Edi Rama: Për shkak të detyrës, ju i shihni nga afër zhvillimet e këtij procesi pavarësie dhe vështirësitë që materializohen edhe në dhimbje të mëdha, si rezultat i shkeljes së lirive, të të drejtave, i shkeljes së frymës dhe të gërmës së kushtetutës, në një proces lindjeje të vështirë. Sepse nuk është e thjeshtë të lindë dhe të rritet krijesa e një drejtësie të pavarur në një shtrat të përgjakur dhe të ndotur prej 100 e kusur vitesh, të një drejtësie që nuk ka qenë kurrë, as e lirë, as e pavarur, as e paanshme por ka qenë gjithmonë mashë e interesave të pushtetit politik. Por, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë dhe nuk ndryshojmë në këtë pikë dhe jemi të detyruar që këto lloj dhimbjesh që ndryshe nga ju, na bie t’i jetojmë edhe si pjesë të qenies sonë politike, qoftë kur dikush nga ne mëkaton për përfitime të paligjshme, qoftë kur mëkaton drejtësia e pavarur, duke përdorur jo proporcionalisht forcën. Ne nuk kemi rrugë tjetër.
Duhet të përmirësojmë standardet, gjë që materializohet në punën e madhe që e pret Ministrisë së Drejtësisë për t’i dhënë formën përfundimtare versionit zyrtar që qeveria do të çojë në parlament për Kodin Penal, Kodin Civil dhe Kodin e Procedurës. Janë libra themeltar të një sistemi drejtësie që i ka ardhur koha të rishikohen me themel. Dua ta çmoj punën e ministrit në aspektin e koordinimit të këtij procesi dhe garantimin e një hapësire, ku qeveria është njëra nga shumë palët, ndërkohë që shkruesit e draftit të kodit janë profesorë dhe ekspertë të nderuar
Top Channel




