Drejtësia belge ka bërë një lëvizje të papritur në çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, dosja që prej vitit 2019 ka lidhur Belgjikën me Shqipërinë dhe ka ndezur debate politike në të dy vendet. Dhoma e 46-të e Gjykatës Korreksionale në Bruksel vendosi të shpallet “territorialisht e papërgjegjshme” për gjykimin e kësaj çështjeje, duke hequr dorë nga trajtimi i saj.
Vendimi u konfirmua nga avokatët e të pandehurve, përfshirë disa prej emrave më të njohur të botës ligjore në Belgjikë. Dosja shpërtheu në korrik 2019, kur në Shqipëri u sekuestrua një kamion me automjete Toyota të blera në Belgjikë, brenda të cilave u gjetën 3.5 milionë euro dhe 100 mijë franga të fshehura, që dyshohen si para të rrjetit kriminal belgo-shqiptar.
Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, një ekip i Prokurorisë Federale belge udhëtoi në Tiranë për të marrë deklarime, mes tyre edhe nga ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, i cili megjithatë nuk figuron si i pandehur në procedimin belg. Në total, trembëdhjetë persona janë vënë nën akuzë në Belgjikë.
Gjykata belge e argumenton vendimin me mungesën e provave që përcaktojnë se në cilin shtet dhe në çfarë momenti paratë u futën në automjetet e sekuestruara. Kamioni kishte kaluar disa kufij përpara se të ndalohej në portin shqiptar, duke e bërë të paqartë juridiksionin.
Edhe pse çështja nuk do të shqyrtohet nga kjo gjykatë, Prokuroria Federale belge mban të drejtën e apelimit, çka mund të hapë një fazë të re në një dosje që mbetet e rëndësishme politikisht dhe diplomatikisht për të dy vendet.
Tag: dosja
-

Belgjika heq dorë nga dosja “Toyota Yaris”: 3.5 milionët mbeten pa gjyq
-

Berisha: Dosja e Lubisë është ndarë në dysh, tani është dosja e Ballukut dhe dosja e Ramës!
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

“SPAK i ka ndarë dosjet, një për ‘Lubinë’, tjetrën për Ramën”/ Berisha bën deklaratë të fortë: Është në rradhë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat bëri një deklaratë të fortë, ndërsa theksoi se dosja Balluku është ndarë. Sipas tij, SPAK ka ndarë çështjen në dy dosje, një për Ballukun dhe tjetrën për Ramën.
“Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut, ka theksuar se pezullimi nuk është në shkelje. Edi Rama ka hallin se është në radhë. Pas Lubisë…e keni marrë vesh që është ndarë dosja dysh, dosja e Lubisë dhe e Ramës. Nuk mund të flejë më dosja e Ramës.
Nuk do të jem indiferent. Por do të jenë ata që do të imponojnë nëse kërkon ky që t’i konfiskojë në këtë mënyrë. Dje për herë të dytë, iu përmendi gjykatësve rrogat sikur i ka nga fondet e Surrelit. Akt pacipësie, në një kohë kur ata gjykojnë, ai përpiqet që t’i kërcënojë. Iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të gatshëm për protesta, për t’u ndarë nga këta hajdutë që si ka pasur kurrë shteti shqiptar.”, tha Berisha. -

Berisha: SPAK i ka ndarë dosjet, një për ‘Lubi’ Ballukun, tjetrën për Ramën
Kryedemokrati Sali Berisha, në një dalje për mediat bëri një deklaratë të fortë, ndërsa theksoi se dosja belinda Balluku është ndarë. Sipas tij, SPAK ka ndarë çështjen në dy dosje, një për Ballukun dhe tjetrën për Ramën.
“Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut, ka theksuar se pezullimi nuk është në shkelje. Edi Rama ka hallin se është në radhë. Pas Lubisë…e keni marrë vesh që është ndarë dosja dysh, dosja e Lubisë dhe e Ramës. Nuk mund të flejë më dosja e Ramës. Nuk do të jemi indiferent. Por do të jenë ata që do të imponojnë nëse kërkon ky që t’i konfiskojë në këtë mënyrë. Dje për herë të dytë, iu përmendi gjykatësve rrogat sikur i ka nga fondet e Surrelit. Akt pacipësie, në një kohë kur ata gjykojnë, ai përpiqet që t’i kërcënojë.
Iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të gatshëm për protesta, për t’u ndarë nga këta hajdutë që si ka pasur kurrë shteti shqiptar.”, tha Berisha. -

Dosja ‘Gërdeci’/ Shtyhet gjyqi për Mediun, zbulohet data e seancës së radhës
Seanca për Fatmir Mediun që ishte parashikuar të mbahej sot, është shtyrë.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se seanca e radhës për ish-ministrit të Mbrojtjes është shtyrë për në datën 23 dhjetor, 13:00.
Në këtë seancë prokurorët paraqitën provat shkencore.Top Channel
-

