Tag: drafti

  • KODI i ri PENAL në 25 ‘tryeza’! Kritikat? Manja: Miratohet me ‘OK’ nga Brukseli! Rakipi: Masat e dënimit në shqyrtim

    KODI i ri PENAL në 25 ‘tryeza’! Kritikat? Manja: Miratohet me ‘OK’ nga Brukseli! Rakipi: Masat e dënimit në shqyrtim

    Ulsi Manja dhe Arben Rakipi

    TIRANË-Në tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë kanë filluar diskutimet lidhur me konsultimet publike për draftin e Kodit të ri Penal. Deri më tani ka pasur kundërshtime nga opozita, juristë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se në pak ditë që drafti është hedhur për konsultim publik, ka patur shumë komente shqetësuese, kundërshtime, si dhe sugjerime për ndryshime, të cilat janë mbajtur shënim. 

    Konkretisht juristë të shumtë kanë reaguar duke kundërshtar Kodin e ri me pretendimin se formulimi i ri i ligjit nuk arrin të bëjë dallimin mes shkeljeve të rënda dhe të lehta. Kundër tij ka dalë Dhoma e Avokatëve, kryepokurori Olsian Çela, shoqatat e gazetarëve, ndërsa kreu i SPAK Altin Dumani tha para pak kohësh se nuk ka një draft zyrtar në duar. Por Manja u shpreh se drafti është finalizuar me një tryezë të përbashkët me përfaqësues të SPAK, BKH, prokurorive si dhe drejtues të këtyre prokurorive, si dhe përfaqësues të asistencës ndërkombëtare. 
    Ulsi Manja: Pjesa e përgjithshme e Kodit Penal është materializuar gjatë voitit 2020, nga një grup pune që e ka kryesuar Arben Rakipi, drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe këtij grupi pune i janë bashkëngjitur herë pas here ekspertë të fushës, qoftë nga avokatia, prokuroria, ekspertë të lirë e me radhë. Pjesa e përgjithshme, është finalizuar me një tryezë të përbashkët me përfaqësues të SPAK, BKH, prokurorive si dhe drejtues të këtyre prokurorive, si dhe përfaqësues të asistencës ndërkombëtare. Flasim vetëm për pjesën e përgjithshme. Drafti i është dërguar për mendim dhe disa ekspertëve italianë, të cilët e kanë asistuar Ministrinë e Drejtësisë përmes Agjencisë italiane për bashkëpunim. Më 11 Korrik më 2021 e kanë sjellë. Sigurisht pastaj masa e refelektimit të atyre komenteve është çështje që i takon grupit të punës.
    Manja ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë ka qenë ajo që e porositi dhe për hartimin e ligjeve është caktuar një grup ekspertësh. Ai ka siguruar që Kodi i ri Penal nuk do të miratohet në rast se nuk merr dritën jeshile nga Brukseli. 
    Ulsi Manja: Në 25 korrik prezantuam draftin por që nga 25 korriku gjatë të gjithë verës ka patur mjaft komente, analiza, debate e diskutime, por edhe shqetësime për aspekte të veçanta teknike të draftit dhe procesit të ndjekur për hartimin e Kodit. Kemi mbajtur shënim çdo gjë, por për hir të së vërtetës, duhet ta them që nga publikimi i draftit deri tani ka ardhur një numër shumë i vogël komentesh. Roli i ministrisë në këtë proces është ai I porositësit të draftit të Kodit të ri Penal. Jemi ne Ministria në emër të qeverisë që e kemi porositur këtë draft edhe si përmbushje e detyrimeve dhe procesit të negociatave me BE. Në mes të shtatorit drafti do t’i nënshtrohet konsultimit publik, ku është menduar të jenë 25 tryeza. Dua të konfirmoj