Tag: dpshtrr

  • DPSHTRR: Certifikata e Aftësimit Profesional përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit

    DPSHTRR: Certifikata e Aftësimit Profesional përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, njoftoi drejtuesit e mjeteve se prejt ditës së sotme Certifikata e Aftësimit Profesional përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit. Përmes një njoftimi për shtyp, DPSHTRR bëri të ditur se nga data 19 gusht 2025 fillon aplikimi i një risie të rëndësishme që thjeshton ndjeshëm procesin për të gjithë drejtuesit e mjeteve që zotërojnë Certifikatën e Aftësimit Profesional.
    “Në zbatim të standardeve më të mira europiane, CAP nuk do të lëshohet më si një karton më vete, por do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit, duke u pasqyruar si Kodi 95 në të njëjtin dokument”, thuhet në njoftim. Konkretisht, qytetarët nuk do të pajisen më me një karton të veçantë për CAP, dhe të gjitha të dhënat pasqyrohen në lejen e drejtimit, ku do të shënohet Kodi 95. Po ashtu, aplikimi dhe rinovimi do të bëhet sipas procedurave për pajisjen me CAP dhe do të pasqyrohet në lejen e drejtimit.

    Ky ndryshim sjell kursim në kohë dhe para për qytetarët, duke shmangur aplikimet e përsëritura, pagesat shtesë dhe ecejaket. Me një procedurë të thjeshtuar, drejtuesit e mjeteve do të kenë tashmë vetëm një dokument të unifikuar, duke e bërë përdorimin më praktik dhe më të sigurt. Ky hap përputhet me standardet e Bashkimit Evropian, ku Kodi 95, si kod unik për CAP-in, pasqyrohet në lejen e drejtimit, praktikë që ndiqet në disa vende të Bashkimit Evropian.
    Aplikantët e rinj do të përfitojnë duke mos paguar më për kartonin CAP, ndërsa drejtuesit që rinovojnë shmangin kostot shtesë dhe mbajnë gjithçka në një dokument të vetëm. Po ashtu edhe institucionet kursejnë kohë dhe burime përmes një administrimi më të thjeshtë dhe të digjitalizuar. DPSHTRR vazhdon në angazhimin  për të ofruar shërbime më të shpejta, më të lehta, më të lira dhe në përputhje me standardet evropiane për çdo qytetar.

  • Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën

    Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën

    Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën në periudhën qershor 2022 – qershor 2025.
    Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), vetëm 13,4% e personave që janë riregjistruar në autoshkollë pas humbjes së pikëve të patentës kanë arritur të rifitojnë lejen e drejtimit.
    “Ata që kanë kaluar me sukses testet, janë kthyer në rrugë si drejtues mjeti, këtë herë më të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm”, thekson DPSHTRR.
    Në seancën më të fundit të testimeve, nga 42 riregjistrime, u paraqitën 25 kandidatë, por vetëm 10 prej tyre rezultuan fitues në testet teorike dhe praktike.
    DPSHTRR nënvizon se shkelësit e rëndë dhe përsëritës të rregullave të qarkullimit, të cilët rrezikojnë sigurinë në rrugë, duhet të riregjistrohen nga e para në autoshkollë dhe t’i nënshtrohen procesit të plotë të testimit, sipas akteve të reja ligjore në fuqi.

  • Heqja e pikëve të patentës, vetëm 13,4% e të riregjistruarve e rifituan

    Heqja e pikëve të patentës, vetëm 13,4% e të riregjistruarve e rifituan

    Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën në periudhën qershor 2022 – qershor 2025.
    Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), vetëm 13,4% e personave që janë riregjistruar në autoshkollë pas humbjes së pikëve të patentës kanë arritur të rifitojnë lejen e drejtimit.
    “Ata që kanë kaluar me sukses testet, janë kthyer në rrugë si drejtues mjeti, këtë herë më të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm”, thekson DPSHTRR.
    Në seancën më të fundit të testimeve, nga 42 riregjistrime, u paraqitën 25 kandidatë, por vetëm 10 prej tyre rezultuan fitues në testet teorike dhe praktike.
    DPSHTRR nënvizon se shkelësit e rëndë dhe përsëritës të rregullave të qarkullimit, të cilët rrezikojnë sigurinë në rrugë, duhet të riregjistrohen nga e para në autoshkollë dhe t’i nënshtrohen procesit të plotë të testimit, sipas akteve të reja ligjore në fuqi.

