Tag: dosja

  • Dosja “Bankers”, Klodiana Lala: Hetimin ta marrë në dorë SPAK, duhet bllokuar shitja e aseteve!

    Dosja “Bankers”, Klodiana Lala: Hetimin ta marrë në dorë SPAK, duhet bllokuar shitja e aseteve!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • DOSJA 5D- Arbjan Mazniku paraqitet në Gjykatën e Posaçme, do të dëshmojë në seancë

    DOSJA 5D- Arbjan Mazniku paraqitet në Gjykatën e Posaçme, do të dëshmojë në seancë

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • DOSJA ‘VELIAJ’/ GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të ish-kryebashkiakut, Ajola Xoxës dhe të pandehurve të tjerë

    DOSJA ‘VELIAJ’/ GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të ish-kryebashkiakut, Ajola Xoxës dhe të pandehurve të tjerë

    Sot, në orën 12:00, në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, dhe të pandehurve të tjerë në çëshjen që SPAK e dërgoi për gjykim më 10 shtator.

    Gjyqtarja Etleva Deda do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, apo ta rikthejë në Prokurorinë e Posaçme për hetime të mëtejshme.

    Veliaj do të përballet në gjykatë me pesë akuza të rënda: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

    Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, në marrëdhënie me disa kompani që, në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme, kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

    Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, përballet me akuza për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave.

    LEXO EDHE: Dosja Xoxa – Veliaj/ Dëshmitë si kalonin paratë tek gruaja e kryetarit të bashkisë pa zhvilluar asnjë lloj aktiviteti

    Përveç Veliajt dhe Xoxës, në këtë çështje janë marrë të pandehur 28 persona dhe shoqëri, përfshirë ish-deputeten Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

    Një tjetër i pandehur është Fatjon Baci, gardiani i burgut të Durrësit, i cili akuzohet se i dha telefonin celular Veliajt gjatë transferimit nga qelia në gjykatë, në dy raste të veçanta.

    LEXO EDHE: Dosja Xoxa – Veliaj/ Tenderi i Fierit dhe dëshmia: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt e shpejt se isha me leje lindjeje

    Veliaj ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirimin nga qelia. Seanca për shqyrtimin e kërkesës është caktuar për 2 tetor, ndërsa relatore e çështjes do jetë gjyqtarja Albana Boksi.

     

  • Balliu: Dosja ‘Rama–Aruba’ provon lidhjet e Ramës me kartelet e drogës dhe pastrimin e parave në Tiranë

    Balliu: Dosja ‘Rama–Aruba’ provon lidhjet e Ramës me kartelet e drogës dhe pastrimin e parave në Tiranë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, u shpreh se dosja “Rama–Aruba” është një tjetër provë ndërkombëtare që konfirmon lidhjet e kryeministrit Edi Rama me kartelet e drogës dhe skemat e pastrimit të parave përmes kullave në Tiranë.

    Sipas Balliut, kullat që ngrihen në kryeqytet, me firmë të vetme të Ramës si kryetar i KKT-së, janë dëshmi e qartë e bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe qeverisë.

    Ai theksoi se Shqipëria nuk mund të jetë më strehë për pastrimin e miliardave të karteleve të drogës.

    Postimi:

    Dosja “Rama–Aruba” është një fakt tjetër ndërkombëtar që tregon lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës dhe mënyrën se si ato pastrojnë miliarda përmes kullave në Tiranë.

    Kulla që ngrihen vetëm me firmën e Ramës si kryetar i KKT janë dëshmia më e qartë se krimi i organizuar është bërë ortak me qeverinë.
    Shqipëria nuk mund të jetë më strehë e pastrimit të parave të karteleve!

  • Dosja “Meta”, shtyhet seanca paraprake në GJKKO, e radhës më 9 tetor

    Dosja “Meta”, shtyhet seanca paraprake në GJKKO, e radhës më 9 tetor

    Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj ish-Presidentit Ilir Meta është shtyrë. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, raporton se seanca e radhës është caktuar për në datën 9 tetor, në orën 10:00.
    Në këtë fazë, gjykata do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim të plotë, do të kthehet për hetime shtesë në SPAK, apo hetimi do të pushohet.
    Ilir Meta dhe avokatët e tij nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ishte e pranishme në sallën e gjyqit. Seanca u drejtua nga gjyqtarja Irena Gjoka.

