Tag: drejtësinë

  • Rama: Në 11 maj shqiptarët do të thajnë Kënetën, nuk do e lënë drejtësinë në dorë të “Bufit”

    Rama: Në 11 maj shqiptarët do të thajnë Kënetën, nuk do e lënë drejtësinë në dorë të “Bufit”

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me qytetarët e Skapaparit, ku ka vënë theksin te rëndësia e votës së 11 majit dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE.
    Ai tha se në 11 majit shqiptarët do të thajnë Kënetën, për të mos lënë më që askush të mos marrë peng Shqipërinë.
    Sipas Ramës shqiptarët e kanë të qartë tashmë që kanë në dorë drejtësinë e pavarur dhe përballë njeriun që përbetohet se do të ndryshojë Reformën në Drejtësi.

    “Në 11 maj të thajmë kënetën e cila ëhstë bërë pengesë e vazhdueshme e këtij vendi. Ju e keni parë sot e gjithë ditën, ajo që kemi arritur, ajo që kemi bërë për vendosjen të barabartë para ligjit për të gjithë nuk mund ta konsiderojnmë të paarritshme. Në anën tjetër kemi Bufin e Kënetës i cili përbetohet se me votën e shqiptarëve do të shkrijë SPAK dhe do të rikthejë historinë aty ku ishte. Ne nuk do të lejojmë që historia të rikthehet aty ku ishte. Vetëm duke e futur Shqipërinë në BE ne mund të garantojmë për brezat se barazia para ligjit bëhet e shenjtë, dhe askujt nuk mund t’i shkojë mendja para shqiptarëve për ta bërë sërish Shqipërinë që ligji është i fortë me të dobëtit dhe i dobët me të fortët”, deklaroi Rama.

  • “Drejtësinë e bëri PS”, Rama: Altin Dumanin s’e njihte njeri, ne ia dhamë shpatën

    “Drejtësinë e bëri PS”, Rama: Altin Dumanin s’e njihte njeri, ne ia dhamë shpatën

    Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se reformën në drejtësi e bëri Partia Socialiste, edhe pse kishte kosto për qeverinë e majtë, pasi u godit edhe në krahun e mazhorancës.Kryesocialisti nënvizoi se po të mos donin të goditeshin edhe majtas, mjaftonte të mos e bënin reformën në drejtësi, por ai theksoi se ishte i vendosur për barazinë ligjore, që vendi të shkojë në BE.
    Rama kujtoi edhe faktin se Altin Dumani është një profesionist i mirë si hetues dhe prokuror i vjetër, por deri para reformës në drejtësi ai dhe kolegët e tij nuk kishin marrë në pyetje apo arrestuar zyrtarë të lartë siç po bëjnë tani me SPAK.Kryeministri theksoi se shpatën e drejtësisë Dumanit dhe të njohur e bëri Partia Socialiste, edhe pse shumë zyrtarë të mazhorancës janë arrestuar.
    Pjesë nga fjala e Ramës:
    “Si ka mundësi një popull ordiner t’i japi mandatin e katërt një njeriu që ka gjysmën e njerëzve të tij në burg, e do ia japim votën atij. Shiko se çfarë mendojnë?!
    Unë po flisja me pensionistë, se ata janë analistët e vërtetë, atyre u besoj unë, ata dinë më shumë se analistët e studiove. Unë për vete në çdo panel emisioni do kisha analist edhe një pensionist. Këta të tjerët nuk janë analistë, po fare, s’kanë lidhje me analistin ata.
    Kush ia kishte dëgjuar emrin Altin Dumanit? Ai është profesionist i vërtetë, jurist i vërtetë, meriton të gjithë respektin dhe mirënjohjen tonë. Por Altin Dumani nuk ishte në hënë, ishte këtu, ishte në Tiranë, në Shqipëri dhe ishte prokuror për vite. Si ka mundësi që askush nuk e dinte se kishte një njeri me emrin Altin Dumani, prokuror. Si ka mundësi që një njeri prokuror dikur nuk thërriste një njeri me pushtet dhe t’i thoshte hajde këtu të të marr një çik në pyetje? Çfarë ka ndodhur që tani ai i thërret dhe i pyet një nga një? Si është kjo punë, çfarë ndodhi? Sepse që nga 1912 nuk kishte ndodhur që një zyrtar i lartë të shkonte të jepte llogari në Prokurori, kishte ndodhur me pushkatime në diktaturë, por jo siç ndodhi pas 1990, kur i pari i vendit burgosi kryetarin e opozitës politikisht, për turpin tonë ndodhi kjo.
    Por edhe para 14 vitesh a 15 vitesh kur i pari vendit bënte sehir në dritaren e zyrës së tij kur vriteshin njerëzit protestues në bulevard. Dhe kur drejtuesja e Prokurorisë i çoi fletët e arrestit për 3 drejtuesit e policisë për t’i arrestuar dhe marrë në pyetje, ai i tha “lavire bulevardi’. Nuk lejoi që të merreshin në pyetje, por çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur ajo që vendi ka ndryshuar, situata ka ndryshuar, ndodhi ajo që ne, partia Socialiste, e jo Stamo Dumua, ju e njihni Stamo Dumon, ia lamë punët e drejtësisë, drejtësisë. Ia dorëzuam shpatën e drejtësisë Prokurorisë, e kam në zyrë shpatën unë, e kisha në zyrë e ua dhashë, atë shpatë që të tjerët gjithashtu e kishin dhe e mbajtën për vete. Ju e dini mirë, e kam thënë edhe në krye të herës na duhet drejtësi e çliruar nga politika dhe jo për politikën, të bënte punën e saj, një drejtësi që të godiste majtas dhe djathtas. Majtas për kë e kisha unë? Jo vetëm djathtas, por edhe majtas, qeverinë tonë. Kurse këta çyrykë tani na thonë se kemi gjysmat e njerëzve në burg, edhe pse unë kam pasur 60 ministra, por edhe sikur të jenë gjysma, është arsye për t’u turpëruar? Jo, ndaj e thosha që më jepni timonin se po të kem timonin do bëjmë drejtësinë dhe ja ku jemi.
    Por demokratëve nuk u intereson shumë se godet majtas dhe djathtas, por se godet me drejtësi. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, juve ju intereson barazia para ligjit. Dhe vijmë te pasaporta e BE-së, ju nënat dhe gratë e sotme, ju nuk mund ta lini në dorë se kush vjen te kryeministria, kur fiton, por edhe siç e shohim nuk biem të gjithë dakord për drejtësinë, por duhet të lëmë drejtësinë dhe SPAK të bëjnë punën e tyre, pavarësisht se sa na dhemb ne.
    Kurse ata të tjerët na thonë më 12 maj do shkrijmë SPAK-un. Ata duan ta kthejnë në lojë, por kjo nuk është lojë, ndaj ju them nënave dhe baballarëve që më 11 maj votoni për të hyrë në BE dhe për drejtësinë, sepse po hyre në BE nuk ka më lojë me barazinë para ligjit apo ta hedhësh vallen si ta duash. BE është i vetmi opsion për ne.
    Barazia para ligjit nuk bëhet dot, nuk bëhet dot sot se nuk kemi kapacitet, do bëjmë lojëra ne. Këtu është çështja që të mos guxojë njeri fare dhe këtë e garanton vetëm BE-ja, që të mos preket drejtësia dhe reforma.
    Çyrykët dalin e thonë ça është kjo del e thotë kënetë, tepsi, buf, tani del e flet për pasaportën, s’ka ça thotë! Unë s’kam ça them? Por nëse do numëronim punët vetëm në Gjirokastër këto vite mund të rrime një ditë të tërë, kurse për punët në Shqipëri mund të rrimë këtu e të flasim deri pas 11 majit (bën batutë me vajzën që foli më herët dhe i kërkoi vëmendje, duke e quajtur “flori të vogël”).
    Mami me babin tëndë do paguanin për të mundësuar shkollën ty me pagesa ekstra, por duke qenë në Bashkimin Europian ti do trajtohesh njëlloj si studentët europianë, me të drejta të barabarta dhe mami e babi do paguajnë e investojnë njëlloj si europianët, sepse ke pasaportën e BE.
    Kurse tani të kërkojnë llogari për lëvizjen, kërkojnë sa para ke, ku do vesh, sa do rrish, kur do kthehesh etj.
    Këtë mundëson pasaporta europiane. Shikoni të afërmit tuaj në Greqi, vuajnë për pensionin, kanë hallin e pensionit atje, sepse s’kanë dhënë kontribute, kjo çështje nuk është e lehtë për njohjen e tyre, kërkon dhe kohë. Por nëse merr pasaportën e BE-së, nuk ka më nevojë për pasaportën greke, sepse je njëlloj si ata, madje mund të zgjidhesh edhe deputet që nga atje.
    Dhe rruga më e shkurtër për t’i mbyllur të gjitha historitë, është që më 11 maj të votohet për BE, të anëtarësohemi në BE, të mbyllim negociatat, anëtarësohemi dhe të marrim pasaportën e BE.
    Ata të tjerët thonë se vetëm unë jam pengesa. Sepse po më hoqën mua nga rruga, do kthehen aty ku ishin. Se atë punë bëjnë më mirë, të kthehen aty ku ishin dhe për këtë duhet të më heqin mua”.

