Tag: dosje

  • Karamuço: Politikanë të mazhorancës lobojnë me krimin për kreun e SPAK

    Karamuço: Politikanë të mazhorancës lobojnë me krimin për kreun e SPAK

    Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, gjatë emisionit Top Story, ka deklaruar se një numër i aplikacionit “Sky Ecc” është loguar në një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit dhe është përdoru nga një zyrtar i lartë i Qeverisë.

    Më tej ai shtoi se politikanë të lartë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK, me biznesmenë dhe krimin e organizuar, duke u ofruar vota në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

    Sipas tij, kjo gjë ka shqetësuar ndërkombëtarët, të cilët i kanë dhënë ultimatum Edi Ramës, se nëse kjo gjë ndodh, faturën do e mbajë ai.
    “Ne kemi një dosje, se ne i marrim vesh dhe nga ndërkombëtarët dhe nga institucionet e tjera që dhe ato ecin me informacion dhe nuk mund ta mbaj dot hermetike z. Dumani SPAK-un. Një dosje që një numër i “Sky” është loguar në një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit dhe është folur me atë. Kush është ky zyrtar i lartë i ekzekutivit që flet me këtë dhe këta e mbajnë në sirtar? Për çfarë e mbajnë? Se po bëjnë ndonjë garë ndërkohë? Se këto janë gjëra shumë serioze.
    E di që ka politikanë në parlament që po lobojnë për kreun e ri të SPAK dhe të BKH-së me biznesmenë dhe me krimin e organizuar. A e di sa të shqetësuar janë ndërkombëtarët? Fundjavën e kaluar kanë qenë në zyrë ke ai prokurori Dritan Prençi dhe i kanë thënë ke mbështetjen tonë absolute dhe të jesh i pavarur në çdo punë që bën me këtë dosje dhe me shumë dosje të tjera. Por janë shumë të shqetësuar për mënyrën se si po menaxhohet tani zgjedhja e drejtuesit të ri, të BKH-së tani dhe më pas të Prokurorisë së Posaçme.
    Kanë hyrë si influenca. Unë nuk them që prokurorët, ata të katërt që garojnë kanë rënë pre, por që janë në hall për vota dhe i kalkujojnë aty në KLP, i kalkujojnë patjetër. Por, të të hyjë një politikan, i cili në këmbim të një vote, dy votave, 5 votave në KLP, nuk e di si i siguron, t’i shpëtojë një dosje Sky Ecc apo një dosje korrupsioni. Po patjetër që për mazhorancën po flas, opozita ka dosje të tjera. Nuk mund të ndërhyjnë këta. 
    Një nga problemet më të mëdha të ndërkombëtarëve që ja kanë thënë kryeministrit tonë është kjo: Garantoni sot procesin se nesër do të të ngelet ty faturë. Janë disa të vegjël që kanë probleme me SPAK, dhe thonë si mund t’i shpëtojmë, hajde se do loboj për njërin nga këta dhe flasin për vota pastaj. Politikanë e deputetë të rëndësishëm, patjetër, se nuk mund ta bëjë një i vogël që nuk i hapin as telefonin”, tha Karamuço.

  • Nga kodi Omertà te dosjet për shantazh/ Blushi akuza të rënda në seancën plenare

    Nga kodi Omertà te dosjet për shantazh/ Blushi akuza të rënda në seancën plenare

    Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me tone të ashpra dhe akuza të forta nga radhët e opozitës.

    Kryetari i Grupit parlamentar të PL dhe njëkohësisht deputet i opozitës, Tedi Blushi deklaroi se mazhoranca operon nën “manualin e kodit Omertà”, duke akuzuar se shumica e deputetëve të qeverisë kanë dosje në një institucion, të cilin e cilësoi si “gjymtyrën më të shëmtuar të këtij regjimi represiv”.

    Sipas Blushit, këto dosje nuk mbahen pa qëllim, por shërbejnë ose për shantazh, ose si një mjet për të garantuar atë që ai e quajti “pushtet kriminal”. Për të mbështetur pretendimin e tij për mungesën e institucioneve të pavarura, deputeti iu referua raportit të fundit të OSBE/ODIHR-it, duke theksuar se në Shqipëri, shteti dhe partia në pushtet janë shkrirë në një.

