Avokati Romeo Kara në një intervistë foli për qindra kallëzimet e bëra në SPAK. Deri më tani janë 115 padi dhe procedim penal ka nisur për 35 prej tyre.Ai u shpreh se Gjin Gjon është simbol i drejtësisë së korruptuar. “Ish-prokurori i korruptuar Gjin Gjoni kërkon të marrë peng sistemin”, tha ai. Gjithashtu komentoi edhe dosjen Partizani dhe shtyrjen sërish të gjyqit. Avokati tha se kreu i PD Sali Berisha po mban peng drejtësinë
“Berisha ka marrë peng drejtësinë. Problemin e familjes së tij e shtriu te PD që ka marrë peng dhe tashmë ka dalë hapur. Ai do t’i përdorë për interesat e tij, për të mos u përballur me drejtësinë. Dhe jo më kot kemi këtë aleancë të Saliut me këta gjyqtarë të korruptuar”, tha ai.
Ndërsa komentoi kontratën e lobimit të PD, avokati nënvizoi se është në kundërshtim me ligjet e SHBA duke shtuar se drejtësia amerikane nuk korruptohet.
“Jam i bindur që do të ketë një hetim në vetë SHBA, në Departamentin e Drejtësisë, dhe po e them që edhe vetëm PD do të mbajë përgjegjësi penale nëse do të kemi zbatim të ligjit”, tha mes të tjerash ai.
Tag: drejtësinë
-

“Drejtësia amerikane nuk korruptohet”/ Avokati Kara: Kontrata e PD-së në kundërshtim me ligjet në SHBA
-

Socialistë pas hekurave? Rama: S’bëhem avokat i askujt, përgjegjësia ime do ishte sikur të pengoja drejtësinë!
Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët në Report Tv nëse duhet të mbajë përgjegjësi për socialistët e arrestuar, ai thotë se nuk bëhet avokati i askujt. Kreu i qeverisë thotë se përgjegjësi do ishte e tij vetëm në rast se do pengonte drejtësinë, duke i kujtuar kështu Sali Berishës vrasjet e 21 janarit, kur thotë se bufi nuk lejoi që drejtuesi e policisë të merreshin në pyetje.
Edi Rama: Dymbëdhjetë vjet, unë kam pasur mbi 60 ministra. Janë më pak se sa 5 gishtat e dorës ata që kanë pasur probleme me drejtësinë. Mund të ishin dhe dhjetë, nuk ka rëndësi. Nëse ka ndodhur kjo, kjo ka ndodhur sepse vetëm me Edin dhe me Partinë Socialiste mund të ndodhte. Të bënin hapin e madh, t’i jepnin drejtësisë shpatën, që të vinte dhe brenda shtëpisë. Sepse bufi kur vrau njerëz në bulevard i vuri gjoksin tre drejtuesve të policisë dhe nuk la që të merreshin në pyetje tre drejtues policie, jo më të merrej në pyetje ministri e tjetri e tjetri. Ndërkohë që kjo është kohë tjetër komplet dhe unë jam krenar për këtë.
Nuk jemi një trup amorfe në një botë më vete, ne bëjmë detyrën tonë. Qeveria, kryeministri nuk ka detyrë të merren me hetime. Ne kemi detyrë të bëjmë të tjera gjëra në luftën kundër korrupsionit. Atë detyrë e ka drejtësia dhe në qoftë se dikush, një individ, i cili është pjesë e jona, shkel jashtë perimetrit të qëllimeve të përbashkëta dhe hyn në probleme me drejtësinë. Ne nuk gjykohemi, ne nuk gjykohemi nga fakti pse ai shkel. Ne gjykohemi nga fakti si reagojmë ndaj shkeljes së tij. Nuk e marrin mbrojtje, nuk bëhemi avokat.
Mentor Kikia: Si kryeministër s’keni asnjë përgjegjësi për një, dy, tre, katër, pesë, pesëmbëdhjetë njerëz që shkuan në burg, sepse kanë vjedhur lekë e taksave.
Edi Rama: Përgjegjësia ime do të ishte sikur të mos kishte drejtësi, ose unë të pengoja drejtësinë.
Mentor Kikia: Drejtësia është atje, bën punën e vet.
Edi Rama: Nuk ka asnjë rast në vendet e mëdha demokratike ku një ministër anëtar i kabinetit të ketë hyrë në një situatë që të ketë pasur probleme me drejtësinë dhe kryeministrit të ketë marrë një përgjegjësi tjetër përveç distancimit prej tij. Nuk ka, çfarë përgjegjësie politike. -

