Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është përfshirë nga debate , ku opozita ka akuzuar mazhorancën për shkelje të procedurave dhe zbatim të standardeve të dyfishta. Gjatë fjalës së tij, ndeputet i PD Luçiano Boçi ka sfiduar interpretimin e mazhorancës për termin “konsensu s”, duke theksuar se ai nënkupton një marrëveshje politike ku kandidati për Avokatin e Popullit propozohet nga opozita.
Sipas Boçit, mazhoranca po vazhdon në mënyrë të paligjshme një proces me kandidatë që nuk kanë më mbështetjen e nevojshme me firma. Në fjalën e tij, Boçi i është referuar nenit 72 të rregullores së Kuvendit, i cili u jep të drejtë deputetëve të tërheqin firmat e tyre për çdo çështje për sa kohë ajo nuk ka kaluar për diskutim në seancë plenare.
Deputeti i PD ka sjellë në vëmendje një precedent të ndodhur vetëm pak ditë më parë, me protagoniste ministren e Arsimit, Evis Kushi.
Sipas tij, zonja Kushi, në cilësinë e deputetes, ka tërhequr një propozim ligjor për të drejtat e autorit nga diskutimi në Komisionin e Arsimit. Kërkesa e saj për tërheqje u pranua pa asnjë kundërshtim, edhe pse çështja ishte tashmë e përfshirë në rendin e ditës së komisionit.
Duke u bazuar në këtë rast, opozita ka ngritur pyetjen nëse në Kuvendin e Shqipërisë ka dy kategori deputetësh: ata të mazhorancës, të drejtat e të cilëve respektohen, dhe ata të opozitës, të cilëve u mohohen të njëjtat të drejta.
Rasti i ministres Kushi u cilësua si një “precedent i qartë dhe i lexueshëm” që dëshmon për standardin e dyfishtë të mazhorancës.
Luçiano Boçi:
“Ju përmendët fjalën konsensus, zoti kryetar. Dhe shumë veta këtu që kanë përvojë politike e dinë shumë mirë ç’është konsensusi. Nuk është unë ta hodha dhe ti ma hodhe. Ti ma solle dhe unë s’ta solla.
Është marrëveshje politike. Dhe në bazë të kësaj marrëveshje, konsensus politik, avokatin e popullit e propozon opozita, e propozon Partia Demokratike. Kështu ka ndodhur dhe kështu është fjala konsensus.
Pse e shtrembëroni? Por, meqënëse ju kapeni pas atij propozimi nga deputetët e Partisë Demokratike. Ju, jua paraqiti saktë zoti Bylykbashi, neni 72, ku të gjithë deputetët kanë të drejtë të tërheqin firmat e tyre derisa nuk ka kaluar në seancë plenare.
E doni precedentin? Po. Para dy ditësh, në mbledhjen e Komisionit të Arsimit, ishte depozituar në rendin e ditës, në dokumentat parlamentare, kërkesa e zonjës Kushi për ndryshime në ligjin mbi të drejtat e autorit.
Me të drejtën e saj si deputete, zonja Kushi e ka tërhequr nga diskutimi në komision, sepse nuk ka ardhur në seancë. Dhe tërheqja është pranuar.
Megjithëse e miratuar në rendin e ditës, është miratuar nga mua si kryetar i komisionit.
Po pse mo? Ne kemi dy palë deputetë? Deputetë që kanë të drejta sipas rregullores dhe janë në krahun këtu, dhe deputetë që nuk kanë të drejta sipas rregullores që janë në krahun këtu? Doni precedent ju?
Ja ky është precedenti. I qartë dhe i lexueshëm. Kështu që mos bëni lojra, mos u paraqitni sikur këtu na e hodhët, paske dalë ju të mençur.
Qartazi ju po shqyrtoni një proces me kandidatë që nuk kanë firma, sepse deputetët e Partisë Demokratike ta kanë depozituar dhe është, jo vetëm e drejta jote, është detyra jote të interpretosh rregulloren. Se sa herë do të dalësh nga situata të vështira thua, jam unë që e interpretoj rregulloren. Interpretoje pra! Janë tërhequr.”
Tag: drejta
-

Debati për Avokatin e Popullit, Boçi në Kuvend: Procesi është nul, kandidatët nuk kanë më firmat
-

Marta Kos përshëndet në shqip: Të mos krijojmë hendeqe, vende e Ballkanit të jenë anëtarë të BE me të drejta të plota. Në qershor..
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, tha nga Tirana se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të bëhen anëtare më të drejta të plota në union. Në fjalën e saj në konferencë për mediat me Kryeministrin Edi Rama, pas Samitit me Liderët Rajonalë, Kos tha se BE dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen sa më shpejt në tregun e përbashkët.
“Duam që BE të bëhet realitet i prekshëm në vendet tuaja që sot. Në disa fusha kjo po merr formë. Objektivi ynë është që të gjitha vendet e BP të ecin në sinkron dhe nuk duam të krijohen hendeqe të reja mes jush. Sepse të gjitha vendet i përkasin BE dhe të gjitha duhet të bëhen anëtare me të drejta të plota, e theksoj, me të drejta të plota”, tha Kos.
Në disa raste në të shkuarën, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të pranojë edhe një anëtarësim pa të drejtë vetoje në union.
-

Berisha: Opozita në parlament po privohet nga e drejta kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin!
Berisha: Opozita në parlament po privohet nga e drejta kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin!
Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar tha se, opozita në parlament po privohet nga e drejta e saj kushtetuese për të kontrolluar ekzekutivin dhe zbatimin e ligjit.
