Tag: dosje

  • VIDEO/ SPAK ka dy dosje për skandalin e tunelit të Llogarasë, Karaj: Korrupsioni mund të kushtojë jetë

    VIDEO/ SPAK ka dy dosje për skandalin e tunelit të Llogarasë, Karaj: Korrupsioni mund të kushtojë jetë

    Gazetari Vladimir Karaj analizoi në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV skandalin e tunelit të Llogarasë, duke zbuluar detaje nga hetimet e SPAK.

    Karaj tha se, ‘SPAK ka dy dosje për këtë aferë, që janë punimet e tunelit dhe siguria e tij. Bëhet fjalë për dy dosje të ndryshme. Një dosje që ka të bëjë me tenderin e madh të tunelit të Llogarasë dhe një dosje e dytë që ka të bëjë me tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë. Të dyja shumë të rëndësishme.’

    Ai shtoi se dosja kryesore, ajo që përfshin edhe emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, vjen si pasojë e hetimeve për ish-drejtorin e ARRSH-së, Ervis Berberi. ‘Prokuroria ka qenë duke hetuar ish-drejtorin e ARRSH-së, Berberi, dhe nga hetimet, hetimet dhe ekzaminimi i telefonit të tij ka zbuluar dhe bisedat që dëshmojnë sipas prokurorisë fiksimin dhe rregullimin e tenderit të parë, tenderit kryesor që kushton edhe më shumë për ndërtimin e tunelit,’ tha Karaj.

    Gazetari theksoi se hetimet tregojnë një ndikim të drejtpërdrejtë të korrupsionit në punime, me pasoja potencialisht të rënda për sigurinë e njerëzve.

    ‘Gjetja kryesore në gjithë këtë histori, dhe të paktën nga ajo që është në dosjet që ne kemi parë, në dosjet që kemi lexuar, është sesi korrupsioni drejtpërdrejtë në një mënyrë, domethënë, më shteruese… përshkruhet sesi korrupsioni ndikon drejtpërdrejtë në punime dhe sesi kjo, ky ndikim mund të sjellë pasoja të rënda deri dhe viktima në jetë njerëzish.’

    Karaj shtoi se marrëveshjet mes palëve përfshijnë praktika jo etike.

    ‘Pra është e qartë në komunikimet mes palëve, që duhet thënë, janë në një marrëveshje jo etike, të paktën, në dukje. S’po them të korruptuar sepse e vendos gjykata, por e qartë që është një marrëdhënie jo etike, një marrëdhënie jo e qartë.’

    Ai theksoi gjithashtu paralajmërimet e kompanisë që mbikëqyrte punimet.

    ‘Kompania që ka marrë përsipër mbikëqyrjen e vë në dijeni autoritetin rrugor shqiptar, i cili ishte, është autoriteti përgjegjës për sigurinë në rrugë, për sigurinë e rrugëve e tjerë e tjerë, e vë në dijeni që punimet në tunel, ashtu siç po bëheshin, mënyra se si po punohej, hekuri që po përdorej, betoni që po hidhej, mënyra sesi po hapej tuneli, ishin jashtë standardeve.’

    Duke folur për rrezikun konkret nga zjarri në tunel, Karaj paralajmëroi.

    ‘Në një moment kur bëhet fjalë për rrezikun nga zjarri në, sidomos në një vend të mbyllur si tuneli, ata paralajmërojnë që nëse vazhdon kështu, do të ketë viktima. Pra, kjo është ajo që mësojmë… e dimë që korrupsioni kushton jetë në fund të ditës. Nuk është thjesht çështje parash.’

  • Nga Thumanë-Kashar te “5 Maji”, Karamuço zbulon dosjet e bujshme që ka hapur SPAK

    Nga Thumanë-Kashar te “5 Maji”, Karamuço zbulon dosjet e bujshme që ka hapur SPAK

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se SPAK ka në dorë disa dosje të tjera të bujshme, përveç asaj të Tunelit të Llogarasë.
    I ftuar në nje emision ai u shpreh se është bllokuar dosja për aksin Thumanë-Kashar, teksa përmendi dhe hetimet për procesin e shpronësimit te rruga “5 maji”.
    “Është bllokuar në ministri dosja për Thumanë-Kashar. Kemi dosjen për prishjet te rruga “5 Maji”. Ka dhe dosje të tjera që janë sekrete. Lëreni SPAK-un të punojë. Ata janë prokurorë me integritet, e kanë treguar me prova që godasin. Deri dje nuk mendohej që një zv/kryeministre t’i komunikohej akuzë. Pra flasim për integritet, këto gjëra ti lëmë. Është koha të heshtim dhe të presim se çfarë do bëjë SPAK. Mos e paragjykoni”, tha ai.

