Tag: dramatike

  • “Nuk ka opozitë bllokuese”/ Sezoni i ri parlamentar, reagon analisti: Situata dramatike

    “Nuk ka opozitë bllokuese”/ Sezoni i ri parlamentar, reagon analisti: Situata dramatike

    Analisti Arion Sulo i ftuar në një intervistë televizive ka folur për opozitën dhe sezonin e ri parlamentar.
    Sulo tha se situata demokratike është dramatike. Sulo u shpreh se fakti që opozita do të shkojë në Parlament dhe do të përpiqet ta prishë nuk ka shumë rëndësi.
    Analisti tha se çfarëdo që të bëjë opzita nuk do të ketë ndonjë rezultat të madh pasi nuk bëhet dot bllokuese për Ramën.
    “Situata demokratike dramatike. Marrin mandatet po tentojnë të prishin Parlamentin ka pak rëndësi, nuk ka për të sjellë një rezultat të madh. Kemi vetëm një fasadë. Nuk ka një opozitë bllokuese, Ramën s’po e bllokojnë të huajt”, tha Sulo.
     

  • Situata dramatike/ Dy viktima nga zjarri në Elbasan, dhjetëra banesa të shkrumbuara dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

    Situata dramatike/ Dy viktima nga zjarri në Elbasan, dhjetëra banesa të shkrumbuara dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

    Një situatë dramatike po zhvillohet në qarkun e Elbasanit, ku dyshohet se është regjistruar viktima e dytë nga zjarret e shumta që kanë përfshirë vendin. Pas vdekjes së një 80-vjeçari, i cili humbi jetën nga asfiksia, një tjetër person dyshohet se ka ndërruar jetë për të njëjtin shkak.
    Raportohet se shumë persona të tjerë janë asfiksuar, ndërkohë që flakët kanë shkaktuar dëme masive. Fshatrat Kullollas, Bletëz, Skënderbegas, Menkollare, Zenelas dhe Harunas janë shkrumbuar plotësisht, duke lënë dhjetëra banesa të djegura plotësisht.
    Sipas raportimeve të fundit, në të gjithë territorin e Shqipërisë, deri dje në mbrëmje janë regjistruar 34 vatra zjarri. Nga këto, 27 janë ende aktive, ndërsa 7 po monitorohen nga autoritetet. Situata më problematike vijon të mbetet në jug të vendit, ku rreziku është i lartë për zonat e mbrojtura, banesat dhe infrastrukturën. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal, ndërsa njoftojne po punojnë me të gjitha forcat në dispozicion për të menaxhuar gjendjen e rëndë.

  • Natë dramatike, vijon lufta me flakët në Finiq

    Natë dramatike, vijon lufta me flakët në Finiq

    Një natë dramatike ka mbajtur në ankth banorët e disa fshatrave në territorin e Finiqit, ku vatrat e zjarrit, të shtyra nga era e fuqishme, u përhapën me shpejtësi në Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj.
    Forca të shumta nga bashkitë Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetura nga 5 automjete zjarrfikëse dhe rreth 70 trupa të Forcave të Armatosura, kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës për të frenuar flakët. Për shkak të rrezikut, u krye evakuimi i banorëve në Livinë, Krongj dhe Ardhasovë, ndërsa për të moshuarit u vendosën ekipe të gatshme për asistencë mjekësore.
    Në fshatin Krongj, zjarri ka djegur 1 shtëpi dhe kishën e fshatit, ndërkohë që banorët janë evakuuar për arsye sigurie. Më e rëndë paraqitet gjendja në Livinë dhe Velahovë. Dëmet në ullishte dhe pemëtari janë shumë të rënda, ku zjarri ka djegura pothuajse gjithçka nëpër këto fshatra.
    Një nga momentet më kritike u regjistrua në orët e para të mëngjesit, kur një operacion i koordinuar synoi ndalimin e avancimit të zjarrit drejt Hidrocentralit të Bistricës. Autoritetet njoftojnë se gjatë ditës pritet ndërhyrja nga ajri për të garantuar shuarjen e plotë të flakëve.
    Hiri i këtyre zjarreve ka mbërritur deri në Sarandë, ku automjete dhe verandat e shtëpive janë mbuluar nga hiri.Si masë sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë–Bistricë është kufizuar deri në përfundim të operacioneve. Ndërkohë, ekipet në terren po monitorojnë çdo zonë të djegur për të shmangur riaktivizimin e zjarreve, duke marrë parasysh erën dhe temperaturat e larta të parashikuara për sot.

