Tag: doruntinë

  • VIDEO – “Kufomë ambulante…”, Rama sulmon Berishën, ndërsa për Topallin: Si Doruntinë, vajtonte humbjen

    VIDEO – “Kufomë ambulante…”, Rama sulmon Berishën, ndërsa për Topallin: Si Doruntinë, vajtonte humbjen

    Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme në Pallatin e Brigadave përpara deputetëve dhe kandidatëve të Partisë Socialiste. Rama nuk ka kursyer ironitë me ankesën e drejtueses së diasporës për PD-në, Jozefina Topalli, që sipas tij ankohej se PS ka vrarë pluralizmin. Nga ana tjetër, Rama shigjetoi dhe Berishën, të cilin e quajti një kufomë ambulante.
    “Të cilat sollën dallgën e 11 Majit. E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë. Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë. Pra, ne jemi vrasësit e pluralizmit. Berati është në krye të skuadrave për t’i mobilizuar shqiptarët jashtë vendit. Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë, rrush, ne i kemi futur në shportë. Jemi ne hajdutët pse madhështorëve u mungojnë 200 mijë vota, ku ishin më konkurrues. “-tha Rama.
    

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • ”E rikthyer si Doruntinë, vajtonte”, Topalli-Ramës: As ndihmësit e Putinit s’do të guxonin të prodhonin 90% me zarfe të vetëvotuar

    ”E rikthyer si Doruntinë, vajtonte”, Topalli-Ramës: As ndihmësit e Putinit s’do të guxonin të prodhonin 90% me zarfe të vetëvotuar

    Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli ka reaguar pasi Rama në fjalimin që mbajti me socialistët për fitoren, e quajti Doruntinë që vajton humbjen e zgjedhjeve të 11 Majit. ”Kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale dhe diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat”,-shkruan Topalli në një postim në Facebook. Për të ky nuk është mobilizim i diasporës, por mobilizim i zarfit nga selia.
    Postimi i plotë

    Na falni, por duhet ta pranojmë: kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale! Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia.
    Kjo nuk është mobilizim. Kjo është manipulim me GPS të fikur, ku zarfi nuk pyet për bindje, por për “bindjen e atij që e mbush”. Duket se diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat. Shkëlqimi i Befatit është aq i fortë, sa të verbon… edhe fletën e votimit.
    Pra, ndodh që emigrantët në Greqi duan më shumë qeverinë sesa vetë familjarët e tyre në Berat. Zarfi nuk e gjeti emigrantin – zarfi e zgjodhi vetë votën. As Cambridge Analytica, as ndihmësit e Putinit, s’do guxonin të prodhonin 90% përqindje në ajër – me zarfa të “vetëvotuar.

  • ‘U mungojnë 200 mijë vota’, Rama: E rikthyer si Doruntinë, Topalli vajtonte duke thënë se ne vramë pluralizmin

    ‘U mungojnë 200 mijë vota’, Rama: E rikthyer si Doruntinë, Topalli vajtonte duke thënë se ne vramë pluralizmin

    Në një takim të zhvilluar sot në Pallatin e Brigadave me deputetët dhe kandidatët e Partisë Socialiste, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka shfrytëzuar fjalën e tij për të lëshuar ironi ndaj opozitës, veçanërisht ndaj Jozefina Topallit dhe Sali Berishës.
    Duke komentuar ankesën e Topallit për “vdekjen e pluralizmit” pas rezultatit të 11 Majit, Rama përdori një ton sarkastik, duke e krahasuar rikthimin e saj në politikë me legjendën e Doruntinës.
    “E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë. Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë.”
    Rama ironizoi gjithashtu akuzat për manipulim të votave, duke thënë se socialistët janë quajtur hajdutë vetëm sepse opozitës i mungonin 200 mijë vota në zonat ku pretendonte se ishte më konkurruese.
    Në një tjetër goditje ndaj opozitës, Rama nuk kurseu as Sali Berishën, të cilin e quajti:
    “…një kufomë ambulante.”
    Kreu i qeverisë theksoi se PS është forca që po mobilizon shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, ndërsa, sipas tij, opozita po fshihet pas preteksteve dhe dështimeve të veta.