qëndrimin tim si ministër dhe qeverisë, Shqipëria do të ketë një Kod të ri vetëm pas një procesi të gjera konsultime të brendshme dhe vetëm pasi të marrë vulën në Bruksel sepse e ka të artë anëtarësimin në BE brenda 2030. Ky kod do të jetë ekuivalent me ata të BE. Shqipërisë i kërkohet që brenda tetorit të pasqyrohen 6 direktiva që kanë të bëjnë me pastrim parash, financim terrorizmi, rishikim i kuadrit ligjor për terrorizmin e trafikun e drogërave, trafikut njerëzor, abuzimin seksual dhe abuzimin seksual të fëmijëve, armët dhe shpifjet.
    Gjatë fjalës së tij, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi u shpreh se drafti për Kodin e Ri Penal, pavarësisht problemeve dhe gjërave që mbeten ende për t’u diskutuar, është dokumenti më i mirë penal që i është ofruar vendit tonë. Rakipi tha se janë 2 elemente me rëndësi: depenalizimi i veprave dhe masa e dënimit të tyre.
    Arben Rakipi: Sigurisht që elementët që lidhen me humanizmin e kodit, por qëllimi parësor është mbrojtja sociale dhe mbrojtja e viktimës dhe në cilësinë e saj mund të them se është dokumenti më i mirë penal që i kemi ofruar këtij vendi. Për rrjedhojë them se shërbimi që do i bëhet publikut dhe institucioneve do të jetë mjaft i madh. Elementi i parë është elementi i depenalizimit të veprave dhe elementi i dytë është ai i dënimit dhe masës së tij. Janë dhe elementë të tjerë që janë të përgjithshëm dhe kontributi i gjithkujt është i rëndësishëm. Depenalizimi i veprave është një çështje mjaft e rëndësishme dhe kërkon një opinion të gjerë. Depenalizimi i veprave, që janë hedhur për të provokuar një debat të gjerë dhe për fat të keq nuk janë pikasur cilat janë ato. Depenalizimi i veprave nuik është proces thjesht politik që mund të shtyhet dhe vendoset në një krah apo tjetër. Qëndrimi politik është vota e parlamentit dhe nuk ka dyshim për këtë. Elementët ligjore që përfshihen në këtë proces të mos neglizhohen, siç është frekuenca, e me radhë. Konsultimi publik na lejon të kuptojmë nëse do të shkojmë te depenalizimi apo jo. Nëse kriminaliteti, ky është një pozicionim që krijon ndikim, influencë, në drejtësi, atëhere çështja që lidhet me depenalizimin duhet parë me një sy objektiv dhe të kujdesshëm. Ne si grup pune kemi menduar, që përveç atyre provokimeve që thashë, kemi menduar që në shumicën tonë dërrmuese apo unanime, këto vepra të penalizohen. Por diskutimi publik na lejon të shohim nëse është i drejtë apo jo. Nuk bëhet fjalë për sondazhe të rreme e dëshira, por për një sondazh real që na lejon të kuptojmë a ia vlen të penalizohet për shembull bigamia, pirja e alkolit në publik…  Që janë çështje të thjeshta në pikëpamjen ligjore, por në pikëpamjen sociale janë shumë të rëndësishme. Ose eutoanazia që nuk është prekur në publik apo prostitucioni, edhe për këtë çështje nuk është folur fare. Diskutimi publik është mjaft i rëndësishëm.
    Kodi Penal aktual është miratuar në vitin 1995 dhe që prej asaj periudhe ka pësuar 32 ndërhyrje, nga të cilat 23 ndërhyrje legjislative dhe 9 ndërhyrje me vendime të Gjykatës Kushtetuese. Drafti i ri pritet të kalojë për miratim në Kuvend në sesionin e ri parlamentar që nis në shtator./ZËRI

