Tag: drejtësinë

  • ‘DASH mbështet pa kushte drejtësinë e re’, gazetari: Berisha, ‘antiamerikan’ që cenon sigurinë e SHBA

    ‘DASH mbështet pa kushte drejtësinë e re’, gazetari: Berisha, ‘antiamerikan’ që cenon sigurinë e SHBA

    Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi për ‘Orën e Fundit’ vizitën e kreut të SPAK Altin Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit. Mahmutaj tha se vizita e tij tregoi që DASH mbështet pa kushte drejtësinë e re, si dhe dosjet e nxehta të ish presidentit dhe liderit të PD.
    “Vizita e Dumanit në SHBA dhe pritja nga administrata e re, është ajo që tregon një mbështetje pa kushte për drejtësinë shqiptare ashtu siç e ka nisur disa vite më parë, është vazhdimësia e kësaj mbështetje.
    Duke parë dosjet që ka në dorë, ndihet që DASH e mbështet pa kushte drejtësinë e re dhe dalim si një lloj shuplake më tepër seç pritej për Berishën. Berisha e ka sulmuar në dyer e SPAK Dumanin, mund të themi që ka garancinë e plotë për të vazhduar procesin ndaj Metës dhe Berishës.”
    Lidhur me non gratën e Berishës, gazetari u shpreh se Berisha është i ndaluar nga Amerika pasi përfshirja e tij në dosjet kriminale e cilëson atë si një antiamerikan që cënon sigurinë e shtetit.
    “Berisha ka urdhëruar ekzekutimin e ambasadores amerikane në ’97 dhe është përmendur disa herë në media të tjera. Zoti Laçi është ndër të fundit që e përmend dhe jep dhe detaje të tjera që janë të kursyera për mediat. Shpallja e Berishës non grata nuk ka të bëj as me Sorosin por ka të bëj me krimet e vazhdueshme ndaj amerikanëve.
    Berisha është i akuzuar në dosjen e Gërdecit, familjen e Berishës e ke tek dosja e shtetasit amerikan Kosta Trebicka dhe në dosje të tjera. Kemi të bëjmë me vazhdimësi të tij si antiamerikan që ka cënuar sigurinë e amerikanëve.“ 

  • Manja i doli në krah Ramës? Baze: Hipokrizi! Në rastet e Veliajt dhe Metës, ministri e ka vizatuar veten si sekser…

    Manja i doli në krah Ramës? Baze: Hipokrizi! Në rastet e Veliajt dhe Metës, ministri e ka vizatuar veten si sekser…

