Tag: douglas

  • “Ngeli pa frymë”, Irini Qirjako zbulon aktorin e Hollywood që “u çmend” pas saj: Më ndaloi për foto

    “Ngeli pa frymë”, Irini Qirjako zbulon aktorin e Hollywood që “u çmend” pas saj: Më ndaloi për foto

    Këngëtarja Irini Qirjako rrëfeu eksperiencën e saj të paharrueshme me yllin e Hollivudit, Michael Douglas, gjatë emisioni “Mes’dritë”, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Irini tregoi se Douglas kishte qenë në Shqipëri në vitin 2000, ku Ministria e Kulturës organizoi një koncert në Pallatin e Kongreseve.
    “Aktori i madh i Hollywod, Michael Douglas kur ka qenë në Shqipëri në vitin 2000, Ministri e Kulturës organizoi një koncert të Pallati i Kongreseve. Unë kisha një këngë polifornike. Michael Douglas kur e dëgjoi ngeli pa frymë. Unë mbarova në skenë dhe do ikja, do më merrte im shoq. Ata truprojat më thirrën Irini, Irini mos ik, aktori i madh Douglas do të bëj foto me ty. Më përqafoi me kaq dashuri. Tha: Diçka të tillë nuk e kam dëgjuar kurrë në jetë, kjo ishte mrekulli që kam parë në jetën tim”, rrëfeu këngëtarja.

    /vizionplus.tv

  • Skandal në Britani! Vodhi një telefon dhe u dënua dy vite, pas 20 vitesh është sërish në burg

    Skandal në Britani! Vodhi një telefon dhe u dënua dy vite, pas 20 vitesh është sërish në burg

    Një histori e pazakontë nga Britania e Madhe ka ngjallur debat mbi drejtësinë. Leroy Douglas, sot 44 vjeç nga Cardiff, ndodhet prej 20 vitesh në burg për një vjedhje të një telefoni celular, ndonëse dënimi fillestar i tij ishte vetëm dy vjet e gjysmë.
    Në vitin 2005, ai u dënua sipas një mase të ashtuquajtur “Prison for Public Protection – Burgim për Mbrojtjen e Publikut”, e cila lejonte që të burgosurit të mbaheshin pa afat të caktuar, nëse bordi i lirimit me kusht nuk e konsideronte të sigurt daljen e tyre. Megjithëse kjo masë u abrogua në vitin 2012, ajo vijon të prekë qindra të burgosur që u dënuan më parë.
    Familja e tij e quan këtë dënim si një “burgim të përjetshëm”. I ati, Anthony Douglas, 63 vjeç, tregon se i biri ishte një fëmijë i zakonshëm që mori vendime të gabuara gjatë adoleshencës, por askush nuk e priste një dënim kaq drastik për një telefon, shkruan A2 CNN.
    Gjatë këtyre dy dekadave në burg, Leroy ka përjetuar humbje të mëdha familjare, përfshirë vdekjen e vajzës së tij në moshën 20-vjeçare, si dhe të gjyshërve. Sipas të atit, kjo ka rënduar ndjeshëm shëndetin e tij mendor, ndërsa zhvendosjet e vazhdueshme mes burgjeve e kanë detyruar të përsërisë trajnimet e nevojshme për të marrë në konsideratë lirimin.
    Avokatë dhe aktivistë i cilësojnë dënime të tilla si drakoniane dhe të padrejta, duke kërkuar një rishikim të gjerë dhe ridënim për të prekurit. Së fundmi, një peticion i paraqitur në Doëning Street kërkoi që këto dënime të hiqen edhe në mënyrë retrospektive.

