Tag: drejtësinë

  • “Do të shkrijmë SPAK”, Rama ironizon Berishën: Në 12 maj do të prezantohen me “Noc Rrokun”

    “Do të shkrijmë SPAK”, Rama ironizon Berishën: Në 12 maj do të prezantohen me “Noc Rrokun”

    Kryeministri Edi Rama duke folur para shqiptarëve në Milano ka deklaruar edhe njëherë se vota e 11 majit do t’i japë forcë edhe njëherë Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së.
    Ai tha se pa PS sot nuk do të kishte një drejtësi të pavarur, pasi të gjithë e dinë se kur këneta vriste njerëz të pafajshmë, nuk e lejonte drejtësinë të bënte punën e saj.
    Ai tha se Berisha kërkon të rikthehet në pushtet vetëm për interesat personale.

    “Bufi nuk i ka lënë drejtësisë radhë të thotë fjalën e vet. Ka arritur ajo kënetë të marrë edhe jetë të pafajshme njerëzish, por ka penguar edhe drejtësinë të bëjë punën e vet. Sot duan të rikthehen përsëri, sepse Bufi i kënetës do të rikthehet përsëri vetem e vetëtm për hallin e tij. Prandaj dua që të gjithë të më kuptoni, të më besoni e të më ndihmoni që këtë mesazh ta kuptojnë të gjithë, këtu nuk bëhet fjalë për të marrë një votë më shumë sesa këneta, pasi kjo është më e thjeshta që ne mund të bëjmë, këtu bëhet fjalë për t’i dhënë Shqiëprisë të gjithë sëbashku mundësinë të vaprojë drejt objektivit që të firmosë marrëveshjen në 2027 dhe në vitin 2030 të ulet në tryezën e BE dhe ta garantojë përfundimisht dhe pa asnjë mundësi prapakthimi dhe si e drejtë e lindur e çdo vajze dhe djali shqiptar barazinë para ligjit”, tha Rama.
    Më tej kryeministri ironizoi deklaratën e kreut të PD, Sali Berisha, i cili ka theksuar se në 12 maj do të shkrijë SPAK.
    Rama u shpreh me ironi se në 12 maj Bufat, bretkosat dhe mushkonjat do të prezantohen me Noc Rrokun.
    “Vetëm ne të gjithë bashkë mund ta mbrojmë drejtësinë nga Bufi, bretkosat dhe mushkonjat që përbetohen se në 12 maj do të shkrijnë SPAK, e vërteta është se në 12 maj thjeshtë do të prezantohen me Noc Rrokun”, deklaroi Rama.
     

  • Edi Rama në panik nga kthimi i amerikanëve në SPAK, tërheqje totale nga akuzat për Prokurorinë Speciale

    Edi Rama në panik nga kthimi i amerikanëve në SPAK, tërheqje totale nga akuzat për Prokurorinë Speciale