  • Drafti i Kodit të ri Penal/ Kush cenon sigurinë ushqimore, burg deri në 4 vite

    Drafti i Kodit të ri Penal/ Kush cenon sigurinë ushqimore, burg deri në 4 vite

    Sa herë kemi pyetur veten këtë kohë nëse frutat e perimet qe hamë janë të shëndetshme dhe pa pesticide? Populli thotë se frika eruan vreshtin dhe teksa mekanizmat deri tek Autoriteti Kombëtari Ushqimit nuk ia kanë dalë…
    Hartuesit e Kodit të ri Penal janë kujdesur që të paktën të forcojnë dënimin. Mes shumë ndryshimesh e ashpërsimesh të masave penale, një vend të rëndësishëm ka edhe siguria ushqimore.
    “Sigurisht që duhet të ketë kontrolle. Konsumatori kur blenë duhet të ketë kofidencën më të lartë. S’ka kofidencë, s’ka siguri.”
    Nëse Kodi miratohet e mbi të gjitha zbatohet pasiguria e konsumatorëve përballë tezgave për blerjen e fruta-perimeve apo bulmetit e mishit, mund të marr fund. “Asgjë s’ka siguri, s’kemi siguri për jetën, jo për ushqimin.”
    Drafti i hedhur për konsultim publik, parashikohen dënime me burg për personat që prodhojnë, përpunojnë, ruajnë, tregtojnë, importojnë ose eksportojnë ushqime dhe pije në kundërshtim me standardet ligjore. Fermerët apo blegtorët që përdorin kimikate apo lëndë të dëmshme tek kafshët dhe bimët që shërbejnë për konsum do të kenë një dënimi deri në katër vjet burgim.
    Edhe shkeljet në produktet dhe nënproduktet e mishit po ashtu, konsiderohet vepër penale. Për këtë parashikohet dënim deri në katër vjet burgim. Dekani i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, thotë se masat janë të nevojshme, por Kodi Penal duhet të bëjë një ndarje nga shkelja dhe pakujdesia.
    “Mos të ketë dënim kur bëhet fjalë për nga pakujdesia apo mungesa e informacionit.”
    Praktika të ashpër kanë edhe vendet ndërkombëtare, të cilat e cilësojnë si krim shkeljen e sigurisë ushqimore. E deri sa siguria ushqimore të hyjë në një fazë përmirësimi, konsumatorët do të vijojnë të ndjekin traditën e vjetër kur të bëjnë blerje.
    “Sa më bio, sa më lokale, atje po shkon konsumatori, ku ka prodhim lokal.”
    Roli i institucioneve mbetet më i rëndësishëm në këtë fazë, ku gjurmimi, hetimi dhe asgjësimi i produkteve ushqimore nga tregu, do të mbrojë shëndetin e konsumatorëve.

  • Drafti i Kodit Penal ashpërson masat, ndëshkim me burg për abuzimet me ushqimet

    Drafti i Kodit Penal ashpërson masat, ndëshkim me burg për abuzimet me ushqimet

    Sa herë kemi pyetur veten këtë kohë nëse frutat e perimet qe hamë janë të shëndetshme dhe pa pesticide? Populli thotë se frika eruan vreshtin dhe teksa mekanizmat deri tek Autoriteti Kombëtari Ushqimit nuk ia kanë dalë…
    Hartuesit e Kodit të ri Penal janë kujdesur që të paktën të forcojnë dënimin. Mes shumë ndryshimesh e ashpërsimesh të masave penale, një vend të rëndësishëm ka edhe siguria ushqimore.
    “Sigurisht që duhet të ketë kontrolle. Konsumatori kur blenë duhet të ketë kofidencën më të lartë. S’ka kofidencë, ska siguri.”
    Nëse Kodi miratohet e mbi të gjitha zbatohet pasiguria e konsumatorëve përballë tezgave për blerjen e fruta-perimeve apo bulmetit e mishit, mund të marr fund. “Asgjë s’ka siguri, s’kemi siguri për jetën, jo për ushqimin.”
    Drafti i hedhur për konsultim publik, parashikohen dënime me burg për personat që prodhojnë, përpunojnë, ruajnë, tregtojnë, importojnë ose eksportojnë ushqime dhe pije në kundërshtim me standardet ligjore. Fermerët apo blegtorët që përdorin kimikate apo lëndë të dëmshme tek kafshët dhe bimët që shërbejnë për konsum do të kenë një dënimi deri në katër vjet burgim.
    Edhe shkeljet në produktet dhe nënproduktet e mishit po ashtu, konsiderohet vepër penale. Për këtë parashikohet dënim deri në katër vjet burgim. Dekani i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, thotë se masat janë të nevojshme, por Kodi Penal duhet të bëjë një ndarje nga shkelja dhe pakujdesia.
    “Mos të ketë dënim kur bëhet fjalë për nga pakujdesia apo mungesa e informacionit.”
    Praktika të ashpër kanë edhe vendet ndërkombëtare, të cilat e cilësojnë si krim shkeljen e sigurisë ushqimore. E deri sa siguria ushqimore të hyjë në një fazë përmirësimi, konsumatorët do të vijojnë të ndjekin traditën e vjetër kur të bëjnë blerje.
    “Sa më bio, sa më lokale, atje po shkon konsumatori, ku ka prodhim lokal.”
    Roli i institucioneve mbetet më i rëndësishëm në këtë fazë, ku gjurmimi, hetimi dhe asgjësimi i produkteve ushqimore nga tregu, do të mbrojë shëndetin e konsumatorëve.
     