“Mblidhemi sot në këtë mbledhje jashtë radhe apo të jashtëzakonshme të grupit parlamentar për shkak të një situate të jashtëzakonshme në të cilën ne ndodhemi për shkak të vendosmërisë të pandalshme të narkoqeverisë për të shtypur me të gjitha potencialet opozitën dhe opozitarizmin.
Për ta shndërruar atë në një vegël apo në një instrument pa vlerë për asnjë funksion për qytetarët, mbrojtjen e interesave të tyre, për t’ia mbyllur asaj gojën, de facto për ta asgjësuar atë politikisht si forcë politike parlamentare.
Ne jemi dëshmitarë që me seancën e fundit u bënë 10 seanca parlamentare në të cilat qeveria në 9 prej tyre i mohoi opozitës çdo debat për çdo çështje që erdhi në parlament, duke filluar nga programi i qeverisë, miratimi i Këshillit të Ministrave, duke përfunduar tek miratimi i buxhetit dhe çdo gjë tjetër.
Ju jeni dëshmitarë sepse në 10 seanca ka pasur vetëm një seancë me debat dhe kjo ka qenë seanca ku është diskutuar për institucionet e drejtësisë.
Janë kaluar ligje, projektvendime, akte normative dhe në asnjërën prej tyre në mënyrë absolute nuk është lejuar opozita të debatojë, të marrë fjalën, të paraqesë mendimet, të mbrojë interesat e zgjedhësve të saj që kanë votuar kundër një qeverie si kurrë ndonjëherë në historinë 33-vjeçare të parlamentit pluralist.
Nuk ka ndodhur kurrë sepse nuk mund të ndodhë si rregull.
10 seanca parlamentare ku vetëm në njërën opozita ka pasur mundësi të shprehet.
Dhe, të mos harrojmë, 10 seanca parlamentare të paraprira nga qindra mbledhje komisionesh, në të cilat opozita ka marrë pjesë në mënyrën më serioze. Në të cilat opozita është përkushtuar me seriozitetin më të madhe për të paraqitur objeksionet, sugjerimet, propozimet për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
Pra, me gjithë këtë punë shumë serioze që ju keni bërë në komisionet parlamentare- dhe më serioze shumë se puna e të tjerëve- por kur vjen puna pas komisioneve në aulën e parlamentit, Edi Rama urdhëron të mbyllë mikrofonat për opozitën.
Me gjithë kontrollin e jashtëzakonshëm që ka në media, kontrollon më shumë, më lehtë lajmet që dalin nga komisionet parlamentare, por rikthimi apo mbyllja i veprimtarisë në komisione, një veprimtari shumë serioze e deputetëve të opozitës, has në asgjësimin e të drejtës së tyre për të debatuar për ligjet, për projektet, për vendimet që janë miratuar në ato komisione. Që janë hedhur poshtë në ato komisione.
Janë bërë 10 seanca në të cilat si kurrë ndonjëherë në histori, ministrat nuk lejohet të vijnë në interpelanca.
Janë bërë 10 seanca që refuzohet çdo mocion me debat. Të drejta të sanksionuara në Kushtetutë këto për opozitën.
Janë bërë 10 seanca, refuzohen në mënyrë antikushtetuese të gjitha kërkesat e opozitës për komisione hetimore parlamentare.
Pra, opozita privohet jo vetëm nga e drejta, por nga detyra e saj themelore për të kontrolluar ekzekutivin, për të kontrolluar zbatimin e ligjit.
Nuk mund ta kryejë këtë.
Në tërësi ministrat nuk refuzojnë vetëm interpelancat, por refuzojnë edhe paraqitjen para komisioneve.
Dhe nxjerrin mbi parlamentin ata që nuk mund të jenë kurrë, zëvendësministrat apo drejtorët.
Në parlament, deputetëve u mohohen të drejtat më themelore që Kushtetuta dhe rregullorja e parlamentit u garanton atyre.
Opozita trajtohet si një vasale e partisë-shtet me të cilën ajo mund të bëjë ç’të dojë”, u shpreh Berisha. -

E drejta e autorit, Albautor një “tutor” me djersën e artistëve
Në tetor 2023, në stadiumin “Air Albania” në prag të zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Çekisë, atmosfera do të elektrizohej nga kënga “Mora fjalë” me kompozitor dhe autor Naim Gjoshin dhe këngëtare Shkurte Fejza. Kjo është një këngë jashtëzakonisht e dashur për publikun shqiptar, që lidhet me historinë e shqiptarëve të Kosovës në luftën për liri. Por nëse kënga i bën jehonë heroit legjendar Adem Jashari, agjencia për të drejtën e autorit “Albautor” i bën padrejtësi njeriut që ka krijuar këtë kryevepër, kompozitorit dhe autorit Naim Gjoshi.
Artisti nga Elbasani merr shumë pak ose aspak të ardhura si autor dhe kompozitor i kësaj kënge nëpërmjet agjencisë “Albautor”, që mbledh të ardhurat për të drejtën e autorit. Sipas Naim Gjoshit, kolegët i thonë se vetëm me këtë këngë duhet të kishte siguruar shumë të ardhura për shkak të kërkesës dhe popullaritetit që gëzon kjo vepër.“Më shkruajti një herë një miku im, i dashur Osman Mula, që thoshte që nëse do të funksiononte ligji tek ne, ti Naim vetëm me këngën “Mora fjalë”, do të kishe marrë aq shumë, sa do të bëje vilën më të bukur te Kodra e Diellit në Tiranë”, thotë për “Vetting” kompozitori Gjoshi.
