë vlerësimi dhe rrit lojalitetin.Një tjetër shtyllë është krijimi i kushteve për performancë të lartë. Autonomia, kontrolli mbi punën dhe koha e mjaftueshme për të reflektuar e planifikuar janë faktorë që ndikojnë si në cilësinë e rezultateve ashtu edhe në shëndet. Studime amerikane tregojnë se njerëzit me stres të lartë, por me më shumë vendimmarrje, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.Mirëqenia është po aq thelbësore. Drejtuesit që u japin hapësirë ekipit të tyre, e ndihmojnë atë të ruajë kufijtë mes punës dhe jetës, tregojnë empati dhe i drejtojnë njerëzit drejt burimeve të nevojshme.Kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në angazhim: sipas një studimi global, 69% e punonjësve thonë se lideri ndikon në shëndetin e tyre mendor po aq sa partneri i jetës.Dhe, mbi të gjitha, ata kujdesen për veten. E dinë se për të mbështetur të tjerët, duhet të kenë kohë për pushim, aktivitete që i japin energji dhe një rreth të besuar ku mund të ndajnë sfidat. Kujdesi për veten nuk është luks, por parakusht për të qenë të pranishëm dhe të qëndrueshëm në udhëheqje.Në thelb, spacious leadership nuk është dobësi apo mungesë drejtimi, por aftësia për të krijuar hapësira ku njerëzit dhe vetë drejtuesi mund të japin më të mirën, duke ndërtuar ekipe të forta, të angazhuara dhe të qëndrueshme. / INC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Drejtonin automjetet pa leje drejtimi/ Policia arreston shoferin, procedohen penalisht dy persona të tjerë

    Drejtonin automjetet pa leje drejtimi/ Policia arreston shoferin, procedohen penalisht dy persona të tjerë

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Kukës në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore ka arrestuar një drejtues mjeti pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy të tjerë.
    Njoftim i Policisë:
    Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Kukës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 58 vjeç, banues në Krumë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në qytetin e Krumës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
    Po këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Kukës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, si dhe për shtetasin H. C., 41 vjeç, banues në fshatin Cahan, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa dëshminë përkatëse të aftësisë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
    Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.

  • Pesë shoferë tentuan të korruptonin policët dhe 3 ishin në kërkim/ Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 66 arrestime në dy javë aksion

    Pesë shoferë tentuan të korruptonin policët dhe 3 ishin në kërkim/ Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 66 arrestime në dy javë aksion

    Policia Rrugore intensifikon monitorimet e akseve rrugore me plan 24 orësh, duke përdorur dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla me mjete të pauniformuara.
    “Qëllimi i kontrolleve është parandalimi i  aksidenteve dhe garantimi i sigurisë rrugore si dhe ulja e ndotjes akustike nga automjetet që krijojnë zhurma përmes modifikimeve të paligjshme”, thanë burime zyrtare ditën e sotme.
    Në këtë kuadër, gjatë dy javëve të fundit janë marrë nën akuzë 77 shoferë që kishin penguar rrugën dhe qarkullimin, kurse mjetet e tyre u larguan me vinça dhe u bllokuan.
    66 prej shoferëve janë arrestuar për drejtim në gjendje të dehur, pa leje drejtimi apo në shkelje të ndryshme. 5 tentuan të korruptonin efektivët e Rrugores dhe 3 ishin persona në kërkim, që u zbuluan rastësisht.
    Janë bllokuar 108 mjete dhe pezulluar 53 leje drejtimi, ndërsa 33 drejtues mjetesh kryenin transport e shërbim të paligjshëm, kryesisht taksi pa targa të verdha.
    Nga monitorimi gjatë dy javëve të fundit:
    -77 shtetas janë proceduar penalisht pasi me automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar kishin penguar lëvizjen. Automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës;
    -66 shtetas janë arrestuar ose proceduar penalisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur, për drejtim mjeti pa leje drejtimi apo shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor;
    -5 shtetas janë proceduar penalisht, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale;
    -janë kapur 3 persona të shpallur në kërkim.
    -108 automjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme rrugore;
    -janë pezulluar 53 leje drejtimi;
    -evidentuar 33 raste të automjeteve që kryejnë transport publik në mënyrë të kundraligjshme (drejtues taxi pa dëshmi përkatëse, taksi me targa të bardha, autobus me ndryshim destinacioni nga ai që përcakton leja e transportit).
    “Policia Rrugore apelon për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë: drejtues automjetesh, motomjetesh, këmbësorë, si dhe ata që lëvizin me biçikleta ose monopatina, për të garantuar siguri për çdo përdorues të rrugës. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, mbyll njoftimin e saj Policia e Tiranës.

  • Fillestarët apo shoferët e vjetër: Kush i kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore në Shqipëri?

