Elmas Bogdani
Pas një periudhe të gjatë hetimesh intensive, lëvizjet e fundit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) po japin sinjale të qarta se institucioni është pranë të disa goditjeve të madha të pushtetarëve të korruptuar. Arrestimi më i bujshëm i muajve të fundit nga SPAK ka qenë ai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u ndalua në zyrën e tij në shkurt, duke shkaktuar tronditje politike në vend. Pas këtij zhvillimi, Prokuroria e Posaçme është fokusuar kryesisht në hetimet për krimet zgjedhore, si dhe në dosjet që lidhen me krimin e organizuar.
Por së fundmi, SPAK ka vijuar me një ritëm të lartë veprimesh hetimore, duke kryer kontroll në zyra dhe banesa të zyrtarëve, biznesmenëve dhe personave të lidhur me pushtetin politik. Janë sekuestruar telefona, kompjutera dhe dokumente që lidhen me disa dosje të rëndësishme që janë drejt finalizimit. Në dyert e SPAK kemi parë këto ditë emra të rëndësishëm. Disa prej tyre janë pyetur në cilësinë e personit nën hetim, ndërsa të tjerë janë përfshirë në veprime procedurale që sinjalizojnë afrimin e fazës së akuzave zyrtare.
Goditja ndaj Ballukut
Zhvillimet më të forta në SPAK për nga jehona dhe zhurma që kanë krijuar ende pa dalë me njoftim zyrtar Prokuroria e Posaçme kanë të bëjnë me ministren Belinda Balluku. Një biletë avioni drejt Rumanisë, takimi rutinë me homologun në Bukuresht dhe një mbledhje e lajmëruar më parë e shpëtuan Belinda Ballukut nga paraqitja në SPAK. Të paktën për këtë të hënë. Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, ka vendosur të rinisë procedurën ligjore, duke i dërguar një tjetër fletë-thirrje zyrtare. Asaj i kërkohet të paraqitet më 31 tetor në orën 15 dhe të jetë e shoqëruar nga përfaqësuesi i saj ligjor. Prokuroria e posaçme ka paralajmëruar se, në rast të mungesës së pajustifikuar, ata do t’i shkojnë kudo që të jetë ministrja.
Nëse Balluku do të refuzojë që të paraqitet në SPAK, ligji e përcakton se duhet të thirret me forcë, përmes futjes në lojë të policisë. Balluku është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”, ndërsa në ditët në vijim pritet t’i komunikohet formalisht kjo akuzë. Ky zhvillim vjen në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që ajo ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në Ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve. Si pjesë e këtij hetimi, SPAK ka ushtruar kontrolle në banesat e disa zyrtarëve të afërt me Ballukun, përfshirë Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë, Viola Haxhiademi, dhe Drejtoreshën e Financave, Evis Mamaj.
Gjatë këtyre kontrolleve, janë sekuestruar telefonat personalë të të dyja zyrtareve, të cilat konsiderohen personat më të afërt dhe më të besuar të Ballukut në strukturën e ministrisë. Gjithashtu gazetarja Klodiana Lala zbuloi se të hënën është kontrolluar dhe telefoni i bashkëshortit të vartëses së Ballukut, edhe pse ai nuk ka lidhje direkt me ministren e Energjisë. Ajo shtoi se ndryshe nga e shkuara, është rasti i parë që nuk është përfshirë policia e shtetit, për të shmangur rrjedhjen e informacioneve.
Kush janë emrat e tjerë?
Gjithashtu këto ditë në SPAK ka ndodhur edhe një zhvillim interesant. Salarjon Totaj, bashkëshorti i ministres së Jashtme Elisa Spiropali, ka hyrë në godinën e institucionit të drejtësisë speciale. Arsyet e paraqitjes së tij në SPAK mbeten ende të paqarta. Deri më tani, nuk ka një komunikatë zyrtare nga prokuroria për natyrën e thirrjes apo ndonjë procedim konkret ku mund të jetë përfshirë. Totaj, bashkëshorti i ish-kryetares së Kuvendit dhe aktualisht ministres së Jashtme, është një figurë që rrallë shfaqet publikisht, çka e bën edhe më domethënëse praninë e tij në institucionin e hetimeve të posaçme. Disa ditë më parë u paraqit në SPAK edhe Kreu i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi. Pas rreth 50 minutash në ambientet e SPAK, ai tha se ishte thirrur për një çështje që nuk ka lidhje me të, ndërsa nuk kurseu as ironitë. “U pyeta për një çështje që nuk kishte lidhje me mua, ashtu siç ka thënë Erjoni (Veliaj): kolegët të thërrasin edhe për çështje që nuk kanë lidhje me ty”, tha Doshi. Kjo është hera e dytë që Doshi paraqitet në SPAK.
Herën e parë ishte më 24 shkurt të këtij viti, ku u pyet për rreth 90 minuta. Atëherë Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrogozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK. I pyetur nga gazetarët nëse bëhet fjalë për çështjen e kryetarit Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, Tom Doshi e pohoi. Në SPAK këto ditë shkoi dhe deputeti i PD-së, Bledion Nallbati. Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Nallbati u shpreh se u thirr si person në dijeni. “U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai. Gjithashtu së fundmi Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kontrolluan bizneset e Artan Dulakut. Ky kontroll u ushtrua dhe në banesën e Dulakut dhe bizneseve të një shtetasi me iniciale G.K.
Po ashtu bëhet me dije se SPAK ka sekuestruar telefonin e biznesmenit Dulaku. Janë ushtruar kontrolle dhe ndaj zyrtarëve të tjerë të përfshirë në këtë hetim. Ky operacion i SPAK po udhëhiqet nga prokurorja Manjola Kajana. Mësohet se këto kontrolle lidhjen me një hetim që SPAK ka nisur për privatizimin e “Portit të Limionit” në Sarandë, me qëllim zhvillimi për biznes. Kujtojmë gjithashtu se këto ditë Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. 20 ditë pas komunikimit të akuzës, SPAK mbylli hetimet dhe bëri kërkesë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për kalimin e dosjes në proces gjyqësor. Situata brenda SPAK është e nxehtë dhe këtë fakt e konfirmoi Altin Dumani dy ditë më parë në mes të Kuvendit ku tha se ndaj Prokurorisë së Posaçme po ushtrohen presione të forta. “Ndaj SPAK vijon një presion i jashtëm nga aktorë politikë, mediatik dhe të krimit të organizuar që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve. Ky shqetësim kërkon reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese të SPAK”, theksoi Dumani. Sinjalet janë se do të kemi goditje të mëdha në vijim.
Tag: doshi
-

