Tag: dpshtrr

  • Makinat elektrike, DPSHTRR: 42.4% e autoveturave janë me zero kilometra

    Makinat elektrike, DPSHTRR: 42.4% e autoveturave janë me zero kilometra

    Makinat elektrike po vijojnë të rriten në numër në tregun Shqiptar por pesha e tyre totale në flotën ekzistuese mbetet ende modeste.
    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri të ditur se nga 2019 deri në tetor 2025, janë regjistruar 10,990 mjete All-Electric, duke shënuar një rritje prej 72% krahasuar me vitin 2024.
    “42,4% e autoveturave me km 0 të regjistruara për periudhën Janar – Tetor 2025 janë All Electric, ose + 62% krahasuar me vitin 2024”, nënvizoi DPSHTRR.
    Tendenca për mjete me moshë më të ulët ka qenë në rritje nga viti në vit dhe në një njoftim të mëparshëm DPSHTRR bëri të ditur shifrat e përgjithshme të tregut.
    “Gjatë periudhës Janar–Tetor 2025, janë regjistruar 16,529 mjete me moshë 0–4 vjeç, duke shënuar një rritje prej 61% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023” nënvizon DPSHTRR.
    Sipas kësaj drejtorie gjatë periudhës Janar–Tetor 2025, janë regjistruar për herë të parë 82,814 mjete, duke shënuar një rritje prej 99% krahasuar me vitin 2019. Të paktën 67,603 prej tyre janë autovetura, që përbëjnë 81.6% të totalit të mjeteve të regjistruara.
    Blerjet e automjeteve viteve të fundit kanë ndryshuar edhe hartën nga vijnë mjetet ku  sipas DPSHTRR gjatë muajit tetor 2025, u regjistruan mjete me origjinë nga disa prej shteteve më të mëdha prodhuese në botë.
    Shtetet kryesore të origjinës së mjeteve të regjistruara: Republika e Koresë – 21.4% ; Itali – 15.5%; Gjermani – 15.5%; Kinë – 8.7%; Zvicër – 8.4%; Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 8%. /Monitor.al/

  • Balluku prezanton drejtorin e ri: DPSHTRR, një model i shërbimit publik ndaj qytetarëve

    Balluku prezanton drejtorin e ri: DPSHTRR, një model i shërbimit publik ndaj qytetarëve

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin i ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin.
    Ministrja tha se DPSHTRR, falë investimeve dhe inovacionit, është kthyer në një model suksesi në shërbimin publik.

    “DPSHTRR solli si risi inovacionin. Qe një dallëndyshe e parë. Tashmë kemi hapur zyra dhe drejtori rajonale.

    Ka qenë një reformë e thellë e bërë me pasion, vullnet dhe përpikëri që ka sjellë këtë institucion në një nivel ndërmarrjeje, që kryeministri Rama dhe ne të tjerët e marrim si shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike”, tha Balluku.

    Bajraktari më parë ishte më parë Drejtor i Portit të Durrësit, do të zëvendësojë Endri Haxhiun, i cili siç tha Balluku, do të marrë një detyrë të re.

  • Kreshnik Bajraktari në krye të DPSHTRR, Balluku: Drejtues mbështetës dhe me vizion

    Kreshnik Bajraktari në krye të DPSHTRR, Balluku: Drejtues mbështetës dhe me vizion

