Elmas Bogdani
Avokati i familjarëve të viktimave të 21 Janarit, Idajet Beqiri, ka zbuluar për gazetën “Sot” detaje të forta mbi ecurinë e dosjes së vrasjeve në bulevard, duke deklaruar se hetimet janë përfunduar dhe dosja është gati për t’u dërguar në Gjykatën e Posaçme. Sipas tij, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mban ende “peng” firmën që do ta çonte ish-kryeministrin Sali Berisha në bankën e të pandehurve për krimet e 21 Janarit. Beqiri thekson se presioni mbi drejtësinë është i madh, ndërsa nga Uashingtoni, sipas tij, ka mbërritur një mesazh i qartë: “Hidhi firmën dhe çoje në gjyq kryekriminelin”. Avokati shprehet se kjo është dosja më e rëndë dhe më e plotë që ka në duar SPAK, dhe se mosveprimi i kreut të tij mund të kthehet në një pengesë të madhe për besimin e shqiptarëve tek drejtësia.
Ja reagimi i avokatit Idajet Beqiri për gazetën “Sot”
SPAK-u, me sa duket, mbështetjen e institucioneve këtu në Shqipëri nuk e ka si duhet për ta bërë detyrën si duhet. Ndaj edhe e zë gjumi shpesh. Ka vetëm mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një pjese të Bashkimit Europian, por këtë mbështetje ata, kur shikojnë që fryma këtu brenda e institucioneve është e fjetur ta japin me pikatore. Jam i bindur që këtë mesazh e ka marrë edhe Dumani në vizitën e fundit që bëri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Andej dhe i thanë: “Mos e mbaj në tavolinë 21 Janarin, hidhi firmën dhe çoje atje në gjyq kryekriminelin Sali Berisha, për të marrë burgimin e përjetshëm,” ai ende po e mban. Pse? Sepse nuk do të marrë atë notë maksimale që do t’i takonte të merrte në dhjetor, kur të ikte nga ai vend ku është, dhe që do ta zëvendësojë tjetri dhe do mbahej mend si një njeri që me të vërtetë veproi me guxim, veproi me profesionalizëm, dhe ia kushtoi gjithë qenien e vet drejtësisë dhe popullit të vet për sa i përket luftës kundër korrupsionit. Dosja e 21 Janarit është një dosje e mbyllur, që Berisha do merret i pandehur.
Por mungon vetëm firma e Dumanit, për ta çuar në gjykatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, para gjyqtarit të seancës paraprake, komunikim akuze dhe dërgimi i çështjes në gjyq. Vetëm për kaq ka ngelur. Dosja është e kopsitur. Pastaj do t’i plasin të tjera dosje Berishës. Po me këtë dosje Berishës do t’i vijë mendja vërdallë, se kjo është kryedosja, do të thosha unë, sepse s’ka krim më të shëmtuar sesa vrasjet që i bën shteti, vrasjet që i bën drejtuesi i shtetit. Por a do e firmos kreu i SPAK, Altin Dumani, para se t’i mbarojë mandati, pra në dhjetor? Në fakt, i është kërkuar, madje me këmbëngulje.
Por problemi është që ato mekanizma që lëvizin, dhe që janë mekanizma edhe të institucioneve të vetë shtetit tonë, të cilët bëjnë edhe hesape se gjoja mos na destabilizohet vendi, edhe jemi në prag të futjes në Bashkimin Europian. Përkundrazi, vendi do gjallërohet. Shqipëria dhe shqiptarët do të ngrihen në lartësinë që duhet për t’i bërë punët shumë herë më mirë, kur të shikojnë që kriminelë të tillë, kryekriminelë të tillë, të marrin ndëshkimin e duhur. Sepse ata pastaj do besojnë në drejtësi, do besojnë në ligj, do besojnë në Kushtetutë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbasi ia kanë dhënë të gjitha provat Dumani, mbasi ia kanë dhënë të gjitha faktet, mbasi ia kanë dhënë edhe mbështetjen ligjore, edhe me specialistët e vetë të FBI-së, të cilët përditë i ke aty, edhe më të fuqishëm sesa ishin, në SPAK sot, i ke brenda.