     

  • Kodi i ri Penal/ Juristët ‘sulmojnë’ draftin: Skandaloz! Konceptet janë në kufijtë e marrëzisë

    Kodi i ri Penal/ Juristët ‘sulmojnë’ draftin: Skandaloz! Konceptet janë në kufijtë e marrëzisë

    Foto ilustruese

    TIRANË- Drafti i Kodit të ri Penal ka ngjallur polemika dhe është komentuar e kritikuar edhe nga përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Juristët kanë kritikuar ndryshimet e propozuara në lidhje abuzimin nga ana e zyrtarëve, për të cilët parashikohet edhe ulje e masës së dënimit me 3 vite më pak krahasuar me kodin aktual. Avokati Altin Kaziaj është shprehur kundër këtij ndryshimi, pasi sipas tij, parashikimi për ulje dënimi përcakton një lehtësim për personat e çuar para drejtësisë.
    “Shpërdorimi i detyrës është një dispozitë blanket që në formulimin që është në fuqi neni 248 është një thes i madh e quajmë ne avokatët që mund të interpretosh shumë shkelje të një zyrtari dhe parashikon një masë më të lartë deri në 7 vite burgim për ata që kanë vepruar ose skanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Ky nen në mendimin tim do kishte nevojë për saktësime por jo për një tregim që e bën edhe më të paqartë. Vetë fakti të parashikimit të një dënimi më të ulët në draftin e ri përcakton një lehtësim në vetvete për personat e çuar para drejtësisë”-shprehet avokati Altin Kaziaj.
    Për Kaziajn, drafti është skandaloz dhe i keqshkruar, pasi heq përgjegjësi aty ku duhet shtuar dhe ngarkon me përgjegjësi aty ku nuk ka. 
    “Drafti në tërësinë e vetë është skandaloz, i keqshkruar e mund të jetë marr nga vende totalitare siç mund të jetë Turqia ose Rusia se nuk ka mundësi që një hartues i Kodit Penal të ngarkojë me përgjegjësi edhe aty ku ska”-shton Kaziaj.
    Po ashtu, avokati Joardan Daci, teksa shprehet se vepra penale “shpërdorimi i detyrës” ka nevojë për një rikonfigurim, në draftin e ri ai thotë se nuk është bërë ndërhyrje e saktë. Sipas Dacit, jo çdo shkelje duhet të klasifikohet vepër penale, madje burgosja të jetë alternativë e fundit. 
    “Vepra penale e shpërdorimit të detyrës ka nevojë për një rikonfigurim se praktikisht sot është shndërruar në një nen që dënon çdo lloj veprimi ose mosveprimi të zyrtarëve, por loja e fjalëve që kanë bërë në tekst nuk e zgjidh situatën. Për shembull thuhet ‘qëllimi kriminal”, kur kjo është pjesë thelbësore e analizës së ekzistencës ose jo të veprës penale. Ndërhyrja është jo e saktë, jo e plotë, për mua do të sjell keqësim dhe rritje të subjektivitetit të zbatimit të ligjit me këto çështje. Ka shumë shkelje që nuk trajtohen si penale e ka shumë të tjera që nuk janë e trajtohen si të tilla. Kjo ka bërë që një zyrtar sot të ketë frikë të marr vendime sepse për shkak të një subjektivizmi masiv që mbizotëron dhe një dëshire që shoqëria ka për të parë gjithë zyrtarët në burg, praktikisht çdo shkelje kthehet në vepër penale e dënohet. Duhet një kod penal i cili duke bërë që burgu të jetë alternativa e fundit, duke bërë që Shqipëria të pasurohet nga gabimet e tyre, të shpaguhet. Për mua kjo do ishte mënyra më efektive. Se çdokush që bën vepër penale bën një shumë të madhe parash e bën me qejf një periudhë të caktuar burgu. Por nëse kjo do përkthehej dhe në humbje të asaj shume e sigurt që do e mendonin shumë herë para se ta bënin”-thotë Joardan Daci.
    Duke e cilësuar një makth dhe në kufijtë e marrëzisë, Daci thotë drafti parashikon keqbesim në institucione dhe një regres të drejtësisë. 
    “Gafat edhe konceptet e futura në kod janë në kufijtë e marrëzisë, këtu do rritesh keqbesimin në institucione apo rriten masat e shtrëngimit ndaj individit. Këto bien ndesh me parimet bazë, ata që do zbatojnë këtë kod do duhet të kthehen dhe njëherë në shkollë edhe librat të ndryshojnë”-përfundon Daci.
    Kodi i ri Penal, ku janë parashikuar një sërë ndryshimesh ligjore, i cili ka ngjallur reagime të shpejta dhe të shumta, do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi publik. Drafti i ri pritet të kalojë për miratim në Kuven në sesionin e ri parlamentar që nis në shtator, teksa deri më tani ka pasur kundërshtime nga opozita, juristë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Juristë të shumtë kanë reaguar duke kundërshtar Kodin e ri me pretendimin se formulimi i ri i ligjit nuk arrin të bëjë dallimin mes shkeljeve të rënda dhe të lehta. Kundër tij ka dalë Dhoma e Avokatëve, kryepokurori Olsian Çela, shoqatat e gazetarëve, ndërsa SPAK ende pritet që të japë një koment. Altin Dumani tha para pak ditësh se nuk ka një draft zyrtar në duar, kështu që deri në një moment të dytë, nga SPAK nuk ka asnjë koment./ZËRI

