Anëtari i Këshillit Bashkiak, Endri Shabani, i cili prej muajsh kishte kërkuar shkarkimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i qëndron mendimit se ai duhet të ishte larguar nga detyra më herët, në të mirë të qytetit dhe qytetarëve.
I ftuar në një studio televizive Shabani deklaroi se është Veliaj ai që ka një problem me drejtësinë dhe jo qytetarët e kryeqytetit që meritojnë një drejtues në krye të punëve.
“Kemi humbur 7 muaj, ku qytetarët e Tiranës nuk kanë një njeri ta menaxhojë. E kam kërkuar në shkurt edhe pse nuk ishin bërë 3 muaj. Nuk duhet të humbnim kohë. Ligji parashikon rastet kur kreu i bashkisë jep dorëheqjen dhe kur shkarkohet pa dëshirën e tij. Në këto raste mbrohet qytetari dhe ky është momenti kur për 3 muaj nuk paraqitet në detyrë.
Qyteti ka nevojë për një drejtues. Veliaj mund të jetë i fajshëm apo i pafajshëm, ta zgjidhë vetë me drejtësinë. Ç’taksirat kanë fëmijët që mos kenë ushqim se është arrestuar Veliaj. Çdo i pandehur pretendon se ndalimi është i padrejtë.
Prokurori ka kërkuar që ky person të qëndrojë në arrest me rrezikun për të prishur provat. Ky është problemi i tij, nuk është problemi i qytetarëve i Tiranës. Nuk ka barazi në paligjshmëri. Ne nuk jemi një sistem që aplikojmë precedentin”, tha Shabani.
Tag: drejtësinë
-

“Ai ka probleme me drejtësinë”/ Shkarkimi i Veliajt, reagon Shabani: Kemi humbur 7 muaj kohë me të
-

Edhe pse kontrollon drejtësinë dhe kërcënon prokurorët e gjyqtarët, Rama mashtron hapur: Nuk kemi ndërhyrë në asnjë çështje…
Edhe pse kontrollon çdo pushtet në vend, përfshi këtu drejtësinë, Edi Rama deklaroi sot se duhet respektuar pavarësia e gjyqësorit.
Jo vetëm kaq, por personi që ka kërcënuar hapur prokurorë dhe gjyqtarë, me emër dhe mbiemër, për çështje të ndryshme, tha se nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje të drejtësisë.
“Është fakt që ne nuk kemi ndërhyrë në asnjë rast, në përmbajtjen e një çështjeje me të cilën është marrë drejtësia. Dhe nuk do ta bëjmë as sot dhe as nesër. Aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë fjalën e fundit”.
Kështu u shpreh Rama në prezantimin e ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari.
“Kjo bëhet për të ardhmen tonë. Sepse largimi i duarve i pushtetit ekzekutiv nga çdo proces gjykimi, përzgjedhjeje apo promovimi prokurorësh dhe gjykatësish, është një garanci për të ardhmen e vendit tonë”, tha Rama.
-

Dëshmia e James Rubin në Hagë/ Rama: Liria ka emër, proces shtangës që njollos drejtësinë ndërkombëtare…
james rubin-edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama ka publikuar një video të dëshmisë së ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë. Procesi, sipas Ramës, është shtangës dhe ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare.
“LIRIA KA EMËR! Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…”, shkruan Rama.Dëshmia e James Rubin në Hagë, në mbrojtje të ish-drejtuesve të UÇK-së që mbahen prej pothuajse 5 vitesh në paraburgim me urdhër të Gjykatës Speciale, ka vijuar edhe sot në ditën e dytë. Rubin e quajti të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të të akuzuarve, të cilët, sipas tij, u dorëzuan vullnetarisht.
Përveç karrierës diplomatike, Rubin ka shërbyer si profesor dhe komentator në institucione prestigjioze si Oxford, Universiteti Columbia dhe Shkolla Ekonomike e Londrës, dhe është nderuar me çmime të larta për arritjet e tij profesionale.
Paraqitja e provave të mbrojtjes vjen katër muaj pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar përfundoi me dëshmitarët e saj dhe e mbylli çështjen. Prokuroria solli 125 dëshmitarë në sallë, si dhe dëshmi të tjera u dhanë me shkrim. Mbrojtja e katërshes së UÇK-së i mohon akuzat dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.
Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, u bë publike vjeshtën e vitit 2020. Prej atëherë, ata qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Sheveningen të Hagës. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023. Gjyqtarët në Speciale presin që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të paraqesë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti./ZËRI -