Bilanc i frikshëm në vetëm pak ditë, kush janë emrat “VIP” që iu janë bastisur zyrat, banesat, sekuestruar telefonat…
-

Berisha tha se u arratis, reagon Tom Doshi: O mashtrues, ke 20 vite që shpif
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, postim i cili u fshi pas disa minutash, deklaroi se kreu i PSD-së, Tom Doshi ishte arratisur nga vendi.
Sipss Berishës, SPAK i kishte prerë urdhër-arresti Doshit dhe për këtë arsye ai ishte larguar nga vendi.
“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruante Berisha.
I menjëhershëm ishte reagimi i Tom Doshit, i cili postoi një foto duke pirë kafe në qendër të Tiranës.
“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”, shkruan Tom Doshi, ndërkohë që shfaqet krah dy djemve të tij dhe familjarëve duke konsumuar kafen në një nga lokalet e kryeqytetit. -

“Tom Doshi ia mbathi”, kreu i PSD i përgjigjet Berishës: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës me miq dhe jo mes paranojash si ti
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Tom Doshi është arratisur nga vendi pasi ka dalë informacioni se do të arrestohej.
Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, të cilin e fshiu pak orë më vonë, Berisha shkruante se kreu i PSD-së u largua, dy ditë pasi ishte paraqitur në SPAK.
“Toma ia mbathi. Gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot do të paraqitej burrërisht në SPAK për tu burgosur. Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që tia mbathi”, shkruan Berisha.
Por pas statusit të kreut të PD-së, ka reaguar ish-deputeti Tom Doshi, i cili ka publikuar një foto duke pirë kafe me disa miq të tij dhe sicc thotë ai ndodhet në Tiranë.
“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!”, shkruan Doshi.
Pas reagimit të kreut të PSD-së, në faqen e Berishës rezulton që postimi për Tom Doshin të jetë fshirë.Top Channel
-

