Tag: dovana

  • VIDEO/ Fiken dritat në “Niko Dovana”, çfarë “show” në Teuta-Elbasani!

    VIDEO/ Fiken dritat në “Niko Dovana”, çfarë “show” në Teuta-Elbasani!

    Teuta dhe Elbasani përballen këtë mesjavë, në kuadër të Superiores. Përveç asaj që shihet në fushën e lojës, spikat një moment, teksa në “Niko Dovana” ikin dritat.
    Në këto kushte, për të rifilluar sfida u desh që lojtarët të prisnin 6 minuta. Teuta-Elbasani shkon për llogari të javës së 14-të.

     

  • Partizani nuk fal në shtëpi ndaj Bylis, “paqe” në Niko Dovana mes Teutës dhe Elbasanit

    Partizani nuk fal në shtëpi ndaj Bylis, “paqe” në Niko Dovana mes Teutës dhe Elbasanit

    3 Dhjetor 2025

    18:36

    Telesport

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 14-të të Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana”, Teuta dhe Elbasani u ndanë në barazim pa gola. Pavarëisht rasteve dhe përpjekjeve të të dy ekipeve, shifrat mbetën të pandryshuara.
    Një moment interesant ishte edhe ikja e dritave në stadium për disa minuta. Ky barazim i leverdis më shumë Elbasanit, që aktualisht kryeson renditjen me 26 pikë. Teuta mbetet në vendin e katërt me 22 pikë, por renditja mund të ndryshojë në varësi të rezultateve të ndeshjeve të tjera.
    Ndërkohë në “Arenën e Demave”, Partizani ka fituar 1-0 ndaj Bylis. Goli që vulosi fatin e takimit u shënua në minutën e 72-të, ku shënoi zbulimi i Olition Kërnajës, Diego Contreras, i ardhur nga Patizani B.
    Pas kësaj fitoreje, Partizani ngjitet në vendin e gjashtë me 17 pikë, ndërsa Bylis mbetet në vendin e tetë me 13 pikë.

  • Euro U-19/ Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Ukrainës në “Niko Dovana”

    Euro U-19/ Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Ukrainës në “Niko Dovana”

    Kombëtarja U-19 e Shqipërisë luajti pasditen e sotme ndaj Ukrainës ndeshjen e parë të raundit kualifikues për Kampionatin Europian 2026 për këtë grupmoshë.
    Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 3–0.
    Shqipëria, nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj, e nisi ndeshjen me këtë formacion: Raffaele Huli (GK), Davide Avdullari, Kris Gecaj, Samuele Sina, Mattia Huqi, Gabriel Kulla, Ergis Arifi (c), Arman Durmiši, Matteo Dashi, Leon Sylejmani dhe Rikardo Sheji.
    Kuqezinjtë pësuan golin e parë në minutën e 34-t. Në pjesën e dytë, skuadra u përpoq të reagonte, duke krijuar disa mundësi për shënim, por pa arritur të konkretizonte. Ukraina shënoi edhe dy gola të tjerë në minutat 74’ dhe 88’, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3–0.
    Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Sllovakia mposhti Malin e Zi në “Arena Egnatia” me rezultatin 3-0. Të gjitha ndeshjet e grupit B5 po zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së dhe UEFA-s.
    Takimet e dyta të këtij grupi do të luhen më 15 nëntor. Shqipëria do të përballet me Sllovakinë në “Niko Dovana” në ora 14:00 ndërsa Mali i Zi luan kundër Ukrainës në “Arena Egnatia” në ora 12:00.
    Sfida Shqipëri – Sllovaki do të transmetohet live në FSHF TV.

  • FSHF mbështet ndërtimin e një fushe të re futbolli në stadiumin “Niko Dovana”

    FSHF mbështet ndërtimin e një fushe të re futbolli në stadiumin “Niko Dovana”

    Një nga vendimet e marra së fundmi nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit lidhet me përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytetin e Durrësit.
    Në bashkëpunim me klubin e futbollit Teuta, FSHF do të mbështesë dhe investojë në ndërtimin e një fushe sportive të re në ambientet e stadiumit “Niko Dovana”.
    Klubi Teuta ka marrë përsipër punimet për bazamentin e fushës, ndërsa FSHF do të financojë vendosjen e tapetit sintetik me përmasa 86x53m, sistemin e vaditjes si dhe pajisjen me komplet portash e flamujsh, për të garantuar standarde të larta.
    Ky projekt vjen në kuadër të programit të vazhdueshëm të FSHF-së për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në të gjithë vendin.

  • Dështon ndërtimi i stadiumit “Niko Dovana”, asnjë firmë nuk shfaqi interes: Skemë për të shtuar kullat?