  • SYRI TV/ Berisha: Rënie dramatike e turizmit në Shqipëri, Rama dhe mediat pranë tij e fshehin

    SYRI TV/ Berisha: Rënie dramatike e turizmit në Shqipëri, Rama dhe mediat pranë tij e fshehin

    Lideri i opozitës Sali Berisha tha se turizmi në Shqipëri është në një situatë dramtike e cila po tentohet të fshihet me propagandë nga Edi Rama dhe mediat pranë tij. Përmes një reagimi në Facebook, Berisha theksoi se numri i turistëve ka rënë drastikisht 2 vitet e fundit, dhe shkak për këtë rendit narko-euron, çmimet stratosferike dhe ndotjen e brigjeve detare. Berisha akuzoi qeverinë se ka falimentuar degën kryesore të ekonomisë.

    Lideri i opozitës Sali Berisha reagoi lidhur me rënien dramatike të turizmit në Shqipëri, teksa denoncoi përpjekjet e kryeministrit Rama dhe mediave pro-qeveritare për të fshehur të vërtetën e rënies së numrit të turistëve, veçanërisht 2 vitet e fundit. Berisha tha se shkak për situatën dramatike të turizmit është narko-euro dhe çmimet e larta, por edhe ndotja masive e ujërave detare.

    “Shkaqe më kryesore të kësaj rënie pandalshme sigurisht janë narkoeuro dhe çmimet stratosferike. Por ka dhe shkaqe të tjera. Kështu, krahas brigjeve, ujërave, panoramave magjepsëse të natyrës që vendi ofron turistëve, Shqipëria e Ramës ofron turistëve gjirizet që derdhen në ujërat e detërave dhe liqeneve tanë, dhe kjo me gjithë impiantet e përpunimit të ujërave të zeza të ndërtuara nga Shëngjini në Sarandë, por që bashkitë socialiste u kanë vënë drynin për të mos paguar energjinë, ofron mungesën e ujit të pijshëm në piskun e zhegut dhe grumbujt e kodrave të plehrave në çdo skaj të vendit dhe tymin helmues e kancerogjen të maleve të plehrave që digjen nga dorë shtetërore kriminale.”

    “Narkoshteti i falimentuar Ramës falimentoi me sukses degën kryesore të ekonomisë që është turizmi,” shkruan Berisha në reagimin e tij në Facebook, ku publikon edhe pamjet e plazheve të ndotura.

     

  • Prishtina lufton me zemër, por eliminohet pas penalltive dramatike nga Larne në Conference League

    Prishtina lufton me zemër, por eliminohet pas penalltive dramatike nga Larne në Conference League

    FC Prishtina i dha fund aventurës në UEFA Conference League pas një ndeshjeje dramatike ndaj skuadrës nga Irlanda e Veriut, Larne, që u mbyll me eliminimin e tyre pas goditjeve të penalltive (4-5), ndonëse në kohën e rregullt rezultati ishte 1-1.

    Skuadra kryeqytetase nisi më mirë dhe kaloi në avantazh që në minutën e 10-të me një gol të bukur të Gjelbrim Taipit, duke ngritur entuziazmin te tifozët në stadium. Prishtina e dominoi pjesën e parë dhe shkoi në pushim me epërsinë minimale 1-0.
    Në minutën e 56-të, Larne barazoi shifrat me anë të D.D. Bent, duke vendosur baraspeshën në rezultat dhe në totalin e dy ndeshjeve (1-1). Edhe pas kohës shtesë nuk pati ndryshim rezultati, duke çuar fatin e kualifikimit te penalltitë.
    Nga pika e bardhë, Larne u tregua më i saktë dhe fitoi me rezultatin 5-4, duke siguruar kalimin në raundin tjetër.
    Megjithatë, paraqitja e Prishtinës ishte për t’u duartrokitur – një ekip i vendosur, me personalitet dhe që tregoi se është në gjendje të përballet denjësisht në arenën europiane. Angazhimi, loja e disiplinuar dhe dëshira për fitore u reflektuan gjatë gjithë 120 minutave, duke lënë shpresë dhe optimizëm për të ardhmen.

    Top Channel

  • Orë dramatike në Delvinë, Reuters sjell imazhe nga lufta me zjarrin (FOTO)

    Orë dramatike në Delvinë, Reuters sjell imazhe nga lufta me zjarrin (FOTO)

    Nuk thonë kot se një foto është shpesh sa mijëra fjalë. Fuqia e imazhit është e jashtëzakonshme për të treguar një ngjarje.