    Gazetari dhe analisti politik Mero Baze ka kritikuar përmes editorialit të tij ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja. Në shkrim, Baze sulmon qëndrimet dhe rolin e Manjës në raport me drejtësinë e re dhe me vendimet e qeverisë.
    Përmes një analize të gjatë, Baze e akuzon ministrin se shfaqet aktiv vetëm për çështje periferike, ndërsa hesht për shkelje të rënda kushtetuese dhe goditje ndaj të drejtave themelore të qytetarëve.
    Ai nuk harron të përmendë edhe rastet e Ilir Metës dhe Erion Veliajt, ku sipas tij Manja e ka vizatuar veten si një sekser mes qeverisë dhe prokurorëve abuzues me liritë e të drejtat e njeriut
    Shkrimi i plotë nga Mero Baze:
    Ka shumë reagime rreth mbështetjes publike që Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë ndaj qëndrimeve kritike të Kryeministrit Edi Rama ndaj disa gjyqtarëve, që kanë marrë vendime që cenojnë interesin publik.
    Në të vërtetë, qëndrimet publike të Ministrit të Drejtësisë janë një gjë pozitive në një Republikë ku drejtësia e re është në provë, dhe reagimet publike të Ministrit të Drejtësisë mund të gdhendin në publik fytyrën e standardeve të qeverisë për drejtësinë, nëse ai do ta kthente këtë në një praktikë normale pune.
    Por a i përfaqësojnë qëndrimet e Ulsi Manjës si Ministër i Drejtësisë standardet që ka qeveria për drejtësinë e re?
    Së pari, reagimi i tij është për disa vendime periferike të drejtësisë, që i shërbejnë kryeministrit më shumë për të vizatuar rrumpallën që është bërë me hapësirat publike sesa rrumpallën që është bërë me drejtësinë.
    Është një reagim për dytësore të përditshmërisë së qeverisjes. Është një episod i vogël, i zmadhuar artificialisht, për të dhënë mesazhin se Ministri i Drejtësisë nuk mund të qëndrojë pasiv e të heshtë kur “drejtësia bëhet e padrejtë”.
    Pikërisht këtu qëndron fytyra e vërtetë e hipokrizisë. Në një republikë që pretendon se është ndërtuar mbi parimet e lirisë, ku çdo kushtetutë moderne shpall të drejtat dhe liritë themelore si të paprekshme, të patjetërsueshme dhe të pacënueshme, këto parime shkelen përditë me çizme. Dhe kur ky themel shkatërrohet barbarisht, ministri nuk ngre zërin. Madje, jo vetëm që nuk ngre zërin, por e ka vizatuar veten si një sekser mes qeverisë dhe prokurorëve abuzues me liritë e të drejtat e njeriut.
    Rastet janë flagrante: nga qytetarët më të thjeshtë deri te figura me profil të lartë politik si Ilir Meta, Erion Veliaj dhe disa ish-kryetarë bashkish që janë rrasur në qeli për statistika të SPAK, duke iu mohuar në shumë raste liritë themelore të një qytetari nën hetim.
    Kryetarit të Bashkisë së Tiranës iu hoq e drejta për të ushtruar funksionin jo me një vendim për fajësi a pafajësi, por me një masë sigurie të paligjshme, të pajustifikueshme, krejtësisht antikushtetuese. I mohohet e drejta të komunikojë me vartësit, i mohohet e drejta elementare për t’u mbrojtur. Hetimi nuk kryhet nga prokurorë, por nga noterë të emëruar në shpërdorim detyre. Telefonat përgjohen pa vendim gjykate. Dëshmitarët intimidohen e sugjestionohen me dhunë. Ligjet miratohen në salla gjyqesh, jo në parlament. Funksionarët publikë nuk hetohen për korrupsion, por për mendimet e tyre profesionale. Të pafajshmit dënohen për statistika. Hetimet kthehen në dosje të fabrikuara, në ndjekje politike të stilit të errët të Sigurimit të Shtetit. Kështu shpërfytyrohen liritë dhe të drejtat kushtetuese dhe përmbyset Republika.
    Ilir Meta, i zgjedhur President, Kryeministër dhe Kryetar Parlamenti, ndoshta në mënyrë të pa merituar, është përdhunuar nga SPAK duke u arrestuar një vit më parë për një çështje që nuk rrezikonte asgjë: të hetohej në liri dhe të përfundonte në gjykatë. Shqipëria vërtet nuk i ka ndonjë borxh Ilir Metës, por ne i detyrohemi institucionit të Presidentit apo Kryeministrit dhe seriozitetit të historisë së shtetit, që figura të tilla me profil të lartë të jenë shembull i hetimit dhe gjykimit, dhe mbi të gjitha seriozitetit të drejtësisë. Pasi kur qytetarët shikojnë që ata masakrohen, natyrisht nuk presin më asgjë prej drejtësisë për veten e tyre, sepse ata nuk kanë as kujt t’i tregojnë që po masakrohen.
    Megjithatë, për këtë nuk dëgjohet asnjë kritikë nga ministri. Asnjë fjalë. Asnjë zë. Përkundrazi, nga goja e tij dëgjohet i njëjti refren monoton, i njëjti tingull servil: “ne e mbështesim drejtësinë”. Më tej ironia bëhet edhe më therëse: autorët e kësaj masakre antikushtetuese, njerëzit që dhunojnë liritë dhe përmbysin demokracinë, shpallen publikisht si “njerëz me integritet”. Një teatër i shëmtuar, ku krimi institucional shitet si virtyt dhe padrejtësia si moral.
    Kjo nuk është thjesht e papranueshme, është një hipokrizi. Sepse nuk ka krim institucional më të rëndë sesa të përmbysësh një pushtet të zgjedhur me votë, jo me gjykim për fajësi apo pafajësi, por me një masë sigurie të ngritur mbi dyshime. Pa gjykim mbi meritën. Pa vendim mbi fajësinë. Pa garanci të procesit të rregullt ligjor. Ky nuk është një episod i vogël i përditshmërisë. Ky është një akt i rëndë, një atentat ndaj demokracisë.
    Këtu ministri duhet të bërtasë, duhet të ulërasë, por pikërisht këtu i mbyllet goja dhe i shtohet dëshira të bëhet palë e represionit policor në burgje kundër kolegëve të vet, vetëm që të krijojë besim si sekser me drejtësinë e deformuar.
    Ky është paradoksi. Kjo është hipokrizia. Kjo është tallja. Sepse kur preket ndonjë prishje periferike, gjuha e ministrit shpërthen me ashpërsi dhe akuza ndaj gjyqësorit. Por kur preket themeli i Republikës, kur dhunohen liritë dhe të drejtat kushtetuese, ministri nuk flet. Nuk sheh. Nuk dëgjon. Bëhet i verbër, i shurdhër dhe i heshtur përballë masakrës kushtetuese.
    Ky nuk është parim. Nuk është standard. Nuk është drejtësi. Është politikë e vogël, servilizëm i neveritshëm institucional. Sepse një ministër që sulmon gjyqësorin vetëm për t’iu servilosur pa nevojë kryeministrit dhe pastaj mbyll gojën kur shkelet vetë demokracia dhe liritë e të drejtat themelore të qytetarëve të një vendi të lirë, ngjan më shumë si noter publik i një drejtësie po aq hipokrite sa ai vetë.
    Ky qëndrim mund të përfaqësojë hipokrizinë e shumë socialistëve për të mbyllur sytë dhe për të ulur kokën me atë që po ndodh, por nuk përfaqëson qëndrimin e shumicës ndaj drejtësisë së re. Pasi kjo do të ishte më e rëndë për Shqipërinë sesa halli i Ulsiut për t’u bërë prapë ministër.

