Gazetari Erl Murati duke folur për situatën me drejtësinë të dy bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, ish-kryebashkiaku Erion Veliaj dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku, e sheh pozicionin e Veliajt në luftën e tij me drejtësinë më të vështirë.
Sipas Muratit, Rama u investua personalisht që të iniciojë mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Tiranës.
“Ai po bën betejën juridike, por dhe kushtetuese për të mbajtur detyrën. Nëse nga një anë kemi kryeministrin që ka vendosur mbrojtje, të mos ketë pasoja politike për Ballukun, për zotin Veliaj ishte ai që inicioi, nga pikëpamja politike ishte vullnet personal i Ramës për të patur zgjedhje të reja në Tiranë.
Është më e vështirë beteja me drejtësinë për Veliajn sesa Ballukut, të paktën deri tani. Ahmetaj megjithëse është i dyshuar për vepra penale dhe në arrati, ai ka qenë dëshmitar okular, por mund të merret dëshmitar, ai ka qenë prezent në takimin me Ramën e Ballukun për tunelin e Llogarasë”, tha gazetari Erl Murati.
Erl Murati: Balluku u përpoq ta ruajë qetësinë dhe ia doli ta ruajë qetësinë para kamerave. Situata e saj nuk është e lehtë, pasi është numri 2 i qeverisë dhe është në akuzë penale, e pandehur nga SPAK që ka treguar se nuk i hap apo i mbyll dosjet por i con deri në fund, kur foli ndaj gazetarëve, mu kujtua një dalje publike e Veliajt kur tha që u takova me kolegët e mi prokurorë dhe ajo në një gjatësi vale ishte kur përdori një fjalor, disa fraza për ta zbehur dhe zbutur sadopak situatën.
Nëse do bëja paralelizëm me Veliajn, Balluku është më e avantazhuar se Veliaj, ajo lufton në frontin e drejtësisë, kurse Veliaj ai lufton në dy fronte, pasi ai është në njëfarë mënyre i lëshuar nga partia dhe Rama.
Ai bën betejën juridike, por dhe kushtetuese për të mbajtur detyrën. Nëse nga një anë kemi kryeministrin që ka vendosur mbrojtje, të mos ketë pasoja politike për Ballukun, për zotin Veliaj ishte ai që inicioi, nga pikëpamja politike ishte vullnet personal i Ramës për të patur zgjedhje të reja në Tiranë. Është më e vështirë beteja me drejtësinë për Veliajn sesa Ballukut, të paktën deri tani. Pasi Rama do të vijojë ti japë proteksion politik Ballukut. Ndoshta dhe për arsye personale. Ahmetaj megjithëse është i dyshuar për vepra penale dhe në arrati, ai ka qenë dëshmitar okular, por mund të merret dëshmitar, ai ka qenë prezent në takimin me Ramën e Ballukun për tunelin e Llogarasë.
Tag: drejtësinë
-

“Ahmetaj dëshmitar, Balluku e pandehur, Veliaj në betejë”, Murati: Kriza e brendshme e qeverisë po thellohet
-

A do ta jepni dorëheqjen apo do përballeni me drejtësinë me mandat? Balluku futet në SPAK, shtyn gazetarët (Video)
Belinda Balluku u paraqit sot në Prokurorinë Posaçme për tu njohur me akuzat. Ajo u pyet nga gazetarja Klodiana Lala nëse do të jepte dorëheqjen apo do të përballej me drejtësinë me mandat, Balluku refuzoi ti përgjigjej, duke shtyrë gazetarët.
Fletëthirrja për Ballukun u firmos nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi. Balluku dërgoi më herët në SPAK, motrën e saj avokate, Pamela Qirko. Ndërsa kur ora shënonte 15:11 minuta, zv/kryeministrja u pa të mbërrinte vetë.Belinda Balluku është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”. Ky zhvillim vjen në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që ajo ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve.