    Agjencia prestigjoze ndërkombëtare, Reuters, ka publikuar disa foto nga zjarri në fshatin Kalasë në Delvinë. Fotografitë janë realizuar sot nga fotografi shqiptar Florion Goga.
    Sic shihet zjarrfikësit bëjnë përpjekje për të vënë flakët nën kontroll ndërsa banorët jetojnë orë të vështira plot ankth e pasiguri për jetën dhe pronën e tyre.
    Shihni më poshtë disa foto të asaj që po ndodh në Kalasë. ©Argjiroja.net 

  • Orë dramatike/ Riaktivizohet zjarri në Dukat, kërcënohet sërish Llogaraja

    Orë dramatike/ Riaktivizohet zjarri në Dukat, kërcënohet sërish Llogaraja

    Një vatër zjarri është aktivizuar sërish në malin e Dukatit
    Orët e fundit sipas dëshmive nga terreni, flakët kanë përparuar.
    Zjarri mbetet kërcënim për kurorën e gjelbër të Llogarasë dhe duhen marrë masa të shpejta për neutralizimin e tij.
    Zjarri më herët ka djegur hektarë të tërë pyje me pisha.

  • Rama në UBT: Kur hyje në klasa duhet të kaloje në pazarin e të brendshmeve

    Rama në UBT: Kur hyje në klasa duhet të kaloje në pazarin e të brendshmeve

    Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në aktivitetin për Universitetin Bujqësor të Tiranës, me synimin që “UBT2030” të bëhet antena rajonale e BOKU-t.
    Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ishte dramatike të dëgjoje që më para në klasë duhet të hyje përmes një pazari ndërtimesh të paligjshme dhe aktivitetesh tregtare.
    “UBT për hir të vërtetës ka kaluar dy faza në historinë e vetë. Ka pasur një fazë ku ishte qendër ekselence reale, me kushte të vështira, por ishte pikë referimi, kur UBT ishte njëkohësisht burimi i dijes për atë zhvillim dhe nevoja të bujqësisë dhe fshatit që kishte vendi, ama pedagogët e UBT ishin akademikë dhe dijetarë.
    Pastaj pati një fazë tjetër, ajo e rrënimit dhe braktisjes, degjenerimit publik të tij. Rektori përsëriti një telefonatë, që ishte pasi së bashku me të ne bëmë një ndërhyrje të rëndë dhe të turpshme nga nevoja për çlirimin universitetit. Ishte marrë që nga qoftet deri tek shitja e të brendshmeve.
    Ishte dramatike të hyje në klasë, ku duhet të hyje përmes një pazari ndërtimesh të paligjshme dhe aktivitetesh tregtare.Edhe për faktin që shumë kush mendoi se koha e fshatit mbaroi dhe erdhi koha e qytetit, erdhi koha e tavolinës së klubit, koha e salçiçeve të frigoriferit, mbaroi koha e autokombajnave e tokave dhe erdhi ajo e ‘Mercedesëve’ të vjedhur.
    Të gjithë i kthyen kurrizin UBT-së që u bë për ata që nuk kishin miq për të kapërcyer të gjithë ato shkallët e korrupsionit kur hyje ne Universitetet prestigjioze për t’u bërë jurist dhe krijuam popullatën më të madhe të juristëve për metër katror.
    Së bashku me rektorin ishim në një gjatësi vale, jo shumë e zakonshme për një socialist dhe demokrat, por mbase na ndihmonte të komunikonim valët duke qenë se të dy jemi pa flokë. Dhe mungesa e flokëve na e bënte më të lehtë kapërcimin e kufirit partiak.
    E filluam këtë aventurë kur rektori në dëshpërim tha nuk kemi si e mbajmë këtë universitet nëse nuk e ulim më poshtë mesataren, nga 6 në 5, nga gjysmë të vdekur, ti marrim të vdekur.
    I thashë kjo është një mbijetesë për të gënjyer veten se kjo do të çojë në rrënimin përfundimtar, ndërkohë që duhet të synojmë ta bëjmë UBT trendi, dhe ta kthejmë në universitet ku vajzat e djemtë e këtij vendi të shikojnë të ardhmen, dhe për këtë duhet të lidhemi me një universitet evropian. Dhe kështu shkuam në shkallët e BOKU-t”, u shpreh Rama.