Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: drejtat
-

Çmimi Nobel për Fizikën 2025: Zbulimi i efekteve kuantike në një qark elektrik
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Odise Plaku: Ka ardhur koha që e drejta e autorit të zbatohet me ligjshmëri pa asnjë hezitim edhe në veprat skenike
E drejta e autorit ka sjellë herë pas here reagime të krijuesve të ndryshëm, ku problemet në zbatimin e ligjit janë bërë me dije prej tyre. Por edhe në teatër e drejta e autorit është e rëndësishme për veprat skenike që vihen në skenë. Dramaturgu Odise Plaku thotë se autori i një teksti ruan të gjitha të drejtat mbi veprën e tij. Në intervistën për gazetën “SOT” dramaturgu Odise Plaku flet për rëndësinë që ka zbatimi i së drejtës së autorit në teatër dhe thotë se përdorimi i paligjshëm i një vepre shqiptare ka pasoja për autorin, ku çdo përdorim pa leje është si një humbje e dyfishtë financiarisht dhe artistikisht. Ai thotë se regjisorët apo dhe aktorët nuk mund ta cilësojnë si pronë të tyre një vepër teatrore dhe mund të kenë të drejta përdorimi të saj. Për dramaturgun Odise Plaku asnjë vepër skenike nuk mund të konsiderohet si mall pa zot dhe kur një kontratë për përdorimin e saj përfundon, çdo shfaqje e mëtejshme pa lejen e autorit konsiderohet shkelje e të drejtave të tij. Ndaj sipas tij nëse një teatër apo trupë dëshiron ta rikthejë një tekst në skenë, duhet të negociojë sërish me autorin ose me përfaqësuesin e tij ligjor për një kontratë të re. Në aktivitetin e tij si dramaturgu Odise Plaku është një nga autorët e mirënjohur në vend, ku veprat e tij janë vënë në skena brenda dhe jashtë vendit, si dhe janë shfaqur në festivale të ndryshme të teatrit, ku dhe janë vlerësuar me çmime. Por shqetësimi i dramaturgut Odise Plaku për zbatimin e të drejtës së autorit është në vijim dhe të krijuesve të tjerë më parë, si në fushën e muzikës, kinematografisë, etj. E drejta e autorit vazhdon të jetë një nga problematikat me të cilat përballen autorë të ndryshëm në vend, ndërsa dhe zbatimi i ligjit jo pak herë ka sjellë diskutime.
-Për teatrin, si funksionon e drejta autorit me veprat shqiptare që vihen në skena, çfarë të drejtash ruan autori që e ka shkruar?
Në teatër, e drejta e autorit mbetet një element thelbësor dhe i mbrojtur nga ligji. Autori i një teksti dramatik ruan të gjitha të drejtat morale dhe pasurore mbi veprën e tij. Kjo do të thotë se askush nuk mund ta vendosë në skenë pa lejen e tij, dhe për çdo përdorim ai duhet të marrë shpërblimin përkatës. Të drejtat morale kanë të bëjnë me faktin që autori duhet të njihet gjithmonë si krijues i veprës, nuk mund të ndryshohet teksti pa pëlqimin e tij dhe emri i tij duhet të përmendet në çdo afishe apo material promovues. Ndërsa të drejtat pasurore lidhen me pagesat për përdorimin e tekstit, sipas marrëveshjes me teatrin ose me agjencitë që menaxhojnë të drejtat e autorit. Pra, edhe pse një vepër vihet në skenë nga një trupë teatrore, autori vazhdon të mbetet pronari ligjor i saj.
– Më herët ju jeni shprehur se kur kontrata për përdorimin e një vepre mbaron, nuk mund të përdoret pa lejen e autorit. Çfarë ndiqet nëse një vepër duhet të rikthehet në skenën teatrore për publikun?
