Tag: dosjeve

  • “Vetting” për emrat e rrugëve/ Autoriteti i dosjeve kërkon të konsultohet për verifikimin e pastërtisë së tyre

    “Vetting” për emrat e rrugëve/ Autoriteti i dosjeve kërkon të konsultohet për verifikimin e pastërtisë së tyre

    Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kërkon që gjatë vendosjes së emrave të figurave historike në rrugë, sheshe apo mjedise të tjera publike të merret miratimi i tij.

    “Kjo vjen me rezolutat europiane por edhe shqetësimin e të përndjekurve politikë të cilët kanë shprehur shqetësimet përkatëse në institucionet  e të drejtave të njeriut siç është  rekomandimi i Avokatit të Popullit që ka bërë në lidhje me korrektësinë që duhet të ketë pushteti vendor për verifikimin  e pastërtisë së këtyre  figurave  me emra simbolesh, data të personave që kanë qenë në regjimin komunist”, tha Skënder Vrioni, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit
    Aktualisht Autoriteti i Dosjeve ka nisur një proces konsultimi me institucionet publike në të gjithë vendin për vendosjen e standardeve në përzgjedhjen e emrave.
    Në mjaft raste emërtesat e rrugëve dhe shesheve publike kanë nxitur debate të shumta për shkak të dritëhijeve që kanë shoqëruar këto personalitete apo figura historike.

    Top Channel

  • Të tjerë persona në vorbullën e dosjeve të Epstein, zbulohet emri i Elon Musk dhe Princit Andrew

    Të tjerë persona në vorbullën e dosjeve të Epstein, zbulohet emri i Elon Musk dhe Princit Andrew

    Emrat e Elon Musk dhe Princit Andrew janë përmendur në dokumentet e reja të publikuara nga Demokratët e Kongresit lidhur me rastin e financierit të ndjerë dhe abuzuesit seksual Jeffrey Epstein.

    Një shënim nga dhjetori 2014 tregon se Elon Musk ishte planifikuar të vizitonte ishullin privat të Epstein, megjithëse më herët ai ka thënë se refuzoi ftesën.
    Princi Andrew figuron në një manifest fluturimi me Epstein dhe Ghislaine Maxwell në maj 2000, nga New Jersey në Florida.
    Një regjistër përmend dy pagesa për masazhe për një person të quajtur “Andrew” në po atë periudhë, por nuk është konfirmuar nëse i referohet princit.
    Dokumentet përfshijnë referenca për takime të planifikuara me Peter Thiel, Steve Bannon dhe Bill Gates, ndër të tjerë.
    Nuk ka prova që të përmendurit në dosje ishin në dijeni të veprimtarisë kriminale të Epstein.
    Epstein vdiq në burg në vitin 2019, në pritje të gjyqit për trafikim seksual. Demokratët kërkojnë publikimin e plotë të dosjeve për të siguruar drejtësi për viktimat, ndërsa republikanët akuzojnë për përdorim politik të çështjes.

    Top Channel

  • Të tjera emra në vorbullën e dosjeve të Epstein, zbulohet emri i Elon Musk dhe Princit Andrew

    Të tjera emra në vorbullën e dosjeve të Epstein, zbulohet emri i Elon Musk dhe Princit Andrew

    Emrat e Elon Musk dhe Princit Andrew janë përmendur në dokumentet e reja të publikuara nga Demokratët e Kongresit lidhur me rastin e financierit të ndjerë dhe abuzuesit seksual Jeffrey Epstein.