  • Në tre vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën

    Në tre vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën

    Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën në periudhën qershor 2022 – qershor 2025.
    Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), vetëm 13,4% e personave që janë riregjistruar në autoshkollë pas humbjes së pikëve të patentës kanë arritur të rifitojnë lejen e drejtimit.
    “Ata që kanë kaluar me sukses testet, janë kthyer në rrugë si drejtues mjeti, këtë herë më të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm”, thekson DPSHTRR.
    Në seancën më të fundit të testimeve, nga 42 riregjistrime, u paraqitën 25 kandidatë, por vetëm 10 prej tyre rezultuan fitues në testet teorike dhe praktike.
    DPSHTRR nënvizon se shkelësit e rëndë dhe përsëritës të rregullave të qarkullimit, të cilët rrezikojnë sigurinë në rrugë, duhet të riregjistrohen nga e para në autoshkollë dhe t’i nënshtrohen procesit të plotë të testimit, sipas akteve të reja ligjore në fuqi.

  • Çereku i mjeteve nuk e kalojnë kolaudimin: Ja disa nga arsyet kryesore

    Çereku i mjeteve nuk e kalojnë kolaudimin: Ja disa nga arsyet kryesore

    Gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë testuar 167.046 mjete në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), 24,3% e këtyre mjeteve nuk e kanë kaluar testimin teknik, duke sinjalizuar një përqindje të lartë dështimi, që duhet të ngrejë shqetësim për autoritetet dhe drejtuesit e mjeteve.
    Nga të gjitha mjetet e testuara, 86,2% janë automjete me kapacitet 4+1 deri në 8+1 vende, ndërsa 35,6% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë, që mbetet qendra më aktive për këtë shërbim. Arsyeja kryesore të moskalimit në testim lidhet me sistemin e shkarkimit të gazrave (37,8%), ndjekur nga mangësitë vizuale dhe funksionale (34,9%), sistemi i frenimit (14,8%) dhe sistemi i drejtimit (13%). Këto shifra tregojnë probleme serioze me mirëmbajtjen e mjeteve dhe ndikimin e tyre në ndotjen e mjedisit dhe në sigurinë rrugore.
    Një tjetër indikator shqetësues është fakti se 4.577 mjete me moshë mesatare 22 vite janë çregjistruar përfundimisht, një hap i domosdoshëm për të nxjerrë jashtë qarkullimit makinat që paraqesin rrezik. DPSHTRR-ja kujton se ndërhyrjet në odometër dhe ndryshimet konstruktive janë rreptësisht të ndaluara, ndërsa rezervimi i takimit për kontroll teknik mund të bëhet përmes platformës e-Albania.

  • 265 mijë makina, borxh shtetit 170 mln $ / DPSHTRR: debitorët nuk do të marrin asnjë shërbim

    265 mijë makina, borxh shtetit 170 mln $ / DPSHTRR: debitorët nuk do të marrin asnjë shërbim

