Tag: drejtimi

  • Nis ‘foltore 2’/ Pas protestës, Berisha mbledh me urgjencë Kryesinë në seli

    Nis ‘foltore 2’/ Pas protestës, Berisha mbledh me urgjencë Kryesinë në seli

    Sali Berisha nisi foltoren kundër Edi Ramës 6 muaj pas humbjes së zgjedhjeve.

    Opozita zbriti në shesh për të kërkuar jo vetëm dorëheqjen e numrit 1 të qeverisë, por edhe të zv.kryeministres Belinda Balluku.
    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se pa protestës, Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e kryesisë në orën 14:00 për të diskutuar mbi vijimin e aksionit opozitar.
    Kryedemokrati ka paralajmëruar që foltorja parë Kryeministrisë do mbahet një herë në javë ndërkohë që ai është në kerkim edhe të protestave kombëtare.
    Me të njëjtin mode që largoi Lulzim Bashën nga drejtimi i partisë, Sali Berisha shpreson të largojë nga drejtimi i qeverisë kundërshtarin politik.

    Top Channel

  • Video-Foto/ Çfarë nuk u pa në protestën e PD, nga ‘rebeli’ Leskaj me veshje sportive, te ‘kërcimtari’ që vodhi vëmendjen

    Video-Foto/ Çfarë nuk u pa në protestën e PD, nga ‘rebeli’ Leskaj me veshje sportive, te ‘kërcimtari’ që vodhi vëmendjen

    Sali Berisha nisi foltoren kundër Edi Ramës 6 muaj pas humbjes së zgjedhjeve, teksa opozita zbriti në shesh për të kërkuar jo vetëm dorëheqjen e numrit një të qeverisë, por edhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

    Me të njëjtin model që largoi Lulzim Bashën nga drejtimi i partisë, Sali Berisha shpreson të largojë nga drejtimi i qeverisë kundërshtarin politik.
    Në foltoren 2 siç e quajti Berisha, prezent ishte edhe ‘rebeli’ Bujar Lesakaj, i cili iu bashkua kolegëve, i veshur sportiv.
    Ndërkohë në protestë, kishte dhe mbështetës të PD, të cilët e nisën me energji pozitive dhe… kërcim.

     

    Top Channel

  • Aksidenti me 6 persona të plagosur në Fier, pranga shoferit 18-vjeçar, nis hetimi për një tjetër

    Aksidenti me 6 persona të plagosur në Fier, pranga shoferit 18-vjeçar, nis hetimi për një tjetër

    Policia e Fierit ka arrestuar një 18 vjeçar pas aksidentit të një dite më parë në aksin rrugor Fier-Roskovec.
    Jensi Velia u prangos për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
    Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet shoferi tjetër, 26-vjeç.
    Si pasojë e përplasjestë plagsur mbetën 4 pasagjerë dhe dy drejtuesit e automjeteve.
    “Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në fshatin Verbas, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. V., 18 vjeç me automjetin me drejtues shtetasin F. S., 26 vjeç, u dëmtuan katër pasagjerët dhe dy drejtuesit e automjeteve, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit J. V., i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njoftoi sot policia.
    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Ish-kreu i PD Vlorë Genc Deromemaj, largohet nga drejtimi i Kadastrës pas 5 muajsh

    Ish-kreu i PD Vlorë Genc Deromemaj, largohet nga drejtimi i Kadastrës pas 5 muajsh

    Pas vetëm pesë muajsh në krye të Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj ish-kreu i PD Vlorë ka vendosur të lërë detyrën. Vendimi është marrë prej tij pas një periudhe të shkurtër drejtimi në këtë institucion, ndërsa shkaqet e largimit mbeten ende të paqarta. 
    Lajmi është konfirmuar për Euronews Albania pas një bisede telefonike të zhvilluar pak minuta më parë. 
     

  • Në 2026 do largohet nga drejtimi i PD? Berisha zbulon vendimin që ka marrë

    Në 2026 do largohet nga drejtimi i PD? Berisha zbulon vendimin që ka marrë

    Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se për të zgjedhur drejtuesin e partisë, do të ketë një garë të hapur.
    I pyetur në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se do të jetë një nga kandidatët, por se gara do të jetë e hapur.
    Sali Berisha: Cilido që lexon raportin paraprak të OSBE- ODHIR kupton që zgjedhjet janë farsë, nuk kam nevojë ta vërtetoj unë. Raporti thotë që janë zhvilluar në kushte të pabarabarta, që këtu janë farsë.Çdo deputet anëtar i kësaj partie është i lirë të shprehë çdo gjë. Interpretimi i nenit të Statutit duhet të jetë i saktë, pasi flitet për zgjedhje jo për farsa. Duhet të jetë anëtarësia e PD që do të vendosë.Do të ketë një garë për kreun e PD, do të jetë e hapur.

  • Do largohet nga drejtimi i PD? Berisha ‘thyen’ heshtjen: Ja çfarë do ndodhë në 2026

    Do largohet nga drejtimi i PD? Berisha ‘thyen’ heshtjen: Ja çfarë do ndodhë në 2026

    Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se për të zgjedhur drejtuesin e partisë, do të ketë një garë të hapur.
    I pyetur në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se do të jetë një nga kandidatët, por se gara do të jetë e hapur.
    Sali Berisha: Cilido që lexon raportin paraprak të OSBE- ODHIR kupton që zgjedhjet janë farsë, nuk kam nevojë ta vërtetoj unë. Raporti thotë që janë zhvilluar në kushte të pabarabarta, që këtu janë farsë.Çdo deputet anëtar i kësaj partie është i lirë të shprehë çdo gjë. Interpretimi i nenit të Statutit duhet të jetë i saktë, pasi flitet për zgjedhje jo për farsa. Duhet të jetë anëtarësia e PD që do të vendosë.Do të ketë një garë për kreun e PD, do të jetë e hapur.

