Tag: drejtë

  • Universi sjell lajme të fuqishme! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ndryshime të pashmangshme, ç’ndodh me ekonominë tuaj

    Universi sjell lajme të fuqishme! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ndryshime të pashmangshme, ç’ndodh me ekonominë tuaj

    Astrologe Meri Gjin ishte mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5 në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova bëri parashikimin e Horoskopit për javën që sapo ka nisur.
    Ka nisur një javë intensive dhe pozitive. Energjia e Univerist është: Nis sot me Mërkur në të kundërt, Venusi në të kundërt mbi Saturn në trekëndësh me Uranin dhe në trekëndësh me Marsin. Kjo dmth që faktori i të papriturës është shumë preznet.
    Pra presim lajme të forta. Informacione të forta.

    Kjo hyrje do përcaktojë zgjidhjet, lëvizjet dhe vendosjet nga data 13 prill deri në 3 qershor.
    Nesër kthehet Mërkuri në të drejtë dhe Marsi te Gaforrja. Detyrimet e këtij Marsi janë çështjet e familjes, arsimit dhe fëmijëve.
    DashiDo të ndikohet totalisht nga trekëndëshi i Diellit dhe Jupiterit. Siguroni pjesën e ekonimisë, është prioritet i javës leku, këmbime, pagesa, marrje borxhesh. Zhvillimet e forta në shërbim të zgjerimit tuaj ekonomik do jenë prezent nga nesër. Është përiudha e tyre.
    DemiJanë të përfshirë dhe janë në qendër. Nga njëri krah kanë Marsin në trekëndësh dhe nga ana tjetër kanë Mërkur-Venus-Saturn. Shumë hyrje serioze me ndikime të forta. Do ndikojë më shumë te të lindurit e datës 13-14 dhe 16-17 maj, në ndryshime të detyrushme dhe të pashmangshme. Do kanalizojnë ndryshimet në drejtimin dhe formën që duan, duke menduar afatgjatë. Për Demat është e sigurt që mbështetjen dhe ndihmën e njerëzve që duan do e kenë në maksimum
    BinjakëtJupiteri te vetja në trekëndësh me DIellin. Levizjet dhe iniciativat që kanë marrë dhe kanë mbetur detyrime të vogla pa kopsitur do ishte mirë të vendoset në agjendë nga nesër. Sot, në një mënyrë apo në një tjetër u jep informacion që u shton pozitivitetin. Është një periudhë shumë e mirë për të mbyllur problematika të fizikut.
    GaforrjaJanë të përfshirë, Marsi është te ata. Pak e vështirë të mos ndryshojë agjenda dhe ritmi. Në çdo lloj pune që janë, duket sikur kolegu ka vështirësi dhe një hall që përcakton agjendën tyre. Kthimi i Mërkurit në të drejtë nesër, bën që çdo lloj projektimi, zhvillimi apo mbyllje të realizohet. Faktori i të papriturës nuk ndikon drejtëpërdrejtë.
    LuaniFavorizohen nga hyrja e jupiterit me diellin. Si në raport me ekonominë dhe me punën. Informacioni që marrin sot do shkaktojë ndjesi pozitiviteti dhe optimizmi. Mund të hap një trajektore të re në mënyrën si zhvillohen profesionalisht.
    VirgjëreshaPërballë kanë Mërkurin, Venusin dhe Saturnin. Do marrin lajme shumë serioze, por për të tjerët. Për njerëz që i kanë bashkëpunorë të afërt ose për miq të ngushtë. Agjenda juaj do përckatohet nga humori i njerëzve që duan. Mërkuri në të drejtë bën të mundur të mbyll çdo lloj paqartësie në punë dhe në ekonominë e tyre.
    PeshorjaTë favorizuarit e javës! Është një javë që diellin e kanë përballë në trekëndësh me Jupiterin. Janë hyrje astrologjike shumë të mbara. Bën të mundur që minimalisht ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes me diskutime shumë pozitive dhe një projektim shumë të mirë për të ardhmen. Peshorja mund të ketë verën më të bukur që ka patur prej 12 vitesh. Nga sot dhe në vazhdim duhet të shfrytëzojnë mënyrën si duan ta ripozicionojnë statusin e tyre profesional. Është koha që Peshoret do luajnë një rol shumë të rëndësishëm me ecurinë e gjërave të mëdha. Nis një epokë që do zgjasë deri në 2039. Është koha që të rishkëlqejnë.
    AkrepiNdryshimet, edhe nëse nuk i keni në plan, janë të detyruar të ndjekin ritmin e kohës. Kthimi i Mërkurit në të drejtë bën që minimalisht gjërat që donit ti merrni në momentin që doni. Jeni shumë më të qetë dhe më të qartë në çështjet e diskutimeve në ambjentet brenda shtëpisë ose raportet në çifte afatgjata. Nuk ju mungon intuita që të gjeni rrugën dhe zgjidhjen nëse diçka ju shkon keq këtë kohë.
    ShigjetariJupiterin e kanë përballë në këtë hyrje me DIellin. Është një pozicion mjaft favorizues. Duhet të pozicionohen drejtëpërdrejtë në çështje që i përkasin profesionit. Duhet të bëni një pauz në sqarime personale. Nëse bëhet kjo, java do ju rezultojë shumë produktive. Por nëse vazhdoni të merreni me sqarime, do humbisni mundësi dhe shanse shumë të mira të kësaj jave. Sa më vigjilet, aq më produktiv këtë javë dhe në vazhdim.
    BricjapiMarsin e kanë përballë, duan apo s’duan do e gjejnë veten në bashkëpunime. Do marrin propozime që të marrin pjesë në bashkëpunime. Nisur nga sot dhe në vazhdim do kenë minimalisht projektimin për të vetëshpalosur talentin. Me Mërkurin në të drejtë te Peshqit, është një periudhë shumë e mirë për tu marrë me pamjen e tyre. Që nga ndryshimi i look-ut edhe në çështje të tjera bukurie. Hëna në mbushje e favorizon këtë pjesë për Bricjapin.
    UjoriNuk është në familje shumë miqësore Marsi te Gaforrja. Por shqetësimet që kanë pasur deri ditën e djeshme, do e kenë shumë të lehtë për t’i zgjidhur nga sot. Kjo lidhet me lekun, pagesa, borxhe apo detyrime të mbartura. Kjo javë, nsiur nga dreka e ditës së sotme dhe sidmos nesër, ju ndihmon në çdo pagesë të mundshme që kanë. Mirë do bëjnë t’i vendosin në agjendë pagesat. Presin një gjysmë të dytë të muajit prill shumë më aktiv nga çfarë e mendojnë.
    PeshqitSaturni-Mërkrui dhe Venusi janë në hyrje të drejtëpërdrjtë mbi ta. Do të duhet të zgjidhin çdo pasiguri në lidhje me trupin dhe shëndetin. Vendosni prioritet në agjendë takimin me mjekun përaktës që ta zgjidhni dhe ta lini të shkuarën. Në të kundërt do përballen me faktorin e të papriturës që nuk është shumë favorizues. Nisur nga sot, deri në fund të majit nuk ju le alternative për të shtyrë nëse keni patur shqetësime. Kthimi i Mërkurit në të drejtë, do ndihen më të qetë në raport me ekonominë dhe do ndihen shumë herë më të qetë në jetën në çift. Disa nga Peshqit kanë mundësi shumë të mira për të patur një pranverë me ngjyra shumë të forta në dashuri./vizionplus.tv