    Një shënim nga dhjetori 2014 tregon se Elon Musk ishte planifikuar të vizitonte ishullin privat të Epstein, megjithëse më herët ai ka thënë se refuzoi ftesën.
    Princi Andrew figuron në një manifest fluturimi me Epstein dhe Ghislaine Maxwell në maj 2000, nga New Jersey në Florida.
    Një regjistër përmend dy pagesa për masazhe për një person të quajtur “Andrew” në po atë periudhë, por nuk është konfirmuar nëse i referohet princit.
    Dokumentet përfshijnë referenca për takime të planifikuara me Peter Thiel, Steve Bannon dhe Bill Gates, ndër të tjerë.
    Nuk ka prova që të përmendurit në dosje ishin në dijeni të veprimtarisë kriminale të Epstein.
    Epstein vdiq në burg në vitin 2019, në pritje të gjyqit për trafikim seksual. Demokratët kërkojnë publikimin e plotë të dosjeve për të siguruar drejtësi për viktimat, ndërsa republikanët akuzojnë për përdorim politik të çështjes.

    Top Channel

  • Stoku i dosjeve, KLP kërkon ndihmë: Prokurorët të mbingarkuar, aktualisht janë mbi 22 mijë dosje të mbartura në pritje

    Stoku i dosjeve, KLP kërkon ndihmë: Prokurorët të mbingarkuar, aktualisht janë mbi 22 mijë dosje të mbartura në pritje

    Stoku i dosjeve ka prekur veç gjykatës edhe institucionin e akuzës. Dhe pasoja e parë bie ndaj shtetasve që janë nën hetim e që qëndrojnë pafundësisht në pritje.

    Ari Ruçi, qëndroi në paraburgim 24 ditë më shumë nga maksimumi i dënimit që parashikonte krimi për të cilin u arrestua.

    Gjykata urdhëroi shuarje të masës së arrestit për të riun nga Fieri që ishte arrestuar për futje të sendeve të ndaluara në burg.

    Historia e të Ari Ruçit është mes dhjetëra rasteve të ngjashme ku për shkak të tejzgjatjes së gjykimeve dhe zvarritjes së hetimeve edhe nga ngarkesa e prokurorëve, për pasojë backlog po ndikon në jetën e shtetasve nën hetim dhe për avokatët ku është një nga ngërçet më të mëdha në sistem

    Në kushtet e stokut KLP kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për të testuar projekt mbi mënyrat e evadimit të çështjeve së paku në dy prokurori rrethesh.

    Zyrtarisht prokuroria e përgjithshme pranon ngarkesën e madhe të prokurorëve një shqetësim që e ka bërë publik disa herë, ndërsa shton për Top Channel se numërohen si dosje të mbartura 22.441.

    Ky stok është shkaktuar nga shifra e larë e kallëzimeve, hetimeve nën zhvillim që kërkojnë veprime të ngutshme si dhe nga ekspertizat që e vendosin edhe akuzën në pritje të rezultateve.

  • “Punësime të jashtme dhe shkelje..”, Kalaja akuzon: Pushteti përdor fondacione për të kontrolluar vendimet e gjyqtarëve

    “Punësime të jashtme dhe shkelje..”, Kalaja akuzon: Pushteti përdor fondacione për të kontrolluar vendimet e gjyqtarëve