  • Douglas Costa arrestohet në Brazil për borxhin 80 mijë eurosh, klubi i tij e shkarkon menjëherë

    Douglas Costa arrestohet në Brazil për borxhin 80 mijë eurosh, klubi i tij e shkarkon menjëherë

    18 Shtator 2025

    11:11

    Alfred Lleshi

    Douglas Costa e përfundoi papritur karrierën e tij te Sydney FC, pas problemeve ligjore në Brazil. Tribunali i Porto Alegres lëshoi urdhër-arrest për ish-lojtarin e Juventusit, i cili e pa veten edhe të shkarkuar nga klubi australian pas vetëm 25 ndeshjesh.
    Sulmuesi brazilian, 35 vjeç, u arrestua për mospagesën e ushqimit për fëmijët, duke krijuar borxhin prej 492.965 reais (afro 80.000 euro). Ai kishte pasur një problem të ngjashëm më 2023, gjatë kohës te Los Angeles Galaxy. Për shkak të arrestimit dhe dënimit me 30 ditë burg, Douglas Costa nuk mund të kthehej në Australi për të luajtur.
    Sydney FC konfirmoi: “Kontrata u ndërpre me marrëveshje të përbashkët, pasi lojtarit i pamundësohet udhëtimi. Problemet ligjore dhe personale në vendin e tij e kanë penguar pjesëmarrjen dhe vazhdimin e karrierës në ekipin tonë”. Kështu për Douglas Costën, aventura në Australi përfundoi në mënyrën më të papritur dhe më katastrofale të mundshme.

  • Pas Douglas Luiz, Nottingham Forest do bëjë një tjetër blerje te Juventus

    Pas Douglas Luiz, Nottingham Forest do bëjë një tjetër blerje te Juventus

    26 Gusht 2025

    20:28

    Telesport

    Pasi transferoi pak ditë më parë Douglas Luiz për një shifër rreth 31 milionë euro, Nottingham Forest duket se do bëjë sërish “pazar” te Juventus.
    Objektivi i radhës i ekipit anglez është mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Nicolo Savona. “Football Italia” raporton se Nottingham Forest i ka paraqitur Juventusit një ofertë prej 12 milionë eurosh për mbrojtësin 22-vjeçar.
    Në anën tjetër, bardhezinjtë pretendojnë për 18 milionë euro. Megjithatë, diskutimet mes klubeve vazhdojnë ende dhe pritet që të bien shumë shpejt dakord, duke ditur që mbrojtësi i ri i cili debutoi kur trajner ishte Thiago Motta, tani nuk bën pjesë në planet e Igor Tudor.

  • Juventusi, ndryshim kursi në merkato. Gjithçka për të marrë Zhegrovën, por varet nga…

    Juventusi, ndryshim kursi në merkato. Gjithçka për të marrë Zhegrovën, por varet nga…

    Pas shitjes zyrtare të Douglas Luiz, Juventusi nuk i ka ndryshuar shumë planet për merkaton. Prioritetet e Comolli mbeten të njëjtat: rikthimi i Kolo Muani, shitja e Nico González dhe afrimi i Edon Zhegrovës.
    Fantazisti kosovar ka dhënë “ok” për kalimin te bardhezinjtë dhe marrëveshja me Lille është gati të mbyllet për 18-20 milionë euro. Francezët e dinë se do ta humbasin lojtarin, por gjithçka varet nga largimi i Nico González. Për të, i vetmi pretendent është Atletico Madridi, që ka ofruar maksimumi 20 milionë euro, shumë e ulët për Juventusin.
    Sipas “Tuttosport”, “Zonja e Vjetër” po mendon të bëjë zbritje për të favorizuar shitjen e argjentinasit dhe hapur rrugën për Zhegrovën. Ndërkohë, Arthur është gati të largohet për t’iu bashkuar Gremios në huazim deri më 30 qershor 2026.
    Në mesfushë, pas largimit të Douglas Luiz, drejtuesit nuk e shohin më urgjente përforcimin e menjëhershëm. Objektivi kryesor është Zhegrova dhe më pas Kolo Muani. Vetëm më vonë, nëse shfaqen kushtet e duhura, do të mendohet për një mesfushor të ri. O’Riley mbetet i pëlqyer, por Brighton pranon ta shesë vetëm përfundimisht, jo në huazim.