  • Paralajmërimi i Myslim Murrizit për “bombën” që do të plasë në opozitë, kush janë emrat me letra të hapura në SPAK…

    Paralajmërimi i Myslim Murrizit për “bombën” që do të plasë në opozitë, kush janë emrat me letra të hapura në SPAK…

    Elmas Bogdani
    Më sytë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe me bindjen se  do të jetë në  Parlament edhe pse nuk fitoi  mandatin e deputetit, Myslim Murrizi  paralajmëron  zhvillime te forta në vjeshtë, që do shkaktojnë tërmet në listën e Partisë Demokratike për Tiranën. Në prag të legjislaturës se re, kandidati i listës së hapur provokoi kolegët e  zgjedhur deputet ne kryeqytet, të cilët kanë llogari te hapura me drejtësinë. “Nuk ua heq unë mandatin, E dinë vetë ata. Ata që janë në proces gjyqësor dhe ata qe janë në proces hetimor. Nuk uroj askënd që të jenë në burg por zullumet qe kanë bërë do i paguajnë vetë. Kam thënë ne shtator qe do jem në Parlament, por nuk kam dhëne vit mund të jetë dhe shtatori i 2026. Por e sigurte do jem atje.”
    Por kush janë emrat me probleme në PD?
    Por cilët janë deputetët e PD në Tiranë të dalë nga zgjedhjet e 11 majit dhe kush rrezikon prangat? Murrizi nuk ka thënë asnjë emër, por ka të dhëna publike për ta dhe mund të identifikohen lehtë. Sipas të dhënave të KQZ, PD mori 13 mandate në Tiranë dhe deputetët e rinj janë: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Tedi Blushi, Jozefina Topalli, Fatmir Mediu, Edi Paloka, Erisa Xhixho, Mesila Doda, Klevis Balliu, Besart Xhaferi, Jorida Tabaku. Nga të 13 emrat në fjalë, janë disa që kanë probleme me drejtësinë. Duke i marrë me radhë, Sali Berisha është në proces gjykimi për dosjen “Partizani” dhe po hetohet për “21 Janarin”.  Madje Dumani paralajmëroi se dosja është prioritate. Kemi dhe 3 të tjerë që janë në telashe me drejtësinë. I katërti në listën e Tiranës është Belind Këlliçi.
    Ndaj tij ka nisur një hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës dhe për fshehje pasurie. SPAK ka dyshime se Këlliçi ka mashtruar me diplomën e gjimnazit, si dhe nuk ka deklaruar në ILDKP të ardhurat e bashkëjetueses, gjë që ligji e detyron. Në fillim të vitit ai u mor në pyetje nga SPAK dhe po ashtu janë marrë në pyetje dhe persona të tjerë, përfshirë dhe drejtuesit e shkollës “Harry Fultz”. Emër tjetër në këtë listë është Fatmir Mediu, i cili në fakt është ndër më të rrezikuarit të humbasë mandatin. Ai po gjykohet për shpërthimin në Gërdec dhe SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre në dy raste. Në gjykatë procesi ka vite që zvarritet, por duket se është drejt fundit, teksa ka pasur shumë dëshmi.
    Sinjalet janë se Mediu vështirë t’ia hedhë paq në këtë rast. Emri i tretë është Flamur Noka. Një vit më parë, SPAK ka nisur një hetim pasuror për Nokën dhe familjen e tij. Mësohet se SPAK ka tërhequr të gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga ILDKP, Kadastra dhe organet e tjera dhe po verifikohet gjithçka, si për Nokën, ashtu dhe për bashkëshorten e tij dhe të afërmit. Po ashtu ndaj tij ka pasur dhe një padi për koncesionin e pasaportave kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe mësohet se SPAK po heton dhe në këtë aspekt.
    Më 19 mars 2013, Flamur Noka, në atë kohë ministër i Brendshëm, firmosi ndryshimin dhe zgjatjen me 10 vite të kontratës koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike me grupin që kontrollonte kompaninë Aleat. Ndryshimi i kontratës nga Noka ka disa elementë të dyshuar si korruptivë, që po hetohen nga SPAK-u. Sa u përket emrave të tjerë, rezulton se janë të pastër dhe nuk ka asnjë hetim penal për ta. Për më tepër që shumica nuk kanë mbajtur poste. Pra, sinjalet janë se lista e Tiranës mund të ndryshojë, por atë e kanë në dorë SPAK dhe GJKKO. Por nuk përjashtohet që emrat e tyre të kenë dalë në hetime sekrete të hapura nga SPAK.

  • PLAS LUF’TA në PS, Rama GODET Fatmir Xhafajn, i Heq Drejtësinë nga Duart

    PLAS LUF’TA në PS, Rama GODET Fatmir Xhafajn, i Heq Drejtësinë nga Duart

    Në radhët e Partisë Socialiste po zhvillohet një betejë e fortë për pushtetin mbi drejtësinë. Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një lëvizje të bujshme duke i hequr kompetencat Fatmir Xhafajt, ish-ministër i Brendshëm dhe figurë e fortë brenda PS-së. Kjo goditje e papritur sinjalizon tensione të forta brenda partisë dhe luftë për kontrollin e reformës në drejtësi, ndërsa përplasjet priten të intensifikohen në ditët në vijim.

  • Romeo Kara zbërthen tullë për tullë murin e aferave të Ilir Metës:Ja si e ndërtoi perandorinë e korrupsionit dhe pse…

    Romeo Kara zbërthen tullë për tullë murin e aferave të Ilir Metës:Ja si e ndërtoi perandorinë e korrupsionit dhe pse…