Rama shpërndan dëshminë e Rubin në Hagë: Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së e ka njollosur drejtësinë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dëshmisë së ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhënë në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohet ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rubin deklaroi se mbajtja për më shumë se pesë vjet në paraburgim e të akuzuarve është e padrejtë, pasi ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me drejtësinë. Ai e cilësoi këtë situatë si një çështje politike dhe jo si drejtësi e mirëfilltë.
“Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim për më shumë se 5 vjet, ndonëse janë dorëzuar vullnetarisht, më shqetëson. Nuk e shoh si drejtësi, por si një fajësim politik, për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Albright nuk e ka pasur këtë drejtësi në mendje kur e ka incizuar Tribunalin e Hagës,” u shpreh Rubin në sallën gjyqësore.
Kryeministri Rama, duke shpërndarë pjesë nga dëshmia e Rubin, e cilësoi procesin si të dëmshëm për imazhin e drejtësisë ndërkombëtare.
“Liria ka emër! Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë, ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare,” shkroi ai në rrjetet sociale, krahas videos së fjalës së diplomatit amerikan.
Rubin, i cili gjatë viteve 1997–2000 shërbeu si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Publike dhe zëdhënës kryesor i Departamentit të Shtetit, kujtoi nga përvoja e tij se kishte parë nga afër liderët e UÇK-së dhe sipas tij, nuk ekzistojnë prova që ata të kenë urdhëruar apo kryer krime të organizuara. -

“Pse duhet të qëndronte në burg për vite kur u vetëofrua të paraqitej në gjykatë”/ Rama ndan dëshminë e Rubinit në Hagë: Proces shtangës që ka njollosur drejtësinë ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin në Gjykatën Speciale të Hagës.
Sipas kryeministrit, ky proces gjyqësor po njollos drejtësinë ndërkombëtare.
“LIRIA KA EMËR. Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare”, shkruan Rama.Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, si dëshmitari i parë për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, ka përfunduar për sot në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, për të vazhduar nesër për ditën e tretë radhazi.
Ai e nisi dëshminë me përshtypjen fillestare të Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës më 1999, duke thënë ato kishin përshtypje më ndryshe.
Rubin tregoi se si fillimisht e përshkruanim atë si organizatë me aktivitete terroriste, duke shtuar se “ne, natyrisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste”.
“Ky qëndrim ndryshoi, sidomos pasi UÇK-ja u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë“, u shpreh ai.
Rubin gjithashtu theksoi se organet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) shpesh nuk e përshkruanin mirë situatën në Kosovë.
I pyetur nëse ishte në dijeni për një raport të vitit 1998 të OKB-së, ku flitej për gjoja rrëmbimin e civilëve serbë, shqiptarë dhe romë, dhe të oficerëve të policisë serbe, nga njerëz që besohej se i përkisnin UÇK-së, Rubin tha se hezitoi t’i besonte raportit.
“Kam lexuar një raport të OKB-së për Kosovën, por kam qenë shumë skeptik për atë raport, sepse, organet e OKB-së nuk e kanë përshkruar shumë mirë situatën shumë shpesh“, ka thënë ai.Top Channel
-

“Liria ka emër”, Rama pas dëshmisë së ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan: Procesi i Hagës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dëshmisë së ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin në Hagë, i cili e ka cilësuar proces politik gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se procesi i Hagës ndaj krerëve të UÇK-së e ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare.
Postimi i Ramës:LIRIA KA EMËR 🇦🇱❤️🇽🇰
Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare… -