  • Rama nga Gjirokastra: Në 11 maj votoni për BE-në dhe drejtësinë e pavarur, mos e lini SPAK-un në dorë të atyre që duan ta mbyllin

    Rama nga Gjirokastra: Në 11 maj votoni për BE-në dhe drejtësinë e pavarur, mos e lini SPAK-un në dorë të atyre që duan ta mbyllin

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS zhvilloi këtë të martë një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Gjirokastrës.
    Në fjalën e tij Rama u ndakl sërish te drejtësia, e cila sipas tij do të ishte e pamundur të ishte e pavarur pa PS-në.
    Ai kërkoi që në 11 maj qytetarët të marrin në dorë fatet e vendit, dhe të votojnë pro integrimit në BE për të vulosur përfundimisht drejtësinë e pavarur dhe mos e lënë në dorë të atyre që janë betuar për të shkrirë SPAK-un në 12 maj.

    “Barazinë para ligjit ju nuk mund ta lini në dorë të atij që vjen në pushtet. Siç e shikoni edhe sot që flasim nuk kemi dakordësi ne. Ne mendojmë që drejtësia duhet të jetë e pavarur, dhe jemi kërtu për të garantuar SPAK që të vijojë punën, të tjerët thonë që në 12 maj do ta shkrijnë SPAK. Rreziku që kjo të bëhet lojë është shumë i madh. Ka vetëm një mënyrë që kjo mos bëhet lojë, të gjitha ju gratë, e patasj burrat të merrni Shqipërinë në dorë në 11 maj dhe ta fusni në rrugën ku duhet. Ta dini që kush hyn në BE nuk luan me barazinë para ligjit, atje do ta hedhësh vallen siaps vendit. Prandaj BE nuk është për ne një nga opisionet, është i vetmi opsion. Liria individuale në Shqipëri sot merret e mirëqenë, nesër mund të kërcënohet. Barazinë para ligjit ne nuk kemi mundësi ta vulosim, çështja është mos afrohet kush ta prekë, dhe këtë e bën vetëm BE”, tha Rama.

  • Rama: I hymë detit në këmbë me drejtësinë e pavarur, s’e solli Amerika dhe as BE-ja

    Rama: I hymë detit në këmbë me drejtësinë e pavarur, s’e solli Amerika dhe as BE-ja

    Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, ka deklaruar se kreu i SPAK, Altin Dumani meriton respekt.
    Në përgjigjen të pyetjeve ndaj qytetarëve, Rama tha se drejtësinë nuk e solli as BE dhe as Amerika.