Rama: Nuk janë as sa gishtat e njërës dorë ata që kanë probleme me drejtësinë!
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë, ku ka zhvilluar edhe takimin përmbyllës për fushatën 2025 me banorës e asaj zone.
Në fjalën e tij, Rama u ndal te drejtësia dhe barazia para ligjit, duke u shprehur se janë rezultat i vendosmërisë së Partisë Socialiste.
Kryesocilaisti tha se anëtarët e qeverisë që PS ka para drejtësisë nuk janë as sa gishtat e njërës dorë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Po jetoj një përpjekje të barazisë para ligjit. Nuk kanë qenë kurrë një realitet për shqiptarët. Kur bënë shtetin, ligjin ishte bashkë me Maliqin dhe Maliqi ishte i pari i qeverisë. Ne jemi të parët në histori që dorëzuam shpatën dhe e lamë të lirë drejtësinë, se pa një drejtësi që është e lirë të godasë majtas dhe djathtas dhe pa një forcë udhëheqëse që është e gatshme të marrë të gjitha kostot, sepse nuk jemi këtu për pushtetin sot, por për shtetin europian të fëmijëve tanë nesër.
Vijnë këta, bashkë me ca të tjerë që strehën çdo natë nëpër ato berberhanet e debateve politike dhe bëjnë si të habitur. Si mund të votohet PS, këta kanë gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën në hetime. Këta janë të zhytur.
E para e punës këta nuk dinë aritmetikë. Ne kemi patur 60 e kusur ministra dhe nuk janë sa gishtat e njërës dorë ata që kanë probleme me drejtësinë. Por edhe sikur të jenë gjysmat. Kush e solli këtë realitet të ri, Stamo Dumua apo Noc Rroku, e solli PS, e sollëm ne me vendosmërinë më të madhe.
-

“Tre kandidatët e PS në Tiranë po hetohen nga SPAK”/ Shehaj: Mos t’ju duket çudi kur në burg të shkojë edhe…
Nga Astiri, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor listat e Partisë Socialiste për të mbrojtur jo vetëm bashkëpunëtorët e tij të afërt të përfshirë në afera korruptive, por edhe veten nga drejtësia. Sipas Shehajt, Edi Rama do të përfundojë në burg.
Shehaj përmendi rastin e arrestimit të Erion Veliajt si shembull të një realiteti që shumë nuk e kanë besuar se mund të ndodhë. “Mos t’ju duket e pamundur që edhe Edi Rama, që është koka e korrupsionit, të përfundojë në burg. Ka për të ndodhur.” Sipas Shehajt, më 11 maj shqiptarët kanë mundësinë të ndërpresin një sistem të kalbur, ku të akuzuarit për korrupsion promovohen dhe mbrohen nga politika. “Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë njerëz të ndershëm që thjesht duan të punojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre, por për dekada janë qeverisur nga politikanë të korruptuar, të cilët ua kanë bërë të pamundur jetesën.”
“Çfarë kanë bërë? Thjesht iu kanë marrë shpirtin, nuk i lënë të punojnë. Dhe çfarë bëjnë sot, që ka ndodhur një ndryshim i madh? Unë kam marrë fletën e votimit… Degjojmë shpesh që Edi Rama flet për drejtësinë, por e ka me faza…”, u shpreh Shehaj, duke iu referuar reagimeve të ndryshme të Ramës në varësi të interesave personale, përfshirë momentin kur Erion Veliaj u arrestua dhe Partia Socialiste reagoi me presion mbi drejtësinë. Shehaj theksoi se tre kandidatë aktualë në listat e PS-së në Tiranë janë nën hetim nga SPAK: Olta Xhaçka, Plarent Ndreca dhe Klotilda Bushka.
“E dini pse akuzohet Klotilda nga SPAK? Për pengim të drejtësisë. Imagjinoni, Rama e kandidon për të mbështetur drejtësinë, ndërkohë që ajo vetë është nën hetim për ta penguar atë. E kuptoni çfarë talljeje?”, tha ai.
Më tej, Shehaj shtoi: “Edi Ramës nuk i intereson fati i këtyre njerëzve. Ai i fut në lista sepse ka nevojë të mbrojë vetveten. Nëse drejtësia vazhdon të funksionojë, Edi Rama do përfundojë në burg. Ose drejtësia do të dështojë, ose Edi Rama do të shkojë në burg. Të dyja bashkë nuk mund të qëndrojnë” – u shpreh Shehaj.
Partia Mundësia futet garon për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit dhe mban numrin 10. -