Atëherë, i thonë: “Vepro! Boll e mbajte nëpër duar, boll u tallët me ngjarjen më të rëndë që ka ndodhur.” Po s’u ndëshkua ky krim, shqiptarët janë gjithmonë të rrezikuar nga shteti, nga pushteti dhe nga drejtuesit e lartë të tyre, se ata të vrasin kur të duan dhe asnjë gjë në këmbë nuk mund t’u futet. Këtë gjë Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo vetëm se e kanë bindje të tyre, jo vetëm se kur i dhanë Sali Berishës statusin non-grata e patën parasysh edhe këtë krim të rëndë që ai i ka kryer, por ka në duar vendimin e Gjykatës së Strasburgut që është i shenjtë për ta, edhe për ne, dhe për të gjithë organet e drejtësisë në Shqipëri dhe që duhet zbatuar një për një, ashtu sikurse edhe vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që mbështeti pikërisht atë vendim të Strasburgut”.
Tag: dosja
-

Avokati i familjarëve të viktimave të “21 Janarit”, Idajet Beqiri nxjerr detajet e forta: Dosja e vrasjeve në…
-

Nga miqësia te favorizimi, a dha dorëheqjen shefi i sektorit të AMP-s në Korçë, pasi u filmua me Guri Mazelliun
Shefi i Sektorit të AMP-s Korçë Dejvi Ago ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pasi është filmuar duke qëndruar pranë Guri Mazelliut, person me precedent penal të mëparshëm. Dosja.al, ka siguruar fletën e lirimit nga puna të Agos, ku thuhet se ai ka kërkuar vetë dorëheqjen.
Fletë-lirimi nga puna
Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme e siguruar nga Dosja.al, Ago ndodhet në një bar-lokal me Guri Mazelliun, i njohur për autoritetet për shkak se është kapur disa herë duke bërë kontrabandë me bagëti të imta. Po ashtu Mazelliu është një nga personat e përfshirë në sherrin masiv të ndodhur disa javë më parë në Bilisht, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Guri Mazelliu dhe Dejvi Ago
Mazelliu dyshohet se kishte mbështetje nga Ago si dhe nga Glodian Ahmetaj, në kohën kur ka qenë drejtor i AMP Vlorë. Në videon e mëposhtme, shihet Ago bashkë me Ahmetaj, të cilët ndodhen në banesën e Mazelliut duke kërcyer bashkë.
Ende nuk dihet nëse arsyeja e dorëheqjes së Agos nga detyra lidhet me faktin që ka favorizuar Mazelliun në kontrabandën e bagëtive të imta./Dosja.al
-

Narco-Rama’, dosja amerikane në tryezë në Tiranë
Narco-Rama’, dosja amerikane në tryezë në Tiranë
Nga Basir Çollaku
Dosja “Narco-Rama” për të, qeveritarët e tij, bordin e tij kudo nëpër institucione qendrore, bashkiake, drejtësi, polici, biznes, medie, ka trokitur në Kryeministri. Duket se keni mbërritur në udhën njëkalimshe: Dalje. Zhveshja ka nisur. Ramaduro është damkosur. Dosja është shokuese. Nuk është vetëm një kopje.
Kanë ndodhur ngjarje domethënëse. Ka tre ikje të mëdha, shëndetësore dhe rastësore në Këshillin e Ministrave. Tre emra të rëndësishëm dhe në të afërt të Ramës. Persona me dijeni e besnikëri të dukshme
Endri Fuga
“Zhdukja” e parë ishte “gebelsi” i propogandës, dora e kudogjendur e shtypit, Endri Fuga. Në Indonezi larg thonë legjendat urbane. Përfshirja në interesa e emrit të tij, nuk ka munguar.
