Emri i Karim Adeyemi është shfaqur sërish në Continassa. Sulmuesi 23-vjeçar i Borussia Dortmund është rikthyer në modë te Juventus, ndërkohë që po i afrohet skadimit të kontratës me skuadrën verdhezi.
Për pasojë, Borussia po dëgjon çdo ofertë që vjen për të dhe kjo mund të jetë vera e duhur për ta shitur atë. Verën e kaluar bardhezinjtë provuan ta sjellin në Serie A, por pa sukses. Kërkesa e lartë ekonomike për ta transferuar atë nga Dortmund u bë pengesa kryesore.
Karim gjithmonë e ka parë me një sy tjetër Serie A dhe në veçanti Juventus, që synon të bëjë këtë vit atë hap që mungoi vjet. Kështu, Pas Jonathan David, Juve po kërkon një alternativë të besueshme, duke qenë se çështja Sancho po zgjatet.
Karim Adeyemi pasqyron në mënyrë të përsosur identikitin që Juventus po kërkon në këtë treg: Ai është i ri, ka përvojë evropiane, por edhe hapësirë të bollshme për përmirësim që mund të bëjë që vlera e një rishitje të rritet.
Me pak fjalë, mund të jetë investimi ideal për të mbajtur gjurmët e David, me të cilin mund të krijojë një dyshe të fortë në sulm. Marrëdhëniet midis Juve dhe Borussia janë të shkëlqyera: të dy skuadrat do të gjejnë veten në fushë në Dortmund në 10 gusht për një miqësore.
Ky mund të jetë konteksti për të sanksionuar një marrëveshje. Adeyemi mund të largohet për një shumë prej 45-50 milionë eurosh. Një pjesë e këtij investimi do të vinte nga shitja e Dusan Vlahovic, që nuk është më në planet e Juventus.
Tag: dortmund
-

Juventus synon të marrë yllin 23-vjeçar gjerman, miqësorja e 10 gushtit vulos marrëveshjen
-

Kovac: Dortmund mes 8 ekipeve më të mira në botë, nuk është dështim të eliminohesh nga Real
8 Korrik 2025
12:53
Telesport
Skuadra e Borussia Dortmund ka nisur pushimet pas eliminimit në Botërorin për klube. Trajneri Niko Kovac, duke analizuar paraqitjen e të tijve në këtë turne, shprehet i kënaqur, pasi skuadra e tij arriti ta kalojë fazën e grupeve.
“Nuk është dështim të shkosh në shtëpi pas një humbjeje kundër Real Madrid. Arritëm të shkojmë deri mes 8 skuadrave më të mira në botë dhe ky është një rezultat shumë i mirë“, deklaroi Niko Kovac.
“Ishte një turne i mirë për ne, arritëm të punojmë në disa drejtime që i konsideroj të rëndësishme. Pamë disa gjëra që duhet të përmirësojmë në të ardhmen dhe do të punojmë pas pushimeve”, u shpreh trajneri i verdhezinjve. -

Real-i e braktisi në stadium, ja çfarë ndodhi me Mbappe pas ndeshjes me Dortmund-in
Kylian Mbappe ishte një nga protagonistët e çerekfinales së fituar nga Real Madrid kundër Borussia Dortmund në Kupën e Botës për Klube.
Sulmuesi francez spikati, pas kthimit të tij në fushë, me një gol me roveshiatë që i dhuroi skuadrës së Xabi Alonso-s fitoren 3-2 dhe kualifikimin në gjysmëfinalet e kompeticionit.
Megjithatë, sulmuesi francez ishte viktimë e një situate të papritur në fund të ndeshjes.
Ish-lojtari i PSG-së në fakt u thirr për një test anti-doping. Një praktikë e zakonshme për futbollistët në fund të një ndeshjeje.
Klubi madrilen u detyrua të largohej pa Kylian Mbappe.
Sulmuesit francez iu desh më shumë kohë se sa pritej për t’iu nënshtruar testit dhe i gjithë ekipi u largua nga stadiumi MetLife pa të.
Pothuajse një orë vonesë për Mbappe, i cili u detyrua të shoqërohej në destinacionin e tij nga një anëtar i klubit dhe të merrte një makinë të errët, i shoqëruar nga të paktën pesë makina policie.
Por nuk është hera e parë që kjo i ndodh Kylien Mbappè-së.
Vitin e kaluar, në fund të gjysmëfinales së Champions League, përsëri kundër Borussia Dortmund, por kur francezi mbante veshur fanellën e PSG-së, sulmuesi nuk mundi të merrte fluturimin me të gjithë ekipin për në Paris sepse u bllokua në Gjermani, përsëri për shkak të kontrolleve anti-doping pas ndeshjes që e detyruan të anashkalonte fluturimin dhe të shkonte në Francë me një makinë private. -