  • Polemika në Turqi, Fenerbahce ngre sërish zërin: “Duam qeverisje të drejtë!”

    Polemika në Turqi, Fenerbahce ngre sërish zërin: “Duam qeverisje të drejtë!”

    Vazhdojnë polemikat në Turqi, me Fenerbahcen që dëshiron të ngrejë sërish zërin pas asaj që ndodhi në derbin e kupës kundër Galatasaray: “Duam një qeverisje të drejtë – lexojmë në njoftimin për shtyp të lëshuar në orët e fundit -. Kërkesat tona për gjyqtarë të huaj dhe VAR, të cilat i kemi bërë që në fillim të sezonit, synojnë të vendosin një qasje të drejtë dhe të pastër menaxhimi në futbollin turk”.
    Pritshmëritë tona për ndeshjen që do të luajmë kundër Trabzonspor këtë fundjavë janë të qarta – thekson klubi -, të mos lejojmë që skuadra jonë të bllokohet nga vendimet si në derbin e fundit, le të fitojë skuadra më e mirë në fushë. Jemi plotësisht të bindur se, pasi të plotësohen këto kushte, Fenerbahçe do të vazhdojë me vendosmëri në rrugën drejt kampionatit”.
    Tema e zgjedhjeve të arbitrave është qendrore dhe se si Galatasaray është akuzuar shpesh për nxitjen e një sistemi të vërtetë: “Duke parë që kundërshtari ynë ka një pozicion të ngjashëm në lidhje me çështjet administrative, tregon se sa e justifikuar dhe e përbashkët është kërkesa jonë. Në këtë pikë, ne shprehim qartë qëndrimin tonë për të garantuar drejtësinë.
    Në fakt, drejtori ynë teknik ka lëshuar deklaratat e tij për arbitrin referues, si pas ndeshjes, si do të donte të humbiste një ndeshje, ashtu edhe pasi një ndeshje e tij do të kishte humbur ashtu edhe pas humbjes. Pohojmë edhe një herë se Fenerbahçe është gjithmonë në anën e drejtësisë.”

