Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës të shqiptarëve.
Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se çdo orë që kalon nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga ‘Toto Rino i Tiranës, Edi Rama’.
Më tej, ai ka ftuar të gjithë demokratët t’i bashkohen këtij misioni, për rikthimin e votës së lirë.
“Çdo orë që kalon nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga Toto Rino i Tiranës, Edi Rama, por unë jam këtu para së gjithash për të shprehur vlerësimin tim për të gjithë ata komisionerë të opozitës që në kushte të një presioni të gjithanshëm, në kufijtë e terrorizmit shtetëror, por kryejnë detyrën dhe i ftoj ta kryejnë deri në fund. Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur votën e shqiptarëve.
Në këtë kuadër, PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës të shqiptarëve. Unë shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake, të cilët de fakto, në parimin më themelor të zgjedhjeve, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet, por jo vetëm në këtë parim, ka pasur probleme të tjera po kaq të rënda edhe më të rënda. Zgjedhjet të kapura nga organizatat kr9iminale më të fuqishme të Shqipërisë dhe rajonit të cilët disponojnë miliarda euro.
Në këtë kuadër, dënoj terrorin policesk ndaj numëruesve dhe komisionerëve tanë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit tonë.
Ftoj demokratët të vazhdojmë këtë mision si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, mbrojtjen, rikthimin e votës së lirë. Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk mund të fshehë të vërtetat e grabitjes së zgjedhjeve. Ata që injorojnë se këto zgjedhje u grabitën do të zhgënjehen më vonë”, tha Berisha.
Tag: drejtës
-

Berisha për protestën: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
-

Protestë më 16 maj, Berisha në konferencë: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e të drejtës së votës
Sali Berisha doli në një konferencë për mediat duke thënë se PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës të shqiptarëve.
“Çdo orë që kalon nxjerr fakte, dokumente shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit të organizuar nga Toto Rino i Tiranës, Edi Rama, por unë jam këtu para së gjithash për të shprehur vlerësimin tim për të gjithë ata komisionerë të opozitës që në kushte të një presioni të gjithanshëm, në kufijtë e terrorizmit shtetëror, por kryejnë detyrën dhe i ftoj ta kryejnë deri në fund. Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur votën e shqiptarëve.
Në këtë kuadër, PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës të shqiptarëve. Unë shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake, të cilët de fakto, në parimin më themelor të zgjedhjeve, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet, por jo vetëm në këtë parim, ka pasur probleme të tjera po kaq të rënda edhe më të rënda. Zgjedhjet të kapura nga organizatat kr9iminale më të fuqishme të Shqipërisë dhe rajonit të cilët disponojnë miliarda euro.
Në këtë kuadër, dënoj terrorin policesk ndaj numëruesve dhe komisionerëve tanë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit tonë.
Ftoj demokratët të vazhdojmë këtë mision si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, mbrojtjen, rikthimin e votës së lirë. Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk mund të fshehë të vërtetat e grabitjes së zgjedhjeve. Ata që injorojnë se këto zgjedhje u grabitën do të zhgënjehen më vonë”, tha Berisha. -

Shteti i së Drejtës në Shqipëri/ Nagler: Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët
Shteti i së Drejtës në Shqipëri/ Nagler: Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët
Ne nje shoqëri që synon forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e institucioneve demokratike, roli i ligjit dhe funksionimi i sistemit gjyqësor mbeten çështje thelbësore. Në këtë kontekst, ekspertja ligjore nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Albanian Policy Center, Katrin Nagle, në tryezën ‘Reforma në Drejtësi, sfidat, pasojat dhe rruga e drejtë’ me liderin e PD Sali Berisha, solli një vështrim të rëndësishëm mbi sfidat dhe perspektivat e ndërtimit të një sistemi ligjor të qëndrueshëm në Shqipëri.
Ajo nënvizon se, pavarësisht përpjekjeve për të krijuar një sistem funksional, ende ekzistojnë probleme të lidhura me aspektet psikologjike, ekonomike dhe sociologjike të shoqërisë.
Katrin Nagle: Në Shqipëri, edhe pse kam marrë shumë informacione në fakt, sigurisht që nuk është mjaftueshëm dhe nuk mjafton kaq kohë për të kuptuar mirë gjendjen, situatën në të cilën jetoni dhe punoni. Çfarë mund t’ju them?
Mund të them se sfidat janë të rëndësishme dhe lidhen shumë me detyrën për të ndërtuar ligjin e së drejtës, shtetin e së drejtës. Edhe pse kemi një sistem ligjor të suksesshëm le të themi që funksionon, përsëri kemi çështje që nuk janë stabël, të qëndrueshme.
Është e qartë dhe arsyet për këtë janë më shumë psikologjike, ekonomike dhe sigurisht sociologjike dhe jo thjesht ligjore. Shoqëria jep formë ligjit dhe ligji po ashtu i jep formë shoqërisë.
Një sfidë që kemi është për të patur shtetin e së drejtës, është aksesin ë gjykatat që janë të pavarura dhe të pandikuara. Sigurisht që kjo është shumë e vështirë në shoqëri të tilla. Prandaj parimi kryesor është që ligji duhet të ndjekë Kushtetutën dhe po ashtu sistemi gjyqësor duhet të ndjekë këtë ligj. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët. Aspektet e tjera të shtetit të së drejtës kanë të bëjnë me ndarjen e pushteteve dhe mbrojtjen e lirive themelore dhe lirive të individit.
Shkeljet më të fundit kanë të bëjnë me ndalimet e fundit edhe për shkelje të lehta dhe pa prova të mjaftueshme. Ne si gjermanë kuptojmë se shtetin e së drejtës e lidhim shumë me filozofin Immanuel Kant. Ne diskutojmë shumë për teoritë ligjore në të gjithë botën. Sigurisht, është interesante, megjithatë në vende me tranzicione të tillë kemi mësuar se të tilla nuk mund të imponohen lehtësisht, por duhet të kuptohen, të diskutohen dhe të zbatohen brenda vendit. Unë besoj se shkëmbimi mund ta ndihmojë këtë proces dhe t’i japë vlerë kujtdo që përfshihet në të.