“PS ka gjysmën e qeverisë në burg”, Rama nga Gramshi: Jemi krenar që sot flitet për drejtësi reale dhe jo për parrulla
Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, ju është përgjigjur nga Gramshi akuzave të kundërshtarëve politikë, të cilët thonë se socialistët nuk duhen votuar se kanë gjysmën e qeverisë në burg.
Në fjalën e tij Rama tha se PS nuk ka gjysmën e qeverisë në burg, por janë disa persona që kanë patur pushtet dhe që sot kanë probleme me drejtësinë.
Megjithatë sipas Ramës ai si njeri ndien keqardhje, por si drejtues i Shqipërisë ndihet krenar, pasi sot për herë të parë flitet për barazi reale para ligjit dhe jo për parrulla.“Ne nuk kemi gjysmën e qeverisë në burg, ne kemi disa që gjatë 12 viteve kanë patur role dhe kanë hasur në probleme me drejtësinë. Për këtë ne duhet të ulim kokën, mua më vjen shumë keq nga ana njerëzore, por nga ana e detyrimit që kam ndaj jush dhe ndaj çdo shqiptari jam kryelartë, pasi nuk po bëjmë sikur po bëjmë drejtësi. Nuk kam marrë votën të përdor drejtësinë për të goditur kundërshtarët dhe tek shtëpia jonë e cila pastrohet, ripërtërihet dhe pastrohet gjaku edhe përmes drejëtsisë të bëjmë sikur nuk kuptojmë. Jam krenar që për herë të parë barazia para ligjit nuk është parrullë, por përpjekje. Barazia para ligjit nuk është për ata që nuk kanë gjë në dorë, por për ata që kanë pushtet. Nëse ka një gjë pse duhet votuar PS është pikërisht kjo për të cilën ata thonë qëe PS nuk duhet votuar. Për të gjitha këto ne na vlerëson, na respekton BE”, u shpreh Rama.
-

Rama kujton çadrën e PD dhe “godet” Metën: Hapur e mbante Luli, por kunjat i kishin ‘bufi’ dhe dikush që nuk dua t’i përmend emrin
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Gramsh, ka kujtuar zgjedhjet e 2017, duke thënë se kërkoi votën e qytetarëve që ta ‘drejtonte timonin’ i vetëm për të bërë drejtësinë e pavarur.
Rama tha se në “2017 kur kërkova timonin ishin ato zgjedhje kur ata deri në sekondën e fundit nuk donin të hynin në zgjedhje. Rrinin te çadra. Çadrën e mbante hapur Luli, por kunjat e çadrës i kishin të tjerët, bufi i kënetës bashkë me dikë tjetër është në hallin e vetë dhe nuk dua t’i përend as emrin më”, duke iu referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Ndër të tjera ai foli edhe për kritikët, që thonë se PS nuk duhet votuar sepse ka gjysmën e qeverisë në burg.
“Nuk kemi gjysmën e qeverisë në burg, por disa që gjatë 12 viteve kanë pasur role dhe kanë hasur në probleme me drejtësinë dhe për këtë ne duam të ulim kokën. Nga ana njerëzore më vjen keq, ama nga ana detyrimi që kam ndaj jush dhe çdo shqiptari që më ka dhënë votën jam kryelartë, sepse nuk ia kam marrë votën për të bërë sikur po bëjmë drejtësi, të përdor drejtësinë për të goditur kundërshtarët dhe kur vjen puna te shtëpia jonë, që pastrohet dhe ripërtërihet duke ndryshuar gjakun, edhe nëpërmjet drejtësisë. Jam shumë krenar që për herë të parë në historinë e këtij vendi, barazia para ligjit nuk është parullë, por përpjekje. Dhe nëse ka një arsye për të votuar PS është pikërisht kjo”, tha ai.
Rama: Kur unë thosha në 2017 më jepni timonin të drejtoj këtë makinë pa të tjerët në prehër. Se me të tjerët në prehër nuk bënim një drejtësi të pavarur. 2017 kur kërkova timonin ishin ato zgjedhje kur ata deri në sekondën e fundit nuk donin të hynin në zgjedhje. Rrinin te çadra. Çadrën e mbante hapur Luli, por kunjat e çadrës i kishin të tjerët, bufi i kënetës bashkë me dikë tjetër është në hallin e vetë dhe nuk dua t’i përend as emrin më.
Sot, shikoni se çfarë mendje kanë. Ata dhe ata të tjerët që dalin nëpër media, media u thënçin, nëpër moçale mediatike, që duan të çorodisin popullin duke thënë se nuk mund të votohen më këta, këta janë hajdutë, kanë gjysmën e qeverisë në burg.
E para e punës, keni parë hajdutë që jo vetëm pranojnë, por i dorëzojnë të gjitha kodet e shtëpisë drejtësie? Nuk ka! Nuk kemi gjysmën e qeverisë në burg, por disa që gjatë 12 viteve kanë pasur role dhe kanë hasur në probleme me drejtësinë dhe për këtë ne duam të ulim kokën. Nga ana njerëzore më vjen keq, ama nga ana detyrimi që kam ndaj jush dhe çdo shqiptari që më ka dhënë votën jam kryelartë, sepse nuk ia kam marrë votën për të bërë sikur po bëjmë drejtësi, të përdor drejtësinë për të goditur kundërshtarët dhe kur vjen puna te shtëpia jonë, që pastrohet dhe ripërtërihet duke ndryshuar gjakun, edhe nëpërmjet drejtësisë. Jam shumë krenar që për herë të parë në historinë e këtij vendi, barazia para ligjit nuk është parullë, por përpjekje. Dhe nëse ka një arsye për të votuar PS është pikërisht kjo. -