  • “Amerika nuk ka nevojë për një mbret”/ Shpërthejnë protestat në SHBA dhe Evropë kundër tarifave të Trump

    “Amerika nuk ka nevojë për një mbret”/ Shpërthejnë protestat në SHBA dhe Evropë kundër tarifave të Trump

    Demonstrata masive kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump u organizuan të shtunën në mbarë botën.

    Vetëm në SHBA  mbi 500,000 njerëz që marrin pjesë në demonstrata në gjithsej 1,000 mitingje në të gjitha shtetet.
    Mijëra njerëz filluan të mblidhen rreth Monumentit të Uashingtonit në shi nga mesdita dhe më shumë se 20,000 njerëz pritej të merrnin pjesë në një tubim atje, më i madhi në SHBA.
    Në rrugët e Uashingtonit shihen se protestuesit amerikanë, përveç tarifave të Trump-it, po demonstrojnë edhe për çështje të tjera që lidhen me një pakënaqësi të përgjithshme ndaj presidentit amerikan.
    “Amerika nuk ka nevojë për një mbret” dhe “Kështu duket demokracia”, janë këto disa nga shkrimet në pankartat që demonstruesit mbajnë në duar, ndërsa sandalet dhe këpucët që përfaqësojnë fëmijët palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në Gaza u shfaqën pranë selisë së Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave të SHBA në Uashington.
    Shumë të tjerë mbanin pankarta ku lexonin slogane të tilla si “Poshtë Sigurimet Shoqërore” ose “Fashizmi është këtu”, si dhe flamuj amerikanë të përmbysur, një simbol historik i protestës politike.
    Rreth 150 grupe aktivistësh kanë bërë thirrje për protesta të planifikuara në të 50 shtetet amerikane, plus Kanada dhe Meksikë. Lëvizje të shumta qytetare të krahut të majtë kanë bërë thirrje për protesta në të gjithë vendin kundër asaj që ata e përshkruajnë si “rrëmbim pushteti” nga presidenti republikan.
    Disa demokratë të lartë të Kongresit  duke përfshirë Republikën Jamie Raskin, kanë marrë pjesë në tubim. “Ne kemi të drejtë të protestojmë për atë që është e drejtë pa u arrestuar, deportuar ose pushuar nga puna. Kemi të drejtë të lexojmë librat që duam, duke përfshirë 1984 dhe The Handmaid’s Tale… Ne madje kemi të drejtë ta quajmë presidentin të çmendur, dhe shtypi ka të drejtë të quajë Gjirin e Meksikës, Gjirin e Meksikës“, tha Ruskin.
    Duke kritikuar ekstremistët që pushtuan Kongresin më 6 janar pas zgjedhjes së Presidentit Joe Biden, Raskin tha “Këta ishin përbindësha që e kthyen flamurin amerikan në një armë lufte kundër policisë sonë. Dhe tani, Donald Trump thotë se dëshiron të krijojë një fond për t’i kompensuar ata”.
    Demonstrata edhe në Evropë
    Protesta të ngjashme u zhvilluan në mbarë botën të shtunën, veçanërisht në Berlin, Paris dhe Londër.
    Trump, i cili e kaloi ditën në Florida duke luajtur golf sot, ka dhënë bekimin e tij për Musk dhe DOGE që miliarderi ka vënë në krye për të bërë shkurtime të mëdha dhe dhjetëra mijëra punonjës federalë janë pushuar nga puna, në disa raste rastësisht.
    Disa orë para fillimit të protestave në SHBA, qindra amerikanë anti-Trump që jetojnë në Evropë u mblodhën në Berlin, Frankfurt, Paris, Lisbonë dhe Londër duke protestuar si për politikat e brendshme ashtu edhe për ato të jashtme të administratës Trump.

    Top Channel

  • “Çfarë e duam BE-në ne mor piktor…”/ Rama replika komentuesit: Pasaporta evropiane duhet për të fituar dinjitetin e qytetarit

    “Çfarë e duam BE-në ne mor piktor…”/ Rama replika komentuesit: Pasaporta evropiane duhet për të fituar dinjitetin e qytetarit