  • Juve, marrëveshje totale me klubin anglez për Douglas Luiz. Gjenden paratë për blerjen e Zhegrovës

    Juve, marrëveshje totale me klubin anglez për Douglas Luiz. Gjenden paratë për blerjen e Zhegrovës

    20 Gusht 2025

    14:21

    Alfred Lleshi

    Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por Juventusi dhe Nottingham Forest kanë arritur tashmë marrëveshje verbale për transferimin e Douglas Luiz. Braziliani, vetëm 12 muaj pas mbërritjes në Torino, do të rikthehet në Premier League për rreth 30 milionë euro.
    Formula parashikon huazim me detyrim blerjeje, të lidhur me numrin e paraqitjeve të lojtarit te anglezët. Sipas të dhënave të para të raportuara nga David Ornstein (“The Athletic”), nëse mesfushori 27-vjeçar nuk arrin numrin e përcaktuar të ndeshjeve, detyrimi i blerjes do të kthehet në të drejtë blerjeje. Nëse shifrat konfirmohen, Juventusi do të regjistrojë humbje prej rreth 10 milionë euro në bilanc.
    Anglezët synojnë t’i mbyllin detajet e fundit dhe ta bëjnë gjithçka zyrtare sa më shpejt, për ta organizuar transferimin e lojtarit që gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa vizitat mjekësore parashikohen për të enjten e 21 gushtit.
    Shitja e ish-mesfushorit të Aston Villa sjell fonde të freskëta në arkën bardhezi, të cilat drejtori sportiv Damien Comolli do t’i përdorë për ta kompletuar skuadrën e Tudor. Në krye të listës së dëshirave të Juventusit qëndron Edon Zhegrova, sulmuesi anësor që pritet të largohet nga Lille për një shumë mes 18 dhe 20 milionë euro.
     

  • Liverpool nuk ndalet në merkato, 40 milionë euro për “të padëshiruarin” e Juventus

    Liverpool nuk ndalet në merkato, 40 milionë euro për “të padëshiruarin” e Juventus

    6 Gusht 2025

    18:50

    Telesport

    Verën e kaluar Douglas Luiz u transferua për 51 milionë euro nga Aston Villa te Juventus, por rezultoi një dështim i vërtetë. Braziliani do të largohet nga bardhezinjtë vetëm pas një sezoni dhe e ardhmja e tij do jetë në Premier League.
    Tottenham, Everton, Leeds United, West Ham dhe Nottingham Forest po monitorojnë situatën e lojtarit prej ditësh, por “Caughtoffside” raporton ditën e sotme se është edhe Liverpool që është futur fuqishëm në garë për transferimin e Douglas Luiz.
    Kampioni në fuqi i Anglisë sipas raportimit në fjalë do i dërgojë Juventusit një ofertë prëj 40 milionë eurosh, shifër e kënaqshme për bardhezinjtë. Arne Slot pëlqen sidomos aftësinë mbrojtëse të brazilianit dhe e sheh atë si një lojtar ideal për të bërë rotacion në mesfushë.
    Para se të transferohej në Serie A, Douglas Luiz ishte një nga lojtarët më të mirë në mesfushë në Premier League dhe ndaj ka një interesim për të nga disa prej klubeve të mëdha angleze, por deri tani më afër tij duket Liverpool.

  • Nga tensionet reale në kiminë e ekranit, marrëdhënia e ndërlikuar mes Sharon Stone dhe Michael Douglas

    Nga tensionet reale në kiminë e ekranit, marrëdhënia e ndërlikuar mes Sharon Stone dhe Michael Douglas

    Tensionet reale mes aktorëve në jetën jashtë kamerës shpeshherë mund të jenë burim sfidash gjatë xhirimeve. Por në disa raste, pikërisht ato e bëjnë magjinë e ekranit të funksionojë në mënyrë më të thellë e autentike. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi mes Sharon Stone dhe Michael Douglas gjatë bashkëpunimit të tyre të vitit 1992, “Basic Instinct”.

    Në një intervistë Stone rrëfen se marrëdhënia e saj me Douglas ishte e tensionuar qysh përpara se të fillonin xhirimet. Aktori nuk ishte entuziast për të provuar skena me të, duke qenë se ajo ishte një emër i panjohur në atë kohë.“Ai nuk donte të tregonte të pasmet e tij në ekran me një të panjohur – dhe unë e kuptova këtë,” tha Stone.