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot drejtuesin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin, duke vlerësuar punën e deritanishme të institucionit dhe transformimin që ka pësuar ndër vite. Ajo shtoi se inovacioni u bë baza e çdo shërbimi publik në DPSHTRR, duke e kthyer institucionin në një shembull të suksesit për mënyrën si duhet të ofrohen shërbimet ndaj qytetarëve.
    Ministrja kujtoi situatën e vështirë të viteve të para të reformës, veçanërisht në arkiva dhe zyrat rajonale.
    “Në vitin 2020 vizitova arkivën e Fierit, ku tavani i katit të parë ishte i harkuar nga pesha e dokumenteve, dhe në Laç uji arrinte deri në një metër. Vendosëm të nisnim një proces të gjatë për të ndërtuar asetet e duhura logjistike dhe për të ruajtur dokumentacionin siç duhet,” theksoi ajo.
    Balluku nënvizoi se falë reformës, DPSHTRR ka dyfishuar mbulimin territorial, me 17 zyra të reja shërbimi dhe dy poligone model në Vlorë dhe Fushë-Prezë.
    Në krahasim me vitin 2018, janë ofruar 424 mijë shërbime më shumë, ndërsa numri total i shërbimeve është nëntëfishuar.
    Reformat kanë sjellë edhe përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, 21 milionë kilometra të kursyera në udhëtime, 1.4 milionë litra karburant më pak të konsumuar, dhe 260 milionë lekë më pak shpenzime.
    Një tjetër shtyllë e rëndësishme e reformës, sipas Ballukut, është siguria rrugore dhe riritestimi i drejtuesve që humbasin pikët e patentës.
    “Kemi nisur një proces rigoroz për rikualifikimin e drejtuesve të mjeteve që humbasin pikët. Deri tani janë kryer 2,359 riregjistrime, dhe vetëm 13.4% kanë kaluar testin, duke garantuar që në rrugë të kthehen vetëm drejtues të disiplinuar,” tha ministrja.
    Ajo shtoi se kontrolli teknik i automjeteve mbetet një tjetër komponent kyç i mirëmenaxhimit dhe sigurisë në qarkullim.
    Balluku përfundoi duke theksuar se reforma në DPSHTRR është një nga më të thellat në sektorin e shërbimeve publike, dhe se qeveria do të vijojë të mbështesë këtë model suksesi në institucione të tjera të vendit.

  • Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR: Ky institucion shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike! Bajraktari: Detyrë me përgjegjësi

    Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR: Ky institucion shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike! Bajraktari: Detyrë me përgjegjësi

    TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ((DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin.
    Ministrja Balluku tha se DPSHTRR falë investimeve dhe inovacionit është kthyer në një model suksesi në shërbimin publik.
    Belinda Balluku: DPSHTRR solli si risi inovacionin. Qe një dallëndyshe e parë. Kemi hapur zyra dhe drejtori rajonale. Ka qenë një reformë e thellë e bërë me pasion, vullnet dhe përpikëri që ka sjell DPSHTRR në një nivel ndërmarrjeje, që kryeministri Rama dhe ne të tjerët e marrim si shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike.

    Kreshnik Bajraktari tha se është i  vetëdijshëm për peshën që ka detyra, por shprehu bindjen se në bashkëpunim me stafin e DPSHTRR do të arrijnë të ofrojnë shërbime cilësore dhe transparente.
    Kreshnik Bajraktari: Jam i vetëdijshëm për peshën e kësaj detyre, por në bashkëpunim me gjithë stafin do arrijmë ta çojmë përpara institucionin për të ofruar shërbime cilësore, të shpejta, efikase dhe me transparencë të plotë. Shpreh dëshirën dhe pasionin për të punuar me përkushtim, për të shpërblyer këtë besim.
    Kreshnik Bajraktari zëvendëson në këtë detyrë Endri Haxhiun./vizionplus.tv

  • Nga drejtor i Portit të Durrësit në krye të DPSHTRR, zv.kryeministrja Balluku prezanton Kreshnik Bajraktarin

    Nga drejtor i Portit të Durrësit në krye të DPSHTRR, zv.kryeministrja Balluku prezanton Kreshnik Bajraktarin

    Është prezantuar këtë të mërkurë drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor(DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin.

    Prezantimin e tij e ka bërë zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Bajraktari, i cili ishte më parë Drejtor i Portit të Durrësit, do të zëvendësojë Endri Haxhiun, i cili siç tha zëvendëskryeministrja Balluku, do të marrë një detyrë të re.
    “Ka qenë drejtor në Portin e Durrësit, Kreshniku është një bashkëpunëtor i mirë, është bashkëpunues dhe do të mbështesë secilin në këtë mision. Dua të falënderoj Endrin, i cili do të marrë një detyrë tjetër”, u shpreh Balluku.
    Kujtojmë se një ditë më parë Liburn Aliu u emërua drejtori i ri Portit të Durrësit.

