Tag: dosje

  • Mbyllet pas 6 orësh mbledhja e KLP-së për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pritet votimi

    Mbyllet pas 6 orësh mbledhja e KLP-së për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, pritet votimi

    mbledhja

    TIRANË- Ka përfunduar pas 6 orësh seanca dëgjimore në kLP, ku u zhvillua intervstimi i kandidatëve në garë për kreun e ri të SPAK. Prej orës 09:00, katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho dolën para anëtarëve të KLP, deri në orën 15:00. Sipas rendit alfabetit, kandidatët prezantuan platformat e tyre, punën dhe karrierën ndër vite, ndërsa më pas u janë përgjigjur edhe pyetjeve të prokurorëve të KLP-së.
    Pas përfundimit të intervistimit, tashmë pritet votimi i KLP-së. Por, si do të bëhet votimi? Votimi në KLP për kreun e ri të SPAK ka ndryshuar. Sipas rregullores së re, votimi nuk do të jetë me dorë, por do ta shkruajnë në fletë të bardhë. Në letër do të jetë i shkruar emri anëtarit të KLP (votues) dhe emri i prokurorit. Ndërkohë nga ana tjetër Kryetari nuk do të ketë dy vota në rast barazimi, por një.
    PROFILET E 4 KANDIDATEVE 
    Adnan Xholi
    Adnan Xholi është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar.  Kjo është hera e dytë që Xholi kandidon për kreun e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Së bashku me Altin Dumanin dhe Elvin Kondilin ai kandidoi edhe në vitin 2022 kur mori vetëm votën e një prej anëtarëve të KLP-së, Sokol Stojanit. Xholi ka hetuar shumë nga dosjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
    Ai ishte një nga prokurorët që hetoi Fredi Belerin për korrupsion zgjedhor. Më pas ka hetuar dhe zbardhur atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të vitit 2019, dosje kjo që në sajë edhe të zbërthimit të komunikimet në SkyECC ka prodhuar edhe dy dosje të tjera ku është  ekspozuar aktiviteti kriminal i grupit në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe rivalitetin e grupeve kriminale në Durrës, që kanë sjellë shumë viktima.
    Klodian Braho
    Klodian Braho, i emëruar prokuror në vitin  2007, është po ashtu prokuror pranë SPAK që në krijimin e tij. Aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit kundër korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka patur një rrugëtim të gjatë në sistemin e drejtësisë, duke mbajtur pozicione të rëndësishme në hetimin e rasteve të korrupsionit. Braho është prokurori, i cili ka hetuar inceneratorin e Elbasanit, duke nxjerrë urdhër arresti për shumë persona mes të cilëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe duke ndarë hetimin për ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
    Braho ka hetuar gjithashtu dosjen 5D duke dërguar në gjyq ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Një tjetër dosje e hetuar dhe e dërguar në gjyq nga prokurori është edhe ajo e njohur si “Toyota Yaris” ku janë të përfshirë edhe shumë njerëz të drejtësisë. Kjo dosje është e ndarë në disa fraksione dhe janë duke u hetuar edhe pjesë të tjera të saj. Gjithashtu Klodian Braho është pjesë edhe e grupit të prokurorëve që firmosën dosjen për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, tashmë në proces gjyqësor, nën akuzën për “shpërdorim detyre” në lidhje me rolin e tij si ministër në masakrën e Gërdecit.
    Elvin Gokaj
    Një nga prokurorët me përvojë në këtë garë është edhe Elvin Gokaj, i cili ka nisur karrierën e tij në dhjetor të vitit 2000. Ai ka qenë pjesë e SPAK prej kohësh dhe ka kontribuar në hetime të shumta me ndikim të lartë. Ndër çështjet e hetuara dhe të dërguara në gjyq prej tij, është dosja “Buka” ku është marrë i pandehur ish-ministri i Ekonomisë dhe infrastrukturës Arben Ahmetaj.
    Gjithashtu Gogaj ka hetuar edhe kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj në lidhje me abuzimet në disa tenderë. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tenderë publikë, kryer në bashkëpunim.
    Doloreza Musabelliu
    Ndërsa Doloreza Musabelliu, e emëruar në tetor të vitit 2004, është prokurore në SPAK dhe ka një rol të rëndësishëm në strukturën e Prokurorisë së Posaçme. Ajo është një nga prokuroret që ka qenë pjesë e grupit të kanë hetuar dosjen e “Plumbi i Artë” ku tre bashkëpunëtor të drejtësisë kanë zbuluar me dhjetëra krime  ndër vite në Shqipëri, të cilët deri tani janë konsideruar si ngjarje pa autor. Një tjetër dosje e hetuar nga prokurorja është edhe masakra e ndodhur në qendër të Lushnjës në 2017, ku u kërkua “burgim i përjetshëm” për Leart Haxhiun dhe dy shokët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili./ZËRI 

  • Dosje “bombë” në duart e prokurorëve të SPAK, zbërthehen mijëra mesazhe me “SKY” të dyshes Rama-Balluku që plasin…

    Dosje “bombë” në duart e prokurorëve të SPAK, zbërthehen mijëra mesazhe me “SKY” të dyshes Rama-Balluku që plasin…