Por realiteti është komplet ndryshe, pasi artistëve si ai, në fund të vitit u shpërndahen rreth 100 mijë lekë të vjetra nga agjencia “Albautor”, e cila është një shifër e papërfillshme për një këngë që ka kaq shumë popullaritet.
“Kur kënga ime që u këndua në stadium, “Mora fjalë” që bëri shumë jehonë, atëherë e morën vesh njerëzit, që këngën e kisha shkruar unë me tekst e muzikë. Më pas kam patur disa telefonata nga avokatë në Tiranë, por edhe në Kosovë. Nuk desha të merrem me këtë punë sepse ku është e drejta e autorit, çfarë po marr unë nga ajo këngë? Jo vetëm nga ajo por edhe nga shumë këngë të tjera. Të gjitha këto unë i kam regjistuar te “Albautori”, por se çfarë bën unë nuk e di”, shprehet i indinjuar Gjoshi.
Në fakt, drama që zhvillohet me të drejtën e autorit nuk prek vetëm këtë rast, por një grup artistësh shqiptarë si kompozitorë, kantautorë e këngëtarë, të cilët kanë denoncuar në emisionin “Vetting” agjencinë Albautor.
Sipas artistëve, ata nuk marrin të ardhura në bazë të meritave nga “Albautor” për këngët dhe tekstet e shumta që kanë prodhuar, ndërkohë që agjencia ka të ardhura dhe nuk bën transparencë për mënyrën se si i shpërndan këto të ardhura.
Sipas kompozitorit Gjergj Leka, krijimtaria e tyre si artist është e pazëvendësueshme dhe nuk ka marrë vlerësimin e duhur nga “Albautor”.
“Unë jam mësuar të flas drejtpërdrejtë dhe të vazhdoj të flas dhe jam shumë i fyer që kam arritur të bëj këtë diskurs për disa nga kolegët e mi që punojnë atje. Më pas të merret prokuroria, institucionet që e kanë për detyrë të zbulojnë shkelje, por për ne si autorë ka ardhur koha t’i themi të gjitha çfarë na mundojnë”, shprehet për “Vetting” kompozitori Leka.
Ajo që duket si një problem i vogël, në të vërtetë është një çështje aferash financiare, ku viktima janë artistët që jetën dhe pasionin e tyre ia kanë kushtuar krijimtarisë artistike, e cila i ka shërbyer interesit publik.
Sipas avokatit Evien Dako, pakënaqësitë që kanë autorët në këtë fushë, lidhen me mungesën e transparencës apo të informacionit të marrë nga agjencitë, në të cilët ata përfshihen.
Shumica e artistëve, tekstshkruesve, kompozitorëve, interpretuesve apo cdo kategorie artisti që prodhon vepra unike ka të drejtën e marrjes së të ardhurave financiare nga Agjencitë e Menaxhimit të të Drejtave të Autorëve sepse nëpërmjet transmetimit publik nëpër televizione, radio apo vende publike, këto agjenci mbledhin të ardhura që duhet tua shpërndajë artistëve nëpërmjet kontratave që kanë lidhur me subjektet që i përdorin.
Në Shqipëri janë katër organizata që merren me administrimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to. Këto organizata janë hallka që lidhin autorët me përdoruesit e veprave artistike, si radio, televizione, platforma muzikore apo biznese.
Njëra nga organizatat është AKDIE, Agjencia e Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Artistëve Interpretues/Ekzekutues, e cila përfaqëson interpretuesit dhe ekzekutuesit si këngëtarët, aktorët, muzikantët dhe çdo artist që performon një vepër.
Në fushën e filmit dhe produksioneve televizive vepron FMAA, Agjencia për Mbrojtjen e Veprave Audiovizuale. Kjo agjenci përfaqëson regjisorë, skenaristë dhe producentë filmash, duke u siguruar që veprat e tyre të mos përdoren pa leje.
Ndërkohë, FABER është organizata që mbron të drejtat e producentëve të fonogramëve, të atyre që zotërojnë regjistrimet zanore. Çdo herë që një këngë transmetohet në publik, FABER kujdeset që të regjistrohet përdorimi dhe të shpërndahen të ardhurat për producentin që ka në pronësi regjistrimin.
E fundit, por më e rëndësishmja për nga roli dhe kapitali është Albautor, Agjencia Shqiptare e të Drejtës së Autorit dhe të Drejtave të Lidhura, organizata më e njohur dhe më e madhe që përfaqëson autorët, kompozitorët dhe botuesit.
Kompozitori Leka shprehet se artistët duhet t’i kërkojnë Albautorit të luajë funksionin që ka.
“U bënë vite që ne flasim për të drejtat e autorit, flas për ne autorët vetë dhe mendoj që shumë faje janë tonat sepse kurrë s’kemi qenë të lidhur me njëri-tjetrin për të kërkuar atë që ne meritojmë por mbi të gjitha, për të kërkuar llogari atyre që ne paguhemi. Në këtë rast, “Albautori”, për t’u marrë me të drejtat tona, edhe pse e dimë shumë mirë që ka vite që nuk ka asnjë lloj monitorimi”, shprehet kompozitori Leka.
Në fakt, “Albautor” është një organizatë e rrethuar nga hijet e skandalit sepse akuzohet nga artistët se nuk shpërndan të ardhurat për veprat e tyre.