    Në fjalën e tij, ai denoncoi se opozita dhe veçanërisht dy prej liderëve të saj janë trajtuar si “armiq” nga institucione që vetë janë sjellë si armiq të lirive dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe pluralizmit politik.

    Ai u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të lejojnë debatin dhe transparencën, duke u shprehur se ata kanë frikë nga krimet e tyre.

    Në përfundim, deputeti kërkoi që seanca të vijojë me transparencë dhe llogaridhënie, veçanërisht për qytetarët, të cilët, sipas tij, meritojnë të dinë se ku përfundojnë taksat e tyre. “Çlirohuni nga komplekset e krimeve tuaja dhe hajdutëritë që i keni bërë buxhetit të shtetit”, ishte apeli i tij përmbyllës drejtuar kolegëve të mazhorancës.

    Pjesë nga deklarata:

    “Palë edhe pyetjet. Unë e kuptoj që i vetmi manual që ju keni është manuali i kodit OMERTAH. Sepse shumica prej jush në fakt kanë dosje në një institucion, i cili është gjymtyra më e shëmtuar e këtij regjimi represiv dhe për më tepër që unë dhe besoj shumica e kolegëve…

    Nuk duhet të kemi dhe nuk kemi asnjë iluzion. Sidomos pas raportit të OSBE ODIHR-it, për të folur për institucione të pavarura në një regjim ku shteti dhe partia janë shkrirë në një.

    Ndaj, ju ftoj të lejoni debatin, të lejoni pyetjet dhe të mos kini frikë nga transparenca. Unë e kuptoj që ju kini frikë nga krimet tuaja, sepse të gjithë prej jush këtu janë me dosje në një institucion, i cili këto dosje o i përdor për shantazh, o i përdor si mjet për të garantuar këtë pushtet kriminal, siç e faktoi edhe raporti i fundit i OSBE ODIHR-it.

    Ndaj lejoni që kjo seancë sot të garantojë transparencën dhe llogaridhënien për këto institucione të cilat me vetëdije dhe me qëllim janë bërë palë e një regjimi represiv, në radhë të parë ndaj qytetarëve, dhe sidomos ndaj opozitës.

    Me dy liderët e opozitës të cilët në mënyrë të veçantë janë trajtuar nga këto institucione gjoja të pavarura si armiq. Dhe kur në fakt janë këto institucione që nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse janë sjellë si armiq me liritë dhe të drejtat e njeriut, si armiq me demokracinë dhe pluralizmin politik. Ndaj çlirohuni nga komplekset e krimeve tuaja.

    Çlirohuni nga makthet dhe hajdutëritë që i keni bërë buxhetit të shtetit, dhe lejoni që kjo seancë të zhvillohet në radhë të parë për qytetarët që duan të dinë se ku kanë përfunduar dhe ku përfundojnë taksat e tyre. Faleminderit”.
     

  • Dumani në sallë, Berisha ‘lëshon gojën’, akuza SPAK-ut: Gjumashë që flenë mbi dosjet e krimit

    Dumani në sallë, Berisha ‘lëshon gojën’, akuza SPAK-ut: Gjumashë që flenë mbi dosjet e krimit

    Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi nga salla e Kuvendit SPAK, ndërsa në seancë ishte edhe vetë Altin Dumani i cili do të raportojnë për punën gjatë vitit 2024. Ndërsa u përfshi në një debat me Blendi Klosin, Berisha zgjodhi të sulmojë edhe Dumanin, ndonëse nuk e përmendi me emër, duke thënë se mes PS dhe drejtësisë ka një kompromis të heshtur që të fshehin dosjet e socialistëve.
    Berisha kërkoi që t’u drejtojnë pyetje institucioneve të drejtësisë, ndërsa tha se socialistët kanë dosje në SPAK por u fshihen. Një pyetje i drejtoi edhe Blend Klosit duke i kërkuar të betohet mbi kushtetutë që nuk ka dosje në SKAP, siç ai quan prokurorinë e përgjithshme.
    “S’mund ti përgjigjem një njeriu që ja vodhi bixhozi rininë. Çështja është serioze, mëkatarë, me dosje palë palë dhe gjumashë mbi dosjet e krimit kanë bërë një kompromis që t’iu fshehin juve, të fshihen para jush duke na hequr të drejtë të bëjmë pyetje direk, si burri burrit, si qytetar qytetarit. Këta këtu janë në konflikt interesi. Dil betohu në kushtetutë se nuk ke dosje në SKAP. Pse iku vëngu, ku shkoi ai. Ose ia mbathi, sepse ju jeni me doje. Juve keni rënë në një kompromis për të vendosur errësirën, ne kërkojmë të bëjmë pyetjet, ka një manual që nuk thotë se asnjë fjalë nuk bëhen me gojë pyetjet, ai që pyete duhet të këtë kohën për tu përgatitur, por kjo nuk përjashton autorin e pyetjes ta lexojë siç e ka bërë dhe me qëllimin që e ka bërë”, tha Berisha.