    Teksa dosja ndaj Ilir Metës ka kaluar për gjykim, juristi i njohur, Romeo Kara, i cili është edhe denoncuesi i hershëm i aferave korruptive të ish-presidentit, ka komentuar këtë zhvillim si një moment kyç në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT” Z. Kara tregon sesi Meta është kapur në rrjetën e transfertave bankare, kontratave fiktive dhe pasurive të fshehura, ndërsa thekson se askush nuk mund të fshihet më pas retorikës politike apo rolit të viktimës. Ai zbërthen tullë për tullë murin e aferave të ngritura ndër vite dhe ndalet në simbolikën e deklaratës për “Majën e Hekurave”, të cilën e konsideron një mesazh të dyfishtë: arrogancë apo sinjal arratisjeje. Madje për jursitin Romeo Kara, drejtësia nuk është më një spektakël, por një nevojë jetike për vendin.
    -Z. Kara, tashmë që dosja ndaj Ilir Metës ka kaluar për gjykim, ku të pandehur janë edhe bashkëshortja e tij, znj. Monika Kryemadhi, dhe vjehrra e tij, si e shihni këtë zhvillim, duke qenë një nga denoncuesit kryesorë të kësaj afere? Besoni se drejtësia do të shkojë deri në fund dhe do të ketë dënime për zullumet dhe abuzimet e pretenduara?
    Unë nuk e shoh këtë çështje si një fitore personale, por si një moment të rëndësishëm për drejtësinë dhe qytetarinë shqiptare. Gjatë më shumë se një dekade, kam qëndruar i palëkundur në denoncimet e mia publike dhe ligjore ndaj Ilir Metës dhe grupit të tij, përmes kallëzimeve të plota e të argumentuara me prova dhe dokumente zyrtare, jo me opinione apo insinuata. Fakti që SPAK ka mbyllur hetimin dhe e ka çuar çështjen për gjykim është një hap domethënës. Tashmë, fjala i takon drejtësisë gjyqësore. Nuk paragjykoj vendimin e gjykatës, por dua të theksoj se prova ka me shumicë. Janë përfshirë dokumente zyrtare nga CEZ, DIA, kompanitë e lobimit në SHBA, transfertat bankare, pasuritë e fshehura, kontratat fiktive – të gjitha këto janë të papërgënjeshtruara.
    Meta dhe të afërmit e tij nuk janë viktima të ndonjë komploti, por janë produkt i një sistemi ku korrupsioni është ushqyer dhe mbrojtur me vetëdije. Nëse Shqipëria ka ndonjë shans për të bërë drejtësi të vërtetë, ky është momenti i saj. Unë nuk kërkoj hakmarrje, por drejtësi. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Edhe Meta, edhe Kryemadhi, edhe kushdo tjetër që ka shpërdoruar pushtetin, duhet të përgjigjet para drejtësisë, njësoj si çdo qytetar i zakonshëm. Kjo është ajo që kam kërkuar prej fillimit – dhe nëse kjo ndodh, nuk do të jetë një fitore e imja, por e popullit shqiptar.
    – Si e komentoni faktin që znj. Kryemadhi injoron SPAK-un dhe deklaron se do të bëhet bashkëpunëtore, ndërkohë që thekson se është e fokusuar tek aktrimi? Si e shihni këtë qëndrim në kuadrin e hetimeve dhe kërkesës për drejtësi?
    Deklaratat e Monika Kryemadhit se “nuk bëhem bashkëpunëtore e drejtësisë” dhe se “jam fokusuar tek aktrimi”, nuk janë as të çuditshme, as të padëgjuara më parë nga politikanë të korruptuar që ndihen të kapur në flagrancë. Ajo po e përjeton fundin politik dhe moral të saj me arrogancë dhe cinizëm, siç e ka bërë gjithë jetën politike, por duhet ta dijë se, drejtësia nuk është teatër dhe aktorllëku nuk e mbron më nga llogaridhënia. Kjo arrogancë ndaj institucioneve të drejtësisë nuk është forcë, por shenjë frike dhe mosrespektimi për qytetarët që janë varfëruar nga makutëria dhe cinizmi i saj politik.
    Kur një ish-kryetare partie, bashkëshorte e një ish-presidenti, përballet me prova për pastrim parash, për fshehje pasurie dhe për afera ndërkombëtare të lobimit me para të pista, përgjigja e vetme serioze duhet të ishte: “bashkëpunim, ndjesë publike dhe dorëheqje nga çdo përfshirje politike”. Edhe pse Kryemadhi zgjedh batutën si mbrojtje, bashkëpunimi me drejtësinë nuk është çështje vullneti, por detyrim ligjor. Kush mendon se, mund të tallet me drejtësinë, e ka shumë gabim. Nëse SPAK dhe gjykata bëjnë punën e tyre me integritet, as Monika Kryemadhi, as askush tjetër nuk do të shpëtojë me aktrim, sepse ky vend ka nevojë për të parë njerëz me pushtet që mbajnë përgjegjësi për pasurinë e vjedhur dhe jo për shoë televiziv. Unë kam qenë i pari që kam denoncuar me emra, me data, me dokumente, jo me insinuata. Këta njerëz duhet të ndalojnë së trajtuari këtë popull si budalla. Ata që e shkatërruan këtë vend, nuk mund të tallet më me drejtësinë e re.
    – Si e komentoni deklaratën e zotit Meta, që thotë se stërvitet çdo ditë për të ngjitur majën e hekurave? A mendoni se ky është një sinjal i mundshëm për një përpjekje për arratisje?
    Deklarata e Ilir Metës se “po stërvitem çdo ditë për të ngjitur Majën e Hekurave”, në një moment kur ai, bashkë me bashkëshorten dhe të afërm të tjerë, është nën akuzë nga SPAK dhe çështja sapo ka kaluar për gjykim, është një provokim politik, një mesazh i dyfishtë dhe një tallje e hapur me drejtësinë dhe opinionin publik. Kur një njeri që po përballet me akuza të rënda për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie flet për ngjitje majash, nuk është se po na frymëzon me ndonjë pasion për alpinizmin. Jo, ai po luan një rol, rolin e viktimës politike, të rebelit që do t’i shpëtojë sistemit që po e “persekuton”, ose më saktë po lëshon sinjale arratisjeje të mundshme. Ai nuk e ka për herë të parë zotimin publik se do bëjë çudira si “ Mbrojtja e Kushtetutës duke prerë duar” dhe do të rikthehet prapë si Kryeministër dhe më pas si President kur të jetë 80 vjeç.
    Për Ilir Metën, “Maja e Hekurave” nuk është një destinacion turistik apo sportiv, por një simbolikë: ose për t’u dukur trim përpara ndjekjes penale, ose për të relativizuar seriozitetin e dosjes ndaj tij. Sidoqoftë, populli shqiptar nuk ka më nevojë për batuta dhe metafora alpine. Ai ka nevojë për drejtësi. Në vend që të ngjisë maja të hekurta, Meta duhet të përballet me malet e dosjeve që kanë për të në SPAK dhe të japë llogari për çdo qindarkë të vjedhur dhe për çdo vendim që ka marrë në dëm të shqiptarëve. Kjo histori e çuditshme shqiptare ku politikanët sillen si showman ndërsa janë të pandehur për krime të rënda, duhet të marrë fund.
    Intervisoti: Rigels Seliman