“Albautor” mbledh tarifat për përdorimin e veprave muzikore, letrare apo audiovizuale dhe më pas i shpërndan ato tek krijuesit. Kjo organizatë është përgjegjëse për të mbrojtur repertorin shqiptar, por edhe atë të huaj, duke siguruar licenca për çdo subjekt që dëshiron të përdorë muzikë ose tekst të mbrojtur me të drejtë autori. Presidenti i Albautor është Elton Deda, Drejtor i Përgjithshëm Erion Muka dhe Drejtor Ekzekutiv Oltion Spiro.
“Albautor” ka një rol praktik shumë të rëndësishëm sepse mbledh tarifat që televizione, radio, lokale, platformat online apo organizatorë koncertesh duhet të paguajnë kur përdorin muzikë apo vepra të mbrojtura nga e drejta e autorit. Më pas, këto të ardhura shpërndahen te autorët përkatës, tekstshkruesit, kompozitorët apo producentët.
Në thelb, Albautor duhet të kujdeset që krijimtaria e autorëve të vlerësohet dhe të ardhurat e mbledhura nga ajo vetë tu shpërndahen. Por nuk është kjo ajo që po ndodh pasi artistët prej kohësh kanë ngritur shqetësimin që nuk marrin të ardhura nga organizata për veprat e tyre më të transmetuara.
Sipas kompozitorit dhe Mjeshtrit të Madh, Osman Mula, vetëm në Shqipëri nuk njihet e drejta e autorit, shpërdorohet dhe mund të merret çohet kudo, e ti vihet emri i një personi që nuk është autori.
“Ne te shtëpia kemi dy sahata, kemi sahatin e ujit dhe sahati i elektrikut. Po kështu duhet moniturar dhe e drejta e autorit. Nuk guxon. Dhe nqs ti nuk paguan dritat, futesh në burg për 20 mijë lekë. Si është e munduar që e gjithë krijimtaria jote 20-30 vjeçare,a kupton, të mos paguhet, të nëpërkëmbet dhe të zhvatin shokët e tu?” shprehet i revoltuar Mjeshtri i Madh Osman Mula.
Një tjetër kompozitor dhe Mjeshtër i Madh, Vladimir Kotani pohon se nuk ndjehet i vlerësuar nga mënyra se si puna e tij vlerësohet rreth 100 euro në vit.
“Jam i ofenduar dhe i indinjuar dhe nuk e ndjej dhe as që e shikoj të mbrojtur të drejtat e mia krijuese dhe as që vlerësohet ekonomikisht transmetimit i krijimeve të mia, por tjetërsohet.
Bile nga disa institucione artistike, jo vetëm që nuk vihet në dijeni dhe të merret miratimi nga krijuesi, por mohohet edhe autorësia duke mos përmendur fare emrin e krijuesit kur e transmetojnë krijimtarinë,”, tha për “Vetting” kompozitori Kotani.
Madje dirigjenti në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Edmond Doko shprehet se e drejta e autorit nuk ka asnjë lloj transparence.
“Unë jam anëtar si dirigjent i një shoqate interpretësh dhe është gati qesharake kur në fund të vitit, diku në numrin tim të llogarisë, në konton time bankare diku rreth 10 mijë lekë të reja, ndërkohë që unë s’e di sa opera e sa koncerte në këto televizione kam realizuar. Nuk i kam ndjekur, nuk kam qenë i kujdesshëm dhe unë s’e kam mbrojtur të drejtën time”, deklaron për “Vetting” Edmond Doko./BW/ -

“Vrasja e gjyqtarit, një akt i tmerrshëm”/ Seanca parlamentare, reagon Shehaj: E kanë falur me firmën e Edi Ramës
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj gjatë një prononcimi për mediat jashtë Kuvendit, ka deklaruar se vrasja në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja është një akt i tmerrshëm që godet themelet e shtetit shqiptar.
Po ashtu ai tha se pronat janë problemi kryesor i shqiptarëve. Teksa më tej shtoi se e drejta e pronës, iu është hequr qytetarëve për shkak të ligjit 7501. Ndërsa në fund i bëri thirrje qytetarëve që të këmbëngulin për pronat e tyre.
Deklarata e plotë:
Është seanca e shtatë që mblidhet Parlamenti dhe iu mohohet e drejta e fjalës deputetëve. Ndodhi përsëri dhe sot gjetën një pretekst për të mbyllur seancën dhe për të mohuar të drejtën e fjalës për deputetë të zgjedhur nga qytetarë shqiptarë.
Ajo që ndodhi vrasja e djeshme e gjyqtarit në sallën e gjyqit është një akt i tmerrshëm që godet themelet e shtetit shqiptar. Por ne nuk mund të harrojmë që ka një problem të madh që shqetëson pothuajse çdo qytetar shqiptar që është prona, problemi i pronës.
E ndërkohë që flitet vetëm për një aspekt nuk flitet për problemin kryesor. Është normale sepse problemet e pronës, mohimi i të drejtës së pronës 35 vjeçare buron pikërisht nga ky parlament.
Pjesa më e madhe e deputetëve që ulen në Parlamentin e Shqipërisë nuk kanë probleme me pronat, i kanë zgjidhur problemet e tyre me pronën. Atyre askush nuk i ka rënë në qafë.
Ndryshe nga çfarë i ka ndodhur çdo qytetari shqiptar pothuajse, të cilit i është mohuar e drejta e pronës dhe nuk iu është mohuar e drejta e pronës për paaftësi, por qëllimisht duke nisur nga ligji famëkeq i 7501 e deri tek ligjet që aktualisht po bëjnë si ligjet e fundit, ligji për investimet strategjike, ligji i famshëm gjoja paketa e maleve që nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë për të rrëmbyer pronat nga qytetarët nga pronarët legjitimë.