Ka qenë një shprehje fare rastësore pas leximit të një shkrimi në gazetën “Sot” në lidhje me të drejtën e autorit në lëmin e muzikës dhe vetvetiu më erdhi në mendje pyetja: Po për veprat skenike çfarë duhet bërë? Sepse asnjë vepër skenike nuk mund të konsiderohet si mall pa zot dhe gjithkush të bëjë çfarë të dojë me të. Kur një kontratë për përdorimin e një vepre përfundon, çdo shfaqje e mëtejshme pa lejen e autorit konsiderohet shkelje e të drejtave të tij. Nëse një teatër apo trupë dëshiron ta rikthejë një tekst në skenë, duhet të negociojë sërish me autorin ose me përfaqësuesin e tij ligjor për një kontratë të re. Ky është një proces normal: përcaktohen kushtet e reja, numri i shfaqjeve, shpërblimi që i takon autorit dhe mënyra se si do të përdoret teksti. Në thelb, çdo rikthim në skenë është një përdorim i ri i veprës, prandaj duhet domosdoshmërisht marrëveshja e autorit. Vetëm nëse autori ka dhënë një licencë më afatgjatë ose një marrëveshje të përgjithshme, atëherë mund të vazhdohet pa një kontratë të re specifike. Ajo që unë e cilësoj si shqetësuese është fakti që regjisorët aspo dhe aktorët e cilësojnë si pronë të tyre një vepër dhe mund të kenë të drejta përdormi të saj, pa shkuar në një kontakt njerëzor me autorin.-Nëse flasim për përdorim të paligjshëm të një vepre shqiptare, sa dëmton kjo autorin e saj?
Përdorimi i paligjshëm i një vepre shqiptare ka pasoja të shumta për autorin. Së pari, ai humb të ardhurat që do të merrte nga shfaqja e ligjshme e veprës, sepse askush nuk e paguan për përdorimin e saj. Së dyti, humbet kontrollin mbi mënyrën se si interpretohet ose ndryshohet teksti i tij; për shembull, ndryshimet që nuk i pëlqejnë ose një interpretim që nuk i përfaqëson veprën siç e ka menduar. Në thelb, çdo përdorim pa leje është si një humbje e dyfishtë: financiarisht dhe artistikisht. Për autorin, kjo mund të ndikojë edhe në mundësitë për shfaqje të tjera të veprës në të ardhmen, sepse përdorimi i paautorizuar mund të çojë në keqkuptime ose humbje të vlerës së veprës. Të kërkosh një të drejtë për punën tënde nuk duhet marrë apo konsideruar si një masë drastike ndaj vënies së mëtejshme në skenë të veprës. Përkundrazi, apo do të zyrtarizojë, por edhe rrisë shkallën e përgjegjësisë për prezantimin e mëtejshëm të kësaj vepre.
-Në dijeninë tuaj a ka pasur raste në teatër, që e drejta e autorit me veprat shqiptare nuk është zbatuar?
Nuk mund të flasë për të tjerë, por flas për veten time si dramaturg kur vepra më është marrë me mirëbesim, është vënë në skenë, janë siguruar të ardhura financiare dhe unë jam përballur me përgjigjen: “Tani nuk kemi më lekë”. Për të mos prishur reputacionit e regjisorit jam tërhequr në heshtje për të vlerësuar në të ardhmen më mirë punën time si autor. Për fat të mirë, në vitet e fundit ka pasur një ndërgjegjësim më të madh mbi të drejtat e autorëve dhe shumë institucione po përpiqen t’i respektojnë ato më rigorozisht. Është fakt që në çdo projekt kërkohet deklarata e autorit, si dhe përcaktohen kushtet e bashkëpunimit në nënshkrime të aktmarrëveshjeve.
-Duke qenë se dhe më parë krijues të ndryshëm në fushën e muzikës, etj, kanë shprehur probleme për të drejtën e autorit në vend, kanë kërkuar zbatimin e ligjit, për ju çfarë duhet përmirësuar që të ketë zbatim të së drejtës në krijimtari?
