Tag: dortmund

  • Leverkusen zgjedh si pasues të Ten Hag trajnerin që çoi Dortmundin në finalen e Champions League

    Leverkusen zgjedh si pasues të Ten Hag trajnerin që çoi Dortmundin në finalen e Champions League

    2 Shtator 2025

    20:21

    Telesport

    Situatë aspak e zakontë ajo që ka ndodhur me Bayer Leverkusen. Klubi gjerman shkarkoi Erik ten Hag vetëm pas dy javëve të para në kampionat, për rezultate të dobta, 1 barazim dhe një humbje.
    Të ndodhur në një situatë urgjente, Leverkusen ka nisur kontaktet e para për të gjetur trajnerin e ri. Së pari, “Aspirinat” kontaktuan Xavi-n, por ish-trajneri i Barcelonës i refuzoi duke u shprehur se nuk e mendon tani për tani rikthimin në krye të stolit.
    Mediat gjermane raportojnë se Leverkusen ka nisur kontaktet me Edin Terzic, ish-trajnerin e Borussia Dortmund, i cili pas largimit nga verdhezinjtë ka qendëruar i “papunë”. Te Dortmund, ai ishte shumë pranë fitimit të Bundesligës, por shanset e tij u shkatërruan në ndeshjen e fundit me një barazim dramatik kundër Mainz.
    Po ashtu ai udhëhoqi Dortmund deri në finalen e Champions League, ku në fund u mund 2-0 nga Real Madrid.

  • Situatë e pazakontë te Dortmund, babai i Jobe Bellingham “kapet” me trajnerin

    Situatë e pazakontë te Dortmund, babai i Jobe Bellingham “kapet” me trajnerin

    Sikur të mos mjaftonte barazimi 3-3 ndaj St Pauli, te Borussia Dortmund duhet të përballen edhe me një situatë të pazakontë.
    Shkak është bërë mesfushori Jobe Bellingham, i cili u transferua këtë verë nga anglezët e Sunderland.
    19-vjeçari luajti vetëm një pjesë ndaj St Pauli, pasi trajneri Niko Kovac e zëvendësoi në fillimin e fraksionit të dytë, pasi nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e treguar.
    Sipas mediave gjermane, kjo nuk është pritur aspak mirë nga babai i futbollistit, Mark Bellingham, i cili pas ndeshjes takoi drejtorin sportiv Sebastian Kehl, duke treguar pakënaqësitë.
    Ai madje shpërtheu ndaj trajnerit Niko Kovac, me të cilin kërkoi takim pas ndeshjes. Sipas tij, tekniku kroat ishte shkaku që ekipi nuk fitoi, ndërsa e akuzoi edhe për zëvendësimin e të birit.
    Kjo situatë mund të tensionojë më tej marrëdhëniet dhe rrezikon që Jobe Bellingham të dënohet nga stafi teknik, për përfshirjen e prindërve në vendimet e skuadrës.

  • Leverkusen dhe Dortmund në garë për talentin 20-vjeçar argjentinas që luan në Premier

    Leverkusen dhe Dortmund në garë për talentin 20-vjeçar argjentinas që luan në Premier

    22 Gusht 2025

    11:41

    Telesport

    Bayer Leverkusen i është bashkuar Borussia Dortmund në një garë “kokë më kokë” për Facundo Buonanotte. Talenti 20-vjeçar argjentinas luan me Brighton në Premier League.
    Sipas “Sky Germany”, skuadra e Dortmund dhe ajo e Brighton kanë diskutuar më herët për një huazim për një vit, me mundësi blerjeje verën e ardhshme. Më pas, në bisedime ka hyrë edhe Leverkusen.
    Edhe pse Brighton preferon ta huazonte Buonanotte në një klub tjetër në Premier League, siç bëri edhe vjet, Dortmund dhe Leverkusen të përpiqen të arrijnë një marrëveshje me skuadrën angleze.
    Lojtari anësor argjentinas, e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Leicester në Premier League, ku realizoi 5 gola në 31 ndeshje.