Berisha në Himarë: Rama përdori drejtësinë për të arrestuar Belerin pasi nuk pranoi të kandidonte për partinë e tij
Nga Himara, kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrin Edi Rama se ‘përdori drejtësinë për të arrestuar Fredi Belerin’.
Më i keqi se të gjithë është armiku i brendshëm që të grabit lirinë, tha Berisha, duke folur për kryeministrin.
“Askush nuk ka qëndruar ndaj të keqes, sikurse keni qëndruar ju, himariotët. Qëndresa e Himarës është një faqe e lavdishme në historinë e njeriut, në betejën me të keqe dhe ju të tillë keni qenë në të gjitha kohërat.
Ta marrë vesh edhe Edi Rama. Përgjigjen që meritonte Rama ia dha Himara me Fredi Belerin. Miqtë e mi, Donald Trump në fushatën e tij elektorale u tha amerikanëve se një rrezik më i madh për amerikanët se sa fuqia e kinës apo Rusisë, është armiku i brendshëm.
Në Shqipëri armiku ishte ai që përdori drejtësinë për të marrë mandatet e të zgjedhurve tuaj, pasi bëri gjithçka që ju të mos e votonit dhe atëherë si frikacak përdori drejtësinë për t’i marrë mandatin të zgjedhurit tuaj, për t’ia grabitur. Prokurorët dhe gjykatësit e kontrolluar prej tij nuk e lejuan Belerin të vinte të bënte betimin dhe shkaku ishte vetëm një, se Beleri nuk pranoi të kandidonte për partinë e tij, se tha jam i djathtë dhe kam parimet e mia.
Ndaj dhe unë e nisa fjalën time se më i keqi se të gjithë është armiku i brendshëm që të grabit lirinë. Çfarë i mbetet një njeriu të lirë?”Top Channel
-