    “Në drejtësi kanë qenë dhe janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot në numër. Unë kam pasur mbi 60 ministra. Nëse sot ka ish-ministria, kryetarë bashkie dhe personalitete ose figura zyrtare në probleme të hapura me drejtësinë. Si erdhi kjo ditë, e solli zoti këtë ditë? Pa ndihmën tonë? E solli Amerika me aeroplan apo BE-ja me anije? Aty kanë qenë që në ’91. Ti jo vetëm që nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin apo qoftë kriminelë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë por ti ke parë krejt të kundërta. Ke parë kryeministra që vrasin njerëz, këtu poshtë dritares janë vrarë njerëz të pafajshëm.
    S’ka thirr njeri t’i thotë hajde këtu si i vrave ti këta, sepse nuk e kishte shpatën. Shefja e madhe e Altin Dumanit vetëm se çoi një copë letër dhe tha hajdeni t’ju pyes se çfarë ndodhi, u gjend në pozitën të shihte kryeministrin në televizor dhe i tha ajo është një lavirë. Më përfytyron dot mua të vras njerëzit që protestojnë. Të dalë Altin Dumani dhe unë t’i them popullit është lavire, në asnjë mënyrë”, u shpreh Rama.

  • “Reformën në drejtësi s’e solli Amerika dhe BE me aeroplanë dhe anije”/ Rama: Qeveria ime e gjitha në detyrë, në procese me drejtësinë janë ish-ministra!

    “Reformën në drejtësi s’e solli Amerika dhe BE me aeroplanë dhe anije”/ Rama: Qeveria ime e gjitha në detyrë, në procese me drejtësinë janë ish-ministra!

    Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për reformën në drejtësinë në Shqipëri.
    Në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjete sociale, Rama tha se ishte PS që e bëri dhe nuk e solli Amerika dhe BE me aeroplanë dhe anije.
    Më tej, ai ka komentuar edhe prangosjen e zyrtarëve të PS-së, duke u shprehur se qeveria e tij është e gjitha në detyrë dhe se në proces me drejtësinë janë vetëm ish-ministra.
    “Qeveria ime është e gjitha në detyrë dakord. Në procese me drejtësinë janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot, në numër, pa harruar se kam pasur mbi 60 ministra.
    Nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, ose figura zyrtare me probleme të hapura me drejtësinë, si erdhi kjo ditë? E solli Zoti? E solli Amerika me aeroplan apo BE-ja me anije? Nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin, apo qoftë kriminele, të botës së krimit nga ata me damkë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë.
    Ke parë kryeministra që vrasin njerëz, këtu poshtë dritares janë vrarë njerëz të pafajshëm.
    Dolën pushkët e shtetit, t’i ke parë që qeveri që hedhin në erë zona të banuara, jo në film, në realitet këtu në Tiranë dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Nuk po shkoj më tutje që kë parë presidentë që kanë hedhur vendin në erë duke nxitur njerëzit të fusin lekë në piramida. Po kur vinin me armë dhe me ato murtajat që mbahen në krahë këtu dhe sot duan të bëjnë ‘Shqipërinë madhështorë’. Nuk ke parë një prokuror që t’i thërrasë këta deri para pak vitesh. Altin Dumanin kur e ke dëgjuar, prokuror i ndershëm i vendosur.
    S’ka thirrë njeri t’i thotë hajde këtu si i vrave ti këta, sepse nuk e kishte shpatën. Shefja e madhe e Altin Dumanit vetëm se çoi një copë letër dhe tha hajdeni t’ju pyes se çfarë ndodhi, u gjend në pozitën të shihte kryeministrin në tv dhe i tha ajo është një lavirë, u shpreh Rama.