    170 milion dollarë është vlera debitore e drejtuesve të mjeteve motorike që nuk kanë paguar taksën vjetore në DPSHTRR.
    Endri Haxhiu, zv/drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në një intervistë për Tv Klan thotë se brenda kësaj vlerë janë edhe automjete që u ka kaluar vetëm me një ditë pagesa e taksave vjetore.
    “Në vlerë është rreth 170 milion dollarë, por është vlerë dinamike, pasi sot një individ apo subjekt mund t’i paguajë detyrimet dhe hiqet automatikisht nga lista e debitorëve, apo sot mund të jetë afati i fundit i vlefshmërisë së taksës dhe ai futet direkt në sistem si debitor”, shprehet Endri Haxhiu.
    Në total janë rreth 256 mijë mjete motorike që janë debitor ndaj taksës vjetore të mjeteve të përdorura. Afro 40 % e tyre i përkasin 10-vjeçarit 2012-2022.
    “Rreth 16 % janë të vitit 2023 dhe 44% janë të vitit 2024-2025”, thekson Haxhiu.
    Për shkak të numrit të lartë të flotës së mjeteve motorike në qarkullim, qarku i Tiranës ka edhe % më të lartë të debitorëve.
    Drejtuesit e DPSHTRR thonë se të gjithë individët dhe subjektet që kanë detyrime të pashlyera për taksën vjetore, do u ndalohet marrja e shërbimit për automjetin e tyre.
    “Të gjitha mjetet që rezultojnë debitorë nuk mund t’i kryejë shërbim automjetit, konkretisht në ndërrimin e pronësisë, nuk mund të bëjë kolaudim, nuk mund të marrë shërbimin e ndërrimit të targave, në çregjistrim mjeti, nuk mund të bëj shërbim për miratimin e xhamave të zinj”, shprehet Haxhiu.
    Shumica e debitorëve janë individë, në 86% të rasteve, mes tyre vetëm 3% mjete luksi.

  • 257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR, publikohet plani i masave

    257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR, publikohet plani i masave

    Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) kujton debitorët e taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe atyre të luksit, se nuk do të përfitojnë shërbimet nëse nuk shlyejnë detyrimet.
    DPSHTRR njofton se në rang vendi rezultojnë 256,741 mjete debitore që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura dhe të luksit. 84% e debitorëve janë individë dhe 16% e tyre nga bizneset.
    100,453 mjete debitorë apo 39% e tyre janë në qarkun e Tiranës, e ndjekur nga Durrësi me 35,153 mjete debitore dhe Shkodra me 17,881 mjete me detyrime vjetore të pashlyera.
    Për mbledhjen e detyrimeve nga pagesat e vonuara të taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe të luksit DPSHTRR thotë se ka vijuar me planin e masave që përfshijnë:
    -Njoftime shkresore me frekuencë mujore nga Drejtoritë Rajonale përgjegjëse;
    -Njoftime digjitale përmes a-Albania mbi përfundimin e afatit të vlefshmërisë së taksës së mjetit;
    -Identifikim në terren përmes sistemit të monitorimit;
    -Ndalim i ofrimit të shërbimit për mjetet të cilat rezultojnë debitore.
    Në rast mosshlyerje detyrimesh, DPSHTRR rikujton të gjithë debitorët që mjetet debitore nuk marrin shërbimet në vijim:
    -Ndryshim pronësie;
    -Ndryshim targash (në rast dëmtimi apo humbje);
    -Kontroll fizik (certifikim i xhamave të errësuar);
    -Leje Qarkullimi kombëtare dhe ndërkombëtare;
    -Kontroll Teknik;
    -Cregjistrim mjeti;
    -Certifikata ADR dhe CEMT;
    -Konfirmime të ndryshme që kanë të bëjnë me mjetin.
    Shuma totale e borxhit të papaguar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) dhe taksën e mjeteve luksoze (TVML) kap vlerën e rreth 17 miliardë lekëve, ose afërsisht 170 milionë USD, me detyrime që datojnë nga viti 2012 deri më Qershor 2025./ Monitor.al

  • 257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR; Publikohet plani i masave

    257 mijë mjete debitore rrezikojnë marrjen e shërbimeve nga DPSHTRR; Publikohet plani i masave

    Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) kujton debitorët e taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe atyre të luksit, se nuk do të përfitojnë shërbimet nëse nuk shlyejnë detyrimet.DPSHTRR njofton se në rang vendi rezultojnë 256,741 mjete debitore që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura dhe të luksit. 84% e debitorëve janë individë dhe 16% e tyre nga bizneset.100,453 mjete debitorë apo 39% e tyre janë në qarkun e Tiranës, e ndjekur nga Durrësi me 35,153 mjete debitore dhe Shkodra me 17,881 mjete me detyrime vjetore të pashlyera.Për mbledhjen e detyrimeve nga pagesat e vonuara të taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe të luksit DPSHTRR thotë se ka vijuar me planin e masave që përfshijnë:-Njoftime shkresore me frekuencë mujore nga Drejtoritë Rajonale përgjegjëse;-Njoftime digjitale përmes a-Albania mbi përfundimin e afatit të vlefshmërisë së taksës së mjetit;-Identifikim në terren përmes sistemit të monitorimit;-Ndalim i ofrimit të shërbimit për mjetet të cilat rezultojnë debitore.Në rast mosshlyerje detyrimesh, DPSHTRR rikujton të gjithë debitorët që mjetet debitore nuk marrin shërbimet në vijim: -Ndryshim pronësie;-Ndryshim targash (në rast dëmtimi apo humbje);-Kontroll fizik (certifikim i xhamave të errësuar);-Leje Qarkullimi kombëtare dhe ndërkombëtare;-Kontroll Teknik;-Cregjistrim mjeti;-Certifikata ADR dhe CEMT;-Konfirmime të ndryshme që kanë të bëjnë me mjetin.Shuma totale e borxhit të papaguar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) dhe taksën e mjeteve luksoze (TVML) kap vlerën e rreth 17 miliardë lekëve, ose afërsisht 170 milionë USD, me detyrime që datojnë nga viti 2012 deri më Qershor 2025. https://monitor.al/taksa-mjetesh-te-papaguara-nga-2012-nis-verifikimi-per-250-mije-debitore-me-170-mln-usd-detyrime/  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Fshehën dr*gën në shufra metalike për ta tr*fikuar në Greqi/ Dy në pranga, pezullohet zyrtari i DPSHTRR, ja roli i tij.

    Fshehën dr*gën në shufra metalike për ta tr*fikuar në Greqi/ Dy në pranga, pezullohet zyrtari i DPSHTRR, ja roli i tij.

    Policia e Korçës ka finalizuar fazën e dytë të operacionit “Shufrat”, që synon goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike. Katër persona janë përfshirë në këtë veprimtari, ku dy janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata dyshohet se bashkëpunuan për të trafikuar 56 kg cannabis, të fshehur në shufra metalike, me destinacion Greqinë.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Gjithashtu, është pezulluar nga detyra një punonjës i DPSHTRR, i cili dyshohet se ka ndihmuar grupin kriminal duke ndryshuar targat dhe pronësinë e mjeteve të përdorura. Policia dhe Prokuroria e Korçës po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit.

    Njoftimi i policisë:

    DVP Korçë/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Shufrat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Nga hetimet, dokumentohet përfshirja e 4 shtetasve të tjerë, në këtë veprimtari kriminale. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 2 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerët.

    Gjihashtu, ekzekutohet masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, për një punonjës të DPSHTRR, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Sekuestrohet 1 automjet i dyshuar i përdorur në këtë veprimtari kriminale.

    Si rezultat i një hetimi 6-mujor të kryer me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, për një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, në Greqi, u finalizua faza e dytë e operacionit policor antidrogë të koduar “Shufrat”. Gjatë kësaj faze:

    – u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe I. O., 62 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. (Shtetasi I. O., aktualisht i arrestuar në Malin e Zi, për të njëjtën vepër penale);

    – u shpallën në kërkim shtetasit F. K., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe E. O., 24 vjeç, banues në Durrës, për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me 2 shtetasit që u arrestuan më datë 18.11.2024, pasi tentuan të trafikonin në Greqi, 56 kg cannabis sativa, që e kishin fshehur në 44 shufra metalike të montuara në tavanin e kamionit.