    Fillestarët apo shoferët e vjetër: Kush i kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore në Shqipëri?

    Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit.

    Sipas të dhënave të INSTAT grupi i shoferëve me përvojën më të madhe, mbi 9 vjet zotërimi leje drejtimi, përbën pjesën më të madhe të aksidenteve me 925 të plagosur në 2024, nga 632 në 2023, teksa viktimat kanë rënë lehtë, nga 82 në 2023 në 73 në 2024.

    Kjo kategori e drejtuesve të mjeteve shkaktoi 44 për qind të plagosjeve në aksidentet rrugore gjatë vitit të kaluar dhe 42 për qind të viktimave.

    Të dhënat më të fundit mbi aksidentet rrugore në Shqipëri tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të të plagosurve dhe të vdekurve për vitin 2024, sidomos në rastet kur drejtuesit janë pa leje drejtimi, të mitur apo janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    Në kategorinë “Pa leje drejtimi”, në vitin 2024 u regjistruan 99 të plagosur, një rritje me 29% krahasuar me vitin 2023 (77 të plagosur). Numri i të vdekurve në këtë kategori u rrit nga 12 në vitin 2023 në 20 në 2024, një rritje prej 66.6%, duke treguar një përkeqësim në pasojat e shkaktuara nga personat që drejtojnë pa leje drejtimi.

    Ndërkohë, një tjetër grup shqetësues janë drejtuesit nën moshën 18 vjeç, përkatësisht në grup-moshën 0-3 vjet përvojë drejtimi, që zakonisht përfshin edhe drejtuesit e mitur. Në vitin 2024, ata shkaktuan 391 të plagosur (nga 284 në 2023), me një rritje mbi 37%, ndërkohë që numri i viktimave mbeti thuajse i njëjtë nga 36 në 2023, dhe 35 në 2024.

    Për grup-moshat me 3–6 vjet përvojë drejtimi, shifrat janë disi më të stabilizuara, nga 236 të plagosur në 2023, në 300 në 2024, ndërsa viktimat ranë nga 25 në 18. Në të njëjtën kohë, drejtuesit me 6–9 vjet përvojë drejtimi shkaktuan 326 të plagosur në 2024, një rritje krahasuar me 277 në 2023, por me një ulje të viktimave nga 34 në 24.

    Një tjetër shifër shqetësuese është rritja e rasteve kur drejtuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas një aksidenti. Nga 33 të plagosur dhe 3 viktima në 2023, në 39 të plagosur dhe 5 viktima në 2024.

    Të dhëna sinjalizojnë se ka rënë vëmendja  për kontrolle më të forta policore, ndëshkime më të rënda për drejtimin pa leje si për drejtuesit e papërgjegjshëm.

    Aksidentet rrugore janë ende një shkaktar i madh i vdekjeve sidomos në grup-mosha e reja dhe dëmtimin e rënde te një pjesë tjetër që kërkon kujdes shëndetësor gjithë jetën.

  • INSTAT: Shoferët me përvojë shkaktojnë shumicën e aksidenteve me viktima e të plagosur

    INSTAT: Shoferët me përvojë shkaktojnë shumicën e aksidenteve me viktima e të plagosur

    Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtimin e mjetit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas të dhënave të INSTAT grupi i shoferëve me përvojën më të madhe, mbi 9 vjet zotërimi leje drejtimi, përbën pjesën më të madhe të aksidenteve me 925 të plagosur në 2024, nga 632 në 2023, teksa viktimat kanë rënë lehtë, nga 82 në 2023 në 73 në 2024. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Kjo kategori e drejtuesve të mjeteve shkaktoi 44 për qind të plagosjeve në aksidentet rrugore gjatë vitit të kaluar dhe 42 për qind të viktimave.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Të dhënat më të fundit mbi aksidentet rrugore në Shqipëri tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të të plagosurve dhe të vdekurve për vitin 2024, sidomos në rastet kur drejtuesit janë pa leje drejtimi, të mitur apo janë larguar nga vendi i ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Në kategorinë “Pa leje drejtimi”, në vitin 2024 u regjistruan 99 të plagosur, një rritje me 29% krahasuar me vitin 2023 (77 të plagosur). Numri i të vdekurve në këtë kategori u rrit nga 12 në vitin 2023 në 20 në 2024, një rritje prej 66.6%, duke treguar një përkeqësim në pasojat e shkaktuara nga personat që drejtojnë pa leje drejtimi.

    Ndërkohë, një tjetër grup shqetësues janë drejtuesit nën moshën 18 vjeç, përkatësisht në grup-moshën 0-3 vjet përvojë drejtimi, që zakonisht përfshin edhe drejtuesit e mitur. Në vitin 2024, ata shkaktuan 391 të plagosur (nga 284 në 2023), me një rritje mbi 37%, ndërkohë që numri i viktimave mbeti thuajse i njëjtë nga 36 në 2023, dhe 35 në 2024.