  • “Dua të bashkëpunoj me drejtësinë”/ Si u bë i penduar Gentian Sula: Nuk dua që emri im të njolloset

    “Dua të bashkëpunoj me drejtësinë”/ Si u bë i penduar Gentian Sula: Nuk dua që emri im të njolloset

    I penduari i drejtësisë, biznesmeni Gentian Sula ka vendosur që të thotë gjithë çfarë di për dosjen “Veliaj-Xoxa”. Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 5 qershor 2025, ai ka dhënë dëshminë e dytë duke pranuar edhe bashkëpunimin me organin e akuzës. Për ato që kishte thënë herën e parë që ishte thirrur në SPAK, më 9 janar, Sula u justifikua se kishte dëshmuar në gjendje të thellë tronditjeje dhe paqartësie. Kjo, sipas tij, edhe sepse nuk e kuptonte rëndësinë ligjore të dëshirë së tij. Ndaj herën e dytë, vendosi që të bëhej i penduar.
    “Kam reflektuar për gjithçka dhe dua të bashkëpunoj me drejtësinë. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe dua të jetë e qartë se zhvilloj një biznes të ndershëm, paguaj taksat dhe jam familjar i rregullt. Nuk kam asnjë lidhje me veprimtari të jashtëligjshme dhe nuk dua që emri apo aktiviteti im të njolloset,”- është shprehur Sula.
    I pyetur në lidhje me shumën 115 000 euro, e gjetur dhe sekuestruar në firmën “Partners Law”, Sula ka thënë se nuk është e vërtetë që ka paguar cash apo ka porositur këtë shumë. Po sipas tij, hartimi dhe nënshkrimi i kontratës i ishte kërkuar si favor nga ana e Ajola Xoxës. Favor të cilin ka thënë se e ka pranuar, pasi nuk kishte dijeni që kjo kontratë do të paraqitej në prokurori dhe gjykatë. Por shtoi se kontrata nuk ishte përpiluar prej tij. Megjithatë, edhe pse e kishte firmosur, nuk dinte detaje se përse i duhej kontrata zonjës së parë të kryeqytetit. Përveç tij, një tjetër e penduar është Adela Kondakçiu, financiere në kompaninë e Ajola Xoxës. Pas disa muajsh hetime, ajo vendosi që të nënshkruante një “marrëveshje” me drejtësinë më 25 prill 2025.
    Deri më tani, nga të dhënat e mësuara nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dy janë “të penduarit” që kanë ndihmuar prokurorët në “kopsitjen” e dosjes. Por ndërsa njëri ishte në paraburgim, tjetra në “detyrim paraqitje”, asnjë prej tyre nuk dinte se cilët ishin “tradhëtarët”. Këtë detaj, Ajola Xoxa dhe Erion Velaj e kanë marrë vesh vetëm kur janë marrë si të pandehur. Por teksa tashmë kemi dy emra, nuk dihet nëse ka dhe të tjerë.

  • “Dua të bashkëpunoj me drejtësinë”/  Si u bë i penduar Gentian Sula: Nuk dua që emri im të njolloset

    “Dua të bashkëpunoj me drejtësinë”/ Si u bë i penduar Gentian Sula: Nuk dua që emri im të njolloset