    Sipas SPAK, gjatë hetimeve janë zbuluar skema të dyshuara korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Përveç Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, në këtë çështje janë të pandehur edhe tre persona të tjerë.
    Hetimet ndaj çiftit Meta-Kryemadhi nisën në vitin 2023 dhe përfshijnë disa çështje të rëndësishme, si afera CEZ-DIA, lobimi i dyshimtë i LSI-së në SHBA dhe deklarimi i pasurisë. Sipas organit të akuzës, janë konstatuar elementë të veprave penale të korrupsionit pasiv, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.
    Hetimet u mbyllën më 29 gusht 2024, ndërsa Ilir Meta ndodhet në paraburgimin 313 në Tiranë që prej tetorit të vitit 2024. Monika Kryemadhi është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa tre të pandehurit e tjerë ndodhen në gjendje të lirë me masa sigurie më të lehta./vizionplus.tv

  • “Dosja Meta”, Kryemadhi: SPAK ka kërcënuar dëshmitarët

    “Dosja Meta”, Kryemadhi: SPAK ka kërcënuar dëshmitarët

    Seanca paraprake ndaj Ilir Metës u shty për në datën 9 Tetor, për shkak të mungesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani. Ndërkohë ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, e cila po gjykohet bashkë me Metën dhe tre persona të tjerë, deklaroi se SPAK ka ushtruar presion mbi dëshmitarët.
    “Seanca u shty me 9 tetor në orën 10:00. Meta nuk ishte i pranishëm,, ishin të gjithë tjerët. Materialet janë voluminoze për tu lënë më shumë kohë avoaktëve. Ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do jem në të gjitha emisionet për të ndjekur hap pas hapi të gjithë dosjen.
    Monika Kryemadhi Ilir meta akuzohen për korrupsion pasiv, nuk ka asnjë për korrupsion aktiv. A janë pyetur biznesmenët? Shpërdorim nga ana e SPAK në marrëdhënie në procesin e hetimit.
    Do ballafaqohemi me letrat, duke vazhduar me dezinformimin që bëhet. Sipas Altin Dumanit, Fatime Kryemadhit i fillon jeta në 2001 në Tiranë. SPAk dhe i gjithë procesi ka qenë shumë i zënë me kërcënimin ndaj dëshmitarëve.
    Dua t’ju bëj një pyetje, ku ndryshon një kriminel që i vendos pistoletën në kokë një politikani, nga një institucion këtu mbrapa që intimidon e shantazhon një qytetar për dëshminë”, tha Monika Kryemadhi.Ish-çifti Meta-Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa procesi vijon për tre persona të tjerë të përfshirë në çështje. Hetimet e SPAK-ut janë mbyllur dhe dosja është dorëzuar në gjykatë për gjykim.

  • “Nuk i shpëton dot”, Papa paralajmëron: Dosja “McGonigal” bomba që do të groposë Ramën përfundimisht, FBI di gjithçka..

    “Nuk i shpëton dot”, Papa paralajmëron: Dosja “McGonigal” bomba që do të groposë Ramën përfundimisht, FBI di gjithçka..