    Një dosje e re “bombë” ka mbërritur në duart e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila pritet të tronditë themelet e qeverisë shqiptare. Gazeta “SOT” ka mësuar se brenda kësaj dosjeje ndodhen mijëra mesazhe të zbërthyera nga platforma e enkriptuar “SKY ECC”, të cilat lidhen me komunikimet mes kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku. Mësohet se mesazhet janë zbërthyer nga shërbime të huaja dhe më pas kanë kaluar “dorë më dorë” deri sa kanë përfunduar në tryezën e një prokurori të SPAK. Sipas burimeve, brenda Kryeministrisë ekzistonin pesë telefona të veçantë “SKY”, dy prej të cilëve dyshohet se përdoreshin nga Rama dhe Balluku. Burimet e tij pretendojnë se komunikimet përfshijnë diskutime të ndjeshme që shkojnë përtej aferës së tunelit të Llogarasë dhe projektin e Unazës së Madhe, dy çështje për të cilat, Prokuroria e Posaçme (SPAK) aktualisht po kryen hetime. Por sapo të nisin hetimet mbi mesazhet e dyshes Balluku-Rama, pritet të plasë “bomba” politike më e madhe e dekadës.Bisedat zbulojnë “thellësinë e pusetës së korrupsionit qeveritar”, dhe për këtë arsye prokurorët ndodhen para një materiali që mund të hapë një fazë të re hetimore shumë më të gjerë, ndërsa kjo situatë mund të quhet si moment kritik kur qelbi del në sipërfaqe dhe sistemi fillon të çahet. Po ashtu, të njëjtat burime shtojnë se prokurorët po analizojnë me kujdes kronologjinë e komunikimeve, për të kuptuar nëse ato lidhen drejtpërdrejt me vendimmarrje të projekteve strategjike. Nëse konfirmohen, do të shohim një “cunam politik” që mund të prekë kupolën e qeverisë. Ndërkohë, brenda qarqeve politike ka nisur paniku, pasi lajmi i dosjes së re po qarkullon me shpejtësi dhe po përmendet si “shuplaka e madhe” që SPAK mund t’i japë ekzekutivit. Analistë, juristë dhe opinionistë të fushës që kanë dijeni për këtë super dosje “bombë” e cilësojnë këtë zhvillim si “faza e dytë e goditjes ndaj korrupsionit të nivelit të lartë”. Madje referuara të njëjtave burime, çështja është shumë më e thellë sesa duket dhe se kjo dosje mund të zgjerohet edhe me emra të tjerë brenda strukturave të larta shtetërore. Por në këtë klimë tensioni, pritet me interes lëvizja e radhës së SPAK. Hetimi mbi mesazhet e zbërthyera të SKY-t “do të jetë pika e kthesës” për mënyrën se si trajtohet korrupsioni në nivelet më të larta të qeverisjes. Megjithatë deri atëherë, skena politike shqiptare është futur në një gjendje alarmi, duke pritur shpërthimin e radhës të këtij super-skandali.
    Çfarë ka ndodhur?
    Nga ana tjetër, bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka komentuar disa herë pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, masë për të cilën thotë se ka cenuar funksionimin e qeverisë. Në një reagimi së fundmi, kreu i qeverisë rithekson se një vendim i tillë si ai i GJKKO-së nuk është parë kurrë në botë nga gjykatat ndaj një anëtari qeverie. Ai thotë se është një mbështetur i paepur i reformës në drejtësi, por sipas tij, vendimi nga gjykata e posaçme, ishte si rrëzimi i një fëmije që sapo ka nisur të ecë.“Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie! Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri! E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës”, shkruan Rama. Për kreun e qeverisë, lufta kundër korrupsionit nuk mund të justifikohet me përdorimin e një mjeti të gabuar, sepse kjo do të kthehej në boomerang. Ky është një mësim, shton ai, që nuk duhet ta harrojë askush.“Le të jemi të qartë: Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush.”, shprehet ai. Ndërkaq kujtojmë se më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar. SPAK ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

  • “Janë 5 mijë faqe dosje”/ Vendimi për Ballukun, flet gazetari: Më e rëndësishmja, sa i takon goditjes së korrupsionit

    “Janë 5 mijë faqe dosje”/ Vendimi për Ballukun, flet gazetari: Më e rëndësishmja, sa i takon goditjes së korrupsionit

    Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk arriti dot të merrte sot një vendim për t’i kaluar Mbledhjes së Gjyqtarëve ankimin e kryeministrit Edi Rama për rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra.
    Lidhur më këtë gazetari Adriatik Doçi, i ftuar në një studio televizive, tha se trupa nuk pati unanimitet pasi njëra prej anëtareve të trupës e cila është e besuara e Berishës doli kundër.
    ‘SPAK mund ti drejtohet kuvendit me kërkesë për heqjen e imunitetit të Ballukut bazuar në vendimin e GJK për ti hapur rrugë marrjes së një mase sigurie. Heqja e imunitetit të Ballukut mund të çojë në një precedentë që qeveria të kundërshtojë heqjen e imunitetit për Ballukun. Por SPAK duke kërkuar heqjen e imuniteti e miraton ose jo parlamenti lexon dosjen dhe mund të nxjerr detaje të llahtarshme që diskrediton qeverinë.
    Nëse ka sinjale që qeveria e kundërshton SPAK mund të lexoj pjesë nga dosja hetimore. Janë 5 mijë faqe dosje është dosja më e rëndësishme dhe serioze sa i takon goditjes së korrupsionit, edhe pse deri tani nuk kemi ende akuzë për korrupsion, mund të shkohet në një moment tjetër në atë akuzë’, tha ai.