Për të siguruar respektimin e të drejtave të autorit në krijimtari, ka disa gjëra që duhet përmirësuar. Në radhë të parë duhet filluar me krijuesit që të dinë se cili është kuadri ligjor mbi të drejtat e tyre, si dhe mbi procedurat për të marrë leje dhe shpërblime. Së dyti, është e nevojshme të forcohet zbatimi i ligjit, me kontrolle dhe mekanizma të qartë që të parandalojnë shfaqjet ose përdorimet pa leje. Shpesh herë organizohen festivale dhe organizatorëve nuk interesohen apo të dinë a ka një mbrojtje ligjore kjo vepër që është pjesë e repertorit të tyre artistik? Mendoj se respektimi i autorit nuk është vetëm çështje ligjore, por edhe kulturore, duhet të ndërtohet një vetëdije dhe kultura e respektimit të krijimtarisë dhe punës së autorit në të gjitha fushat artistike, qoftë teatër, muzikë apo letërsi.
Intervistoi: Julia Vrapi -

Tentohet të helmohet Bashar al-Assad, ish-Presidenti i Sirisë përfundon në spital në Moskë
Një përpjekje për atentat ndaj ish-diktatorit sirian Bashar al-Assad ka ndodhur në Moskë. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut ai është shtruar në spital pas një përpjekjeje për ta helmuar.
Ish-presidenti, i cili mori azil politik në Rusi pasi u rrëzua nga pushteti dhjetë muaj më parë, thuhet se ishte shtruar në një spital në periferi të Moskës dhe ka dalë prej aty vetëm ditën e hënë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut citon një ‘burim privat’, i cili pretendon se Assad është helmuar dhe se qëllimi i atentatit ishte të turpëronte qeverinë ruse dhe ta akuzonte atë për bashkëpjesëmarrje në vdekjen e tij.
Raporti thotë se gjendja e Assad është tani e qëndrueshme. Vetëm vëllai i tij, Maher al-Assad, është lejuar ta vizitojë në spital pasi ka ndodhur një operacion i madh sigurie sipas Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Qeveria ruse nuk ka komentuar deri tani mbi këto pretendime. Lajmi për helmimin e Assad vjen në një kohë kur autoritetet e reja në Siri kanë kërkuar ekstradimin e tij, por Rusia deri tani ka refuzuar.
Putini i ka dhënë personalisht azil Assad-it, anëtarëve të familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve të regjimit. 60 vjeçari nuk është parë në publik që nga mbërritja në Rusi dhe besohet se është nën mbrojtje të rreptë nga shërbimet sekrete ruse. -

Shoqata e Audiovizualit kundër KKDA: Vendimi cënon rëndë të drejtat e regjisorëve skenaristëve e bashkautorëve të tjerë
Nga Julia Vrapi
Vendimi i Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Autorit për përcaktimin e përqindjes së ndarjes së shpërblimeve të mbledhura për agjencitë e administrimit kolektiv FAAD dhe Albautor është kundërshtuar nga FAAD. Shoqata e Filmit Audiovizual, Artistik dhe Dokumentar-FAAD thotë se vendimi i datës 21 gusht cënon të drejtat e autorëve të veprave audiovizuale regjisorëve, skenaristëve dhe bashkautorëve të tjerë. Në një njoftim FAAD shprehet për një vendim absurd. “FAAD kundërshton vendimin Nr. 3, datë 21.08.2025 të KKDA.
Të drejtat e autorëve audiovizualë po shkelën në mënyrë flagrante. Shoqata e Filmit Audiovizual Artistik dhe Dokumentar “FAAD” shpreh indinjatën dhe shqetësimin e saj të thellë për vendimin absurd dhe dashakeqës Nr.3, datë 21 gusht 2025 të Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Autorit (KKDA). Vendimi tregon mungesë të plotë njohurish ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe cenon rëndë të drejtat e autorëve të veprave audiovizuale – regjisorëve, skenaristëve dhe bashkautorëve të tjerë në kuptim të ligjit nr. 35/2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura me to” (LDA)”, shprehet Shoqata e Filmit Audiovizual Artistik dhe Dokumentar -FAAD.