    Edi Rama

    Edi Rama: Kur thua mor piktor e thua për të treguar që ke të drejtë, që mendon se nuk të duhet pasaporta europiane e Shqipërisë, meqë sipas teje ne po ikim pa pasaporta, apo…Po pasaporta evropiane nuk duhet për të ikur, se për të ikur, ikën e dhe me këtë që kemi. Ke të drejtë, pasaporta evropiane duhet për të fituar më në fund dinjitetin e qytetarit të barabartë evropian, dinjitetin e udhëtarit evropian, që nuk e nxjerrin anash në çdo hyrje të BE për ta pyetur me policë ku po shkon.Dinjitetin e studentit evropian, që kudo ku studion në Evropë gëzon të drejta të barabarta me studentet që janë lindur dhe rritur në atë vend të Evropës. Dinjitetin e punëmarrësit evropian, që kudo ku punon gëzon të drejta të barabarta me punëmarrësit të lindur dhe të rritur në atë vend të Evropës.Dinjitetin e njeriut të lirë, të barabartë që gëzon çdo të drejtë europiane dhe çdo mundësi të mundësuar nga solidariteti europian, pak janë këto?! Të përçmosh punën e tjetrit është kollaj, po nuk të ndihmon të jetosh më mirë.

  • “Kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, Republika Sërpska kërkon aleancë ushtarake me Serbinë dhe Hungarinë

    “Kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, Republika Sërpska kërkon aleancë ushtarake me Serbinë dhe Hungarinë

    Dodik tha se këtë kërkesë do ta parashtrojë në një seancë të Qeverisë së Republikës Sërpska të shtunën.
    “Republika Sërpska nuk duhet të pranojë kurrë të jetë pjesë e aleancës së NATO-s. Nesër kemi një seancë të zgjeruar të Qeverisë së Republikës Sërpska dhe do të kërkojmë që të përfshihet në marrëveshjen ushtarake dhe të sigurisë me Serbinë dhe Hungarinë. Ne kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, tha Dodik në Banjallukë.
    Megjithatë, Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës ia ndalon entiteteve të vendit të kenë kompetenca për të udhëhequr politikën e jashtme dhe ushtarake. Këtë të drejtë e gëzojnë vetëm institucionet qendrore të Bosnjës.
    Sipas Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska dhe Federata Boshnjako-Kroate janë entitete e që përbëjnë Bosnjën dhe ato nuk gëzojnë kompetencat e shtetit.
    Kushtetuta ua lejon entiteteve të lidhin marrëveshje edhe me shtete dhe organizata ndërkombëtare, por me pëlqimin e Asamblesë Parlamentare të Bosnjës, e cila mund të parashikojë me ligj që një pëlqim i tillë nuk kërkohet për lloje të caktuara të marrëveshjeve.
    Ato gjithashtu kanë të drejtë të lidhin marrëdhënie të veçanta paralele me shtetet fqinje, por vetëm në përputhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.
    Qeveria hungareze, e udhëhequr nga kryeministri Viktor Orban, e ka përqendruar për vite me radhë vëmendjen e saj në Republikën Sërpska, dhe jo në të gjithë Bosnjë e Hercegovinën. Ajo e ndihmoi gjithashtu Qeverinë e Dodikut me një kredi nga banka shtetërore hungareze.
    Orban, partia e tij dhe zyrtarë të tij, u takuan ekskluzivisht me zyrtarë shtetërorë në Bosnje e Hercegovinë vetëm deri në vitin 2019.
    Takimi i parë mes Dodikut dhe Orbanit në qershor 2019 hapi rrugën për “lidhjet e drejtpërdrejta midis Hungarisë dhe Republikës Sërpska”, siç i quajti kryeministri hungarez, i cili më vonë u shndërrua në një program bashkëpunimi ekonomik.
    Në vitin 2021, Orban pengoi iniciativën gjermane për të vendosur sanksione evropiane ndaj Dodikut për minimin e institucioneve të Bosnjës.
    Dodik është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar pikërisht për këtë dhe për dyshimet për korrupsion.
    Hungaria është i vetmi vend anëtar i BE-së që u rreshtua përkrah Serbisë dhe autoriteteve të Republikës Sërpska në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe votoi kundër miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në maj 2024./ REL

  • Barazimi Inter- Milan, menaxheri Serxho Konseisao: I drejtë, të fokusohemi tek sfida e radhës

    Barazimi Inter- Milan, menaxheri Serxho Konseisao: I drejtë, të fokusohemi tek sfida e radhës

    Menaxheri i Milanit, Serxho Konseisao, e ka cilësuar rezultatin e barabartë në ndeshjen kundër Interit si të drejtë, duke theksuar se ekipi kishte mundësitë për të shënuar, por tashmë duhet të përqendrohen tek sfidat e ardhshme.
    “Ndeshja ishte e ekuilibruar dhe e drejtë. Kishim raste të mira për të shënuar, por tani është momenti për të menduar për ndeshjen e ardhshme. E duam shumë këtë finale dhe sigurisht që do të vazhdojmë të luftojmë,” tha ai, duke shtuar se ishte një sfidë me një rival të njohur, ku ishte e nevojshme që të bëhej një ndeshje inteligjente, dhe që Milan arriti ta bënte atë.
    Konseisao shprehu krenarinë për qasjen dhe angazhimin e skuadrës dhe falënderoi tifozët për mbështetje. Ai vuri në dukje se Interi kishte bërë një ndeshje të ekuilibruar, por gjithashtu theksoi se skuadra e tij nuk ra në grackën e kundërshtarit dhe mbeti e përqendruar. “Jemi të kënaqur me këtë performancë dhe tani duhet të shohim përpara,” përfundoi ai.

