Tag: dosja

  • Protestuesi lihet sërish me ‘arrest në shtëpi’/ Kalaja: Do ta apelojmë, abuzuesve të parave publike u mbyllet dosja dhe amnistohen

    Protestuesi lihet sërish me ‘arrest në shtëpi’/ Kalaja: Do ta apelojmë, abuzuesve të parave publike u mbyllet dosja dhe amnistohen

    Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë ’arrest në shtëpi’ sërish për prdtestuesin Sokol Bushkolaj, i cili mbahet nën këtë masë prej afro 1 viti.

    Nga Dhoma Penale, avokatja Adriana Kalja tha se është e papranueshme që prej 6 muajsh prokurorja e çështjes, Esmeralda Keshi nuk ka sjellë asnjë fakt të ri penal për protestuesin që të vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj tij.

    Kalaja tha se në Gjykatën e  Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, do të kërkohet zbutje e masës së sigurisë për protestuesin në ‘detyrim paraqitje’, pasi është e papranueshme që për abuzuesit e parave publike, siç është incineratori, Teatri Kombëtar, 5D dhe afera të tjera, të mbyllet dosja dhe të amnistohen personat përgjegjës.

    Një protestues ka që më 1 qershor, gati në vit që më parë ishte në arrest shtëpie e pas veprimeve arbitrare të Prokurorisë Tiranë të prokurores së çështjes, Esmeralda Keshit, që ka mbyllur dosjen 184 dhe për bashkëshortin e saj të lidhur me këtë dosje, ka bërë që protestuesi për një periudhë mbi 6 muaj ndodhet në arrest shtëpie.

    Gjykata pranoi afatin e shuarjes së masës, paraqitëm, të gjitha faktet e provat që për këtë periudhë, veçse prokuroria të vërtetojë akuzat e ngritura, s’ka gjetur fakt të ri për Sokol Bushkolajn, pas pretendimeve tona, jemi para faktit që protestuesi largohet nga ambientet e paraburgimit. Treguam edhe sot mund të kishte dhe një masë më të lehtë, për detyrim paraqitje. Ne do të kërkojmë në Apel heqjen e masës dhe rikthimin në ‘detyrim paraqitje’.

    Një protestues dhunohet nga pikëpamja morale, psikologjike, familjare, baba i papunë, dhe nga ana tjetër abuzuesit me miliona taksa të qytetarëve të Tiranës e jo vetëm, amnistohen e çohen për gjykime me akuza më të lehta dhe u mbyllet dosja në kohë rekord. Është momenti i duhur që PD ta çojë deri në fund kauzën që ka, rikthimin e shtetit ligjor të së drejtës.

  • SYRI TV/ 50 mijë banorë bashkëjetesë me kanalet e bretkosave, dosja e rrugës ‘Azem Hajdari’ drejt SPAK

    SYRI TV/ 50 mijë banorë bashkëjetesë me kanalet e bretkosave, dosja e rrugës ‘Azem Hajdari’ drejt SPAK

    Në një kohë që kryetarja  e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako u referohet banorëve si ata që jetonin buzë kanalit të bretkosave, Syri Tv ka bërë një vëzhgim në Durrësin e ri ku vërehet se  kanalet e hapura të ujërave të zeza janë prezente në shumë rajone dhe bashkëjetojnë në një qytet që po realizon dhe projekte si Durrës Yatch Marina.  Ndërkohë sa i përket investimit në rrugën ‘Azem Hajdari’ dosja do shkon në SPAK, teksa kanalet e ujërave të zeza janë bërë dhe vendgrumbullim mbetjesh urbane

    Syri Tv

    Me këtë gjuhë përçmuese Emirjana Sako i referohet familjeve që u janë prishur banesat në rrugën ‘Azem Hajdari’, teksa e vërteta është që ato ishin vila dy katëshe dhe ata banorët nuk do t’i marrin të njëjtat sipërfaqe që kishin në lagjen e re në Spitallë, një zonë informale, ku ende pallatet nuk janë bërë të banueshëm.

    Ndërkohë ato që cilësohen kanale bretkosash, kryetarja e Bashkisë që më herët ka qenë dhe drejtoreshë e përgjithshme, pra përgjegjëse për mbylljen e këtyre kanaleve, janë prezente në pjesën më të madhe të Durrësit të ri.