Engjëll Agaçi
Më pas një ndërhyrje mjekësore në Itali, ndodhi Engjëll Agaçit. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Njeriu rreth të cilit ka shumë errësirë në ngjarje brenda dhe jashtë godinës. Në ekonomi, sidomos në drejtësi e jo vetëm. Kujtojmë Bechettin, apo Artur Shehun si sugjerim për gjeneralin italian Fabrizio Lisi të arrestuar e akuzuar si njeri i Ndranghetës, apo punësimi bashkë me shefin i agjentit rumun, Florian Coldea akuzuar për lidhje me Sinaloa. Një pamundësi shëndeti përdori për ikjen e butë ndonëse relaksohet rrotull me ziafetet e zanatit të ri e të vjetër
Vali Bizhga
Shefja e kabinetit të qeverisë së Ramës. Ndoshta njeriu më besnik i KM nga koha e tij në Bashkinë e Tiranës. Ajo u largua me 30 shtator 2025. Ndër njerëzit e rrallë bashkëpunëtor të tij, e papërfolur për asnjë aferë. Asnjë akuzë ndaj saj as institucionale as mediatike. Arsyet e përmendura nga zyra e KM ishin shëndetësore. Ndoshta. Por gjithnjë ka diçka të pathënë, të thënë me ikje.
Ambasada USA
Në fund të gushtit 2925 datë 29, në Kryeministri ka qenë në një vizitë më të shkurtërën ndoshta të kryer ndonjëherë e ngarkuara me punë Nency VonHorm. Vetëm 20 minuta. Asnjë fjalë se është takuar me Ramën.
SPAK
Ngjajnë rastësore por lidhen në tekst e kontekst. Me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), Altin Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e zhvilluar në Nashville, Tennessee, në datat 26-28 gusht
Ndërsa me 2 dhe 3 shtator drejtuesi i SPAK zoti Dumani zhvilloi takime në Washington D.C. “me fokus bashkëpunimin mes Strukturës së Posaçme dhe agjencive ligjzbatuese amerikane në luftën ndaj organizatave kriminale ndërkombëtare, të trafikut të paligjshëm të narkotikëve dhe pastrimin e parave. Javën e parë të shtatorit Dumani takoi prokurorët specialë të Malit të Zi dhe Serbisë, për të njëjtin objekt beteje kundër drogës e krimit të organizuar. Burimet bëjnë me dije se “Pakoja amerikane” antinarcos është Rama.
“Soros”
Donald Trump e ka shpallur Klanin “Soros” organizatë financuese të organizatave terroriste. Hetimi është kudo ata janë shtrirë. Rama është një ndër “vëllezërit” e Aleksit. Ishte dasmor i tij. Zëdhënës i tij me barcoletat anti-Trump nëpër takime në Evropë. Përpjekjes për ti rrëshkitur klanit pas fitores së Trump dështuan. Ata nuk e lanë. Vazhdojnë ta përdorin. Si në vizitën e fundit të bashkiakut majtist në ikje Eric Adams vizitor 4 ditë në Shqipëri. Nicolas Maduro individi që ktheu vendin e tij, Venezuelën, në narkoshtet është “vëllai” tjetër i Ramës në kthimin e Shqipërisë në Narcoshtet. Ai ofroi gjithë pasuritë natyrore e nëntokësore për kompanive amerikane në këmbim të qëndrimit në pushtet. Refuzimi i Trump është kategorik. Luftë karteleve narko-terroriste maduriane. Po Rama?! Ofertat e tij ishullore nuk mjaftojnë as nuk pranohen. Koha e blerë nuk mjafton. Do përpiqet të zgjasë agoninë duke shitur ministrat. Sipas radhës dhe afërsisë. Bëri humor me Trump me Macron e Aliev për një alibi se më godasin për inate leksikore. Fërkohet me Soros papushim për t’u viktimizuar si i goditur nga kjo afri. Sajon enverizma për nder diktatorit për të ndërtuar pretekste larg shkaqeve.
Por..
Por..