    Erion Veliaj

    TIRANË- I penduari i drejtësisë, biznesmeni Gentian Sula ka vendosur që të thotë gjithë çfarë di për dosjen “Veliaj-Xoxa”. Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 5 qershor 2025, ai ka dhënë dëshminë e dytë duke pranuar edhe bashkëpunimin me organin e akuzës. Për ato që kishte thënë herën e parë që ishte thirrur në SPAK, më 9 janar, Sula u justifikua se kishte dëshmuar në gjendje të thellë tronditjeje dhe paqartësie. Kjo, sipas tij, edhe sepse nuk e kuptonte rëndësinë ligjore të dëshirë së tij. Ndaj herën e dytë, vendosi që të bëhej i penduar. 
    “Kam reflektuar për gjithçka dhe dua të bashkëpunoj me drejtësinë. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe dua të jetë e qartë se zhvilloj një biznes të ndershëm, paguaj taksat dhe jam familjar i rregullt. Nuk kam asnjë lidhje me veprimtari të jashtëligjshme dhe nuk dua që emri apo aktiviteti im të njolloset,”- është shprehur Sula.
    I pyetur në lidhje me shumën 115 000 euro, e gjetur dhe sekuestruar në firmën “Partners Law”, Sula ka thënë se nuk është e vërtetë që ka paguar cash apo ka porositur këtë shumë. Po sipas tij, hartimi dhe nënshkrimi i kontratës i ishte kërkuar si favor nga ana e Ajola Xoxës. Favor të cilin ka thënë se e ka pranuar, pasi nuk kishte dijeni që kjo kontratë do të paraqitej në prokurori dhe gjykatë. Por shtoi se kontrata nuk ishte përpiluar prej tij. Megjithatë, edhe pse e kishte firmosur, nuk dinte detaje se përse i duhej kontrata zonjës së parë të kryeqytetit. Përveç tij, një tjetër e penduar është Adela Kondakçiu, financiere në kompaninë e Ajola Xoxës. Pas disa muajsh hetime, ajo vendosi që të nënshkruante një “marrëveshje” me drejtësinë më 25 prill 2025.

    Deri më tani, nga të dhënat e mësuara nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dy janë “të penduarit” që kanë ndihmuar prokurorët në “kopsitjen” e dosjes. Por ndërsa njëri ishte në paraburgim, tjetra në “detyrim paraqitje”, asnjë prej tyre nuk dinte se cilët ishin “tradhëtarët”. Këtë detaj, Ajola Xoxa dhe Erion Velaj e kanë marrë vesh vetëm kur janë marrë si të pandehur. Por teksa tashmë kemi dy emra, nuk dihet nëse ka dhe të tjerë./ZËRI

    gentian sula veliaj xoxa 759×450

    gentian sula veliaj xoxa 759×450

  • PDK: Vendimi i Hagës, goditje për drejtësinë të akuzuarit janë çlirimtarë

    PDK: Vendimi i Hagës, goditje për drejtësinë të akuzuarit janë çlirimtarë

    Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar me keqardhje ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes të cilit kërkohej largimi i disa akuzave që mbulonin periudhën para majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, në një konferencë për mediat të mërkurën, theksoi se rrëzimi i këtij mocioni është një humbje e madhe për vetë drejtësinë dhe për parimet themelore mbi të cilat, sipas tij, është ndërtuar Gjykata Speciale.“Ky ishte një rast i humbur për të forcuar besimin në parimet themelore të drejtësisë – objektivitetin, paanshmërinë dhe të vërtetën. Është e papranueshme që asnjë kërkesë e mbrojtjes nuk merret parasysh, ndërkohë që gjykata dhe prokuroria veprojnë si një trup i vetëm. Kjo tregon qartë se nuk kemi barazi mes palëve në procedurë,” deklaroi Gruda.Ai shtoi se vendimet e deritanishme dhe rregullorja e gjykatës tregojnë qartë një trajtim të pabarabartë të mbrojtjes ndaj prokurorisë dhe ngriti shqetësimin për mungesën e balancës në këtë proces gjyqësor.Gruda përsëriti qëndrimin e PDK-së se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë të pafajshëm dhe se në fund drejtësia do të mbështetet mbi të vërtetën.“Drejtësia, sado që vonon, në fund mbështetet mbi të vërtetën. Dhe e vërteta është e pakontestueshme: Të akuzuarit në Hagë janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. E presim me besim të palëkundur vendimin përfundimtar për lirimin e tyre të plotë dhe të përhershëm,” tha ai.Më 16 korrik, trupi gjykues i kryesuar nga Charles Smith vendosi të rrëzojë mocionin e dorëzuar nga mbrojtja, duke theksuar se “ajo që kundërshton mbrojtja nuk është një akuzë, por pjesë e një akuze në formën e fakteve materiale që përbëjnë pikat në aktakuzë”.Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 dhe janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023.

  • Berisha përballë drejtësisë për aferën ‘Partizani’, avokati: Epoka e pandëshkueshmërisë mund të marrë fund

    Berisha përballë drejtësisë për aferën ‘Partizani’, avokati: Epoka e pandëshkueshmërisë mund të marrë fund