  • Hetimi shterues i pamundur”/ Abilekaj: Rama do porosisë SPAK-un të mbyllë dosjen e Ballukut!

    Hetimi shterues i pamundur”/ Abilekaj: Rama do porosisë SPAK-un të mbyllë dosjen e Ballukut!

    Hetimi shterues i pamundur”/ Abilekaj: Rama do porosisë SPAK-un të mbyllë dosjen e Ballukut!
    Gazetari, Enton Abilekaj, u shpreh se hetimi ndaj ministres Belinda Balluku rrezikon të mbyllet pa një përfundim konkret, ndërkohë që ajo vetë mund të dalë e pafajshme pasi dosja aktuale konsiderohet të jetë një “porosi e kryeministrit”, ç’ka e bën të vështirë çuarjen e çështjes deri në fund.
    I ftuar në Syri TV, Abilekaj shprehet se çdo hetim i thelluar do të kërkonte në mënyrë të pashmangshme thirrjen dhe marrjen në pyetje të kryeministrit Edi Rama, një hap që shihet si bllokues për ecurinë e procesit.
    Kjo situatë sipas tij, e lë dosjen në një ngërç, ku përgjegjësia finale duket se i kalon nivelit më të lartë të qeverisë, duke e bërë thuajse të pamundur një hetim shterues.
    Abilekaj: Që ka dosje të tjera. ndaj Ballukut. Pra, mendoj që në këtë dosje, ku është e qartë që me foton që ka nxjerrë Ahmetaj, me procedurat, me ato që janë folur gjatë bisedave që ka në dosje e të tjera e të tjera, është një porosi e kryeministrit. Kjo dosje edhe mund të mbyllet. Kjo mund të dalë edhe pa fajtor, dhe mund të mos dalin asnjë konkluzion. Domethënë, edhe që e lanë të mbarojë e fatit se këta s’kanë për të shkuar as askund, sepse kjo nuk mund të çohet deri në fund në qoftë se nuk thirret Edi Rama.
    Dhe pastaj, Belinda Balluku ka në dosjet e tjera mund t’i gjejë dënimin që mund t’i japë, SPAK-u, ose Rama, varet nga nga negociatat që do të bëhen, e si do të dënohet Belinda Balluku, në të ardhmen, por jo nëpërmjet kësaj dosje, mendoj unë.
    Sepse në çdo gjë që të shkojmë, që shkojmë te kjo dosje, shkojmë atje. Në çdo gjë që mund të shkojmë ne, dhe te dosja Thumanë-Kashar, do shkojmë te Rama. Maksimumi mund, që ai nuk na çon te Rama, mund të jetë tenderi i i supervizionit të kësaj, Llogarasë, mbikqyrjes së punimeve, për të cilën nuk ka asnjë vendim gjeopolitik, që të kalojë nga kryeministri.
    Se këto paratë që kalojnë nga kryeministri, janë të gjitha para që përdoren për gjeopolitikë. Kjo nuk është se janë korrupsion. Domethënë mos mos keqkuptohemi. Pra, ideja është shumë e qartë që… Këto janë të gjitha për gjeopolitikë. Se e patë ju për shembull rrugën Unaza këtu, seshi Shqiponja, 20 milionë euro që ikën në Amerikë ishin për gjeopolitikë. Nuk ishin korrupsion ato.

