Tag: dosjeve

  • Si ekspertët e OPDAT që riktheu Trump brenda SPAK po asistojnë prokurorët për të shkuar më shpejt te arrestimi i…

    Si ekspertët e OPDAT që riktheu Trump brenda SPAK po asistojnë prokurorët për të shkuar më shpejt te arrestimi i…

    Elmas Bogdani
    Katër vjet hetim “paraprak”, asnjë arrestim, asnjë masë konkrete për dy kallëzime të rënda për korrupsion të bërë nga ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari në prill të vitit 2021. Meçollari, një nga zërat më këmbëngulës që ka denoncuar korrupsionin në nivelet më të larta të ushtrisë dhe administratës shqiptare, denoncoi dje publikisht këtë vonesë absurde në një kohë kur vetë SPAK, ka pranuar se sistemi ka probleme serioze në menaxhimin e dosjeve të mbartura dhe hetimeve të vjetra.
    Por mesa duket, një ndryshim rrënjësor po përgatitet. Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka konfirmuar përpara anëtarëve të KLP se është drejt finalizimit një manual i ri pune, një udhëzues praktik dhe strategjik që synon të shkëpusë SPAK-un nga ngërçi i dosjeve të mbuluara me pluhur. Në qendër të këtij ndryshimi qëndron ndihma e ekspertëve të OPDAT, një strukturë amerikane e cila, pas një ndërprerjeje të shkurtër për shkak të urdhrit të presidentit amerikan Donald Trump për ngrirjen e fondeve të USAID për 90 ditë, u rikthyen sërish pak ditë më parë në zemër të reformës në drejtësi në Shqipëri. Manuali do të publikohet në faqen zyrtare të SPAK pas miratimit, dhe pritet të shndërrohet në një armë të re për përshpejtimin e çështjeve të ndjeshme dhe për ta nxjerrë drejtësinë nga rrethrrotullimi i pafundshëm i vonesave.
    “Dosjet e mbartura janë shqetësim. Kemi ngritur grup pune nga viti i kaluar me ekspertë të BE-së dhe OPDAT, që punojnë në SPAK ngushtësisht me ne. Janë drejt përfundimit të strategjisë, kanë dorëzuar një draft jo përfundimtarë para disa ditësh, përshtypja e parë është shumë e mirë, pasi adreson shqetësimet tona dhe tuajat të përditshme. Është udhëzues i mirë si për ndjekjen e çështjeve, edhe për mbartjen e dosjeve. Do bëhet edhe publik në faqen tonë zyrtare, pasi të konsultohet dhe miratohet. S’e kemi lënë pas dore, pas rekomandimeve kemi bashkëpunuar me BE dhe OPDAT, i falenderojmë se na kanë dhënë ndihmë të madhe dhe shpresoj të kemi produkt të mirë”, tha Dumani.
    Kreu i SPAK paralajmëron zhvillime të forta
    Dumani tha gjithashtu para anëtarëve të KLP-së në raportimin e tij dhe përgjigjes së pyetjeve të adresuara, se po i jepet fund pandëshkueshmërisë nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Ligji sipas tij po vepron ndaj çdo personi, pavarësisht se me sa pushtet është i veshur, sikurse edhe ndaj krimit të organizuar. Ai tha se institucioni është i ri, vetëm 5 vjeç, duke bërë një krahasim metaforik të një fëmije që në këtë moshë është ende në parashkollor dhe nuk ka shkuar në klasën e parë. Por ai shtoi se rezultatet shihen, edhe pse modeste, ku pandëshkueshmëria po merr fund. Dumani shtoi se tani pret vendime të formës së prerë për këto dosje dhe tashmë kanë nisur të vijnë rezultatet e para me këto verdikte finale nga Gjykatat.
    Kreu i SPAK nënvizoi edhe faktin e sekuestrimeve dhe konfiskimeve, pasuri që i kalojnë buxhetit të shtetit dhe që shpërndahen nëpër institucione apo shërbime publike, duke kujtuar se vetëm nga qiratë për këto objekte të konfiskuara, për një vit u mblodhën 1,8 mln euro. “Po ta krahasosh kohën e funksionimit të SPAK, vetëm 5 vjeç, njëlloj si fëmijë që nuk është futur akoma në shkollë, parashkollor apo në kopsht. Por pesë vite nuk janë pak. Institucioni ka demonstruar se këto 5 vite është i aftë profesionalisht, të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo personi, pavarësisht se kush është, pavarësisht pushtetit, ekonomik dhe ligjor, apo qoftë subjekt i lartë i krimit të organizuar. Pra goditja nga ligji funksionon për këdo. Të kemi institucion ku i rëndësishëm është prova e jo emri që fshihet. Nuk flas për sukses, por modest në kuptimin e dhënies fund të kulturës së ndëshkueshmërisë.
    Ne presim patjetër që vendimmarrjet tona të pasohen me vendime të formës së prerë nga të gjitha shkallët. Kanë filluar të vijnë rezultatet e para, kemi disa vendime të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë, të nivelit mesëm e të ulët, siç kemi edhe për prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie etj. Kemi konfiskime, kemi goditje të krimit të organizuar dhe drejtuesve të tyre në nivel të larta. Ka diversifikim të pasurive të konfiskuara apo sekuestruara, pra vetëm qira janë marrë 1,8 mln euro vetëm në një vit nga pasuritë e sekuestruara apo konfiskuara. Pasuritë e konfiskuara që do shpërndahen është 21 mln euro, ku kontributi kryesor është nga SPAK. Pra në 5 vite institucioni ka performancë të mirë, rezultate modeste. Si e shoh të ardhmen? Me pjekurinë që ka fituar është në gjendje për të vazhduar më tej dhe rritur performancën në goditje”, u shpreh Dumani.

