Tag: dramatike

  • VIDEOT-Stuhia në Greqi, ja skenat dramatike/ Rryma tërheq makinën, momenti kur familja shpëtohet nga mbytja

    VIDEOT-Stuhia në Greqi, ja skenat dramatike/ Rryma tërheq makinën, momenti kur familja shpëtohet nga mbytja

    Moti i keq ka gjunjëzuar Greqinë me stuhinë “Vyron”, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur vendin fqinj, duke shkaktuar dëme katastrofike gjithandej. 
    Skena dramatike po zhvillohen në zonat e Lakonisë dhe Bashkisë së Manit Lindor, ku ekipet e EMAK-ut po shpëtojnë vazhdimisht qytetarët nga shtëpitë dhe automjetet e përmbytura, duke i shpëtuar njerëzit nga rreziku i mbytjes. 
    Në Skala Lakonia, burrat e EMAK-ut shpëtuan tre persona në minutën e fundit nga një automjet që ishte bllokuar dhe i zhytur nga ujërat. Pasagjerët u nxorën nga makina, e cila ishte fundosur në një zonë të përmbytur, me imazhe të operacionit të kapura në video. 
    Pamjet e shpërndara u bënë shumë shpejt virale, teksa dallohet një rrymë e fortë thithëse e ujit në formë spirale që tërheq gjithçka dhe makina e mbetur në mes të rrjedhës. 
    Materiali përkatës i publikuar nga Forecast Weather Greece regjistron përpjekjet e ekipeve të shpëtimit në kushte veçanërisht të vështira, me rrjedhje të fortë uji dhe dukshmëri të kufizuar, ndërsa ata i afrohen automjetit dhe largojnë në mënyrë të sigurt personat e bllokuar. 
    Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave për ditën e nesërme dhe deri në përmirësimin e plotë të motit, ku do ketë njoftim të dytë zyrtar. 

     
     

  • Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

    Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

    Bota E Enjte, 4 Dhjetor 2025 17:37
    Stuhia Byron ka përfshirë të gjithë Greqinë. Rajoni i Attikës ka përjetuar reshje të dendura sporadike, ndërsa shumë qytete provinciale, si dhe disa fshatra, po përballen me probleme shumë serioze. Moti i keq ka krijuar probleme me trafikun e automjeteve. Situata është veçanërisht dramatike në Lakonia dhe Bashkinë e Manit Lindor, ku ekipet e EMAK-ut po shpëtojnë vazhdimisht qytetarët nga shtëpitë dhe automjetet e përmbytura, duke i shpëtuar njerëzit nga rreziku i mbytjes. Sipas burimeve në Skala, Lakonia, personeli i EMAK-ut shpëtoi tre persona nga një automjet që ishte bllokuar dhe i zhytur nga uji.

  • Berisha pas kthimit nga Brazili: Ishin shumë të shqetësuar për situatën dramatike në Shqipëri

    Berisha pas kthimit nga Brazili: Ishin shumë të shqetësuar për situatën dramatike në Shqipëri

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas kthimit nga Brazili, ku u zgjodh zëvendëspresident i CDI-së, ka zhvilluar këtë të martë një konferencë me gazetarët në selinë blu.
    “Sot jam para jush për të informuar shqiptarët lidhur me rezultatet e punimeve të asamblesë së përgjithshme të Internacionales Demokrate të Qendrës në San Paolo të Brazilit, punime në të cilat Shqipëria ishte një nga temat qendrore të organizatës politike të qendrës së djathtë më të madhe në botë, e cila grupon në gjirin e saj rreth 118 parti politike dhe ka të federuara në gjirin e saj organizata të tjera siç është EPP, etj.
    Në këtë organizatë, kushtuar gjendjes së demokracisë dhe shtetit ligjor në botë, natyrisht një vend kryesor zinte Ukraina, përpjekjet e kombit ukrainas për t’u çliruar, për të çliruar territoret nga pushtuesi rus dhe dënimi i këtij agresioni nga ana e CDI, solidaritet i plotë me kombin ukrainas. Venezuela, narkoshteti i rrezikshëm i Amerikës Latine, ishte çështje tjetër madhore dhe rezoluta e miratuar nga CDI bën thirrje për rikthimin, rivendosjen në detyrë të presidentit të zgjedhur të popullit venezuelas, i cili jeton në Spanjë për shkak të grabitjes së zgjedhjeve nga Maduro, ky diktator i narkoshtetit.
    Por një vend qendror kishte edhe narkoshteti shqiptar. Presidenti Pastrano, Sekretari i Përgjithshëm Isturiz dhe një seri personalitetesh morën fjalën pas ekspozesë dhe miratimit të rezolutës për Shqipërinë, duke dënuar me forcën më të madhe, shpreh shqetësimin më të madh për zhvillimet dramatike në Shqipëri, konsolidimin e narkoshtetit në drejtimin e Edi Ramës. Lidhjet direkte të Edi Ramës me kartelet më të rrezikshme si të Sinaloas apo kartelet e tjera të Amerikës Latine.”, tha Berisha.

  • Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

    Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, në San Paolo, Brazil, e cila po zhvillon punimet gjatë këtyre dy ditëve.
    Berisha tha se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare situatën që ai e përshkruan si dramatike në Shqipëri, duke përmendur çështjet e drogës, korrupsionit dhe rënies së shtetit ligjor.
    “Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.
    Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.
    Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave politike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri”, tha Berisha.

  • Berisha dhe deputetët e PD-së në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

    Berisha dhe deputetët e PD-së në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, në San Paolo, Brazil, e cila po zhvillon punimet gjatë këtyre dy ditëve.

    Berisha tha se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare situatën që ai e përshkruan si dramatike në Shqipëri, duke përmendur çështjet e drogës, korrupsionit dhe rënies së shtetit ligjor.
    “Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.
    Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.
    Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave politike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri”, tha Berisha.

  • Berisha dhe deputetët e PD-së në Brazil, lideri opozitar: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

    Berisha dhe deputetët e PD-së në Brazil, lideri opozitar: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, në San Paolo, Brazil, e cila po zhvillon punimet gjatë këtyre dy ditëve.

    Berisha tha se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare situatën që ai e përshkruan si dramatike në Shqipëri, duke përmendur çështjet e drogës, korrupsionit dhe rënies së shtetit ligjor.
    “Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.
    Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.
    Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave politike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Berisha nga Brazili: Do t’i tregoj botës katastrofën që po ndodh në Shqipëri nën regjimin e Edi Ramës

    Berisha nga Brazili: Do t’i tregoj botës katastrofën që po ndodh në Shqipëri nën regjimin e Edi Ramës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, nga San Paolo i Brazilit, njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së, e cila po zhvillon punimet gjatë këtyre dy ditëve.Berisha tha se gjatë konferencës do të paraqesë para përfaqësuesve të partive kryesore ndërkombëtare situatën që ai e përshkruan si dramatike në Shqipëri, duke përmendur çështjet e drogës, korrupsionit dhe rënies së shtetit ligjor.Lideri opozitar, Sali Berisha rikujtoi se CDI ka qenë organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi një rezolutë ku denonconte, sipas tij, gjendjen në Shqipëri. Berisha theksoi se në takimet dypalëshe dhe fjalimet që do të mbajë, do të synojë të rrisë sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar lidhur me zhvillimet negative në vend.

    Videomesazhi i plotë i kryetarit të PD, Sali Berisha

    “Një përshëndetje të përzemërt nga San Paolo, Brazil, ku së bashku me Albana Vokshin dhe Belind Këlliçin po marrim pjesë në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të CDI, e cila zhvillohet  zhvillon punimet gjatë këtyre 2 ditëve.Në këtë konferencë, sigurisht, duhet të paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri dhe dua të theksoj se CDI ka meritën e madhe, është organizata e parë ndërkombëtare ndërpartiake që miratoi rezolutën në të cilën denoncoi botërisht narkoshtetin shqiptar dhe Ramaduron si një si një narkodiktator.Në këtë kuadër, natyrisht, temat e diskutimeve të mia me drejtues të forcave poitike kryesore në botë dhe fjalës sime që do të mbaj në seancat e ndryshme të punimeve, nuk mund të jetë gjë më shumë se sa zhvillimet dramatike në Shqipëri droga, korrupsion dhe rënia e shtetit ligjor në një vend, si dhe përpjekjet për një sensibilizim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar mbi zhvillimet e rënda në Shqipëri”