Kreu i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar kërcënimin, që sipas tij, Kryeministri Rama i ka bërë prokurorit të SPAK-ut, Dritan Premçi, që heton zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai tha se Rama e ka telefonuar, ndërsa e cilësoi këtë një akt të rëndë. -

“Ajo kërkon të gjesh alibi”/ Nën hetim nga SPAK, reagon ashpër Alibeaj: Balluku duhet të shkojë dhe të japë përgjigje
Enkelejd Alibeaj i ftuar në një studio televizive, ka komentuar edhe raportimet se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK. Alibeaj tha se Balluku duhet të shkojë dhe të japë përgjigje pasi e ka detyrim ligjor. Sipas tij, kur ka nisje të hetimeve, ka dy beteja, ajo me drejtësinë dhe me opinionin publik.
“Unë di të them këtë, që nëse është e vërtetë, që SPAK ka nisur për procedim penal, një këshillë modeste nga një jurist për zyrtarët, shkon në SPAK dhe zbatoni ligjin. Nga përvoja ime, di të them që drejtësia mund të ecë me hapa të vegjël, por nuk ngec asnjëherë. Është një thënie franceze, që drejtësia mund t’i ketë sytë e mbyllur, por mund ta gjejë gjilpërën në kashtë. Sjellja më e duhur për këdo, për ata që janë personazhe politike dhe publike, e kanë për detyrim që sa herë që thirren nga drejtësia, të shkojnë dhe të përgjigjen, pasi është mënyra më e mirë për të treguar se janë të pafajshëm. Në rastin kur bëjnë dredha dhe gjejnë justifikime, kanë betejën me opinionin publik.
Sa herë që ka një procedim penal, ka dy beteja, njëra është beteja me drejtësinë dhe nga ana tjetër më e rëndësishme është beteja me publikun. Ajo kërkon të gjesh alibi, justifikime. Unë nuk mendoj se mund të bësh pakt me drejtësinë”, tha Alibeaj. -

“Opozita me pyetje absurde ndaj institucioneve të pavarura, ish-kolegët e mi heshtën”, ish-deputeti i PS: Në Kuvend u shpall një shtet i ri
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca në një reagim të gjatë të bërë ditën e sotme, ka komentuar seancën e një ditë me parë në Kuvend, ku raportuar drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë.
Kreu i SPAK Altin Dumani, dhe kryeprokurori Oslian Çela iu përgjigjën pyetjeve të bëra me shkrim nga deputetët, që sipas Ndrecës pyetjet nga deputetët e opozitës ishin absurde, ndërsa shton se nga ana tjetër mazhoranca heshti përballë tyre.
Ndreca thotë me ironi se në “Kuvend u shpall një shtet i ri”.
Reagimi i plotë:
Dje, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, u miratua në heshtje shteti paralel — shteti gjyqësor.Jo me votim, por me qëndrim. Jo me ligj, por me dorëzim.
Seanca e raportimit të institucioneve të drejtësisë u kthye në një spektakël që dështoi në mënyrë po aq spektakolare në ushtrimin e funksionit të saj kushtetues. Një pjesë e deputetëve u përfshinë në pyetje absurde, pa lidhje me detyrën e tyre për të garantuar ekuilibrin e pushteteve. Pyetjet për raste konkrete, për hetime të veçanta apo përse dikush është apo s’është marrë i pandehur, nuk janë funksion parlamentar; janë rikthim në mentalitetin e vjetër, ku politika diktonte drejtësinë. Pjesa tjetër e Kuvendit, në anën tjetër, heshti — përfshirë ish-koleget e mi të mazhorancës — duke hequr dorë nga vetë mandati që Kushtetuta i jep. Në vend që Parlamenti të garantonte, në emër të sovranit, që sistemi i drejtësisë po ecën sipas Kushtetutës dhe ligjit, ai doli nga roli i tij: një pjesë me mendësi uzurpatore, pjesa tjetër me heshtje kapitulluese.
Askush nuk u mor me thelbin. Seanca u shndërrua në një lojë publike: kush e godet dhe kush e tremb më shumë SPAK-un. Një garë për t’u dukur “më i patremburi” përballë një strukture që vë në lëvizje drejtësinë, në vend të një analize serioze për gjendjen e sistemit të drejtësisë. Në mënyrë naïve, apo të qëllimshme, deputetët lanë në hije institucionin më të rëndësishëm për ekuilibrin mes legjislativit dhe gjyqësorit: Inspektorin e Lartë të Drejtësisë (ILD).