    Për grup-moshat me 3–6 vjet përvojë drejtimi, shifrat janë disi më të stabilizuara, nga 236 të plagosur në 2023, në 300 në 2024, ndërsa viktimat ranë nga 25 në 18. Në të njëjtën kohë, drejtuesit me 6–9 vjet përvojë drejtimi shkaktuan 326 të plagosur në 2024, një rritje krahasuar me 277 në 2023, por me një ulje të viktimave nga 34 në 24.

    Një tjetër shifër shqetësuese është rritja e rasteve kur drejtuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas një aksidenti. Nga 33 të plagosur dhe 3 viktima në 2023, në 39 të plagosur dhe 5 viktima në 2024.

    Të dhëna sinjalizojnë se ka rënë vëmendja  për kontrolle më të forta policore, ndëshkime më të rënda për drejtimin pa leje si për drejtuesit e papërgjegjshëm.

    Aksidentet rrugore janë ende një shkaktar i madh i vdekjeve sidomos në grup-mosha e reja dhe dëmtimin e rënde te një pjesë tjetër që kërkon kujdes shëndetësor gjithë jetën./ Monitor

  • INSTAT: Numri më i madh i aksidenteve rrugore ndodhin ditën e hënë

    INSTAT: Numri më i madh i aksidenteve rrugore ndodhin ditën e hënë

    Në muajin Qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur.
    Aksidentet rrugore, në 92,5 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë iaksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1 % të numrit të aksidentevegjithsej.
    Në muajin Qershor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 19,6 %,ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë, me 6,5 %.
    Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 22,4 % të numrit tëaksidenteve rrugore gjithsej.

    Sipas të dhënave të INSTAT grupi i shoferëve me përvojën më të madhe, mbi 9 vjet zotërimi leje drejtimi, përbën pjesën më të madhe të aksidenteve me 925 të plagosur në 2024, nga 632 në 2023, teksa viktimat kanë rënë lehtë, nga 82 në 2023 në 73 në 2024.
    Kjo kategori e drejtuesve të mjeteve shkaktoi 44 për qind të plagosjeve në aksidentet rrugore gjatë vitit të kaluar dhe 42 për qind të viktimave.
    Të dhënat më të fundit mbi aksidentet rrugore në Shqipëri tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të të plagosurve dhe të vdekurve për vitin 2024, sidomos në rastet kur drejtuesit janë pa leje drejtimi, të mitur apo janë larguar nga vendi i ngjarjes.
    Në kategorinë “Pa leje drejtimi”, në vitin 2024 u regjistruan 99 të plagosur, një rritje me 29% krahasuar me vitin 2023 (77 të plagosur). Numri i të vdekurve në këtë kategori u rrit nga 12 në vitin 2023 në 20 në 2024, një rritje prej 66.6%, duke treguar një përkeqësim në pasojat e shkaktuara nga personat që drejtojnë pa leje drejtimi.
    Ndërkohë, një tjetër grup shqetësues janë drejtuesit nën moshën 18 vjeç, përkatësisht në grup-moshën 0-3 vjet përvojë drejtimi, që zakonisht përfshin edhe drejtuesit e mitur. Në vitin 2024, ata shkaktuan 391 të plagosur (nga 284 në 2023), me një rritje mbi 37%, ndërkohë që numri i viktimave mbeti thuajse i njëjtë nga 36 në 2023, dhe 35 në 2024.
    gijotina.com/

  • INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore

    INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore

    Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit.
    Sipas të dhënave të INSTAT grupi i shoferëve me përvojën më të madhe, mbi 9 vjet zotërimi leje drejtimi, përbën pjesën më të madhe të aksidenteve me 925 të plagosur në 2024, nga 632 në 2023, teksa viktimat kanë rënë lehtë, nga 82 në 2023 në 73 në 2024.
    Kjo kategori e drejtuesve të mjeteve shkaktoi 44 për qind të plagosjeve në aksidentet rrugore gjatë vitit të kaluar dhe 42 për qind të viktimave.
    Të dhënat më të fundit mbi aksidentet rrugore në Shqipëri tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të të plagosurve dhe të vdekurve për vitin 2024, sidomos në rastet kur drejtuesit janë pa leje drejtimi, të mitur apo janë larguar nga vendi i ngjarjes.
    Në kategorinë “Pa leje drejtimi”, në vitin 2024 u regjistruan 99 të plagosur, një rritje me 29% krahasuar me vitin 2023 (77 të plagosur).
    Numri i të vdekurve në këtë kategori u rrit nga 12 në vitin 2023 në 20 në 2024, një rritje prej 66.6%, duke treguar një përkeqësim në pasojat e shkaktuara nga personat që drejtojnë pa leje drejtimi.