  • 299 aplikantë, Shkolla e Magjistraturës publikon listën e konkurrentëve për gjyqtarë e prokurorë

    299 aplikantë, Shkolla e Magjistraturës publikon listën e konkurrentëve për gjyqtarë e prokurorë

    Shkolla e Magjistraturës ka bërë publike listën e konkurrentëve që garojnë për gjyqtarë, prokurorë, këshilltarë ligjorë në gjykatë, prokurori dhe avokat shteti.

    Gjithsej janë 299 aplikantë, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Numri i kuotave për vitin akademik 2025-2026 janë 10 vende vakante për profilin gjyqtar dhe 3 vende vakante për profilin ndihmës ligjor në gjykatë, 12 vende vakante për profilin prokuror, 3 vende vakante për profilin këshilltar ligjor në prokurori.
    Po ashtu, janë 7 vende vakante për profilin avokat shteti në nivel vendor, pranë ministrive/zyrave vendore.
    Provimi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza.
    FAZA E PARË: Datë 22 prill 2025, ora 8.00-13.00, Salla e Koncerteve, Pallati i Kongreseve, Tiranë.
    FAZA E DYTË: Datë 24 dhe 25 prill 2024, ora 8.00-13.00, Holli kryesor i Pallatit të Kongreseve, Tiranë.Konkurrentët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit.
    Programi i provimit të pranimit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) është i publikuar në faqen e internetit të Shkollës www.magjistratura.edu.al. Programi i provimit i përgjigjet të dyja fazave të provimit: testi i inteligjencës, gjuhë shqipe, legjislacioni i BE-së, marrëdhënie ndërkombëtare, e drejtë e krahasuar (parimet e përgjithshme), historia e shtetit dhe të së drejtës, etikë profesionale, e drejtë kushtetuese, e drejtë civile dhe e detyrimeve, procedurë civile, e drejtë penale, procedurë penale, e drejtë administrative, e drejtë familjare, e drejtë tregtare, e drejtë e punës.

    Top Channel

  • “Shkunden” gjigantët e qiellit! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për muajin Prill: Ndryshime të mëdha të papritura

    “Shkunden” gjigantët e qiellit! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për muajin Prill: Ndryshime të mëdha të papritura

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin prill, në studion e “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Marsi ka qenë një muaj me ngarkesa të mëdha emocionale. Ishte muaji më i vështirë i 2025 dhe më i vështiri që nga tetori i 2023.
    Muaji prill nuk ka ndyrshim nga marsi, deri në datën 7. Jemi me hënën në mbushje dhe emocioni do jetë shumë i mirë. Kemi një hyrje shumë të rëndësishme në Prill. Neptuni te Dashi, deri në Janar 2026.

