Tag: dramatik

  • Salah nuk duron dot më të rrijë në stol dhe ngre zërin pas barazimit dramatik ndaj Leeds

    Salah nuk duron dot më të rrijë në stol dhe ngre zërin pas barazimit dramatik ndaj Leeds

    6 Dhjetor 2025

    22:15

    Telesport

    Mohamed Salah nuk luajti asnjë minutë në barazimin dramatik sot të Liverpool në transfertën ndaj Leeds. Pas ndeshjes, në një intervistë për TV 2 Sport, Mohamed Salah, ka reaguar për herë të parë për këtë situatë të javëve të fundit, ku ai po “ngroh” stolin, pasi nuk preferohet më nga trajneri Arne Slot.
    “Nuk është e pranueshme për mua. Nuk e di pse po më ndodh kjo mua. Nuk e kuptoj. Kam bërë kaq shumë për këtë klub. Nuk kam pse të luftoj çdo ditë për pozicionin tim sepse e kam merituar. Nuk jam më i madh se askush, por nuk e meritoj këtë trajtim”, tha Salah.
    “E kam thënë shumë herë më parë, isha në marrëdhënie të mirë me Arne Slot, por pastaj papritmas marrëdhënia jonë u prish. Nuk e di pse. Mendoj se dikush nuk më do në klub. Klubi më bëri shumë premtime kur ma zgjati kontratën, por asnjëra prej tyre nuk është përmbushur deri më tani.
    Kohët e fundit është përfolur shumë për një largim të mundshëm të egjiptianit që në merkaton e janarit. Destinacioni i ri me shumë mundësi pritet të jetë Arabia Saudite.

  • Porsche ndan në mes Renault-in në aksidentin dramatik, dy të vdekur

    Porsche ndan në mes Renault-in në aksidentin dramatik, dy të vdekur

    Një aksident dramatik ndodhi në Mynih të shtunën në mbrëmje, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Aksidenti ishte aq dramatik, sa një automjet Porsche e ka ndarë përgjysmë një Renault gjatë përplasjes së dhunshme.
    Dy burra kanë vdekur nga plagët e marra pas aksidentit nw Milbertshofen, dhe dy persona të tjerë janë plagosur. Sipas policisë së Mynihut, një 19-vjeçar po drejtonte një Porsche në rrugën Schleißheimer Straße. Një pasagjere femër 19-vjeçare, gjithashtu nga Mynihu, ishte ulur pranë tij.
    Në të njëjtën kohë, një 27-vjeçar nga Augsburgu po drejtonte një Renault në drejtim të kundërt. Në automjetin e tij ndodhej një pasagjer 48-vjeçar në sediljen e përparme dhe një pasagjer 21-vjeçar në sediljen e pasme, të dy banorë të Mynihut.
    Sipas policisë, shoferi 27-vjeçar i Renault kishte ndërmend të kthehej majtas dhe kur semafori në kryqëzim u bë jeshil për të dhe ai filloi të kthehej, u përplas me shpejtësi nga Porsche që po vinte përballë.  Renault u dogj plotësisht, ndërsa Porsche pësoi dëme të shumta.

  • Kinema/ ”Adolescence” dhe Owen Cooper triumfojnë në Emmy Awards

    Kinema/ ”Adolescence” dhe Owen Cooper triumfojnë në Emmy Awards

    Ylli i “Adolescence”, Owen Cooper u bë aktori më i ri mashkull që fiton një Emmy, duke e fituar çmimin për rolin e tij në dramën britanike të Netflix.
    Cooper, i cili kishte bërë histori si personi më i ri i nominuar ndonjëherë për aktor mbështetës në një serial të kufizuar, i tha audiencës në Çmimet e 77-ta Emmy se ”tri vite më parë isha askushi”.
    “Sinqerisht, kur fillova këto kurse drame disa vjet më parë, nuk prisja të isha as në Shtetet e Bashkuara e lëre më këtu”, tha aktori anglez në fjalimin e tij pas pranimit të çmimit.
    “Por, mendoj se sonte vërteton se nëse dëgjon dhe përqendrohesh dhe del nga zona jote e rehatisë, mund të arrish çdo gjë në jetë”, theksoi ai.
    Yjet e Hollivudit mbërritën në teatrin ”Peacock” në Los Anxheles të dielën në mbrëmje për ceremoninë, të drejtuar nga komediani amerikan Nate Bargatze.
    “Shkruhet emri im në këtë statujë, por në të vërtetë u përket të gjithë njerëzve që punuam bashkë”, tha Cooper.
    Ylli tjetër i filmit, Erin Doherty fitoi çmimin për aktoren më të mirë mbështetëse në një serial të kufizuar.
    “Severance” u nominua 27 herë, ndërsa miniseriali dramatik kriminal ”The Penguin” pati 24 nominime dhe “Adolescence” mori 13.
    Drama britanike, e cila dominoi listën më të shikuar të Netflix në fillim të këtij viti, përqendrohet në historinë e një djali 13-vjeçar të arrestuar për vrasjen e një shoku klase.
    Regjisori i “Adolescence”, Philip Barantini, mori çmimin Emmy për regji të shkëlqyer për një serial ose film të kufizuar ose antologjik, ndërsa shkrimtarët Jack Thorne dhe Stephen Graham fituan për skenar të shkëlqyer në të njëjtën kategori.
    Më poshtë vijon lista e fituesve në kategoritë kryesore për çmimet e 77-ta Emmy, ekuivalenti televiziv amerikan i Oscar-ëve, të prezantuara dje në mbrëmje vonë në Los Anxheles.
    Satira hollivudiane e prapaskenave “The Studio” fitoi 13 çmime, përfshirë Komedinë më të Mirë.
    – Seriali më i mirë dramatik –
    “The Pitt”
    – Komedia më e mirë –
    “The Studio”
    – Seriali më i mirë antologjik –
    “Adolescence”
    – Aktori më i mirë në një serial dramatik –
    Noah Wyle, “The Pitt”
    – Aktorja më e mirë në një serial dramatik –
    Britt Lower, “Severance”
    – Aktori më i mirë në një serial komedi –
    Seth Rogen, “The Studio”
    – Aktorja më e mirë në një serial komedi –
    Jean Smart, “Hacks”
    – Aktori më i mirë në një serial të limituar –
    Stephen Graham, “Adolescence”
    – Aktorja më e mirë në një serial të limituar –
    Cristin Milioti, “The Penguin”.

