Tag: dredha

  • U tërhoq nga posti i kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha dekretohet nga Presidenti Begaj si Ambasador i Zvicrës

    U tërhoq nga posti i kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha dekretohet nga Presidenti Begaj si Ambasador i Zvicrës

    Ermal Dredha është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj si Ambasador i Shqipërisë në Zvicër dhe Lihtenshtein.

    “Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.
    Vetëm pak kohë më parë, Dredha dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Vlorës.

    Top Channel

  • Presidenti Begaj dekreton Ermal Dredhën si Ambasador të Shqipërisë në Zvicër

    Presidenti Begaj dekreton Ermal Dredhën si Ambasador të Shqipërisë në Zvicër

    ermal dredha

    TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot emërimin e Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë, si dhe Ambasador jo rezident në Principatën e Lihtenshteinit. Me këtë detyrë të re, Dredha i rikthehet dhe njëherë diplomacisë. Që prej vitit 2016 deri në vitin 2023, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa që prej vitit 2023 ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës.
    “Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.

    Dredha dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Vlorës më 10 shtator. Gjatë kohës  në detyrë ai nuk i shpëtoi kritikave të kryeministrit Edi Rama, ku gjatë një takimi të zhvilluar në korrik me kryetarët e bashkive në qytetin e Durrësit, ai ngriti shqetësime për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare dhe për financimin e një televizioni lokal me fonde publike, duke shtuar se kjo nuk justifikohet nga asnjë arsye e vlefshme administrative./ZËRI

  • I rikthehet diplomacisë pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Komisioni i Jashtëm miraton me konsensus Ermal Dredhën si ambasador në Zvicër

    I rikthehet diplomacisë pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Komisioni i Jashtëm miraton me konsensus Ermal Dredhën si ambasador në Zvicër

    Komisioni i Punëve të Jashtme miratoi me konsensus propozimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha si ambasador i ardhshëm i Shqipërisë në Zvicër dhe në principatën e Litenshtenjit.

    Më parë Dredha shërbeu ka mbajtur postin e kryetarit e ambasadori të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe nga viti 2016-2023, e nga viti 2023 deri në shtator të këtij viti ai mbajti postin e kryebashkiakut të Vlorës, para se te jepte dorëheqjen.
    Në Komisionin për Politikë të Jashtme, mazhoranca dhe opozita u shprehën me superlativa për marrëdhëniet Shqipëri–Zvicër dhe për ambasadorin e ri në Bernë, Ermal Dredha.
    Pas miratimit me konsensus nga palët në komision, Dredha ka reaguar me anë të një postimi në Facebook duke shkruar se është mirënjohës për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
    “Sot pata nderin dhe privilegjin të paraqitem përpara Komisionit Parlamentar për Çështjet Evropiane dhe të Jashtme, për të paraqitur vizionin tim si kandidat për Ambasador të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës dhe Ambasador Jo-rezident në Principatën e Lihtenshtajnit.
    Jam thellësisht mirënjohës për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në përfaqësimin me dinjitet të interesave të vendit tonë”, shkruan Dredha.
    Kryetari i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi qëndrimet e ish-ministrave të jashtëm Tritan Shehu, Edmond Haxhinasto si dhe të deputetit të ri Erald Kapri për Dredhën, një diplomat karriere me eksperiencë të gjatë.
    Balla theksoi se zgjedhja e Dredhës tregon ndryshimin pozitiv në qasjen e Ministrisë së Jashtme ndaj marrëdhënies së veçantë me Zvicrën, ku jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë, të cilët duhet ta shohin ambasadën shqiptare në Bernë si “shtëpinë e tyre”, e cila duhet të jetë qendër bashkimi për diasporën, pavarësisht origjinës nga Shqipëria, Kosova, Presheva apo Çamëria.
    “Jo shpesh do të kesh mundësinë që edhe kolegët e opozitës dhe të mazhorancës të bien dakord. E vlerësoj shumë gjithçka, tha ministri i Jashtëm Shehu, ministri i Jashtëm Haxhinasto, por edhe kolegu më i ri i Kapri, një historian me shumë eksperiencë për pjesën profesionale, ato që u thanë tani, sa i përket marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Zvicrës, jam plotësisht dakord me konstatimin e tre kolegëve parafolës, që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës, edhe pse në këto 35 vite kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera, duke vlerësuar kështu kontributin tejet pozitiv të Konfederatës Zvicerane sa i përket mbështetjes financiare të shumë projekteve zhvillimore, shumëplanëshe.
    Dhe Kuvendi i Shqipërisë, për ata që nuk e dinë, është një prej përfituesve direkt të programeve të qeverisë zvicerane, sa i përket forcimit të kapaciteteve institucionale dhe të shumë çështjeve të tjera. Edhe këtu, për shembull, nënvizoj që më në fund Kuvendi i Shqipërisë ka një qendër të vetën studimore dhe një bibliotekë siç i kishte hije, falë projekteve të zhvilluara nga Konfederata Zvicerane.
    Janë më shumë se 300 mijë shqipfolës që jetojnë në Konfederatë, kryesisht në kantonet e Zyrihut, Argaut, Sen Galenit e Bernës, ndoshta më pak në pjesën e Gjenevës. Por e rëndësishme është që për ambasadorin e Shqipërisë në Zvicër nuk duhet të ketë asnjë dallim sa i përket qasjes, nëse janë shqiptarë nga Shqipëria, nga Kosova, nga Presheva apo Medvegja, nga Maqedonia e veriut, Mali i Zi apo Çamëria – kudo qofshin.
    Ata shqiptarë që jetojnë në Zvicër duhet ta shohin ambasadën e Shqipërisë në Bernë si shtëpinë e tyre. Është përgjegjësi për ambasadën dhe për ambasadorin e ri të Shqipërisë në Zvicër që të jetë pika e referimit për shumë aktivitete”, u shpreh kryetari i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Tauland Balla.
     