  • Bushati: Dosja Balluku, e para ku SPAK prek edhe Edi Ramën

    Bushati: Dosja Balluku, e para ku SPAK prek edhe Edi Ramën

    Analisti Andi Bushati, ka folur për dosjen Balluku, për të cilën tha se SPAK për herë të parë ka prekur edhe Edi Ramën.
    I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati u shpesh se është hera e parë në një dosje të SPAK, ku tregohet se si një funksionar i lartë, është përfshirë në çdo hap dhe etapë të manipulimit të një tenderi.
    Sipas Bushatit në tenderin abuziv të tunelit të Llogarasë, Balluku ka luajtur mashën e Ramës.
    “Nëse ka një dosje, që duket sikur preket edhe kryeministri, kjo mund të thuhet se është e para që preket Rama. Marrim inceneratorin, nuk ka gjurmë Rama. Marrim Veliajn, Ahmetajn, nuk ka. Tuneli i Llogarasë, është një gjë që nuk besoj se ka njeri, kushdo që njeh punët e shtetit, të mos thotë se këtu është Rama. 
    Nga thesi, Rama ka hequr 190 mln euro dhe ia ka dhënë dikujt tjetër. Logjika ta do, që këtu Balluku ka luajtur mashën e Ramës. Ne shpesh e kemi kritikuar SPAK, që nuk prek procedurën, nuk prek thelbin si është dhënë një gjë. Nëse do të kishim kritikë për dosjen, këtë mund ti bënim.
    Është hera e parë në një dosje të SPAK, që ne tregojmë se si një funksionar i lartë, është përfshirë në çdo hap dhe etapë të manipulimit të një tenderi. Veliajt i thonë, fustanet e gruas, Ahmetajt i thonë pllakat e ish gruas.
    Edhe për publikimin e dosjeve nuk jam dakord, pasi SPAK të vret publikisht, pastaj shkon në gjyq.
    Kush është pika e fortë dhe e dobët e dosjes? Te Veliaj ne dimë, që ka fituar, një vilë, kaq para, etj, këtu nuk na tregon ku kanë shkuar paratë. Nëse të Veliaj, nuk na tregon rolin e Veliajt që jep këtë leje, bëj këtë favor, ka rol zero, në këtë rast Balluku është e përfshirë në çdo pjesë kriminale të hallkës së manipulimit të një tenderi.
    Ana pozitive kjo. Por në fund ana negative, ku shkuan paratë? Këtë nuk e kemi”, tha Bushati

  • “Lubi Balluku ka 20 dosje në SPAK”/ Berisha: Tuneli i Llogarasë ka shkuar në 90 milionë euro, Unazën e Tiranës e…

    “Lubi Balluku ka 20 dosje në SPAK”/ Berisha: Tuneli i Llogarasë ka shkuar në 90 milionë euro, Unazën e Tiranës e…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Belinda Ballukut se është e papërmbajtur në vjedhje, duke iu referuar aferës së Tunelit të Llogarasë, por edhe Unazën e Tiranës. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha tha se Belinda Balluku ka 18 apo 20 dosje në prokurorinë e Posaçme.
    Berisha u shpreh se “vjedhjet ne Tunelin e Llogarase kane shkuar 90 milionë euro”.
    “Lubia është masha e tij, instrumenti i tij, por do të mashtronim shqiptaret nëse do njihnim për përgjegjëse të parë, Lubinë dhe jo Edi ramën
    Ka marrë kërcënime direkt nga Rama me telefonin e Ulsi Manjës kërcënime direkt, prokurori i cështjes duhet të formulonte të njëjtën akuzë që ka formuluar ndaj Lubisë. Lubia ka 18-20 dosje në SPAK. Asaj nuk i mbahen mend hajnitë. E mori unazën e Tiranës 13 km e ndau në 14 tendera. Çmendur korruptive, këtë mund ta bëjë vetëm një njeri i papërmbajtur në vjedhje”, tha Berisha.

  • “50 milionë euro humbje, askush nuk ndëshkohet”, Ivi Kaso denoncon: Dosje të vjetra aktivizohen për show para BE-së

    “50 milionë euro humbje, askush nuk ndëshkohet”, Ivi Kaso denoncon: Dosje të vjetra aktivizohen për show para BE-së