  • “Në hetim s’janë as çereku i ministrave…”/ Rama: Drejtësinë nuk e solli Amerika me avion, keni parë kryeministër që vriste protestuesit

    “Në hetim s’janë as çereku i ministrave…”/ Rama: Drejtësinë nuk e solli Amerika me avion, keni parë kryeministër që vriste protestuesit

    Kryeministri Edi Rama përsëriti mbështetjen ndaj drejtësisë, duke theksuar se ishte Partia Socialiste që ‘ia dorëzoi shpatën’ për të hetuar njerëz të pushtetshëm.

    Nga rubrika ‘Sy m’sy’ ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Rama tha se drejtësinë nuk e solli as BE dhe as Amerika.
    Rama nuk kurseu akuzat as ndaj Sali Berishës duke thënë se dha urdhra nga dritarja për të vrarë protestuesit e 21 janarit.
    “Në drejtësi kanë qenë dhe janë ish ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot në numër. Unë kam pasur mbi 60 ministra. Nëse sot ka ish ministria, kryetar bashkie dhe personalitete ose figura zyrtare në probleme të hapura me drejtësinë, si erdhi kjo ditë, e solli zoti këtë ditë? Pa ndihmën tonë? E solli Amerika me aeroplan apo BE me anije, aty kanë qenë që në ’91. Ti jo vetëm që nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin apo qoftë kriminelë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë por ti ke parë krejt të kundërta. Ke parë kryeministra që vrasin njerëz, këtu poshtë dritares janë vrarë njerëz të pafajshëm.
    Dolën pushkët e shtetit, t’i ke parë që qeveri që hedhin në erë zona të banuara, jo në film, në realitet këtu në Tiranë dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Nuk po shkoj më tutje që kë parë presidentë që kanë hedhur vendin në erë duke nxitur njerëzit të fusin lekë në piramida. Po kur vinin me armë dhe me ato murtajat që mbahen në krahë këtu dhe sot duan të bëjnë ‘Shqipërinë madhështorë’. Nuk ke parë një prokuror që t’i thërrasë këta deri para pak vitesh. Altin Dumanin kur e ke dëgjuar, proki ndershëm i vendosur.
    S’ka thirrë njeri t’i thotë hajde këtu si i vrave ti këta, sepse nuk e kishte shpatën. Shefja e madhe e Altin Dumanit vetëm se çoi një copë letër dhe tha hajdeni t’ju pyes se çfarë ndodhi, u gjend në pozitën të shihte kryeministrin në tv dhe i tha ajo është një lavirë. Më përfytyron dot mua të vras njerëzit që protestojnë. Të dal Altin Dumani dhe unë t’i them popullit është lavire, në asnjë mënyrë”-u shpreh Rama.

    Top Channel

  • Rama: Në BE, me PS-në. Të mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit/ Berisha kundër integrimit: Shqipëria s’e meriton

    Rama: Në BE, me PS-në. Të mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit/ Berisha kundër integrimit: Shqipëria s’e meriton