    Gazetari i njohur, Robert Papa paralajmëron se dosja ‘McGonigal’ është aq e rëndë dhe e thellë, sa nëse nuk e ka ‘groposur’ tashmë kryeministrin Edi Rama, do ta bëjë në një moment të afërt. Në një analizë të tij, ai nënvizon se dokumentet e publikuara nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë në SHBA kanë konfirmuar një pjesë të madhe të atyre që ai kishte deklaruar prej kohësh: takime të përgjuara në Tiranë, Ëashington D.C. dhe Neë York, transaksione të dyshimta financiare dhe një dosje voluminoze prej afro 8 mijë faqesh, ku gjenden elementë që, sipas tij, lidhin drejtpërdrejt Ramën dhe rrethin e tij të ngushtë me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
    Papa shpjegon se procesi ligjor në SHBA nuk është aspak i thjeshtë, pasi ngritja e një akuze kërkon prova konkrete të cilat i paraqiten një jurie të madhe, e cila vendos më pas nëse rasti kalon ose jo në gjykatë.
    Në rastin McGonigal, thekson ai, faktet ishin aq të forta saqë juria ngriti akuzat pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar ish-zyrtarin përmes avokatëve të shtrenjtë dhe me ndikim. Ky zhvillim, sipas Papës, është tregues i qartë i asaj që mund të ndodhë më tej: hetimet e nisura në SHBA, të kombinuara me provat për rrjedhën e parave dhe lidhjet politike në Tiranë, rrezikojnë të çojnë në një skenar ku pasojat për Ramën janë të pashmangshme.‘Ato që unë kam thënë për dosjen McGonigal u vërtetuan nga raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë kur nxorën dokumentin e hetimeve ndaj tij. Thuajse asgjë e re nga të gjitha ato që unë kam thënë ose kam shkruar, dhe i mbetem edhe njëherë që dosja McGonigal është aq e thellë sa, në mos e ka groposur, do ta groposë Ramën. Kandili i tij ka kohë që ka nisur të shuhet. Dosja është 8.000 faqe. Në raportin e Inspektorit të Përgjithshëm ju është thënë për dy takimet në Tiranë, por janë të paktën deri në katër takime të përgjuara këtu në SHBA. Një është në Ëashington D.C., një në Neë York. Gjithçka është tek dosja. Për të qenë i qartë, kur kërkohet të ngrihet një akuzë ndaj dikujt, qoftë McGonigal, qoftë Soros, le të themi, hetuesit duhet të kenë fakte dhe ia paraqesin një jurie të madhe.
    Dhe juria e madhe vendos nëse ka çështje për të shkuar në gjykatë apo jo. Nuk është aq e lehtë. Faktet ndaj McGonigal ishin skajore sa juria e madhe e akuzoi. Dhe në qoftë se e kujtoni atë që ju kam thënë, hetimet kanë zgjatur. Pra, ka pasur një ide se mund të shpëtonte McGonigal duke shpenzuar për avokatë të shtrenjtë. Avokatë që kanë qenë dikur të zyrës së Rudy Giuliani-t të madh, dhe gjatë rrugës u bind që faktet ishin të tilla që në qoftë se do të kishte gjyq, dënimi ndaj tij do të ishte 25 ose 30 vjet. E vërtetuar kjo edhe nga gazetarë që kanë bërë hetime të mëdha, nga ‘Mother Jones’ që kanë qenë tek unë, Kryeministri Rama mund të thirrej si dëshmitar edhe pse ka imunitet si kryeministër. Por ajo që kemi thënë, që është ndaluar nga FBI, të cilët pa pasur mandat mund të ndalojnë gjithkënd, tregon që çështja është serioze.
    Unë e di shumë mirë, edhe nga takimet që pata në Tiranë, që Rama tmerrohet nga dosja McGonigal, sepse e di sa thellë është zhytur, sa është ndotur, sa është ndyrë, sa miliona e miliona dollarë kanë kaluar nga zyra e tij. Ajo që më habit është si është zhdukur Fuga, Gebelsi i Ramës. Rama e di mirë, dhe ne e dimë mirë, që sa herë që vinte në këtë tokë të bekuar amerikane, Fuga, i cili kërkonte edhe Benz Mercedes për të bredhur Manhattanin, pra makinë luksoze, kishte një bllok dhe çdo gjë kalonte përmes bllokut të tij. Fuga ishte ‘ndrikull’ me fytyrën më të ndyrë, ‘Soros’. Fuga di shumë herë më tepër se ish-zëvendëskryeministri që është nën hetim në Zvicër, Ahmetaj, i cili mbante çantat me dollarë për Ramën sa herë që vinte këtu. Ka shumë dëshmitarë që i dinë, dhe Rama duhet ta ketë mësuar se sa herë që në këtë vend, në Neë York, vjen një me pasaportë diplomatike, FBI-ja e ka përsipër.
    FBI-ja di shumë për lëvizjet monetare të tij, lëvizjet e Taulant Ballës & Co., të deputetit të tij që e quante mik e vëlla, që u ndalua me 150.000 dollarë kesh kur do të bëhej pagesa për foton e Obamës, dhe të tjera detaje që do t’i them në vijueshmëri në kontaktet e mia përmes Fokusit. Personi A, personi B janë ata që e thithin, e përthithin në gropën e zhdukjes politike të Ramës. Personi A, ish-oficer i Sigurimit, ende vazhdon lidhjen dhe bashkëpunimin me Kryeministrin Rama. Madje, përmes tij, Rama ka kërkuar të pajtohet edhe me Metën. Dhe një nga kërkesat: ‘Mos më përmend me McGonigal’. Krimi financiar dhe milionat e dollarëve janë në Tiranë, në Shqipëri, edhe në Kosovë. Rama duhet ta dijë se ka sy. E dinë se si dërgoheshin miliona dollarë deri në Monte Carlo për këtë ish-zyrtar të FBI-së, McGonigal. McGonigal është mburrur rrugëve të Tiranës se do të hiqte Presidentin Trump në kohën e mandatit të parë të Donald Trump-it. Është marrë në rihetimet, të paktën nga informacionet që kam, tre herë në intervista në qeli në drejtësi jo vetëm në Amerikë, por edhe në Shqipëri’, shprehet Papa në emisionin e tij online, Fokus.