  • “Pse u largua Pirro Vengu?”, Berisha: Malajn do e marrë me vete Belinda! Klosit ia vodhi bixhozi rininë

    “Pse u largua Pirro Vengu?”, Berisha: Malajn do e marrë me vete Belinda! Klosit ia vodhi bixhozi rininë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi ministrat dhe deputetët e PS si njerëz me dosje në SPAK. Teksa iu referua Belinda Ballukut që është nën hetim, Berisha tha se “Belinda po ikën”, duke iu drejtuar ministrit të Financave, Petrit Malaj “se ajo do ta marrë me vete”.
    Ndërkohë më parë foli deputeti i PS, Blendi Klosi, të cilit Berisha refuzoi t’i përgjigje, por i tha se “është një njeri që rininë ia vodhi bixhozi”.
    Berisha: Nuk mund ti përgjigjem një njeriu që ja vodhi bixhozi rininë. Mekatarë me dosje palë palë kanë bërë një kompromis që të fshihen duke na hequr të drejtën për të bërë pyetje si burri burrit. Këta janë të gjithë në konflikt interesi. Dil betohu në Kushtetutë që nuk ke dosje në SKAP. Cili prej jush? Ku iku Vengu? Pse ia mbathi? Sepse ju jeni me dosje. Edhe ti nuk je në rregull. Belinda po ikën, do të të marrë me vete, se ministri i Belindës së thonë të gjithë ju.

  • Debatet në Kuvend, Berisha-Klosit: S’i përgjigjem njeriut që ia vodhi bixhozi rininë, betohu që s’ke dosje në ‘SKAP’

    Debatet në Kuvend, Berisha-Klosit: S’i përgjigjem njeriut që ia vodhi bixhozi rininë, betohu që s’ke dosje në ‘SKAP’

    Vijojnë debatet me tone të ashpra në seancën e sotme në Kuvend. Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua socialistit Blendi Klosi duke i thënë ‘S’mund t’i përgjigjem këtij njeriu që ia vodhi bixhozi rininë.’ 
    Klosi kundërshtoi kërkesën e opozitës për t’i drejtuar përfaqësueseve të institucioneve të drejtësisë pyetje direkte, të cilat nuk janë depozituar paraprakisht në kuvend me shkrim. Deputeti i PS-së tha se opozita ka urdhër nga Berisha për të prishur seancën. 
    Pjesë nga debatet: 
    Klosi: Mbështes kolegen Topalli, por duhet të thuash të vërtetën. Ju ku jeni prapë sot, në këtë seancë të zbrazëtisë, duke menduar se duke dalë përballë do ngatërroni drejtësinë. Nuk bëhet debati me llafe; me llafe bëhen mes nesh, jo me drejtuesit e drejtësisë. Përgatitja e materialeve duhet të jetë e qartë. Nuk është njeri që i di të gjitha dhe ti përgjigjesh çdo llafi; përgatisni pyetjet, paraqituni dhe diskutoni. Kjo është kotë, strategjia juaj është të braktisni seancën. 
    Në ndarjen me institucionet jemi shumë të qartë. Ne i besojmë institucioneve, ju besoni individëve. Sa i përket raporteve, kemi qenë në sallë, apo jo Jozefin? Kemi qenë në këtë Parlament kur kryeprokurorja Ina Rama kërkoi të hetonte vrasjet e 21 janarit, dhe tha: “Këtu jam unë”. Ne jemi për institucionin, për ligjin. 
    Berisha: Nuk mund t’i përgjigjem një njeriu që ia vodhi bixhozi rininë, por çështja është jashtëzakonisht serioze. 
    Mëkatarë, me dosje palë-palë, dhe gjumashë mbi dosjen e krimit, kanë bërë një kompromis që të fshihen para jush që të fshihen para jush duke na hequr të drejtën të bëjmë pyetje direkt si burri-burrit, si qytetari-qytetarit, si përfaqësuesi juaj në këtë parlament. 
    Këta të gjithë këtu janë në konflikt interesi. 
    Dil e betohu këtu në Kushtetutë se nuk ke dosje në SKAP? 
    Dil betohu! 
    Cili prej jush… pse iku Blendi, më thoni pak ku shkoi ai, pse ia mbathi? 
    Sepse ju jeni me dosje … edhe ti nuk je në rregull. 
    Ne kemi punë të bëjmë transparencë, t’u themi qytetarëve se pse korrupsioni rritet, se pse paratë e tyre… mos fol aty mbrapa ti. 
    Problemi juaj është se ju keni rënë në një kompromis për të vendosur errësirën. 
    Ne kërkojmë të bëjmë pyetjet, të na gjykojnë shqiptarët për pyetjet që bëjmë. 
    Është e vërtetë që ka një manual i cili në asnjë fjalë nuk thotë se bëhen pyetjet me gojë. Është i drejtë dorëzimi me shkrim, jam plotësisht dakord, se ai që pyetet duhet të ketë kohën për t’u përgatitur. 
    Por kjo nuk përjashton në mënyrë absolute autorin e pyetjes të lexojë pyetjen integralisht siç e ka bërë, me qëllimin që e ka bërë. 
    Kjo është. 
     