    Rama para, Berisha mbrapa. Dy liderët kryesorë të politikë shqiptare sfiduan njëri tjetrin në Itali, 100 kilometra në distancë. Kryesocialisti mbushi sallën e kongreseve në Busto Arizio të Milanos, me qytetarë që punojnë e jetojnë në vendin fqinj.
    Rama u ofroi emigrantëve në këmbim të votës, hyrjen në Bashkimin Europian. Ai e konsideroi këtë edhe një bast me Europën në këto kohë të vështira.
    “Me një votë bëjmë historinë. Për Shqipërinë, që në 4 vite, mund ta bëjmë anëtare të BE. Për herë të parë, e kemi në dorë vetë. Të fitojmë bastin historik me Shqipërinë në Europë, dhe me Europën në Shqipëri. Thirrje edhe për demokratët, kjo nuk është ndeshje Inter-Milan, por për historinë tonë.”, tha Rama.
    Kundrejt ofertës së tij, Rama tha se qëndron vota për Sali Berishën, i cili prioritet ka hallet personale. Ai shtoi se vota për partitë e reja është po aq dëm sa për doktorin.
    “Nuk mund ta humbasim këtë shans as për mustaqet e Kujtim Gjuzit, as për hallin personal të bufit të kënetës që fshihet nën mustaqet e Kujtim Gjuzit. Janë dhe ca të tjerë, jo bëhet jo s’bëhet, jo mundet jo s’mundet, jo bashkë jo veç, janë të rinj vetëm në moshë, mbushin listat me farefis. Verë baxhanak e krushq, e premtojnë qiqra në hell. Dëm vota dhe për ta”, shtoi kryeministri Rama.
    Rama u kërkoi emigrantëve të vendosin, mes votës për të mbrojtur SPAK, apo për ta shkrirë atë.
    “Ne do e garantojmë drejtësinë, me futjen në BE. Ata janë këneta që jo vetëm asnjëherë nuk i kanë lënë drejtësisë radhë të thotë fjalën e vet. Ka arritur ajo kënetë të marrë jetë të pafajshëm, e të pengojë drejtësinë. Ata duan të shkrijnë SPAK, por më 12 maj do prezantohen vetëm me Noc Rrokun.”, u shpreh Rama.
    Kryesocialisti njoftoi se 3 ditë më parë është firmosur dokumenti i fundit për njohjen e pensioneve me Italinë, ndërsa u surprizua në Milano, me një dhuratë nga ish-futbollisti i Juventusit Alesio Takinardi, një bluzë bardhezi me numrin 5 dhe emrin e Ramës.
    Kurse Kryedemokrati Sali Berisha priti mbarimin e fjalës së Ramës për të nisur takimin e tij. Me vete kishte dy magjistarët, Kris La Civita dhe Paul Manafort dhe mblodhi emigrantë shqiptarë në teatrin 1800 vendesh të Breshias.
    Berisha u tregoi atyre, se në Strasburg shkon për të bindur miqtë e tij europianë, pse Shqipëria nuk e meriton BE.
    “Vij me lajme të mira miq. Maskat ranë. Paraqita narkodiktaturën e Ramës në Strasburg, mandati i katërt i tij, sepse arrestoi liderët e opozitës. Liccensoi kanabisin. I informova se ne do fitojmë. S’ka bandë e krim të mposhtë shqiptarët në botë. Europa sytë i ka te 11 maji. Më 11 maj qytetarët firmosin fundin e Ramës.”, tha Berisha.
    Berishës nuk i ndahen hallet e tij, madje duke i krahasuar ato me të një emigranti në Itali.
    “Kemi kaluar një opozitë të gjatë. Rithemelim i vështirë. Donin të na zhduknin. Por ashtu si jeta e çdo emigranti, siç fiton diaspora, ashtu do fitojmë dhe ne. Do e shpëtojmë Shqipërinë”, shtoi ai.
    Ndërsa kontrata mbetet enigmë, kryedemokrati siguroi të vetët se la Civita nuk ka ardhur për para, por e ndjeu nga Uashigtoni se një non-grata në Tiranë, do të rikthehet për herën e tretë në pushtet.
    “La Civita nuk erdhi, nuk erdhi as për para, as për influence, sepse opozita të tjera më të mëdha se e jonai kishin bërë dhjetëra e dhjetëra oferta. Por arkitekti i rikthimit, e ndjeu se Sali Berisha dhe PD duhet të kthehen në pushtet.”
    Por edhe kësaj radhe kryemagjistari La Civita nuk zhgënjeu. 2 minuta fjalim, krah përkthyesit Fatmir Mediu.
    “Në 2024 Donald Tramp fitoi sepse bëri pjesën më të madhe të amerikanëve të votojnë . Ju duke votuar Berishën, keni mundësi ta bëni Shqipërinë Madhështore Përsëri”.