  • Berisha: Lubia i tha Ramës : Mesazhet e tua në dosje janë shumë më të këqija se të miat”!

    Berisha: Lubia i tha Ramës : Mesazhet e tua në dosje janë shumë më të këqija se të miat”!

    Berisha: Lubia i tha Ramës : Mesazhet e tua në dosje janë shumë më të këqija se të miat”!Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në foltoren qytetare-parlamentare iu drejtua qytetarëve, a e dini ju se këta hajdutë gëzohen kur rriten çmimet?
    Berisha tha se, Rama dhe Lubia kanë ndenjur këtu 7 orë, po fjala e popullit është 100 përqind e vërtetë, muret kanë veshë. Ai tha se, Lubia i tha Ramës se “mesazhet e tua në dosje janë shumë më të këqija se të miat”.
    Berisha: A e dini ju se këta hajdutë gëzohen kur rriten çmimet?
    Po pse?
    Sepse vjedhin më shumë taksa.
    Ti vërtet paguan orizin dyfish, po ai të merr taksën dyfish në orizin që blen, në mishin që blen, në qumështin që blen.
    Është koha të ndalemi, t’i dalim zot vetes.
    Ajo çka kemi arritur ne është që çdo zë i yni të dëgjohet në botë, çdo përpjekje e jona të mbështetet në botë.
    Por ne duhet të bëjmë punën tonë.
    Të rinjtë folën këtu, janë shpresa e vetme dhe më e madhe e këtij kombi.
    Duhet të ngrihemi, t’i mbështesim.
    Të ngrihemi së bashku me ta.
    Askush nuk do na e heqin Edi Ramën dhe Lubi Ballukun ne.
    Shikoni miq se çfarë morali kanë.
    Hajduti është qenia më amorale mbi tokë.
    Kanë ndenjur këtu 7 orë, po fjala e popullit është 100 përqind e vërtetë, muret kanë veshë.
    Po, po, ua them unë.
    Dhe çfarë ndodhi?
    I kërkoi të japë dorëheqjen. Jo, i tha, nuk jap dorhëqjen.
    Po u them të vërtetën siç ka ndodhur dhe çdo shqiptar ta dijë këtë.
    Jo, nuk jap dorëheqjen se pastaj do shkoj në burg.
    Kjo aludon se Rama nuk po i del zot.
    Po ç’t’u bëj atyre mesazheve që ke bërë ti, i thotë Rama.
    Mesazhet, ia kthen ajo, çfarë flet ti, po mesazhet e tua në dosje janë më shumë të këqija se të miat.
    Po, absolutisht po.
    Ti, jo mesazhet që më ke dërguar mua, po mesazhet që i ke dërguar Evis Berberit. Ke 60 mesazhe të Evis Berberit në dosje, të cilat tregojnë se ke diktuar çdo gjë.
    E mbylli, prisni se është interesante, gjatë debatit i kërkoi: po ja, duhet tani të paktën të shkojë qeveria në Gjykatë Kushtetuese.
    Jo, i tha ky, do shkosh vetë.
    Si përfundim, sot ka dërguar Edi Rarma në Gjykatë Kushtetuese.
    Tani, se po flasim këtu.
    Ai që mendon se Edi Rama po e bën për njerëzi ndaj Lubisë, ai mendon një budallallëk, një gjë të paimagjinueshme.
    Absolutisht e bën vetëm për veten e tij.
    Sepse vetë nuk shkonte dot.

  • “Janë të gjitha në dosje”/ Vendimi për Ballukun, flet analisti: ‘Zonja’, parimisht nuk ka çfarë të ndryshojë…

    “Janë të gjitha në dosje”/ Vendimi për Ballukun, flet analisti: ‘Zonja’, parimisht nuk ka çfarë të ndryshojë…

    Analisti Artur Nura e cilëson të drejtë vendimin e qeverisë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, lidhur me pezullimin nga Gjykata e Posaçme për Belinda Ballukun.
    Në një intervistë televizive, Nura u shpreh se kryeministri Edi Rama po përdor standarde evropiane dhe kërkon që këtë çështje ta zgjidhë brenda sistemit të drejtësisë.
    “Është qasja më e rëndësishme e qeverisë. Një vendim i cili shkon me standardet evropiane. Këtu kemi ekuilibra të ndërtuara në mënyrë artificiale. Prishen balancat mes pushteteve. Nuk ka një rast tjetër. Është pezullim, ndërhyn në kompetencat e një ekzekutivi. Zgjidhja më e mirë, ishte dërgimi në Gjykatën Kushtetuese. Zonja Balluku, parimisht nuk ka çfarë të ndryshojë. Janë të gjitha në dosje. Prezumimi i pafajësisë, është themeli në institucionin e drejtësisë. Precedenti Veliaj tregon se do kemi një vendim që do i japë të drejtë qeverisë. Duhet patjetër një ekuilibër.”, theksoi ai.