Real Madrid vuan ndaj Dortmund, por arrin gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
Një fund i çmendur në duelin mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund, që përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën spanjolle.
Pjesa e parë u mbyll 2-0 për ekipin e Xabi Alonso, falë golave të Gonzalo Garcia dhe Fran Garcia.
Ndërkohë, minutat shtesë të pjesës së dytë rezultuan dramatike, pasi fillimisht Beier ngushtoi shifrat në 2-1 në minutën e 93. E menjëhershme ishte kundërpërgjigjia e Realit me Mbappe, që shënoi një gol mjaft të bukur në minutën 94, duke e çuar rezultatin 3-1, teksa në aksionin e radhës gjermanët fitojnë një penallti, ndërkohë që mbrojtësi Huijsen ndëshkohet me karton të kuq.
Penalltia u shndërrua në gol nga Guirassy, teksa në aksionin e fundit Borussia për pak sa nuk realizoi një kryevepër.
Gjuajtja e Sabitzer u ndal në mënyrë mjeshtërore nga Courtois, që shmangu një barazim dramatik. -

Mes spektaklit dhe emocioneve, Reali “fluturon” në gjysmëfinale, triumfon 3-2 ndaj Dortmund, Alonso: PSG? Do jetë ndeshje e madhe (VIDEO)
5 gola të shënuar, karton të kuq, penallti, dramë deri në sekondat e fundit, por një super gol i Mbappe dhe një super Courtois i dhuroi Real Madrid një biletë për në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, me ekipin e Alonson që triumfoi 3-2 përballë B.Dortmund. Spanjollët e nisën sfidën “zjarr” duke dominuar totalisht rivalin e tyre që në start.
Nëntë minuta lojë i mjaftuan Realit për të kaluar në avantazh, ku zbulimi i këtij turneu, Gonzalo Garcia konvertoi në gol krosin e Arda Guler. Reali nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 20-të, ishte Fran Garcia që me një goditje të saktë dyfishoi shifrat.Në fraksionin e dytë, dy trajnerët kryer disa zëvendësime, në një ndeshje që dukej e mbyllur ende pa nisur mirë, por atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 93-të, Beier përfitoi nga një top i ngecur në zonë duke ngushtuar shifrat në 2-1.
Goli vetëm sa shkundi Realin, pasi një minutë më vonë, Kylian Mbappe me një veprim fantastik brenda në zonë realizoi golin e tretë për ekipin spanjoll. Emocionet nuk kishin fund, me shtesën që u kthye në një thrriller të vërtetë, pasi në minutën e 96-të, Dortmund fitoi një 11-metërsh, me Huijsen që u ndëshkua me karton të kuq, për faull ndaj lojtarit të fundit. Nga pika e bardhë, Guirassy u tregua perfekt duke dërguar shifrat në 3-2.
Ndeshja mund të merrte një tjetër rrjedhë, ku në sekondat e fundit, në tentativën e fundit, portieri Courtois bëri mrekullinë duke ndalur goditjen e Sabitzer.
Përtej këtij momenti drithërues, në fund festa ishte e gjitha për Real Madrid, me ekipin e Alonsos që “fluturon” në gjysmëfinale, aty ku i pret PSG, një ndeshje e madhe në sytë e teknikun spanjoll: “Kishim përballë një rival të fortë që i shkon shpesh deri në fund Champions League, tani do të kemi përballë kampionët në fuqi. Ata janë në një moment pozitiv, po korrin sukseset e një epoke të re. Ne jemi rritur, jemi gati për t’u përballur me ta, do të jetë një sfidë e fortë si për ne, ashtu edhe për ata”, u shpreh Alonso.
() -