Kjo po ndodh e ne duhet të flasim për problemet e qytetarëve shqiptarë që janë prona e drejta e pronës.
Pavarësisht kësaj padrejtësie, unë i ftoj të gjithë të mos të dorëzohen, e drejta e pronës është e drejtë që nuk mund të mohohet. Të vazhdojnë të ngulin këmbë pavarësisht vështirësive, pavarësisht padrejtësive. Dhe ne për këtë do punojmë dhe në Parlament. Dhe Parlamenti këtë duhet të bëjë, të japë zgjidhje, nuk është kurrë vonë për zgjidhje.
Mjaft më me gënjeshtra që nuk zgjidhet, nuk zgjidhet. E thonë se duan të vazhdojnë t’i vjedhin, t’i vjedhin siç kanë bërë me ligjin për investimet strategjike dhe me ligjin për paketën e maleve.
Imagjinoni para disa ditësh e kanë falur Portin e Pashalimanit një investitori, e kanë falur me firmën e Edi Ramës. Nuk ka pronarë ajo tokë? Nuk ka patur pronarë ajo tokë?
Ka por këta nuk ia kanë dhënë atij sepse e kanë përdorur si plaçkë, të njëjtën gjë kanë bërë në gjithë bregdetin e Shqipërisë. Të njëjtën gjë po bëjnë dhe duan të bëjnë edhe në zonat malore. -

Odise Plaku: Ka ardhur koha që e drejta e autorit të zbatohet me ligjshmëri pa asnjë hezitim edhe në veprat skenike
E drejta e autorit ka sjellë herë pas here reagime të krijuesve të ndryshëm, ku problemet në zbatimin e ligjit janë bërë me dije prej tyre. Por edhe në teatër e drejta e autorit është e rëndësishme për veprat skenike që vihen në skenë. Dramaturgu Odise Plaku thotë se autori i një teksti ruan të gjitha të drejtat mbi veprën e tij. Në intervistën për gazetën “SOT” dramaturgu Odise Plaku flet për rëndësinë që ka zbatimi i së drejtës së autorit në teatër dhe thotë se përdorimi i paligjshëm i një vepre shqiptare ka pasoja për autorin, ku çdo përdorim pa leje është si një humbje e dyfishtë financiarisht dhe artistikisht. Ai thotë se regjisorët apo dhe aktorët nuk mund ta cilësojnë si pronë të tyre një vepër teatrore dhe mund të kenë të drejta përdorimi të saj. Për dramaturgun Odise Plaku asnjë vepër skenike nuk mund të konsiderohet si mall pa zot dhe kur një kontratë për përdorimin e saj përfundon, çdo shfaqje e mëtejshme pa lejen e autorit konsiderohet shkelje e të drejtave të tij. Ndaj sipas tij nëse një teatër apo trupë dëshiron ta rikthejë një tekst në skenë, duhet të negociojë sërish me autorin ose me përfaqësuesin e tij ligjor për një kontratë të re. Në aktivitetin e tij si dramaturgu Odise Plaku është një nga autorët e mirënjohur në vend, ku veprat e tij janë vënë në skena brenda dhe jashtë vendit, si dhe janë shfaqur në festivale të ndryshme të teatrit, ku dhe janë vlerësuar me çmime. Por shqetësimi i dramaturgut Odise Plaku për zbatimin e të drejtës së autorit është në vijim dhe të krijuesve të tjerë më parë, si në fushën e muzikës, kinematografisë, etj. E drejta e autorit vazhdon të jetë një nga problematikat me të cilat përballen autorë të ndryshëm në vend, ndërsa dhe zbatimi i ligjit jo pak herë ka sjellë diskutime.
-Për teatrin, si funksionon e drejta autorit me veprat shqiptare që vihen në skena, çfarë të drejtash ruan autori që e ka shkruar?
Në teatër, e drejta e autorit mbetet një element thelbësor dhe i mbrojtur nga ligji. Autori i një teksti dramatik ruan të gjitha të drejtat morale dhe pasurore mbi veprën e tij. Kjo do të thotë se askush nuk mund ta vendosë në skenë pa lejen e tij, dhe për çdo përdorim ai duhet të marrë shpërblimin përkatës. Të drejtat morale kanë të bëjnë me faktin që autori duhet të njihet gjithmonë si krijues i veprës, nuk mund të ndryshohet teksti pa pëlqimin e tij dhe emri i tij duhet të përmendet në çdo afishe apo material promovues. Ndërsa të drejtat pasurore lidhen me pagesat për përdorimin e tekstit, sipas marrëveshjes me teatrin ose me agjencitë që menaxhojnë të drejtat e autorit. Pra, edhe pse një vepër vihet në skenë nga një trupë teatrore, autori vazhdon të mbetet pronari ligjor i saj.
– Më herët ju jeni shprehur se kur kontrata për përdorimin e një vepre mbaron, nuk mund të përdoret pa lejen e autorit. Çfarë ndiqet nëse një vepër duhet të rikthehet në skenën teatrore për publikun?
