Tag: dosja

  • Dosja e tunelit të Llogarasë/ Koka në ‘Task Force’: Pse SPAK nuk heton Edi Ramën?

    Dosja e tunelit të Llogarasë/ Koka në ‘Task Force’: Pse SPAK nuk heton Edi Ramën?

    Gazetari Bledian Koka i ftuar sot në studion e ‘Task Force’ në Syri Tv denoncoi standardin e dyfishtë të SPAK.

    Ndryshe nga dosja “Partizani’ ku SPAK po heton Sali Berishën, në dosjen e Tunelit të Llogarasë, SPAK nuk i është afruar Edi Ramës, kur është e ditur si e zeza në të bardhë se pa miratimin e kryeministrit asgjë nuk mund të bëhej.

    “Si ka mundësi që te dosja ‘Partizani’ është vetëm Sali Berisha i akuzuar, kurse te kjo dosje që e di derri dhe dosa bashkë, që fotot i ka publikuar Klod Tomorri i pari Edi Rama në Turqi, me Belinda Ballukun dhe Arben Ahmetajn.

     Si ka mundësi që aty nuk është Edi Rama? Po kemi shkuar vetëm te SMS-të e Viz Berberit dhe te Belinda Ballukut.

     Dhe mua kjo nuk më tregon që SPAK-u paska dalë nga rrethi. Përkundrazi.

    Ky është standard I dyfishtë. Pra ndryshe e gatuajmë bukën që do i japim shqiptarëve për Sali Berishën, e ndryshe e gatuajmë për Edi Ramën….

    Koka analizon dhe rastin e hetimit të dosjes së Saimir Tahirit.

    “Unë e di fare mirë që Shqipërinë me kanabis e bëri Edi Rama. Po. Pavarësisht se kokë turku u bë Saimir Tahiri. Dhe sot ai njeriu është, është dënuar për 175 lekë shpërdorim detyre. Pra nuk u akuzua ai për trafikun e drogës e tjerë e tjerë. Për shpërdorim detyre.

    Po sot çfarë e pengon SPAK-un të hetojë kush e kanabizoi Shqipërinë?  

    Kush e pengon sot SPAK-un ta zbardhi se çfarë pozicioni ka pasur Ilir Beqja te koncesioni i sterilizimit.

    Kush e pengon SPAK-un sot të na zbardhi si është e vërteta me Arben Ahmetajn?

    Pse i gjithë  tuneli ka ngelur vetëm te Belinda Balluku dhe tek Ervis Berberi. Tunelin tashmë ne e dimë të gjithë se si është muhabeti i tunelit. Neve na e thanë zarat e Rilindjes që e kemi dhënë për 5 milionë euro se i duheshin te Erdoganit.

  • Dosja “Partizani”, zvarritet çështja në Gjykatë, seanca u shty pasi mungonte njëri prej avokatëve

    Dosja “Partizani”, zvarritet çështja në Gjykatë, seanca u shty pasi mungonte njëri prej avokatëve

    sali berisha dhe jamarber malltezi

    TIRANË- Dosja ‘Partizani’ është zvarritur sërish, ndërsa këtë të martë seanca u shty për shkak se mungonte një prej avokatëve. Gjykata e Posaçme shtyu seancën për në datën 10 Dhjetor në ngarkim të Sali Berishës, Jamambër Malltezit, Fatmir Bektashit, Xhimi Begesë dhe Andia Pustinës, për shkak të mungesës së avokatit Sokol Hazizaj. Ky i fundit është avokati mbrojtës i Bektashit.
    Në seancën e datës 10 nëntor, GJKKO rrëzoi kërkesat paraprake të avokatëve mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me pavlefshmërinë e akteve të administruara gjatë hetimeve për dosjen “Partizani”.
    Sipas vendimit të gjykatës, pretendimet e mbrojtjes u vlerësuan si të pabazuara në ligj. Trupi gjykues theksoi se ndaj prokurores së çështjes, Irena Gjoka, nuk ekziston asnjë vendim që ndalon ushtrimin e detyrës së saj, ndërsa caktimi i ekspertëve është bërë në përputhje me procedurat ligjore.
    Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa Jamarbër Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
    Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, që dikur ishte pronë e Ministrisë së Mbrojtjes. Hetimet e SPAK pretendojnë se ky proces është zhvilluar në mënyrë të paligjshme dhe ka sjellë përfitime të padrejta për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

