Tag: dpshtrr

  • Shtohen me 55% mjetet elektrike në qarkullim

    Shtohen me 55% mjetet elektrike në qarkullim

    Flota e mjeteve elektrike në qarkullim vijon tendencën e saj rritëse. Sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, për tremujorin e parë të vitit 2025 janë regjistruar 980 mjete elektrike, ose 55% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.“15% më shumë mjete elektrike se viti 2024. Këto mjete kanë pasur vazhdimisht rritje të regjistrimeve, duke marrë për bazë iniciativa apo lehtësira, siç kanë qenë në tarifat e regjistrimit të këtyre mjeteve”, u shpreh Arben Progni, drejtor i regjistrimit të mjeteve në DPSHTRR.
    Sipas DPSHTRR-së, 33% e mjeteve elektrike janë me 0 Km të regjistruara dhe 72,1% e autoveturave të regjistruara gjatë janar-mars 2025 janë Euro 5 e sipër.“Nga të gjithë mjetet e regjistruar me 0 km, kemi rreth 33% të tyre, 28% më shumë se 2024. Përveç aspektit kryesor që është pjesa ekologjike, që janë miqësore me mjedisin, në aspektin fiskal këto mjete nuk paguajnë taksën vjetore të mjeteve të përdorura“, tha Progni.
    Po kështu, sipas të dhënave nga DPSHTRR, 72.1% e autoveturave të regjistruara gjatë janar-mars 2025 janë Euro 5 e sipër apo më të reja, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e flotës rrugore në vend./ Tv Klan

  • Mbi 60 mijë mjete kryejnë kontrollin teknik

    Mbi 60 mijë mjete kryejnë kontrollin teknik

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se në gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 60225 mjete.
    Sipas DPSHTRR-së, nga këto 87,72% janë automjete 4+1 dhe 8+1. Nga këto 35,8% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.
    DPSHTRR informon se 17379 ose 29 % e totalit të mjeteve janë ngelur dhe refuzuar, duke u dërguar për riparime, shërbime, montim pjesë, etj.
    Rreth 1875 mjete me moshë 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë.
    “Rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta, sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesve të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk e kalojnë dot më testin e kontrollit teknik”, thotë DPSHTRR-ja.