Tag: drejtësinë

  • Sali Berisha i ekzaltuar pas presioneve mbi drejtësinë e re, ja si po dalin një e nga një gjithë pjesëtarët e…

    Sali Berisha i ekzaltuar pas presioneve mbi drejtësinë e re, ja si po dalin një e nga një gjithë pjesëtarët e…

    Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është më thjesht një politikan i shpallur “non-grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe. Ai është kthyer sot në përfaqësuesin më brutal të një lufte sistematike kundër drejtësisë shqiptare. Lufta e tij nuk është për ideale, nuk është për opozitën, as për Partinë Demokratike. Është një luftë për liri personale, për mbijetesë politike dhe për mbrojtjen e rrethit familjar, të përfshirë në disa nga skandalet më të mëdha të pas ’90-ës. Sulmet e njëpasnjëshme ndaj SPAK, GJKKO dhe gjyqtarëve e prokurorëve të përfshirë në çështjet kundër tij janë dëshmi se Berisha nuk lufton më për të fituar në gjykatë, por për ta delegjitimuar atë.
    Presionet
    Sulmet e njëpasnjëshme ndaj SPAK, GJKKO dhe gjyqtarëve e prokurorëve të përfshirë në çështjet kundër tij janë dëshmi se Berisha nuk lufton më për të fituar në gjykatë, por për ta delegjitimuar atë. Në vend që t’i nënshtrohej vendimeve të drejtësisë si çdo qytetar i zakonshëm, Berisha e nisi ofensivën ndaj SPAK dhe GJKKO me sulme të organizuara publike, konferenca për shtyp të përditshme, akuza personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe shpifje të paprecedenta.Kjo strategji, e njohur dhe e përdorur prej tij prej vitesh, duket se po jep efekt dhe me drejtësinë e re. Fillimisht, Berisha u lirua në fund të vitit të kaluar nga arresti në shtëpi pas 331 ditësh, në mes të një presioni të madh publik të ushtruar nga vetë ai dhe përkrahësit e tij me arsyetimin se lideri i opozitës nuk duhet të mbahej në periudhën para fushatës zgjedhore.
    Tani, edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i tij dhe një nga të akuzuarit kryesorë për korrupsion dhe pastrim parash në aferën “Partizani”, është liruar nga arresti në shtëpi, kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh. Ironia është e trishtë: Malltezi po akuzohet për korrupsion dhe drejtësia ia ka marrë “lekët e korrupsionit” si garanci për liri. Madje dhe besniku i Sali Berishës, Ervin Salianji është liruar dje me kusht, pasi Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij. Ndryshe ka ndodhur me eksponentët socialistë, të cilët kanë mbetur të gjithë në burg. Madje disa prej tyre, si Gjici, Lefter Koka apo Fatos Tushe kanë paraqitur dhe raporte për probleme shëndetësore, në kohën që kanë qenë në paraburgim, por drejtësia i ka lënë në qeli. Këtë alarm e ka ngritur dhe avokati Romeo Kara, i cili tha se po përdoren dy standarde në sistemin e drejtësisë ndaj dosjes “Partizani” dhe gjykimit të Berishës, duke theksuar se pavarësisht mbështetjes së tij për institucionet si SPAK dhe GJKKO, ato nuk po veprojnë njësoj ndaj të gjithë aktorëve politikë.