  • Shoqata e  Avokatëve Penalistë: KOLAPS, një gjyqtar ka mbi 1500 dosje, në Apel ka 50 mijë dosje stok

    Shoqata e Avokatëve Penalistë: KOLAPS, një gjyqtar ka mbi 1500 dosje, në Apel ka 50 mijë dosje stok

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Numri i çështjeve të prapambetura në Gjykata, është kthyer në një pengesë serioze të aksesit për drejtësi.  Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Joana Qeleshi ka deklaruar se sistemi gjyqësor po përballet me mbingarkesë të paprecedent, duke e cilësuar gjendjen “në kolaps”. Qeleshi u shpreh se shteti të ndërmarrë një verifikim të plotë për të vlerësuar si do zgjidhet situata.
    “Ka ardhur momenti që shteti të ndërmarrë një verifikim të plotë për të vlerësuar si do zgjidhet situata. Gjyqtarët bëjnë maksimumin, por kanë kapacitete të kufizuara. Asnjë magjistrat sot nuk punon në kushte normale. Një gjyqtar i shkallës së parë ka mbi 1,500 dosje, ndërsa në Apel ka një stok prej 50 mijë dosjesh,” deklaroi ajo për News.24.
    Gjatë raportimit vjetor të KLP në Kuvend më 20 tetor, problemi i dosjeve u ngrit si shqetësim nga anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Vatë Staka. Sipas Stakës, një nga arsyet kryesore për vonesat në shqyrtimin e çështjeve është numri i pamjaftueshëm i prokurorëve që ushtrojnë detyrën. Ai sqaroi se shumë prokurorë janë të angazhuar në pozicione të tjera ose pranë institucioneve të ndryshme, dhe kjo redukton numrin e atyre që mund të ndjekn çështjet penale.
    Nga ana tjetër kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, tha se kanë kërkuar në mënyrë informale nga Bashkimi Evropian një studim mbi nevojat reale për sistemin gjyqësor bazuar në popullsinë dhe ngarkesën e punës.

    Më herët gjatë viti 2024 Këshilli i Lartë Gjyqësor hartoi një projekt-strategji, i cili shihte si zgjidhje kryesore rritjen e ndjeshme të numrit të gjykimeve për një gjyqtar në vit, në një kohë kur këta të fundit janë reduktuar për shkak të procesit të rivlerësimit, por sërish stoku i dosjeve mbetet pa zgjidhje./ZËRI

  • “80 mijë dosje në Apel”, avokati kërkon kontroll të shpejtë nga KLP: Çështjet që duhen 3 muaj përfundojnë pas 1 viti