Ka qenë një shprehje fare rastësore pas leximit të një shkrimi në gazetën “Sot” në lidhje me të drejtën e autorit në lëmin e muzikës dhe vetvetiu më erdhi në mendje pyetja: Po për veprat skenike çfarë duhet bërë? Sepse asnjë vepër skenike nuk mund të konsiderohet si mall pa zot dhe gjithkush të bëjë çfarë të dojë me të. Kur një kontratë për përdorimin e një vepre përfundon, çdo shfaqje e mëtejshme pa lejen e autorit konsiderohet shkelje e të drejtave të tij. Nëse një teatër apo trupë dëshiron ta rikthejë një tekst në skenë, duhet të negociojë sërish me autorin ose me përfaqësuesin e tij ligjor për një kontratë të re. Ky është një proces normal: përcaktohen kushtet e reja, numri i shfaqjeve, shpërblimi që i takon autorit dhe mënyra se si do të përdoret teksti. Në thelb, çdo rikthim në skenë është një përdorim i ri i veprës, prandaj duhet domosdoshmërisht marrëveshja e autorit. Vetëm nëse autori ka dhënë një licencë më afatgjatë ose një marrëveshje të përgjithshme, atëherë mund të vazhdohet pa një kontratë të re specifike. Ajo që unë e cilësoj si shqetësuese është fakti që regjisorët aspo dhe aktorët e cilësojnë si pronë të tyre një vepër dhe mund të kenë të drejta përdormi të saj, pa shkuar në një kontakt njerëzor me autorin.-Nëse flasim për përdorim të paligjshëm të një vepre shqiptare, sa dëmton kjo autorin e saj?
Përdorimi i paligjshëm i një vepre shqiptare ka pasoja të shumta për autorin. Së pari, ai humb të ardhurat që do të merrte nga shfaqja e ligjshme e veprës, sepse askush nuk e paguan për përdorimin e saj. Së dyti, humbet kontrollin mbi mënyrën se si interpretohet ose ndryshohet teksti i tij; për shembull, ndryshimet që nuk i pëlqejnë ose një interpretim që nuk i përfaqëson veprën siç e ka menduar. Në thelb, çdo përdorim pa leje është si një humbje e dyfishtë: financiarisht dhe artistikisht. Për autorin, kjo mund të ndikojë edhe në mundësitë për shfaqje të tjera të veprës në të ardhmen, sepse përdorimi i paautorizuar mund të çojë në keqkuptime ose humbje të vlerës së veprës. Të kërkosh një të drejtë për punën tënde nuk duhet marrë apo konsideruar si një masë drastike ndaj vënies së mëtejshme në skenë të veprës. Përkundrazi, apo do të zyrtarizojë, por edhe rrisë shkallën e përgjegjësisë për prezantimin e mëtejshëm të kësaj vepre.
-Në dijeninë tuaj a ka pasur raste në teatër, që e drejta e autorit me veprat shqiptare nuk është zbatuar?
Nuk mund të flasë për të tjerë, por flas për veten time si dramaturg kur vepra më është marrë me mirëbesim, është vënë në skenë, janë siguruar të ardhura financiare dhe unë jam përballur me përgjigjen: “Tani nuk kemi më lekë”. Për të mos prishur reputacionit e regjisorit jam tërhequr në heshtje për të vlerësuar në të ardhmen më mirë punën time si autor. Për fat të mirë, në vitet e fundit ka pasur një ndërgjegjësim më të madh mbi të drejtat e autorëve dhe shumë institucione po përpiqen t’i respektojnë ato më rigorozisht. Është fakt që në çdo projekt kërkohet deklarata e autorit, si dhe përcaktohen kushtet e bashkëpunimit në nënshkrime të aktmarrëveshjeve.
-Duke qenë se dhe më parë krijues të ndryshëm në fushën e muzikës, etj, kanë shprehur probleme për të drejtën e autorit në vend, kanë kërkuar zbatimin e ligjit, për ju çfarë duhet përmirësuar që të ketë zbatim të së drejtës në krijimtari?
Për të siguruar respektimin e të drejtave të autorit në krijimtari, ka disa gjëra që duhet përmirësuar. Në radhë të parë duhet filluar me krijuesit që të dinë se cili është kuadri ligjor mbi të drejtat e tyre, si dhe mbi procedurat për të marrë leje dhe shpërblime. Së dyti, është e nevojshme të forcohet zbatimi i ligjit, me kontrolle dhe mekanizma të qartë që të parandalojnë shfaqjet ose përdorimet pa leje. Shpesh herë organizohen festivale dhe organizatorëve nuk interesohen apo të dinë a ka një mbrojtje ligjore kjo vepër që është pjesë e repertorit të tyre artistik? Mendoj se respektimi i autorit nuk është vetëm çështje ligjore, por edhe kulturore, duhet të ndërtohet një vetëdije dhe kultura e respektimit të krijimtarisë dhe punës së autorit në të gjitha fushat artistike, qoftë teatër, muzikë apo letërsi.
Intervistoi: Julia Vrapi -

Të drejtat e grave në Turqi në shënjestër të autoritetit fetar, prej javësh ofrohet një interpretim jashtëzakonisht i rreptë i Kuranit
Përpara Operës në lagjen Kadıköy të Stambollit në Turqi, një grup grash protestuan së fundmi kundër autoritetit fetar shtetëror, Diyanet.
“Para disa ditësh iyaneti mbajti një predikim në 90,000 xhami ku ka sulmuar të drejtat e trashëgimisë së grave”, thotë një nga demonstrueset. “Kjo është arsyeja pse po ndërmarrim këtë veprim, sepse nuk duam të heqim dorë nga të drejtat tona.”
Përmbajtja e predikimeve gjatë namazit të së premtes në xhamitë turke përcaktohet nga autoriteti fetar në Ankara, Diyanet. Dhe kohët e fundit, Kurani është interpretuar jashtëzakonisht rreptësisht aty. Për shembull, ligji i trashëgimisë ishte tema e diskutimit një të premte në gusht. Sipas mësimeve klasike islame, gratë marrin vetëm gjysmën e pjesës që trashëgojnë burrat.