    Dështon ndërtimi i stadiumit “Niko Dovana”, asnjë firmë nuk shfaqi interes: Skemë për të shtuar kullat?

    Korporata e Investimeve Shqiptare ka anuluar ndërtimin e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, ku privati do ndërtonte impiantin sportiv dhe në këmbim do të merrte pronësinë e kullave në projekt. Shkak është bërë se asnjë nga firmat nuk paraqiti një ofertë, duke ngjallur hije të mëdha dyshimi se e gjitha ka një prapaskenë.
    Në fakt, të tilla projekte shtyhen dhe anulohen në fazat e para, pasi firmat nuk bien dakord për të negociuar me Korporatën në ndarjen e përqindjes së ndërtimit. Në dokumente është specifikuar se shteti merr minimalisht 45 % të të gjithë ndërtimit si dhe stadiumin, por duket se kjo i ka “trembur” firmat, të cilat kanë filluar edhe një lojë.
    Ka dyshime se gjithçka bëhet me qëllim që Korporata të ulë përqindjen e ndërtimit që do të marrë ose do të veprojë njësoj si në rastin e ndërtimit të stadiumit të Vlorës, duke i shtuar projektit fillestar edhe disa kulla të reja.
    Trualli i Stadiumit të Durrësit nuk është fort i preferuar nga ndërtuesit, pasi nuk është në qendër, në zonën muzeale apo në afërsi të detit. Pikërisht vendi ku ndodhet dhe ndoshta edhe kullat apo godinat që e rrethojnë nuk e kanë bërë të preferuar.

    Faksimile: Njoftimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare për anulimin e ndërtimit të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës

    Në njoftim KISH shkruan se s’pati asnjë firmë të interesuar. Ky vendim disa javë pasi Korporata hapi thirrjen dhe pas transferimit të pronave shtetërore në Durrës te KISH.
    Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Korporata do të veprojë si zhvillues i pronave, qoftë drejtpërdrejt, qoftë përmes entiteteve që mund të krijojë. Korporata ishte e autorizuar të hapë procedurë konkurruese për përzgjedhjen e një partneri privat që do të realizojë zhvillimin e pronës përmes një marrëveshjeje sipërmarrjeje.
    “KISH mund të negociojë dhe lidhë kontrata me subjekte private, për realizimin e projektit, si dhe të ndërveprojë me Agjencinë e Kadastrës dhe institucionet përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, thuhej në vendim. Vendimi i mëparshëm i qeverisë i ngarkonte Fondit Shqiptar të Zhvillimit realizimin e këtij projekti, vendim i cili tashmë është i shfuqizuar.
    Pas dështimit të thirrjes duket se Korporata do të veprojë njëjtë me projektin e stadiumit të Vlorës, ku tashmë në atë vend do të ketë 10 kulla, mes të cilave edhe një me 40 kate. Korporata e Investimeve Shqiptare ka ndryshuar thuajse tërësisht projektin e studios belge XDGA, që u shpall fituese në konkursin ndërkombëtar duke shtuar kulla pafundësisht. Varianti fillestar i studios belge përmbante vetëm 4 kulla me lartësi 50 metër secila në kompleksin sportiv. Por varianti i ri, i ndryshuar parashikon 10 kulla mes të cilave dhe një më lartësi 40 kate.
    /Vox News/

  • 45-minutat e para: Mungon goli në “Elbasan Arena”, Naser Aliji del me të kuq. Në “Niko Dovana” vendos një autogol

    45-minutat e para: Mungon goli në “Elbasan Arena”, Naser Aliji del me të kuq. Në “Niko Dovana” vendos një autogol

    14 Shtator 2025

    19:49

    Telesport

    Po luhen dy sfidat e fundit të javës së tretë për Kategorinë Superiore. Në “Elbasan Arena”, pjesa e parë mes Elbasanit dhe Dinamos është mbyllur 0-0.
    Momenti kryesor ishte në minutën e 25-të, Naser Aliji pengon Diallo brenda zonës dhe arbitri kryesor i takimit jep penallti dhe karton të verdhë për mbrojtësin e “Bluve”. Ndërhyn VAR, arbitri Ditmir Grimçi shkon të shohë pamjet në ekran dhe ndryshon vendim. Anullon penalltinë, pasi ndërhyrja ishte bërë jashtë zonës së rreptësisë dhe ndëshkon Alijin direkt me karton të kuq. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
    Në “Niko Dovana”, Teuta po fiton 1-0 ndaj Vorës. Pas një goditjeje këndi, Vasilis Zogos godet me kokë, por Dajan Shehi i pafat dërgon topin po me kokë në portën e tij, në minutën e 32-të. Teuta fiton 1-0 pas pjesës së parë.