    Kryeministri Edi Rama duket se është futur në një fazë të re të mbijetesës politike, mes përplasjes me drejtësinë dhe panikut të kthimit të amerikanëve në mbështetje të hetimeve të Prokurorisë së Posa֛me (SPAK). Retorika e mëparshme e ashpër ndaj Prokurorisë së Posaçme është zbutur ndjeshëm, ndërsa kryeministri Rama tani flet për “kritika të zëshme” dhe shmang çdo përplasje direkte. Por kjo tërheqje vjen pikërisht në kohën kur drejtësia ka vënë në shënjestër figura të rëndësishme të PS-së, përfshirë edhe Erion Veliajn. Në vend të sulmeve, kryeministri zgjedh heshtjen taktike, ndërsa nis zyrtarisht fushatën për 11 majin. Megjithatë një hije dyshimi rëndon mbi qëndrimin e tij: a është ky një sinjal se SPAK po forcohet nën asistencën amerikane? Ndërsa Rama flet për Europën dhe integrimin, hijet e drejtësisë duket se po afrohen me ritëm të shpejtë. Dhe nëse ai ka vendosur të ulë tonet, ndoshta nuk është nga reflektimi, por nga frika.
    Pjesë nga intervista e Ramës
    Konkretisht dje në çelje të fushatës elektorale të 11 majit, kryesocialisti Edi Rama në një intervistë për “Report Tv” foli për objektivat e PS, kundërshtarët politikë dhe marrëdhëniet me drejtësinë. Për kreun e PS nuk ka asnjë dyshim që opozita kësaj radhe do të marrë rezultat edhe më të keq se ai i vitit 2021. Ndërkohë sa i takon raportit me drejtësinë, nisur edhe nga deklaratat për rastin Veliaj, Rama thotë se nuk është kurrsesi një retorikë e ashpër, por thjesht kritika.
    –Zoti Rama dua t’ju pyes edhe për një tjetër element të rëndësishëm, që ka marrë vëmendjen gjatë kësaj kohe gjatë diskutimeve publike dhe jo vetëm, retorika juaj e ashpër ndaj SPAK dhe drejtësisë së re, deri në krahasime si putiniane në momentet e arrestimit të zotit Veliaj, pastaj një zbutje. Ka një ndryshim, apo çfarë ka ndodhur?
    Nuk kam pasur asnjëherë retorikë të ashpër, unë kam pasur një kritikë të zëshme për ato gjëra që unë kam thënë në atë moment dhe të jesh kritik në mënyrë të zëshme nuk do të thotë fare të kesh retorikë të ashpër dhe as të diskutosh qasjen në tërësi. Kështu që nuk ka ndodhur asnjë gjë, ato kritika që kanë qenë dhe janë bërë, janë bërë dhe kaq. Nuk është ndryshimi i qasjes, nuk ka çfarë të vazhdojë.
    -Zoti Veliaj është nën arrest, do jetë një mungesë për Partinë Socialiste në këto zgjedhje apo jo? 
    Nuk kemi fare çfarë të diskutojmë tani, ne jemi këtu, në këtë sallë, sot fillojmë zgjedhjet edhe zyrtarisht, procesin, dhe 30 ditë jemi të fokusuar te 11 maji.
    -Kur keni përmendur standardet e drejtësisë, e kishit fjalën edhe për këtë që po ndodh në këto momente, pra dalja në publik e përgjimeve…
    Nuk dua të bëj komente të tilla, se s’jemi fare në atë kohë dhe në atë vend, jemi në një kohë dhe vend tjetër. Kur ishim në atë kohë dhe atë vend, i kam thënë opinionet e mia, tani jemi në një vend tjetër dhe në një kohë tjetër. Është koha dhe vendi për t’u marrë me 11 majin intensivisht dhe për të bindur sa më shumë shqiptarët që 11 maji është përtej të majtës dhe të djathtës, është përtej fanellave të partive, është përtej kufijve të të përditshmes politike, sepse më 11 maj duhet të jemi në gjendje t’u themi të 27 vendeve të BE-së që shqiptarët pa një dallim politik, në një shumice më shumë sesa shumica normale e PS-së, po ju japim mesazhin se duam të mbyllim negociatat sa më parë, duam të futemi në Bashkimin Evropian.

  • Brizida Gjikondi reagon pas arrestimit të Veliajt: Presionet mediatike po dëmtojnë drejtësinë

    Brizida Gjikondi reagon pas arrestimit të Veliajt: Presionet mediatike po dëmtojnë drejtësinë

    Juristja Brizida Gjikondi ka folur për sulmin ndaj prokurorëve dhe SPAK-ut pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
    Në një intervistë për një eision televiziv juristja u shpreh se nuk e kishte ndjerë asnjëherë atë lloj trishtimi kur lexonte pafund editoriale e analiza që nuk ishin nën hirin e gazetarisë shqiptare, s’kishte ndodhur kurrë ai presion, ai amplifikim i së keqes duke mos lënë drejtësinë dhe kohën të flasë, një presion që u shkarkua te shqiptarët.
    Juristja është shprehur se çfarë po ndodh tani mendoj se është skaneri më i mirë i asaj që po ndodhte atëherë.
    “Unë mendoj që ka media që kanë influencë dhe kanë marrëdhënie me pushtetin.

  • SPAK trondit majat e pushtetit, në listën e hetimeve një ish-kryeministër, një ish-kryetar Kuvendi…

    SPAK trondit majat e pushtetit, në listën e hetimeve një ish-kryeministër, një ish-kryetar Kuvendi…