  • Robert Papa: Dosja ‘McGonigal’ do ta groposë përfundimisht Ramën, FBI di gjithçka për kryeministrin, nga takimet e…

    Robert Papa: Dosja ‘McGonigal’ do ta groposë përfundimisht Ramën, FBI di gjithçka për kryeministrin, nga takimet e…

    Gazetari i njohur, Robert Papa paralajmëron se dosja “McGonigal” është aq e rëndë dhe e thellë, sa nëse nuk e ka “groposur” tashmë kryeministrin Edi Rama, do ta bëjë në një moment të afërt. Në një analizë të tij, ai nënvizon se dokumentet e publikuara nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë në SHBA kanë konfirmuar një pjesë të madhe të atyre që ai kishte deklaruar prej kohësh: takime të përgjuara në Tiranë, Washington D.C. dhe New York, transaksione të dyshimta financiare dhe një dosje voluminoze prej afro 8 mijë faqesh, ku gjenden elementë që, sipas tij, lidhin drejtpërdrejt Ramën dhe rrethin e tij të ngushtë me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
    Papa shpjegon se procesi ligjor në SHBA nuk është aspak i thjeshtë, pasi ngritja e një akuze kërkon prova konkrete të cilat i paraqiten një jurie të madhe, e cila vendos më pas nëse rasti kalon ose jo në gjykatë. Në rastin McGonigal, thekson ai, faktet ishin aq të forta saqë juria ngriti akuzat pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar ish-zyrtarin përmes avokatëve të shtrenjtë dhe me ndikim. Ky zhvillim, sipas Papës, është tregues i qartë i asaj që mund të ndodhë më tej: hetimet e nisura në SHBA, të kombinuara me provat për rrjedhën e parave dhe lidhjet politike në Tiranë, rrezikojnë të çojnë në një skenar ku pasojat për Ramën janë të pashmangshme.
    Çfarë thotë Papa?
    “Ato që unë kam thënë për dosjen McGonigal u vërtetuan nga raporti i Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë kur nxorën dokumentin e hetimeve ndaj tij. Thuajse asgjë e re nga të gjitha ato që unë kam thënë ose kam shkruar, dhe i mbetem edhe njëherë që dosja McGonigal është aq e thellë sa, në mos e ka groposur, do ta groposë Ramën. Kandili i tij ka kohë që ka nisur të shuhet. Dosja është 8.000 faqe. Në raportin e Inspektorit të Përgjithshëm ju është thënë për dy takimet në Tiranë, por janë të paktën deri në katër takime të përgjuara këtu në SHBA. Një është në Ëashington D.C., një në Neë York. Gjithçka është tek dosja. Për të qenë i qartë, kur kërkohet të ngrihet një akuzë ndaj dikujt, qoftë McGonigal, qoftë Soros, le të themi, hetuesit duhet të kenë fakte dhe ia paraqesin një jurie të madhe.
    Dhe juria e madhe vendos nëse ka çështje për të shkuar në gjykatë apo jo. Nuk është aq e lehtë. Faktet ndaj McGonigal ishin skajore sa juria e madhe e akuzoi. Dhe në qoftë se e kujtoni atë që ju kam thënë, hetimet kanë zgjatur. Pra, ka pasur një ide se mund të shpëtonte McGonigal duke shpenzuar për avokatë të shtrenjtë. Avokatë që kanë qenë dikur të zyrës së Rudy Giuliani-t të madh, dhe gjatë rrugës u bind që faktet ishin të tilla që në qoftë se do të kishte gjyq, dënimi ndaj tij do të ishte 25 ose 30 vjet. E vërtetuar kjo edhe nga gazetarë që kanë bërë hetime të mëdha, nga ‘Mother Jones’ që kanë qenë tek unë, Kryeministri Rama mund të thirrej si dëshmitar edhe pse ka imunitet si kryeministër. Por ajo që kemi thënë, që është ndaluar nga FBI, të cilët pa pasur mandat mund të ndalojnë gjithkënd, tregon që çështja është serioze.