  • Te City nuk grumbullohet, Borussia Dortmund kërkon të marrë në huazim talentin argjentinas

    Te City nuk grumbullohet, Borussia Dortmund kërkon të marrë në huazim talentin argjentinas

    19 Gusht 2025

    12:01

    Telesport

    Pas deklaratës së trajnerit Pep Guardiola se Manchester City ka mjaft lojtarë të tepërt në ekip, që duhet të luajnë në vende të tjera, vjen lëvizja e pare.
    Sipas “Sky Sport”, skuadra e Borussia Dortmund ka bërë një ofertë për të marrë Claudio Echeverri në huazim për këtë sezon. Lojtari luan si mesfushor-sulmues apo anësor krahu.
    Në fakt, janë disa klube që janë vënë në radhë për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit argjentinas në huazim. Vjet, ai bëri debutimin me “citizens” në kampionat, duke luajtur vetëm 1 ndeshje (kundër Fulham).
    Gjithsesi, oferta e Dortmund përfshin një mundësi për të blerë Echeverri, por nuk është e qartë nëse City është i hapur për këtë ide. Skuadra angleze nënshkroi Echeverri nga River Plate në janar 2024, por ai qëndroi atje në huazim deri në janar të këtij viti.

  • Borussia Dortmund dhe Niko Kovac “shtrëngojnë duart”, palët pranë marrëveshjes për rinovimin e kontratës

    Borussia Dortmund dhe Niko Kovac “shtrëngojnë duart”, palët pranë marrëveshjes për rinovimin e kontratës

    18 Gusht 2025

    13:03

    Telesport

    Vlera e Niko Kovac po rritet ndjeshëm në Dortmund. Negociatat për rinovimin e kontratës së trajnerit janë duke u zhvilluar dhe duket se janë shumë premtuese.
    Prej kohësh zyrtarët e Borussia Dortmund po punojnë që të zgjasnin kontratën e trajnerit aktual sa më shpejt të jetë e mundur, pavarësisht faktit se ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon.
    Si presidenti i BVB, Hans-Joachim Watzke, ashtu edhe drejtori sportiv Lars Ricken e kanë lënë të kuptohet këtë disa herë në javët e fundit. Deri më tani, ishte thënë se klubi dhe trajneri donin të merrnin kohën e tyre deri në vjeshtë.
    Megjithatë, skenari tani duket se ka ndryshuar dhe nënshkrimi mund të ndodhë shumë më shpejt. Sipas mediave, të gjitha palët e interesuara janë tashmë në negociata të avancuara.
    Diskutimet midis Ricken, Kovac dhe menaxhmentit të tij janë në një fazë të avancuar dhe një marrëveshje, ndoshta brenda katër javëve të ardhshme, është e afërt.

  • Zgjedhje te Dortmund, Vatzke zyrtarizon kandidimin për president të ri të verdhezinjëve

    Zgjedhje te Dortmund, Vatzke zyrtarizon kandidimin për president të ri të verdhezinjëve

    Ka lajme që lidhen me skemën organizative të Borusia Dortmund në Gjermani. Një deklaratë e publikuar nga kanalet zyrtare të klubit, njoftohet se Hans-Joakim Vatzke, drejtori ekzekutiv aktual i klubit, do të japë dorëheqjen në vjeshtë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në nëntor.

    Sipas deklaratës së BVB-së, Vatzke e mori këtë vendim pas një shqyrtimi të kujdesshëm gjatë pushimeve verore dhe që atëherë i ka informuar komitetet e Borusia Dortmund.

    “Në mbledhjen e ardhshme të përgjithshme, do të kandidoj për pozicionin e Presidentit të Borussia Dortmund”, deklaroi vetë Watzke. “Duke vepruar kështu, po pranoj kërkesën e komiteteve të BVB-së. Do të ishte një nder për mua nëse, pas 20 vitesh aktivitet operativ, do të mund të vazhdoja të mbështesja klubin tonë në këtë rol të rëndësishëm. E kam informuar Reinhold Lunow për vendimin tim në një takim personal.”/Foto ‘X’/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Dortmund pa buxhet për merkaton për shkak të… kuzhinës: kostoja është marramendëse

    Dortmund pa buxhet për merkaton për shkak të… kuzhinës: kostoja është marramendëse