Të drejtat e regjisorëve, skenaristëve e bashkautorëve
Shoqata e Filmit Audiovizual, Artistik dhe Dokumentar-FAAD që kundërshton vendimin e Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Autorit i marrë në 21 gusht shprehet ndër të tjera se do të përdorë mjete ligjore për të mbrojtur autorët. Sipas FAAD ky vendim i KKDA-së bie ndesh edhe me praktikat që janë ndjekur. “Ky vendim i KKDA-së bie ndesh me çdo praktikë kombëtare dhe ndërkombëtare .Nuk mund të shfaqet një film vetëm me autorizimin e kompozitorit dhe të hiqen të drejtat e regjisorëve, skenaristëve e bashkautorëve. FAAD do të përdorë çdo mjet ligjor për të mbrojtur autorët audiovizualë”, thuhet në njoftimin e FAAD. Sipas Shoqatës së Filmit Audiovizual, Artistik dhe Dokumentar shembuj praktikë të vendimit absurd janë filmat që shfaqen në kinema lëvizëse, ku regjisorët dhe skenaristët nuk kanë të drejtë shpërblimi, ndërsa të drejtën e marrin vetëm kompozitorët dhe interpretuesit.
Ndërkohë, lidhur me transmetime televizive në platforma të ndryshme regjisori nuk gëzon të drejtën e shpërblimit sipas vendimit të KKDA-së. Sa i përket ritransmetimit të veprave audiovizuale për dokumentarët dhe filmat e animuar parashikohet ndarja e të ardhurave 50 për qind mes regjisorëve, skenaristëve dhe bashkautorëve me kompozitorët, sipas FAAD një praktikë e padëgjuar në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Por ndërsa vendimi i KKDA kundërshtohet nga Shoqata e Filmit Audiovizual, Artistik dhe Dokumentar FAAD sipas saj çdo përfitim pa shkak do të konsiderohet paligjshmëri. “Ky vendim përbën abuzim me detyrën nga ana e KKDA-së. FAAD deklaron se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore, përfshirë pezullimin e mbledhjes së të ardhurave nga SUADA, për të mbrojtur të drejtat e autorëve të veprave audiovizuale.
Shoqata i bën thirrje SUADA-s dhe anëtarëve të saj të mos prekin të ardhurat që u takojnë regjisorëve, skenaristëve dhe bashkautorëve të tjerë, pasi çdo përfitim pa shkak do të konsiderohet paligjshmëri”, thuhet në njoftimin e FAAD. E drejta e autorit në vendin tonë ka sjellë herë pas here reagime të autorëve të ndryshëm, por jo pak ka qenë në diskutime dhe ligji. Në vendin tonë ligji Nr. 35/2016 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to në nenin 156 përcakton dhe përbërjen dhe funksionin e KKDA. Pranë ministrisë përgjegjëse për të drejtën e autorit funksionon Këshilli Kombëtar për të Drejtën e Autorit (KKDA), i cili përbëhet nga kryetari dhe katër anëtarë. Ata emërohen nga ministri përgjegjës për të drejtën e autorit dhe ndër kompetencat e KKDA-së është dhe miratimi i metodologjisë dhe masa e tarifave të shpërblimit.
-

Hyri me forcë në Këshillin Bashkiak, i riu thirrje shqiptarëve: Ngrihuni dhe kërkoni të drejtat tuaja
Kronikë E Martë, 30 Shtator 2025 14:56
Mbledhja e së hënës e Këshillit Bashkiak të Vlorës u shoqërua me një moment tensioni. Dy të rinj hynë me forcë në sallë në shenjë revolte për vonesat prej 5 vitesh në procesin e shpronësimit të banesës së tyre. Njëri prej tyre, David Danaj, sqaroi më pas se veprimi i tij erdhi pasi i ishin prishur dy shtëpi një muaj më parë dhe ende nuk kishte marrë dëmshpërblim, pavarësisht premtimeve.