Për ushtrimin e kompetencave të Kuvendit, ILD është institucioni më i rëndësishëm i qeverisjes së gjyqësorit. Ai është “syri dhe veshi” profesional dhe i pavarur i Kuvendit në sistemin e drejtësisë, instrumenti që raporton mbi standardet, disiplinën, etikën dhe devijimet që kërkojnë ndërhyrje ligjore. Në vend që deputetët të pyesnin: “A po funksionon anija që ndërtuam në vitin 2016?”, ata u morën me çështje që nuk janë as në atributet dhe as në kompetencat e Kuvendit dhe duke u marrë me atë që nuk është detyrë e tyre, lanë pa bërë detyrën e tyre.
Për rrjedhojë, situata dramatike që ka përfshirë sistemin aktual të drejtësisë vazhdon të rrëshqasë pa kontroll, sepse vetëm ILD nuk arrin dhe nuk do ta shohë, ndërsa Kuvendi nuk ia kërkon ta shohë. Kuvendi nuk pati asnjë pyetje për ILD-në. Dhe kjo heshtje është më e rrezikshme se çdo pyetje naive. Në momentin që Parlamenti pushon së kërkuari llogari nga institucioni që monitoron drejtësinë, ai e legjitimon drejtësinë si pushtet të pakontrollueshëm. ILD, që duhet të ishte mekanizmi i kontrollit, është lënë në hije, i reduktuar në një institucion formal që paguhet për të mos folur. Kjo nuk është neglizhencë, është kapitullim i pushtetit legjislativ ndaj pushtetit gjyqësor.
Anija e ndërtuar në vitin 2016 me votat e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë tashmë ka marrë ujë. Korporatizimi i drejtësisë, kultura e pandëshkueshmërisë brenda sistemit, thyerja e unifikimit të praktikës gjyqësore, shkeljet e rënda të të drejtave themelore dhe procesit të rregullt ligjor, përdorimi selektiv i standardeve kushtetuese dhe konventore janë bërë problem sistemik, gërryes dhe shkatërrimtar për besimin e publikut.
Ky është pikërisht misioni i ILD-së: të sinjalizojë defektet, të raportojë rrezikun, të paralajmërojë Kuvendin se “anija” ka difekte. Por dje, Parlamenti uli kokën dhe mbylli sytë, si struci që mendon se, po nuk e pa rrezikun, ai nuk ekziston. Leshimi i kontrollit ndaj një pushteti të pakufizuar gjyqësor nuk është më çështje institucioni; është çështje shtetformimi.
Nga dje, Shqipëria ka de facto dy shtete:
Një shtet politik që pretendon të qeverisë,
Dhe një shtet gjyqësor që vendos, në fakt, si qeveriset dhe me gjasë, në vijim, edhe kush qeveris.Kur Parlamenti ndalon së pyeturi për drejtësinë, drejtësia ndalon së pyeturi për ligjin. Në atë moment, drejtësia
pushon së qeni pushtet, bëhet shtet. Një shtet i pavarur, me nuancat e një regjimi jurisprudencial që punon për pushtetin e tij dhe jo për atë të sovranit. Kuvendi, duke heshtur përballë dështimit epik institucional të ILD-së, ka dorëzuar rolin e tij si garant i ekuilibrit kushtetues. Me këtë heshtje, është shpallur de facto krijimi i një shteti paralel, shtetit gjyqësor. Një shtet pa sovran, por me pushtet; pa kontroll, por frikësues; pa llogaridhënie, por arrogant.
Ati themelues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Madison, në The Federalist Papers, nr. 51, tha:“Ambition must be made to counteract ambition.”“Ambicia duhet të shërbejë për të kundërpeshuar ambicien; pushteti për të frenuar pushtetin.”Top Channel
-

Gjyqi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, Rama: Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe për shqipsharësit digjitalë
Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një reagimi në Facebook ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë.
Rama e cilësoi të padrejtë dhe të turpshëm faktin që “shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës” po përballen sot me drejtësinë ndërkombëtare, për të dëshmuar se “lufta për liri nuk është krim”.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se historia do ta kujtojë Hashim Thaçin si njeriun që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, pavarësisht nga “tifozët e verbuar” që e sulmojnë edhe sot.Rama: A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga shinat mbi të cilat u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!
Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke uruar të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovë. -

“Turp për drejtësinë ndërkombëtare”, Rama: Shpëtimtarët e Kosovës duhet të dalin para një gjykate të dalë krejt nga shinat
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj gjyqit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Reagimi i plotë i Ramës:
A nuk është e tmerrshme ta mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës ishte në tehun e thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate të dalë krejt nga shinat mbi të cilat u ngrit, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi ndaj një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri e sovran i Kosovës nuk ka dalë nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, po nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare dhe edhe më zi për shqipsharësit digjitalë, tifozë të verbuar prej budallakisë kinse patriotike, që edhe mbrapa hekurave të kësaj padrejtësie ulëritëse, e shohin dhe trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke uruar të mos dalë më kurrë prej aty; ndërkohë që kur atyre t’u jetë harruar nami e nishani dhe asaj gjykate t’i ketë mbetur vetëm njolla e turpit të historisë, emri i Hashimit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës -

“Ka shumë punë me drejtësinë”/ Seanca plenare, ironizon Balliu: Ku e keni shoqe Ballukun
Kuvendi është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, ku këta të fundit akuzojnë kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi se nuk po i lejon që ti bëjnë pyetje, drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.
Deputeti i PD-së, Kelvis Balliu u shpreh se Belinda Balluku dhe Edi Rama nuk janë të pranishëm në Kuvend, pasi sipas tij ata kanë shumë probleme me drejtësinë, kryetarët e të cilëve pritet të raportojnë.
“Ky i keni këta të dy, edhe shoqen balluku edhe shokun Rama, kanë ardhur këto institucione me të cilët këta të dy kanë shumë punë”, tha Balliu, i cili kërkoi që ligjvënësit demokrat të lejohen të bëjnë pyetje. -

Balluku nesër në SPAK/ Kryetar i PD zbulon detajet: Ja çfarë pritet të ndodhë
I ftuar në intervistën e ditës, Genti Çela, Kryetar i PD Pogradec, foli mbi situatën e fundit lidhur me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila nesër pritet të paraqitet para SPAK për të dëshmuar lidhur me akuzat e korrupsionit që rëndojnë mbi të.
Çela theksoi se kjo është një mundësi e rëndësishme për drejtësinë shqiptare, por ai shprehu dyshimet se Balluku mund të mos paraqitet për shkak të manovrave politike që janë bërë për ta vonuar këtë proces. Sipas Çelës, është e mundur që Balluku të justifikohet me një arsye të ligjshme për të mos u paraqitur nesër, duke përmendur mundësinë e një kërkese për shtyrje apo justifikime të tjera të mundshme për të fituar kohë.
Ai shtoi se kjo mund të jetë një taktikë për të shmangur përballjen me drejtësinë, duke shfrytëzuar mbështetjen politike dhe mbrojtjen që mund të ketë nga qeveria. Çela theksoi se kjo është një mundësi për drejtësinë të tregojë nëse po bën hapin e duhur në luftën kundër korrupsionit të lartë, ose do i lejojë politikanët të vazhdojnë të manipulojnë proceset ligjore për të shpëtuar nga pasojat e veprimeve të tyre korruptive.
Pjesë nga deklarata:
Lajm shumë i rëndësishëm përsa kohë numri dy i qeverisjes, ndërkohë që ka pasur edhe zëvendësministra të tjerë me probleme të tilla korrupsioni galopant. Patjetër që ushtarët e Erilindjes bien një nga një. Duhet të kuptojmë: gjenerali i këtyre ushtarëve të rënë si Sajmir Tahiri, Erion Veliaj e shumë të tjerë duhet të kuptojmë më në fund që shkaktari kryesor i këtij korrupsioni, që ka pushtuar çdo qelizë të administratës, është Rama. Nuk mund të vazhdojnë të hanë “kumbulla e dardha” është një shprehje që thotë ai secili nga anëtarët e kabinetit të vet, me të cilët do të formonte dhe një qeveri, në burg apo paraburgim.