    Sipas deputetit të PD, Ivi Kaso, qeveria dhe institucionet e drejtësisë për përdorim selektiv të ligjit dhe standarde të dyfishta në ndjekjen e çështjeve penale. Në një studio televizive, Kaso tha se dosje të mbyllura prej vitesh po aktivizohen papritur vetëm për të krijuar “rekorde” përpara takimeve me Bashkimin Europian, ndërsa aferat që përfshijnë zyrtarë të lartë të qeverisë mbeten pa pasoja. Ai theksoi se “njeriu i dytë më i fuqishëm në vend” është i lidhur me një aferë që ka shkaktuar humbjen e 50 milionë eurove të parave publike, por ndaj tij nuk është marrë asnjë masë. Sipas Kasos, kjo situatë tregon presion të fortë të ekzekutivit mbi drejtësinë dhe largim nga standardet që kërkon procesi i integrimit europian.
    Ivi Kaso: Befas, falë nevojës ndoshta edhe për të patur rekorde edhe përpara provimeve, në thonjëza, përpara takimeve të Bashkimit Europian, përpara nevojës që t’u paraqitet një trofe edhe ndërkombëtarëve, vihet në lëvizje një dosje e cila ishte katër cipërisht e provuar, ë e cila ishte konsumuar për më tepër në sytë e publikut në një kohë kur nga ana tjetër sulmohej dhe anatemohej opozita, e cila s’kishte asnjë pushtet dhe prej më shumë se një dekade i kishte lënë institucionet, pra drejtimin e institucioneve. Kujtojmë këtu që punimet kishin filluar dhe vazhdonin tre vite në sy të gjithëve pa asnjë leje, pa asnjë gjë. Dhe vihet në lëvizje kjo dosje.Shumë mirë u bë që u vu në lëvizje, por standardi i dyfishtë në raport me atë çka duhet të ishte drejtësia ose me atë çka duhej të ishte prova e madhe që duhet të jepnin institucionet e reja, SPAK-u më së pari ndaj shqiptarëve në radhë të parë, ndaj ndërkombëtarëve të cilët e kanë mbështetur qoftë edhe financiarisht, qoftë edhe me ekspertizë, sikundër dhe politikisht, ishte krejt, krejt e ndryshme për prova që duhet të jepte. Kemi aktualisht njeriun e dytë më të fuqishëm në vend, i cili lidhet drejtpërsëdrejti së paku me një aferë që ka zhdukur 50 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, i cili ndiqet sot, pavarësisht se është marrë i pandehur ajo dhe gjithë zinxhiri komandues i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kushdo që kishte të bënte me tenderat e ministrisë, pa asnjë masë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Një person i cili ka aftësinë jo vetëm që të trysnojë, jo vetëm dëshmitarët e shumtë, por të trysnojë dhe t’i bëjë presion vetë prokurorit të çështjes, siç ka dëshmi të shumta në këtë drejtim.
    Sigurisht ka patur të dhëna të tjera nga zoti Berisha, të cilat sigurisht i dinë dhe partnerët ndërkombëtarë, sikundër ka dhe aftësinë që të ndikojë në proces duke prishur provat, duke zhdukur gjithçka që ka të bëjë me këtë proces, sikundër e freskët ishte dhe ajo që ë detyrimi i një agjencie në varësi të kryeministrit për të zbardhur një leje ndërtimi tre vjet me vonesë ndaj një procesi i cili qartësisht ka filluar pa asnjë dokumentacion zyrtar, pa asnjë leje, nga dhjetra dhe nga qindra lejet për të mos folur këtu për dëmin financiar dhe që është krejt i dukshëm dhe krejt në sy të shtetit.
    Kështu që standardet janë të dyfishta. Kurse shqetësimi është legjitim atë që ngre raport progresi, lidhur me presionin që i bën ekzekutivi, sepse sigurisht gjyqësori në vende të ndryshme ka presione të llojeve të ndryshme nga elementë kriminale, nga grupet kriminale me të cilët përballet kryesisht, por është shumë e rrallë që gjyqësori në një vend që aspiron të jetë vend demokratik, që thotë që për dy vjet unë këto negociatat që mezi arrita t’i hap të gjithë kapitujt, unë i mbyll për dy vjet, gjë që s’ka ndodhur ndonjëherë, se Kroacia që ka qenë më e shpejta në proceset e integrimit, i ka mbyllur për shtatë vjet negociatat dhe ne jemi shumë larg atij standardi.

  • “SPAK i vë ‘kërbaçin’ Veliajt”, Hoxha: I shton 3 dosje të reja, inceneratorët dhe…

    “SPAK i vë ‘kërbaçin’ Veliajt”, Hoxha: I shton 3 dosje të reja, inceneratorët dhe…

    Gazetari Artan Hoxha ka parashikuar se pas vendimit të marrë dje nga Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme pritet të shtojë akuza të reja për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliajt.
    Ai u shpreh se Veliaj në paraburgim mbahet si në një “epruvetë” pa asnjë të drejtë, ndaj dhe shijoi ato momente lirie kur u paraqit në Gjykatën Kushtetuese ditën e premte, ku edhe kreu mbrojtjen e tij para trupës gjykuese.
    “SPAK do t’i shtojë akuzat, do t’i fusë tre dosje të tjera. E ka në hetim nuk e ka futur as te 6D as te inceneratorët, ato d t’ia shtojnë kërbaçin.
    Ai që e ka çuar Veliaj atje dhe i ka shtuar akuzën se i mori telefonin e gardianit, ata që e kanë mbyllur në epruvetë dhe nuk e lënë të bëjë xhap, ndaj ai e shijoi atë daljen në Kushtetuese, pas 9 muajsh iu dha vetëm një e drejtë…”, tha ai.