    Ky Neptun si ndikim te individ nuk e prek shumë. Më të privilegjuarit janë Dashi dhe Peshorja.
    Do ketë ndikim shumë të fortë në kushtet ekonomike, politike dhe klimatike të vendeve dhe botës.
    DashiËshtë një muaj që qëllimi dhe kryefjala është kontrolli i ekonomisë. Ndikimi i Neptunit do të ndihet vetëm te të lindurit në ditën e parë të shenjës. Marsi te Lunaët favorizon ndryshimet, pavarësisht se deri në datën 19 vazhdojnë të kenë vonesa. Periudha më e gëzuar dhe më e shpejtë dhe me ndryshime thelbësore nis me 19 prill. Kujdes me risqet ekonomike në ditët e fundit prill.
    DemiMarsi te Gaforrja, në momentin që kthehet mërkuri dhe venusi në të drejtë, është shumë më favorizues se Marsi te Luanët. Në prill do ndihen mirë me veten dhe më të kthjellët, pavarësisht vështirësive të marsit. Do jeni produktiv dhe me rezultate të mira, por ndjesia e muajit është që bie ritmi i punës. Emocionet dhe familja janë çështjet kryesor të muajit. Mund të dali në mes të muajit tematikë një çështje leku.
    BinjakëtJupiterin e kanë në të drejtë dhe këtë herë jo me ndikime negative. Janë vendosur në të drejtë njëri në datën 8 dhe tjetri në datën 13. Janë në një pozicion jo shumë komod për binjakun në vetvete, por do i zotërojnë mirë. Neptuni te Dashi, të lindurit në ditët e para të shenjës duhet të nisin të mendojnë si do ishte e përditshmja e tyre nëse do kenë ndryshime të mëdha të papritura, në aspektin e punës. Shija e prillit është e mirë për ata që merren me sporte dhe me gazetarinë.
    GaforrjaMë në fund do largohet Marsi nga Gaforrja. Kjo do ndihmojë dhe lehtësoje shumë Gaforren. 13-19 prill do jetë periudha më e rëndësishme për ju. Do vendosin në agjendën e tyre detyrime që mezi i pret. Humori, energjia dhe ritmi do jenë shumë më mirë nga periudha shkurt-mars.
    LuaniMarsi te Luanët bën që të veshin atletet dhe të nisin vrapin. Ndryshon ritmi dhe agjenda. Do ndihen ndryshe në raport me të tjerët. Do mund të shijojnë vëmendjen në të gjitha ambjentet. Prilli do jetë i ndarë në 2 pjesë. 8-16 jep shije të mirë për çështje që i keni nga nëntori 2023. Pjesa e dytë do merren intensivisht në karrierë dhe me zhvillime të rëndësishme.
    VirgjëreshaMërkur-Venus te Peshqit përballë tyre. Sqarime, rregullime, korigjime, riorganizime do ndodhin në çdo lloj fushe që bashkëpunojnë dhe veprojnë. Vendosini në agjendë, shfrytëzoni maksimalisht këtë moment për të korigjuar çfarë është e mundur. Marsi te Lunaët shënon mbylljen e disa detyrimeve për të hapur vend për detyrime të tjera.
    PeshorjaMarsi te Lunaët ju shkon shumë. Minimalisht e zotëroni mirë dhe impenjimet do i shijoni shumë më tepër. Me çështjet që i përkasin familjes nuk ju gjen shumë komod. Me çështjet që i përkasin profesionit është ajo që ju gëzon shumë dhe e shijoni gjatë gjithë muajit. Agjenda e Peshores shtohet, rregullohet dhe vendoset në qendër të vëmendjes. Mos harroni që me neptunin ballë për ballë, keni kohën dhe momentin tuaj. Kjo vazhdon nga sot deri në 2039. Tregohuni të guximshëm.
    AkrepiPër sa kohë mërkuri dhe venusi janë te peshqit, do kenë një shije më të mirë në ambjentet familjare. Beqarët e akrepave është një muaj që do rezultojë shumë i ngrohte dhe me pasion. Marsi te Luanët do lehtësojë të lindurit në 10 ditëshin e parë dhe të dytë, por do ngatërrojë të lindurit në 10 ditëshin e 3. Këtë muaj do e shijojnë maksimalisht të lindurit në 10 ditëshin e parë dhe të dytë. Pjesa tjetër duhet të presin pak për t’i çuar gjërat ekonomike aty ku duan.
    ShigjetariMë në fund Mërkuri dhe Venusi në të drejtë me Diellin e vet. Kjo dmth që minimalisht dinë çfarë duan dhe çfarë duhet ndryshuar. Ëështë e sigurt që që nga sot ndryshon shija e të përditshmes. Do jetë shumë e këndshme dhe me shumë optimizëm. Do përmirësohet energjia e tyre sa më shumë i afrohemi datës 19. Pas 19 Prillit kthehet në nivelin më të mirë të mundshëm. Marsi te Luanët është një hyrje shumë e favorshme dhe me punë që përshpejtohen.
    BricjapiNë pjesën e parë mbyllin të gjitha çështjet që i përkasin dimrit. Mund të jetë ndryshim zyre, shtëpie, pune. Çfarë ndryshimesh kanë marrë përsipër nga mesi i vjeshtës vjet do i përshpejtojnë dhe do i realizojnë me sukses. Marsi te Luanët të Bricjapët favorizon ata që janë të qartë me gjërat e tyre. Ka që në mesin e dhjetorit vjet dhe deri tani që duket sikur vrapon dhe nuk njeh formë tjetër të funksionuari. Do të ndryshojë dhe do të lehtësohet agjenda e tyre duke lënë hapsirë edhe për gjëra emocionuese dhe argëtuese.
    UjoriU shkon shumë Marsi ballë për ballë. Ka zhvillime dhe bashkëpunime të reja. Ka habitat të ri profesional. Shija e të resë në punën e tyre do jetë prezent patjetër pas datës 19. Deri në datën 19 duhet të jenë të kujdesshëm nëse kanë detyrime me shtetin, me të tretët, dokumenta zyrtare. Plutoni është aty dhe në lëvizjet e pa menduara do përballen me korigjime që marrin kohë dhe para.
    PeshqitMërkuri në të drejtë do i lehtësojë minimalisht me një agjendë pa anulime dhe pa vonesa. E dyta do sjelli qartësim në situata të ngarkuara emocionale që mund të kenë patur në familje nga mesi i shkurtit. E treta një bilanc më i qartë dhe më i sigurt në lëvizjet ekonomike. Është muaji i parë që Peshqit do mund të shijojë pranverë në mënyrën si ëndërron në pjesën e parë të muajit. Në pjesën e dytë të prillit do shijoj shumë pranverë në mënyrën si jeton dhe në të përditshmen. Kalimi i Neptunit te Dashi, do duhet të jeni racional.
    /vizionplus.tv