    -Gjithashtu, u ekzekutua masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik”, për shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i DPSHTRR, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nga hetimet dyshohet se ka ndryshuar targat dhe pronësinë e automjeteve të përdorura në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Ndërtime, trafik e vështirësi në parkim/ Drama e përditshme e banorëve të Tiranës

    Ndërtime, trafik e vështirësi në parkim/ Drama e përditshme e banorëve të Tiranës

    Trafiku në rrugët e Tiranës sa vjen e po rëndohet nga dita në ditë, ndërsa gjetja e një parkimi është bërë më e vështirë dhe pa dyshim më e kushtueshme se asnjëherë.
    Krahas ndërtimeve të shumta, të cilave nuk po u përgjigjet zhvillimi i infrastrukturës, ka dhe një tjetër arsye të kësaj situate. Numri i personave që zotërojnë një makinë në kryeqytet është rritur ndjeshëm.
    Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në fund të vitit 2024, në Tiranë kishte të regjistruar 340 mijë automjete, ose një e treta e mjeteve të regjistruara në vend.
    Në raport me popullsinë e bashkisë Tiranë, që sipas censit të ri të INSTAT ishte rreth 750 mijë banorë si prefekturë dhe 600 mijë si Bashki, rezulton se tashmë çdo dy banorë ka një automjet në Tiranë, me rreth 500-550 mjete për 1 mijë banorë.
    Kjo shifër është shumë më e lartë se mesatarja e vendit prej rreth 300 automjete për 1 mijë banorë (ndër më të ulëta në Europë pas Turqisë e Maqedonisë së Veriut) dhe në linjë me mesataren e Bashkimit Europian, që sipas Eurostat është 550 automjete për 1 mijë banorë.
    Vetëm në vitin 2024, sipas DPSHTRR në Tiranë u regjistruan për herë të parë 41.1 mijë automjete, ose 41% e të gjitha automjeteve të regjistruara në vend (99.4 mijë gjithsej). Krahas mjeteve të regjistruara në Tiranë, në kryeqytet hyjnë dhe makinat e rretheve, duke rënduar trafikun çdo ditë.
    Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura). Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik. Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.
    Shumë ndërtime e makina, por pak zgjidhje në infrastrukturë
    Që nga viti 2018, kur filloi bumi i ndërtimeve në kryeqytet deri në 2024-n, Bashkia e Tiranës ka dhënë mesatarisht 1.25 milionë metra katror ndërtime për banesa në vit. Në vitin 2024 u shënua një rekord i ri, me 1.8 milionë metra katror, ndërtime për rezidenca këto që do të lartësohen në vitet në vijim. Për të njëjtën periudhë (2018-2024,) Bashkia ka arkëtuar një shumë prej 500 milionë eurosh nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.
    Lulëzimit të ndërtimeve që ka shtuar dendësinë në Tiranë, trafikun, numrin e automjeteve në qarkullim, dhe zvogëlimit të hapësirave për parkim, pak i është përgjigjur përmirësimi i infrastrukturës, zgjerimi i rrugëve të brendshme të qytetit dhe sidomos transporti publik.
    Në mungesë të një transporti eficient publik, shumë banorë detyrohen që të lëvizin çdo ditë me makinë. Një sondazh i mëparshëm i Monitor gjeti se 84% e të anketuarve nga kryeqyteti u përgjigjën se mendojnë se infrastruktura e transportit publik në qytetin e tyre është e dobët apo shumë e dobët.
    Përmirësimi i transportit publik është dhe sugjerimi kryesor i të anketuarve nga Monitor, që do të ndikonte në reduktimin e trafikut në kryeqytet, i ndjekur nga zgjerimi i rrugëve e ndërtimi i parkingjeve në periferi.

    Burimi: DPSHTRR

    Burimi: DPSHTRR

    Burimi: INSTAT
    /monitor.al/