    Ai veçoi rastin e Berishës, për të cilin u shpreh se duhet të ishte në burg për të shmangur kryerjen e veprave të tjera penale, duke theksuar se vendimmarrja ndaj tij ndikohet nga konflikte interesi në disa nivele të sistemit gjyqësor. “Kam disa javë ose më tepër që në sajë të mbështetës që i kam bërë drejtësisë kam ankesat e mia, në mënyrën se si po përdoren dy standarde. Kam mbështetur SPAK dhe GJKKO, për Veliajn dhe Metën që t’i lenë aty ku është, pot bashkë me ata duhet të jetë edhe Berisha. Unë mendoj se kjo është zgjedhje. E kam analizuar gjatë dhe kam thënë që ka të bëjë me konflikt interesi që nga brezi i parë e deri në brezin e katër. Gjyqtarja e lehtësoi punën, sepse e pranoi vetë konfliktin e interesit.
    Berisha duhet që të jetë në burg, që të mos kryhen vepra të tjera penale. Duke njohur mirë historikun dhe realitetin në Shqipëri ne kemi kuptuar që gjykata vazhdon me dy standarde. Drejtësia në Shqipëri nuk mund të thyhet në Shqipëri, e dyta nuk duhet të kemi dy standarde dhe e treta këta persona nuk duhet që të bëjnë presion ndaj sistemit të drejtësisë. Propozimi im është ne kemi nevojë për një veting, dhe për kontroll për transparencën në drejtësi”, tha avokati Kara.
    Dosjet stivë ndaj Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe presionet ndaj SPAK
    Kujtojmë se në zyrat e SPAK, përveç aferës “Partizani” ndodhen dosje voluminoze që përfshijnë akuza të shumta për Sali Berishën, nga korrupsioni i lartë shtetëror, pastrim parash, përgjegjësi politike për ngjarje tragjike si ekzekutimet në Bulevard më 21 janar, tragjedia në Gërdec që shkaktoi vdekjen e 26 personave, vrasjet në Tropojë si dhe lidhje të dyshimta me biznesmenë serbë dhe pazare të pista, apo dhe lobimi në SHBA për të hequr “non gratën”.
    Po ashtu Berisha mban mbi supe dhe shumë akuza të tjera, nga dyshimet se është i implikuar në aksidentin e Kostra Trebickës dhe deri te zhdukja e Remzi Hoxhës dhe vdekjen e dyshimtë të prokurorit Xhavit Hana që po i shkonte deri në fund kësaj dosjeje. Në këto afera që po heton SPAK dalin të implikuar fëmijët dhe gruaja e Sali Berishës si “lavatriçja” e pastrimit të parave të babait të tyre. Nga ana tjetër, hetimet për 21 janarin po zvarriten. Ende nuk është thirrur Berisha për të dëshmuar. Madje këtë dosje SPAK as nuk do ta hapte nëse nuk do të ishte për vendimin e Gjykatës së Strasburgut që e quajti qartë krim dhe detyroi Altin Dumanin të regjistronte kallëzimin.
    Po ashtu dosjet e bashkëpunëtorëve të Berishës, si ajo e Flamur Nokës për pastrim parash, Fatmir Mediut dhe djalit të tij Shkëlzen Berisha për Gërdecin, apo dhe diploma false dhe dyshimet për pastrim parash i Belind Këlliçit po mbeten në vend. Në këtë mozaik të errët të akuzave dhe presioneve sistematike, Sali Berisha qëndron jo si një lider politik me kauza, por si një simbol i përpjekjes për të sfiduar drejtësinë dhe për të ruajtur me çdo çmim lirinë, pushtetin e tij personal dhe familjar.
    Megjithëse koha do të tregojë nëse Shqipëria do të ketë forcën të përmbushë pritshmëritë e saj për drejtësi të vërtetë, apo do të vazhdojë të mbetet peng i lojërave të pushtetit dhe interesave personale të një grupi të vogël që i konsideron ligjet si pengesa të kalueshme. Ndërkombëtarët po investohen fuqishëm së fundmi që të marrin në mbrojtje drejtësinë e re dhe po iu vendosin vijat e kuqe se SPAK është i paprekshëm.