Dosja e nxehtë/ Buzhala: Përpjekjet e Ramës për të shpëtuar Ballukun janë të kota
Gazetari Berat Buzhala deklaroi se dosja e Belinda Ballukut përbën çështjen më të rëndë me të cilën është përballur ndonjëherë Edi Rama.Sipas tij, kryeministri po inskenon lëvizje politike për t’i krijuar përshtypjen Ballukut se po bën gjithçka për ta shpëtuar, ndërsa në realitet, sipas Buzhalës, ai e di se kjo është një mision i pamundur. Ai theksoi se aktualisht i vetmi institucion funksional në Shqipëri është SPAK-u, dhe dëshmitë që mund të jepen nga Balluku ose të tjerë të përfshirë në aferë, përfshirë mesazhet dhe komunikimet, mund të implikojnë drejtpërdrejt edhe vetë Ramën në fazat e ardhshme të procesit.Berat Buzhala: Realisht, unë besoj që është dosja më e rëndë për Edi Ramën, por megjithatë, perspektiva ime është që Rama po inskenon sepse nuk është… Edi Rama këto po i bën për të bindur Ballukun që po bën çdo gjë që ta shpëtojë atë. Mirëpo, unë e shoh të pamundur këtë dhe vetë zoti Rama e di që është mision i pamundur shpëtimi i zonjës balluku. Aktualisht, Shqipëria, të vetmin institucion shtetëror ka SPAK.Edi Rama, tani e ka brengën që Belinda të bindet që ai do ta shpëtojë Belindën. Por nuk mundet ta shpëtojë, është e pashpëtueshme. Sigurisht që dosja është e rëndë, pak a shumë është sikur je duke ecur me një udhëtar dhe bashkëudhëtarin tënd e ka marrë një fishek shumë afër teje…A po mundohet Rama që ta shpëtojë edhe veten? Ka mundësi që po, ai po mundohet ta shpëtojë edhe veten, jo në këtë fazë. Jo në këtë fazë sepse nuk është i rrezikuar, pra në këtë fazën e Belindës edhe kujtdo tjetër që është pjesë e kësaj afere.Në drejtësi është shumë e rëndësishme dëshmia që do të jepet, ose e zonjës Balluku, Berberit apo dikujt tjetër. Ato mund ta implikojnë edhe direkt, pasi këto mesazhet mund të jenë edhe të interpretuara.
-

Dosja ‘Toyota Auris’/ Ish-prokurori Aurel Zarka kundër gjykatës, ankimon vendimin me burg
Teksa gjykata e Apelit vendosi kthimin e dosjes së Aurel Zarkës për rigjykimin nën dyshimet se ai ka vepruar si grup kriminal, ky i fundit reagoi menjëherë duke ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë.
Relator është caktuar Sokol Binaj, i cili pritet të caktojë datën se kur do zhvillohet seanca, raporton gazetarja e Top News, Alketa Shaba.
Sipas Apelit të Posaçëm provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm Zarka, por edhe tre të pandehurit e tjerë të çështjes kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal , ndryshe nga vlerësimi i prokurorëve të çështjes, si dhe i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, të cilët e cilësuan si bashkëpunim të thjeshtë në rrethana rënduese.
Sipas SPAK-ut, prokurori dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme dhe që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.
LEXO EDHE:
Dosja e ‘Toyota Yaris’/ Apeli korrigjon SPAK-un: Prokurori Zarka dhe të tjerët vepruan si grup i strukturuar kriminal
Një prej çështjeve penale e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
Gjykata e shkallës së parë e dënoi ish prokurorin me 2.8 vite burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion.
-