Dortmund reziston vetëm 10 minuta, kombinimi perfekt Guler-Garcia i jep avantazhin Realit (video)
5 Korrik 2025
22:17
Telesport
Në New Jersey po luhet çerekfinalja e fundit mes Real Madrid dhe Dortmund për Kupën e Botës për Klube. Sigurisht që madrilenët vijnë si ekipi favorit në këtë përballje, por verdhezinjtë kanë treguar që janë një “kockë” e fortë për këdo, aq më tepër që në këtë kompeticion kanë treguar një formë shumë të mirë.
Madrilenët e kanë nisur mjaft mirë takimin dhe kanë kaluar në avantazh pas 10 minutave lojë, falë një kombinimi perfekt mes dy të rinjve, Arda Guler dhe Gonzalo Garcia.
Krosimi perfekt i turkut shfrytëzohet në mënyrën e duhur nga sulmuesi i ri spanjoll, i cili shënon golin e katërt në këtë kompeticion, duke qenë padyshim zbulimi më i madh deri tani.
Shihgolin -
Kalon Çelsi, sot radha e PSG-Bajern dhe Real – Dortmund
Palmerias- Çelsi luajtur mengjesin e sotëm prodhoi biletën e dytë gjysmëfinale (pas Fluminense) teksa dueli mes tyre përfundoi 1-2 për blutë e Londrës.
Ndërkohë këtë mbrëmje do të zhvillohen dy takimet e orës 18:00 dhe 22:00.
Në Atlanta një finale e parakohëshme ndërmjet PSG-së dhe Bajernit të Mynihut ndërsa në orën 22:00 radha e Real Madrid- Borusia Dortmund e planifikuar të luhet në Nju Xhersi.
Vazhdo leximin
-
Kalon Çelsi, sot radha e PSG-Bajern dhe Real Dortmund
Palmerias- Çelsi luajtur mengjesin e sotëm prodhoi biletën e dytë gjysmëfinale (pas Fluminense) teksa dueli mes tyre përfundoi 1-2 për blutë e Londrës.
Ndërkohë këtë mbrëmje do të zhvillohen dy takimet e orës 18:00 dhe 22:00. Në Atlanta një finale e parakohëshme ndërmjet PSG-së dhe Bajernit të mynihur ndërsa në orën 22:00 radha e Real Madrid- Borusia Dortmund e planifikuar të luhet në Nju Xhersi.
Vazhdo leximin
-

Borussia Dortmund konfirmon transferimin e talentit 20-vjeçar anglez te Chelsea
4 Korrik 2025
10:36
Telesport
Borussia Dortmund ka konfirmuar se anësori anglez Jamie Gittens do të transferohet te Chelsea. Klubi gjerman thotë se të gjitha palët ranë dakord për këtë marrëveshje orët e fundit, pas një takimi të kryer në Florida.
Detajet kontraktuale ende nuk janë finalizuar. “Bisedimet me Chelsean ishin sfiduese, por në fund të fundit jemi të kënaqur të realizojmë ambiciet tona financiare dhe më pas të kemi siguri planifikimi“, tha drejtori sportiv i BVB-së, Sebastian Kehl.
“Jamie është një lojtar i shkëlqyer që na ka dhënë shumë kënaqësi. Ai tani dëshiron të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij te Chelsea dhe i urojmë gjithë të mirat dhe shumë suksese“, shtoi Kehl
Gittens do të nënshkruajë një kontratë shtatëvjeçare te Chelsea, në një marrëveshje që mund ta shohë Dortmund të fitojë deri në 65 milionë euro. Kjo është hera e parë që anglezi do të luajë në vendlindjen e tij. Me Dortmund ai realizoi 17 gola në 107 takime zyrtare. -

Borussia Dortmund në çerekfinale, Niko Kovac: E njoh Xabi Alonso, jemi gati të përballemi me Real
2 Korrik 2025
11:54
Telesport
Borussia Dortmund fitoi 2-1 ndaj Monterrey për të siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës për klube. Dy golat e Giurassy në 25 minutat e pjesës së parë i dhanë suksesin ekipit të trajnerit Niko Kovac, që avancon mes tetë klubeve më të mira në botë.
Dortmund tani po përgatitet të përballet me Real Madrid, por do të jetë pa Jobe Bellingham për shkak të pezullimit. Ai mori kartonin e tij të dytë të verdhë në turne kundër Monterrey, duke e përjashtuar atë nga ndeshja e së shtunës, në sfidën kundër vëllait të tij Jude.
Kovac është i njohur me trajnerin e Real Madrid, Xabi Alonso, i cili ka qenë në krye për katër ndeshje. “Duke punuar në Gjermani për dy vjet e gjysmë, Alonso sjell përvojën e tij nga Leverkusen në Madrid”, tha Niko Kovac, që pret taktika të ngjashme, por me lojtarë të ndryshëm dhe mezi e pret sfidën.
Kovac shprehu besim në shanset e ekipit të tij nëse ata përsërisin performancën e tyre të fundit kundër Monterrey. “Ne e dimë shumë mire se kë kemi përballë. Ndeshja e ardhshme paraqet një provë të rëndësishme për ne. Mungesa e Jobe Bellingham është për të ardhur keq”, tha më tej trajneri i Dortmund.