  • Kodi i ri Penal, Kikia: Do pësojë ndryshime para miratimit përfundimtar

    Kodi i ri Penal, Kikia: Do pësojë ndryshime para miratimit përfundimtar

    Analisti Mentor Kikia ka komentuar gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në studion e News24 diskutimet rreth draftit të ri të Kodit Penal, i cili ndodhet aktualisht në fazën e konsultimit publik.
    Sipas tij, diskutimet që janë ndezur pas publikimit të draftit përbëjnë një formë reagimi qytetar që, pavarësisht se shpesh vjen në formë jo profesionale, nuk duhet të injorohet.
    “Drafti i Kodit të ri Penal i nënshtrohet një diskutimi publik në formën e komenteve personale. Besoj se drafti do të pësojë shumë ndryshime kur të shkojë në formën finale dhe besoj se kjo formë diskutimi, sado që shumë herë është jo profesionale, është një formë e qasjes publike të shumë qytetarëve ndaj këtij drafti,” u shpreh Kikia.
    Ai theksoi se është e rëndësishme që profesionistët dhe ekspertët që po punojnë për hartimin e kodit të ri të jenë të hapur ndaj këtyre komenteve, përfshirë edhe ato mosaprovuese, pasi ato reflektojnë shqetësime reale të shoqërisë.
     
     
    Drafti i ri i Kodit Penal ka nxitur debate të shumta në opinionin publik dhe në radhët e opozitës, e cila e ka cilësuar atë si një mjet represiv në duart e qeverisë për të goditur kundërshtarët politikë dhe mediat kritike

  • Shqtësimet për Kodin Penal, Rama tallet: Mos rrini shumë në diell!

    Shqtësimet për Kodin Penal, Rama tallet: Mos rrini shumë në diell!

    Drafti i ri i Kodit Penal ka shkaktuar një valë reagimesh, ndërsa Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ironinë për t’iu përgjigjur kritikave të forta. Në një postim në rrjetin social “X”, ai u sugjeroi kritikëve “të mos ekspozohen shumë në diell”, duke i cilësuar shqetësimet e tyre si “sherr e shamata”.
    Kryeministri theksoi se drafti i ekspertëve ishte prezantuar publikisht për të mbledhur opinione në një mënyrë demokratike. Ai pretendoi se problemi nuk është vetë drafti, por “masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr”.
    Megjithatë, ndërkohë që Rama po minimizon shqetësimet, aktorët ndërkombëtarë kanë ngritur alarme serioze. Bashkimi Europian, përmes Delegacionit në Tiranë, ka shprehur kundërshtime të forta, duke theksuar se ndryshimet e propozuara nuk janë në përputhje me standardet europiane dhe kanë potencial të ndikojnë negativisht mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. BE konfirmoi se nuk ishte pjesë e grupit të punës dhe kërkoi një konsultim gjithëpërfshirës me institucionet kryesore të drejtësisë dhe shoqërinë civile.
    Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe OSBE-ja në Shqipëri, e cila ka distancuar veten nga procesi i hartimit të draftit. OSBE ka theksuar se ndryshimet në një çështje kaq themelore kërkojnë kohë dhe konsultime të gjera, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të ofruar rekomandime për përmirësimin e draftit, duke e parë këtë si një hap thelbësor për forcimin e institucioneve demokratike.

  • Kritikat për Kodin e ri Penal, Rama: Mos u ekspozoni shumë në diell, drafti po mbledh opinione!

    Kritikat për Kodin e ri Penal, Rama: Mos u ekspozoni shumë në diell, drafti po mbledh opinione!