Dosja është aty. SPAK nuk do ketë luhatje as dilema. Muzika ka ndryshuar. Sherifi i ri në qytet kërkon pastrim. Jo vetëm në njërën anë…
Vijon… -

‘Narco-Rama’, dosja amerikane në tryezë në Tiranë
Nga Basir Çollaku
Dosja “Narco-Rama” për të, qeveritarët e tij, bordin e tij kudo nëpër institucione qendrore, bashkiake, drejtësi, polici, biznes, medie, ka trokitur në Kryeministri. Duket se keni mbërritur në udhën njëkalimshe: Dalje. Zhveshja ka nisur. Ramaduro është damkosur. Dosja është shokuese. Nuk është vetëm një kopje.
Kanë ndodhur ngjarje domethënëse. Ka tre ikje të mëdha, shëndetësore dhe rastësore në Këshillin e Ministrave. Tre emra të rëndësishëm dhe në të afërt të Ramës. Persona me dijeni e besnikëri të dukshme.
Endri Fuga
“Zhdukja” e parë ishte “gebelsi” i propogandës, dora e kudogjendur e shtypit, Endri Fuga. Në Indonezi larg thonë legjendat urbane. Përfshirja në interesa e emrit të tij, nuk ka munguar.
Engjëll Agaçi
Më pas një ndërhyrje mjekësore në Itali, ndodhi Engjëll Agaçit. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Njeriu rreth të cilit ka shumë errësirë në ngjarje brenda dhe jashtë godinës. Në ekonomi, sidomos në drejtësi e jo vetëm. Kujtojmë Bechettin, apo Artur Shehun si sugjerim për gjeneralin italian Fabrizio Lisi të arrestuar e akuzuar si njeri i Ndranghetës, apo punësimi bashkë me shefin i agjentit rumun, Florian Coldea akuzuar për lidhje me Sinaloa. Një pamundësi shëndeti përdori për ikjen e butë ndonëse relaksohet rrotull me ziafetet e zanatit të ri e të vjetër
Vali Bizhga
Shefja e kabinetit të qeverisë së Ramës. Ndoshta njeriu më besnik i KM nga koha e tij në Bashkinë e Tiranës. Ajo u largua me 30 shtator 2025. Ndër njerëzit e rrallë bashkëpunëtor të tij, e papërfolur për asnjë aferë. Asnjë akuzë ndaj saj as institucionale as mediatike. Arsyet e përmendura nga zyra e KM ishin shëndetësore. Ndoshta. Por gjithnjë ka diçka të pathënë, të thënë me ikje.
Ambasada USA
Në fund të gushtit 2925 datë 29, në Kryeministri ka qenë në një vizitë më të shkurtërën ndoshta të kryer ndonjëherë e ngarkuara me punë Nency VonHorm. Vetëm 20 minuta. Asnjë fjalë se është takuar me Ramën.
SPAK
Ngjajnë rastësore por lidhen në tekst e kontekst. Me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), Altin Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e zhvilluar në Nashville, Tennessee, në datat 26-28 gusht
Ndërsa me 2 dhe 3 shtator drejtuesi i SPAK zoti Dumani zhvilloi takime në Washington D.C. “me fokus bashkëpunimin mes Strukturës së Posaçme dhe agjencive ligjzbatuese amerikane në luftën ndaj organizatave kriminale ndërkombëtare, të trafikut të paligjshëm të narkotikëve dhe pastrimin e parave. Javën e parë të shtatorit Dumani takoi prokurorët specialë të Malit të Zi dhe Serbisë, për të njëjtin objekt beteje kundër drogës e krimit të organizuar. Burimet bëjnë me dije se “Pakoja amerikane” antinarcos është Rama.