Ka vepruar gjithmonë në kokën e vet, pa miratimin, pa urdhrin, pa presionin e kryeministrit për të firmosur aferat korruptive. Edhe pse ka pasur ndonjëherë Shqipëria duke thyer rekorde botërore sa i takon çmimeve për km rrugë, kjo lidhet edhe me zëvendës-kryeministren Balluku. Ajo patjetër i është drejtuar tashmë bashkimit të shokëve të tjerë të PS në burg dhe është rrugës për atje, sado që përpiqet të zgajë paraqitjen e saj në SPAK. Mendoj që edhe nesër ashtu do të veprojë, duke mos u paraqitur dhe duke u argumentuar që është jashtë evidencës. Patjetër një ditë do t’i bashkohet burgut, dhe duke pritur që drejtësia të ngrihet në nivelin e përgjegjësisë së saj dhe ta thërrasë, qofte si person në dijeni, por sigurisht si shkaktarja kryesore e këtij korrupsioni, vet kryeministri.
Ai është promotori më i madh i një shpure, në këtë rast servilesh e injorantesh. Ka grumbulluar rreth vetes njerëz anonimë, pa identitet politik, të kthyer në vegla që firmosin pa asnjë mëdyshje të gjitha aferat që kryeministri parashikon të vjedhë, dhe ata nuk ruhen deri kur i vjen kjo thirrje, siç i ka ardhur njeriut të dytë të qeverisë dhe njeriut më të besuar në krah të Rames.
Nëse nuk kemi këtë shpurë pa identitet dhe mediokresh, pavarësisht ditëve të lumtura, këta krah udhëheqësit do të duhet të drejtohen drejt qelisë për të mbajtur përgjegjësinë për rekordet e korrupsionit që e kanë kthyer Shqipërinë në një hambar të madh korrupsioni dhe kokaine. -

Balluku nesër në SPAK, Çela: Mund të shmangë përballjen me drejtësinë përmes manovrave politike
I ftuar në intervistën e ditës, Genti Çela, Kryetar i PD Pogradec, foli mbi situatën e fundit lidhur me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila nesër pritet të paraqitet para SPAK për të dëshmuar lidhur me akuzat e korrupsionit që rëndojnë mbi të.
Çela theksoi se kjo është një mundësi e rëndësishme për drejtësinë shqiptare, por ai shprehu dyshimet se Balluku mund të mos paraqitet për shkak të manovrave politike që janë bërë për ta vonuar këtë proces. Sipas Çelës, është e mundur që Balluku të justifikohet me një arsye të ligjshme për të mos u paraqitur nesër, duke përmendur mundësinë e një kërkese për shtyrje apo justifikime të tjera të mundshme për të fituar kohë.
Ai shtoi se kjo mund të jetë një taktikë për të shmangur përballjen me drejtësinë, duke shfrytëzuar mbështetjen politike dhe mbrojtjen që mund të ketë nga qeveria. Çela theksoi se kjo është një mundësi për drejtësinë të tregojë nëse po bën hapin e duhur në luftën kundër korrupsionit të lartë, ose do i lejojë politikanët të vazhdojnë të manipulojnë proceset ligjore për të shpëtuar nga pasojat e veprimeve të tyre korruptive.
Pjesë nga deklarata:
Lajm shumë i rëndësishëm përsa kohë numri dy i qeverisjes, ndërkohë që ka pasur edhe zëvendësministra të tjerë me probleme të tilla korrupsioni galopant. Patjetër që ushtarët e Erilindjes bien një nga një. Duhet të kuptojmë: gjenerali i këtyre ushtarëve të rënë si Sajmir Tahiri, Erion Veliaj e shumë të tjerë duhet të kuptojmë më në fund që shkaktari kryesor i këtij korrupsioni, që ka pushtuar çdo qelizë të administratës, është Rama. Nuk mund të vazhdojnë të hanë “kumbulla e dardha” është një shprehje që thotë ai secili nga anëtarët e kabinetit të vet, me të cilët do të formonte dhe një qeveri, në burg apo paraburgim.