    E ftuar sonte në një emision televiziv, avokatja dhe kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, u shpreh se Partia Demokratike në 2022, kur gjërat ishin bërë fakt i kryer, mori informacion mbi një memorandum që lidhet me sistemin gjyqësor, por nuk kishte prova të mjaftueshme për të denoncuar abuzimet.
    Ajo e konsideroi absurde punësimin e specialistëve të jashtëm dhe personave të pakualifikuar brenda Gjykatës së Lartë, institucioni më i rëndësishëm në vend.
    Avokatja publikoi dokumente që tregojnë shkelje ligjore dhe mungesë transparence nga KLGJ-ja, duke përfshirë mosdhënien e informacionit mbi menaxhimin e dosjeve stok dhe rekrutimin e stafit të përfshirë. Kalaja denoncoi gjithashtu ndikimin e paligjshëm të Fondacionit Lindje-Perëndim dhe ndërhyrjet e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
    Një pjesë e fondeve është kanalizuar përmes projektit “Justice for All”, ku KLGJ ka firmosur memorandum bashkëpunimi me USAID. Në këtë kuadër, PD ka dorëzuar një kërkesë zyrtare me 70 pyetje për KLGJ-në, për të zbuluar detaje të rëndësishme mbi memorandumet dhe përdorimin e fondeve, si:
    • Mekanizmat dhe procedurat e reduktimit të stokut të dosjeve dhe menaxhimit të kalimit të dosjeve.
    • Rolin dhe produktet e realizuara nga instituti EËMI dhe numrin e stafit të angazhuar, si dhe qasjen e tyre në dosjet gjyqësore.
    • Rekrutimin e stafit, statusin ligjor dhe aksesin e tyre në dosjet e Gjykatës së Lartë.
    • Procedurat për krijimin e metodave të raportimit, monitorimit dhe vlerësimit të eficencës së gjykatës, si dhe parandalimin e krijimit të stokut.
    • Vendimet e KLGJ-së në lidhje me detyrimet nga ky memorandum dhe përgjegjësitë e përbashkëta të anëtarëve të Gjykatës së Lartë.
    • Buxhetin e planifikuar dhe shpenzimet e realizuara për projektin.
    • Statusin aktual të memorandumit dhe burimin e financimit pas ndërprerjes së fondeve nga USAID.
    • Numrin e dosjeve të prapambetura para dhe pas zbatimit të memorandumit.
    Kalaja theksoi se qëllimi i PD-së është të zbardhë mënyrën se si janë përdorur fondet dhe të rivendosë transparencën dhe llogaridhënien në sistemin gjyqësor. Ajo akuzoi gjithashtu që disa mekanizma janë krijuar për të kontrolluar vendimet e gjyqtarëve, duke rrezikuar pavarësinë e gjyqësorit.
    Në fund, Kalaja theksoi se PD do të monitorojë çdo shkelje, duke kërkuar zbardhjen e kësaj afere dhe mbrojtjen e pluralizmit dhe shtetit ligjor.
    Kalaja:
    Partia Demokratike në fakt që në 2022, kur gjërat ishin bërë fakt i kryer, mori informacion në lidhje me këtë memorandum, por së pari ne nuk kishim provat e nevojshme dhe së dyti na dukej absurde sesi, unë si specialist i jashtëm, njerëz të pakualifikuar të punonin brenda Gjykatës së Lartë, gjykatës më të rëndësishme në vend, në fakt që jep edhe gjithë definicionin e procedurës dhe etapave gjyqësore në shqipëri që të merrnin vendime lidhur me këto dosje.
    Në këtë kuadër ne e kemi bërë këtë denoncim në mënyrë vijues, më shumë jemi marrë duke denoncuar, bazuar në prova gjithmonë, të përfitimeve marramendëse që kishte marrë fondacioni ose instituti Lindje-Perëndim që drejtohej nga Delinda Ficos.
    Nga ana tjetër kemi parë përveçse një mpiksje nga ana e organeve të drejtësisë, pra për të mos bërë publike asgjë, se për shembull ky draft duhet të jetë publik në sistemin online të KLGJ për sa kohë që ata pretendojnë se kjo është në respektin e ligjit e Kushtetutës.
    E dyta kemi parë një publikim ose një sponsorizim të mediave pa pushtet për të mirat që do sillte ky memorandum dhe tashmë qoftë edhe e zëra brenda apo jashtë ambasadës amerikane, brenda apo jashtë SHBA, gjatë kohës së presidentit Biden, duke ditur edhe ndikimin e madh që kishte George Soros në këtë administratë dhe u lobua, dhe ne kemi denoncuar me fakte dhe prova të gjithë pagesat që janë përfituar nga ky institut.
    Kush do ta ekzekutonte këtë nismë, sepse ti nuk mund të shkelësh Kushtetutën duke përfshirë në këtë projekt njerëz që jo vetëm nuk e kanë kapacitetin e nevojshëm juridik për t’u marrë me këto çështje, por nga ana tjetër janë në konflikt të pastër interesi.
    Është një fondacion që është dukshëm në krah të pushtetit, është një fondacion i cili dukshëm sponsorizohet nga Fondacioni Soros, të cilit këtë kishin qëllim kryesor, kapjen e drejtësisë, dhe mbi të gjitha nëse ne do t’i kishim një projekt të qartë me këtë fokus, uljen e numrit të dosjeve, do ishim edhe të dhëna konkrete se fare është bërë, por mbi të gjitha do të kishim edhe njerëz të specializuar të cilët do të merreshim me uljen e numrit të dosjeve stok.
    Ne kemi ngritur këto pyetje që mendoj se janë shumë me interes për publikun: kush janë tsgri i këtyre personave, nëse ti më thuaj mua që këto persona nuk kanë pasur punë e dosjet, pse u paguan dhjetë milionë?