    “80 mijë dosje në Apel”, avokati kërkon kontroll të shpejtë nga KLP: Çështjet që duhen 3 muaj përfundojnë pas 1 viti

    Për avokatin Ndue Pjetra, Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet që të marrë masa për stokun e dosjeve në gjykata.
    I ftuar ditën e sotme në një studio televizive, avokati tha se deri në 80 mijë dosje janë vetëm në Gjykatën e Apelit.
    ‘Sa herë që KPL kërkon që të marrë masa për punën e dosjeve çohet politika dhe i thotë stop. Ia pret iniciativën me pretendimet e tyre. Lidhur me stoqet vetëm në Apel janë 70 deri 80 mijë dosje stok që duan disa vite. Dhe vjen si rezultat i gjyqtarëve të rinjë. Çështjet që një gjyqtar ka dy vite që janë stok dhe s’ka dhënë asnjë vendim, gjyqtari do dojë kohë që ti shqyrtojë.
    Kjo krijon stok sepse bëhen dy vite nga ato që ka qenë stok, e merr edhe ky tjetri bëhen edhe ca vite të tjera. Këto stoqe bëhen me qëllim, a duhet që të konsiderohet kjo si shpërdorim detyre, kjo duhet që të verifikohet nga institucionet e tjera. Një çështje që duhet të shkonte 3 muaj shkon 1 vit në hetim, sepse prokurori s’ka kohë që të merret me të’, tha ai.

  • “Ka prokurorë që flenë mbi qindra dosje”, Komici shpërthen në Komisionin e Ligjeve: Drejtësia s’mund të ecë kështu

    “Ka prokurorë që flenë mbi qindra dosje”, Komici shpërthen në Komisionin e Ligjeve: Drejtësia s’mund të ecë kështu

    Olsi Komici në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe Nismave Qytetare ka ngritur shqetësimin për çështjet që mbeten në stok.
    Komici tha se mbeten një problematikë prokurorët që flenë mbi qindra dosje.
    “Gjithashtu ulja e stokut të cështjeve ngelet një problematikë, ka prokurorë që flenë mbi qindra dosje” tha Komici.

  • Kush është ministri që ka ndezur folenë e grerëzave në SPAK, një dosje e plotë pritet të shkojë në Gjykatën Speciale…

    Kush është ministri që ka ndezur folenë e grerëzave në SPAK, një dosje e plotë pritet të shkojë në Gjykatën Speciale…