  • “Drejtësia e ka frikë Berishën”, Spahiu: Ende s’ka gjyqtar apo prokuror që guxon ta dënojë atë

    “Drejtësia e ka frikë Berishën”, Spahiu: Ende s’ka gjyqtar apo prokuror që guxon ta dënojë atë

    Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku foli edhe për përballjen e Sali Berishës me drejtësinë. Sipas Spahiut, kjo e fundit është e intimiduar dhe e pafuqishme përballë kreut të Partisë Demokratike.
    “Unë jam politikisht një nga kritikët më të fortë të Berishës, dhe përveç kësaj unë them si një jurist prej 33 vitesh, në sektorët më të vështirë të sistemit, vendimi i gjykatës në këtë çështje është ligjor, askush nuk duhet ta vërë në dyshim. Ka arritur të fitojë të gjitha betejat me drejtësinë, jo për shkak të pafajësisë, por se drejtësia e ka frikë. Nuk është normale dhe për këtë arsye se përse SHBA e ka shpallur non grata, është se Berisha ka përdorur pushtetin e tij për të ushtruar presion te drejtësia. Unë kam bindjen që Berisha përsëri duke ushtruar presion do t’i fitojë dhe betejat e ardhshme me drejtësinë”,- tha Spahiu.
    Ai vijoi më tej, duke u shprehur se:“Unë mendoj që mënyra në stilin e tij, tipologjia politike e Berishës, jo vetëm në raport me drejtësinë, me kundërshtarët, ka zgjedhur denigrimin e zërave kritikë për të heshtur të gjithë të tjerët. Epërsia e tij ka qenë se në një fshat të vogël si Shqipëria ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, janë të shantazhueshëm”.

  • Përballja me drejtësinë për ‘Partizanin’, Berisha anulon konferencën për shtyp me gazetarët/ Pse u tremb kryedemokrati?

    Përballja me drejtësinë për ‘Partizanin’, Berisha anulon konferencën për shtyp me gazetarët/ Pse u tremb kryedemokrati?

    Në ditën kur duhej të niste përballjen me drejtësinë për dosjen e shumëpërfolur të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk u paraqit në GJKKO. Ai anuloi edhe konferencën për shtyp që zakonisht zhvillon të hënave, duke shmangur përballjen me gazetarët mbi këtë çështje.
    Në seancën e parë gjyqësore në themel, u paraqitën vetëm Jamarbër Malltezi (dhëndri i Berishës) dhe Xhimi Begeja, ndërsa munguan vetë Berisha, Fatmir Bektashi (me arsye shëndetësore), Andia Pustina dhe përfaqësuesit ligjorë të kompanisë Homeplan.
    Fletëthirrja për Berishën u dërgua më 27 qershor dhe u firmos nga Malltezi. Ky i fundit pranoi në gjykatë se nuk kishte pasur kohë të njoftonte vjehrrin. Avokatja e Berishës, Klodiana Gjyzari, konfirmoi se nuk kishte pasur kontakte për të garantuar dijeninë e tij mbi seancën.
    Përfaqësuesi i SPAK, Arben Kraja, kërkoi shtyrjen e seancës për shkak të mosnjoftimit ligjor të Berishës dhe mungesave të tjera. Trupa gjykuese me kryesuese Elsa Ulliri dhe relatorë Bib Ndreca e Rudina Palloi, vendosi ta shtyjë seancën për më 21 korrik, ora 10:30.
    Gjyqtarja Elsa Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga çështja që më 20 qershor, duke argumentuar lidhjen familjare me deputeten demokrate Andia Ulliri. Kërkesa është dorëzuar te drejtuesi i GJKKO, Erion Bani, por ende nuk ka një vendim, duke bllokuar funksionimin e trupës gjykuese.
    Për këtë arsye, edhe një tjetër seancë për kërkesën e Malltezit për të revokuar arrestin shtëpiak, u shty për 7 korrik.
    Në vend që të paraqitej në gjykatë, Sali Berisha sulmoi procesin, duke e quajtur një “proces politik” të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Edhe Malltezi akuzoi drejtësinë si të “kapur” dhe të komanduar politikisht.
    Dosja e SPAK u kalua për gjykim më 19 maj, pa asnjë kërkesë për gjykim të shkurtuar, çka nënkupton një proces të gjatë. Të pandehurit dhe akuzat përkatëse janë:

    Sali Berisha – “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë”, në bashkëpunim me Malltezin
    Jamarbër Malltezi – “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrimi i parave” në bashkëpunim
    Fatmir Bektashi – “Korrupsion aktiv” dhe “Pastrim parash”
    Xhimi Begeja – “Pastrim parash” në bashkëpunim
    Andia Pustina – “Pastrim parash”
    Studio Pustina sh.p.k. – “Pastrim parash”
    Homeplan sh.p.k. – “Pastrim parash”
    Kontakt sh.p.k. – “Pastrim parash”

    Sipas SPAK, nga vendime të qeverisë Berisha, Malltezi ka përfituar rreth 5.4 milionë euro nga një ndërtim në mënyrë të paligjshme mbi truallin e ish-kompleksit “Partizani”.

  • Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë me drejtësinë për të mbyllur…

    Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë me drejtësinë për të mbyllur…

    Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu.

    Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një orë përpara se të arrestohej me urdhër të SPAK.
    “Ai nuk e dinte ende, por pas një ore do të arrestohej në këtë zyrë. Pa gjyq, thjeshtë kaos. Kamerat po xhirojnë. Mediat po e përpijnë. Edhe arrestimi i tij duket si një film. Energjia e PERSONAZHIT KRYESOR është çliruar plotësisht”, shkruan Veliaj në këtë video.
    “Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më parë”, ka shtuar ai në diçiturë.

    @erionveliaj_Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më parë 🎬♬ HAVHAVHAV – Rapfelsefesi

    Top Channel

  • Sulmet e Berishës për Irena Gjokën, Braçe: Nuk jep dot një politikan vendim për drejtësinë

    Sulmet e Berishës për Irena Gjokën, Braçe: Nuk jep dot një politikan vendim për drejtësinë

    Deputeti Erion Braçe i ftuar në Report Tv komenton sulmet e Sali Berishës kundrejt gjyqtares Irena Gjoka. Braçe shprehet se një politikan nuk jep dot vendimin e tij për drejtësinë.
    “Politikanëve duhet t’i ndalohet sulmet përkundrejt organeve të drejtësisë, ata kanë sistemin e tyre të kontrollit dhe të kontestimit, një gjykatë më e ulët verifikohet nga një gjykatë më e lartë, një prokuror verifikohet nga një gjykatë dhe mbaron këtu, nuk ka pse politikani të japë opinionin e tij ose vendimin e tij për drejtësinë. Nuk jep dot një politikan vendim për drejtësinë, një politikan nuk duhet të ketë më shumë të drejta se çdo kush tjetër që vihet në akuzë penale”, tha Braçe.

  • Gazetari: PD-së s’i intereson rinumërimi sepse votat e partisë janë deleguar! Berisha nuk ia lë askujt partinë

    Gazetari: PD-së s’i intereson rinumërimi sepse votat e partisë janë deleguar! Berisha nuk ia lë askujt partinë