“Soros”
Donald Trump e ka shpallur Klanin “Soros” organizatë financuese të organizatave terroriste. Hetimi është kudo ata janë shtrirë. Rama është një ndër “vëllezërit” e Aleksit. Ishte dasmor i tij. Zëdhënës i tij me barcoletat anti-Trump nëpër takime në Evropë. Përpjekjes për ti rrëshkitur klanit pas fitores së Trump dështuan. Ata nuk e lanë. Vazhdojnë ta përdorin. Si në vizitën e fundit të bashkiakut majtist në ikje Eric Adams vizitor 4 ditë në Shqipëri. Nicolas Maduro individi që ktheu vendin e tij, Venezuelën, në narkoshtet është “vëllai” tjetër i Ramës në kthimin e Shqipërisë në Narcoshtet. Ai ofroi gjithë pasuritë natyrore e nëntokësore për kompanive amerikane në këmbim të qëndrimit në pushtet. Refuzimi i Trump është kategorik. Luftë karteleve narko-terroriste maduriane. Po Rama?! Ofertat e tij ishullore nuk mjaftojnë as nuk pranohen. Koha e blerë nuk mjafton. Do përpiqet të zgjasë agoninë duke shitur ministrat. Sipas radhës dhe afërsisë. Bëri humor me Trump me Macron e Aliev për një alibi se më godasin për inate leksikore. Fërkohet me Soros papushim për t’u viktimizuar si i goditur nga kjo afri. Sajon enverizma për nder diktatorit për të ndërtuar pretekste larg shkaqeve.
Por..
Por..
Dosja është aty. SPAK nuk do ketë luhatje as dilema. Muzika ka ndryshuar. Sherifi i ri në qytet kërkon pastrim. Jo vetëm në njërën anë…
Vijon…
-

Në gjyq që në vitin 1994, historia e 79-vjeçarit që u plak dyerve të gjykatave
Sadedin Zeqo nga Orikumi i Vlorës është një ndër hallexhinjtë e shumë në qytetin bregdetar që prej dekadash nuk po gjen zgjidhje për pronën e tij në Orikum.
Dhe ku tjetër përveçse dyerve të gjykatës së Vlorës mund ta gjesh 79-vjeçarin. Sikur të mos mjaftojë konflikti për pronën ai prej 6 vitesh nuk po korrigjon dot as gabimet e bëra nga vetë gjykata.
“Kam që në vitin 94 deri më sot nuk po zgjidh çështjen e pronave dhe kjo për ndreqje gabimesh të gjyqtarit që vë dorë në dosje gjyqtari dhe deformon dosjen. Më mungon e gjithë dosja, nuk u gjykuar. Po bëj që në 2019, që është gabim dhe nuk është gjykuar dhe nuk gjendet dosja. Që në 94, më shumë se 30 vjet.”
Në mënyrë të përmbledhur 79-vjeçari tregon edhe llojin e konfliktit.
“Pala kufitare bëri gjyqin pa dëshmitar. Është dosja aty. Në këtë gjykim të palës kufitare, në mbledhje vendimi i gjyqit, nxjerrë nga Gjenovefa Gaba, ka gabim 8 hektarë. Në mbledhje e ka vendimi i gjyqit. Dhe ata kanë tapinë e tyre, se e kam hetuar unë dhe tapia e tyre në tre dokumente del 130 vreten, gjykata ju jep 32 hektarë.”
Në fund kur e pyet se si e mendon zgjidhjen e këtij konflikti që nuk po zgjidhet prej më shumë se tre dekadash, Zeqo të përgjigjet me një tjetër pyetje retorike.
“Të vjedhësh 17 hektarë në Orikum, ta ligjërosh në komisionin e Pronave se janë të lidhura zinxhir këto. E kupton, prokuroria, gjykata, pushtet, tek zyrat e bashkisë, deri në Kadastër, ore ku i shpie mushka këta njerëz. Të vjedhësh 17 hektarë dhe ta ligjërosh e të kërkosh dhe leje ndërtimore…”
Vlora vazhdon të mbetet një prej qyteteve jo vetëm me volumin më të lartë të dosje vetë pronave, por edhe me numrin më të lartë të abuzimeve nga vetë institucionet shtetërore. (A2 Televizion) -

“Rama nuk shpëton dot”, Berisha godet sërisht: Ja kush ishte në takimin e Arubës
Kryetari i PD, Sali Berisha iu rikthye sërish të ashtuquajturës dosja “Aruba”. Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha tha se kjo çështje është në tryezat e drejtësisë belge dhe nuk do të mbyllet kurrë.