     

    Top Channel

  • Pasi dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

    Pasi dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

    Ish-kryebashkiaku i Vlores, Ermal Dredha është emëruar ambasador i Shqipërisë në Zvicër.
    Kjo vjen pas doreheqjes së tij nga posti i kreut të bashkisë.
    Ermal Dredha e filloi karrierën në vitin 1999 si përkthyes për gazetarë italianë gjatë krizës së Kosovës. Në vitin 2000 u emërua menaxher i arkivit kompjuterik në Bashkëpunimin Italian në Tiranë, duke menaxhuar projekte infrastrukture uji.

    Në 2002 iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme si asistent personal i zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Më vonë u drejtues i sektorit të IT dhe i Departamentit të Protokollit Shtetëror. Nga dhjetori 2010 deri në nëntor 2013 ishte Drejtor i Protokollit Shtetëror.
    Nga nëntori 2013 deri në nëntor 2016 shërbeu si Konsull i Përgjithshëm në Bari, Itali.
    Nga maji 2016 deri në mars 2023 shërbeu si Ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Në prill 2023 u përzgjodh si kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Bashkinë e Vlorës. Në maj 2023 fitoi zgjedhjet dhe mori detyrën në korrik 2023, duke zëvendësuar Dritan Lelin.
    Ai qëndroi në këtë detyrë për 2 vite, duke u dorëhequr më pas, e duke iu rikthyer sërish diplomacisë./vizionplus.tv

  • Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador në Zvicër

    Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador në Zvicër

    Ermal Dredha

    TIRANË-Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha është propozuar nga qeveria si ambasador i Shqipërisë në Zyrtarizimi i kandidaturës së tij pritet të bëhet pas përfundimit të të gjitha procedurave formale.
    Dredha dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut më 10 shtator. Gjatë kohës  në detyrë ai nuk i shpëtoi kritikave të kryeministrit Edi Rama, ku gjatë një takimi të zhvilluar në korrik me kryetarët e bashkive në qytetin e Durrësit, ai ngriti shqetësime për ndërtimet pa leje në zonat bregdetare dhe për financimin e një televizioni lokal me fonde publike, duke shtuar se kjo nuk justifikohet nga asnjë arsye e vlefshme administrative.

    Rama u shpreh se para shkeljeve,kryetari i bashkisë dhe strukturat atje i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur. Para dorëheqjes së tij, të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës dhanë dorëheqjen, sipas kërkesës së kryeministrit./ZËRI

  • Pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha merr postin e papritur

    Pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha merr postin e papritur

    Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, është emëruar ambasador në Zvicër.
    Zyrtarizimi i kandidaturës së Dredhës si ambasador në Zvicër pritet të kryhet pas përfundimit të të gjitha procedurave.
    Kujtojmë se Dredha dha dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës, pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet.
    Para dorëheqjes së Dredhës, dhanë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

  • Pas largimit nga drejtimi i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

    Pas largimit nga drejtimi i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

    Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha është propozuar nga qeveria si ambasador i Shqipërisë në Zvicër.

    Lajmi konfirmohet nga gazetari i Top Channel Muhamend Veliu. Kështu Dredha i rikthehet dhe njëherë diplomacisë, pasi që prej vitit 2016 deri në vitin 2023, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Kujtojmë se Ermal Dredha ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, që prej vitit 2023 deri në shtator të këtij viti kur dha dorëheqjen.
    Dredha pritet të emërohet zyrtarisht në detyrë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj jo më vonë se 30 ditë nga propozimi i qeverisë.

    Top Channel

  • Ermal Dredha i rikthehet diplomacisë, emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

    Ermal Dredha i rikthehet diplomacisë, emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

    Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i është rikthyer karrierës diplomatike, pas emërimit të tij si ambasador i Shqipërisë në Zvicër.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Dredha dha dorëheqjen në shtator nga posti i kryebashkiakut të Vlorës, një detyrë që e mbajti për më shumë se dy vjet. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

    Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër

    Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, është emëruar ambasador në Zvicër.
    Zyrtarizimi i kandidaturës së Dredhës si ambasador në Zvicër pritet të kryhet pas përfundimit të të gjitha procedurave.
    Kujtojmë se Dredha dha dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës, pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet.
    Para dorëheqjes së Dredhës, dhanë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.

  • Ermal Dredha emërohet ambasador në Zvicër, pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës

    Ermal Dredha emërohet ambasador në Zvicër, pas dorëheqjes si kryebashkiak i Vlorës

    Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, është emëruar ambasador në Zvicër, raporton A2. 
    Zyrtarizimi i kandidaturës së Dredhës si ambasador në Zvicër pritet të kryhet pas përfundimit të të gjitha procedurave. 
    Kujtojmë se Dredha dha dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës, pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet. 
    Para dorëheqjes së Dredhës, dhanë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.