  • Berisha: Qytetarët meritojnë një proces ligjor të drejtë, jo afërmendshin që kontrollon gjykatësit me përgjime

    Berisha: Qytetarët meritojnë një proces ligjor të drejtë, jo afërmendshin që kontrollon gjykatësit me përgjime

    Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar se qytetarët shqiptarë nuk kanë një proces ligjor të drejtë.

    Në konferencën me gazetarët, ai u shpreh se qytetarët janë të detyruar të presin vite të tëra për të marrë një vendim gjyqësor dhe se korrupsioni ka bllokuar zgjidhjen e shumë çështjeve civile.

    Berisha gjithashtu kritikoi ndikimin e qeverisë në sistemin gjyqësor, duke akuzuar se prokurorët kontrollojnë dhe ndjekin çdo lëvizje të gjykatësve, duke cenuar pavarësinë e drejtësisë. Ai kërkoi një reformë të menjëhershme dhe thelbësore për të garantuar një sistem të drejtë dhe efikas për të gjithë qytetarët shqiptarë.

    Fjala e Sali Berishës:

    E kam theksuar dhe e theksoj se, PD-ja është e vendosur për një reformë të sistemit të drejtësisë. Pse? Sot çdo shqiptar për një çështje civile nëqoftëse nuk paguan çmimet e kokës rryshfet, do të presë 15 vite.

    Sot qytetarët shqiptarë, janë të vetmit në Europë dhe botë, që nuk kanë një proces ligjor të drejtë. Iu mohohet një proces ligjor i drejtë. Defakto se, dejure e kanë. Defakto nuk kanë proces ligjor.

    Të lesh qytetarët e tu pa një proces ligjor të drejtë, faktikisht spostohet në një hapësirë parashtetërore. Por edhe kohërat para shtetërore kanë pasur kodet e tyre, sidomos çështjet civile që janë çështje themelore.

    Tani a mund të pranohet kjo situatë. Nëse ju ndiqni dinamikën e grumbullit të dosjeve, rritja e grumbullit të dosjeve është e frikshme.

    Ka qenë 120 mijë para 3-4 vitesh dhe këto 4 vite që funksionon i tërë sistemi, u rikthye Gjykata e Lartë, në këto 3-4 vite ka arritur në 150 mijë.

    Gjykata Administrative që ishte një risi e reformës që bëmë në sistemin e drejtësisë është përgjysmuar në kapacitet dhe faktikisht në vendimet e saj duhet të presësh vite e stërvite dhe përveç kësaj, siç dëshmuan përfaqësuesit e dhomave të biznesit, vendimet janë në tërësi në favor të qeverisë.

    Por bllokimi i çështjeve civile i kushton vendit, përveç se mohimi i një të drejtë, e paimagjinueshme, i kushton vendit miliarda euro për shkak të bllokimit të pronave, të kredive, të fondeve etj., në këtë sektor.

    Bllokimi i çështjeve civile e bën Shqipërinë absolutisht vendin më të papërshtatshëm për investimet e huaja. Nuk ka investitor që mund të vijë në këtë sistem drejtësie, pasi ti ke zhdukur atë që quhet siguri ligjore. Po nuk ka proces, nuk ka siguri ligjore.

    Atëherë ti detyrohesh të firmosësh me të huajt se do të njoh autoritetin ligjor të këtij vendi, apo atij vendi. Ta ekstraterritorializosh procesin, përndryshe ai nuk vjen dhe ka shumë të drejtë.

    A mund të pranohet kjo? Besoj se këto sirena bien për çdo qytetar, pavarësisht se një pakicë e qytetarëve kanë punë me sistemin e drejtësisë, por ai është i të gjithëve.

    Së dyti. Lëmë krejtësisht karakterin politik, por marrim thjeshtë strukturën, funksionimin. Ky është sistemi i vetëm në botë, që nuk ka ekzistuar as në diktaturën komuniste i tillë, ku prokurori që harton dosjen, survejon me ligj gjykatësin që do shqyrtojë dosjen. E regjistron telefonin e tij dhe pastaj merr vendime mbi të, mbi regjistrimin e telefonit apo informacioneve të tjera që mund të marrë.