”Kishin një muaj që më zvarrisnin. Unë isha nisur për në Bashki, por më thanë që ishte duke u mbajtur mbledhja e Këshillit Bashkiak. Më kishte plasur shpirti. Këta kanë përdhosur pronën time, familjen time. Më prishën dy shtëpi dhe ende nuk kam marrë asnjë lekë. I bëj thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre kundër këtij sistemi”,-thotë i riu.
Danaj shton edhe se pas incidentit u shoqërua nga policia, por pa probleme, duke theksuar se nuk kishte ofenduar apo kërcënuar askënd. I pyetur për guximin e këtij veprimi, ai tha se ishte frymëzuar nga protestat në Paris. ”Atje ndjeva një lirim shpirtëror. Këtu shteti është në gjumë, sistemi është radikal. Të gjithë kanë frikë. Unë prisja që dikush të dilte e të më sqaronte, por kryetari më solli policinë”. -

Hyri me forcë në Këshillin Bashkiak, i riu nga Vlora, thirrje shqiptarëve: Ngrihuni dhe kërkoni të drejtat tuaja
Mbledhja e së hënës e Këshillit Bashkiak të Vlorës u shoqërua me një moment tensioni dhe situate të pazakonta. Dy të rinj hynë me forcë në sallë në shenjë revolte për vonesat prej 5 vitesh në procesin e shpronësimit të banesës së tyre.
Njëri prej tyre, David Danaj, sqaroi më pas se veprimi i tij erdhi pasi i ishin prishur dy shtëpi një muaj më parë dhe ende nuk kishte marrë dëmshpërblim, pavarësisht premtimeve.
Ai foli ekskluzivisht në emisionin Puls në A2 CNN, ku u shpreh: “Kishin një muaj që më zvarrisnin. Unë isha nisur për në Bashki, por më thanë që ishte duke u mbajtur mbledhja e Këshillit Bashkiak. Më kishte plasur shpirti. Këta kanë përdhosur pronën time, familjen time. Më prishën dy shtëpi dhe ende nuk kam marrë asnjë lekë. I bëj thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre kundër këtij sistemi.”
Danaj shtoi se pas incidentit u shoqërua nga policia, por pa probleme, duke theksuar se nuk kishte ofenduar apo kërcënuar askënd. I pyetur për guximin e këtij veprimi, ai tha se ishte frymëzuar nga protestat në Paris: “Atje ndjeva një lirim shpirtëror. Këtu shteti është në gjumë, sistemi është radikal. Të gjithë kanë frikë. Unë prisja që dikush të dilte e të më sqaronte, por kryetari më solli policinë.” -

Mërgata shqiptare në Staten Island vlerësohet për kontributin ndaj Kosovës
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.
-

Mikrofinanca frenon kredinë, por jo të ardhurat
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Hamasi: Njohja e shtetit palestinez fitore, Izraeli nuk do të fshijë të drejtat tona kombëtare
Njohja e një shteti palestinez nga Britania, Kanadaja dhe Australia është “një fitore” për të drejtat palestineze, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Mahmoud Mardawi.
“Këto njohje përbëjnë një fitore për të drejtat e popullit palestinez dhe legjitimitetin e luftës sonë, dhe dërgojnë një mesazh të qartë: pavarësisht se sa larg shkon Izraeli në krimet e tij, ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të fshijë të drejtat tona kombëtare”, tha Mardawi për AFP.Lexo edhe :Related Posts
Në një deklaratë të mëvonshme, lëvizja islamiste palestineze bëri thirrje për “masa konkrete” që shoqërojnë këto njohje.Këto duhet të përfshijnë një fund të menjëhershëm të “luftës gjenocidale në Rripin e Gazës dhe luftimin e planeve të aneksimit që po zhvillohen në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem”, thekson lëvizja palestineze./vizionplus.tv
