Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i ftuar në një emision televiziv kritikoi gjuhën e politikës, e cila sipas tij, është kundër sistemit të drejtësisë.
Ai theksoi se urrejtja ndaj gjyqtarëve i ka rrënjët që në vitin 1992, kur Sali Berisha krijoi “shkollën e plepave”.
Sipas tij, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, gjyqtarët nuk jepnin drejtësi, por mbanin anën e të fortëve dhe atyre që paguanin paratë.
“Politika në radhë të parë nuk e do drejtësinë. Politika e shkatërroi drejtësinë në vend. Me farën që është mbjellë pas 1992, vrasje do ketë. Këtë klimë e krijoi Sali Berisha me shkollën e plepave. Ata e qelbën drejtësinë. Astrit Kalanë ka vrarë politika po e po, gjuha e urrejtjes që ka mbjellë kjo politikë.
Ai nuk ka lënë asgjë pa thënë për Astrit Kalanë, e quajti enverist. Gjyqtarët në Shqipëri, sa i përket problemit të sigurisë fizike të tyre ka qenë një katastrofë e vërtetë se nuk trashëguam asgjë nga sistemi që e përmbysëm. Në kohën e Berishës ishin katastrofë.
Ai ishte një shtet inekzistent në kohën e tij. Gjyqtarët në atë kohë i mbronte korrupsioni. Ata ua dhanë të drejtën kush kishte armën, kush kishte paranë. Astrit Kalanë e vranë edhe kolegët e tij”, tha ai.
Tag: drejtësinë
-

“Gjuha e urrejtjes ndaj gjyqtarëve nisi në vitin 1992”, Beqiri akuzon Berishën: Sali e qelbi drejtësinë, u dha..
-

Ramaforma, që e vrau drejtësinë!
Nga Petrit Vasili
Ngjarja tragjike ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja është epilogu i Reformës së turpshme në drejtësi.
Reforma në drejtësi, që u kap dhe u zhbë në çdo element të saj dhe u shndërrua në Ramaformë po prodhon pasojat e saja të tmerrshme imediate dhe afatgjata.
Sot mund të thuhet me plot gojën se sistemi i drejtësisë është rrënuar në çdo element thelbësor por edhe në ato me të thjeshtat dhe me baziket.
Dhjetëra mijëra dosje, kapja politike e hapur dhe e dhunshme, mbingarkesa tronditëse e gjyqtarëve, aksesi shumë i vështirësuar nga harta e re e gjyqësorit, kohëzgjatja e frikshme për të marrë drejtësi, infrastruktura mizerabël janë vetëm disa elementë të sistemit tashmë të shkatërruar të drejtësisë.
E shndërruar thjesht në një instrument për të garantuar pandëshkueshmërinë e Ramës dhe rilindasve të preferuar të tij sot drejtësia është kthyer në një zyrë shtesë të qeverisë dhe armike e betuar e ligjit dhe e interesit publik e atij qytetar.
Koorporatizmi është ngritur në sistem dhe po gërryen drejtësinë, duke mos kursyer edhe gjykatat më të larta të vendit, që kulmoi me rrëmbimin e mandateve të Gjykatës Kushtetuese.
Zhgënjimi me drejtësinë është më i thellë se kurrë.
Qytetarët i shohin me lemeri zyrat e gjykatave dhe prokurorive sepse shohin se si nuk do të marrin kurrë drejtësi të paanshme dhe të shpejtë, por përkundrazi do të torturohen me vite në këto dyer, do të harxhojnë para pa fund dhe në finale do të provojnë zhgënjimin shumë të thellë, që vjen nga padrejtësia.
Kjo reformë nuk arriti asnjë rezultat të vetëm, po asnjë fare fare.
“Suksesi” i vetëm i saj, ishte shkatërrimi kryq e themel i sistemit të drejtësisë dhe stimulimi ekstrem i korrupsionit, kapjes politike dhe aprofesionalizmit.
Miliona euro dënime vijnë nga Strasburgu si dënime për vendimet e turpshme të drejtësisë shqiptare dhe jo pak, por rreth 40 milionë euro dhe kjo faturë vetëm po thellohet gjithmonë e me keq.
Asnjë avokati nuk mund t’i bëhet kësaj reforme shkatërrimtare për vendin, asnjë “budalla i dobishëm” në shqip dhe anglisht nuk mund të flasë dot më për këtë sistem drejtësie të falimentuar e të shkatërruar krye krejt.
Është sot me imperative se kurrë të shpëtohet drejtësia.
Kjo Ramaformë e neveritshme, duhet hedhur sa më parë në koshin e plehrave.
Një reformë e vërtetë me themel duhet kryer për të shpëtuar drejtësinë dhe për t’ua kthyer sërish atë qytetarëve dhe për të bërë që sërish të sundojë ligji dhe e drejta dhe jo antiligji dhe korrupsioni.
-

Partizani-Tirana, formacionet zyrtare. Mësohen arbitrat që do të mbajnë drejtësinë në derbi
Java e 6-të e Superiores nis me derbin Partizani-Tirana, ku të dyja ekipet po kalojnë momente të vështira dhe gjenden në fundin e tabelës. Partizani renditet i teti me 4 pikë, Tirana në vend të dhjetë me 2 pikë.
Partizani vjen me disa ndryshime në derbi, trajneri Milinkoviç ka lënë në stol emra si Buxhelaj e Mehmeti. Në anën tjetër, Bordin nuk është se ka bërë ndonjë ndryshim.
PARTIZANI: Hoxha, Preka, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Ismaili, Kote, Hjumen, Garsia, Qokthi, Bintsuka.
TIRANA: Tafas, Valerianos, Lleshi, Soler, Vera, Fernandez, Haxhiu, Falaje, Vogli, Patsatsia, Tabeku.
Ndërkohë janë mësuar edhe arbitrat që do mbajnë drejtësinë në këtë ndeshje. Arbitër kryesor është Eldorjan Hamiti, anësorë janë Ilir Tartaraj dhe Ani Koçiaj. Në VAR, Kreshnik Bajramaj. -

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji është paraqitur për herë të fundit në shërbimin e provës, pasi u lirua me kusht nga burgu i Fierit më 8 korrik, dhe pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar.
Në një prononcim për mediat, ai deklaroi se brenda pak ditësh do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shtoi se nëse nuk do të ketë një vendimarrje të drejtë, do t’i drejtohet, ashtu siç ka paralajmëruar Strasburgut.
“Unë jam izoluar dhe burgosur për shkak të bindjeve politike dhe për shkak të denoncimit të një personi të inkriminuar. Histori që nisi shumë vite përpara dhe nga dita në ditë të gjithë denoncimet që kam bërë në emër të PD dhe dhe të gjitha denoncimet nga PD, po faktohen duke faktuar së pari lidhjet e forta të krimit me qeverinëdhne kontrollet e gfr të krimit dhe pëfshrijen e personave në funksione më të ;larta qeveritare apo policore të drejtësisë. Pas këtij momenti, përfundimi i këtij turpi për drejtësinë, njolle turpi për drejtësinë e kapur politikisht nga Rama do ta vazhdoj këtë çështje deri në Strasburg. Dua të theksoj, se duke qenë se e kam provuar vetë edhe në kurriz që dmth të prodhohen padrejtësi nga institucionet. Do të punoj fort për interesat e qytetarëve që përballen me padrejtësi të përditshme nga institucionet e drejtësisë dhe që janë kthyer në institucione dhunuese e gjobash të përditshme. Beteja ime me drejtësinë është në rrugë e sipër, sapo ka filluar. Për pak ditë do të depozitoj në Kushtetuese dhe nëse do të ketë kontroll nga Rama, do të depozitoj në Strasburg. Jam i bindur në fitore. “, tha Salianji.
Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”. Me dënimin me 1 vit burg, Ervin Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2017-s dhe 2021-shit për 2 legjislatura.
Sipas ligjit të dekriminalizimit ai nuk mund të zgjidhet në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit, pra deri në vitin 2030 kur konsiderohet i rehabilituar.
-

“Çështjen do e dërgoj në Strasburg”/ Salianji në GJKKO: Beteja ime me drejtësinë sapo ka filluar
Ish deputeti i PD Ervin Salianji, ka zbatuar vendimin e GJKKO për t’u paraqitur këtë të premte në zbatim të masës së shërbimit të provës.
Në një deklaratë për mediat ai tha se beteja e tij me drejtësinë sapo ka filluar dhe se çështjen do e dërgojë deri në Strasburg.
“Nuk ka pasur rrezikshmëri qëndrimi im në liri. Denoncimi im publik bëri që një i dënuar me 7 vite burg të dorëzohej. Unë jam izoluar për shkak të bindjeve politike dhe denoncimit të një personi. Të gjitha denoncimet tona po faktojnë lidhjet e forta të krimit me qeverinë
Beteja ime me drejtësinë sapo ka nisur, çështjen time do ta çoj në Strasburg. Sot kartelet dhe grupet kriminale po kontrollojnë Shqipërinë”-u shpreh Salianji.Top Channel
-