    Një dosje voluminoze hetimore që lidhet me një prej ministrave aktualë të kabinetit “Rama 4” po i afrohet përfundimit dhe pritet të dërgohet shumë shpejt në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Burime të sigurta për gazetën “SOT” bëjnë me dije se dosja është në fazën finale të përgatitjes nga grupi hetimor i SPAK dhe përfshin një sërë materialesh komprometuese që lidhen me abuzime të mundshme me detyrën dhe menaxhimin e fondeve publike në sektorin që mbulon ministri në fjalë. Sipas burimeve, hetimet ndaj këtij zyrtari të lartë kanë nisur prej disa muajsh dhe janë zhvilluar në mënyrë të kujdesshme për shkak të natyrës sensitive të çështjes dhe postit që ai mban.
    Emrin nuk po e bëjmë ende publik për shkak të sekretit hetimor, por sinjalet nga brenda sistemit të drejtësisë tregojnë se dosja është pothuajse gati për t’u dërguar në GJKKO, duke hapur rrugën për një proces gjyqësor që mund të ketë pasoja politike të ndjeshme për qeverinë. Në kabinetin qeveritar është vënë re një tension i dukshëm që prej momentit kur lajmi për këtë hetim ka nisur të qarkullojë në qarqe të brendshme institucionale. Vetë ministri i përfolur mësohet se është vënë në lëvizje dhe ka ndërmarrë hapa për t’u përgatitur ndaj çdo skenari ligjor duke angazhuar një ekip të gjerë mbrojtës, ku përfshihen njerëz me shumë përvojë me qëllim ndërtimin e një strategjie të detajuar mbrojtjeje përballë akuzave të mundshme që mund të ngrihen ndaj tij/saj.
    Hetimet e SPAK
    Kujtojmë se arrestimi më i bujshëm i muajve të fundit nga SPAK ka qenë ai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u ndalua në zyrën e tij në shkurt, duke shkaktuar tronditje politike në vend. Pas këtij zhvillimi, Prokuroria e Posaçme është fokusuar kryesisht në hetimet për krimet zgjedhore, si dhe në dosjet që lidhen me krimin e organizuar. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga SPAK, që prej krijimit të institucionit deri më sot janë nën hetim 2,597 persona, mes të cilëve figura të njohura të politikës, biznesit dhe administratës shtetërore. Megjithatë, deri më tani nuk është shënuar asnjë rast arrestimi apo dërgimi në gjykatë të një ministri në detyrë, diçka që mund të ndryshojë për herë të parë me këtë dosje të re që po finalizohet. Një zhvillim i tillë do të përbënte një tjetër goditje të fortë për mazhorancën. Në këtë kontekst, vlen të përmendet se SPAK po punon me intensitet të lartë për të përmbyllur disa nga dosjet më të ndjeshme përpara se të përfundojë mandati i kryetarit aktual Altin Dumani, i cili largohet në fund të dhjetorit 2025. Ky afat kohor po shihet si një moment kyç për institucionin, që duhet të tregojë se është i aftë të përmbyllë çështje madhore pa ndikime politike dhe me rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.
    Dosjet që pritet të shpërthejnë
    SPAK ka në duar disa çështje voluminoze, që përfshijnë hetime për inceneratorin e Tiranës, kontratat e Partneriteteve Publike-Private në sektorin e shëndetësisë dhe ndërtimit, si dhe aferat e mëdha në energji dhe infrastrukturë. Po ashtu, vazhdojnë hetimet për dosje të hershme si 21 Janari dhe Gërdeci. Nëse dosja e ministrit do të përfundojë në gjykatë, ajo do të shënojë një moment të paprecedent në historinë e politikës shqiptare, duke vendosur për herë të parë një anëtar të kabinetit aktual përballë drejtësisë në kuadër të hetimeve të SPAK. Fundi i vitit 2025 pritet të jetë vendimtar për fatin e disa prej zyrtarëve më të lartë të shtetit, ndërsa drejtësia e re do të testohet në mënyrën më të vështirë, nëse do të mund të veprojë me guxim dhe pavarësi përballë pushtetit politik, apo do të zbutet me ardhjen e një drejtuesi të ri. Në çdo rast, sinjalet tregojnë se “foleja e grerëzave” është ndezur.
    Përbërja e kabinetit qeveritar

    Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës
    Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme
    Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
    Petrit Malaj – Ministria e Financave
    Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit
    Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit
    Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit
    Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
    Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
    Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë
    Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes
    Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
    Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor
    Majlinda Dhuka –  Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë
    Adea Pirdeni  – Ministre e Shtetit për antikorrupsionin
    Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

  • Pse nuk ka arrestime nga SPAK? Karamuço zbulon prapaskenat e forta: Janë bllokuar dosjet për..

    Pse nuk ka arrestime nga SPAK? Karamuço zbulon prapaskenat e forta: Janë bllokuar dosjet për..

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka hedhur një tjetër hije dyshimi mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se disa prej dosjeve më të bujshme të SPAK janë bllokuar që përpara zgjedhjeve dhe nuk po firmosen qëllimisht.
    Në një reagim të drejtpërdrejtë, ai ngriti pikëpyetje serioze mbi mungesën e arrestimeve dhe zvarritjen e vendimeve për çështje me ndikim të lartë politik.
    “E keni vënë re se nuk ka arrestime që përpara zgjedhjeve? Si kuptohet kjo? Këto dosje të bujshme janë aty. Duhet t’i firmosë dikush. Pse nuk i firmosin? Po bëhet amnisti? Po trajtohen si plaçkë lufte. Janë dosje që lidhen me politikanë të lartë dhe tani lind pyetja: i lihet përgjegjësia drejtuesit të ri apo i lihet prokurorit që të mos ngatërrohet? Këto dosje janë shtyrë që para zgjedhjeve. Pse nuk firmosen? Janë çështje shumë të bujshme që nuk deshën të krijojnë bujë para zgjedhjeve”, deklaroi Karamuço.
    Sipas tij, vendimmarrja në SPAK po ndikohet nga kalkulimet politike dhe ekuilibrat institucionalë, duke i kthyer çështjet penale në monedhë negociate dhe presioni.