    Më 21 korrik, Sali Berisha do të përballet për herë të parë në gjykatë për dosjen e bujshme “Partizani”, një ngjarje që shënon një moment historik për drejtësinë dhe politikën shqiptare.
    Ish-kryeministri Berisha, nën akuzë për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, do të përballet me një proces që mund të ndikojë thellësisht në sistemin e pandëshkueshmërisë që ka dominuar tranzicionin shqiptar.
    Në një intervistë për gazetën “SOT” avokati Edmond Petraj, i cili ka zbardhur skenarin ligjor dhe rrugën që mund të ndjekë ky proces. Sipas Petraj, kjo nuk është më një çështje e zakonshme penale, por një përballje me pasoja të gjera politike, institucionale dhe shoqërore.
    Po ashtu, ai thekson se, nëse provat e SPAK qëndrojnë, ky mund të jetë rasti që vendos një standard të ri për llogaridhënien në nivelet më të larta të pushtetit. Ndërkohë paralelisht, Berisha ka përfituar çdo garanci ligjore dhe e ka të drejtën të mbrohet në çdo fazë. Por a do të jetë ky fundi politik dhe moral i një figure që ka dominuar skenën politike për mbi tre dekada, apo një tjetër betejë ku drejtësia dhe politika do të përplasen sërish? Të gjitha përgjigjet priten të nisin më 21 korrik në gjykatë.
    “Partizani” në GJKKO, rreziku më i madh për Berishën
    Rrallëherë në historinë e Shqipërisë një dosje penale ka pasur potencialin të përplasë në një pikë drejtësinë, politikën dhe shoqërinë siç po ndodh me çështjen “Partizani” dhe figurën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Tashmë, me kalimin për gjykim të kësaj dosjeje dhe konfirmimin nga SPAK se hetimi është përmbyllur, vendi ndodhet përballë një momenti që mund të përcaktojë shumë më tepër sesa fatin penal të një individi: mund të ndërrojë njëherë e mirë raportin e pandëshkueshmërisë së pushtetit me drejtësinë. Dosja “Partizani” një çështje e drejtpërdrejtë dhe me pasoja të mëdha ku sipas SPAK, çështja lidhet me përdorimin e ndikimit të paligjshëm nga Berisha për të favorizuar të birin, Shkëlzen Berisha, në përvetësimin e pronës publike tek kompleksi “Partizani” në Tiranë.
    Akuza për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” është një ndër më të rëndat që mund të rëndojnë mbi një ish-kryeministër në një sistem demokratik. Kalimi për gjykim nuk është më çështje procedurash është akt zyrtar që shënon hyrjen në fazën finale të përballjes me drejtësinë. Ky nuk është një hetim që mund të relativizohet politikisht. Është një proces penal me dokumente, prova, dëshmi, procedura të respektuara, dhe me mbikëqyrje të plotë ndërkombëtare. Çfarë rruge ligjore e pret Berishën ku e themi troç se për Berishën, rruga ligjore është tashmë e paracaktuar nga procedura penale ku e para është gjykimi në themel do të shqyrtojë ligjshmërinë e akuzës, vërtetësinë e provave, dhe do të kërkojë të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me vepër penale apo jo. E themi troç se para disa kohësh Berisha ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, një zhvillim i paprecedentë për një ish-kryeministër, që tregon se SPAK e ka cilësuar rrezikun proceduror si real. Tjetër kemi nëse akuzat provohen, dënimi penal për një ish-kryeministër mund të jetë një nga momentet më të forta të sistemit të drejtësisë shqiptare dhe një sinjal se epoka e pandëshkueshmërisë mund të marrë fund.
    S’po gjykohet vetëm Berisha- po testohet sistemi: A ka drejtësi në Shqipëri?
    Nga ana tjetër, Berisha ka të drejtë të mbrohet në çdo fazë të procesit. Ai ka përfituar çdo garanci procedurale që parashikon ligji dhe ky është dallimi themelor me drejtësinë politike të së shkuarës. Procesi ndaj tij është ligjor, jo hakmarrës. Këtu lind pyetja.. A ka ky proces ndikim në sistemin politik? Pa asnjë dyshim kemi një PO.. dhe se ndikimi nuk është vetëm te opozita ku në opozitë, kemi për herë të parë një lider që nuk mund të ushtrojë dot funksionet politike sepse ndodhet i izoluar fizikisht dhe politikisht. Kjo ka futur Partinë Demokratike në një krizë përfaqësimi dhe legjitimiteti, duke nxjerrë në pah domosdoshmërinë e një gjenerate të re politike që të shkëputet nga trashëgimia e korrupsionit të së kaluarës.
    Në sistemin politik në tërësi, po vendoset një precedent: askush, pavarësisht funksionit të dikurshëm, nuk është mbi ligjin. Nëse gjykata do të marrë vendim të drejtë dhe të bazuar në prova, ky do të jetë momenti i parë real i tranzicionit të vërtetë drejt shtetit të së drejtës. Në shoqëri, ky proces do të testojë edhe besimin e publikut te drejtësia. Sepse nëse SPAK dhe gjykatat zbatojnë ligjin pa frikë dhe pa kompromis, ky nuk do të jetë vetëm fundi politik i një individi, por fundi moral i një epoke të tërë ku pushteti ishte imunitet penal. Rruga ligjore e Sali Berishës tashmë është e lidhur ngushtësisht me rrugën që ka zgjedhur shteti shqiptar për të ndërtuar drejtësinë. Nuk kemi të bëjmë më me një proces politik. Kemi të bëjmë me gjyqin e parë real ndaj pandëshkueshmërisë së lartë në Shqipëri. Dhe në këtë betejë, nuk do të gjykohet vetëm një ish-kryeministër. Do të gjykohet guximi i një sistemi për të vendosur drejtësi atje ku për dekada sundonte padrejtësia.

  • Javës tjetër nis përballja gjyqësore e Berishës për aferën “Partizani”, avokati i njohur tregon çfarë do të ndodhë…

    Javës tjetër nis përballja gjyqësore e Berishës për aferën “Partizani”, avokati i njohur tregon çfarë do të ndodhë…