    Gazetari Poli Hoxha mendon se Sali Berisha nuk ka më hallin se mos i marrin partinë, por se si të përballet me drejtësinë, pas caktimit edhe të treshes gjykuese për aferën e dosjes “Partizani” ditën e sotme.Ai nuk sheh garë brenda PD-së më dhe as emra që mund të guxojnë t’i dalin përballë për t’i marrë selinë blu. I ftuar në ‘Studio Live’ të Report Tv, ai u shpreh se edhe ata pak kritikë që i dalin PD-së, marrin një reagim tepër agresiv dhe shtypen, kurse refuzimi për rinumërimin e votave brenda partisë të kandidatëve është një tjetër shenjë.
    “Berisha do vazhdojë betejën e tij me Drejtësinë. Sot është caktuar edhe trupa gjykuese dhe tani ai nuk ka më hallin e partisë, por të betejës me drejtësinë. Nuk mendoj se do ketë luftë të brendshme në PD. Këta nuk i lënë zërat kundër dhe as nuk ka të tillë. Edhe kur del ndonjë i tillë që do të qajë humbjen, si rasti i Ilir Vrenozit, “heroit të demokratëve” gjatë fushatës, të cilit iu vërsulën kur tha se donte të qante për humbjen. Po kështu edhe Nard Ndokës me statusin ku shprehej se duhej parë brenda lidershipit shkaku i humbjes”, tha Hoxha.
    Gazetari shprehet se Berisha dhe PD nuk kanë beteja parimore për vjedhjen e zgjedhjeve, sepse nëse kishin ankesa për ato që pretendojnë, do i kishin bërë që para votimeve.
    “Nëse PD kishte interes për ato që pretendon, do ankohej para zgjedhjeve, sepse OSBE-ODIHR i kishte përfshirë në raport dhe këta mbyllën listat së bashku dhe heshtën. Kurse tani ankohen. Unë nuk e di se pse bëhen këto statuse për luftë apo përplasje të brendshme, por mendoj se janë sinjal dhe mesazh ndaj kritikëve. Kryetari te PD është partia. Mendoj se askush nuk mund të ngrihet për analizë dhe kritikë atje, pasi edhe Gazment Bardhi nuk u zgjodh me garë nënkryetar dhe po kështu Agron Gjekmarkaj, pra nuk kanë tagrin të kërkojnë analizë forumesh”, u shpreh ai për Report Tv.
    Për të, PD është kthyer në një bunker ku Berisha ka mision përballjen me drejtësinë. Gjithashtu PD sipas tij nuk ka interes që të kërkojë rinumërimin e votave brenda partisë.
    “Edhe Berisha nuk thotë më jam kryetar i PD, por se është me mision. PD është një bunker ku  vendos vetëm ai, Berisha është kryetar dhe askush nuk guxon ta kritikojë. Berisha edhe po të kandidojë prapë në shtator për PD e fiton.  Para zgjedhjeve të 11 majit janë dhënë 63 leje ndërtimi enturazhit të PD-së dhe drejtuesve të saj. Tani të dy palët nuk duan të hapin kutitë, sepse ka ndodhur vota e deleguar, pra me Partinë secili bën çfarë duan. Këta janë bashkë, e kjo buron që te Kodi Zgjedhor. PD nuk e do rinumërimin e votave brenda partisë, sepse edhe aty janë deleguar votat”, analizon ai situatën brenda opozitës.
    Por a do largohet Berisha nga partia?
    “Unë mendoj se Berisha nuk do ia lërë askujt nga këtyre që përfliten partinë. Nuk ia lë sepse kjo është e rrezikshme. Unë mendoj se Berishizmi do vazhdojë, nuk do ketë kryetar të ri të PD-së, pasi Berisha ka betejën me drejtësinë. Edhe nëse ka emra për kryetar në atë parti, ku mund të japim disa, do jenë emra të një ushtrie të vdekur. Kurse Rama e ka opozitën me telekomandë, por mund t’i kthehet në problem. Rama nuk ka rival”, argumentoi gazetari për ‘Studio Live’.

  • “Emri im s’mund t’i mbulojë dot hallet që kanë me drejtësinë”/ Akuzat e Metës, reagon ashpër Braimllari

    “Emri im s’mund t’i mbulojë dot hallet që kanë me drejtësinë”/ Akuzat e Metës, reagon ashpër Braimllari