  • Rënia e Ballukut/ Qyno: Ky është vetëm fillimi i procedimeve, do të ketë dhe dosje të tjera kundër zv.kryeministres

    Rënia e Ballukut/ Qyno: Ky është vetëm fillimi i procedimeve, do të ketë dhe dosje të tjera kundër zv.kryeministres

    Në emisionin “ÇIM PEKA LIVE” në Syri TV, gazetari Enton Qyno komentoi sot pezullimin nga detyra të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, nga SPAK.

    Sipas Qynos, bëhet fjalë për një dosje që ai pretendon se është publikuar që 10 vjet më parë, dhe që tashmë po merr hov me zhvillimet e fundit. Ai tha se SPAK ka sjellë fakte të reja, që lidhen me tenderët për Tunelin e Llogarasë dhe segmentin e Unazës së Madhe (Loti 4), nga ish-uzina e autotraktorëve në Shkozë deri tek rrethrrotullimi i Freskut në Tiranë.

    “Në fakt është një dosje … është një çështje që bëhet fjalë pikërisht për tunelin e Llogarasë dhe … segmenti i Unazës së Madhe,” deklaroi Qyno.
    Ai shtoi që “sot fakti është i ri … nëse situata politike vazhdon e nxehtë, mos u çudisni që do të ketë edhe dosje të tjera kundër Ballukut.”

    Sipas Qynos, provat për shkelje të barazisë në tenderë janë “të qarta” dhe vijnë nga analiza e bisedave telefonike që, sipas tij, tregojnë se disa zyrtarë – përfshirë Evis Berberin, Valter Begajn dhe sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës – kanë “përcaktuar fituesit e tenderëve”.

    Ai pohoi se Balluku është akuzuar vetëm për pabarazi në tendera, jo për korrupsion apo pasuri, megjithëse hetimi pasuror është në vijim.

    Ky koment vjen pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila sot vendosi pezullimin nga detyra për Ballukun, dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, në kuadër të hetimit të SPAK për procedurat e prokurimit të dy projekteve të mëdha infrastrukturore.  

    Hetimet e SPAK-ut, sipas njoftimeve zyrtare, kanë identifikuar “veprime të kundraligjshme” gjatë prokurimeve publike, ku Balluku dyshohet se ka ndikuar në çdo fazë – nga faza paraprake, te vlerësimi i ofertave, e deri te nënshkrimi i kontratave.  

    Qyno:

    Në fakt është një dosje e cila ne e kemi publikuar qysh këtu e 10 vjet më përpara. Është një çështje që bëhet fjalë pikërisht për tunelin e Llogarasë dhe që sot faktikisht SPAK-u doli edhe me një fakt të ri, ku bëhet fjalë për shkeljen e pabarazisë së tenderave edhe përsa i përket ndërtimit të lotit të katërt që bëhet fjalë pikërisht segmenti i Unazës së Madhe nga zona e ish-uzinës së autotraktorëve në Shkozë deri tek rrethrrotullimi i Freskut në Tiranë.

    Kemi të bëjë me një fakt të ri dhe që padyshim që në ditët në vazhdim, nëse do të jetë situata politike akoma dhe më e zjarrtë se kjo dita e sotme, sigurisht që mos u çudisni që do të kemi dhe dosje të tjera kundër Belinda Ballukut. Kjo varet vetëm nga ligjshmëria e politikës, por varet edhe nga ligjshmëria tashmë edhe e SPAK-ut e cila, i cili, për hir të së vërtetës tashmë ka vënë një, një precedent të ri në aspektin juridik, por dhe në aspektin e figurave politike se sa lehtë janë ato të goditshme përsa i përket procedimeve penale. Dosja lidhet me çështjen e tunelit të Llogarasë dhe çështjen e, Unazës së Madhe. Lotit të katërt.

    Të dyja dosjet janë çështje të cilat SPAK ka ngritur akuzat shkeljes së pabarazisë në tenderave për shkak se nga telefonat e Evis Berberit, nga telefonat e Valter Begajt, por edhe nga telefonat e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, janë konstatuar një sërë bisedash të cilat qartazi i përcaktonin fituesit e këtyre tenderave. ne po flasim për zyrtarë të cilët ishin të angazhuar dhe të ngarkuar për të vendosur përmes komisionit të vlerësimit të ofertave fituesit, ndërkohë që nga ana tjetër…

    Balluku akuzohet vetëm për, vetëm për pabarazinë e tenderave

    Nuk kemi ende akuza dhe procedime penale ëh, për korrupsion apo për hetim pasuror.Për hetim pasuror ka një hetim të hapur dhe unë jua kam thënë dhe në studion tuaj që bëhet fjalë për transferta në Zvicër, por që aktualisht zyrtarisht e vënë nën akuzë për ndjekje penale është pikërisht pjesa e pabarazisë në tenderave.

  • Dosja “Metamorfoza”/ Provat e SKY ECC treten në dënime minimale

    Dosja “Metamorfoza”/ Provat e SKY ECC treten në dënime minimale

    Dosja “Metamorfoza”, një hetim që bazohet në mesazhet e dekriptuara të SKY ECC ka qenë një nga kuajt e betejës së SPAK në luftën kundër krimit të organizuar, pasi ekspozoi një lidhje të vjetër mes grupeve kriminale dhe zyrtarëve të korruptuar në prokurori dhe në polici.

    Në vitin 2023, “Metamorfoza” u shfaq si një operacion i jashtëzakonshëm: goditja e parë e madhe në Shqipëri e bazuar mbi komunikimet e dekoduara të SKY ECC dhe EncroChat, një dosje që shihej edhe si meritë e drejtësis së re. Por vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme mbylli në heshtje atë që SPAK e kishte nisur me zhurmë, për pesë nga shtatë të pandehurit e dosjes për të cilët dënimet ishin më të ulët nga sa kishin nisur hetimet.
    Në fund të seancës, trupa gjykuese dënoi Behar Brajoviç (Bajri) me 8 vite e 8 muaj burg, Edmond Prekën me 7 vite, Astmer Bilalin me 5 vite e 8 muaj, ish-shefin e Operacionales Oltion Bistrin me 2 vite burg për “zbulim të akteve sekrete” dhe ish-prokurorin e Kukësit Xhevahir Litën me 3 vite e 4 muaj burg për korrupsion dhe “zbulim të akteve sekrete”. Dy të fundit, ish-polici dhe ish-prokurori dolën të lirë nga salla, pasi dënimi konsiderohet i shlyer me kohën e paraburgimit.
    Këto masa janë dukshëm më të ulëta se sa kërkesat fillestare të SPAK dhe pesha penale e dosjes është zbehur ndjeshëm në raport me atë që u reklamua publikisht si një “gjyq i madh i SKY-ECC”.
    Gjykimi për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e policisë Ardit Hasanbegaj është veçuar dhe pritet të përfundojë me një vendim të ndarë.
    Xhevahir Lita, ish-prokurori me SKY ECC
    Majtas, ish-prokurori Xhevahir Lita, djathtas, Behar Bajri
    Në qendër të akuzës ndaj Xhevahir Litës nuk ishin thjesht dy episodet formale të “korrupsionit pasiv”, por mënyra se si ai shfaqej në komunikimet e SKY ECC me Behar Bajrin, i njëjti person që akuzohej për vrasje, gjobëvënie, pastrim parash dhe drejtim grupi kriminal.
    Sipas dosjes, pak ditë para se të nisin mesazhet në SKY, një gjyqtar në Tiranë i zbuti në 29 qershor 2020 masën e sigurisë Behar Bajrit nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”. Për këtë vendim, SPAK dyshon se gjyqtari ka marrë një shumë deri në 5 milionë lekë të vjetra. Lita ishte prokurori i çështjes.
    Vetëm një ditë pas lirimit, më 30 qershor 2020, Behar Bajri, i identifikuar edhe si Behar Brajoviq i shkruan Litës në SKY: “…Daci vogel jam… ta paqa borgj vlla…ta po rrim nej dit gjejm nej vend e rrim…tiranë jam…”
    Prokurori i përgjigjet duke i kujtuar Bajrit detyrimet e tjera para institucionit: “…ok ke me u paraqitë të hënën…në prokurori…të hënën në orën 10…”
    Ky pasazh është vetëm një nga ato që dëshmon raportin e ngushtë mes prokurorit dhe të pandehurit që shkon më tej në kërkesat e tij.
    Biseda rëndohet kur tema kalon tek “problemi” i vëllait të tij, Enver Bajrit, i cili ndodhej në të njëjtën dosje penale dhe ishte në kërkim ndërkombëtar.
    Pikërisht aty shfaqet oferta prej 100 mijë eurosh që Behar Bajri i bën Litës, për ta ndarë me gjyqtarin: “…zotni 100 mijë euro i ka të mi kyn dhe për vllanë dhe të mijat dhe ndaji ti me të a çat dush, kur të dush dhe 100 mijë euro i ke kur të dush. Rregulloji vetë me të ti, por du si mos na çajn nesër kush k***n me na këto histori. Fol me të vetë, nuk ke punë me kën, na e kena drejt për drejt bashkë…”
    Përgjigjja e Litës ishte shmangëse, por jo refuzuese në përmbajtje: “…bo bo ça flet, flasim kur të takohemi…ik ore mos fol ashtu, bo bo si fliske ti…”
    Dhe më pas ai jep një udhëzim tipik për një person që e kupton se mesazhet janë prova në gjykatë: “…E fshi këto sms e sotme se ia kemi futur kot…fshi tani në moment se harron…”
    Lita ishte i vetëdijshëm për dosjen e vrasjeve, gjobëvënieve dhe pastrimit të parave të grupit Bajri, por edhe se ai vetë lëviz në kufijtë e ligjit për ta bërë sa më të “butë” trajtimin penal të tyre.
    Në fund të gjykimit, provat u përkthyen në një dënim relativisht të ulët, 5 vite në total, të reduktuara në 3 vjet e 4 muaj, dhe Lita doli i lirë nga salla me argumentin se e kishte shlyer dënimin në paraburgim.
    Përgjimet për Oltion Bistrin: garant i kazinove të Pëllumb Gjokës
    Oltion Bistri, ish-shef i Operacionales
    Oltion Bistri është ndër oficerët më të lartë të policisë që u prekën nga “Metamorfoza”. Në momentin e arrestimit, ai sapo ishte shkarkuar nga detyra si shef i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit. Më herët, kishte qenë drejtor policie në Lezhë, drejtor në Durrës dhe shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
    Forcat Operacionale, të cilat ai i drejtoi deri pak ditë para prangave, janë ndër strukturat më të rëndësishme operative, përfshirë përgjimet ambientale dhe zbatimin në terren të urdhërave të prokurorisë. Pikërisht në këtë pikë, roli i tij bëhet problematik: nga personi që duhet të zbatojë ligjin, Bistri doli në skenë si garanti i kazinove të Pëllumb Gjokës në Tiranë, në këmbim të ryshfetit.
    Një nga komunikimet më domethënëse të SKY ECC, të cituar në dosje, është biseda e 25 nëntorit 2019, ora 03:17, ku Pëllumb Gjoka, duke përdorur identitetin “7142D9”, komunikon me përdoruesin “DB7ED1”, të identifikuar si Oltian Bistri.
    Në dosje shkruhet se: “Më datë 25.11.2019 ora 03.17 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, ai tek xhevo kishte thène, ka 25 kompjutera dhe nje ruletë. Ju kish thene do e filmoj tjua sjell edhe dua I miljon lek për informacionin. E gjen dot cili eshte? Sma tha dr. Se ai ma tha para se te ikja, kish merak e para se te ikja ne Gjermani me takoj. Duhet kujdes pak se drejtori eshte trembur. I thash per njërin qe donte te fuste tre copè dhe kishte frike.”
    Ky fragment flet vetë: “do e filmoj tjua sjell edhe dua 1 milion lek për informacionin”,një zyrtar tjetër i policisë, i përmendur prej Bistrit, kërkon shpërblim për t’i sjellë Gjokës informacion operacional duke i kujtuar se “duhet kujdes pak se drejtori është trembur”.
    Në dosje Bistri shfaqet si urë lidhëse brenda policisë, i informuar për operacionet, për gatishmërinë e kolegëve për “të filmuar” dhe “të sjellë informacion kundrejt pagesës” dhe njëkohësisht, ai vetë raporton te Gjoka se “duhet kujdes”, sepse drejtori është i trembur.
    Emri i Bistrit u identifikua falë dekodimit nga autoritetet belge dhe holandeze të komunikimeve përmes EncroChat dhe SKY ECC, që iu dorëzuan SPAK. Hetimet ndaj tij u mbyllën me tre akuza: “korrupsion pasiv”, “zbulim të akteve dhe të dhënave sekrete” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.
    Vendimi i sotëm, megjithatë, e redukton gjithë këtë sjellje në një dënim 2-vjeçar vetëm për “zbulim të akteve sekrete” dhe e shpall të pafajshëm për korrupsion dhe pastrim parash.
    Pasuria e Bistrit: 3.1 milionë euro
    SPAK u përpoq ta çonte çështjen e Bistrit edhe në frontin pasuror, por këtu ngrihen pikëpyetje të tjera. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme u vendos sekuestro preventive mbi 22 njësi (dyqane/ambiente biznesi), 10 apartamente, një vilë luksoze në rezidencën “Green Valley”, një truall në “Rrugën e Kosovarëve”, një garazh në Selitë dhe një “Range Rover Sport”, me një vlerë totale, të cilën SPAK e vlerësoi rreth 3.1 milionë euro.
    Në arsyetimin e akuzës u tha se pasuritë e Bistrit dhe familjarëve të tij janë “disa herë më të larta se të ardhurat e ligjshme” dhe se ato janë objekt masash parandaluese pasurore, sipas ligjit “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”.
    Por akuzat për “korrupsion” dhe “pastrim të produkteve penale” ndaj Oltion Bistrit u rrëzuan nga gjykata. Vendimi penal e lejon ish-shefin e Operacionales të dalë i lirë nga qelia me një dënim minimal./Lapsi.al
     

  • Do pyetet për 21 janarin/ Me dosje në dorë, Sali Berisha mbërrin në SPAK

    Do pyetet për 21 janarin/ Me dosje në dorë, Sali Berisha mbërrin në SPAK

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në SPAK.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se kryedemokrati do të pyetet nga prokurorët për çështjen e 21 janarit.
    Ai u pa teksa kaloi pragun e prokurorisë dhe në dorë mbante një dosje.

    Top Channel

  • ‘Shqiponja e zezë’, plani për vrasjen e kryeprokurorit belg dhe parajsa e narkoshtetit të Ramës

    ‘Shqiponja e zezë’, plani për vrasjen e kryeprokurorit belg dhe parajsa e narkoshtetit të Ramës

    Pak orë pasi Edi Rama ishte shtrirë në një divan për të pozuar për një gazetë holandeze, duke ‘lëshuar’ alarmin se Rusia rrezikon sigurinë e Europës, mediat e Vendeve të Ulëta do postonin si lajm kryesor një hetim të frikshëm.

    8 shqiptarë ishin arrestuar pasi kishin planifikuar vrasjen e kryeprokurorit të Brukselit, Julien Moinil.

    Detajet për këtë ngjarje të rëndë kanë rrjedhur me pikatore, për shkak të rëndësisë së hetimit, por ato që kanë publikuar mediat e Vendeve të Ulëta deri tani janë tronditëse.

    Gazeta ‘Le Soir’ shkruan se qëllimi i mafies shqiptare ishte të terrorizonte mbarë Europën me këtë vrasje. Kurse disa portale thonë se grupi kishte bërë gati armën me të cilën do ekzekutonte Prokurorin e Mbretit.

    Mediat shkruajnë se mafia shqiptare ishte tërbuar me prokurorin e guximshëm, të cilin mediat eurpoiane e kanë krahasuar me Batmanin. Muaj më përpara është raportuar se për ‘kokën’ e tij ishte vendosur një shumë prej 1 milion eurosh nga kartelet shqiptare.

    Disa media shkruajnë se kërcënimi lidhet me një dosje që ka kaluar në duart e kryeprokurorit të Brukselit. Edhe pse është e vështirë të konfirmohet, komploti lidhet me një mega-proces gjyqësor ndaj mafies shqiptare, ku ‘Batmani’ kërkoi një dënim prej 740 vitesh në total.

    Ky mega-proces është etiketuar SKY ECC për shkak të zbërthimit të telefonave të enkriptuar.

    Pikërisht nga ky zbërthim ka dalë edhe një tjetër dosje, shumë e bujshme, por edhe shumë e frikshme. Ajo është quajtur ‘Shqiponja e zezë’ (Black Eagle) nga autoritetet hetimore belge.

    Bëhet fjalë për një grup mafioz shqiptar që ka pastruar shumë të mëdha parash nga trafiku i kokainës. Dosja voluminoze përmban të dhëna që kanë ardhur nga agjencitë hetimore italiane, spanjolle, gjermane dhe franceze.

    Një vit më parë, rrjeti televiziv belg RTL raportoi se në këtë dosje përmendet edhe emri i Edi Ramës.

    E gjitha kjo rrjetë merimange mbahet në këmbë falë parajsës që ka ngritur Edi Rama në Shqipëri, një narkoshtet ku pastrimi i parave vetëm sa e fuqizon krimin e organizuar që i turret Europës dhe arrin deri në pikën aty që mund të rrezikojë sigurinë e saj.

    Nuk është aspak çudi që në një nga deklaratat e pakta publike, kryeprokurori belg Moinil u shpreh para pak ditësh se mafia shqiptare po pastron shuma kolosale parash në Shqipëri.

    Ky paralajmërim shokues i tij vjen si një ogur i zi pikërisht në ditën kur Vendet e Ulëta, por edhe mbarë Europa, po reflektojnë për ‘monstrën’ që po i kërcënon.

    I vetmi që nuk duket i shqetësuar nga divani i tij është ai që e ka krijuar ‘monstrën’. Frankenshtajni shqiptar. Edi Rama.

     

  • Berisha: Dosja e Belindës është një dosje e papërsëritshme. ‘Palloshi i gjatë’ është lule në dosjen e saj, prandaj atë e mori Pamela

    Berisha: Dosja e Belindës është një dosje e papërsëritshme. ‘Palloshi i gjatë’ është lule në dosjen e saj, prandaj atë e mori Pamela