  • Rama në Milano: Vetëm ne mund ta shpëtojmë drejtësinë që të mbetet e pavarur

    Rama në Milano: Vetëm ne mund ta shpëtojmë drejtësinë që të mbetet e pavarur

    Kryeministri Edi Rama duke folur në takimin me shqiptarët në Milano, u ka bërë thirrje emigrantëve të votojnë PS pasi vetëm kjo parti do të garantojë drejtësinë e re dhe të pavarur duke u integruar në Bashkimin Evropian.
    Edi Rama: Drejtësia, frymën dhe shpatën e së cilës e sollëm për herë të parë në jetën e vendit tonë, si një shpatë që është në duart e një drejtësie të pavarur kur në Shqipëri s’ka patur kurrë një drejtësi të pavarur.
    Ne duhet gjithsesi ta garantojmë, duke e futur Shqipërinë në BE, atje ku drejtësia e re e pavarur do të mbetet e pavarur pa i ndërhyrë askush. Sepse populli s’mund ta lërë në duart e partive të radhës por duhet ta marë vetë në dorë.
    Ajo kënetë ka arritur të marrë dhe jetë njerëzish dhe sot duan të rikthehen përsëri, sepse bufi i kënetës do të rikthehet për hallin e tij.

  • “Vetëm ne do ta mbrojmë drejtësinë nga ata që duan ta shkrijnë”, Rama nga Milano ironizon opozitën: Në 12 maj thjesht dhe vetëm do prezantohen me Noc Rrokun

    “Vetëm ne do ta mbrojmë drejtësinë nga ata që duan ta shkrijnë”, Rama nga Milano ironizon opozitën: Në 12 maj thjesht dhe vetëm do prezantohen me Noc Rrokun

    Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët në Milano, pas çeljes së fushatës elektorale.

    Në fjalën e tij ai ka ironizuar opozitën duke thënë se në 12 maj do të dalin humbës.
    “Vetëm ne mund ta mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit dhe mushkonjave që përbetohen se do ta shkrijnë SPAK, e vërteta është se ata në 12 maj thjeshtë dhe vetëm do prezantohen me Noc Rrokun”, tha Rama.

    Top Channel

  • Rama në Milano: Integrimi, garanton drejtësinë e re. “Bufi” ka vetëm hallin e vet

    Rama në Milano: Integrimi, garanton drejtësinë e re. “Bufi” ka vetëm hallin e vet

    “Pavarësia e institucioneve nuk do të jetë më në dorën e askujt”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me emigrantët shqiptarë në Milano.
    Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se vota më 11 maj do të jetë edhe për drejtësinë e pavarur.
    “Drejtësia që ne e sollëm për herë të parë në jetën e vendit tonë, si një shpatë që është ën duart e një drejtësie të pavarur, kur në fakt në Shqipëri nuk ka pasur kurrë drejtësi të pavarur. Ne duhet ta garantojmë duke e futur Shqipërinë në BE, aty ku drejtësia do të mbetet e pavarur pa ndërhyrë askush. Sepse populli shqiptar nuk mund ta lërë në dorë të partive të radhës, por duhet ta marrë vetë në dorë dhe ta mbrojë më 11 maj.
    Këneta ka arritur të marrë edhe jetë të pafajshme njerëzish dhe sot duan të rikthehen sepse bufi kërkon të rikthehet vetëm për hallin e tij. Dua që të gjithë të më kuptoni dhe të më ndihmoni që këtë mesazh ta marrin sa më shumë shqiptarë.
    Këtu nuk bëhet fjalë për të marrë një votë më shumë se sa këneta sepse kjo është më e thjeshta që mund të bëjmë. Këtu bëhet fjalë për t’i dhënë Shqipërisë të vrapojë drejt objektivit, dhe që Shqipëria 2030 pasi të ketë marrë miratimin të ulet në tryezën e BE dhe ta garantojë përfundimisht, barazinë para ligjit”, tha Rama.