  • Dosja Balluku/ Lëvizje të forta në hetim, GJKKO firmos 28 leje kontrolli banesash, celularësh e laptopësh

    Dosja Balluku/ Lëvizje të forta në hetim, GJKKO firmos 28 leje kontrolli banesash, celularësh e laptopësh

    Sipas mediave, përveç masave të sigurisë të shpallura ditën e djeshme për Belinda Ballukun, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin, GJKKO ka miratuar dhe 28 leje për kontrolle personale.
    Në kontrolle janë përfshirë banesa, dokumente, laptopë e celularë, ndërsa ende nuk dihet se në pronësi të kujt janë ekzaktësisht subjektet e kontrolluara. Këto kontrolle janë zbatuar gjithashtu ditën e djeshme.

  • Dosja e 21 Janarit/ Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK

    Dosja e 21 Janarit/ Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK

    Sali Berisha është thirrur këtë të premte, më 21 nëntor, për t’u pyetur si person që ka dijeni për ngjarjet e “21 Janarit”. 
    Me anë të mbrojtësit të tij ligjor, Genci Gjokutaj, Berisha ka kërkuar shtyrjen e marrjes në pyetje për një datë tjetër, duke argumentuar se do të ndodhet jashtë territorit të vendit. 
    Pavarësisht kërkesës, Berisha pritet të pyetet të mërkurën, në orën 09:00, në SPAK, lidhur me çështjen e 21 Janarit, pasi data është afruar për shkak të angazhimeve të tij jashtë vendit. 

  • Dosja Veliaj në GJKKO, mbahet sot seanca e radhës paraprake ku pritet të vendoset nëse kalon apo jo për gjykim

    Dosja Veliaj në GJKKO, mbahet sot seanca e radhës paraprake ku pritet të vendoset nëse kalon apo jo për gjykim

    Sot do të mbahet në GJKKO  seanca e radhës paraprake për dosjen e “Veliaj”, me të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe  28 persona e shoqëri.
    Në seancën e kaluar, prokurori Altin Dumani prezantoi një material të përmbledhur prej 50 faqesh, duke kërkuar kalimin e dosjes për gjykim. Avokatja e biznesmenit Elman Abule kërkoi pushimin e çështjes, ose në alternativë gjykim të shkurtuar. Ndërsa avokatët e personave të tjerë kërkuan kohë për t’u shprehur.
    Veliaj i është drejtuar GJKKO-së që t’i vihet në dispozicion një kopje fizike e dosjes që të ketë mundësi të përgatitet për mbrojtjen. Prej 9 muajsh në burg, Veliaj argumenton se nuk i është lejuar që të lexojë asnjë faqe nga dosja dhe se USB-ja që i është dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në paraburgimin e Durrësit.
    Veliaj akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
    Më datë 3 nëntor Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

  • Sali Berisha drejt fundit të tij politik, dosja e “21 janarit” i prishi pazaret dhe ekuilibrat me Edi Ramën, ja skema..

    Sali Berisha drejt fundit të tij politik, dosja e “21 janarit” i prishi pazaret dhe ekuilibrat me Edi Ramën, ja skema..