  • Barazimi dramatik, Serxho Ujka i sjell fat në debutim Zulte Varegemit

    Barazimi dramatik, Serxho Ujka i sjell fat në debutim Zulte Varegemit

    Ish-futbollisti i Egnatias, Serxho Ujka, bëri debutimin ditën e djeshme me skuadrën e Zulte Varegem, në elitën e futbollit belg, në duelin ndaj Meçelen, që u mbyll me barazim dramatik 1 me 1.
    26-vjeçari shqiptar u hodh në fushë në minutën e 75-të teksa skuadra e tij ishte duke u mposhtur me rezultatin 0-1. Aktivizimi i Ujkës duke se i solli fat vendasve në ndeshjen e parë të kampionatit, teksa arriti të gjente baraspeshën në minutën e 90+9 falë golit të shënuar me penallti nga Vosen. 

    Duelin e radhës në kampionat, Zulte Varegem do e luajë në transfertë ndaj Vesterlo në datën 2 gusht. 

  • Riorganizimi dramatik i agjencisë, DASH do të pushojë nga puna 1300 punonjës

    Riorganizimi dramatik i agjencisë, DASH do të pushojë nga puna 1300 punonjës

    Departamenti i Shtetit po pushon nga puna 1353 persona, si pjesë e një riorganizimi dramatik të agjencisë.

    Masa përfshin 1107 nëpunës civilë dhe 246 diplomatë të Shërbimit të Jashtëm me detyra brenda Shteteve të Bashkuara.
    Sipas një njoftimi të brendshëm, diplomatët që preken nga vendimi do të vendosen menjëherë në leje administrative për 120 ditë leje kjo e paguar, ndërsa nëpunësit civilë do të përballen me një afat 60-ditor leje te paguar para largimit përfundimtar.

    “Në lidhje me riorganizimin e Departamentit të njoftuar për herë të parë nga Sekretari i Shtetit më 22 prill 2025, Departamenti po përmirëson operacionet e brendshme për t’u përqendruar në prioritetet diplomatike. Reduktimet e numrit të punonjësve janë përshtatur me kujdes për të prekur funksionet jo-thelbësore, zyrat e dyfishta ose të tepërta, si dhe zyrat ku mund të gjenden efikasitete të konsiderueshme nga centralizimi ose konsolidimi i funksioneve dhe përgjegjësive”, thuhet në njoftim.
    /vizionplus.tv

  • “Momenti më dramatik në jetën e një prindi: e ke përcjellë në mëngjes fëmijën në shkollë dhe…”

    “Momenti më dramatik në jetën e një prindi: e ke përcjellë në mëngjes fëmijën në shkollë dhe…”

    Nga Enver Robelli
    Duhet të jetë momenti më dramatik në jetën e një prindi: e ke përcjellë në mëngjes fëmijën në shkollë dhe pak para drekës të lajmërojnë se duhet të shkosh me ngut në shkollë, sepse “ka ndodhur diçka”. Në mbrëmje kthehesh në shtëpi si prind me lajmin që s’e përthekon dot me fjalë: në mesin e të vrarëve është edhe fëmija yt, vajza jote, djali yt. 9 njerëz, nxënës – 6 vajza, 3 djem – kanë mbetur të vrarë të martën në qytetin e Grazit në Austri, jo larg kufirit me Slloveninë. Siç bëjnë me dije aktivistë të komunitetit shqiptar në Graz, mes viktimave është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. (I vdekuri i 10-të është vrasësi. Ai ka vrarë veten. Ai kishte qenë dikur nxënës në këtë shkollë, por i dështuar). Brenda 10 viteve numri i poseduesve të armëve në Austri është rritur nga 200 mijë në 270 mijë. Vrasësi i posedonte armët legalisht. Si 21-vjeçar! I kishte blerë para pak ditësh.

  • Luftëtari mposht Butrintin, Delvina merr barazim dramatik në transfertë

    Luftëtari mposht Butrintin, Delvina merr barazim dramatik në transfertë

    Ka përfunduar sfida mes Luftëtarit dhe Butrintit me rezultatin 2-1.
    Butrinti kaloi i pari në avantazh me golin e Ohuh në minutën e 11-të, por Luftëtari përmbysi rezultatin me golat e Miranit në minutën e 32-të dhe Mërkurit në minutën e 50-të.
     
    Ndërkohë, Delvina ka arritur një barazim dramatik në transfertë ndaj Maliqit, duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 2-2.
    Maliqi shënoi i pari me golat e Devollit në minutat 41 dhe 57, ndërsa Delvina reagoi me golin e Mustës në minutën e 71-të dhe barazoi në minutën e 90-të me një finalizim të Boçit.