  • Berisha: Karteli Troplini ka marrë stadiumin në Durrës për të ngritur kulla si shpërblim

    Berisha: Karteli Troplini ka marrë stadiumin në Durrës për të ngritur kulla si shpërblim

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama ka shpërblyer “kartelin Troplini” për kontributin dhe angazhimin e tyre kriminal në fushatën elektorale të farsës zgjedhore 11 maj 2025, duke i dhënë stadiumin e qytetit të Durrësit, “Niko Dovana”.
    “Kështu presidenti i klubit Teuta, që e ka mbajtur këtë klub nga viti 1999, dha dorëheqjen në mënyrë të papritur me datën 16 qershor dhe sipas burimeve të FSHF-së, të cilat nuk identifikohen dot nga terrori, aksionet e stadiumit Niko Dovana i kanë kaluar kartelit Troplini. Kaq e vërtetë është saqë sot, secili prej jush po të shkojë dhe të shohë regjistrat e shtetit, nuk gjen dot një person se kush i mori ato. Një gjë është e sigurt që ish-presidenti Edmond Hasanbelliu dhe Edi Rama ia kaloi stadiumin dhe qindra mijëra metra katrorë rreth stadiumit korporatës famëzezë të investimeve. Kjo korporatë që merr përsipër, ka gjetur si blerës dhe zhvillues me urdhër natyrisht të Edi Ramës, kartelin famëkeq Troplini”, tha Berisha.
    “Sipas burimeve që nuk duan kurrsesi të flasin publikisht nga FSHF. E kuptoni vetë ju frikën e tmerrshme. Por, e vërteta, rrotull stadiumit janë planifikuar një seri ndërtesash, ndër të cilat kulla me lartësi 125 metra. Përsëri po të pyesni se kush është autori, pronari, zhvilluesi, ju emër nuk do gjeni sepse po sipas burimeve të Federatës Shqiptare të Futbollit, ky emër do ishte Ergys Agasi. Por, diskreditimi i tij kombëtar dhe ndërkombëtar, skandali dhe afera e tij me fabrikën e duhanit dhe një seri lidhjesh të tjera, detyroi që prestanome i Troplinëve të mbetet prapë sekret, pa emër. Ngjashmëri e madhe me tjetërsimin e pronave të Niko Dovanës me stadiumin Dinamo. Ndërkohë pronat tek stadiumi Dinamo dhe Niko Dovana kanë pronarët e tyre. Dhe në të gjitha ligjet e vendit, ato duhet t’u rikthehen pronarëve, por janë bërë të gjitha, janë viktimë e një njeriu të pangopur, që i ka vënë vetes detyrë të tejkalojë edhe Alabarin në pasuri dhe që quhet Edi Rama”.

  • “Shpërblim për angazhimin kriminal në fushatë”/Berisha: Karteli Troplini ka marrë…

    “Shpërblim për angazhimin kriminal në fushatë”/Berisha: Karteli Troplini ka marrë…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama i ka dhënë “kartelit Troplini” stadiumin e qytetit të Durrësit, “Niko Dovana”.
    Në një konferencë për media, Berisha thotë se pas manipulimeve që kanë ndodhur më 11 maj, disa individë po shpërblehen me leje ndërtimi për kulla, kryesisht pranë zonës së stadiumit “Niko Dovana”.
    “Kështu presidenti i klubit Teuta, që e ka mbajtur këtë klub nga viti 1999, dha dorëheqjen në mënyrë të papritur me datën 16 qershor dhe sipas burimeve të FSHF-së, të cilat nuk identifikohen dot nga terrori, aksionet e stadiumit Niko Dovana i kanë kaluar kartelit Troplini.
    Kaq e vërtetë është saqë sot, secili prej jush po të shkojë dhe të shohë regjistrat e shtetit, nuk gjen dot një person se kush i mori ato. Një gjë është e sigurt që ish-presidenti Edmond Hasanbelliu dhe Edi Rama ia kaloi stadiumin dhe qindra mijëra metra katrorë rreth stadiumit korporatës famëzezë të investimeve. Kjo korporatë që merr përsipër, ka gjetur si blerës dhe zhvillues me urdhër natyrisht të Edi Ramës, kartelin famëkeq Troplini.
    Sipas burimeve që nuk duan kurrsesi të flasin publikisht nga FSHF. E kuptoni vetë ju frikën e tmerrshme. Por, e vërteta, rrotull stadiumit janë planifikuar një seri ndërtesash, ndër të cilat kulla me lartësi 125 metra. Përsëri po të pyesni se kush është autori, pronari, zhvilluesi, ju emër nuk do gjeni sepse po sipas burimeve të Federatës Shqiptare të Futbollit, ky emër do ishte Ergys Agasi.
    Por, diskreditimi i tij kombëtar dhe ndërkombëtar, skandali dhe afera e tij me fabrikën e duhanit dhe një seri lidhjesh të tjera, detyroi që prestanome i Troplinëve të mbetet prapë sekret, pa emër. Ngjashmëri e madhe me tjetërsimin e pronave të Niko Dovanës me stadiumin Dinamo. Ndërkohë pronat tek stadiumi Dinamo dhe Niko Dovana kanë pronarët e tyre.
    Dhe në të gjitha ligjet e vendit, ato duhet t’u rikthehen pronarëve, por janë bërë të gjitha, janë viktimë e një njeriu të pangopur, që i ka vënë vetes detyrë të tejkalojë edhe Alabarin në pasuri dhe që quhet Edi Rama“, tha Berisha.