    Elmas Bogdani
    SPAK po godet fort korrupsionin në nivelet më të larta të shtetit shqiptar. Lista përfshin figura të rëndësishme të jetës politike dhe institucionale në vend, mes tyre: 1 ish-Kryetar Kuvendi, i cili është nën hetim dhe njëkohësisht po përballet me drejtësinë në gjykatë. 1 ish-Kryeministër është nën hetim nga SPAK, por ende jo në gjykim. 3 ish-Ministra janë nën hetim dhe 2 prej tyre janë aktualisht në proces gjyqësor. 1 ish-zv/ministër është si nën hetim, ashtu edhe në gjykim. 1 ish-Deputet po hetohet, ndërsa 4 deputetë aktualë janë gjithashtu nën hetim dhe 1 deputet është në gjykim.
    7 ish-Kryetarë Bashkish janë në fazë hetimi dhe 4 të tjerë janë në proces gjyqësor. 3 kryetarë bashkish në detyrë janë nën hetim dhe 2 prej tyre përballen me drejtësinë në gjykatë. 4 ish-Gjyqtarë janë nën hetim, ndërsa 1 prej tyre është në gjykim. 2 ish-Prokurorë janë si nën hetim, ashtu edhe në gjykim. 2 ish-Prefektë janë përfshirë në hetim dhe ndjekje penale në gjykatë. 3 ish-Sekretarë të Përgjithshëm janë në gjykim, ndonëse jo më nën hetim. 1 ish-Drejtor është aktualisht nën hetim. Ky bilanc që është publikuar në raportin e fundit të SPAK tregon vendosmërinë e strukturës së posaçme për të ndëshkuar abuzimet me pushtetin dhe korrupsionin, pa dallim pozite apo funksioni. Mesazhi i drejtësisë është i qartë: askush nuk është mbi ligjin.
    Hetimet dhe arrestimet
    Mesa duket SPAK nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke u përgatitur për të zbatuar skenarin kroat dhe rumun në Shqipëri, ku me të njëjtën skemë pritet të arrestojnë zyrtarë të lartë. Me qindra persona rrezikojnë të shkojnë pas hekurave, njësoj si në Kroaci dhe në Rumani. Në Kroaci funksionon USKOK, që është simotra e SPAK, ndërsa në Rumani ky institucion quhet DNA. Në të dyja këto vende strukturat e posaçme kanë dërguar pas hekurave zyrtarë të lartë, nga ish-kryeministra te deputetë e ministra. Siç e kemi përmendur dhe në artikujt e kaluar, rasti i më i njohur i luftës ndaj korrupsionit është ai i arrestimit të ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader. Hetimi ndaj tij nisi nga informimi proaktiv i vazhdueshëm në media. Gazetarët raportonin që Sanader mbante ora shumë të shtrenjta, një prej të cilave vlente mbi 100.000 Euro.
    Hetimi i tij nisi pas indiceve të para dhe ishte shumë i vështirë grumbullimi i provave. Monitorimi u krye nga një skuadër, që konsistonte nga 7 Prokurorë dhe që punonin 16 orë në ditë përfshi të shtuna dhe të diela. Është arritur të merren fakte të rëndësishme, që çonin në konkluzionin se ish-kryeministri ishte përfshirë në aktivitete korruptive kriminale. Dëshmitarë të ndryshëm janë kontaktuar ku kanë dhënë fakte shumë të rëndësishëm veçanërisht për fillimin e procesit. Ai është arrestuar në Austri më 10 Dhjetor 2010. Ende vazhdon përballja e tij me drejtësinë. Dhe mesa duket kjo skemë do të ndiqet edhe në Shqipëri, teksa me ndihmën e SHBA-BE po përgatitet terreni për të nisur reprezaljen në Tiranë si në Kroaci dhe Rumani. Kjo do të thotë se shumë politikanë dhe qeveritarë shqiptarë të korruptuar e inkriminuar janë në “fije të perit” dhe rrezikojnë burgun. Çmontimi i korrupsionit është kusht nga Brukseli që Shqipëria të integrohet në BE. Nëse arrestimet “VIP” nuk ndodhin, procesi bllokohet.

  • ‘Të majtët përdorin drejtësinë për të shtypur fjalën e lirë’/ Trump: Arrestimi i Le Pen është një ‘gjueti shtrigash’

    ‘Të majtët përdorin drejtësinë për të shtypur fjalën e lirë’/ Trump: Arrestimi i Le Pen është një ‘gjueti shtrigash’

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar arrestimin e Marine Le Pen në Francë duke theksuar se të majtët përdorin drejtësinë për të shtypur fjalën e lirë.

    Trump tha se kjo që i ndodhi lideres të së djathtës ekstreme në Francë, i ka ndodhur dhe atij përgjatë qeverisjes së Joe Biden.

    Ai shtoi se ky vendim i gjykatës ndaj Le Pen është diçka shumë negative për popullin e Francës.

    “Gjuetia e shtrigave kundër Marine Le Penis një shembull tjetër i të majtëve evropianë që përdorin drejtësinë për të heshtur Fjalën e Lirë dhe për të censuruar kundërshtarin e tyre politik, këtë herë duke shkuar aq larg sa ta fusin kundërshtarin në burg. Është i njëjta lojë që është përdorur kundër meje nga një grup të çmendurish dhe humbsish si Norm Eisen, Andreë Wiessmann dhe Lisa Monaco. Ata i kaluan nëntë vitet e fundit duke mos menduar për asgjë tjetër dhe dështuan sepse populli i amerikan e kuptoi se ata ishin vetëm avokatë dhe politikanë të korruptuar. Nuk e njoh Marine Le Pen, por e vlerësoj sa shumë ka punuar për kaq shumë vite. Ajo pësoi humbje, por vazhdoi të ecë dhe tani mund të korrte një fitore të madhe. Ata vunë një akuzë të vogël që ndoshta ajo nuk mund të ishte në djeni. Të gjitha këto janë diçka shumë e keqe për Francën dhe popullin francez, pavarësisht se në cilën anë janë. Lironi Marine Le Pen.” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