Toma ia mbathi! Doshi i përgjigjet Berishës: O Sali mashtruesi, jam në mes të Tiranës
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi u është përgjigjur akuzave të Sali Berishës se është arratisur nga vendi.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë dhe një foto me disa miq, Doshi i thotë Berishës se nuk është larguar nga vendi.
Kreu i PSD shkruan se Berisha ka shpifur për 20 vite kundër tij.
Sa i përket deklaratës së Berishës se Doshi është arratisur nga vendi, kreu i PSD thotë se nuk jeton mes paranojash dhe nuk frikësohet pasi nuk e ka vjedhur Shqipërinë.
“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”, shkruan Doshi. -
“Tom Doshi është arratisur”/ Berisha ‘fajëson’ SPAK, sqaron si qëndron e vërteta: Lajmin e përhapi…
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka sqaruar lajmin për urdh-arrestin e kreut të PSD-së Tom Doshi, ndërsa pak orë më vonë e fshiu postimin e tij nga rrjetet sociale. Në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha thekson se indormacini që doli për Tom Doshin ishte nga SPAK. Kreu i demokratëve e cilesoi një shpifje e lëshuar nga vetë SPAK, të cilin e quajti ‘Qendra Kombëtare e Shpifjeve’.
“Më duhet ta filloj këtë fjalë për të informuar shqiptarët se nga ky moment e tutje ajo që deri dje është njohur si skapi i partisë do të quhet qendra kombëtare e shpifjes. Ky institucion lëshoi dje pasdite dhe gjithë natën se ka prere mandatin e arrestit të Tom Doshit dhe se në mëngjes lajmit vinin se Toma është arratisur. Imagjinoni si i bëjnë hetimet këta, imagjino ju teknikat e hetimit. Prandaj i ftoj shqiptarët që sa herë të dëgjojnë fjalën SPAK, kujtoni qendrën kombëtare të shpifjes. Toma nuk është arratisur, as ka apo nuk ka mandat arresti, por kjo është një gënjeshtër që është hapur nga qendra kombëtare e shpifjeve.”, u shpreh Berisha.Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Berisha shkruante se kreu i PSD-së u largua, dy ditë pasi ishte paraqitur në SPAK.
“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur. Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit.”, shkruante Berisha në postimin e tij, tashëm të fshirë.
Por, pas statusit Berishës, nuk ka vonuar reagimi i ish-deputetit Tom Doshi. Ai ka publikuar një foto duke pirë kafe dhe me puri në dorë, me disa miq të tij dhe siç thotë ai ndodhet në Tiranë.
“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!”, shkruan Doshi krahas fotos në reagimin e tij. -

‘Tom Doshi ia mbathi’/ Berisha: Do të arrestohej nga SPAK, por u largua në drejtim të paditur
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Kryetari i PSD-së, Tom Doshi është arratisur, ndërkohë që sipas tij, për të ishte prerë urdhër arresti nga SPAK.
Berisha shkruan se Tom Doshi është aleati i kryeministrit Rama dhe disa ditë më parë u thirr në SPAK. Nga ana tjetër ngre dyshime se u urdhërua dhe se ky i fundit ia ka mbathur.
“Toma ia mbathi! Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.
Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha. -

Berisha e akuzoi se ishte arratisur, Tom Doshi poston foton: Jam në mes të Tiranës, nuk kam vjedhur si ti
Kreu i PSD Tom Doshi ka reaguar pas akuzës së kreut të PD Sali Berisha se ishte arratisur nga drejtësia për t’i shpëtuar një urdhër-arresti nga Prokuroria e Posaçme.
Në një postim në rrjetet sociale, Doshi shpërndan një foto duke shkruar se: “Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash”.
Tom Doshi: O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti! -

E akuzoi se është arratisur i frikësuar, pas fotos së publikuar nga Tom Doshi, Berisha fshin postimin
Kreu i PD Sali Berisha akuzoi sot kreun e PSD-së Tomë Doshi se ishte arratisur në përpjekje për t’i shpëtuar një urdhër arresti të SPAK.
Pak minuta më pas Doshi reagoi duke publikuar një foto nga Tirana, ku krahas shkruante: O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!
Menjëherë më pas, Berisha ka fshirë nga rrjetet sociale postimin e parë. -

“O Sali mashtruesi”/ Berisha e akuzoi se ishte arratisur, reagon Doshi: Jam në mes të Tiranës…
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Sali Berishës, i cili hodhi dyshime se është arratisur.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tom Doshi publikon edhe një foto, ndërsa i drejtohet liderit të PD, duke e quajtur atë “mashtrues”.
Kreu i PSD, thekson se “ndodhet në mes të Tiranës, duke pirë kafe mes miqsh e jo mes paranojash.
“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranës duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”, shkruan Tom Doshi. -

‘U arratis pas urdhërarrestit nga SPAK’, Tom Doshi-Berishës: O mashtrues, jam në mes të Tiranës! Kreu i PD fshin postimin
Kreu i PD, Sali Berisha dhe drejtuesi i PSD-së, Tom Doshi janë përfshirë në replika në distancë. Ishte i pari Sali Berisha që me një postim në Facebook, pretendoi se SPAK kishte lëshuar një urdhër arrest ndaj Tom Doshit, por ai ishte arratisur.
“Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.
Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkroi Berisha.
Tom Doshi iu përgjigj duke ndarë një foto nga Tirana dhe e quajti mashtrues.
“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti”, shkruan Doshi.
Menjëherë Berisha e fshiu postimin.