    Këto kanale as nuk janë mbyllur dhe as nuk u është bërë sistemimi i ujërave të zeza, ndonëse fondet janë lëvruar si në rastin e rrugës ‘Azem Hajdari’, dosja për të cilin ka shkuar në SPAK.

    Ndonëse kanë kaluar 2 vite nga nisja e punimeve në rrugën ‘Azem Hajdari’, rruga është lënë në mëshirë të fatit, pa sinjalistikë, pa ndriçim, pa betonizim anash kanalit kryesor pa sistemim ujërash të zeza, duke penalizuar dhjetëra biznese të hapura në zonë.

    Syri Tv ka bërë një vëzhgim në zonat e Durrësit, ku kanalet e hapura ku derdhen ujërat e zeza janë kthyer në një masakër ekologjike, që janë në kontrast me atë që Durrësi pretendon të ofrojë edhe përmes projektit Durrës ‘Yatch Marina’.

    Përtej derdhjes së ujërave të zeza, në këto kanale derdhen edhe mbeturinat dhe pamjet që sjell Syri Tv nuk kanë nevojë për shumë koment.

    Ndërkohë përveç kësaj nuk kanë munguar as aksidentet e rënda, kur  automjetet kanë përfunduar në kanal dhe kanë rrezikuar jetë njerëzish. 

  • Dosja e përgjimeve të Veliajt/ Strazimiri: ‘Luftë’ klanesh brenda PS, korrupsion i bërë ndër vite

    Dosja e përgjimeve të Veliajt/ Strazimiri: ‘Luftë’ klanesh brenda PS, korrupsion i bërë ndër vite

    Gent Strazimiri në një intervistë në Ora News teksa foli për dosjen e përgjimeve të Erion Veliajt, shtoi se kjo është një luftë klanesh brenda PS.

    Strazimiri: Marrin paratë, pikërisht paratë e korrupsionit për një pjesë të të cilave Erion Veliaj është në gjyq.

    Ato miliarda që dëgjojnë shqiptarët të varfëruar çdo ditë e më shumë në televizon, Veliaj, Rama, Balla dhe cilindo prej tyre nuk I mbajnë vetëm.

    I ndajnë pikërisht me këto që i lavdërojnë në televizione.
    Logjika të çon tek një luftë klanesh brenda përbrenda.

    Sado të jetë cënuar rrjeti i brendshëm i emaileve të SPAK, unë nuk besoj se zhduket dot dosja.

    Më shumë i ngjan faktit të një mungese të informacionit.

    Njëri klan brenda PS ka kërkuar duke mos pasur besim tek klani tjetër brenda PS ka tentuar të shikojë se çfarë ka për të në dosjen e filan prokurori në emailin e filan prokurori.

    Kam përshtypjen se kërkojnë më shumë denoncuesin, kërkojnë burimin.

    Krimi është në politikë. Krimi është në qeveri.

  • “Politika ka futur duart edhe te ‘Gërdeci’”, Idajet Beqiri: Krim shtetëror i Berishës e Mediut, Strasburgu e tha qartë!

    “Politika ka futur duart edhe te ‘Gërdeci’”, Idajet Beqiri: Krim shtetëror i Berishës e Mediut, Strasburgu e tha qartë!