    Lidhur me ngritjen e akuzave nga SPAK për Ilir Metën, reagoi nga qelia presidenti Partisë së Lirisë. Ilir Meta për herë të parë ka zbuluar detaje për sa i përket aferës së lobimit në SHBA. për të cilën ai është vënë nën akuzë.
    “Ka qenë tronditës fakti që ish-kolegu im në LSI, i cili më kishte prezantuar me avokatin greko-amerikan në Greqi dhe i cili propozoi edhe në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së që të paguheshin 15 mijë USD parapagim për kompaninë “McKeon Group” dhe i cili më pas erdhi me mua edhe në SHBA për ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump dhe ishte në çdo takim ku ndodhej edhe Z. Fidetzis kishte deklaruar se nuk e njihte Z. Fideszis”, ka shkruar Meta.
    Pas këtyre akuzave të rënda të Metës ka reaguar menjëherë ish-besniku i tij Endrit Braimllari i cili deklaroi shkurtimisht  se:
    “Kjo është një çështje e ezauruar për mua që në vitin 2023. Nuk komentoj çështje që i takojnë drejtësisë. Emri i Endrit Braimllari nuk mund të mbulojë dot hallet që kanë me drejtësinë”, tha Braimllari.

  • “Nuk jemi më në epokën e arrogancës”, Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

    “Nuk jemi më në epokën e arrogancës”, Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

    Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”.
    Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në  një studio televizive u shpreh se politika shqiptare deri tani ka manifestuar sjellje presionuese ndaj drejtësisë, por tashmë ‘loja’ ka ndryshuar.
    Sipas saj, vendimi për kalimin e dosjes “Partizani” për gjykim është një revolucion “për drejtësinë shqiptare dhe një shpullë e thellë për politikën shqiptare”.
    Ajo theksoi më tej se kërcënimet dhe sulmet që bën Berisha për prokurorët e gjyqtarët do t’ia rëndojnë pozitën në raport me drejtësinë.
    “Pushteti politik në Shqipëri, pa dallim, majtas dhe djathtas, kishte një arrogancë dhe ishte tutor i drejtësisë shqiptare. Klasa pulitke shqiptare ka marrë një mësim të madh nga SPAK.
    Ne e dimë që edhe Ilir Meta, gjatë seancave gjyqësore bënte si kaposh, bërtiste e fyente edhe rrugëve, tani kemi vënë re se e ka vënë shpirtin në paqe. Së për Berishën, pavarësisht se bëri një vit në majë të ballkonit, tani po shkon si “çeço” çdo javë dhe paraqitet para SPAK dhe bën listëprezencën.
    Edhe kjo që ka kaluar për gjykim sot, për mendimin tim është një revolucion për drejtësinë shqiptare dhe një shpullë e thellë për politikën shqiptare.
    Edhe këto presionet që bën ai, nuk do ngelen pa përfshirë, sepse e dimë shumë mirë, që gjyqtari nuk merr një vendim thjesht bazuar në prova, por edhe nga sjelljet e personit që është nën hetim. Pozitat e tij do rëndohem nga sjellja që ai ka pasur ndaj drejtësisë, sepse bëhet një precedent i tmerrshëm dhe negativ për të gjithë shqiptarët që duhet të përballen me drejtësisë”, tha ajo.

  • A mund të mendohen këto zgjedhje të lira dhe të barabarta me drejtësinë e Irena Gjokës?

    A mund të mendohen këto zgjedhje të lira dhe të barabarta me drejtësinë e Irena Gjokës?

    A mund të mendohen këto zgjedhje të lira dhe të barabarta me drejtësinë e Irena Gjokës?

    Nga Ndriçim Kulla/

    Drejtësia në realitetin e krijuar shqiptar është bërë një labirint llumi dhe balte. E ashtuquajtura reformë e re e transformoi atë në një instrument pushteti , i cili ka disa vjet, që nga dita në ditë, nga muaji në muaj, nga ngjarja në ngjarje, duket se është bërë plotësisht një vegël në shërbim të diktaturës. Propaganda e regjimit tonë i hedh poshtë këto pretendime dhe duke qëndruar mbi kapakun e fakteve që ka i mbuluar i mjegullon, e quan drejtësinë e re një sukses të jashtëzakonshëm dhe si për ironi i qëndron kaluar përsipër kalvarit të saj .