“Me çfarë ligji qeveriset ky vend?”
Diyaneti po shkakton zemërim të madh me predikimet e tij, thonë gratë protestuese. “Diyaneti sulmon të drejtat tona në xhami, të cilat miliona burra i vizitojnë të premteve. Dhe pastaj zyrtarët shtetërorë dalin me lehtësi dhe thonë: Çfarë problemi ka? Është tashmë në Kuran”, u shpreh Selin, një nga gratë e reja që protestuan para teatrit të operës. “Nëse është në Kuran apo jo, kjo nuk ka rëndësi për ne. Me çfarë ligji qeveriset ky vend? Ne kemi ligj civil këtu”, thotë ajo.
Hap tjetër drejt islamizimit?
Kodi Civil dhe Kushtetuta Turke përcaktojnë të drejta të barabarta trashëgimie për gratë. Meqenëse Zyra e Çështjeve Fetare, një agjenci shtetërore, e kundërshton këtë, shumë njerëz kanë frikë se qeveria e AKP-së nën Presidentin Rexhep Tajip Erdogan synon të çojë më tej islamizimin e vendit.
Politikania Aylin Nazliaka, e cila kryeson shoqatën e grave të partisë më të madhe të opozitës, CHP, gjithashtu e kritikoi këtë veprim në televizion. “Sipas Nenit 41 të Kushtetutës sonë, familja është themeli i shoqërisë dhe burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta brenda familjes”, thekson ajo. Por Diyanet tani po i shpërfill të gjitha këto të drejta kushtetuese dhe parimin e sekularizmit dhe po përpiqet të uzurpojë të drejtat që gratë fituan gradualisht gjatë epokës republikane.
Pushimet sipas stilit perëndimor damkosen si blasfemi
Qeveria përpiqet të qetësojë gjakrat. Ish-Ministri i Drejtësisë dhe politikani i AKP-së, Bekir Bozdag, shpjegon se edukimi i njerëzve rreth rregullave islame është i mbrojtur me kushtetutë. Njerëzit janë të lirë të pranojnë këshillat ose jo. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me trashëgiminë.
Por në predikime të tjera, autoriteti fetar kohët e fundit dënoi pushimet në stilin perëndimor si blasfemi. U tha se është “haram”, ose e ndaluar, që gratë të veshin rroba të shkurtra dhe transparente. Ato duhet të mbulohen.
Myslimanët liberalë janë gjithashtu të shqetësuar, si gazetarja e njohur, Berrin Sönmez. Për ta, interpretimi i Kuranit nga autoriteti fetar turk është teologjikisht i paplotë. Kjo nuk ka të bëjë fare me aspektin fetar, u shpreh një gazetare turke. “Drejtoria e Çështjeve Fetare është makina e propagandës së qeverisë. Qeveria po e detyron Diyanetin të thotë shumë nga gjërat që do të bëjë më pas”, dyshon Sönmez. “Me vetëm një hap më shumë, mund të arrijmë në një pikë të pakthyeshme. Kjo është arsyeja pse tashmë po shprehet rezistencë dhe paralajmërim”, thekson Sönmez.
Sönmez e hoqi shaminë e kokës pas mjaft vitesh në shenjë proteste kundër predikimeve të së premtes, hap që shkaktoi mjaft reagime. “Të gjitha gratë i marrin vetë vendimet e tyre për trupin”, sqaroi ajo. Nuk ka rëndësi nëse ajo mban shami apo jo. “Për sa kohë që të drejtat e grave, e drejta e tyre për të qenë individë autonomë, janë nën sulm, gjithmonë do të ketë reagime.”/DW
-

Gruaja në Kanunin e Lekë Dukagjinit
Kanuni i Lekë Dukagjinit ka një kapitull të veçantë që trajton rolin, detyrat dhe kufizimet e grave në shoqërinë tradicionale shqiptare, sidomos në zonat ku kanuni zbatohej deri në shekullin XX. Ai pasqyron një mentalitet patriarkal, ku gruaja ishte pjesë e familjes, por me të drejta të kufizuara krahasuar me burrin.
Pikat kryesore për gratë sipas Kanunit
Pozita e gruas në familje
Gruaja shihej si “mik i shtëpisë”, që do të thotë se nuk ishte pronare e plotë e pasurisë, por e trajtuar si mysafire në shtëpinë e burrit.
Nuk merrte pjesë në kuvende, vendimmarrje, ose çështje gjaku.
Martesa
Martesa bëhej me pajtim të familjeve, jo me zgjedhje të lirë të gruas.
Pajë (daja) ishte e detyrueshme dhe organizohej nga familja e vajzës.
Gruaja nuk mund të divorcohej sipas dëshirës së saj, por burri kishte më shumë liri për t’u ndarë.
E drejta e pronës
Gruaja nuk trashëgonte tokë, përveç rasteve kur nuk kishte trashëgimtar meshkuj.
Pasuria e saj e sjellë me pajë ishte nën administrimin e burrit.
Rregulla dhe kufizime
Gruaja nuk mbante armë.
Nuk mund të merrte hak në raste gjakmarrjeje.
Në disa raste të jashtëzakonshme, një vajzë mund të betohej si “burrneshë” për të marrë të drejta burrash.
Nderi
Kanuni i kushton rëndësi të madhe “nderit të gruas”, i cili lidhej me virgjërinë para martesës dhe besnikërinë gjatë martesës.
Shkelja e “nderit” konsiderohej turp për gjithë familjen dhe shpesh sillte pasoja të rënda.