    Rigels Seliman
    Më 21 korrik, Sali Berisha do të përballet për herë të parë në gjykatë për dosjen e bujshme “Partizani”, një ngjarje që shënon një moment historik për drejtësinë dhe politikën shqiptare. Ish-kryeministri Berisha, nën akuzë për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, do të përballet me një proces që mund të ndikojë thellësisht në sistemin e pandëshkueshmërisë që ka dominuar tranzicionin shqiptar. Ndërkohë që tensionet politike rriten dhe vëmendja publike është e përqendruar te Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Gjykata e Posaçme (GJKKO), mediat i janë drejtuar zërit të ekspertizës juridike për të kuptuar se çfarë e pret realisht liderin historik të së djathtës.
    Gazetat “SOT” ka biseduar me avokatin e njohur, Edmond Petraj, i cili ka zbardhur skenarin ligjor dhe rrugën që mund të ndjekë ky proces. Sipas Petraj, kjo nuk është më një çështje e zakonshme penale, por një përballje me pasoja të gjera politike, institucionale dhe shoqërore. Po ashtu, ai thekson se, nëse provat e SPAK qëndrojnë, ky mund të jetë rasti që vendos një standard të ri për llogaridhënien në nivelet më të larta të pushtetit. Ndërkohë paralelisht, Berisha ka përfituar çdo garanci ligjore dhe e ka të drejtën të mbrohet në çdo fazë. Por a do të jetë ky fundi politik dhe moral i një figure që ka dominuar skenën politike për mbi tre dekada, apo një tjetër betejë ku drejtësia dhe politika do të përplasen sërish? Të gjitha përgjigjet priten të nisin më 21 korrik në gjykatë.
    REAGIMI I PLOTË I AVOKAT PETRAJ PËR GAZETËN “SOT”
    “Partizani” në GJKKO, rreziku më i madh për Berishën
    Rrallëherë në historinë e Shqipërisë një dosje penale ka pasur potencialin të përplasë në një pikë drejtësinë, politikën dhe shoqërinë siç po ndodh me çështjen “Partizani” dhe figurën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Tashmë, me kalimin për gjykim të kësaj dosjeje dhe konfirmimin nga SPAK se hetimi është përmbyllur, vendi ndodhet përballë një momenti që mund të përcaktojë shumë më tepër sesa fatin penal të një individi: mund të ndërrojë njëherë e mirë raportin e pandëshkueshmërisë së pushtetit me drejtësinë. Dosja “Partizani” një çështje e drejtpërdrejtë dhe me pasoja të mëdha ku sipas SPAK, çështja lidhet me përdorimin e ndikimit të paligjshëm nga Berisha për të favorizuar të birin, Shkëlzen Berisha, në përvetësimin e pronës publike tek kompleksi “Partizani” në Tiranë.
    Akuza për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” është një ndër më të rëndat që mund të rëndojnë mbi një ish-kryeministër në një sistem demokratik. Kalimi për gjykim nuk është më çështje procedurash është akt zyrtar që shënon hyrjen në fazën finale të përballjes me drejtësinë. Ky nuk është një hetim që mund të relativizohet politikisht. Është një proces penal me dokumente, prova, dëshmi, procedura të respektuara, dhe me mbikëqyrje të plotë ndërkombëtare. Çfarë rruge ligjore e pret Berishën ku e themi troç se për Berishën, rruga ligjore është tashmë e paracaktuar nga procedura penale ku e para është gjykimi në themel do të shqyrtojë ligjshmërinë e akuzës, vërtetësinë e provave, dhe do të kërkojë të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me vepër penale apo jo. E themi troç se para disa kohësh Berisha ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, një zhvillim i paprecedentë për një ish-kryeministër, që tregon se SPAK e ka cilësuar rrezikun proceduror si real. Tjetër kemi nëse akuzat provohen, dënimi penal për një ish-kryeministër mund të jetë një nga momentet më të forta të sistemit të drejtësisë shqiptare dhe një sinjal se epoka e pandëshkueshmërisë mund të marrë fund.
    S’po gjykohet vetëm Berisha- po testohet sistemi: A ka drejtësi në Shqipëri?
    Nga ana tjetër, Berisha ka të drejtë të mbrohet në çdo fazë të procesit. Ai ka përfituar çdo garanci procedurale që parashikon ligji dhe ky është dallimi themelor me drejtësinë politike të së shkuarës. Procesi ndaj tij është ligjor, jo hakmarrës. Këtu lind pyetja.. A ka ky proces ndikim në sistemin politik? Pa asnjë dyshim kemi një PO.. dhe se ndikimi nuk është vetëm te opozita ku në opozitë, kemi për herë të parë një lider që nuk mund të ushtrojë dot funksionet politike sepse ndodhet i izoluar fizikisht dhe politikisht. Kjo ka futur Partinë Demokratike në një krizë përfaqësimi dhe legjitimiteti, duke nxjerrë në pah domosdoshmërinë e një gjenerate të re politike që të shkëputet nga trashëgimia e korrupsionit të së kaluarës.
    Në sistemin politik në tërësi, po vendoset një precedent: askush, pavarësisht funksionit të dikurshëm, nuk është mbi ligjin. Nëse gjykata do të marrë vendim të drejtë dhe të bazuar në prova, ky do të jetë momenti i parë real i tranzicionit të vërtetë drejt shtetit të së drejtës. Në shoqëri, ky proces do të testojë edhe besimin e publikut te drejtësia. Sepse nëse SPAK dhe gjykatat zbatojnë ligjin pa frikë dhe pa kompromis, ky nuk do të jetë vetëm fundi politik i një individi, por fundi moral i një epoke të tërë ku pushteti ishte imunitet penal. Rruga ligjore e Sali Berishës tashmë është e lidhur ngushtësisht me rrugën që ka zgjedhur shteti shqiptar për të ndërtuar drejtësinë. Nuk kemi të bëjmë më me një proces politik. Kemi të bëjmë me gjyqin e parë real ndaj pandëshkueshmërisë së lartë në Shqipëri. Dhe në këtë betejë, nuk do të gjykohet vetëm një ish-kryeministër. Do të gjykohet guximi i një sistemi për të vendosur drejtësi atje ku për dekada sundonte padrejtësia.