Edhe Kombëtarja U-16 do të zbresë në fushë në muajin qershor. Kuqezinjtë e vegjël do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Bullgarisë. Dy federatat kanë rënë dakord që këto dy miqësore të luhen në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana” më 5 dhe 8 qershor.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco do të luajnë sfidën e parë më 5 qershor në ora 17:30, ndërsa tre ditë më vonë (8 qershor) do të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore në ora 10:00.
Gjatë muajit qershor, thuajse të gjitha ekipet tona kombëtare do të testojnë forcat e tyre në ndeshje miqësore e zyrtare me kundërshtarë të niveleve të larta.
Shqipëri – Bullgari, 05.06.2025, ora 17:30 – stadiumi “Niko Dovana” Durrës
Shqipëri – Bullgari, 08.06.2025, ora 10:00 – stadiumi “Niko Dovana” Durrës
Tag: dovana
-

Edhe Kombëtarja U-16 në aksion, zyrtarizohen dy miqësore kundër Bullgarisë
-

Europiani U-17 | Italia e nis me fiore turneun. Në “Niko Dovana”, tifozeria mbush stadiumin e Durrësit!
20 Maj 2025
23:31
Telesport
Italia e nisi me fitore aventurën në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëria 2025”, duke triumfuar ndaj Çekisë në ndeshjen e parë të saj në Grupin B. Takimi u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, ku axurrët fituan me rezultatin 2-1. Nje stadium gati i mbushur, sidomos karshia.
Ndeshja dhuroi spektakël, me italianët që kaluan në avantazh në minutën e 38-të, falë golit të shënuar nga Inacio. Vetëm katër minuta më vonë, Italia dyfishoi rezultatin me Antonio Arenën. Pjesa e parë u mbyll 2-0.
Në fraksionin e dytë, Çekia ngushtoi rezultatin në minutën e 53-të me golin e Matous Srb. Megjithatë, Italia administroi mirë avantazhin dhe ruajti fitoren deri në fund, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 2-1.
Në të njëjtin grup bëjnë pjesë edhe Anglia dhe Belgjika, që zhvilluan mes tyre ndeshjen hapëse pasditen e kësaj të marte në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë, e cila përfundoi në barazim 1-1.
Italia kryeson Grupin B me 3 pikë.