    Berisha: Dosja e Belindës është një dosje e papërsëritshme. ‘Palloshi i gjatë’ është lule në dosjen e saj, prandaj atë e mori Pamela
    Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi tha se, dosja e Belindës është një dosje e papërsëritshme, “Palloshi i gjatë” është lule në dosjen e saj, prandaj atë e mori Pamela.
    “Së pari, ata që njohin diktaturat, ose që i studiojnë ato, të shkuarat apo të sotmet do të gjejnë se, institucioni i akuzës persekuton si kundërshtarët politikë, persekuton edhe kriminelët dhe zyrtarët e korruptuar. Madje të them një gjë, ka vende të cilat e bëjnë me shumë vendosmëri.
    Të garantoj se në diktaturën komuniste, korrupsioni ishte pakrahasimisht më i ulët se ky që është sot. Dhe për një dhi apo një dele, burgosej tjetri disa vite. Nuk është se falej korrupsioni në diktaturë. Por diktatori e përdorte prokurorinë kundër kundërshtarëve politikë.
    Tani, a ka ndërmend të them unë, me këtë që po them, se opozita është e paprekshme? Absolutisht jo. Opozita është e prekshme plotësisht, është nën ligj, por kur ti arreston dhe persekuton në vitin elektoral si persona nën hetim, arreston si persona nën hetim, ja ku e ke Ilir Metën, liderët e tre partive kryesore opozitare, njërin prej tyre e vë në ndjekje penale, atëherë besoj se, është e qartë si drita e diellit se ky është një sulm ndaj pluralizmit politik.
    Dhe kjo nuk mund të mohohet. E bëre në vitin elektoral. I mbajte në vitin elektoral në arrest, njërin në burg, njëri në shtëpi, pa akuzë. Me thuaj ti mua, çfarë dokumentesh mund të lëshoja unë 12 vite pasi kam ikur nga pushteti, apo Ilir Meta. Çfarë dokumentesh disponoja unë. E para kjo.
    E dyta, Altin Troplini, i cili është jo i vetëm në këtë shkallë, është njeriu që futi nocionin e amnistisë së krimit elektoral. Dhe për ty dhe çdo njeri që vota ka një peshë të caktuar, dosjet 184 dhe 339, janë dosjet më flagrante të krimeve më flagrante elektorale, të cilat janë ngritur mbi bazën e procedurës më të saktë ligjore.
    Janë regjistrime të bëra me vendim gjykate dhe këto i amnistoi Altin Troplini.
    Tani më thuaj ti mua dhe cilido, një prokurori që sulmon pluralizmin, shtyp pluralizmin, amniston. E di çfarë është kjo e dosjeve? Është licencë për Edi Ramën për të krijuar ato që krijoi më vonë.
    Vijmë tani tek rastet. Së pari, duhet të bëhet pak e qartë dhe njerëzit nuk duhet të besojnë një mashtrues siç është Dumani. Se nga viti 2008-2010, dy ministra u janë hequr imunitetet dhe janë vendosur nën akuzë. Një zv/kryeministër ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion dhe ka shkuar në ndjekje nga prokuroria.
    Këto që po i paraqesin si risi, janë vetëm mashtrime.
    Më gjeni kush janë dy ministra në detyrë sot, cili? Asnjë. Përveç Lubisë tani së fundmi. Kështu që kjo veprimtari pra, për të ndëshkuar korrupsionin ka ekzistuar. Madje kjo e SPAK është tre herë më e vogël, 3 herë me shifra, me raporte të DASH, të cilat dëshmojnë se, në vitet 2007-2008, u dënuan nga gjykatat për dosjet e korrupsionit të dërguar nga Task-Forca 630 punonjës. 199 punonjës u dënuan në vitet 2022-2023.
    Vijmë tek Erion Veliaj. Besoj se e dëgjuat dje Edi Ramën. Nuk shtrohet këtu, që biri të vrasë babain, nuk kam unë pasaardhës. A e kap, nuk ja thashë unë atij ta thotë, e tha vetë, i doli vetë.
    A bëri Erion Veliaj përpjekje të hapura për tu paraqitur më shumë se i dyti në PS? Absolutisht po dhe nuk mund ta mohojë njeri, dhe e vërteta është që ai krijoi në parlament, krijoi në parti një mbështetje të fortë. Kështu që për Erion Veliajn ne protestuam 46 javë.
    Erion Veliaj e akuzuan jo për çështjen e ‘5D’, jo për djegësin e Tiranës, u akuzua thjeshtë për grabitje parash nëpërmjet OJF-ve për familjen e tij.
    Erion Veliaj e kishte dosjen plotë, por Erion Veliaj i dha përgjigje Rama dje. Nuk kam unë të dytë, nuk kam pasardhës unë. Iku e tregoi veten.
    Dy, tek Belinda. Besoj se çdo njeri që ka ndjekur ato që mediat kanë publikuar dhe ato nuk janë gjë, seç janë ato që janë në dosjet e Belindës. Se të kesh ti dosjen e Belindës, ajo është më e jashtëzakonshmja. Nuk ka shkrimtar që mund të shkruante një dosje të tillë.
    Aty është një dosje e papërsëritshme. Palloshi i gjatë është lule në dosjen e saj.
    Po nuk janë gjë ato, po pse e mori e motra dosjen. Pse e mori Pamela jashtë të gjitha kritereve. Dosja ka aspekte që tejkalojnë imagjinatën.
    Në atë rast, ç’është e vërteta prokurori Prençi, duhet të pranojmë se, është përballur me të vërteta të cilat ishin asgjësuese për të në rast se do i mohonte dhe ai nuk mori përsipër ti mohojë.
    Ai mori përsipër, pavarësisht se u paralajmërua me kokë, ki kujdes kokën i tha Troplini, etj., ai mori përsipër ti qëndrojë ligjit.
    Nuk kam asnjë të dhënë, se unë nuk jam njeri që besoj shumë në konspiracione. As se Lubisë ja bëri Rama. Ajo Ramës di që i tha, të marr me vete dhe e merr me vete. Këtë mos keni iluzione.
    Pra ky është qëndrimi.
    Unë e kuptoj që ju që nuk keni jetuar diktaturën e parë, keni të drejtë që i shihni kështu, por nëse prokuroria përdoret për të shtypur pluralizmin, për të amnistuar dhunimin e votës, ajo është prokurori politike, është politike, është politike”, u shpreh Berisha.