  • Miratohet investimi për stadiumin “Niko Dovana”, Këshilli Bashkiak kalon unanimisht parkun voltaik në Spitallë

    Miratohet investimi për stadiumin “Niko Dovana”, Këshilli Bashkiak kalon unanimisht parkun voltaik në Spitallë

    Bashkia e Durrësit

    DURRËS- Dy vendime të rëndëishme kanë kaluar për diskutim në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Durrësit. Anëtarët e Këshillit miratuan dy vendime të rëndësishme, që lidhen me zhvillimin e zonës multifunksionale përreth stadiumit “Niko Dovana” dhe ndërtimin e një parku fotovoltaik në Spitallë. Projekti i parkut u miratua unanimisht me të gjitha votat. Ndërsa më shumë diskutime pati për çështjen e stadiumit “Niko Dovana”. Opozita kërkoi që të trajtohej me kujdes procesi i kalimit të pronësisë në zonën rreth stadiumit. 
    Ardian Muka: Ne si opozitë votojmë kundër dhe kërkojmë të shihet me kujdes kalimi i pronësisë mbi tokën në zonën rreth stadiumit.
    Joniada Musaraj: Të pretendosh që korporata e investimeve shqiptare dhe FSHZH nuk janë serioze duhet bazuar në prova.
    Zona përreth stadiumit “Niko Dovana”, mbi 66 mijë metra katrorë truall do të kthehet në fusha stërvitje për sporte të ndryshme, ndërsa rreth kompleksit do të ndërtohen qendrat kulturore e sportive, hotele, zyra dhe qendra tregtare. 
    Pasi diskutimet për rendin e ditës përfunduan, këshilltari i opozitës Sami Osmani ngriti shqetësimin për disa zona të Durrësit, që kanë mungesë të ujit të pijshëm. Duke përmendur si zonën më problematike atë të ish-Kënetës. 
    “Ka probleme me ujin e pijshëm, mosdhënien e dëmshpërblimit për përmbytjet e janarit dhe infrastrukturën rrugore,”- tha Sami Osmani, këshilltar i opozitës. Por Gentian Kallmi, Nënkryetar i bashkisë Durrës, u përgjigj se çështja e furnizimit është e zgjidhur. 
    “Sipas UKD nuk ka probleme me ujin e pijshëm, kanë përfunduar akt-konstatimet dhe vlerësimet e dëmeve nga përmbytjet dhe do të likujdohen me faza për shkak të vlerës së madhe…,”- tha Gentian Kallmi, nënkryetar i bashkisë Durrës./ZËRI

  • Euro U17/ Grupi B ‘luan’ një biletë gjysmëfinalje…

    Euro U17 në Shqipëri/ Belgjikë- Itali në “Niko Dovana” të Durrësit dhe Republika Çeke- Angli në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës janë dy duelet e mbrëmjes të parashikuara për në orën 20:30.

    Në Grupin B ekipi që tani është kualifikuar për në gjysmëfinale figuron Italia U17 e cila pas dy fitoreve dhe ecurisë së skuadrave rivale në grup në këtë takim me belgët pritet të ruajë forcat apo të alternojë futbollistë me më pak minuta. Në anën tjetër Belgjika e ka të domosdoshme një pikë për të kaluar si e dytë.

    Ndërkaq ndeshja tjetër ajo mes Çekisë dhe Anglisë tërësisht e varuar nga sfida paralele. Këtu bëhët fjalë vetëm për shanset e ‘Tre Luanëve’ të vegjel pasi çekët i kanë thënë lamtumirë kompeticionit pasi kanë zero pikë. Për anglezët e vetmja mundësi është fitorja e tyre sot dhe humbja e Belgjikës. Në të kundët edhe kjo kombëtare e kësaj grupmoshe do t’i bashkohet Çekisë por dhe Shqipërisë dhe Gjermanisë të eleminuara nga Grupi A.

    Euro U17, Grupi B

    20:30

    Belgjikë- Itali (në “Niko Dovana”)

    Republika Çeke- Angli (në “Arena Egnatia”)/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin