Gazetarët Ferdinand Dervishi dhe Sokol Bregu, dhanë detaje të dosjes “Balluku” që po publikohet pjesë-pjesë. Gazetari Bregu u shpreh se pjesë të kësaj dosjeje po bëhen ushqim politik sepse ndryshe nga dosjet e tjera të zyrtarëve, këtu nuk bëhet fjalë për përfitim.
Biseda
Dervishi: Nga ajo çfarë lexuam nga dosja, bëhet fjalë për tunelin e Llogarasë. Duket një praktikë, është marrë në analizë si ka shkuar nga fillimi në fund dhe akuza duket sikur Ministrja dhe njerëzit e saj, kanë bërë një tender që e kanë çuar atje ku duan ata, këtë jep dosja si panoramë. Ideja është që e kanë çuar tenderin, ta fitojë dikush që duan ata, duke skualifikuar të tjerë. Ky është thelbi i gjithë asaj dosje.Aty kishte batuta nga më të ndryshme, që i morën portalet dhe i bënë copë-copë. Akuza është shkelje e barazisë në tendera.
Bregu: Ata mendojnë se mund të ketë favorizim. Siç e pashë unë dosjen është një chat mes ministrit dhe vartësit, një ushqim për mediat si komunikojnë ata. Një gur në dorën e opozitës, e cila shpreson në këto momente për një konflikt midis Ramës dhe Ballukut. Por a ka një konflikt mes tyre? Nuk mendoj se ka një të tillë. Siç e lexova unë dosjen, është tërheqje vëmendje e prokurorisë speciale, për të trazuar botën politike në Shqipëri. Mendoj se është ushqim politik.Të gjithë dosjet kanë në thelbin e tyre një përfitim, diçka që rrjedh. Këtu nuk ka. Në ministrat e kësaj qeverie, vetëm kjo shkon shkelje të barazisë në tendera, të tjerët janë korrupsion e me rradhë. Ky nen fillon nga zero ditë burg. Është ndryshe nga dosjet e tjera.
Dervishi: Nuk janë këto të dhëna, ka marrë kaq apo jo. Ajo që kuptohet, i është hequr dikujt me më pak para dhe i është dhënë dikujt me më shumë.
Tag: dosja
-

Dosja Balluku/ Sokol Bregu: Ushqim politik, nuk ka përfitim! Dervishi: Batutat në dosje…
-

Andi Bushati: Dosja Balluku, e para ku SPAK prek edhe Edi Ramën!
Andi Bushati: Dosja Balluku, e para ku SPAK prek edhe Edi Ramën!
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për dosjen Balluku, për të cilën tha se SPAK për herë të parë ka prekur edhe Edi Ramën.
“Nëse ka një dosje, që duket sikur preket edhe kryeministri, kjo mund të thuhet se është e para që preket Rama. Marrim inceneratorin, nuk ka gjurmë Rama. Marrim Veliajn, Ahmetajn, nuk ka. Tuneli i Llogarasë, është një gjë që nuk besoj se ka njeri, kushdo që njeh punët e shtetit, të mos thotë se këtu është Rama.
Nga thesi, Rama ka hequr 190 mln euro dhe ia ka dhënë dikujt tjetër. Logjika ta do, që këtu Balluku ka luajtur mashën e Ramës. Ne shpesh e kemi kritikuar SPAK, që nuk prek procedurën, nuk prek thelbin si është dhënë një gjë. Nëse do të kishim kritikë për dosjen, këtë mund ti bënim.
Është hera e parë në një dosje të SPAK, që ne tregojmë se si një funksionar i lartë, është përfshirë në çdo hap dhe etapë të manipulimit të një tenderi. Veliajt i thonë, fustanet e gruas, Ahmetajt i thonë pllakat e ish gruas.
Edhe për publikimin e dosjeve nuk jam dakord, pasi SPAK të vret publikisht, pastaj shkon në gjyq.
Kush është pika e fortë dhe e dobët e dosjes? Te Veliaj ne dimë, që ka fituar, një vilë, kaq para, etj, këtu nuk na tregon ku kanë shkuar paratë. Nëse të Veliaj, nuk na tregon rolin e Veliajt që jep këtë leje, bëj këtë favor, ka rol zero, në këtë rast Balluku është e përfshirë në çdo pjesë kriminale të hallkës së manipulimit të një tenderi.
Ana pozitive kjo. Por në fund ana negative, ku shkuan paratë? Këtë nuk e kemi”, tha Bushati. -

Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai , SPAK zgjat hetimet me 3 muaj
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur deri në muajin shkurt afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës dhe për 5 zyrtarë të tjerë të Bashkisë.
Ata akuzohen për veprat penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.
I gjithë grupi u mor i pandehur nga SPAK në lidhje me dy tendera atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës./vizionplus.tv -

Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj
Prokuroria e Posaçme ka zgjat deri në muajin shkurt afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai dhe për 5 zyrtarë të tjerë të Bashkisë.
Ata akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankade publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.
I gjithë grupi u mor i pandehur nga SPAK në lidhje me dy tendera atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës. -

Berisha i vendos Ramës te karrigia bosh e Kuvendit posterin e “Lubi Ballukut”
Kreu i PD Sali Berisha përpara se të niste fjalën e tij në Kuvend ka vendosur në tavolinën e kryeministrit Rama, një foto ku shihet zv kryeministrja Belinda Balluku në një takim me turqit para fitimit të tenderit për tunelin e Llogarasë.
Përveç fotos së zv/kryeministres aty kishte edhe detaje nga dosja hetimore, për vjedhjen korruptive të tenderit dhe mesazhet e rrjedhura nga dosja në media.
Berisha u përpoq ta mbështeste diku posterin, ndërsa Peleshi i kërkonte të mbante fjalën me minutazh, duke matur kohën. Pranë i qëndronte edhe një punonjës Garde që largoi posterin pasi Berisha u kthye në foltore për fjalën.
-

Zbardhet dosja e SPAK për tunelin e Llogarasë, përfshihen komunikime mes zv.kryeministres Balluku dhe ish-drejtorit të ARSH, Berberi
SPAK ka marrë të pandehur katër zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me procedurat e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndër të cilët edhe Mirzeta Kashnica, specialiste e nivelit të lartë në këtë ministri.
Sot është publikuar dosja e Prokurorisë së Posaçme që lidhet me rastin e Kashnicës, ku përfshihen komunikime mes zyrtarëve të ministrisë dhe ish-drejtuesve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, si edhe mes tyre dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për ecurinë e procesit të tenderimit.
Pjesë nga dosja u bënë publike fillimisht nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një konferencë për shtyp, dhe më pas u përmendën edhe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.
Në 45 faqet e dosjes për Mirzeta Kashnicën, prokuroria ka përfshirë disa komunikime të cituara si pjesë e hetimit mbi mënyrën e zhvillimit të procedurave për tenderin, me një vlerë rreth 190 milionë euro.
Në një prej bisedave të përfshira, gjatë procesit të parë të tenderimit, Balluku i shkruan një prej vartësve: “Mendoj ta anulojmë, skualifikoji të gjithë”, ndërsa ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, i përgjigjet: “Jam mëse dakord, se kam diçka që s’më kuadron në gjithë situatën. Kur e do, sot apo nesër?”. Më pas, Balluku shton: “Kam atë ndjesinë time që nuk duhet”, dhe Berberi vijon: “E ke të fortë ndjesinë. Kur e do?”.
Në dosje përfshihen gjithashtu komunikime të tjera ndërmjet zyrtarëve të ministrisë dhe ARRSH-së lidhur me tenderin e dytë, i cili më pas u fitua nga një kompani turke.
Burime pranë çështjes theksojnë se hetimet janë ende në fazën e verifikimeve dhe nuk ka ende një qëndrim përfundimtar mbi përgjegjësitë individuale apo institucionale.Top Channel
-

“Dosja e tij, peshë e rëndë”/ Vendimi i Kushtetueses, reagon Gjikondi: Moralisht ka rënë, janë të sëmurë pas kolltukut
Prej muajit shkurt, Veliaj ndodhet pas hekurave ndërkohë që mban pas vetes me shumë ‘sakrificë’ edhe postin e kryetarit të Bashkisë, një post më tepër formal në një qytet kaotik që më shumë se kurrë ka nevojë për drejtim.
Juristja Brizida Gjikondi tha se dosja e Veliajt është bërë publike dhe se askush nuk flet për 13 veprat e tij penale. Më tej, Gjikondi shtoi se të tillë persona janë ‘të sëmurë’ pas kolltukut dhe vuajnë nga deliri i madhështisë.
“Dosja e tij është bërë publike dhe nuk flitet askund për 13 veprat penale, është një peshë e rëndë politike. Ai hedh gurin në lumë dhe të gjithë ndjekin gurin. Që nga momenti që ka këto akuza të rënda, moralisht ka rënë.
Ai mendon që mund të riciklohet politikisht. Janë të sëmurë pas kolltukut, e kanë të rëndësishme. Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Me delirin e tij të madhështisë janë aty ku janë.” -

Basha thirret në SPAK, hapet dosja e “21 Janarit” me 4 viktima
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur në ambientet e SPAK pasditen e sotme. Sic njofton gazetarja e News24, mësohet se Basha do të pyetet në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit”
-

Shtyhet seanca për Ilir Metën, shkak mungesa e avokatit të Kryemadhit
Shtyhet seanca për Ilir Metën, shkak mungesa e avokatit të Kryemadhit. Seanca ishte caktuar të niste në orën 09:00. Gjyqtarja Irena Gjoka pritej të vendoste nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do të rikthehet për hetime të mëtejshme.
Në një dalje për mediat, avokati Kujtim Cakrani u shpreh se betejën tashmë e kanë me gjyqtaren, Irena Gjoka, sipas të cilit ajo ka pezulluar afatet e paraburgimit.
“Ne e kemi me gjyqtaren. Tani do fillojmë betejën me gjyqtaren, e cila sot ka marrë një vendim të rrezikshëm, duke pezulluar afatet e paraburgimit për zotin Meta. Zonja Gjoka, nuk është gjyqtare e aftë edhe juridikisht, por e kapur politikisht. Ne do vazhdojmë betejën për largimin urgjent të kësaj gjyqtare”, tha avokati.
Në deklaratën e saj për mediat, Kryemadhi tha se vazhdon hetimi edhe pse dosja është mbyllur. Sipas saj qëllimi është për të mbajtur Ilir Metën në burg.
“Ata që ndodh në sistemin tonë të drejtësisë siç na tha avokati vazhdon hetimi, pra nëse dosja do të duhet të ishte mbyllur prokurori vazhdon heton, hetimi për Metën, Kryemadhin nuk ka mbaruar por vazhdon. Ne jemi në hetim në paraprak. Qëllimi është për të mbajtur Metën në burg. Ata që duan ta bëjnë jashtë ushtarë të Yuri Kim”, tha Kryemadhi.
Ish-presidenti Meta është i arrestuar që prej tetorit të vitit të kaluar dhe është akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimet ndaj tij u mbyllën nga SPAK më 28 korrik, ndërsa dosja u kalua për gjykim në fund të gushtit.
Ndërkohë GJKKO ka rrëzuar kërkesat e Metës për ndryshimin të masës së sigurisë ndërsa më 16 tetor, edhe Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-presidentit për të njetën kërkesë.