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës: Do t’i drejtohem Kushtetueses
Ervin Salianji është paraqitur për herë të fundit në shërbimin e provës, pasi u lirua me kusht nga burgu i Fierit më 8 korrik, dhe pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar. Në një prononcim për mediat, ai deklaroi se brenda pak ditësh do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shtoi se nëse nuk do të ketë një vendimarrje të drejtë, do t’i drejtohet, ashtu siç ka paralajmëruar Strasburgut.
“Unë jam izoluar dhe burgosur për shkak të bindjeve politike dhe për shkak të denoncimit të një personi të inkriminuar. Histori që nisi shumë vite përpara dhe nga dita në ditë të gjithë denoncimet që kam bërë në emër të PD dhe dhe të gjitha denoncimet nga PD, po faktohen duke faktuar së pari lidhjet e forta të krimit me qeverinëdhne kontrollet e gfr të krimit dhe pëfshrijen e personave në funksione më të ;larta qeveritare apo policore të drejtësisë. Pas këtij momenti, përfundimi i këtij turpi për drejtësinë, njolle turpi për drejtësinë e kapur politikisht nga Rama do ta vazhdoj këtë çështje deri në Strasburg. Dua të theksoj, se duke qenë se e kam provuar vetë edhe në kurriz që dmth të prodhohen padrejtësi nga institucionet. Do të punoj fort për interesat e qytetarëve që përballen me padrejtësi të përditshme nga institucionet e drejtësisë dhe që janë kthyer në institucione dhunuese e gjobash të përditshme. Beteja ime me drejtësinë është në rrugë e sipër, sapo ka filluar. Për pak ditë do të depozitoj në Kushtetuese dhe nëse do të ketë kontroll nga Rama, do të depozitoj në Strasburg. Jam i bindur në fitore. “, tha Salianji.
Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”. Me dënimin me 1 vit burg, Ervin Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2017-s dhe 2021-shit për 2 legjislatura. Sipas ligjit të dekriminalizimit ai nuk mund të zgjidhet në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit, pra deri në vitin 2030 kur konsiderohet i rehabilituar. -

Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës: Beteja me drejtësinë sapo ka filluar…do ta çoj deri në Strasburg!
ervin salianji
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është paraqitur për herë të fundit tek shërbimi i provës, masë e cila iu dha si kush për lirimin e tij nga qelia më 8 korrik. Salianji është ndalur në një prononcim për mediat, ku ka deklaruar se brenda pak ditësh do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Më tej, ai ka theksuar se nëse çështja nuk do të trajtohet me drejtësit, pra me ndërhyje të Ramës, do ta depozitojë në Strasburg.
“Unë jam izoluar dhe burgosur për shkak të bindjeve politike dhe për shkak të denoncimit të një personi të inkriminuar. Histori që nisi shumë vite përpara dhe nga dita në ditë të gjithë denoncimet që kam bërë në emër të PD dhe dhe të gjitha denoncimet nga PD, po faktohen duke faktuar së pari lidhjet e forta të krimit me qeverinëdhne kontrollet e gfr të krimit dhe pëfshrijen e personave në funksione më të ;larta qeveritare apo policore të drejtësisë. Pas këtij momenti, përfundimi i këtij turpi për drejtësinë, njolle turpi për drejtësinë e kapur politikisht nga Rama do ta vazhdoj këtë çështje deri në Strasburg. Dua të theksoj, se duke qenë se e kam provuar vetë edhe në kurriz që dmth të prodhohen padrejtësi nga institucionet. Do të punoj fort për interesat e qytetarëve që përballen me padrejtësi të përditshme nga institucionet e drejtësisë dhe që janë kthyer në institucione dhunuese e gjobash të përditshme. Beteja ime me drejtësinë është në rrugë e sipër, sapo ka filluar. Për pak ditë do të depozitoj në Kushtetuese dhe nëse do të ketë kontroll nga Rama, do të depozitoj në Strasburg. Jam i bindur në fitore. “, tha Salianji.
Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”. Më 27 shtator, ish-deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në Polici, për t’u tranferuar më pas në burgun e Fierit, ku edhe u caktua të vuante dënimin me 1 vit heqje lirie për çështjen “Babale”. Gjyqi zgjati për disa vite për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali. Por Salianji u dënua për kallëzim të rremë. Më 8 Korrik 2025, Gjykata e Fierit vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pasi prokurori i çështjes dha dakordësinë./ZËRI -

Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës: Beteja sapo ka filluar! Për pak ditë i drejtohem Kushtetueses
Ervin Salianji është paraqitur për herë të fundit në shërbimin e provës, pasi u lirua me kusht nga burgu i Fierit më 8 korrik, dhe pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar. Në një prononcim për mediat, ai deklaroi se brenda pak ditësh do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa shtoi se nëse nuk do të ketë një vendimarrje të drejtë, do t’i drejtohet, ashtu siç ka paralajmëruar Strasburgut.
“Unë jam izoluar dhe burgosur për shkak të bindjeve politike dhe për shkak të denoncimit të një personi të inkriminuar. Histori që nisi shumë vite përpara dhe nga dita në ditë të gjithë denoncimet që kam bërë në emër të PD dhe dhe të gjitha denoncimet nga PD, po faktohen duke faktuar së pari lidhjet e forta të krimit me qeverinë dhe kontrollet e grupeve të krimit dhe përfshirjen e personave në funksione më të larta qeveritare apo policore të drejtësisë. Pas këtij momenti, përfundimi i këtij turpi për drejtësinë, njolle turpi për drejtësinë e kapur politikisht nga Rama do ta vazhdoj këtë çështje deri në Strasburg. Dua të theksoj, se duke qenë se e kam provuar vetë edhe në kurriz që dmth të prodhohen padrejtësi nga institucionet. Do të punoj fort për interesat e qytetarëve që përballen me padrejtësi të përditshme nga institucionet e drejtësisë dhe që janë kthyer në institucione dhunuese e gjobash të përditshme. Beteja ime me drejtësinë është në rrugë e sipër, sapo ka filluar. Për pak ditë do të depozitoj në Kushtetuese dhe nëse do të ketë kontroll nga Rama, do të depozitoj në Strasburg. Jam i bindur në fitore. “, tha Salianji.
Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”. Me dënimin me 1 vit burg, Ervin Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2017-s dhe 2021-shit për 2 legjislatura. Sipas ligjit të dekriminalizimit ai nuk mund të zgjidhet në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit, pra deri në vitin 2030 kur konsiderohet i rehabilituar.
-

“Koha politike e tij ka perënduar”/ Vendimi për Veliajn, reagon analisti: Betejën e ka me drejtësinë, i ka larë duart
Analisti i njohur Martin Leka, i ftuar në një intervistë televizive, komentoi vendimin e Këshillit Bashkiak, i cili votoi pro shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai theksoi se Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen me kohë, dhe nuk kishte arsye ta çonte situatën deri në fazën e mbledhjes së këshillit.
“Duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur të gjithë drejtorët e tij u përfshin në aferën e ashtuquajtur “5d”. Fakti që sot detyrohet të shkarkohet, unë kam pasur besimin se ai deri sot do ta jepte dorëheqjen dhe nuk do ta lejonte këshillin bashkiak, të kthehej në një arenë. Me shkarkimin e Veliajt, praktikisht është vetëm një firmë formale e Këshillit të Ministrave, unë besoj se ai betejën e ka më drejtësinë tashmë, kurse me PS, unë mendoj se i ka larë duart, por edhe me politikën. Vetëm nëse ai del i pafajshëm në fund të gjykimit. Betejën e ka personale me drejtësinë”, tha ai.
Sa i takon kundërshtimit të mundshëm të shkarkimit në Gjykatë, Leka tha se kjo do ishte një procedurë jo e favorshme për Veliajn. Ai pohoi se të gjitha energjitë Veliaj duhet t’i përqendrojë në mbrojtje përballë akuzave të SPAK.
“Për mua është gabim pasi do krijonte dhe po e krijon një të ashtuquajtur një “luftë” brenda PS. Koha politike e tij ka perënduar, Veliaj duhet të përgatitet fort për mbrojtjen ligjore dhe të gjithë energjitë dhe potencialin e vet, përfshirë avokatë dhe mbrojtësit ligjorë, t’i përkushtohen akuzave të rënda që ka ai nga SPAK dhe drejtësia shqiptare. Nuk ka rrugë tjetër.”, tha ai.