  • Kreu i FRPD Besart Xhaferri: Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD nëse nuk zbaton kauzat që ka premtuar

    Kreu i FRPD Besart Xhaferri: Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD nëse nuk zbaton kauzat që ka premtuar

    Deputeti i PD, Besart Xhaferri në një intervistë për Dekalog, në Dritare Tv deklaroi se kreu i opozitës, Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi nëse nuk zbaton kauzat që ka premtuar.
    Sipas Xhaferrit retorika se zgjedhjet e 2025-ës janë vjedhur, duhet të vërtetohet nga Berisha, në të kundërt, ai nuk mund të udhëheqë me opozitën.
    “Berisha nuk ka ripërsëritur zgjedhjet, kauza për farsë elektorale e tij duhet të vazhdojë. Nëse nuk përseriten zgjedhjet, Berisha duhet të largohet nga drejtimi brenda 2026-ës.
    Nëse nuk ikën Berisha, unë do të vazhdoj misionin brenda PD, por nuk do të bëj luftë brenda partisë. Kjo, pasi përballja brenda partisë ka një lloj hierarki, nuk është radha ime”, tha deputeti.

  • Angli/ Analiza e gjakut në polici “fik” shoferin shqiptar në North Staffordshire

    Angli/ Analiza e gjakut në polici “fik” shoferin shqiptar në North Staffordshire

    Një shtetas shqiptar, Neritan Kuka, është ndaluar nga drejtimi i automjeteve për dy vite nga gjykata e North Staffordshire në Britani, pasi u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e kokainës dhe kanabisit.

    Sipas mediave britanike, 32-vjeçari u ndalua nga policia më 2 prill, rreth orës 01:00 të mëngjesit, në High Street, Tunstall, teksa po drejtonte një makinë Audi pa certifikatë MOT (kontroll teknik). Policia e ndaloi pasi mjeti u pa duke qarkulluar me shpejtësi të lartë rreth një rrethrrotullimi.
    Pas testimit në vend, rezultoi pozitiv për kokainë dhe kanabis, ndërsa analizat e mëvonshme në laborator zbuluan 141 mikrogramë kokainë për litër gjaku, ndërkohë që limiti ligjor është 10 mikrogramë.
    Në gjykatë, Kuka pranoi akuzat për drejtim mjeti nën efektin e drogës dhe për përdorim automjeti pa kontroll teknik. Avokatja mbrojtëse tha se ai kishte blerë makinën atë ditë dhe nuk ishte në dijeni se mungonte certifikata MOT.
    Përveç ndalimit nga drejtimi për 2 vite, gjykata e dënoi me 12 muaj shërbim komunitar dhe 180 orë punë pa pagesë, si dhe e detyroi të paguajë 85 paund kosto gjyqi dhe një 114 paund gjobë administrative.

    Top Channel

  • Monopatinat rrezik real për sigurinë rrugore, Policia: Në të gjitha aksidentet rezultojnë drejtues të mitur

    Monopatinat rrezik real për sigurinë rrugore, Policia: Në të gjitha aksidentet rezultojnë drejtues të mitur

    Përgjatë 9 muajve të këtij viti, policia ka evidentuar një numër të shtuar të incidenteve që përfshijnë mjetet elektrike, si përplasje me këmbësorë në trotuare, por edhe me automjete në rrugët kryesore.Shifrat tregojnë për rritje të numrit të përplasjeve, me persona të plagosur dhe dëme materiale më të shtuara.
    Mjetet elektrike, në të shumtën e rasteve, përdoren në mënyrë të pakontrolluar, pa asnjë pajisje mbrojtëse, nga të mitur dhe në vende që nuk janë të përshtatura për këtë lloj lëvizjeje. Shtresa më problematike e përdorimit të këtyre mjeteve janë nga 14 deri në 19 vjeç, të cilët janë përfshirë edhe në ngjarje.Specialisti i policisë rrugore, Elmaz Veli, tregon për “Klan News” shkeljet që evidentohen më shumë në rrugë.
    “Problem është edukata rrugore që këta përdorues rruge nuk e kanë, pasi qarkullojnë në kundërvajtje me karrexhatën. Qarkullojnë pa respektuar shenjat e semaforit. Qarkullojnë nëpër trotuare, në vende që nuk u lejohet kalimi dhe bëhen rrezik si për veten e tyre dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës”, tha ai.Specialisti i rrugores tregon gjithashtu nëse përdoruesit duhet të pajisen edhe me leje drejtimi për këto kategori.
    “Për patinat elektrike, me motor elektrik deri në 0.25 kilovat dhe me shpejtësi maksimale deri në 25 kilometra në orë, nuk nevojitet leje drejtimi, nuk ka kufizim moshe dhe nuk regjistrohen, nuk marrin tagra. Kurse për çiklomotorët që janë me fuqi mbi 0.25 kilovat dhe deri në 0.45 kilovat dhe me shpejtësi maksimale deri në 45 kilometra në orë dhe janë mbi 16 vjeç, duhet të pajisen me leje drejtimi të kategorisë AM”, theksoi ai.Gjatë vitit të kaluar, për drejtuesit e këtyre mjeteve janë vendosur rreth 192 masa, ndërsa gjatë periudhës së këtij viti, këto masa janë ashpërsuar dhe janë rreth 1800 masa administrative të vendosura për shkelje të ndryshme.