Në thelb, Kanuni e shihte gruan si shtyllë të familjes dhe të punës shtëpiake, por jo si palë të barabartë në pushtet dhe pronë. Sot, këto norma shihen si pjesë e një trashëgimie historike që duhet kuptuar, por jo zbatuar, duke reflektuar mbi barazinë gjinore./KultPlus.com
-

”Shqipëtarëtë janë më të fort se gjithë kombet’ e sinisisë së Ballkanit..”
A janë të zottë Shqipëtarëtë të mbajn’ e të ruajnë vetëhenë?
Dy gjërëra duhenë në këtë jetë: e drejta edhe fuqija. E drejta pa fuqi, si edhe fuqija pa të drejtë është si një krah i vetëm; nonjë zok s’fluturon dot me një krah. Më të rallë bën punë fuqija pa të drejtë; edhe e drejta pa fuqi fort rallë dëgjohetë. Peshkui math e ha gjithënjë të vogëlinë.
Tani Shqipëtarëtë q’e kanë të drejtënë me vetëhe aty s’ka dyshim. Qysh të mos ketë Shqipëtari të drej të të shkruanj’ e të këndonjë gjuhën’ e ti, kur gjithë kombetë, edhe më të liqt’ e më të dobëtitë, e kanë këtë të drejtë edhe njeri s’i ndalon? Përse Shqipëta- rëtë të jenë të mërguarë nga një e drejtë, q’e kanë gji- thë kombet e dheut? Të mos mundinë të shkruajn’ e të mësojnë gjuhën, e tyre po të tjerë kombe të huaj të vin’ e t’u hapinë shkolla në gjuhërat të tyre e t’u kthejnë kombërin’ e gjuhën tyre? Janë kaqë të dobëtë Shqipëtarëtë? – Jo! njëmijë herë jo.
Shqipëtarëtë janë më të fort se gjithë kombet’ e sinisisë së Ballkanit. Pas shumicës së tyre”) mbase janë më të fortë e më të shëndoshë se gjithë kombet e dheut. Sot në këtë ditë e kështu si është Shqipëria munt të nxjerë një ushtëri prej 500.000 njerssh! Pa 200,000 e 300.000 dalinë me një herë. Ata q’e njohine Shqipërinë, s’çuditenë me këto nëmura, se kaq’ ushtë. ri Shqipëria ka nxjerr’ edhe nxjer për herë. Edhe kjo është pun’ e diturë që një ushtëri prej 200,000 Shqi- pëtarësh është mbaras me një ushtëri të 500,000 ush- tarësh të huaj. Trimërin’ e Shqipëtarëvet edhe armi- kët’ e tyre s’e ndryshojnë dot”).
Pamë më siprë se sa trimërira kanë bërë Shqipë tarëtë edhe qysh u kanë xbardhurë faqenë të huajt, q’i kanë pasurë zotërinj a shokë. Këta që kanë tre- guarë kaqë trimëri për të huajt, të cilëtë edhe s’para ua kanë diturë, s’qënkanë të zottë sot të mbajn’ e të ruajnë vëndinë, gjuhënë e kombërin’ e tyre? Qysh të mos jenë të zottë për këtë të drejtë, kur kanë edhe vëndinë të fortë, q’u ndih? Gjer më sot kanë lëftuarë gjithënjë vetëm me fuqi, po jo kurrë me të drejtë; sot është dita të lëftojnë me të drejtë e për të drejtë. Nukë ka më të shënjtëruarë të drejtë se kombërija, gjuha e mëmëdheu për një komp. Një trim, që lëfton për plaçk’ e për rrëmbim, është kurdoher’ i turpëru arë; ay që lëfton për një të drejtë të këtillë, është dy herë trim; e drejta i ep një forcë e një fuqi, që s’e lë kurrë të mundetë, po e bën njërënë të muntnjë dhetë!
E po kur janë Shqipëtarëtë kaqë të fort e trima, pse rrinë me duar lidhurë, e të huajtë të dobët e pa nonjë fuqi si edhe pa nonjë të drejtë po i copëtojnë e po i humbasinë për jetë? Rrinë me duar lidhurë, se duart ua ka lidhurë e ua mban Tyrku, edhe të hua- itë po i copëtojnë me fuqit e me ndihmët të këti! E po Tyrku ay vetë është kaq’ i fortë, sa me një dorë t’u mbanië duartë Shqipëtarëvet e me tjatrënë t’u ndih një armikëvet të këtyre? Jo. këtë e dimë që s’ësht’ i fortë, po është dhelpërë: Shqipëtarëtë i mban me që, duke rënë, duanë të na marrinë edhe na me vetë- he? Na ç’kemi me ta? A mos erthmë me ta? Jo, ku- rrë! Na s’jemi as Tyrq as të ardhurë dga shkretëtirat* e Asisë. Na jemi m’i vjetri komp i Evropësë; kemi të drejtë në dhet’ t’Evropësë më teprë se çdo komp.
Këtë të drejtë të shënjtuarë Shqipëtarëtë janë të zottë ta ruajnë e ta kërkojnë edhe me armë në dorë. Kur përzjehetë e drejta me fuqit, merr një forcë, të cilësë gjë s’i rri dot kuntreq. Shqipëtarëtë janë pra të zottë të mbajn’ e të ruajnë të drejtën’ e tyre, do- me-thënë kombërinë, gjuhënë e mëmëdhen’ e tyre kun- trë çdo armiku; arrin vetëm të duanë.
Shkëputur nga: Shqipëria Ç’ka qenë Ç’është E Ç’do të Bëhet – Sami Frashëri /Trungu & InforCulture.info