    Top Channel

  • DPSHTRR me drejtues të ri, ja kush pritet të emërohet në krye të këtij institucioni

    DPSHTRR me drejtues të ri, ja kush pritet të emërohet në krye të këtij institucioni

    Pas lirimit nga detyra si drejtor i Portit të Durrësit, Kreshnik Bajraktarit i është besuar një detyrë e re.

    Burime për gazetaren e Top Channel, Marinela Lina, bëjnë të ditur se Bajraktari pritet të emërohet Drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), duke zëvendësuar në këtë detyrë z.Endri Haxhiun.
    Emërimi i Bajraktarit vjen vetëm pak muaj pas periudhës së tij si Drejtor i Portit të Durrësit, një funksion që e mbajti që prej muajit korrik të vitit 2024.

    Top Channel

  • 50 mijë automjete “ngecin” në kontrollin teknik, ja arsyet

    50 mijë automjete “ngecin” në kontrollin teknik, ja arsyet

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar-gusht 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë.
    Gjatë kësaj periudhe janë testuar 206.822 mjete, nga të cilat 86.5% përbëhen nga automjete me kapacitet 4+1 deri në 8+1 vende. Gjithashtu, 6.2% përbehen nga kamionë; 4.2% e përbëjnë motomjetet; 0.5% rimorkjo; 1.7% autobusë, si dhe 0.4% përbëhen nga mjete ndërtimi/punime toke.
    Shumë prej mjeteve u riparuan dhe u rikthyen në qarkullim me standarde më të larta sigurie.
    Pjesa më e madhe e kontrolleve, mbi 72 mijë mjete janë kontrolluar pranë qendrës së DPSHTRR në Tiranë, duke reflektuar e pasqyruar fluksin më të lartë dhe përqendrimin më të madh të mjeteve në kryeqytet. Nga ana tjetër, Gjirokastra renditet e fundit për numrin e mjeteve që i janë nënshtruar kontrollit teknik, që arrin shifrën 4.345.
    Ndërkohë, sipas shifrave të publikuara nga DPSHTRR, 50.040 mjete kanë ngelur ose janë refuzuar në testim, duke ngritur shqetësime mbi gjendjen teknike të automjeteve në qarkullim. Po kështu, 90.2% e mjeteve janë ritestuar pas riparimit; 9.4% e mjeteve të ngelura priten për t’u paraqitur pas riparimeve dhe 0.4% e mjeteve janë refuzuar për shkak të problemeve të tilla si: xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte e mangësi në sistem, mangësi në dokumentacion etj.
    Sipas DPSHTRR, arsyet e ngeljes lidhen me mangësi vizuale dhe funksionale 37.9%; probleme me sistemin e shkarkimit të gazrave 34.3%; defekte në sistemin e drejtimit 14.7% dhe probleme në sistemin e frenimit 13.1%.
    Një tjetër element është dhe mosha e mjeteve në qarkullim. Gjatë këtij 8- mujori, 5.333 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë. Një hap drejt rrugëve më të sigurta dhe një mjedisi më të pastër, thekson DPSHTRR.