Ka vepruar gjithmonë në kokën e vet, pa miratimin, pa urdhrin, pa presionin e kryeministrit për të firmosur aferat korruptive. Edhe pse ka pasur ndonjëherë Shqipëria duke thyer rekorde botërore sa i takon çmimeve për km rrugë, kjo lidhet edhe me zëvendës-kryeministren Balluku. Ajo patjetër i është drejtuar tashmë bashkimit të shokëve të tjerë të PS në burg dhe është rrugës për atje, sado që përpiqet të zgajë paraqitjen e saj në SPAK. Mendoj që edhe nesër ashtu do të veprojë, duke mos u paraqitur dhe duke u argumentuar që është jashtë evidencës. Patjetër një ditë do t’i bashkohet burgut, dhe duke pritur që drejtësia të ngrihet në nivelin e përgjegjësisë së saj dhe ta thërrasë, qofte si person në dijeni, por sigurisht si shkaktarja kryesore e këtij korrupsioni, vet kryeministri.
Ai është promotori më i madh i një shpure, në këtë rast servilesh e injorantesh. Ka grumbulluar rreth vetes njerëz anonimë, pa identitet politik, të kthyer në vegla që firmosin pa asnjë mëdyshje të gjitha aferat që kryeministri parashikon të vjedhë, dhe ata nuk ruhen deri kur i vjen kjo thirrje, siç i ka ardhur njeriut të dytë të qeverisë dhe njeriut më të besuar në krah të Rames.
Nëse nuk kemi këtë shpurë pa identitet dhe mediokresh, pavarësisht ditëve të lumtura, këta krah udhëheqësit do të duhet të drejtohen drejt qelisë për të mbajtur përgjegjësinë për rekordet e korrupsionit që e kanë kthyer Shqipërinë në një hambar të madh korrupsioni dhe kokaine.
-

Pacolli sqaron takimin me Çim Pekën: “Bukëshkalët do të përballen me drejtësinë, nuk folëm për…
Një ditë pas postimit të, i cili i vajti në takim një ditë më parë, biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar për të sqaruar natyrën e bisedës dhe për të hedhur poshtë çdo aludim politik.
Në një reagim në rrjetet sociale, Pacolli thekson se takimi me Çim Pekën ishte krejtësisht miqësor dhe pa asnjë lidhje me çështje qeveritare apo politike.
Ai shton se gjatë bisedës me Pekën është folur për fushatën “denigruese e mirë të orkestruar kundër meje” dhe për origjinën e saj, ndërsa një pjesë e diskutimit lidhej me projektin e aeroportit të Vlorës. “Diskutuam edhe për kontratën e kredisë për financimin e punimeve të papërfunduara në aeroportin e Vlorës, financim që është realizuar 100% me kolateralet e mia personale dhe me asetet e kompanisë sime,” sqaroi ai, duke shprehur keqardhje për mënyrën si disa media e kanë interpretuar këtë çështje.
Pacolli thekson gjithashtu se nuk ka pasur asnjë koment për Kryeministrin apo politikat e qeverisë, duke nënvizuar se “fushata e ndërmarrë nga disa dashakeqë e bukëshkalë, të cilët do të përballen me drejtësinë, është e bazuar në shpifje dhe keqdashje”.
“Sot pashë një postim nga Çim Peka. Çimi është një mik i imi i vjetër. Me të kam pasur komunikim dhe respekt të ndërsjellë — jemi takuar disa herë dhe më ka vizituar, ashtu si çdo mysafir tjetër. Edhe dje më trokiti në derë si mysafir, por kurrsesi në rolin e gazetarit apo drejtuesit të ndonjë media; ishte thjesht një vizitë miqësore, ashtu si e do tradita.Natyrisht, biseda mes miqve është e pashmangshme dhe folëm për shumë tema, përfshirë edhe fushatën denigruese, të mirë të orkestruar kundër meje, dhe për zanafillën e saj. Diskutuam edhe për aeroportin, përfshirë dhe per kontratën e kredisë për financimin ndër të tjera të punimeve të papërfunduara në aeroportin e Vlorës, financim i cili është realizuar 100% me kolateralet e mia personale dhe me asetet e kompanisë sime; financim që, fatkeqësisht disa media, shpresoj nga padija, apo qellimshem i kanë dhënë interpretime absurde.Me z. Peka folëm dhe për shumë gjëra të tjera, por ndonëse fushata e ndërmarrë nga disa dashakeq bukëshkalë qe do të përballen me drejtësinë patjetër mund të klasifikohet si histori filmash serial, asnjëherë nuk folëm apo komentuam për Kryeministrin, institucionin e tij apo politikat qeveritare.” – shkruan Pacolli.