  • Denoncimi i PD/ Avokatja Kalaja zbërthen memorandumin mes KLGJ-Dalina Ficos dhe USAID që kishte për qëllim kapjen e drejtësisë

    Denoncimi i PD/ Avokatja Kalaja zbërthen memorandumin mes KLGJ-Dalina Ficos dhe USAID që kishte për qëllim kapjen e drejtësisë

    E ftuar sonte në Syri TV, avokatja dhe kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, u shpreh se Partia Demokratike në 2022, kur gjërat ishin bërë fakt i kryer, mori informacion mbi një memorandum që lidhet me sistemin gjyqësor, por nuk kishte prova të mjaftueshme për të denoncuar abuzimet.

    Ajo e konsideroi absurde punësimin e specialistëve të jashtëm dhe personave të pakualifikuar brenda Gjykatës së Lartë, institucioni më i rëndësishëm në vend.

    Avokatja publikoi dokumente që tregojnë shkelje ligjore dhe mungesë transparence nga KLGJ-ja, duke përfshirë mosdhënien e informacionit mbi menaxhimin e dosjeve stok dhe rekrutimin e stafit të përfshirë. Kalaja denoncoi gjithashtu ndikimin e paligjshëm të Fondacionit Lindje-Perëndim dhe ndërhyrjet e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

    Një pjesë e fondeve është kanalizuar përmes projektit “Justice for All”, ku KLGJ ka firmosur memorandum bashkëpunimi me USAID. Në këtë kuadër, PD ka dorëzuar një kërkesë zyrtare me 70 pyetje për KLGJ-në, për të zbuluar detaje të rëndësishme mbi memorandumet dhe përdorimin e fondeve, si:

    • Mekanizmat dhe procedurat e reduktimit të stokut të dosjeve dhe menaxhimit të kalimit të dosjeve.

    • Rolin dhe produktet e realizuara nga instituti EËMI dhe numrin e stafit të angazhuar, si dhe qasjen e tyre në dosjet gjyqësore.

    • Rekrutimin e stafit, statusin ligjor dhe aksesin e tyre në dosjet e Gjykatës së Lartë.

    • Procedurat për krijimin e metodave të raportimit, monitorimit dhe vlerësimit të eficencës së gjykatës, si dhe parandalimin e krijimit të stokut.

    • Vendimet e KLGJ-së në lidhje me detyrimet nga ky memorandum dhe përgjegjësitë e përbashkëta të anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

    • Buxhetin e planifikuar dhe shpenzimet e realizuara për projektin.

    • Statusin aktual të memorandumit dhe burimin e financimit pas ndërprerjes së fondeve nga USAID.

    • Numrin e dosjeve të prapambetura para dhe pas zbatimit të memorandumit.

    Kalaja theksoi se qëllimi i PD-së është të zbardhë mënyrën se si janë përdorur fondet dhe të rivendosë transparencën dhe llogaridhënien në sistemin gjyqësor. Ajo akuzoi gjithashtu që disa mekanizma janë krijuar për të kontrolluar vendimet e gjyqtarëve, duke rrezikuar pavarësinë e gjyqësorit.