Lideri i opozitës përmendi me emër se në takimin e shumëpërfolur ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe një ministër i kabinetit qeveritar.I pyetur nga gazetarët nëse ka qenë edhe kryeministri Edi Rama në këtë takim, Berisha tha emri i kreut të qeverisë është lakuar nga gazetari italian i cili i referohet të dhënave të autoriteteve italiane.
Sali Berisha: Thuhet që në Aruba ka qenë Agaçi dhe një ministër. Aruba nuk mbyllet më. Është në dosjet belge, dosja e gjykatës në Belgjikë që ka nxjerrë emrin në këtë takim. A ishte Rama apo jo nuk e di. Por emri i Ramës është lakuar siç thotë gazetari italian bazuar në interceptimet e dosjes italiane. SPAK e mban të fshehtë. Duhet ta marrim vesh nga belgët, italianët dhe Dumani që kërkonte të zgjaste mandatin, i mbante të fshehta. -

Pas Bankers Petroleum, SPAK duhet të marrë edhe dosjen e mbetjeve toksike të Kurum
Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën dhe i ka kaluar SPAK-ut dosjen e kompanisë Bankers Petroleum, ku hetimet e deritanishme kanë zbuluar shkelje të rënda dhe abuzime që i kanë shkaktuar shtetit shqiptar miliona euro dëme.
Nga hetimet janë firmosur 14 masa sigurie, disa prej të cilave arrest me burg, për drejtues e ish-drejtues të kompanisë, përfshirë CEO-n aktual Hongping Xiao dhe ish-drejtorin Leonidha Çobo.
Bankers Petroleum i detyrohet shtetit 240 milionë euro, ndërsa dosja ka zbuluar edhe një rrjet bashkëpunimi të fshehtë dhe kapje institucionesh që kanë lejuar kompaninë të operojë pa ndëshkim për vite me radhë.
Vendimi për kalimin e çështjes te SPAK shihet si një hap i rëndësishëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe si një shembull që duhet ndjekur edhe për skandalin e ngjashëm të mbetjeve toksike të kompanisë Kurum International.
Prej 11 muajsh, 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara të rrezikshme me burim furrat e Kurum qëndrojnë të bllokuara në Porto Romano. Ngarkesa, e nisur nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, u kthye në Shqipëri pasi autoritetet e Singaporit dhe Tajlandës konstatuan shkelje të rënda të Konventës së Bazelit mbi transportin ndërkufitar të mbetjeve të rrezikshme. Megjithatë, dosja e Prokurorisë së Durrësit ka mbetur pa lëvizje: nuk janë marrë ende mostrat, nuk është bërë analiza shkencore dhe nuk është siguruar zinxhiri i provave.
Në këtë çështje aktorët janë të qartë: Kurum International si prodhues i mbetjeve industriale, kompania Sokolaj shpk si eksportuese nga Durrësi, GS Minerals në Kroaci si marrës, si dhe agjencitë shtetërore doganore e mjedisore që duhej të verifikonin dokumentacionin dhe ngarkesën.
Megjithatë, mungesa e veprimeve procedurale ka bërë që dosja të mbetet e bllokuar, duke ngritur dyshime për ndikim politik dhe mungesë vullneti institucional.
Skandali nuk është një çështje lokale për t’u harruar në Porto Romano, por një rast tipik që përmbush kriteret e një skeme ndërkufitare me pasoja penale e mjedisore.
Për këtë arsye, ashtu siç ndodhi me Bankers Petroleum, edhe dosja Kurum duhet të kalojë menjëherë në duart e SPAK për të garantuar hetime të plota dhe ndëshkim për përgjegjësit. /skyweb.al -

“Bankers Petroleum”/ Prokuroria e Fierit shpall mos kompetencë, dosja i kalon SPAK-ut!
Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencë për dosjen e Bankers Petroleum, duke ia kaluar hetimet SPAK-ut.
Hetimet kanë zbuluar lidhje të zyrtarëve të lartë në këtë çështje dhe për rrjedhojë dosja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Posaçme.