  • “Dosja e dytë që mund të vulosë arrestimin e Ballukut”/ Gazetari: Hetime për korrupsion dhe transferta 6 mln euro në…

    “Dosja e dytë që mund të vulosë arrestimin e Ballukut”/ Gazetari: Hetime për korrupsion dhe transferta 6 mln euro në…

    Teksa SPAK, ka shpalosur zyrtarisht një dosje penale kundër zv/kryeministres së Shqipërisë, Belinda Ballukut dhe 5 zyrtarëve të tjerë të ARRSH-së dhe Ministrisë, mësohet se një dosje paralele aktualisht po mbahen si “AS-i” nën mëngë.
    Rasti lidhet me një hetim të dytë, ku subjekt kryesor është Belinda Balluku. Ndërsa objekt i këtij hetimi janë indiciet për akuza korrupsioni dhe fshehje pasurie. Akuza këto mjaft të rënda për një zyrtar të nivelit të lartë, që nëse do arrihen të provohen nga SPAK, mund të çojnë drejt një mase sigurimi arresti për Belinda Ballukut.
    Mësohet se SPAK, po kryen hetime ndaj Ballukut për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarit të lartë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Fshehjes së pasurie”, pasi janë administruar të dhëna për një transfertë bankare prej 6 milion euro të dërguara në Zvicër, transfertë e cila ka dyshime se pas saj qëndron zv/kryeministria e vendit.
    Ndërkohë hetime të tjera ndaj Ballukut janë duke vijuar në SPAK ndaj Ballukut dhe zyrtarëve të saj, për kontratën e qirasë për dy anijet gjeneratorë “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, të ankoruar në Gjirin e Vlorës. Njëherësh hetimi po kryehen dhe për praktikën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ku vlera financiare u fry qëllimisht në masën 50 milion euro.

  • Hetimi për korrupsion e transferta 6 mln € në Zvicër, dosja që mund të çojë në arrest Ballukun

    Hetimi për korrupsion e transferta 6 mln € në Zvicër, dosja që mund të çojë në arrest Ballukun

    Teksa SPAK, ka shpalosur zyrtarisht një dosje penale kundër zv/kryeministres së Shqipërisë, Belinda Ballukut dhe 5 zyrtarëve të tjerë të ARRSH-së dhe Ministrisë, mësohet se një dosje paralele aktualisht po mbahen si “AS-i” nën mëngë.
    Rasti lidhet me një hetim të dytë, ku subjekt kryesor është Belinda Balluku. Ndërsa objekt i këtij hetimi janë indiciet për akuza korrupsioni dhe fshehje pasurie.
    Akuza këto mjaft të rënda për një zyrtar të nivelit të lartë, që nëse do arrihen të provohen nga SPAK, mund të ccojnë drejt një mase sigurimi arresti për Belinda Ballukut.
    Mësohet se SPAK, po kryen hetime ndaj Ballukut për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarit të lartë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Fshehjes së pasurie”, pasi janë administruar të dhëna për një transfertë bankare prej 6 milion euro të dërguara në Zvicër, transfertë e cila ka dyshime se pas saj qëndron zv/kryeministria e vendit.
    Ndërkohë hetime të tjera ndaj Ballukut janë duke vijuar në SPAK ndaj Ballukut dhe zyrtarëve të saj, për kontratën e qërasë për dy anijet gjeneratorë “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, të ankoruar në Gjirin e Vlorës.
    Njëherësh hetimi po kryehen dhe për praktikën e prokurorimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ku vlera financiare u fry qëllimisht në masën 50 milion euro. / Syri.net

  • Seanca e 27 tetorit dështoi, Berisha paraqitet sot në SPAK për “Partizanin”

    Seanca e 27 tetorit dështoi, Berisha paraqitet sot në SPAK për “Partizanin”

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot, 3 nëntor, në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me aferën e ish-klubit sportiv “Partizani”.
    Pritet të shohim se çfarë do të deklarojë për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion dhe a do të ketë ndonjë zhvillim të ri mbi këtë proces gjyqësor.
    Kujtojmë se seanca e 27 tetorit dështoi, për shkak të mungesës së avokatit Sokol Hazizaj, i cili përfaqëson të pandehurin Fatmir Bektashi si dhe kompanitë “Kontakt shpk” dhe “Home Plan shpk”.
    Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raportoi atë ditë se ishin planifikuar të kryheshin dy seanca në ngarkim të Berishës e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, dhe të pandehurve të tjerë, si dhe një seancë ku do shqyrtohej kërkesa e vajzës së kryedemokratit, Argita Malltezi, për heqjen e sekuestrimit të pasurive.
    Më herët, Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtares Irena Gjoka. Ai ka kërkuar shpalljen e akteve në dosje si të pavlefshme.
    Kjo dosje, për të cilën hetohet ish-kryeministri, kaloi më 19 maj 2025 për gjykim, pas shtatë muajsh qëndrimi në seancë paraprake.
    Në këtë dosje janë dërguar për gjykim pesë të pandehur.