    Në fund, Kalaja theksoi se PD do të monitorojë çdo shkelje, duke kërkuar zbardhjen e kësaj afere dhe mbrojtjen e pluralizmit dhe shtetit ligjor.
     

    Kalaja:

    Partia Demokratike në fakt që në 2022, kur gjërat ishin bërë fakt i kryer, mori informacion në lidhje me këtë memorandum, por së pari ne nuk kishim provat e nevojshme dhe së dyti na dukej absurde sesi, unë si specialist i jashtëm, njerëz të pakualifikuar të punonin brenda Gjykatës së Lartë, gjykatës më të rëndësishme në vend, në fakt që jep edhe gjithë definicionin e procedurës dhe etapave gjyqësore në shqipëri që të merrnin vendime lidhur me këto dosje.

    Në këtë kuadër ne e kemi bërë këtë denoncim në mënyrë vijues, më shumë jemi marrë duke denoncuar, bazuar në prova gjithmonë, të përfitimeve marramendëse që kishte marrë fondacioni ose instituti Lindje-Perëndim që drejtohej nga Delinda Ficos.

    Nga ana tjetër kemi parë përveçse një mpiksje nga ana e organeve të drejtësisë, pra për të mos bërë publike asgjë, se për shembull ky draft duhet të jetë publik në sistemin online të KLGJ për sa kohë që ata pretendojnë se kjo është në respektin e ligjit e Kushtetutës.

    E dyta kemi parë një publikim ose një sponsorizim të mediave pa pushtet për të mirat që do sillte ky memorandum dhe tashmë qoftë edhe e zëra brenda apo jashtë ambasadës amerikane, brenda apo jashtë SHBA, gjatë kohës së presidentit Biden, duke ditur edhe ndikimin e madh që kishte George Soros në këtë administratë dhe u lobua, dhe ne kemi denoncuar me fakte dhe prova të gjithë pagesat që janë përfituar nga ky institut.

    Kush do ta ekzekutonte këtë nismë, sepse ti nuk mund të shkelësh Kushtetutën duke përfshirë në këtë projekt njerëz që jo vetëm nuk e kanë kapacitetin e nevojshëm juridik për t’u marrë me këto çështje, por nga ana tjetër janë në konflikt të pastër interesi.

    Është një fondacion që është dukshëm në krah të pushtetit, është një fondacion i cili dukshëm sponsorizohet nga Fondacioni Soros, të cilit këtë kishin qëllim kryesor, kapjen e drejtësisë, dhe mbi të gjitha nëse ne do t’i kishim një projekt të qartë me këtë fokus, uljen e numrit të dosjeve, do ishim edhe të dhëna konkrete se fare është bërë, por mbi të gjitha do të kishim edhe njerëz të specializuar të cilët do të merreshim me uljen e numrit të dosjeve stok.

    Ne kemi ngritur këto pyetje që mendoj se janë shumë me interes për publikun: kush janë tsgri i këtyre personave, nëse ti më thuaj mua që këto persona nuk kanë pasur punë e dosjet, pse u paguan dhjetë milionë?

  • Stoku i dosjeve në GJL, Kalaja: Të zbardhet Memorandumi mes KLGJ-Dalina Ficos dhe USAID

    Stoku i dosjeve në GJL, Kalaja: Të zbardhet Memorandumi mes KLGJ-Dalina Ficos dhe USAID

    Partia Demokratike në vijimësi ka shprehur shqetësimin për mënyrën e implementimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri si dhe për mënyrën sesi është shpenzuar mbështetja financiare nga SHBA dhe BE.
    Nga dera e KLGJ-së Adriana Kalaja deklaroi këtë të martë se: “I jemi drejtuar KLGJ-së, me një kërkesë me pyetje, plot 70 të tilla, mbi Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur midis United States Agency For International Development (USAID) dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLGJ), më datë 29 prill 2020, shoqëruar me dokumentacion të plotë e justifikues për secilën përgjigje”.