Prokuroria e Fierit e akuzoi Bankers se ka shmangur tatimet për 20 vite duke i shkaktuar shtetir miliona euro dëm, ndërsa lëshoi 14 urdhër arreste. -

“McGonigal nuk është e vetmja aferë e tij…”/ Dosja në shqyrtim, reagon ashpër diplomati: Rama kokë e këmbë i përfshirë
I ftuar në një emision televiziv diplomati Agim Nesho deklaroi se dosja McGonigal është në shqyrtim, kërkohen fakte të tjera.
Agim Nesho:
Dosja McGonigal sipas të dhënave është në shqyrtim. Kërkohen fakte të tjera. Nuk ka nevojë që McGonigal të bëhet i penduar se Rama është kokë e këmbë në dosjen korruptive. Nuk mund të ketë korrupsion të njëanshëm që McGonigal të ketë ushtruar një veprimtari në Shqipëri dhe shqiptarët dhe bashkëpunëtorët me të dmth të mos jenë të përfshira, Korrupsioni kërkon dy palë dhe në Amerikë dënohen të dy palët në këtë veprimtari.
Së dyi McGonigal ka gjetur një person dhe pse pikërisht personi i cili ishte i angazhuar në dosjen për të dënuar Presidentin Trump me një veprimtari të ashtuquajtur pro ruse gjen mikun e tij pikërisht Edi Ramën. Dmth, vijnë të dy në Shqipëri, bashkëpunojnë. Kanë interesa të përbashkëta për naftën. Kanë interesa të përbashkëta tek Deripaska të lidhur me Rusinë dhe kështu më gjerë. Prandaj kjo është një nga dosjet që de fakto Ramën e ka kryqëzuar nuk ka nevojë për mendimin tim, që të rihapet kjo dhe të presim që Rama të marrë një ndëshkim. Në sytë e administratës amerikane Rama është një njeri i korruptuar. Por, Rama ka një gjë tjetër. Rama është një person që mund të ndahet përendemi nga ata, sidomos SHBA, në dy raste.
Në rastin e parë është veprimtaria e vazhdueshme me Soros, shpërdorimi i fondeve të qytetarëve amerikanë, taksapaguesve amerikanë, duke përdorur, eksperimente të cilat dhe me vonë një pjesë e fondeve të ardhura nga Soros dhe USAID janë kthyer mbrapa në SHBA për të dëmtuar qeverinë amerikane dhe veprimtarinë e një shteti demokratik, superfuqisë kryesore në botë, kjo është e para.
Dhe e dyta, lidhja e Ramës me krimin e organizuar. Dhe kartelet. Ne nuk duhet të presim vetëm tek McGonigal, por ky është aq i korruptuar sa këtë, çdo ditë që mund ti hapësh kapakun e një veprimtarie, ky është kokë e këmbë brenda si njeriu më i korruptuar. Kush e mban. E mbajnë pikërisht ata lider të cilët ky, jo vetëm ka blerë influencë, por përfitojnë nga ky. Ju e keni parë se si Presidenti Macron ka ardhur në Shqipëri, e ka uruar pas zgjedhjeve farsë të 11 majit, se pikërisht ky i ka mundësuar një fjalim përpara samitit të madh të Davosit të jugut, të vendeve arabe që u bë në Shqipëri. Ju e mbani mend. Gjera të cilat janë tepër përfituese për Presidentët që mbarojnë mandatet e tyre. Edhe Rama e njef shumë mirë këtë gjë. Kështu mbana Tony Blair, kështu mban ish kryeministrin Italian, të cilët nga dita në ditë po futen në veprimtari ekonomike dhe sigurisht ashtu siç veprojnë organizata të tjera edhe ata mundësojnë pasurimin e tyre në pozicione private. Prandaj për amerikanët është shumë e qartë. Puna është se kur do të kthejnë vëmendjen. Dhe rasti i djeshëm, që nuk ishte thjesht një shaka që Rama kërkonte që të mbulonte këtë, por reflektimi në shtypin amerikan që tallet.