  • “Peng të dosjeve dhe shpirtrave mëkatarë”, Berisha sulmon Ballukun dhe kandidatët e PS: Ne njerëz të vlerave

    “Peng të dosjeve dhe shpirtrave mëkatarë”, Berisha sulmon Ballukun dhe kandidatët e PS: Ne njerëz të vlerave

    Sali Berisha, gjatë çeljes së fushatës, ka hedhur akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kandidatëve të PS-së duke thënë se janë peng të dosjeve dhe shpirtrave të tyre mëkatarë.
    “Krahasojini këta deputetë, me Lubinë, me Damianim, me Bushkat. Ne jemi njerëz të besimit te vlerat, të besimit te liria, te Shqipëria, te Zoti. Njerëzit e besimit janë njerëz të pathyeshëm, njerëz të të pamundurave”, tha Berisha.

    Berisha: Epërsia, forca jonë, janë të pakrahasueshme me krahun tjetër. Nuk ka krahasim. Ata janë peng të shpirtrave të tyre mëkatarë. Janë peng të dosjeve të tyre.
    Krahasojini këta deputetë, me Lubinë, me Damianim, me Bushkat. Ne jemi njerëz të besimit te vlerat, të besimit te liria, te Shqipëria, te Zoti. Njerëzit e besimit janë njerëz të pathyeshëm, njerëz të të pamundurave.

  • Hakerimi në SPAK/ Kush qëndron pas vjedhjes së dosjeve? Dy zyrtarë në pranga (Emrat)

    Hakerimi në SPAK/ Kush qëndron pas vjedhjes së dosjeve? Dy zyrtarë në pranga (Emrat)

    Sistemi i IT në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) është hakeruar pak javë më parë.
    Mësohet se janë marrë dosjet nga kompjuterat e tre prokurorëve të posaçëm.
    Për këtë ngjarja SPAK ka arrestuar dy persona, Zambak Gjonin ish drejtor i paraburgimit Vlorë dhe Arnold Rrokaj ish punonjës IMT si të dyshuar.
    Skandali pritet të dërgojë prapa hekurave zyrtarë të tjerë.

  • ‘Të futen të rinjtë në sistemin e drejtësisë’, Berisha: Po shtohet numri i dosjeve

    ‘Të futen të rinjtë në sistemin e drejtësisë’, Berisha: Po shtohet numri i dosjeve

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin për rritjen e numrit të dosjeve të pazgjidhura në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Gjatë një tryeze diskutimi mbi Reformën në Drejtësi, Berisha tha se numri i çështjeve gjyqësore është rritur nga 130 mijë në 150 mijë dhe se situata mund të përkeqësohet nëse nuk ndërmerren masa.
    Një nga problemet kryesore, sipas Berishës, është mungesa e të rinjve në sistemin e drejtësisë, për shkak të një barriere burokratike të quajtur “shkolla Rakipi”. Ai e cilësoi këtë shkollë si një mekanizëm që pengon të diplomuarit në drejtësi të bëhen gjykatës apo prokurorë.
    “Sot janë qindra, në mos mijëra, shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të Shqipërisë, Europës dhe botës, por që nuk futen dot në sistemin e drejtësisë. Jo, sepse duhet të kalojnë shkollën Rakipi, që është simbol i një mafieje në sistemin e drejtësisë. Dhe nëse nuk hyjnë aty, nuk mund të punojnë as prokurorë, as gjykatës.”
    Berisha theksoi se për të shmangur kaosin në sistemin e drejtësisë, duhet të lehtësohet hyrja e të rinjve të kualifikuar në këtë fushë, në mënyrë që të përballohet fluksi i madh i dosjeve të grumbulluara ndër vite.
    “Do rrimë kështu të presim? Jo mor zotëri. Dosjet po rriten nga viti në vit. Kanë qenë 130 mijë, tani janë 150 mijë.”
    Ish-kryeministri bëri thirrje për ndryshime të menjëhershme në procesin e rekrutimit në drejtësi, duke e cilësuar reformën aktuale si të dështuar dhe të kapur nga interesa të ngushta.