    Unë e di shumë mirë, edhe nga takimet që pata në Tiranë, që Rama tmerrohet nga dosja McGonigal, sepse e di sa thellë është zhytur, sa është ndotur, sa është ndyrë, sa miliona e miliona dollarë kanë kaluar nga zyra e tij. Ajo që më habit është si është zhdukur Fuga, Gebelsi i Ramës. Rama e di mirë, dhe ne e dimë mirë, që sa herë që vinte në këtë tokë të bekuar amerikane, Fuga, i cili kërkonte edhe Benz Mercedes për të bredhur Manhattanin, pra makinë luksoze, kishte një bllok dhe çdo gjë kalonte përmes bllokut të tij. Fuga ishte ‘ndrikull’ me fytyrën më të ndyrë, “Soros”. Fuga di shumë herë më tepër se ish-zëvendëskryeministri që është nën hetim në Zvicër, Ahmetaj, i cili mbante çantat me dollarë për Ramën sa herë që vinte këtu. Ka shumë dëshmitarë që i dinë, dhe Rama duhet ta ketë mësuar se sa herë që në këtë vend, në New York, vjen një me pasaportë diplomatike, FBI-ja e ka përsipër.
    FBI-ja di shumë për lëvizjet monetare të tij, lëvizjet e Taulant Ballës & Co., të deputetit të tij që e quante mik e vëlla, që u ndalua me 150.000 dollarë kesh kur do të bëhej pagesa për foton e Obamës, dhe të tjera detaje që do t’i them në vijueshmëri në kontaktet e mia përmes Fokusit. Personi A, personi B janë ata që e thithin, e përthithin në gropën e zhdukjes politike të Ramës. Personi A, ish-oficer i Sigurimit, ende vazhdon lidhjen dhe bashkëpunimin me Kryeministrin Rama. Madje, përmes tij, Rama ka kërkuar të pajtohet edhe me Metën. Dhe një nga kërkesat: ‘Mos më përmend me McGonigal’. Krimi financiar dhe milionat e dollarëve janë në Tiranë, në Shqipëri, edhe në Kosovë. Rama duhet ta dijë se ka sy. E dinë se si dërgoheshin miliona dollarë deri në Monte Carlo për këtë ish-zyrtar të FBI-së, McGonigal. McGonigal është mburrur rrugëve të Tiranës se do të hiqte Presidentin Trump në kohën e mandatit të parë të Donald Trump-it. Është marrë në rihetimet, të paktën nga informacionet që kam, tre herë në intervista në qeli në drejtësi jo vetëm në Amerikë, por edhe në Shqipëri”, shprehet Papa.
    Inteligjenca artificiale
    Gazetari Robert Papa nuk ndalet vetëm te dosja McGonigal, por shtrin kritikat e tij edhe mbi mënyrën se si qeveria shqiptare po i përdor konceptet moderne si inteligjenca artificiale, ndërkohë që vendi vijon të mbetet pa zgjidhur problemet më bazike të jetës së përditshme. Ai e sheh si paradoksale dhe madje ofenduese për qytetarët që flitet për ministra të teknologjisë së së ardhmes, kur në realitet Shqipëria përballet ende me mungesë uji 24 orë në ditë, shkolla me dërrasa të zeza dhe qytete që përmbyten nga ujërat e zeza. Për Papën, ky kontrast mes fasadës dhe realitetit shërben vetëm për të mbuluar korrupsionin, miliardat e zhdukura dhe degradimin e shërbimeve publike. Në këtë kuadër, ai e portretizon kryeministrin si një “lider global” të rremë, i cili përpiqet të krijojë imazh modern në arenën ndërkombëtare, por që në vendin e tij lë pas erë korrupsioni, vetmi politike dhe një fund të pashmangshëm.