    Juristët dhe profesionistët e fushës përball avoketërve ideologjikë të sistemit kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë përballë gjykimit të fakteve, duke na vizatuar përfundimin e një drejtësie politike, e cila është krijuar për të mbështetur pushtetin e Edi Ramës të kthyer në regjim ,në mënyrë që ai të vazhdoj sa me gjatë në pushtet .

    Ndërkohë që ne aktualisht po shkojmë drejt fundit të fushatës zgjedhore, drejtësia politike po vazhdon rrugën e saj të errët për të cilën edhe është krijuar . Bilanci i saj dramatikë i cili nuk gjeti kurrë pak hapësirë mediatike për tu pasqyruar shprehë edhe një shqetësim tjetër të madh për strategjinë e pushtetit për mbulimin e fytyrës së vërtetë të saj.

    Por a mund të gjesh dot në këto kushte një justifikim të vërtet përball faktit dramatik, se magazina e dosjeve të drejtësisë penale dhe civile që presin radhën e shqyrtimit për të dhënë drejtësi ka kapur shifrën 150 mijë nga 20 mijë që ishte niveli para drejtësisë së re?

    Por këtu nuk të zhgënjen dhe të çmend vetëm sasia e kësaj shifre, që tregon se deri në çfarë nivel ka shkuar zvarritja në kohë e drejtësisë për të shqyrtuar ,gjykuar dhe për tu dhënë drejtësi shqiptarë֝ve , por më shumë cilësia e vendimeve që jep kjo drejtësi.

    Aktualisht sot problemin më të madh shoqëria jonë shqiptare e ka me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, sidomos legjitimitetin e kontestuar me qindra e qindra fakte dhe prova të panumërta, se çfarë padrejtësie kryen pushteti në këtë proces për ti fituar me një rrëmbim të ri edhe këto zgjedhje.

    Po a mund të quhen vallë këto zgjedhje të lira dhe të barabarta me drejtësinë e Irena Gjokës?

    Këtë surrogato drejtësi që kemi sot, Sorosi me kukullën e tij Edi Ramën e kthyen në një gjiriz të vërtet ku intrigat fshihen brenda saj me njëmijë e një makinacione duke sfiduar çdo lloj arsye që lidhet me misionin që ka drejtësia në vetvete. Edhe xhungla të jep një rrugë ose krijon një mundësi që të ndjekësh arsyen.

    Është bërë e vështirë, shumë e vështirë për ta bërë sot këtë me drejtësinë shqiptare.

    Po ku mund ta gjesh fillin e këputur të kësaj arsye në rrugën e drejtësisë së re si në rastin emblematik të Irena Gjokës?

    Do ndjehej i turpëruar çdo sistem shtetëror ose juridik në çdo cep zululandi, apo kudo qoftë, përveç vendeve demokratiko perëndimore që i kanë histori të shkuara para mesjetare këto histori të turpshme, të cilat ia kanë ç’vleftësuar shtetit çdo monedhë dhe kredencial.

    Karshi shumë proceseve të pastra politike që drejtësia ka hapur në prag të zgjedhjeve parlamentare si burgosjet, dënimet ose trysnitë e drejtuesëve të opozitës, opinion i pastër publik ka bërë pyetje të shumta dhe të herë pas hershme në lidhje me pa mundësinë për të kuptuar shumë nyje dhe hallka të mistershme të këtyre proceseve ku fshihej qëllimi dhe ideologjia.

    Por më së shumti është pyetur për Irena Gjokën, se çfarë përfaqëson misteri saj, kush ishte Irena,si ishte e mundur që ajo u bë gjykatëse dhe qëndronte si e tillë në një institucion specifik dhe mjaft të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, pse nuk iu përgjigjej akuzave publike për hir të transparencës , etj etj..

    U desh mbi një vit që e vërteta e saj e inkriminuar të mbahej e fshehtë dhe kapsuluar në bashkëpunim me organet ligjzbatuese ku ne sot të kemi para syve dy Irena. Irenën e dënuar penalisht për shkelje të ligjit dhe Irenën gjykatëse që ka bërë një krim edhe më të rëndë, duke u falsifikuar së bashku me institucionin ku ajo ka ushtruar një detyrë në rolin e një kontrabandisti.