    Edi Rama

    TIRANË- Drafti i ri Kodit Penal është komentuar edhe njëherë nga kryeministri Edi Rama. Pasi drafti i Kodit të ri Penal u hodh për diskutim në publik, ka shkaktuar shumë kritika dhe shumë polemika, të cilave u është përgjigjur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social “X”. Në postimin e tij, Rama shkuan se drafti penal është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur të gjitha opinionet rreth tij.
    “Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij. Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj,”-shkruan kryeministri.

    Kodi i ri Penal,ku janë parashikuar një sërë ndryshimesh ligjore, i cili ka ngjallur reagime të shpejta dhe të shumta, do t’i nënshtrohet një procesi të gjerë konsultimi publik. Drafti i ri pritet të kalojë për miratim në Kuven në sesionin e ri parlamentar që nis në shtator, teksa deri më tani ka pasur kundërshtime nga opozita, juristë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë. Juristë të shumtë kanë reaguar duke kundërshtar Kodin e ri me pretendimin se formulimi i ri i ligjit nuk arrin të bëjë dallimin mes shkeljeve të rënda dhe të lehta. Kundër tij ka dalë Dhoma e Avokatëve, kryepokurori Olsian Çela, shoqatat e gazetarëve, ndërsa SPAK ende pritet që të japë një koment. Altin Dumani tha para pak ditësh se nuk ka një draft zyrtar në duar, kështu që deri në një moment të dytë, nga SPAK nuk ka asnjë koment./ZËRI

  • “Të alarmuarit të shmangin diellin”/ Rama reagon sërisht rreth debatit për Kodin e ri Penal

    “Të alarmuarit të shmangin diellin”/ Rama reagon sërisht rreth debatit për Kodin e ri Penal

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me debatet e fundit mbi draftin e ri të Kodit Penal, i cili është bërë publik nga qeveria për konsultim. Ai ironizoi kritikat që kanë ardhur nga aktorë të ndryshëm politikë, mediatikë dhe juridikë, duke i quajtur “të alarmuar” dhe duke u sugjeruar që të mos ekspozohen shumë në diell.
    “Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell,” shkroi Rama.
    Kreu i qeverisë theksoi se drafti është hartuar nga ekspertë të fushës dhe është prezantuar publikisht me qëllimin për të mbledhur sa më shumë opinione, në mënyrë transparente dhe demokratike.

     
    “Drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij,” shtoi Rama.
    Në fund të reagimit të tij, kryeministri u ndal edhe te përdorimi i lirisë në Shqipëri, duke theksuar se problem më i madh, sipas tij, nuk është drafti i kodit apo ndonjë rrezik për lirinë, por mënyra sesi një pjesë e individëve e përdorin atë.
    “Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj,” përfundoi Rama.
    Reagimi i plotë:
    Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.
    Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj

  • Drafti i Kodit të Ri Penal/Rama: Të alarmuarit të mos ekspozohen shumë në diell…

    Drafti i Kodit të Ri Penal/Rama: Të alarmuarit të mos ekspozohen shumë në diell…

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet e fundit dhe kritikat mbi draftin e ri të Kodit Penal.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thekson se drafi i Kodit të Ri Penal u prezantua për të mbledhur në mënyrë demokratike dhe transparente opinionet rreth tij.
    Ai tha se problem serioz nuk është liria në Shqipëri, por masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj.
    “Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.
    Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj”, shkruan Rama.

  • Kundërshtimet për Kodin e ri Penal, reagon Rama: Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti i ekspertëve u prezantua për të mbledhur opinionet

    Kundërshtimet për Kodin e ri Penal, reagon Rama: Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti i ekspertëve u prezantua për të mbledhur opinionet

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave e kundërshtimet që ka marrë drafti i Kodit të ri Penal.

    Përmes një postimi në rrjetin social X, kreu i qeverisë ironizon duke thënë se të alarmuarit duhet të kujdesen që të mos ekspozohen në diell. Më tej ai qartëson se drafti u prezantua për të mbledhur opinionet.
    Më herët kryeministri  ka deklaruar se drafti duhet të marrë ‘ok’ nga Brukseli në mënyrë që të kalojë për votim në Kuvend.
    “Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbyllja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, mbase duhet të kujdesen që të mos ekspozohen shumë në diell, ndërkohë që drafti i ekspertëve të nderuar të fushës është prezantuar publikisht pikërisht për të mbledhur në mënyrën më demokratike dhe transparente të mundshme të gjitha opinionet rreth tij.
    Hëpërhë problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti i kodit të ri jo e jo, po masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj“, shprehet Rama.

    Top Channel