    “Qysh shqiptarët dhe qeveria e tyre të jenë kaq injorantë e të paditur sa t’i besojnë inteligjencës artificiale diçka të tillë? Diçka që nuk kalon. Nuk ka sesi të emërosh ministre për Inteligjencën Artificiale një figurë të tillë, kur ti nuk ke 24 orë ujë. Kur ti në shkolla je ende me shkumës, me dërrasa të zeza. Kur je në Tiranë, vjen erë e keqe nga papastërtitë, sepse ujërat e zeza derdhen mes qytetit. Kjo ndotje është edhe poshtë në miliona dollarë, ku me të vërtetë plazhet janë spektakolare, të bukura, por shërbimi nuk është perëndimor. Kur vidhen miliarda dollarë, nuk ka diell, hënë, Jupiter, Saturn që ta shpëtojë liderin global, të çmendurin global, të sëmurin e Ballkanit, vëllain e Vuçiç-it. Sepse njerëzit afër tij e dinë, e ndjejnë. Një njeri që në mes të natës del, ikën nga shtëpia pa ditur se ku, ka një barrë të madhe, dhe ka nisur Dimri i Vetmisë së Madhe.
    Me Amerikën, në 4 Korrik, nuk bën pjesë tek ceremonia e festës të Ambasadës Amerikane. Mund të spekulosh që nuk e ftuan, apo ky kërkon të tregojë karshillëk. Vjen anija luftarake amerikane, ftojnë Begajn e jo Ramën. Të njëjtën gjë dikur ia kanë bërë Metës. Nuk ka një status për 11 Shtatorin. Dhe në fjalimet e tij për politikën e jashtme, pro BE-së dhe me kunja ndaj Amerikës për zgjidhjet e situatave botërore, ai mund të mendojë se ka ‘peshkuar’ Kushner-in, i cili ka pasur lidhje biznesi me vajzën e Trump dhe dhëndrin. Nuk mund ta blesh Donin e Madh, qoftë duke falur Sazanin, duke vjedhur Karaburunin, Zvërnecin, Surrelin, Thethin, Valbonën; ka një fund. Dhe fakti që vetë të majtët e ndershëm nuk e duan, tregon shumë. Ti mund të vishesh si karagjoz, mund të vendosësh syze si modelistë, si njerëz transgjinorë, gej etj, por përsëri, edhe pse ke një sistem patronazhistësh që vjedh zgjedhjet në mënyrë skajore, ka një fund. Unë e di që ideja jote është që të ndryshosh kushtetutën, të heqësh Begajn, të jesh vetë president. Kujton ti se nuk kishin ëndrra të tilla Ramiz, sepse ti asaj partie i takon”, shprehet ndër të tjera Robert Papa.

  • Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet

    Dosja “Partizani”/ Nis gjyqi në GJKKO, Berisha nuk paraqitet

    Ka nisur seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”. Mësohet se vetëm Jamarbër Malltezi është prezent nga të pandehurit, të tjerët përfaqësohen nga avokatët.
    Avokati Genc Gjokutaj siç raporton Anila Hoxha deklaroi se kërkon pavlefshmëri të akteve. “Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij”, u shpreh ai.
    Kryedemokrati akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.

  • Dosja “Veliaj”, caktohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës

    Dosja “Veliaj”, caktohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.