    Vetëm një emër shfaqet në listën e “nënshkrimeve të reja” të Borussia Dortmund: Jobe Bellingham, vëllai i yllit të Real Madrid-it.
    19-vjeçari është në fakt i vetmi nënshkrim që klubi gjerman ka bërë, pasi e ka pasur të vështirë të realizojë transferime të tjera në këtë merkato të verës.
    E gjitha për shkak të një buxheti shumë të kufizuar, i cili bëri që pronarët të ndërhynin me vendosmëri.
    Pati një shpenzim të papritur që, siç theksoi Bild, e ka vënë Borussia Dortmund në një pozicion të vështirë dhe tani do të duhet të rishikojnë strategjitë e tyre të merkatos.
    Në fakt, disa javë më parë, departamenti i shëndetit dhe sigurisë inspektoi stadiumin në Dortmund, duke e shpallur të gjithë kuzhinën të vjetërsuar dhe të papranueshme.
    Klubi u detyrua më pas ta zëvendësonte plotësisht atë, me një kosto prej njëmbëdhjetë milionë eurosh. Një shumë tepër e lartë për një kuzhinë që i ka rënduar financat e klubit.
    Në këtë pikë, buxheti në dispozicion të drejtorit sportiv Sebastian Kehl dhe drejtorit ekzekutiv Lars Ricken për blerjet është midis 30 dhe 40 milionë euro.
    Një shifër që, duke pasur parasysh vlerësimet aktuale të tregut, që tani po rriten ndjeshëm, lejon blerjen e dy lojtarëve të nivelit të mesëm deri të lartë në rastin më të mirë.
    Prandaj, të ardhurat nga Champions League dhe Kupa e Botës për Klube nuk ishin të mjaftueshme për të korrigjuar këtë situatë. Vetëm disa shitje të mundshme në dalje mund ta shpëtonte në mënyrë efektive Borussia Dortmund.
    Megjithatë, edhe në këtë rast, klubi nuk ka arritur të shesë asnjë nga lojtarët e padëshiruar që kanë rroga të larta. Skuadra përfshin gjithashtu pesë lojtarë, kontratat e të cilëve skadojnë vitin e ardhshëm: Niklas Süle, Emre Can, Pascal Groß, Salih Özcan dhe Julian Brandt.
    Një dështim për t’i rinovuar ose shitur ata rrezikon të humbasë vlerën ose të largohen me kosto zero. Shkurt, është një situatë që Borussia nuk e imagjinoi kurrë se do të përballej, veçanërisht duke pasur parasysh shpenzimet e papritura dhe padyshim të tepruara.

  • 5 gola të shënuar, Dortmund dhe Lille dhurojnë spektakël në miqësore (video)

    5 gola të shënuar, Dortmund dhe Lille dhurojnë spektakël në miqësore (video)

    2 Gusht 2025

    18:54

    Telesport

    Dortmund ka fituar 3-2 ndaj Lille në miqësoren e luajtur mes dy ekipeve sot pasdite. Verdhezinjtë e drejtuar nga Niko Kovac e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.
    Pascal Gross hapi serinë e golave në minutën e 12-të, pas topit të ardhur nga një goditjeje këndi. I zakonshmi Serhou Guirassy dyfishoi shifrat nga penalltia në minutën e 42-të.  SHIKOGOLIN1 SHIKOGOLIN2
    Francezët ngushtuan shifrat me Haraldsson në minutën e 65-të, i cili shënoi një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë. Gjithsesi, Dortmund nuk u demoralizua dhe gjeti shpejt, vetëm pas dy minutash golin e tretë me Karim Adeyemi. SHIKOGOLIN3 SHIKOGOLIN4
    Në minutën e 82-të, Thomas Meunier shënoi golin e dytë për Lille. Rezultati përfundimtar, Dortmund 3-2 Lille. SHIKOGOLIN5

  • Adeyemi drejt Serie A? Klubi i madh italian i rikthehet, por shifra…

    Adeyemi drejt Serie A? Klubi i madh italian i rikthehet, por shifra…

    10 Korrik 2025

    16:48

    Telesport

    Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken serioze.
    23-vjeçari konsiderohet një nga lojtarët më premtues në Europë, edhe pse nuk është konstant me performancat e tij.
    “La Gazzetta dello Sport” shkruan që Juventusi ka interes për lojtarin ofensiv. Ai kushton rreth 45 mln euro, shifër e lartë për bardhezinjtë. Në Dortmund janë të gatshëm për ta shitur, por me këtë shifër dhe jo më pak.