    President Donald J. Trump stands with Marine Le Pen! pic.twitter.com/k19wt0rlXo— Trump War Room (@TrumpWarRoom) April 4, 2025

     

  • Rama: Më 11 Maj nuk duhet të kthehemi pas në drejtësinë e pazarxhinjve

    Rama: Më 11 Maj nuk duhet të kthehemi pas në drejtësinë e pazarxhinjve

    Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, tha se “drejtësia e re” është bëma më e madhe dhe historike e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë shtoi se më 11 maj duhet të votohet për PS-në, në mënyrë që vendi të mos kthehet pas në atë që e quajti “drejtësinë e pazarxhinjve”.
    “Shpata e ndëshkimit që në një vend normal, me barazi para ligjit është në dorën e “Zonjës drejtësi”, ishte në këtë zyrë. E kishin trashëguar të gjithë të parët e kësaj pune, në mbretëri, diktaturë e demokraturë. Dhe ajo shpatë edhe në kohën e lirisë, pas komunizmit, goditi me urdhër nga këtu nga maja e Piramidës kryetarin e opozitës Fatos Nanon, i cili është edhe i burgosur politik. Kështu që lufta për drejtësi dhe shtet të së drejtës nuk është e thjeshtë, por e vështirë. Por, ama kthesa është e dukshme, e prekshme dhe është e vlerësuar lart edhe nga BE, edhe nga familja e madhe të cilës ne duam t’i bashkohemi dhe nuk bashkohemi dot nëse nuk tregojmë se kemi barazi para ligjit”, deklaroi Rama.
    Sipas kryeministrit, “kjo është bëma më e madhe dhe më historike e PS, e forcës që qeveris vendin pikërisht prej 2013 dhe që udhëhiqet nga unë me vendosshmërinë më të madhe që drejtësia të bëjë drejtësi dhe që ky proces ka filluar të mos kthehet mbrapa”.
    “Prandaj këmbëngul të votosh për mua dhe PS. Duhet të votosh me patjetër për arsyen të vetme që barazia para ligjit të mos vihet më në diskutim dhe që çfarë është nisur të mos përmbyset dhe të mos kthehet aty ku ishim në llumin e një drejtësie pazarxhinjsh dhe vetëm drejtësi nuk ishte dhe nuk bënte”, theksoi Rama.

  • Arrestimi i Veliajt, Ndreca: S’kemi atakuar asnjë moment drejtësinë, masa e sigurisë e ashpër dhe tronditëse politikisht

    Arrestimi i Veliajt, Ndreca: S’kemi atakuar asnjë moment drejtësinë, masa e sigurisë e ashpër dhe tronditëse politikisht

    Plarent Ndreca, kandidat për deputet i Partisë Socialiste, ka reaguar lidhur me arrestimin e Erion Veliajt, duke theksuar se PS nuk ka atakuar drejtësinë.
    Në një intervistë për Programin e Drekës në News 24, ai ka sqaruar se PS ka kritikuar sistemin e drejtësisë, por ka kërkuar standarde dhe jo goditje ndaj institucioneve.
    Ndreca shtoi se në rastin e arrestimit të Veliajt, masa e sigurisë ishte e ashpër dhe e konsideroi ngjarjen si të beftë dhe tronditëse politikisht.
    “Ne nuk kemi atakuar për asnjë moment drejtësinë. Ne thamë disa kritika dhe shtuam se sistemi i drejtësisë duhet të ketë standarde. Ne folëm për standarde, nuk goditëm drejtësinë.
    Jemi ndryshe nga opozita, që vetëm baltos drejtësinë e re. Në gjykimin edhe tim personal dhe ato që ka thënë kryeministri, kishte teprim në një propacionalitetin e marrjes së masës së sigurisë.
    Në proporcionalitetin e marrjes së masës së sigurisë unë besoj se është marrë masë e ashpër. Për ne, arrestimi i Veliajt ishte i beftë dhe tronditës nga pikëpamja politike, është ndër figurat më të rëndësishme të PS dhe prodhon kosto për Partinë Socialiste.
    Ne zgjedhim shtet-formimin, edhe me kosto për partinë. Partia është instrument për t’ju shërbyer shqiptarëve. Ishte goditje në kuptimin politik, por besoj se PS mund ta rikuperojë këtë goditje”, tha Ndreca.