Rama flet për drejtësinë: Kush flet për kapje dhe presione, s’di çfarë flet
Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalimit të tij para Asamblesë Kombëtare të PS-së ka folur për drejtësinë e re. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se PS-ja është një shytsë ndaj SPAK dhe GJKKO-së. Dhe me tej ka theksuar se kur flet për presione apo kapje të drejtësisë nga Qeveria, nuk di çfarë flet.
“Kush flet për kapje, kontroll, nga ana jonë, me urdhra nga lart apo presione rreth e rrotull, nuk e di se çfarë flet, ose nuk do të pranojë të vërtetën shumë të madhe, në një vend ku kurrë, nuk ka pasur pavarësi të prokurorëve dhe të gjykatësve. E kam ditur dhe si të tjerë, që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqëasorit do sillte humbje dhe do na bënte dëshmitarë të lindjes së një krijese të drejtësisë së pavarur. Ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi. Ne do durojmë qoftë edhe kur ato dhimbje vijnë nga ato të tjerë që thonë se kemi kapur drejtësinë. Hera e parë që drejtësia godet persona me pushtet politik. Kjo e drejtësisë, është prova më e egër e zjarrit e PS. Forca jonë e madhe i ka hapur shteg të ri drejtësisë. Jam krenar për PS. Nuk jemi, nuk do lëkundemi as sot, pavarësisht faktit të njohur botërisht, që përveç arrtitjeve, sistemi i drejtësisë shfaq hera herës sëmundje të vjetra,” tha Rama. -

LIVE! Nis mbledhja e Asamblesë së PS, Rama flet për drejtësinë dhe qeverinë e re
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të enjte, më 11 shtator, Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku pritet të shpallëpërbërjen e qeverisë së re.
Mbledhja e Asamblesë ka nisur pak para orës 11:00 dhe do po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Fillimisht do të miratohet rendi i ditës, përpara se fjalën ta marrë kreu i PS-së, Edi Rama, i cili do të prezantojë emrat e kabinetit të ri, si dhe do të listojë prioritetet kryesore të qeverisë së re për vitet në vijim. -

‘Jam me këtë mikun që po reformon drejtësinë’/ Këlliçi: McGonigal i tregoi kolegut të vet foton me Ramën. Hetimet po zgjerohen…
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, gjatë intervistës në Log, u ndal tek çështja “McGonigal” duke përmendur detaje nga hetimet 6-mujore që po zhvillohen në SHBA, nga administrata e Trump për ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Këlliçi tha se në dosjen hetimore është shkruar se në telefonin e McGonigal është administruar një komunikim ku gjatë takimit me kryeministrin Rama në Tiranë, i nis foton një kolegu të tij.
“I thotë jam me këtë mikun që po reformon drejtësinë dhe këtu dukshëm ka shumë mundësi për ne dhe përherë unë po mendoj për të ardhmen. Përbënte interesa madhore për të bërë lekë”, u shpreh deputeti demokrat Belind Këlliçi.Belind Këlliçi: Fakt i ditur botërisht të presidentit të SHBA me ish-agjentin McGonigal, ne 27 janar 2023, është shprehur që ai uron të digjet në ferr, ditën kur është dënuar për skandalin rus.
S’ka patur hetim të plotë. Në këto 6 muaj është bërë hetim i plotë, dosja ruse, marrëdhënia e tij me një oligarkun rus dhe korruptimi nga një ish- agjent i kundërzbulimit shqiptar sigurimit shqiptar, korruptimi me 220 mijë dollarë nga njerëzit e kryeminstrit por i kanë dalë dhë nje cështje kineze ku janë përfshirë 2 ish-këshilltarë të presidentit të Republikës.
Është e shkruar që në telefonin e McGonigal është administruar një komunikim ku gjatë takimit mme kryeministrin Rama në Tiranë i nis foton një kolegu të tij dhe i thotë jam me këtë mikun që po reformon drejtësinë dhe këtu dukshëm ka shumë mundësi për ne dhe përherë unë po mendoj për të ardhmen. Përbënte interesa madhore për të bërë lekë.
SPAK duke qenë se pretendon se ka patur mbështetje nga SHBA, nuk ndodhet sot në tutelën e Soros dhe nuk merr më urdhër as nga Soros as nga i jati. Partner të tij janë një administratë krejt ndryshe. Nëse duan të bëjnë detyrën, le të hetojnë lidhjet e kryeministrit me McGonigal.
-