  • DPSHTRR reagon pas njoftimit të Prokurorisë Fier, “shigjeton” portalet online

    DPSHTRR reagon pas njoftimit të Prokurorisë Fier, “shigjeton” portalet online

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka reaguar pas njoftimit të bërë dy ditë më parë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila bëri publik procedimin penal ndaj 7 punonjësve të Degës së Kontrollit Teknik të Mjeteve në DRSHTRR Fier dhe 3 qytetarëve të tjerë, për korrupsion dhe shpërdorim detyre.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në reagimin e saj, DPSHTRR thekson se komunikata është hedhur “marrë shkas nga njoftimet në portalet online”, duke dhënë mbështetje për organet e drejtësisë dhe duke theksuar se rastet e shkeljeve nuk i përkasin vitit 2025, por vitit 2023. Sipas institucionit, menjëherë pas indicieve të para dhe verifikimeve të brendshme të kryera në vitin 2023, janë marrë masa disiplinore dhe administrative ndaj punonjësve të përfshirë, deri në pezullim e largim nga detyra. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në komunikatë DPSHTRR sqaron se në shkurt 2024, pas përfundimit të kontrollit të brendshëm administrativ, u ndërmorën masa ndaj 7 punonjësve, përfshirë një ndërprerje marrëdhënie pune, ndërsa 6 të tjerë u pezulluan, u ulën në detyrë ose u përjashtuan nga sektori i kontrollit teknik të mjeteve. Sipas institucionit, ky proces është dëshmi e angazhimit për të parandaluar shkeljet dhe për të forcuar integritetin në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Por mënyra se si DPSHTRR e ka formuluar reagimin ka ngjallur debat. Në komunikatë thuhet se shkas për reagimin janë bërë “portalet online”, ndërkohë që lajmi i publikuar nga media ka qenë i bazuar në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Fierit. Ky fakt ka ngritur pikëpyetje mbi arsyen pse institucioni zgjedh të përmendë portalet dhe jo burimin real, duke lënë të kuptohet sikur mediat kanë deformuar apo fryrë informacionin.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Portali FieriWeb.com, që publikoi lajmin mbi procedimin penal, sqaron se nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka përcjellë për publikun njoftimin zyrtar të Prokurorisë. “Drejtuesit e DPSHTRR përpiqen ta paraqesin çështjen si një histori të mbyllur në vitin 2023, por akuza është ndaj institucionit në tërësi. Ndryshimi i drejtuesve nga viti 2023 në vitin 2025 nuk ndryshon faktin se sistemi i kontrollit teknik është i njëjtë dhe i ekspozuar ndaj të njëjtave problematika”, thekson FieriWeb.

    Sipas portalit, fakti që DPSHTRR thekson kohën kur kanë ndodhur shkeljet nuk e përjashton përgjegjësinë e institucionit. “Ndryshimi i drejtuesve nuk është argument për të shfajësuar institucionin, pasi qytetarët presin që sistemi të funksionojë në çdo kohë dhe të mos përsëriten abuzime të tilla”, thuhet më tej.

    Ky debat hedh dritë mbi mënyrën se si institucionet zgjedhin të komunikojnë raste që lidhen me hetime për korrupsion. Nga njëra anë, DPSHTRR përpiqet të tregojë se ka marrë masa disiplinore që në vitin 2023, ndërsa nga ana tjetër, organet e drejtësisë vetëm dy ditë më parë bënë publik procedimin penal ndaj punonjësve të përfshirë, çka do të thotë se procesi ndaj tyre vijon./fieriweb.com

    Reagimi i DPSHTRR:

    https://www.facebook.com/share/p/1ANpYJyxJk/?mibextid=wwXIfr

    Njoftimi i Prokurorisë Fier:

    https://www.pp.gov.al/Fier/Media/Korrupsion_dhe_shperdorim_detyre_per_kontrollin_fizik_te_mjeteve_Prokuroria_Fier_jep_masa_sigurie_per_7_zyrtare_te_Drejtorise_Rajonale_te_Sherbimit_Rajonal_Fier_dhe_3_shtetas.html