  • Pamje dramatike/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

    Pamje dramatike janë filmuar nga kamerat e sigurisë në qytetin e Lavrionit kur një ballkon i një ndërtese dykatëshe u shemb, duke rënë në rrugë.

    Ngjarja shkaktoi panik, ndërsa një grua ka arritur që të shpëtojë mrekullisht, pasi ishte duke kaluar rrugën.

    Ishte pak pas orës 3 të pasdites të së martës kur një copë e parapetit ra në ballkon dhe për shkak të peshës së saj, gjithçka u shkatërrua, duke përfunduar në rrugë.

    Në video shihet ballkoni duke u shembur dhe duke rënë pranë një gruaje.

    Kjo e fundit i ka shpëtuar mrekullisht grumbujve dhe masës së madhe të betonit që përfundoi përtokë.

  • “Gjendja e vajzave dhe grave në Shqipëri, dramatike”, Berisha: Jemi vendi ku sundon…

    “Gjendja e vajzave dhe grave në Shqipëri, dramatike”, Berisha: Jemi vendi ku sundon…

    “Gjendja e Shqipërisë është dramatike, dhe ato që paguajnë çmimin më të shtrenjtë janë gratë dhe vajzat”, kështu ka deklaruar Sali Berisha sot gjatë konferencës “Të bësh ndryshimin: nga influencues në vendimmarrës”, e organizuar nga PD dhe fondacioni suedez, ‘Jarl Hjalmarson’.

    “Një mirënjohje të veçantë kam për fondacion Jarl Hjalmarson, presidenten e tij, Eva Gustavsson, mikeshë e çmuar e PD. Mirënjohje të veçantë kam për znj. Margareta Cederfelt, për znj.Wickland, për znj.Li Borgs, të pranishme në këtë konferencë për mbështetjen shumë të rëndësishme që i japin Lidhjes Demokratike të Gruas, përpjekjeve tona në kushtet shumë të vështira që veprojnë sot.
    Është shumë themelore tema e konferencës dhe trajtimi i rolit të gruas në shoqërinë shqiptare.Në shoqërinë tonë, por edhe në çdo shoqëri, edhe në ato më të avancuarat operon prej shekujsh dhe mijëvjeçarë muri i patriarkisë. Dhe ne, nuk do të harrojmë kurrë se çështja e rolit të gruas, çështja e barazisë gjinore, është para së gjithash një cështje e të drejtave të njeriut. Kjo pabarazi e kristalizuar në shekuj, dhe që ka forma nga më të shëmtuarat të shfaqjes së saj, fatkeqësisht është armiku kryesor sot i të drejtave të njeriut, i vajzave dhe grave, në Shqipëri, Europë dhe në botë.
    Gjendja sot e grave dhe vajzave, në Shqipëri, është dramatike, siç është dramatike gjendja e shoqërisë shqiptare, por ato që paguajnë çmimin më të shtrenjtë në këtë mes janë gratë dhe vajzat, pasi Shqipëri është vendi i parë dhe i vetëm në të cilin sundon një narkoregjim, një diktaturë autoritare e bazuar në drogë, e bazuar në krimin dhe lidhjet e pushtetit me krimin.
    Në qeverisjen tonë, ne u përpoqëm dhe shënuam hapa të rëndësishëm në betejën tonë kundër pabarazisë, në betejën tonë kundër murit të patriarkisë. E kam theksuar dhe e theksoj, ne arritëm që, nga një diferencë prej 36% në paga që ekzistonin midis burrave dhe grave, ta ngushtojmë këtë diferencë në 17.8%.
    Arritëm që, vajzat dhe gratë shqiptare, pabarazinë financiare dhe ekonomike, e cila është një pabarazi jashtëzakonisht e dhimbshme, ne arritëm që këtë pabarazi, jo vetëm ta ngushtojmë, por vajzat dhe gratë shqiptare nuk ishin më më të keqpaguarat në rajon, por ishin më të mirëpaguara në të gjitha vendet e rajonit.Kjo arritje u rrokullis me shpejtësi”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Vepra “Babai” sjell një histori tronditëse në teatër, një nga tekstet më të fuqishme dramatike të kohëve të fundit