“Trekëndëshi i së keqes”/ Soros-Rama-McGonigal, miqësia që minoi drejtësinë shqiptare dhe asgjesimi i opozitës
Një nga skandalet më tronditëse ndërkombëtare që lidhet me Shqipërinë ka zbuluar një rrjet ndikimi ku përfshihen ish-drejtuesi i FBI-së, Charles McGonigal, dhe Kryeministri Edi Rama. Hetimet amerikane tregojnë se marrëdhënia mes tyre nuk ishte thjesht formale apo diplomatike, por u përdor si një mjet për të manipuluar sistemin e drejtësisë dhe për të ushtruar presion ndaj kundërshtarëve politikë. Ky rrjet ndikimi ka vepruar në harmoni të plotë me padronin politik të Ramës, George Soros, dhe të birin e tij, Alex Soros.
Fillimisht, Rama mohoi çdo lidhje problematike me McGonigal, duke e paraqitur komunikimin me të si pjesë të rutinës diplomatike. Por dokumentet e hetimit amerikan zbulojnë se McGonigal ka përdorur këto lidhje për të avancuar interesa të caktuara biznesi dhe për të ndikuar vendimmarrjen brenda sistemit të drejtësisë shqiptare — duke i dhënë Kryeministrit një përparësi strategjike ndaj opozitës dhe duke e kthyer drejtësinë në një armë politike.
Transferimi i parave dhe ndikimi përmes ndërmjetësve
Sipas hetimeve, Rama përdorte ndërmjetës si Agron Nezaj dhe Dorian Duke për të shpërndarë para që u shërbenin qëllimeve politike të tij. Përmes këtyre pagesave u tentua të ndikoheshin vendimet e gjyqtarëve dhe institucioneve ligjore në mënyrë që të forcohej pozicioni i qeverisë dhe të dobësohej opozita.
Frikësimi i gjyqtarëve dhe instrumentalizimi i drejtësisë
Hetimet nxorën në pah se gjyqtarë shqiptarë u vunë nën presion të drejtpërdrejtë për të vendosur në favor të objektivave të McGonigal, që përputheshin me interesat e Ramës. Ky skandal tregon qartë instrumentalizimin e sistemit të drejtësisë nga pushteti ekzekutiv, duke krijuar një mjedis ku vendimet ligjore mund të ndikohen nga interesat e individëve të jashtëm dhe ndikimet politike.
Përdorimi politik i rrjetit McGonigal
Kontaktet e Ramës me McGonigal nuk shërbyen vetëm për favorizim biznesi, por u përdorën gjithashtu për frikësimin e opozitës dhe mbajtjen e kontrollit politik. Marrëveshjet financiare dhe ndikimi mbi drejtësinë krijuan një situatë ku qeveria kishte mundësinë të mbyllte rrugën ndaj kundërshtarëve politikë dhe të manipulonte institucionet ligjore sipas nevojave të saj.
Mosveprimi i SPAK dhe pasojat
Edhe pse ky skandal ka elemente të qarta të manipulimit të drejtësisë dhe korrupsionit të huaj në politikën shqiptare, SPAK deri më tani nuk ka ndërmarrë veprime konkrete. Mosveprimi i organit të prokurorisë së posaçme lë hapësirë për dyshime mbi efektivitetin e tij dhe ndikon drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e hetimeve serioze mund të dërgojë mesazhe të rrezikshme për institucionet dhe opozitën, duke normalizuar ndikimet e huaja dhe korrupsionin politik të pushtetit ekzekutiv.
Çfarë mund të ndodhë më tej?
Me thellimin e hetimeve amerikane dhe ndoshta presionin e komunitetit ndërkombëtar, rritet mundësia që fakte të reja të nxjerrin në pah implikime edhe më të drejtpërdrejta për Edi Ramën dhe aktorë të tjerë shqiptarë. SPAK dhe institucionet shqiptare pritet të përballen me presion për transparencë dhe llogaridhënie, ndërkohë që skandali McGonigal mbetet një test i madh për integritetin e drejtësisë në vend.
Përfundim: një alarm për demokracinë dhe drejtësinë
Skandali McGonigal dhe përdorimi i tij nga Rama për të kapur sistemin e drejtësisë dhe për të dobësuar opozitën është një paralajmërim serioz për Shqipërinë që tashmë njihet ndërkombëtarisht. Nga mohimi fillestar deri tek përdorimi strategjik i rrjetit dhe mosveprimi i SPAK, ky rast tregon edhe se si ka funksionuar trekëndëshi i së keqes, Soros – Rama – McGonigal, në kurriz të demokracisë shqiptare, popullit shqiptar dhe në favor të çimentimit të një sistemi okult njëpartiak në vend.