    Tani më thuaj ti mua, ka drejtësi më këtu? Këtu nuk ka gjykatës më. Këtu defakto gjykatësi është bërë me të 4-mbiemra, Irena Gjoka. Por qytetarit i duhen gjykatës dhe kjo nuk mund të vazhdojë. Nuk mundet.

    Çdo vend duhet të ketë gjykatësin dhe jo afërmendshmin që thotë, se gjykatës bën atë që i themi.

    Jashtë çdo lloj standardi, kjo nuk mund të vazhdojë. Nuk mund të vazhdojë një drejtësi e cila në vit elektoral, ka guximin të amnistojë krime monstruoze elektorale që lidhen me zyrtarë të lartë, dhe në të njëjtën kohë arreston dhe ndjekje penale liderët kryesorë të opozitës.

    Unë besoj se çdo forcë politike demokratike është e detyruar të mbrojë interesin e qytetarëve dhe në këtë rast, reforma është jetike, është imperative.

    Nuk mund të rrinë qytetarët shqiptarë pa të drejtën e një procesi ligjor, siç është sot që duhet të presin 15 vite.

    Nuk mund të kenë shqiptarët një gjykatës të cilit prokurori i kontrolluar nga qeveria, i kontrollon çdo gjë dhe i di çdo gjë.

    Ky është sistemi. Unë ju ftoj ju, ftoj mediat të ua thonë të vërtetën shqiptarëve.

    Para se Donald Trump të fitonte, amerikanët u thuheshin superlativa për drejtësinë, sepse ajo përdorej kundër Trump. Donald Trump thotë se, drejtësia nuk do jetë një armë politike kundër kundërshtarëve. Besoj se gjërat po bëhen tani shumë të qarta.

  • Drejtuesi politik i PS, Taulant Balla: Diaspora gjykuesi më i drejtë, nuk do ta braktisim pas zgjedhjeve

    Drejtuesi politik i PS, Taulant Balla: Diaspora gjykuesi më i drejtë, nuk do ta braktisim pas zgjedhjeve

    Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se Partia Socialiste nuk do ta braktisë diasporën pas zgjedhjeve.
    Në një prononcim për mediet nga Athina, Greqi, Balla tha se “kemi vazhduar sot turin e takimeve me bashkatdhetarët tanë këtu në Athinë, i cili do të jetë një formë tjetër, sepse do të jetë e një natyre bashkëbisedimi ku bashkatdhetarët do të bëjnë pyetje dhe do të marrin sqarime lidhur me çështjet që ata mendojnë se duhen sqaruar, nga ato që janë angazhimet e Partisë Socialiste. Unë e thashë dhe në Kretë, do ta them përsëri këtu në Athinë, që diferenca e Partisë Socialiste me të tjerët është që të tjerët shkojnë vetëm në fushatë. Ne do të vijmë përsëri këtu, siç kemi ardhur gjithmonë”.

    Balla i cilësoi partitë e vogla si kukullat ruse matrioshkat, që dalin nga prehri i kreut të PD-së, Berisha.
    “Të them të drejtën, më duken të gjithë si matrioshka, kështu që brenda matrioshkës së bufit të madh, po të vazhdosh dalin njëri pas tjetrit. Kështu që nuk bëj komente për askënd, të them të drejtën, luftojnë për një vend pune në parlament. Ndërkohë që këtu beteja është se si të përmbyllim një aspiratë historike për ta parë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Evropian dhe kjo aspiratë mund të konkretizohet vetëm me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, theksoi Balla.
    Partia Socialiste, tha Balla, ka treguar se është partia që di të rinovohet, siç po bën kësaj here në kërkim të mandatit të katërt.
    “Mos harroni asnjëherë që një ofertë politike duhet të përmbushë tre kushte themelore për t’u votuar. E para, duhet të ketë një udhëheqësi politike dhe këtu Edi Rama, besoj biem të gjithë dakord, bën një diferencë shumë të madhe me gjithë të tjerët; të kesh një ekip dhe ekipet e Partisë Socialiste janë ekipet të cilat kanë dëshmuar që dinë të rinovohen gjithashtu; dhe të kesh një program, që e vetmja forcë politike që vjen me një program real të bazuar mbi shifra konkrete, jo mbi premtime boshe, është vetëm programi i Partisë Socialiste “Shqipëria 2030””, tha Balla.
    Balla deklaroi se diaspora shqiptare është gjykuesja më e drejtë në këto zgjedhje.
    “Tani diaspora është gjykatësi më i drejtë, sepse ndoshta edhe distanca e bën që ata ta shohin dhe ta matin sa duhet ndryshimin e madh, progresin e madh që ka bërë Shqipëria”, përfundoi Balla.
    /k.s/ /a.f/ ATSH