  • ‘Rrëmbimi i dosjeve investigative’/ Berisha: Tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut, shkaku i pushtimit të News24

    ‘Rrëmbimi i dosjeve investigative’/ Berisha: Tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut, shkaku i pushtimit të News24

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas sekuestrimit të dosjeve të gazetarëve investigativë në zyrat e televizionit News24 nga Policia Ushtarake dhe Policia e Shtetit gjatë pasdites së sotme.

    Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ‘Ramaduro urdhëron rrëmbimin banditesk në Neës 24 të dosjeve të gazetarëve investigativë që hetonin korrupsionin dhe lidhjet me krimin të Edi Ramës, Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Ergys Agasit etj.!’

    ‘Ky është një akt kriminal i dënueshëm që dëshmon se frika dhe tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut etj. nga laptopët e gazetarëve investigativë është shkaku i pushtimit të këtij televizioni nga falangat e narkoshtetit’, shkruan Berisha.

    Postimi i plotë:

    Një krim i shëmtuar!

    Ramaduro urdhëron rrëmbimin banditesk në News 24 të dosjeve të gazetarëve investigativë që hetonin korrupsionin dhe lidhjet me krimin të Edi Ramës, Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Ergys Agasit etj.!

    Ky është një akt kriminal i dënueshëm që dëshmon se frika dhe tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut etj. nga laptopët e gazetarëve investigativë është shkaku i pushtimit të këtij televizioni nga falangat e narkoshtetit.

    Dënoj me forcën më të madhe këto akte kriminale të Ramaduros, kreu i organizatës kriminale më të fuqishme në rajon dhe Europë.

  • VIDEO/ Kodi i ri Penal i ngjason atij të Turqisë, Petani: Do të rrisin stokun e dosjeve nëpër gjykata

    VIDEO/ Kodi i ri Penal i ngjason atij të Turqisë, Petani: Do të rrisin stokun e dosjeve nëpër gjykata

     

    Avokatët janë shprehur në masë kundër ndryshimeve të Kodit të ri Penal që ka propozuar Edi Rama dhe shpura e tij në ministrinë e Drejtësisë.

    I ftuar në edicionin ‘Ora 19’, kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani është shprehet se, propozimet e bëjnë kodin e ri, njësoj si ai i Turqisë.

    Gjatë bisedës në studion e SYRI TV me Armela Ferkon, Petani është shprehur se, këto ndryshime do të rrisin stokun e dosjeve nëpër gjykata.

    ‘Ka pasur organizata në Shqipëri që janë paguar me miliona euro për të bërë analizën e stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë. Jo vetëm që nuk u rregullua, por janë shtuar.

    Nëse do të shtonim 617 nene të reja, përpos 332 nene që kemi, çfarë do ndodhë me sistemin e drejtësisë?

    Shtohet volumi i çështjeve, shtohen dosjet, shtohen veprat penale, dhe çfarë do të bëhet me ketë prokurori që kemi.

    Sa u munduan të rregullojnë diçka me magjistratët e rinj që dolën, ne kërkojmë të shtojmë volumin e çështjeve penale, shtojmë dosjet dhe çfarë do bëjmë? Do bëjmë një mbingarkesë të çështjeve që do sjellë anomali.

    Po të bëjmë krahasime të kodit aktual me kodin e ri. Referuar vetëm një neni përsa i përket shpërdorimit të detyrës nga zyrtarë të lartë.

    Neni 260 i kodit aktual referon problemet e zakonshëm që kanë një kualifikim nga 2 deri në 8 vite burg dhe zyrtarët e lartë nga 2 në 12 vite burg.

    Çfarë ka bërë drafti i ri? Ky draft heq ndasinë mes zyrtarëve të lartë dhe atyre të zakonshëm, i klasifikon të gjithë njësoj dhe bën një qasje për vepër penale nga 3 deri në 8 vjet burg.

    U është dhënë një mundësi për uljen e dënimit.