    Rigels Seliman
    Pas dekadash manovrash dhe pazareve të fshehta politike, dy figurat më të fuqishme të politikës shqiptare, Sali Berisha dhe Edi Rama, po përballen me drejtësinë si kurrë më parë. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hedhur hapin e madh: ish-kryeministri Berisha thirret për t’u marrë në pyetje për “21 janarin”, ndërsa për Ramën pritet të shpërthejë dosja McGonigal. Pazaret dhe ekuilibrat e vjetër po shemben, ndërsa drejtësia po rrezaton mbi folenë e grerëzave të politikës shqiptare.
    Si SPAK prishi pazaret
    Berisha mendonte se mund të shpëtonte nga hetimet dhe përgjegjësia për “21 janarin” nëpërmjet marrëveshjeje dhe pazareve të fshehta me Ramën, siç bëri gjithë këto vite. Plani i tyre final ishte që të bashkoheshin për të mbajtur kontrollin e sistemit politik dhe për të goditur Prokurorinë e Posaçme, duke përdorur pushtetin për të mbrojtur veten e tyre dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë. Por realiteti po tregon të kundërtën. Kryeministri është në hall si Berisha dhe nuk ka kontroll mbi situatën dhe planet e tyre për të sabotuar SPAK-un duket se po dështojnë. Berisha mesa duket po kupton se Rama nuk mund ta shpëtojë siç kishte besuar, dhe skema e dikurshme e bashkëpunimit po shembet para syve të tyre.
    SPAK ka bërë së fundmi hapin e madh. Ish-kryeministri Berisha është thirrur për t’u marrë në pyetje lidhur me krimin shtetëror të “21 janarit”. Berisha duhet të paraqitet të premten në orën 10:00. Pas 21 janarit, ndaj Berishës ka dhjetëra denoncime të hapura që po hetohen nga SPAK. Ato përfshijnë vrasje në Tropojë, grabitje pronash dhe çështje të tjera që lidhen me kohën kur ai ka qenë në pushtet. Ndërkohë gjyqi për kompleksin Partizani ku është marrë i pandehur për korrupsion dhe fshehje pasurie vijon. Edhe rrethi më i ngushtë i Berishës është në hall. Deputeti Flamur Noka po përballet me disa denoncime për pasuri të dyshimta. Po ashtu edhe fëmijët e Berishës kanë çështje të hapura në SPAK. Kjo tregon se goditja nuk është vetëm ndaj Berishës, por ndaj rrethit të tij politik dhe familjar.
    Problemet ndaj Ramës dhe rrethit të tij të ngushtë
    Ndërkohë që Berisha po shkon drejt një mase të re sigurie, për Edi Ramën loja sapo ka nisur. SPAK po përgatit disa dosje të mazhorancës që pritet të shpërthejnë në vijim. Shumë shpejt pritet të plasë afera McGonigal për kryeministrin, për të cilën thuhet se ka mbërritur letër-porosia nga SHBA. Më tronditësja është dhe ajo me Belinda Ballukun ku përfshihem përgjime që shtrihen deri te lidhjet me kryeministrin.  Hetime të tjera gjithashtu janë duke përfunduar për figura të tjera të fuqishme mazhorancës. Dosja e Frida Krifca ka hyrë në fazën finale. Ajo akuzohet për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian, që ishin ndarë për mbështetje të sektorit bujqësor dhe zhvillimit rural në Shqipëri.
    Faktet tregojnë se ish-ministrja ka shpërdoruar fondet e programit IPARD, që ka pasur për qëllim mbështetje për fermerët shqiptarë. Nga ana tjetër Ogerta Manastirliu është nën hetim për tendera të zhvilluar në emergjencë dhe për kontrata të dyshimta kur drejtonte sektorin e shëndetësisë. Këto dosje janë drejt fundit të hetimeve. Gjatë gjithë karrierës së saj, Manastirliu ka qenë pjesë e disa prej skandaleve më të mëdha të administratës publike, që kanë ngritur dyshime të forta për lidhje të errëta me korrupsionin dhe pastrimin e parave. Pas çdo pozite të rëndësishme që ka mbajtur, nga Drejtoresha e QSUT-së deri në Ministren e Shëndetësisë dhe Arsimit, ka pasur një varg skandalesh që e kanë pasuruar “CV-në e saj të zezë” dhe kanë ngjallur aludime për shpërdorim të pushtetit dhe abuzime të mëdha me fondet e shtetit. Po ashtu Manastirliu po hetohet edhe për aferën e laboratorëve, të cilët prej vitit 2020 janë dhënë me koncesion për 10 vite.
    Edhe kjo dosje është drejt fundit të hetimeve. Gjithashtu drejt prangave mund të përfundojë edhe ish-zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ish-ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, i cili po hetohet për favorizime në tendera dhe lidhje me biznese të mëdha që kanë përfituar nga fondet publike. Gazeta ka raportuar më parë se Mazniku është thirrur disa herë për të dëshmuar në SPAK. Madje raportohet se shtëpia e tij është kontrolluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një investigim i mëparshëm i BIRN ngrinte hije dyshimi mbi Maznikun për një konflikt të mundshëm të interesi në lidhje me aktivitete të bashkisë të kryera në një restorant në Tiranë në pronësinë e tij familjare si dhe lidhjet me një tender të kompanisë publike, Tirana DC në kohën që drejtohej nga Redi Molla. Por jo vetëm kaq, SPAK ka të tjera materiale që pritet të tronditin pozitat e tij.
    Gjithashtu Taulant Balla si ish-ministër i Marrëdhënieve për Shtetin dhe Parlamentit dhe ish-ministër i Brendshëm i ka llogaritë e hapura me drejtësinë. Në muajin prill 2024, Balla ka qëndruar prej më shumë se 1 orë brenda SPAK. Dosja që e ka mbajtur dhe vazhdon ta përndjekë prej kohësh është ajo e aferës “Toyota Yaris”, e cila po hetohet edhe nga belgët. Janë pyetur shumë dëshmitarë dhe shkëmbyer letër-porosi mes SPAK dhe Belgjikës pikërisht për këtë çështje. Emri i tij sipas opozitës dyshohet se ka dalë dhe me grupe kriminale. Përgjimet janë në duart e SPAK. Edhe Pirro Vëngu, është në qendër të hetimeve për dyshime abuzimi kur drejtonte Portin e Durrësit.
    Në vitin 2021, APD i dha një koncesion 5-vjeçar kompanisë malteze Hili Limited për operimin e terminalit të kontenierëve, me vlerë 31 milionë euro. Sipas kushteve fillestare, kompania duhej të siguronte pajisje me fondet e veta, por dyshohet se këto kosto iu ngarkuan APD-së, duke favorizuar kompaninë private. Kjo situatë ka çuar në hetime të thelluara nga SPAK, përfshirë sekuestrimin e dokumentacionit dhe marrjen në pyetje të anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Nga ana tjetër, SPAK pritet të tronditë dhe pozitat e Olta Xhaçkës në lidhje me abuzimet me pronat e ushtrisë. Dosja po hetohet prej vitesh dhe burime bëjnë me dije se hetimet janë drejt finalizimit.
    Frika e Ramës dhe Berishës
    Pra situata tregon se pas 30 vitesh, dy figurat më të fuqishme të politikës shqiptare po dalin përballë drejtësisë nën patronazhin e amerikanëve. Berisha për pasojat e “21 janarit” dhe denoncimet e tjera, dhe Edi Rama për hetimet që prekin kabinetin dhe aleatët e tij. Pazaret politike të vjetra po duken të papërshtatshme për realitetin e ri. Drejtësia po bën punën e saj dhe duket se nuk ka më zona të paprekura.