    Por më shumë sesa mungesa e famës, ajo përmend një incident të mëparshëm mes tyre në Festivalin e Filmit në Kanë, që ndikoi negativisht në marrëdhënien e tyre.“Ishim një grup njerëzish dhe ai po fliste për dikë dhe fëmijët e tyre. E njihja shumë mirë atë person për të cilin po fliste. Kështu që ndërhyra dhe ai më bërtiti: ‘Çfarë dreqin di ti?’ Ishte një bisedë që kishte të bënte me marrëdhënien baba-bir,” kujton ajo.Ajo nuk e kaloi pa reagim:“Tërhoqa karrigen mbrapa dhe i thashë: ‘Hajde të dalim jashtë.’” Jashtë, sipas saj, ajo i sqaroi afërsinë me personin për të cilin po fliste dhe theksoi se e njihte situatën shumë më mirë nga afër.

    Ky episod la një shije jo të mirë, dhe më pas, kur emri i saj u përzgjodh për rolin kryesor në “Basic Instinct”, Stone thotë:“Nuk mendoj se ai donte që unë të isha partnerja e tij në film.”

    Por pikërisht kjo dinamikë e brendshme, tensioni i nënkuptuar dhe raporti i ftohtë personal, u kthyen në shtyllë të fuqishme të interpretimit në ekran.“Tensioni funksionoi në mënyrë të shkëlqyer gjatë xhirimeve,” shpjegon ajo. “Nuk u mërzita kur ai më bërtiti. Ishte diçka që ndihmoi shumë në ndërtimin e dinamikës mes personazheve tanë, sepse Michael ka nerva dhe mua nuk më interesonte fare.”

    Kjo distancë dhe energji e ftohtë mes tyre i dha jetë kimisë seksuale dhe tensionit psikologjik që e bëri filmin kaq të veçantë. Personazhet e tyre, Catherine Trammel dhe detektivi Nick Curran, funksionojnë për shkak të mosbesimit të ndërsjellë, dominancës, manipulimit dhe kontrollit emocional. Të gjitha këto elemente, duket se kishin edhe një bazë reale jashtë skenarit.

    Me kalimin e kohës, raporti mes tyre u përmirësua. “Përfunduam duke qenë miqtë më të mirë, dhe jemi ende miq edhe sot,” thotë Stone. “E admiroj jashtëzakonisht shumë.”

    Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Michael Douglas, Allen Barry, tha se aktori “u habit shumë nga fjalët e Sharon”, dhe nuk kujton ndonjë përplasje të tillë mes tyre. Sipas tij, Douglas e parë për herë të parë Stone në provën në ekran që regjistroi Paul Verhoeven dhe menjëherë tha: “Ky është ai personazhi.” Barry gjithashtu thekson se takimi i tyre në Kanë ndodhi më vonë, në vitin 1992, gjatë promovimit të filmit, kur ata tashmë ishin miq.

    Pavarësisht se versionet e kujtimeve mund të dallojnë, një gjë mbetet e qartë: tensioni i vërtetë jashtë kamerave ndihmoi në formësimin e një prej marrëdhënieve më komplekse dhe magjepsëse në historinë e kinemasë. Ai nuk i pengoi, por përkundrazi, e thelloi interpretimin e tyre dhe e bëri “Basic Instinct” një klasik të pavdekshëm./KultPlus.com

  • Capello mbron Douglas Luiz: Mëkat, është nënvlerësuar te Juventusi. Nuk është vendosur në kushtet e duhura

    Capello mbron Douglas Luiz: Mëkat, është nënvlerësuar te Juventusi. Nuk është vendosur në kushtet e duhura