    Dhe nga ana tjetër kemi sanksione për kërcënime të pavarësisë së sistemit gjyqësor, sanksione për shprehjen e lirë, sakonsione për shpifjen.

    Sanksione për shpifjen si do ta interpretosh?

    Kemi një censurë’, u shpreh Lorval Petani në SYRI TV.  

  • “Lëvizja e 1968-s për revolucionarizimin e jetës në Shqipëri”, një simpozium në Akademinë e Shkencave

    “Lëvizja e 1968-s për revolucionarizimin e jetës në Shqipëri”, një simpozium në Akademinë e Shkencave

    Lëvizja e 1968-s  dhe ndikimi në revolucionarizimin e jetës mblodh studiuesit në Akademinë e Shkencave. Veprimtaria u organizua nga Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, Komisioni i përhershëm i antropologjisë dhe i trashëgimisë kulturore, në bashkëpunim me Departamentin e shkencave politike, Universiteti i Tiranës, dhe Autoritetin e Dosjeve (AIDSSH). Sipas ASH, simpoziumi “Lëvizja e 1968-s për revolucionarizimin e jetës në Shqipëri” synonte njohjen e dinamikave dhe studimeve të kryera deri më sot mbi ndikimin që ka pasur Lëvizja e 1968-s në Shqipëri; vështrimin analitik të ndikimit të Revolucionit Kulturor Kinez (mëvetësia e rastit shqiptar), si dhe paraqitjen e disa rasteve studimore mbi këtë argument, përfshi dhe risitë e sjella nga botimi “Antikultura e ‘68-s në Shqipëri” të autorit Albert Nikolla.
    Seanca nisi me kumtesën e prof. dr. Enika Abazit me temën “Revolucioni i 1968-s në Shqipëri: Revolucionarizimi i mendimit dhe identitetit: Ideali i ‘Njeriut të Ri’ dhe procesi i transformimit ideologjik”. Sipas njoftimit të ASH, ajo vuri në dukje se gjatë periudhës komuniste në Shqipëri, kultura u rikonceptua si një superstrukturë e kontrolluar nga shteti, duke u fokusuar në ndërtimin e një identiteti kolektiv në përputhje me doktrinën marksiste-leniniste. Me metodën e realizmit socialist u çmontuan vlerat tradicionale, duke i zëvendësuar me një diskurs të ri ideologjik. Ajo tha se trashëgimia e kësaj përvoje kërkon analiza të vazhdueshme për të kuptuar sfidat e ndërtimit të një shoqërie të lirë dhe demokratike.
    Pavarësisht rënies së regjimit në vitin 1991, ndikimi i këtij modeli vazhdon të ndjehet. Studimet tregojnë se individët vazhdojnë të tregojnë prirje për konformizëm, mungesë iniciative dhe pasiguri përballë ndryshimeve, si pasojë e socializimit të gjatë totalitar. Më tej, prof. asoc. Klodiana Beshku mbajti një kumtesë të përgatitur në bashkëpunim me prof. as. Klejd Këlliçin me temën “Viti 1968: Vala e dytë e feminizmit në Perëndim dhe ‘emancipimi si sakrificë’ në Shqipëri”. Prof.asoc. Albert P. Nikolla paraqiti një analizë për tragjedinë e imitimit të revolucionit kulturor kinez në kontekstin shqiptar, dhe posaçërisht në shkatërrimin e kishës katolike, si dhe dokumentet që nxjerrin në dritë qëndrimin e regjimeve komuniste ndaj kishës katolike.
    Prof. asoc. Majlinda Keta mbajti një kumtesë për profilin filozofik të njeriut të ri në socializëm përballë demokracisë postkomuniste të viteve ’90 në Shqipëri. Mrs. Elona Baçi bëri një paraqitje të disa dosjeve të Arkivit të Dosjeve mbi Festivalin e 11-të të Këngës në RTSH, ku veçoi rastin e dosjeve të përpunuara për këngëtarin Sherif Merdani, një ndër artistë e dënuar me burg për frymën moderne të këtij festivali.