“Rama përdori drejtësinë për të arrestuar Belerin pasi nuk pranoi të kandidonte për partinë e tij”/ Berisha në Himarë: Më i keqi se të gjithë është armiku i brendshëm
Sali Berisha: Askush nuk ka qëndruar ndaj të keqes, sikurse keni qëndruar ju, himariotët. Qëndresa e Himarës është një faqe e lavdishme në historinë e njeriut, në betejën me të keqe dhe ju të tillë keni qenë në të gjitha kohërat.
Ta marrë vesh edhe Edi Rama. Përgjigjen që meritonte Rama ia dha Himara me Fredi Belerin. Miqtë e mi, Donald Trump në fushatën e tij elektorale u tha amerikanëve se një rrezik më i madh për amerikanët se sa fuqia e kinës apo Rusisë, është armiku i brendshëm.
Në Shqipëri armiku ishte ai që përdori drejtësinë për të marrë mandatet e të zgjedhurve tuaj, pasi bëri gjithçka që ju të mos e votonit dhe atëherë si frikacak përdori drejtësinë për t’i marrë mandatin të zgjedhurit tuaj, për t’ia grabitur. Prokurorët dhe gjykatësit e kontrolluar prej tij nuk e lejuan Belerin të vinte të bënte betimin dhe shkaku ishte vetëm një, se Beleri nuk pranoi të kandidonte për partinë e tij, se tha jam i djathtë dhe kam parimet e mia.
Ndaj dhe unë e nisa fjalën time se më i keqi se të gjithë është armiku i brendshëm që të grabit lirinë. Çfarë i mbetet një njeriu të lirë?Top Channel
-

Rama: Ne nxorrëm drejtësinë nga burgu, iku koha kur kryeministri mbronte vrasësit e të pafajshmëve
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral me qytetarët në Poliçan, u ndal sërish te Reforma në Drejtësi.
Ai tha se iku koha kur ata që vrisnin nuk dilnin para drejtësisë sepse kryeministri i kohës nuk linte prokurorët të bënin punën.
Sipas tij të gjithë ata që pretendojnë se socialistët janë në burg duhet të dinë se kjo është e pavërtetë, pasi e vërteta është se PS nxorri drejtësinë nga burgu dhe se sot janë të gjithë të barabartë para ligjit.“Nga zyra ku unë jam sot, u vranë njerëz, protestues të pafajshëm, vrasësve nuk u ka hyrë asgjë në këmbë. E kam thënë gjithmonë drejtësia vonon por nuk harron. Më parë kjo mbetej kjo fjalë boshe, por tani nuk është më fjalë boshe. Më thonë disa po çfarë ndodh sot. Imagjinoni pak se sikur unë të vrisja njerëz kur vjen e proteston këneta e unë të mos lejoj prokurorët të hetojnë. Kjo nuk ndodh më sepse nuk është më ajo Shqipëri, nuk është më ajo kënetë. Për herë të parë kemi një drejtësi që nuk pyet kush je dhe më ke je, por vjen e të merr. Kur ata thonë shiko se këta i kanë njerëzit në burg, unë u them shqiptarëve se jo, e vërteta është se ne kemi nxjerrë nga burgu drejtësinë. Nëse Sqipëria hyn në BE, drejtësia para ligjit mbetet e barabartë për të gjithë”, u shpreh Rama.
-

“Thonë gjysmën e qeverisë e ke në burg”/ Rama nga Poliçani: Ndihem krenar që kam nxjerrë drejtësinë nga burgu
Nga takimi me banorët në Poliçan, kryeministri Edi Rama u kthye pas në kohën kur kërkonte mandatin e katërt për të bërë reformën në drejtësi, detyrë për të cilën tha se e ka kryer.
Rama u ndal te kritikat për arrestimin e ish funksionarëve të PS, ku tha se ndihet krenar që drejtësia ka goditur djathtas dhe majtas.
“Thonë ç’është kjo punë me Edi Ramën njëherë thotë tepsi njëherë timon njëherë dajre. Kujtohet mirë kur ju thoja ma jepni timonin, ja ku doli e vërteta, ishte thelbi i asaj fushate. Të tjerët donin pjesën me tepsi nuk donin reformë në drejtësi. Shikoni çfarë thonë sot e ju duket vetja të zgjuar. Thonë gjysmën e qeverisë e ka në burg.
Këtu është mirë të ndalemi një moment për tu marrë vesh. Si duhet të ndihemi ne, si ndihem unë. Kur duhet të ballafaqohem me faktin se një pjesë e atyre që kanë qenë në qeveri kanë pasur dhe kanë probleme me drejtësinë. Unë do ndihesha keq dhe sikur ju kisha tradhtuar nëse ju mora votën për të bërë reformën në drejtësi, e kam thënë që duhet një drejtësi që godet majtas e djathtas.
Jam kryelartë për faktin se në këto vite kemi bërë atë që se ka bërë asnjë qeveri. Ne kemi nxjerrë nga burgu drejtësinë”-tha Rama.Top Channel