    Edhe pse e vështirë për t’u hetuar sepse kanë kaluar vite, dosja “Gërdeci” ka një mundësi proceduriale hetimi për shkak të rastit amerikan.
    Drejtësia shqiptare mjafton që të marrë për referencë procesin që është bërë në SHBA dhe nëpërmjet asaj dosjeje të procedojë edhe në Shqipëri.
    Këtë mendim ndanë dy avokatët Idajet Beqiri dhe Edmond Petraj sot në ‘Studio Live’, duke vënë theksin se edhe kjo çështje po zvarritet, pasi një shtet i tërë është i përfshirë, ku kryesori mbetet përsëri Sali Berisha.
    Madje avokati Beqiri shkoi më tej, se politika i kishte shtrirë duart edhe te dosja “Gërdeci”.
    “Dosja Gërdeci ka kaluar shumë kohë. Kam përshtypjen do ngeci, ka kaluar shumë kohë, mungojnë provat. Nuk jemi më në atë kohë të ngjarjes, personazhet, institucionet etj., nuk funksionojnë më e kështu me radhë. Thjesht të marrin vendimin e gjykatës Amerikane dhe kaq, të verifikojnë atje se si është vepruar dhe të vendosin, precedenti juridik është”, tha Petraj për Report Tv.
    Për avokatin Beqiri provat ishin të dukshme, shkresore dhe me deponime, kryesisht ato të dosjes në Amerikë, që janë të dokumentuara tashmë edhe me deponime e dëshmitarë.
    “Politika i ka shtrirë duart edhe te dosja Gërdeci. Ajo është dosje shumë e thjeshtë për ta provuar, edhe për faktin e dosjes amerikane dhe dëshmive të dy amerikanëve për trafikimin, por jo vetëm kaq. Kosta Trebicka i ka dhënë dëshmitë këtu dhe në SHBA dhe ai rrëfim ishte i provuar, edhe nën betim, kur ke edhe vendimin e Gjykatën e Strasburgut që e thotë hapur çështjen, por duke parë personazhet e përfshirë si Sali Berisha, Fatmir Mediu, Aldo Bumçi, Mihal Delijorgji, Shkëlzen Berisha etj., është e lehtë të provohet. Pyetja është e thjeshtë që provon faktin. Pse e bëre Gërdecin këtu? Duhej 32 km larg banesave, por ata e bënë afër kryeqytetit dhe ndodhi ajo që ndodhi, ka përgjegjësi për ato vrasje. Janë këta persona që i bënë këto vrasje. Është një krim shtetëror, krimin e bëri shteti dhe duhet të përgjigjet deri më një. Berisha, Mediu dhe Bumçi kishin në dorë ta ndalonin, por lejuan ngritjen e fabrikës atje, në mes të banesave”, tha avokati në ‘Studio Live’.

  • “Është krim shtetëror i Berishës dhe Mediut”, Beqiri:Politika i ka shtrirë duhat te dosja “Gërdeci” që ka provë në SHBA

    “Është krim shtetëror i Berishës dhe Mediut”, Beqiri:Politika i ka shtrirë duhat te dosja “Gërdeci” që ka provë në SHBA

    Edhe pse e vështirë për t’u hetuar sepse kanë kaluar vite, dosja “Gërdeci” ka një mundësi proceduriale hetimi për shkak të rastit amerikan.
    Drejtësia shqiptare mjafton që të marrë për referencë procesin që është bërë në SHBA dhe nëpërmjet asaj dosjeje të procedojë edhe në Shqipëri.
    Këtë mendim ndanë dy avokatët Idajet Beqiri dhe Edmond Petraj sot në një studio televizive, duke vënë theksin se edhe kjo çështje po zvarritet, pasi një shtet i tërë është i përfshirë, ku kryesori mbetet përsëri Sali Berisha.
    Madje avokati Beqiri shkoi më tej, se politika i kishte shtrirë duart edhe te dosja “Gërdeci”.
    “Dosja Gërdeci ka kaluar shumë kohë. Kam përshtypjen do ngeci, ka kaluar shumë kohë, mungojnë provat. Nuk jemi më në atë kohë të ngjarjes, personazhet, institucionet etj., nuk funksionojnë më e kështu me radhë. Thjesht të marrin vendimin e gjykatës Amerikane dhe kaq, të verifikojnë atje se si është vepruar dhe të vendosin, precedenti juridik është”, tha Petraj.
    Për avokatin Beqiri provat ishin të dukshme, shkresore dhe me deponime, kryesisht ato të dosjes në Amerikë, që janë të dokumentuara tashmë edhe me deponime e dëshmitarë.
    “Politika i ka shtrirë duart edhe te dosja Gërdeci. Ajo është dosje shumë e thjeshtë për ta provuar, edhe për faktin e dosjes amerikane dhe dëshmive të dy amerikanëve për trafikimin, por jo vetëm kaq. Kosta Trebicka i ka dhënë dëshmitë këtu dhe në SHBA dhe ai rrëfim ishte i provuar, edhe nën betim, kur ke edhe vendimin e Gjykatën e Strasburgut që e thotë hapur çështjen, por duke parë personazhet e përfshirë si Sali Berisha, Fatmir Mediu, Aldo Bumçi, Mihal Delijorgji, Shkëlzen Berisha etj., është e lehtë të provohet. Pyetja është e thjeshtë që provon faktin. Pse e bëre Gërdecin këtu? Duhej 32 km larg banesave, por ata e bënë afër kryeqytetit dhe ndodhi ajo që ndodhi, ka përgjegjësi për ato vrasje. Janë këta persona që i bënë këto vrasje. Është një krim shtetëror, krimin e bëri shteti dhe duhet të përgjigjet deri më një. Berisha, Mediu dhe Bumçi kishin në dorë ta ndalonin, por lejuan ngritjen e fabrikës atje, në mes të banesave”, tha avokati në ‘Studio Live’.
    Të pranishmit ndanë mendime edhe për çështjen e fundit, ku GJKKO urdhëronte SPAK të merrte nën hetim deputeten socialiste Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, ish-deputetin Artan Gaçi.
    Juristi petraj e quajti të paprecedentë, pasi GJKKO nuk ka tagër të urdhërojë SPAK se çfarë të bëjë, por vetëm të marrë vendime.
    “Gjykata po imponon organin e akuzës që të filloj hetime. Jo, nuk mund të ndodhë, organet e drejtësisë janë të pavarura, është tagër i Prokurorisë përcaktimi apo klasifikimi i akuzës, flas për rastin e Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit, ku GJKKO i kërkoi SPAK- që ta hetojë. Jo, nuk veprohet kështu, GJKKO nuk mund të imponohet, ajo jep vetëm vendimin”, tha avokati.
    Kurse Beqiri nënvizoi se:
    “GJKKO ka kaluar në ekstrem tjetër tani. Tani ata i shikojnë dosjet si kompetencë për urdhër, e thonë “jemi ne këtu, urdhërojmë ne”. Madje ka edhe situata krahinore, pushteti, paraje, miqësie, farefisnor e tjera. Vetëm GJKKO nuk mund të jetë ajo, është kthyer në një gjykatë lolo”.

  • Dosja “5D”, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar për të pandehurit

    Dosja “5D”, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën për gjykim të shkurtuar për të pandehurit

    Gjykata e Posaçme vendosi të mos pranojë gjykimin e shkurtuar për të pandehurit (dosja “5D”) pasi çështja nuk mund te zgjidhet në gjendjen që janë aktet.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se SPAK kërkon kohë për të përgatitur listën e dëshmitarëve dhe parashtrimin e provave për çështjen penale.
    Të pandehurit janë shtetasit Redi Molla; Mariglen Qato; Taulant Tusha; Enton Punavija; Julian Zanaj; Albano Janku dhe Nestor Muhametllari.

    Top Channel

  • Dosja “Buka sha”, GJKKO zgjat hetimet me 3 muaj ndaj Arben Ahmetajt

    Dosja “Buka sha”, GJKKO zgjat hetimet me 3 muaj ndaj Arben Ahmetajt

    Gjykata e Posaçme zgjat me tre muaj të tjerë hetimin ndaj Arben Ahmetajt për dosjen “Buka sha”.

    Kërkesa për zgjatje të hetimit e bërë nga SPAK është dakordësuar edhe nga mbrojtja.
    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se seanca e radhës më 2 korrik 25.
    55 vjeçari akuzohet në këtë dosje për një firmë të lëshuar gjatë 2014 e cila i hapi rrugën privatizimit të shoqërisë përmes ankandit të aksioneve shtetërore.
    Arben Ahmetaj po hetohet edhe në çështjen e inceneratorëve për krimin e korrupsionit , fshehje pasurie dhe pastrim parash.

    Top Channel

  • Dosja McGonigal?? Rames nuk i del e keqja me LaCivita

    Dosja McGonigal?? Rames nuk i del e keqja me LaCivita

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Dosja “Plumbi i Artë”/ Shtyhet seanca për të pandehurit, zbulohet data

    Dosja “Plumbi i Artë”/ Shtyhet seanca për të pandehurit, zbulohet data

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.