    Lënia e saj me kujdes në një cep të errësirës është në të vërtet një aventurë e pa rrëfyer mire që me siguri do ketë kohën e saj për tu bërë.

    Heshtja ,anashkalimi , zgjatja dhe mbulimi i skandalit për mbi një vit është një aventurë antiligjore me përfshirjen e tërë institucioneve shtetërore brenda dhe me fajtorë kryesor SPAK-un.

    Kjo është drejtësia e re lodrave të udhëtimit me të cilat mbulohen të gjitha padrejtësitë e saj që ajo ka bërë.

    Të rishikohet vetingu i Irena Gjokës, Altin Dumanit apo i Arben Krajës apo të tjerëve prokuror dhe gjykatës të përfshirë në pezullimin e dosjeve të nxehta qe i kanë mbyllur për hir të përfitimeve vetjake nuk është zgjidhje shteruese dhe e sinqertë. Vetingu domosdoshmërisht duhet ribërë, por duhet të analizohen dhe të rivlerësohen vendimet e tyre dhe të shqyrtohen me përgjegjësi fajet që kane bërë, sepse në fund të fundit vendimet e tyre u kanë bërë dëm të madh individëve si në rastin kur kane dhe vendime ndëshkuese me pa të drejt, por edhe në rast kur kanë shmangur në mënyre korruptive vendimet që meritonin dënim.

    E vërteta e bërë publike mbi dënimin e fshehur të Irena Gjokës në Greqi ,hedh dritë të fortë mbi historitë e zeza të mbarsjes së drejtësisë së re sorosiane dhe rolin e vërtetë të ndyrësisë së saj. Ajo ç’vleftëson katërçipërisht çdo pretendim të avokatëve patronazhistë , si brenda Shqipërisë të bërë nga opozita dhe zërat e shumtë publikë, por edhe nga faktori ndërkombëtarë, dhe po bën prezent ne mënyrë të pa kundërshtueshme ideimin e një reforme te re në drejtësi ,e cila duhet te jetë me një asistencë ndërkombëtare pa shejtanin brenda.

  • “Drejtësia amerikane nuk korruptohet”/ Avokati: Kontrata e PD-së në kundërshtim me ligjet në SHBA

    “Drejtësia amerikane nuk korruptohet”/ Avokati: Kontrata e PD-së në kundërshtim me ligjet në SHBA

    Avokati Romeo Kara në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, foli për qindra kallëzimet e bëra në SPAK. Deri më tani janë 115 padi dhe procedim penal ka nisur për 35 prej tyre.
    Ai u shpreh se Gjin Gjon është simbol i drejtësisë së korruptuar. “Ish-prokurori i korruptuar Gjin Gjoni kërkon të marrë peng sistemin”, tha ai.
    Gjithashtu komentoi edhe dosjen Partizani dhe shtyrjen sërish të gjyqit. Avokati tha se kreu i PD Sali Berisha po mban peng drejtësinë
    “Berisha ka marrë peng drejtësinë. Problemin e familjes së tij e shtriu te PD që ka marrë peng dhe tashmë ka dalë hapur. Ai do t’i përdorë për interesat e tij, për të mos u përballur me drejtësinë. Dhe jo më kot kemi këtë aleancë të Saliut me këta gjyqtarë të korruptuar”, tha ai.
    Ndërsa komentoi kontratën e lobimit të PD, avokati nënvizoi se është në kundërshtim me ligjet e SHBA duke shtuar se drejtësia amerikane nuk korruptohet.
    “Jam i bindur që do të ketë një hetim në vetë SHBA, në Departamentin e Drejtësisë, dhe po e them që edhe vetëm PD do të mbajë përgjegjësi penale nëse do të kemi zbatim të ligjit”, tha mes të tjerash ai.