    Vepra “Babai” sjell një histori tronditëse në teatër, një nga tekstet më të fuqishme dramatike të kohëve të fundit

    Nga Julia Vrapi
    Vepra “Babai” konsideruar si një nga tekstet më të fuqishme dramatike të kohëve të fundit vjen premierë këtë tetor në skenën teatrore. “Babai” nga autori francez Florian Zeller është vepër që është ngjitur në skena të rëndësishme evropiane, por më 9 tetor shfaqja do të jetë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me regji nga Erson Zymberi. Në skenën teatrore aktori i njohur Viktor Zhusti vjen me Babait, një tjetër personazh që i shtohet galerisë së tij të pasur me role në teatër. Vepra “Babai” e përkthyer dhe përshtatur për publikun shqiptar, sjell në qendër një histori tronditëse dhe thellësisht njerëzore mbi marrëdhënien mes brezave, kujtesën, dashurinë dhe përballjen me humbjen.
    Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shprehet se vepra “Babai” vjen në skenë këtë sezon të ri artistik me një qasje regjisoriale moderne dhe interpretim të fuqishëm nga aktorët. “Shfaqja ofron një eksperiencë teatrale të ngarkuar emocionalisht, ku publiku do të shohë veten të reflektuar në dilemën e përjetshme të familjes dhe kujdesit për të dashurit tanë. “Babai” është vepër që ka fituar vlerësime ndërkombëtare dhe është ngjitur në skena të rëndësishme evropiane, duke u konsideruar si një nga tekstet më të fuqishme dramatike të kohëve të fundit”, thuhet nga teatri. Në rolet e tjera të veprës janë aktorët Egla Ceno, Pjerin Vlashi, Linda Jarani dhe Adriana Tolka, ndërsa premiera më 9 tetor në Tiranë duket se është një ngjarje e veçantë për kalendarin artistik të TKEKS. Shfaqja është një produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe muzika është nga Endri Sina, skenograf Bekim Korça, kostumografe Sofi Kara, koreograf  Mariel Brahimllari, as/regjisor Klajdi Malellari.
    “Babai” pjesë e trilogjisë dramatike të autorit Florian Zeller
    “Babai” i autorit francez Florian Zeller është një dramë tronditëse mbi fragmentimin e kujtesës dhe humbjen e orientimit. Andre, një burrë në moshë, përballet me rrëshqitjen graduale të realitetit, ndërsa vajza e tij, Ana, përpiqet ta mbajë të lidhur me botën. Në një hapësirë abstrakte, ku pasqyrat shtrembërojnë dhe dritat e ftohta copëtojnë kohën, shfaqja zhyt publikun në konfuzionin e brendshëm të protagonistit. Kjo nuk është vetëm histori mbi demencën, por një reflektim prekës mbi dashurinë, humbjen dhe kufijtë e perceptimit njerëzor. “Babai” është pjesë e trilogjisë dramatike të autorit Florian Zeller-it (“Nëna”, “Babai” dhe “Djali”)  një cikël që zbërthen me ndjeshmëri marrëdhëniet familjare, fragjilitetin e kujtesës dhe natyrën e paqëndrueshme të realitetit. Në materialin rreth veprës thuhet se kjo tragjikomedi intime na vendos përballë një përvoje universale: plakjes, demencës, lidhjes së brishtë mes babait dhe bijës, dashurisë dhe humbjes që e shoqëron. Florian Zeller ka shkruar drama që janë vënë në skenë në mbarë botën, duke e bërë atë një nga dramaturgët më të njohur bashkëkohorë.