    Gjatë një interviste të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri Fabio Capello ka folur për largimin, tashmë të shkruar pas ngjarjeve të djeshme, të Douglas Luiz nga Juventusi: “Është një mëkat, sepse besoj se ai lojtar është nënvlerësuar. Është në listën e largimeve dhe nuk ka bindur, por mua më pëlqente, edhe pse më pas u ‘zhduk’ nga qarkullimi.
    Më dukej se kishte cilësitë e nevojshme, ishte një lojtar i mirë. Ai është një nga ata futbollistë që sot nuk vlerësohen, por ndoshta nuk janë vendosur në kushtet për të dhënë maksimumin. Edhe Nico Gonzalez, për shembull.
    Por le të bëjmë një hap pas… Juventusi harxhoi një mal me para vitin e kaluar, mori lojtarë që i konsideronte të nivelit të lartë; veçanërisht Nico, Douglas dhe Koopmeiners. Ja pra, më duket e pamundur ta shohësh këtë të fundit kaq në vështirësi, pas asaj që tregoi tek Atalanta.
    Të gjithë janë lojtarë që ndoshta nuk arritën të integrohen dhe të japin atë që pritej prej tyre. Disa pyetje duhen bërë, sepse tani ekziston rreziku që dikush prej tyre të shkojë në një ekip tjetër dhe të bëhet pikërisht ai që nuk arriti të jetë me fanellën bardhezi”.

  • Juventus, 35 milionë euro për zëvendësuesin e Douglas Luiz

    Juventus, 35 milionë euro për zëvendësuesin e Douglas Luiz

    Juventusi po bën lëvizje të rëndësishme në mesfushë, me Premier League gjithashtu në shënjestër.
    Duke u përballur me telenovelën e Dusan Vlahovic, Juventusi e ka forcuar tashmë sulmin me transferimin me kosto zero të Jonathan David, por vazhdon të punojë në fronte të tjera për t’i dhënë Igor Tudor një skuadër të denjë deri në fillim të sezonit para-sezonal, duke e ditur se një merkato e fortë përforcuese mund të realizohet me disa largime po aq të rëndësishme.
    Të blerë verën e kaluar si nënshkrime të mëdha, Nico Gonzalez dhe Douglas Luiz përfunduan në listën e lojtarëve të humbur pas vetëm një sezoni.
    Pavarësisht një sezoni dukshëm nën pritjet, mesfushori brazilian ende ka admirues në Premier League (West Ham e ka seriozisht pas refuzimit të Richard Rios) dhe në Arabinë Saudite.
    Duke shitur ish-lojtarin e Aston Villas, Damien Comolli shpreson të financojë të paktën pjesërisht ardhjen e një mesfushori të ri.
    Në mesfushë, ëndrra e bardhezinjve mbetet Ederson. Edhe pse Inter-i aktualisht nuk është i interesuar, pasi është i gatshëm të hyjë në garë vetëm nëse largimi i Calhanoglu do të bëhej përsëri temë diskutimi, Juve duhet të përballet me kërkesat e larta të Atalanta-s, të vendosura në 50 milionë euro.
    Për të bërë një lëvizje vendimtare kundër klubit të Bergamos, ata do të duhet të shesin Douglas Luiz dhe McKennie, prandaj drejtuesit po shqyrtojnë edhe opsione alternative.
    Ndër këto, sipas Calciomercato.it, ai që çon te André Trindade.
    I vlerësuar me jo më pak se 35 milionë euro nga Wolves, lojtari i lindur në vitin 2001 kërkohet gjithashtu nga Liverpool, Manchester United dhe Tottenham.
    Nuk përjashtohet mundësia që bardhezinjtë të shqyrtojnë një marrëveshje shkëmbimi me një nga lojtarët e tyre të tepërt, por siç qëndrojnë gjërat, objektivi më realist në mesfushë është Granit Xhaka.
    Objektivi i hershëm i Milanit, mesfushori zviceran mund të zbarkojë në Torino për një tarifë shumë më të përballueshme, megjithëse Juventusi po përpiqet të ulë çmimin e kërkuar nga Bayer Leverkusen.
    Puna është duke u zhvilluar në mesfushë, me negociatat që ka të ngjarë të arrijnë kulmin në orët e ardhshme, si për lojtarët e ardhshëm ashtu edhe për ata që do të largohen.