  • DPSHTRR: Në 5 vjet, mbi 490 mijë mjete u refuzuan pas kontrollit teknik

    DPSHTRR: Në 5 vjet, mbi 490 mijë mjete u refuzuan pas kontrollit teknik

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) publikoi punët dhe reformat në kuadër të sigurisë rrugore dhe edukimit të drejtuesve të mjeteve në këto 5 vitet e fundit. Me një strategji të qartë dhe qasje të bazuar në teknologji, disiplinë dhe edukim, DPSHTRR ka shënuar progres të prekshëm në reduktimin e rrezikut në rrugë. DPSHTRR thekson se, me fokus rritjen e sigurisë rrugore në periudhën 2020–2025, ka realizuar 234 aktivitete edukative në të gjithë vendin me 10,592 pjesëmarrës, kryesisht fëmijë dhe të rinj të cilët janë njohur me rregullat bazë të qarkullimit rrugor. Investimet e reja (2020- 2025) i kanë ndërtuar poligonet publike të testimit praktik për lejedrejtimi me standarde europiane.
    Kështu, qendrat e testimit në Vlorë dhe Fushë-Prezë janë kthyer në modele të trajnimit modern. 25,000 pjesëmarrës çdo vit përgatiten profesionalisht për marrjen e lejes së drejtimit. Vetëm në 7 muajt e parë të 2025, janë trajnuar 12,000 qytetarë dhe në total për periudhën 2023–2025 pritet të kalojë 75,000 pjesëmarrës. Një tjetër angazhim i DPSHTRR-së i ndërmarrë prej vitit 2022, është rikthimi në rrugë me disiplinë si dhe proces rigoroz rikualifikimi për të gjithë drejtuesit që kanë humbur të gjitha pikët e lejes së drejtimit i cili shërben jo vetëm si një mundësi e dytë por edhe si një mësim i fortë për përgjegjësinë në rrugë. Sipas DPSHTRR-së, që prej vitit 2022 janë 2,359 riregjistrime, vetëm 13,4% kanë kaluar testin duke garantuar që në rrugë të kthehen vetëm drejtues të disiplinuar.
    Sa i takon kontrollit teknik, DPSHTRR thekson se gjendja teknike e mjetit është shtylla e sigurisë rrugore, kontrolli teknik garanton mjete më të sigurta dhe një mjedis më të pastër. Gjatë periudhës 2020–2025, janë realizuar:1,647,276 testime teknike të mjeteve; 490,112 mjete janë refuzuar, duke parandaluar rreziqe në rrugë dhe ndotje të panevojshme. Në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar, aftësimi i drejtuesve të ardhshëm të mjeteve nuk mund të mbetet pas. Me zhvillimin e aplikacionit “lejedrejtimi” për iOS, Android dhe platformë web, DPSHTRR ka sjellë një risi të vërtetë në mënyrën se si qytetarët përgatiten për testet teorike të lejes së drejtimit. Deri në vitin 2025 janë 457,774 testime të kryera online; 47,621 instalime në total (iOS dhe Android). DPSHTRR thekson se siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët, dhe fton institucionet publike, autoritetet vendore, shkollat dhe komunitetin arsimor, shoqërinë civile dhe vetë qytetarët, që të kontribuojnë në ndërtimin e një kulture të qëndrueshme rrugore. Me standarde të reja, kontrolle të rrepta dhe edukim të vazhdueshëm, DPSHTRR vazhdon të jetë motori i transformimit të transportit rrugor në Shqipëri.

  • DPSHTRR: Nisin punimet e para për nivelimin e sheshit të Auto Moto Park Elbasan

    DPSHTRR: Nisin punimet e para për nivelimin e sheshit të Auto Moto Park Elbasan

    Pas finalizimit të projektit të zbatimit, kanë nisur punimet e para për nivelimin e sheshit të Auto Moto Park Elbasan. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëri të ditur dje se, kjo është një fazë themelore e këtij projekti. Gjithashtu, DPSHTRR thekson se është në hapat e parë të ndërtimit të Qendrës Multifunksionale të Automotorizimit në Elbasan, e dyta pas asaj në Fushë-Prezë.
    Kjo qendër e re do të ofrojë mbi 245.000 shërbime në vit, duke iu shërbyer 105.000 drejtuesve të mjeteve dhe 70.000 mjeteve aktive në 6 bashkitë e qarkut Elbasan. Sipas DPSHTRR, me këtë projekt, çdo shërbim do të jetë më cilësor, më i shpejtë dhe në përputhje me standardet më të larta evropiane. Bashkia Elbasan dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit po ecin me ritme të shpejta me infrastrukturën përreth, gjithashtu në funksion të Auto Moto Park. Shumë shpejt pritet të nisë rruga “Gjergj Arianiti”, një aks i rëndësishëm që lidh lagjen “Emin Matraxhiu” me Menglin, Korridorin VIII dhe urën e Byshekut, duke lehtësuar ndjeshëm trafikun.
    Me trotuare, ndriçim, korsi biçikletash dhe një pamje magjepsëse përgjatë Shkumbinit do të shndërrohet në një shëtitore fantastike për të gjithë qytetarët. Investimi strategjik i Auto Moto Parkut do të sjellë: cirkuitin e parë shqiptar sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK; Muzeun Retro dhe DRSHTRR Elbasan; Kontrollin fizik dhe teknik të mjeteve; Infrastrukturë moderne për shërbime më të shpejta dhe më cilësore dhe një projekt që transformon infrastrukturën automobilistike të Shqipërisë.