  • “Dosja të kthehet për hetim…”, Kryemadhi: Nuk ka prova të reja nga SHBA! SPAK shkeli procedurat…

    “Dosja të kthehet për hetim…”, Kryemadhi: Nuk ka prova të reja nga SHBA! SPAK shkeli procedurat…

    Monika Kryemadhi tha për gazetarët pas daljes nga GJKKO, ku u shty seanca paraprake për dosjen në ngarkim të saj, Ilir Metës dhe tre të tjerëve, tha se do të kërkojë që dosja të kthehet për hetime në SPAK. Të njëjtën kërkesë parashtroi edhe avokati i Metës më herët për gazetarët. Sipas saj, përmes avokatit të saj, kërkoi në seancë që të saktësohet se nuk bëhet fjalë për prova të reja të ardhura nga Amerika por për kthim përgjigje për një letër porosi të drejtuar nga SPAK në vitin 2024.
    “ Avokati im kundërshtoi dorëzimin e letërporosisë për të pasur një qartësi se pati informacion të gabaur për opinionin publik. Nuk ka asnjë provë të reja, por është kthimi i përgjigjes së letërporosisë të bërë nga SPAK, prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen për gjykim pa mbyllur hetimet. Nuk dha asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrë në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit nuk po quaj falcifikator. Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtëisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e  kësaj dosje. Do të kërkojmë rikthimin se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GISIS. Duke e lexuar me ekspertë financiarë, është e faktuar që LSI ka paguar aq fatura saç ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS. Ose me paaftësinë e lexusit financiar të SPAK ose me keqdashësi.”, tha Kryemadhi.

  • Dosja “21 Janari”/ Berisha thirret në SPAK (Fletëthirrja)

    Dosja “21 Janari”/ Berisha thirret në SPAK (Fletëthirrja)

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është thirrur për t’u paraqitur të premten në SPAK për dosjen “21 Janari”.
    Sipas informacionit të raportuar nga gazetarja Klodiana Lala, Berisha është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.
    Berisha ka mbajtur postin e kryeministrit gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
    Më herët për 21 Janarin u paraqit në SPAK Lulzim Basha, i cili ishte Ministri i Brendshëm në detyrë në 21 janar 2011.