Dosja ‘Rama-Mogerini’, Berisha: Hetoni komunikimet e tyre në SkyECC dhe Matrix
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Rubio, ‘bomba’ amerikane, kundër NarcoRamës
Nga Basir Çollaku
KM Edi Rama duket se ka siguresë të djegur të qetësisë dhe njëherësh ka të ndezur alarmin e betejës së nxehtë me amerikanët. Ai e di se dosja “Balluku” është njlherësh dosja e tij. Nuk do të mungojë të jetë i pandehur në këtë ndjekje penale të shtuar në dosje.
Por partnerët amerikanë uruan shqiptarët në ditën e Pavarësisë sot disi më ndryshe e konkretisht. Ndërsa delegaciini i BE kapërcen ylberin festiv, duke ndjekur fillin e mazhorancës, duk përfshirë shumësin “festa” në kontekstin e ditës së nesërme. Ata shprehen:
“Gëzuar 28 nëntorin Shqipëri, gëzuar Ditën e Pavarësisë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ju uron festa të gëzuara..”
Ndërsa paraardhësi Antony Blinken një vit më parë uronte: ” Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.”Edhe një vit më herët ne narcoshtet ishim, sipas gjithë emërtesave të Agjencive ndërkombëtare të antimafias.
Ajo çfarë është e re ndryshe nga çdo urim në 35 vite, vjen sot në urimin amerikan në Tiranë. Mes të tjerash në mesazhin e sekretarit Rubio thuhet se “..gjithashtu, partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet që paraqiten prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës, si dhe atyre që bashkëpunojnë me ta…”Qartësisht vjen drejt ky deklarim për KM dhe qeveritarët e oborrtarët e tij të implikuar. Vjen kjo pak ditë pas sanksionimit të Luftar Hysës familjarisht si lidhje e kartelit terrorist meksikan të drogës “Sinaloa” . Kjo edhe me akuzën si pastrues të parave të trafikut të drogës në Shqipëri e vende të tjera. E takimet e Hysës me Ramën në zyrën e KM, nuk janë aspak sekret. Ndihma është konfirmuar prej tij. Rama e di. USA nuk e konsideron më individin Rama si aleat, por si kundërshtar, si i vendosur në anën e karteleve të drogës.
Dhe dje në medien austriake duke u shtirur si servil evropian, përpiqej të bënte dallime shtetformini. Riktheu çmendurinë e 2016 në CNN ku emërtonte Trump rrezik për njerëzimin. Dje e trashi marrëzinë duke pohuar se amerikanët nuk dinë të bëjnë shtet. Duke referuar Afganistanin, mes të tjerash ai tha se “…dështuan keq sepse nuk e kanë perspektivën e Bashkimit Evropian. Dhe sepse askush tjetër nuk di të ndërtojë një shtet me institucione. Amerikanët nuk kanë durim për këtë punë. Ata e kanë filozofinë e rregullimit të gjërave me bomba.
Dhe pastaj me predikime..” flet njeriu që ka bombarduar Shqipërinë me antishtet që ka vjedhur çdo pasuri qytetarësh që ka masakruar ligjin ekonominë rendin dhe sigurinë. Që ka lejuar miliarda euro të kokainës, duke kriminalizuar ekonominë dhe politizuar krimin. I kapuri nga Mafia, i përdoruri nga Soros, për interrsa të përbashkëta antikombëtare, përpëlitet të mbijetojë. Populli thotë se kur qenit i vjen ngordhja pshurr në derë të xhamisë.
Miliardat e vjedhura janë gjurmuar. Dosja NarcoRama nuk zhbëhet. Mesazhi i Rubio është i dukshëm edhe për një pavarësi të re. Për një pavarësi nga pushtuesit e rinj të Shqipërisë, nga kartelet terroriste të drogës, nën kujdesin e veçantë të KM Rama. Dhe çlirimi ka nisur të vijë nën kujdedin e veçantë të partnerëve dhe shqiptarëve patriotë..
-

Dosja e tunelit të Llogarasë/ Gazetari zbulon detajet: Ja pse SPAK nuk heton Edi Ramën
Gazetari Bledian Koka i ftuar sot në një emision televiziv denoncoi standardin e dyfishtë të SPAK.
Ndryshe nga dosja “Partizani’ ku SPAK po heton Sali Berishën, në dosjen e Tunelit të Llogarasë, SPAK nuk i është afruar Edi Ramës, kur është e ditur si e zeza në të bardhë se pa miratimin e kryeministrit asgjë nuk mund të bëhej.
Lexo edhe:‘Shqiptarët përballen me dëm të dyfishtë’, Kedhi: Vjedhje tenderash dhe kosto shtesë nga infrastruktura pa cilësi“Si ka mundësi që te dosja ‘Partizani’ është vetëm Sali Berisha i akuzuar, kurse te kjo dosje që e di derri dhe dosa bashkë, që fotot i ka publikuar Klod Tomorri i pari Edi Rama në Turqi, me Belinda Ballukun dhe Arben Ahmetajn.
Si ka mundësi që aty nuk është Edi Rama? Po kemi shkuar vetëm te SMS-të e Viz Berberit dhe te Belinda Ballukut.
Dhe mua kjo nuk më tregon që SPAK-u paska dalë nga rrethi. Përkundrazi.
Ky është standard I dyfishtë. Pra ndryshe e gatuajmë bukën që do i japim shqiptarëve për Sali Berishën, e ndryshe e gatuajmë për Edi Ramën….
Koka analizon dhe rastin e hetimit të dosjes së Saimir Tahirit.
“Unë e di fare mirë që Shqipërinë me kanabis e bëri Edi Rama. Po. Pavarësisht se kokë turku u bë Saimir Tahiri. Dhe sot ai njeriu është, është dënuar për 175 lekë shpërdorim detyre. Pra nuk u akuzua ai për trafikun e drogës e tjerë e tjerë. Për shpërdorim detyre.
Po sot çfarë e pengon SPAK-un të hetojë kush e kanabizoi Shqipërinë?
Kush e pengon sot SPAK-un ta zbardhi se çfarë pozicioni ka pasur Ilir Beqja te koncesioni i sterilizimit.
Kush e pengon SPAK-un sot të na zbardhi si është e vërteta me Arben Ahmetajn?
Pse i gjithë tuneli ka ngelur vetëm te Belinda Balluku dhe tek Ervis Berberi. Tunelin tashmë ne e dimë të gjithë se si është muhabeti i tunelit. Neve na e thanë zarat e Rilindjes që e kemi dhënë për 5 milionë euro se i duheshin te Erdoganit.